Mos kini frikë nga portokalli z. Braçe……
Nëse kur shikoni rradhët e mësipërme ju vete mendja tek emisioni humoristik “Portokalli” atëherë e keni gabim, Top Channel s’ka të bëjë me këtë shkrim (përveç faktit që lajmi është marrë nga Gazeta Shqip). Jo, jo, deputetin e PS-së dhe kryeredaktorin e ZP-së, z. Erion Braçe, e kanë kërcënuar dy ditë të parë me një mjet të pamenduar më parë…. një portokall të shtrydhur dhe me një palë syze dielli. Posi jo, ja kishin lënë brenda makinës dhe natyrisht që i shqetësuar Erioni e ka kallzuar ngjarjen në polici. Eh, në ç’kohëra që jetojmë; dikur kur donin të të kërcënonin të linin në makinë apo në prag të shtëpisë ndonjë plumb, ndonjë granatë a ndonjë kallp dinamit. Por sot ama, shikoni se ç’bëhet aman, të kërcënojnë edhe me ……………..një portokall.
Nuk mund të mohohet që e kaluara ka qënë shumë më e thjeshtë dhe këto kohrat moderne janë shumë të vështira për tu kuptuar. Ore, po të linte dikush një plumb në makinë dikur e dije kuptimin; do hash plumb po vazhdove kështu siç e ke nisur. Ishte më “mirë” kur e dije ç’të priste. Po kur të lënë portokall e syze ç’do të thotë vallë? Ja ca “kërcënime” të mundshme:
1) Do të të shtrydhim si ky portokalli në mes të ditës me diell prandaj vër syze.
2) Do të “hash” portokall të shtrydhur ballit, vër këto syzet që të mbrohesh.
3) Mos vër syze se do shtrydhesh si portokalli
4) Etj, etj, etj
Mendoj që gjatë hetimit të kësaj çështjeje policia duhet të marrë parasysh këto pika bazë nëse do ta zbulojë “misterin” e portokallit:
1) Të cilës markë ishin syzet? Ishin plastike apo qelq? Të blera tek ndonjë dyqan i shtrenjtë apo, larg qoftë, tek ndonjë shitës anësh rrugës?
2) Çfarë lloj portokalli u përdor? Nga ato të Rivierës Shqiptare s’ka mundësi të ketë qënë se ata janë prerë me kohë por vallë mos ishte nga Gërqia fqinje? Nëse jo, nga ishte dhe kush e solli në mes të Tiranës nga ndonjë vend i largët? Të hetohen marinarët, të huajt dhe të gjithë Shqiptarët që kanë ardhur javët e fundit nga një vend ku rriten portokallet në Vjeshtë.
3) Si ishte shtrydhur portokalli? Ishte prerë në mes dhe ishte shtrydhur në shtrydhëse me ose pa korrent? Apo ishte shpuar në disa vende dhe pastaj ishte shtrydhur pa u prerë?
Të gjitha këto të mësipërmet janë pyetje që policia duhet ti shtjellojë para se të ketë një përgjigje të saktë për këtë veprim që ”cënon” rëndë demokracinë Shqiptare.
Shakatë mënjanë, unë nuk arrij kurrsesi të kuptoj se përse Erion Braçe e ka kallzuar këtë çështje në polici. Aq më keq akoma; nuk arrij ta kuptoj sesi Gazeta Shqip e vlerëson aq të rëndësishëm sa të vendosi lajmërimin e mësipërm në faqen e parë (fotografia e mësipërme është pjesë nga faqja e parë e Shqip të datës 10 Shtator). Shyqyr që kushdo që e vendosi lajmin në internet kishte humor të mjaftueshëm sa për ta vënë fjalën Kërcënohet në thonjëza por siç shihet kjo s’është bërë në faqen e gazetës. Ma merr mendja që emrit e krenarisë të z. Braçe nuk i bën fare mirë lajmi që po “kërcënohet” me një portokall dhe me një palë syze dielli; Shqiptarët lexojnë pothuajse çdo javë për ndonjë vrasje sa të bujshme aq edhe të tmerrshme. Kush e merr seriozisht “kërcënimin” me portokall?
Pavarsisht veprimtarisë politike të z. Braçe nuk besoj se dikush mund ta urrejë aq shumë sa të dojë ta kërcënojë me “shtrydhje” (akoma s’e di se për çfarë duhen syzet….). Aq më tepër që z. Braçe paska thjesht një Benz 240-sh, mjet ky që s’duket si ndonjë shenjë korrupsioni apo vjedhjeje. Paçka se është shqetësuese futja e dikujt në makinën e tij e gjithë historia duket si ndonjë shaka pa kripë e s’arrij ta shikoj si lajm aq të rëndësishëm sa të shfaqet në faqen e parë të një gazete. Shkurt, nëse “portokalli” s’ka marrë ndonjë kuptim të ri e të frikshëm këto vitet e fundit mos u tutni z. Braçe, është thjesht një frut ![]()
11 Shtator 2006
*********************************
Lajmi nga Gazeta Shqip (10 Shtator 2006):
I kishin lënë në makinë një portokall të shtrydhur dhe një palë syze dielli
Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka depozituar kallëzim dy ditë më parë në policinë e Tiranës dhe dosja tashmë i ka kaluar prokurorisë. Persona ende të paidentifikuar nga policia i kanë hapur makinën dhe i kanë vënë disa sende, të cilat ende nuk janë “konvertuar” nga ana e hetimorëve në kuptimin real që ato mbartin. Makina tip “Benz 240″, në pronësi të Erion Braçes, është hapur me çelës kopil dhe autorët e ngjarjes i kanë lënë një portokall dhe një palë syze në makinë. Ka qenë rreth orës 09:30 të darkës, kur Braçe ka dalë nga gazeta “Zëri i Popullit”, në të cilën ai është kryeredaktor, dhe nuk ka qenë e nevojshme që ai të hapte me qelës derën e makinës, pasi ajo ishte e hapur. Në fillim është krijuar ideja e një pakujdesie nga ana e tij, por kur është futur në makinë, Braçe ka vënë re se ishin vendosur në kroskotin e makinës sende që nuk ishin të tijat. Një portokall i vënë kujdesshëm dhe një palë syze dielli, pak larg frutit dimëror. Prezenca e këtyre sendeve që nuk i përkisnin atij, ka bërë që kryeredaktori i “Zëri të Popullit, njëherazi deputet i PS-së dhe anëtar i kryesisë së kësaj partie, të dyshojë për ndonjë kërcënim të mundshëm. Braçe ka lajmëruar policinë.
Oficerë të policisë së Komisariatit nr. 3, të cilët kanë në juridiksionin e tyre vendin ku ka ndodhur ngjarja, përgjatë rrugës së trenit, në afërsi të Fakultetit të Shkencave, ku ndodhet dhe redaksia e gazetës “Zëri i Popullit”. Policia ka bërë veprimet e duhura, ku ka gjetur edhe shenja të gishtave që nuk i përkisnin pronarit të automjetit, të cilët janë çuar për krahasim në laboratorin e kriminalistikës në Ministrinë e Brendshme. Më pas, dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme. Mësohet se Erion Braçe ka pohuar se nuk kishte dijeni se kush mund të kishte bërë një veprim të tillë, ndërsa dyshohet t‘i jetë bërë për kërcënim.



11 Shtator 2006 @ 7:34 am
ajo mund te jete vetem shaka ,por qe nje qe e ka mizen nen kesule mund ti duket miza buall ..
11 Shtator 2006 @ 7:54 am
Dardha e ka bishtin prapa.
11 Shtator 2006 @ 8:12 am
Eating oranges cuts cancer risk
Scotsman JANE KIRBY
11 Shtator 2006 @ 11:11 am
Mbase autori i “krimit” ka pasur qellim t’i jape Z. politikan sh. te artikuluar mesazhin se bota eshte si portokall dhe rrotullohet-kete qe po ben mund te ta bejne!
11 Shtator 2006 @ 11:23 am
Shume ”kercenim” i holle i perpunuar per Erion Braçen!!Mos asht se e ka pergatite vete e bere vete se ashtu i intereson?!
Kush do te te kercenoje nuk e sjell rrotull e rrotull punen po ta thote troc
Kam frige se mos asht se ndonji femije qe i ka merre makinen sa per nje xhiro per qejf e ka ngrene portokallin po ka harruar gjyslyket.
11 Shtator 2006 @ 11:32 am
nuk e di se si eshte ne tirane por ketu ku jame une ti hapesh makinen nje personi dhe te futesh brenda ne te nuk eshte dicka normale …….
dhe pikerisht ne nje kohe ku ne tirane ka dhe do te kete shume politikane qe do te humbin funksionet e tyre ……….dhe sic e dime nga historia jane ne gjendje te bejne cdo gje
11 Shtator 2006 @ 12:29 pm
Ne fakt Erioni eshte nje pede i vogel.
Llogjike kalamajsh dhe pak e pabesueshme.
Ne Shqiperi nuk ka kercenime, dmth nuk te lajmerojne qe do ta bejme por e bejne.
Ne Itali psh, kur duan t`i mbyllin gojen dikujt si shenje te pare i vrasin qenin. Ketu ke te vrasin ose te thyejne brinjet pa i bere gje fare qenit tend.
Erioni do te behet interesant tani sepse kur ishte PS ne pushtet bente si gango gjithmone sipas konceptit te nje pede te vogel per gangot.
Erioni eshte i parrezikshem nga pikpamja politike, por skuth i klasit te pare me disa shkrime qe lidhen me jeten private te personave publike.
Pra, ne kete rast nuk di si ta thush ate : Qeni qe leh nuk te ha.
Ben vaki dhe nuk te ha , po pa gjume të lë po ta kesh afer dritares dhe te lehe gjithe naten.
11 Shtator 2006 @ 12:37 pm
po shikoja artikujt mundesisht te ngjashem me kete shkrim
1 - “Kodi i DaVinçit†dhe “frika nga Zoti†në Tiranë
2 - Eshte e jona Shqiperia
3 - Shqipëria, Turqia, BE dhe Revista Economist
4 - BERISHA, AKUZA TE REJA NDAJ EDI RAMES
5 - Gati në letër, “revolucioni portokalliâ€
e lezecme apo jo..??
11 Shtator 2006 @ 12:54 pm
po ti kishin vene ndonje milion dollare bashke me portokallin ,A do kishte thirrur policine?Syzet ja kane vene qe te mos i shikoj gjerat bardhe e zi por ti shikoje ashtu si jane.Portokallja i tregon se do te shtrydhim ose dote hame si portokallja po nuk shkruajte ashtu si duam ne.
11 Shtator 2006 @ 12:59 pm
…ne fakt Erjonit duhet ti kishin lene nje banane ne vend te portokallit
11 Shtator 2006 @ 2:22 pm
ndoshta ia ka vene gruaja ne makine qe djali te marre vitaminat e te rritet, e te mos i behen syckat me rrudha. e kishte pyetur familjen para se te bente kallezimin ne polici?
11 Shtator 2006 @ 3:08 pm
Po dhe kjo s eshte pare e degjuar!!! te vesh portokall dhe syze dhe te quhet kercenim… jane te ftohur qe te gjithe politikanet por me shume jane te ftohur keta qe s kane gje ne dore dhe qe duan ti japin rendesi vetes duke thene qe me kercenuan apo po me bejne presion…. pse nuk lind pyetja pse duhet ti bejne presion ketij politikani.. c fare ka bere ai.. ose me mire c fare s po ben… Pastaj kush ben presion me portokall….
Pastaj qe te gjithe e dime qe benz 240 hapen me te njejtin celes.. shume kollaj prandaj ku e di ai qe qellimi eshte kercenues dhe jo dashamires qe Erioni te marri vitamina C… sepse jane shume te shendetshme per imunitetin ngaqe partia po ndryshon pjesetaret dhe udheheqes te rinj po vine si Nano….
Keto me te vertete qe jane budalliqe; ky “Politikane” po mundohet qe te terheqi vemendje sepse do qe ti dali sa me kundra Sales.. duke qene se topi e ka kapur dhe tani dhe zp nuk rri dot pa u ankuar dhe tu duket vetja se jane dicka….
Hajd gjithe te mirat Erionit.. dhe thuaj shyqyr qe nuk ishte limon, se pastaj kuptimi do te ishte akoma me keq.. limoni eshte i tharet.. kush e di se c fare kishin ndermend qe te bejne kercenuesit.. me vjen shume keq per ty Erion qe po kercenohesh nga populli i shkrete me portokall dhe syze….
Abi
11 Shtator 2006 @ 4:41 pm
Is that a hickie?
11 Shtator 2006 @ 5:47 pm
syze = qorri = nano
un e zbulova enigmen e syzeve
ju zbuloni te portokallit
11 Shtator 2006 @ 5:52 pm
Xhiku ja fute kot se ato syzet ishin per diell jo per qorra. provoje prape
11 Shtator 2006 @ 5:57 pm
Syze dielli = Qorr qe ngrohet ne diell = Fatos Nano
Po tani??
11 Shtator 2006 @ 5:58 pm
e keni vene re se ca fotosh klasike te politikaneve tane merr mundimin te postoje gazetaalbaneze?
11 Shtator 2006 @ 9:28 pm
Ndoshta portokalli ka kene i pa shtypun… por ky rrota asht ule mbit te pa e pa.. A ja kishin kontrollu pantallonat se mos i kishte me njolla… ndoshta edhe ka ba gja prej friket si dihet…
sidoqofte une them se ja kane ba ato te emsionit “Portokalli” .. per ndonje film me kamerat e fshehta.. …
12 Shtator 2006 @ 12:32 am
hahahaha…ca kercenimi…me portokalle…ahahahahahhaa…here tjeter me nje qitro dhe nje kapele New york Yankees…hahahahhahahaaha…ua sa frike mami…
12 Shtator 2006 @ 1:50 am
Kapelet e NY Yankees jane me te vertete horror. Go Sox!
Po dhe ju sa paragjykoni. Ku e dini qe nuk ka ndonje fobi nga frutat ne pergjithesi. Im ate ka frike nga pjeshket dhe xhepat me astar psh. Gjyshi ka patur tmerr mollet, dardhat dhe orat e dores…
12 Shtator 2006 @ 4:08 am
Sipas mendimit tim:
Logoja e emisionit portokalli ka ne foto nje portokall me syze dielli, personi qe e ka bere kete “imitim” ka lene nje mesazh te cilit Erioni duhet te ja dije shume mire kuptimin perderisa eshte trembur kaq shume.
Supozimi i dyte, “Do te shtrydhim si portokalli” dhe syzet e diellit simbol i personit qe i ka derguar mesazhin psh Edi Rama se ai mban syze tere kohes lol
Ose e treta: Portokallet qe me solle ishin te prishura.Ja shikoje vete.Ps. Keto syzet i gjeta jashte makines,thashe mos t’kane rene ty po ti le ketu brenda.Dhe idiot, boll e harrove makinen hapur.
konkluzioni: ja dhe Erioni e beri gati çeshtjen per Azil Politik lol
12 Shtator 2006 @ 7:39 am
Blendi thotë:. Im ate ka frike nga pjeshket dhe xhepat me astar psh. Gjyshi ka patur tmerr mollet, dardhat dhe orat e dores.
Blendi:po nga kumbullat,fiqte,gorricat cilet nga fisi juaj ka patur FRIKE?:-)
12 Shtator 2006 @ 9:19 am
pse thone disa ketu per erjonin pede ??????????
18 Maj 2007 @ 8:25 pm
Mos u merzit Erion. Shko pi ndonje bire me krikell ose ndonje doner.IHIHIHIHIH
Sa kot qe je ti.