Mos e moho mikepritjen
Miranda Haxhia
Ishte një kohë kur luanim bashkë. Kur ndanim racionet e bukës, kur zinim radhë për qumështin apo mishin. Ishte një kohë kur merrnim borxh në shtëpitë e njëri - tjetrit që nga rrobat e deri te kosi apo kripa. Për të mos i pasur të gjitha këto, e kthyem përmbys shoqërinë. Ti luftove shumë, unë pak. Ti guxove shumë, unë pak. Ti ike. Unë mbeta. Ti mund të kthehesh këtu. Unë nuk mund të vij atje ku je ti. ***Nuk do ta kisha shkruar këtë letër tani, në fund vere, sikur të mos kishin ardhur më parë të ngjashmit me ty, njëlloj të ikur si ti, me familje e çati të ngritur e mosngulur gjëkundi.E kisha me shumë dëshirë që të ftoja për pushime në Shqipëri, në shtëpinë time, miku im, por thellë në zemër kisha një frikë se mos kjo ftesë mua do më shndërrohej në makth, në ekstrem ku miqësia do prishet, ku do kuptoj se nga e shkuara jonë nuk ka mbetur më asnjë pikë takimi.U bënë shumë vite që ke ikur prej këtu. Ka kaluar dhjetë-vitëshi i parë. Po mbushet i dyti. Sahati juaj ka mbetur ditën që ikët. Ju kapët një ritëm tjetër, të një vendi tjetër, të një mentaliteti tjetër. Jetët tona nuk janë aq paralele sa duken sipas konceptit kohor dhe kalendarit. Kur them që dua shumë të vish në Shqipëri, të hysh në shtëpinë time, të bujtësh bashkë me familjen time, këtë e kam shumë të sinqertë. Por, nuk është aq e lehtë “dogana” që duhet të kalosh te pragu i derës sonë. Pasi nuk do prezantosh një pasaportë e ca dokumente, por do përpiqesh fort të kthehesh në kujtesën e asaj miqësie që kemi pasur qysh kur nuk njiheshin ikjet, nuk njiheshin kufijtë dhe kur ëndrrat e ambiciet tona ishin pothuaj të një niveli. Ishin të tjerë që bujtën në shtëpinë time. Sepse ju jeni shumë, shpërndarë në vende të ndryshme, duke u përpjekur të kapnit ëndrrën që e mbanim fshehur në rininë tonë, të ardhmen. Edhe ardhjen e tyre e përjetova si pjesë malli që po i bashkëngjitej gjithë historisë sonë njerëzore. Por shpërbërja ishte më e madhe nga ngjizja. Erdhën fëmijë që flisnin në gjuhë të huaj, një shqipe çalë - çalë. Nuk i kuptova dot. Erdhën prindër që bënin habitoren në gjuhën e huaj për bukën, qepën dhe gjizën shqiptare! Sikur të mos ishte ajo djegësirë qepe që i kishte rritur e ajo bardhësi gjize që u kishte zbukuruar lëkurën. Erdhën dhe reklamuan jetën e panjohur, duke na lënë ne, “në injorancën” dhe mosdijen për vendin ku ata rrinin. Pavarësisht se historitë e vendit që i mban, unë apo fëmijët tanë i dinë më shumë, më thellë, më qartë, sepse ne i dimë si histori joemocionuese, jongacmuese, jo të mbingarkuara me bëma nacionaliste. Kilometra të tëra unë i bëj çdo ditë me këmbë udhëve të Tiranës, por “të huajt” donin makinën te dera. Nuk lëviznin dot ndryshe! Unë ulem e uritur bashkë me familjen time para fasules, thjerrëzës, byrekut me koçkull, apo specave të mbushura, ndërsa ata më pyetën për pica apo donner, më kërkuan t’u shtroja për drekë proshutë çokollatë milk! Ndoshta kam mbetur me injorancën time jashtë vorbullës qytetëruese.Bukë e kripë e zemër, miku im! Dua të vish e të çmallemi, por nuk dua të përgojosh ujin që pimë prej rubinetit, duke më kujtuar bakteret dhe ujin e blerë. Sepse unë vazhdoj të mos e ble ujin e pijshëm, vazhdoj të pi ashtu si pinim kur ende ti nuk kishe ikur. Nuk dua të injorosh gatimet e mia, sepse vazhdoj të gatuaj patëllxhanë të mbushur, tavë kosi, byrek me djathë, apo të sjell me art në çdo vakt gjithë recetat e nënës sime. Natyrisht, nuk i di rizzotot dhe ato farë soj emrash të huaj që di ti për ushqimet, por kam përshtypjen që do të pëlqente një kec Përmeti i pjekur në hell, apo një qumështor Berati me tetëmbëdhjetë vezë, kulloshtër lope e gjalpë të freskët deleje. Nuk do duroja dot po të më pyesje në janë të skaduara ushqimet, nëse domatet janë me pesticide, apo hithra e lakrorit është e larë! Sepse kemi qenë shumë vite afër, ia njohim huqet dhe kemi ndarë tasin me trahana mëngjeseve të hidhura të dimrit. Në vend të parfumit Channel jemi larë me gjethe shtogu e degë rozmarine! Jo vetëm nuk do duroja dot, por dua të ndjesh mall dhe kënaqësi për këto gjëra, po aq sa unë. Të kapësh orën aty ku e le dhe të ecësh me ritmin tonë.Nuk mërzitem nëse do më rrëfesh veshjet firmato, nuk më joshin, pasi atletet janë njëlloj, këmbët dhe ecjet i bëjnë të ndryshme, të dallueshme ndërkombëtarisht. Nuk do mërzitem nëse do ndjekësh televizionet në kanale të huaja, sepse televizori është indiferenca ime. Ajo që do më sfilisë është mos vëmendja ndaj shtëpisë sime, ndaj jetës sime, ndaj kohës sime, ndaj lagjes sime, ndaj qytetit tim që është po aq edhe i yti deri ditën kur ike.Ajo që do më therë në zemër është e folura në gjuhë të huaj, pyetjet e dialogët me fëmijët në gjuhën e vendit tjetër, përpjekja për të mos u dukur si unë, si ne që mbetëm këtej. Nuk dua të ndjesh neveri për pluhurin apo për vapën! Dua të duash po aq sa unë vazhdoj të dua! Nëse e përballon dot gjithë këtë dashuri, je i mirëpritur, ti, familja jote. Kam frikë se ardhja jote do më ngjasojë me mbërritjen e barbarëve dhe do strukë gjithë kujtimet e bukura që na lidhin bashkë që i përkasin një kohe të shkuar, por të njëjtit vend, të njëjtit atdhe. Atëherë, do t’i gëzoheshim vetëm mbledhjeve të OKB-së dhe fatit prej babiloni që na bëri të huaj!

23 August 2008 @ 10:15 pm
Miranda, me gjithe qejf dhe interes do ta lexoja kete shkrim, por nqs ke mundesi ti apo peshqit e medhenje te zmadhojne germat, se pak veshtire eshte keshtu.
23 August 2008 @ 10:27 pm
Dhe verini dhe ca paragrafe ju lutem. E kam shume bezdi ti lexoj shkrimet pa paragrafe. Falas jane fundja.
23 August 2008 @ 10:40 pm
xhib, there u go..
Miranda Haxhia
Hyrje
Ishte një kohë kur luanim bashkë. Kur ndanim racionet e bukës, kur zinim radhë për qumështin apo mishin. Ishte një kohë kur merrnim borxh në shtëpitë e njëri - tjetrit që nga rrobat e deri te kosi apo kripa. Për të mos i pasur të gjitha këto, e kthyem përmbys shoqërinë. Ti luftove shumë, unë pak. Ti guxove shumë, unë pak. Ti ike. Unë mbeta. Ti mund të kthehesh këtu. Unë nuk mund të vij atje ku je ti. ***Nuk do ta kisha shkruar këtë letër tani, në fund vere, sikur të mos kishin ardhur më parë të ngjashmit me ty, njëlloj të ikur si ti, me familje e çati të ngritur e mosngulur gjëkundi.E kisha me shumë dëshirë që të ftoja për pushime në Shqipëri, në shtëpinë time, miku im, por thellë në zemër kisha një frikë se mos kjo ftesë mua do më shndërrohej në makth, në ekstrem ku miqësia do prishet, ku do kuptoj se nga e shkuara jonë nuk ka mbetur më asnjë pikë takimi.
Jashte teme
U bënë shumë vite që ke ikur prej këtu. Ka kaluar dhjetë-vitëshi i parë. Po mbushet i dyti. Sahati juaj ka mbetur ditën që ikët. Ju kapët një ritëm tjetër, të një vendi tjetër, të një mentaliteti tjetër. Jetët tona nuk janë aq paralele sa duken sipas konceptit kohor dhe kalendarit. Kur them që dua shumë të vish në Shqipëri, të hysh në shtëpinë time, të bujtësh bashkë me familjen time, këtë e kam shumë të sinqertë. Por, nuk është aq e lehtë “dogana” që duhet të kalosh te pragu i derës sonë. Pasi nuk do prezantosh një pasaportë e ca dokumente, por do përpiqesh fort të kthehesh në kujtesën e asaj miqësie që kemi pasur qysh kur nuk njiheshin ikjet, nuk njiheshin kufijtë dhe kur ëndrrat e ambiciet tona ishin pothuaj të një niveli. Ishin të tjerë që bujtën në shtëpinë time.
Zhvillim
Sepse ju jeni shumë, shpërndarë në vende të ndryshme, duke u përpjekur të kapnit ëndrrën që e mbanim fshehur në rininë tonë, të ardhmen. Edhe ardhjen e tyre e përjetova si pjesë malli që po i bashkëngjitej gjithë historisë sonë njerëzore. Por shpërbërja ishte më e madhe nga ngjizja. Erdhën fëmijë që flisnin në gjuhë të huaj, një shqipe çalë - çalë. Nuk i kuptova dot. Erdhën prindër që bënin habitoren në gjuhën e huaj për bukën, qepën dhe gjizën shqiptare! Sikur të mos ishte ajo djegësirë qepe që i kishte rritur e ajo bardhësi gjize që u kishte zbukuruar lëkurën. Erdhën dhe reklamuan jetën e panjohur, duke na lënë ne, “në injorancën” dhe mosdijen për vendin ku ata rrinin. Pavarësisht se historitë e vendit që i mban, unë apo fëmijët tanë i dinë më shumë, më thellë, më qartë, sepse ne i dimë si histori joemocionuese, jongacmuese, jo të mbingarkuara me bëma nacionaliste. Kilometra të tëra unë i bëj çdo ditë me këmbë udhëve të Tiranës, por “të huajt” donin makinën te dera. Nuk lëviznin dot ndryshe! Unë ulem e uritur bashkë me familjen time para fasules, thjerrëzës, byrekut me koçkull, apo specave të mbushura, ndërsa ata më pyetën për pica apo donner, më kërkuan t’u shtroja për drekë proshutë çokollatë milk! Ndoshta kam mbetur me injorancën time jashtë vorbullës qytetëruese.Bukë e kripë e zemër, miku im! Dua të vish e të çmallemi, por nuk dua të përgojosh ujin që pimë prej rubinetit, duke më kujtuar bakteret dhe ujin e blerë. Sepse unë vazhdoj të mos e ble ujin e pijshëm, vazhdoj të pi ashtu si pinim kur ende ti nuk kishe ikur. Nuk dua të injorosh gatimet e mia, sepse vazhdoj të gatuaj patëllxhanë të mbushur, tavë kosi, byrek me djathë, apo të sjell me art në çdo vakt gjithë recetat e nënës sime.
Perseri jashte teme
Natyrisht, nuk i di rizzotot dhe ato farë soj emrash të huaj që di ti për ushqimet, por kam përshtypjen që do të pëlqente një kec Përmeti i pjekur në hell, apo një qumështor Berati me tetëmbëdhjetë vezë, kulloshtër lope e gjalpë të freskët deleje. Nuk do duroja dot po të më pyesje në janë të skaduara ushqimet, nëse domatet janë me pesticide, apo hithra e lakrorit është e larë! Sepse kemi qenë shumë vite afër, ia njohim huqet dhe kemi ndarë tasin me trahana mëngjeseve të hidhura të dimrit. Në vend të parfumit Channel jemi larë me gjethe shtogu e degë rozmarine! Jo vetëm nuk do duroja dot, por dua të ndjesh mall dhe kënaqësi për këto gjëra, po aq sa unë. Të kapësh orën aty ku e le dhe të ecësh me ritmin tonë.Nuk mërzitem nëse do më rrëfesh veshjet firmato, nuk më joshin, pasi atletet janë njëlloj, këmbët dhe ecjet i bëjnë të ndryshme, të dallueshme ndërkombëtarisht. Nuk do mërzitem nëse do ndjekësh televizionet në kanale të huaja, sepse televizori është indiferenca ime. Ajo që do më sfilisë është mos vëmendja ndaj shtëpisë sime, ndaj jetës sime, ndaj kohës sime, ndaj lagjes sime, ndaj qytetit tim që është po aq edhe i yti deri ditën kur ike.Ajo që do më therë në zemër është e folura në gjuhë të huaj, pyetjet e dialogët me fëmijët në gjuhën e vendit tjetër, përpjekja për të mos u dukur si unë, si ne që mbetëm këtej.
Perfundim (pa lidhje)
Nuk dua të ndjesh neveri për pluhurin apo për vapën! Dua të duash po aq sa unë vazhdoj të dua! Nëse e përballon dot gjithë këtë dashuri, je i mirëpritur, ti, familja jote. Kam frikë se ardhja jote do më ngjasojë me mbërritjen e barbarëve dhe do strukë gjithë kujtimet e bukura që na lidhin bashkë që i përkasin një kohe të shkuar, por të njëjtit vend, të njëjtit atdhe. Atëherë, do t’i gëzoheshim vetëm mbledhjeve të OKB-së dhe fatit prej babiloni që na bëri të huaj!
PS: ajo qe kam shpjeguar me lart eshte formati i zakonshem i gazetave shqiptare. SHkrimin nuk e kam lexuar akoma…. asgje kundra shkrimit
23 August 2008 @ 10:57 pm
gre, me shkrive me emerimin e formatite te gazetave.
E lexova. Ok, me pelqen qellimi i autores dhe kapja e situates tragjike qe me apo pa deshiren e tyre, si pa kuptuar, emigrimi dhe “demokracia” pervec te mirave te saj pati dhe pasoja si ndarjen e njerzve “per se gjalli”, duke huazuar nje shprehje klishe, po qe mendoj qendron.
Po kur drejtimi i penes nuk percaktohet nga ndershmeria e persiatjes se situates po nga stereotipe dhe shabllone, dhe puna duket pastaj. Duket qarte ajo tendenca tipike, ne qe nuk ikem dhe qe jemi ‘njerzit reale’, vs juve qe iket dhe qe jeni bere ‘njerzit fallco’. A thua se te gjithe emigrantet pyesin kur kthehen ne shtepi apo tek miqte e farefisi nese pihet uji qe ata pijne nga cezmja.
23 August 2008 @ 11:00 pm
Cudi! Une kam perjetuar te njejten gje…pikerisht me Tironcit (nga juga:)
Kta rob me chakerdisin mu mer jahu! As per ambjentin rrethanor ku vegjetojne nuk e kane idene. Le te me shpjegoje i cik bllokimin e trafikut urban kjo qe ben ‘km’ ne kome.
23 August 2008 @ 11:33 pm
Kafir, kur t`bohet ecja m`kom me sens unik, dhe me parapelqim pllani nga bashkia, atehere do rregullohet terfiku; po ashtu te ndalohet ecja ne grupe me shume se dy veta, dhe ecja me dur ne xhepa (Prefekti)
24 August 2008 @ 1:28 am
Po edhe ky dreq peshkupauje eshte coroditur me duket, apo jam gabim? Si fillim na perplasin fytyres shkrimin e Elidorit per “trurin jashte shqiperise”, duke na rikujtuar edhe shkrimet qe ka bere i njejti person ketu e 1 vit e ca me pare per dritat. Fjalosemi me njeri tjetrin per gjendjen e Shqiperise, kur na vjen ky shkrimi tjeter ketu qe ju terheq veshin emigranteve per menyren se si sillen dhe mendojne per Shqiperine. Pak me pare se ky shkrim erdhi nje tjeter per dy cifte ne NY qe po ju luante tepeleku nga jeta qe benin atje dhe qe benin sex cdo nate ne divan, bile na u dhane sqarime edhe per pozicionin.
Tani problemi eshte qe keta qe kujdesen per keto gjera te fokusohen tek nje teme dhe te na i servirin me rradhe gjerat, se do t’i ngaterroni njerezit. Ne njeren teme do te shajne Shqiperine ndersa tek tjetra do ta lavderojne per inat te emigranteve.
24 August 2008 @ 2:04 am
Polico dhe ti hic nuk gjen rrehat. Hap dhe ti nje blog tatin mer.
24 August 2008 @ 2:55 am
S’plask ri atje ku je. Ri ashtu sic je. Mos ndrysho. Dem kokes tende i ben. Une jam ne rregull
Te ndryshoj une meqense sdo te ndryshosh ti? Une ndjehem i kenaqur keshtu sic jam Ti nese do ndrysho nese s’do ri sic je, ashtu sic ishim 30 vjet me pare, kur bota ka ecur 60 vjet perpar. Lahu me kanoce, ha domate me pestdice, pi uje me bakterje, semuru dhe vdis po deshe Une te dola borxhit.
Ti duaje sa te duashe une e urrej vapen dhe pluhurin. Shko atje ku une nuk kam vajtur, ne lindjen e mesme apo afrike te kenaqesh me vapem dhe pluhurin Une u mesova ndryshe dhe ndjehem mire
Jo nuk eshte mosvemendje eshte heshjte meqense ti nuk do te ndryshosh shtepine, jeten tende, kohen tende, lagjen tende dhe qyteitn tend.
Sepse te dua dhe merakosem ndryshe te kam 10re, se skam asnje interes tjeter vec dashurise per ty
Njesoj sic kam une frike se po vizitoj nje vend barbar, ate vend qe dikur ishte dhe i imi
Jo jo fajin s’na e ka OKB-ja as Babiloni, fajin e kemi vete, qe kur tere bota ecen perpara ndryshon per mire ne duam te jetojme ne barbari. Eshte faji jone
PS Ti them te gjitha keto se vazhdoj te te dua si ne diten kur ika
24 August 2008 @ 10:03 am
Perse vazhdoni te “kembengulni” ne keto shkrime duke treguar “komplekset e inferioritetit”?!
Perse vazhdoni te theksoni medoemos “ndryshimin”, ju “atje” dhe ne “ketu”?!
A do te filloni ta kuptoni nje here e mire se jeta nuk mund te jetohet me e “KOLEKTIVIZUAR”?
24 August 2008 @ 11:10 am
mos u tut oj cuc se nuk t’ha!
seriozisht, ça ishte kjo?
24 August 2008 @ 11:20 am
Erdhën fëmijë që flisnin në gjuhë të huaj, një shqipe çalë - çalë. Nuk i kuptova dot. Erdhën prindër që bënin habitoren në gjuhën e huaj për bukën, qepën dhe gjizën shqiptare! Sikur të mos ishte ajo djegësirë qepe që i kishte rritur e ajo bardhësi gjize që u kishte zbukuruar lëkurën.
hahahahah mirende e dashur, komplimente vertet, me ato rreshtat qe kam bere me bold i ke vene vulen dhe pikat mbi i deshires se ethshme te disa mergimtareve per tu treguar me cdo kusht “te jashtem”… ketyre njerezve u ka mbetur ora ne vitin kur kane emigruar… dhe harojne qe shqiptaret nuk mrekullohen me si me pare para emertimit patetik “i jashtem”
BRAVO
24 August 2008 @ 1:09 pm
Aq mire e ka shkruar ajo Miranda sa nuk gjej fjale qe ta rrefej.Me ka marre malli edhe per nje kec Permeti ne hell,per nje qumeshtor Skrapari(pse mos,edhe Berati?!) dhe e dua Shqiperine(ate shtepine ashtu sic eshte,de!)me vapen e pluhurin e atjeshem dhe,sa per mua,autorja nuk aludon per”vend numero”(sic ka ndodhur ne Shqiperi),por,perkundrazi,ben nje apel sa te bukur aq edhe te qelluar.
Kaperdisja jone(se jemi bere te tjere,se kemi pare dybnja me sy?!)vertet qe ta shtare.Dhe nuk vazhdoj dot,se jo vetem nuk i heq nje fjale z.Mirnda ,por edhe e falenderoj.
24 August 2008 @ 4:01 pm
…mendoj se hutimi i emigrantève qè kthehen pèr pushime nè shqipèri vjen sepse nè fund tè fundit nuk e gjejmè veten nè atè vend qè po kthehet nè shumè raste 1 kopje e shèmtuar e asaj nga vijmè e jetojmè ne!nuk di njeriu si ta quajè veten!sa do tè jesh i integruar nè vendin ku jeton,sa do mirè tè njohèsh gjuhèn,zakonet e mentalitetin e tij(nè rastim tim italia) do tè gjesh gjithmon dikè qè do tè thotè “albanese”!kur vinè nè vendin tènd largèsia prej shumè vitesh ka bèrè punèn e saj,nuk i njeh mè njerzit qè tè rrethojnè…miqtè apo shokèt e dikurshèm kanè marrè rrugè tè tjera e nuk mund tè prentendosh tè kesh me ta tè njèjtèn lidhje qè ke patur…me pak fjalè ndihesh mè i huaj nè vendin ku ke lindur se aty ku jeton e tè thonè i huaj!!
24 August 2008 @ 6:14 pm
Arb, e ke thene shume bukur. Bashkohem plotesisht me ty si dhe me ate qe tha Xhibi. Shkrimi fillimisht mu duk i shkruar bukur por pastaj filloi dhe u kthye ne propagande kunder neve te “jashtmit” dhe levdonte bukur tiparet e mira te te “brendshmit”. Sbesoj se emigrantet qe kthehen sillen ne ate menyre qe thote shkruesja dhe mendoj se shumica e gjerave te thena jane me shume perceptime qe vijne nga ndjenja e inferioritetit. Dhe per me teper, nuk ka shqiptar qe te kthehet ne shqiperi e te kerkoje pizza e ushqime te tjera te huaja por vdesin te hajne ushqimet e femijerise, ushqimet tradicionale se na merr malli. Me pizza, rizzoto and whatever i hame perdite ketu ku jemi, na dalin nga hunda.
Mendoj se shqiptaret nuk duhet te ndjehen kaq te cenuar nga ne emigrantet se nuk i kemi harruar, familjet tona akoma atje jane dhe rropatemi ketej te fitojme disa pare qe te ua cojme atyre dhe ata me dembelizmin dhe kohen e lire qe iu ofrojme ne me keto fonde, arrijne te na perbuzin. Me vjen keq per prinderit e mi te cilet punojne dite e nate per te mbajtur familjen ketu dhe per te shtuar qejfin e familjes atje, tek ai “vendi” i qenit…Apo s’eshte keshtu Miranda? Po ku di ti, se nuk e ke provu veshtiresine e te qenurit “emigrant” dhe pastaj guxoni te flisni sikur ua kemi ne fajin qe jeta eshte ashtu sic eshte atje.
24 August 2008 @ 6:30 pm
seç ishte një artikull më i sinqertë që e sqaronte origjinën e analizës së MH këtu tek peshku.
citoj: Të gjithë e dimë që Toka nuk mbështetet në asnjë vend, por rrotullohet rreth Diellit në hapësirë (…..) dhe gaz.
24 August 2008 @ 6:31 pm
toko e ke qep mirë
shkrimi emocional, po me përdor shprehjen e dikujt këtu, bathë bathë po i kokërr. Përshkrimi statik i dy stereotipave “këtej” dhe “andej” siç e tha mire Syribukur.
Dashurinë dhe miqësinë e vërtetë për njerëzit dhe mëmëdhenë, nuk e vyshkin paranoja të këtij tipi.
24 August 2008 @ 8:20 pm
sinqerisht nuk e ndjej fare vehten te ofenduar sepse nuk bej pjese ne ate grup te madh emigrantesh qe Miranda pershkruan,ka plot te tille dhe,jane ata qe kane ngene buke e kos te holluar(nuk eshte turp) qe thone se ne Tirane s’jetohet;veshtiresi atje ka shume dhe,per ne qe jemi ç’mesuar eshte i veshtire adaptimi por,mendoj se duhet pasur shume respekt per ata qe jetojne atje,qe punojne ndershmerisht,qe jane motrat e vellezerit tane qe jane rrenja jone.Me sa duket edhe ti Miranda ben pjese tek keta sepse,po ta shohim holle holle ka shume te tjere qe me kryelartesine boshe(karakteristike e jona)na çudisin ne emigranteve.
24 August 2008 @ 8:51 pm
Shkrimi vertet u nis bukur, por seç perfundoi pak si çuditshem. Ndoshta autorja, ka ndonje eksperience te hidhur me ndonje familje emigrantesh qe mund ti kete futur ne shtepi, apo qe mund ti kete pare tek komshinjte a tek pallati i vet, mirpo ajo nuk e di se shumica e emigranteve kur vijne aty, hajne byrek me gjize, bredhin rrugice me rrugice per te kujtuar rruget qe kane shkelur me pare, shetisin kudo, kenaqen por dhe shajne ambientin e piset, pra autorja le te presi ate emigrantin tjeter qe nuk kerkon shume , veç krevartit per te fjetur, se te tjerat i rregullon vete ai.
24 August 2008 @ 9:05 pm
E lexova shkrimin, gre rrofsh per paragrafet.
Ka situata mjaft reale, por gjithashtu dhe pjese qe nuk i shpetojne steriotipizmit. (Ndoshta pasoje gushti lol, se i degjoja dhe ne Vlore qe thoshin, vijne emigrantet, shtohen aksidentet, trafiku keqesohet, rriten cmimet etj) Nderkohe mbyllin syte ndaj urbanistikes pa kriter dhe te papershtatur per kohen, apo faktin se cmimet i rrisin vendasit e jo te ardhurit, apo per miliona leke qe emigrantet harxhojne si “turiste” ne vend te tyre. Te ardhurat (mundi, djersa, gjaku) qe jane pjese kyce e GDP.
Me shume gjera jam dakort ne shkrim, sidomos faktori i gjuhes. Kam shkruajtur ne nje vend tjeter, plazhet e Vlores ne gusht jane si OKB, ose te pakten te pakten, G7.
Por persa i perket gatimit, te pakten shumica e shqiptareve emigrante qe njoh une (duke perfshire dhe veten) malli dhe stomaku i tret per nje byrek apo patellxhane te mbushura.
Rizoton nuk e solla une por e gjeta ne mes tuaj :), me sakte, neper menute e restoranteve qe me dhimbte kur i lexoja ne “italisht” dhe ndonje “xaxiq” mbrapa per te prishur syne.
Sa per ujin, dhe vendasit Miranda po e blejne. Se tani s’vjen me nga Uji i Ftohte, por nga “rezervuari” ne maje te pallatit, qe ndryshku e dielli i perpunon me efekte coroditese. Per te mos folur pastaj per tubacionet qe s’u dihet ku nisen e ku sosen.
Jam dakort me ty qe ne mendjen tone te perdhunuar nga vitet e emigracionit, mundojme te ruajme te virgjer nje imazh te Shqiperise ashtu sic e lame, ne kuptimin e shoqerise, rrugeve te femijerise, fis e fare. Por nuk zgjat shume sa kalojme kufirin apo zbritjen ne aeroport. Zhvirgjerohet edhe ai imazh i strukur (kujtuam se e kishin mbrojtur mire diku thelle.) Ky akt te garantoj une qe eshte i dhimbshem, i pameshirshem deri ne nuditet te shpirtit. Dhe e gjejme veten (per ata/ato qe luajne mire rolin) te huaj (ne subkoshience) ne vendin tone. Por kalon …
Pra sic thashe me lart, shkrimi ka gjera reale, steriotipizmat ama te lendojne.
24 August 2008 @ 9:24 pm
Do bëj dizertacionin me këtë temë: Mbrojtja e gjuhës shqipe nga “xaxiqi”
Kaq keq është bo?
Po kët më poshtë e kupton kush?
Syri, shpërndai delet ti vllai no more kolektivizejshon se t’i mbledh tjetër bari matanë kufirit.
24 August 2008 @ 9:38 pm
Nga Jul:
Eshte pergjigje ndaj fjalive te para te shkrimit, me sakte reagim ndaj fjalise ne bold. Mendoj une dmth.
Po menute s’i ke pare a derebardhe? Rizzoto me frutti di mare, se fruta deti s’u themi dot ne shqip, apo “taliatelet”, “gondolet” e me the te thashe, qe per ndonje emigrant shqipo qe s’e ka idene e italishtes i duhen perkthyes ne vend te vet. Meqe do besh dizertacion per xaxiq, merru pak dhe me karkaleca saganaqi e ca terma te tjere. Leqe, keta sikur e kane mesuar greqishten ne Krete me keto “adaptime” lol.
25 August 2008 @ 5:54 am
Une nuk e di nga cili qytet apo fshat je.Nuk e di nese keto dertet i ke me te degjuar apo i ke kaluar vete po une mendoj se gjysma e ndoshta me shume se gjysma e peshqve nuk e ua ni shume per dramen qe te ka nxitur me shkrujt ndaj merren me menyren se si e ke organizuar shkrimin tend.Ketyre peshqeve shpesh nuk u pelqen e verteta poe rrenat me make up.
hey nuk jemi te gjithe poete dhe eseiste perfekt por na vjen noj here me shkrujte ca ndjejme e mos tu kapi meraku se nuk harxhojme as leter as laps.
25 August 2008 @ 7:53 am
falenderoj te gjithe mendimet dhe alternativat e lexuesve. e vleresoj shuem pikeveshtrimin e tyre, natyrisht, asgje nuk eshte e perkryer.
shkrimi im, si ne pergjithesi ndodh, eshte rrjedhoje e nje eksperience personale. Por per t’ju bindur, qe e çmoj dhe e vleresoj shume mundin, perpjekjet dhe djersen e njerezve qe jane shperndare neper bote; per te kuptuar Juve me mire pikepamjen time per emigrantet, qe mbi te gjitha mbart respekt, mirenjohje dhe vleresim, po ju dergoj nej Opinion, i cili eshte botuar, pikerisht, diten me pas kur eshte vrare nga te rinje greke nje emigrant i ri shqiptar, ne greqi!
Ju faleminderit per gjithe korrespodencen!
Emigrant apo qytetar i botës
Miranda Haxhia
Të jetosh në vendin e vogël, të jesh i pafuqishëm për të mbrojtur qytetarin tënd, të ndihesh i nënçmuar, i goditur, i hequr zvarrë, i urryer, do të thotë të përpiqesh të ndjellësh pafuqinë ndaj një dogme të cilën e lufton njerëzimi dhe era e re e politikës globale- racizmin. Të fshehësh cilësinë e një akti kriminal e të thurësh legjenda për bëmat e emigrantëve shqiptarë në vendet ku janë vendosur si mjet për shfajësimin e një dhune të tillë raciste, tregon pafuqinë e kulturës dhe politikave të vendit i cili shfrytëzon paturpësisht punën dhe djersën e mijërave emigrantëve, i shfrytëzon, i përçmon dhe pastaj i flak nën peshën e një thike, apo të një kame ideologjike mbjellë me median dhe intelektualët e zhveshur e rrënuar piskologjikisht. Sot është e largët, është jashtë kohe, por do vijë një ditë që emigranti të quhet qytetar i botës, me të drejta si gjithë njerëzit e lindur në këtë planet, pa dallimin në ngjyrë, në emër, me të njëjtat mundësi dhe kushte për integrim. Por deri atëherë sa duhet të vriten? Sa duhet të përçmohen? Sa është çmimi i integrimit dhe i respektit ndërkulturor ?
Për sa kohë që ky shndërrim, i cili është rrjedhojë e një kulture të re, i një politike më të mirë, i një pikvështrimi më të kthjellët të qënies njerëzore me të drejta universale për të jetuar dhe për të frymuar, nuk është bërë, emigrantin e përçmojnë, e veçojnë, e diskriminojnë, e vrasin, nuk e pranojnë si të tillë. Kjo është era e re e racizmit i cili shfaqet herë pas here me fytyrën e tij të vërtetë:- urrejtjen.
Racizmi në format e tij të reja dhe të vjetra është produkt i kushteve historike dhe ekonomike që janë të njohura që kur janë krijuar. Njohja e këtyre kushteve lejon ta luftosh apo ta ndalosh atë që ne e quajmë racizëm, duke njohur të drejtat e punëtorëve emigrantë, duke luftuar idenë se këta janë domosdoshmërisht kriminelë, duke kritikuar median apo intelektualët që i marrin si të vërteta legjendat e thurura mbi ta.
Fantazma e emigracionit ndikon në shpirtin njerëzor të vet emigrantit duke projektuar në të frikën e çrrënjëzimit dhe të vetmisë. “Ti do të lësh çdo gjë që të është e shtrenjtë!”vargjet e Dantes mbi egërsinë e braktisjes dhe arratisë së detyruar prej vendit të lindjes, dëshmojnë një dije të vjetër mbi atë dhimbje për të cilën është i shtrënguar prej fatit të jetojë larg tokës së vet të lindjes, njeriu. Për çdo njeri toka e lindjes është kaseta e vet identitetit social e kultural dhe shpesh i kushtohen shumë ndjesi dhe frymëzime të thella. Sot kushtet e emigrantit duket sikur janë përngjasuar me dinamikën e një shoqërie globalizuese, në të cilën mundësia e komunikimit dhe e zhvendosjes janë zmadhuar, një shoqëri në të cilën barrierat e hapësira e kohës duhet të jenë luftuar prej progresit teknologjik. Nëse distancat kilometrike janë zhdukur duke mbajtur gjallë distancat më intime e pak të matshme, qëndron si një gjigand poshtërues dimensioni i ndarjes dhe i vetmisë për këdo që jeton izolimin social. Kjo është çështja me të cilën çdo shoqëri duhet të përballet: “ Të evitojë domethënien e fjalës emigracion që do të thotë deri tani vetëm emigracion”
Emigracioni lind nga nevoja për të marrë frymë! Kështu nuk emigrohet vetëm për nevoja ekonomike, por edhe prej presionit politik, apo për sensin e aventurës. Përsa i përket fluksit të emigrantëve, nuk do t’i përkufizoja kështu, sepse ideja e fluksit të bën të mendosh për një metaforë hidraulike si një masë uji që shkon nga një anë në tjetrën. Në fakt flitet për qënie njerëzore që vendosin të emigrojnë për motive individuale, flitet për njerëz të vcilët enden për një jetë më të mirë materiale, për kushte më të mira jetese, për një integrim më të shpejtë të bijëve në shoqërinë europiane. Në fund të fundit flitet për të drejta universale të të jetuarit ku ndjehesh më mirë. Një shqiptar i nisur dhe vendosur në një vend të huaj është një njeri që nuk jeton sociologjikisht edhe pse jeton materialisht. “Të akuzosh të tjerët për vet gjendjen e tyre të keqe ekonomike –sociale është dëshmi e injorancës tënde”
Ndaj kultura është një armë e fortë për të luftuar racizmin. Njeriu i kulturuar e mat fjalën dhe veprimin ndaj një emigranti, pasi e njeh procesin e integrimit me gjithë vështirësitë e gjuhës, kulturës dhe ndryshimeve në jetesë. Por më shumë se një apel drejtuar kulturës, është një apel drejtuar përgjegjshmërisë kujt ka në dorë levat e opinionit publik. Kush e evokon armiqësinë dhe kërcënimin prej emigrantëve devijon realitetin duke krijuar konseguneca perverse.
Në këtë kohë po rritet brezi i dytë i emigrantëve që ndryshe nga prindërit kanë probleme të tjera për të përballur në vendin ku jetojnë. Emigranti ka dy detyra të vështira për të përballuar: atë të largimit nga vendi dhe atë të përshtatjes me vendin ku shkon. Një djalosh shqiptar i rritur në Athinë, apo Romë vesh atlete tenisi apo jeans ashtu si grekët, apo italianët, dëgjon muzikë ashtu si grekët apo italianët, por vjen një çast kur përballet me faktin se edhe pasaporta greke apo italiane do të konsiderohet ndryshe për të. Janë thurur legjenda mbi kulturën e cila i mbështjell në vendin ku shkojnë dhe asaj të vendit nga vijnë. Nëse nuk e ka një pasaportë greke apo italiane do të jetë dyfish në një kusht të identitetit trans-historik
Në përgjithësi është krijuar mendimi që çdo emigrant jeton me bashkë- patriotët e vet dhe kjo e ka ngadalësuar integritetin e tyre në kulturën dhe jetën e vendit ku jeton. Kjo nuk është e vërtetë. Sigurisht ka disa që përpiqen të riprodhojnë një jetë lokale, disa të tjerë të kenë një kulturë më shumë individuale. Fakti që një emigrant dëshiron të ruajë ndryshimin nga populli ku jeton është më shumë një gënjeshtër.
Do të dojë të mbajë disa karakteristika si besimin fetar, të gatuarit, por për të tjerat duan të integrohen në shoqërinë e re. Adoleshentët shqiptarë në Greqi apo Itali disa prej të cilëve i njoh, kanë të njëjta mundësi ashtu si vet grekët apo italianët, si të dalin të shtunave dhe të frekuentojnë klubet e tyre të preferuar, por shpesh në një shoqëri të vështirë, ku paragjykimi në drejtim të tyre është i fortë, të jetosh me ngjashmërinë e tyre është një pamundësi. Përforcimi identitetit komunitar është një reaksion i fortë për faktin e të mosqënët i pranuar.
Do të ishte mirë që me kalimin e viteve fjala emigrant të zëvendësohet me qytetar i botës, por për këtë duhet kohë ,duhen kapërcyer mentalitete, ligje, ndryshime të cilat nga të sipërfaqshme shkojnë deri në një thikë të ngulur, deri në një hakmarrje të paskrupullt që e ka emrin nga fillimi në fund- Racizëm.
25 August 2008 @ 8:11 am
te lumte. shkrimi eshte shume i mire, personalisht me pelqen vertet shume!!!
25 August 2008 @ 11:04 am
“Ouuu iken dritat!!!!Jo, jo atje ku jemi ne nuk ikin dritat asnjehere, bile bile edhe ne ndonje rast kur do te kete ndonje shkeputje te vogel, njoftohemi 1 muaj para”, “Ouuuu nuk ka uje!!!! Jo, jo atje ku jemi ne nuk mund te konceptohet te mos kesh uje, jo dy dite, por as edhe per 1 ore”. “Jo, jo mos i jep djalit nga ky qumeshti i fshatit, se ka yndyre shume dhe eshte i pakontrolluar, une atje mar ne supermarket nga ai i kontrolluari dhe me 0.5% yndyre”. Secili ka eksperienca te vetat, ju qe vini ne atdhe dhe ne qe ju presim. Kur presim te vini ju, organizohet nje muaj para gjithe familja. Dihet data, jane caktuar njerezit qe do presin ne Port, apo ne Aeroport, eshte gjetur makina dhe i jane bere gjithe sherbimet per mos te lene ne balte, eshte blere mishi tek ai miku jone kasap(mish vendi, jo nga ai maqedonas). Mishi gatuhet ashtu sic te pelqen ty(se te mbajme mend edhe shijet), gatuhet dhe ai byreku qe ty te pelqen. Blihet edhe vere e kuqe nga ajo e mira, birra nuk te pelqen se “te fryn”. Gjendet dhe raki rrushi e mire(shtepie), ti me kafen e mengjesit e do dhe nje teke raki. Banjen e kemi rregulluar, se t’i do vish me nusen(qe e ke amerikane) dhe na vjen turp, ku do hynte ajo ne ate banjen me ato pllakat e vjetra. Kemi fol dhe me ate shokun ne Himare qe e ka pas babi “shok ushtrie”, qe per 15-diteshin e pare te gushtit, te ruaje ate dhomen e mire me kondicioner se me vjen vellai nga Amerika dhe do beje ca dite plazh.etj, etj, et……… Dreqi e mori edhe nese nuk te pelqen dicka mos e thuaj…..
25 August 2008 @ 11:44 am
Miranda,
Une e kuptoj qe ti si gazetare qe je te duhet te mbushesh patjeter faqet dhe nuk eshte ethene qe te gjesh gjithmone subjektin e pershtatshem, por ne kete shkrim me fal se po te them por duket sikur reflekton si shume mentalitet nga kamunizmi…!!!
Nuk besoj te kete familje shqiptari tashme qe nuk ka te aferm te tij jashte vendit si emigrante.Padyshim ka edhe nga ata qe bejne si “gjoja” na vijne nga nje planet tjeter, por nga konstatimi im eshte se kjo pak a shume ka ndodhur ne vitet e para kur ata qe vinin nga jashte shiheshin si ufo dhe sigurisht qe demostronin njefare snobizmi por tani keto gjera kane kaluar dhe nga dhjetera e dhjetera kusherinj apo miq qe kam takuar une keto dite reflektojne vecse sjellje krejt normale.
Shiko,Miranda,jo me larg se dita e mbrmshme ,nderkohe qe po pija nje frape ne ballkonin tim, poshte shtepise sime (kam nje oborr jo te madh por te hapur ) po loznin mbi 30-40 femije me nje gjalleri te admirueshme.Mirepo nga fundi me preku jashtezakonisht shume nje skene “ndarjeje” midis ketyre femijeve qe per pak dite me njeri-tjeterin ishin miqesuar kaq shume.Nje pjese e miree tyre vinin nga Greqia,Anglia,Gjermania,USA,Italia,Belgjika etj dhe do te duhej te ktheheshin.Ishte shume ethjeshte gjithashtu te konstatoje se midis femijeve te “ketueshem” dhe atyre te “jashtmeve” nuk vihej re ne menyre absolute asnje shenje inferioriteti apo demostrim mendjemadhesie.Ato flisnin per te njejtat(it) aktore ne filmat e tyre qe qe pothuajse i kishin pare te gjithe , per kenge dhe kengetare qe i dinin gjithashtu shume mire pamvaresiht se kujt vendi i perkisnin dhe cfare gjuhe flisnin, etj etj
25 August 2008 @ 11:58 am
o syri, nuk eshte ceshtje inferioriteti e shqiptareve ketu…
ja te te them dicka une, une punoj me te huaj, shumica e kane per here te pare shqiperine, por jane tejet delikate kur flasin per mangesite ne shqiperi ose i kalojne ne heshtje ose e zbusin gjuhen qe te te mos te te fyejne ty qe jeton ne shqiperi…
aman ore se na lodhen koken disa, duhet te rrish ti degjosh kur te flasin per ca gjera qe ti i di ndoshta me mire se ata… pa le ca kur flasin ne gjuhe te huaj, sikur ta flisnin mire hajde ia benim kabull, por e masakrojne aq shume gjuhen me te cilen mburen… dhe sikur te mos mjaftonte kjo perpiqen te ta mesojne edhe ty qe ndoshta e ke me diplome nga fakulteti i gjuheve te huaja…
25 August 2008 @ 12:00 pm
miranda bravo dy here…
nuk e di nga ana letrare se sa vlen nuk jame specialiste por nga ana sentimentale dhe nga ana e se vertetes. i ke ren pikes ndoshta mund te mos jeshe poet apo shkrimetare por ke hyre ne thelbe me mire se ata!
ke krahasuare dy bote qe nuk puthen me njera tjetren realitetin e hidhure te largimite ne emigrim, dhe perballimit figurative dhe reagimit mendje madhe te kthimit pas, pasi kthimi pas eshte figurativ jo real dhe i shoqeruare rendomet me harresen e gjuhes shqipe dhe te traditave, sikure te gjithe nuk kishin jetuare me pare ne shqiperi, dhe me e keqia eshte mbiellia e fjaleve te huaja dhe perdorimi i saje teper i teperuare ne shqiperi. per mua ajo qe duhet thekesuare me shume eshte se gjithmon po te bisedoshe me keta njerez te shprehen ndryshe dhe reagojne ndryshe, besoj se kjo eshte de fakto!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
25 August 2008 @ 12:06 pm
Floknaja, unë nuk e di se me ç’shqiptarë dhe të huaj rri ti, por unë të them që shumë shqiptarë që vijnë në Shqipëri (përfshi dhe të huajtë, sidomos kur janë profesora ose studenta), i ëndërrojnë shumë prej kushteve që gjejnë në Shqipëri.
25 August 2008 @ 12:10 pm
Mua me lidh puna me te huaj, nuk eshte rri me ta… dhe natyrisht jane tejet delikate kur flasin per mangesite ne shqiperi…
sa per keta emigrantet qe shesin mend, me te vertete qe me kane lodhur koken… por une e percaktova kete kategori ne DISA… keshtu ti mos kalo ne difensive panevojshemrisht…
25 August 2008 @ 12:15 pm
flokenaja,
Gota gjysem plot apo gjysem bosh. Se cer mendojne ata te huajt qe nuk vijne per te jetuar por vijne per hesap te tyre, nuk ka bules rendesie.
Nese e shofim goten qe po mbushet por ashte akoma ke gjysma, atehere jemi ne rruge te mbare.
Po ta shofim goten si gjysem te zbrazet i bie qe e mendojme si ata te huajt qe punon ti e qe na kursejne ofendimet.
Nese ai grup personash qe jane larguar perkohesisht nga Shqiperia apo mbase dhe pergjithmone do e fusin veten tek grupi i personave qe e shofin goten gjys bosh, duket se harrojne nga erdhem.
Por une jam shume i sigurte qe te gjitha ama verejne se perparimi eshte shume i dukshem ne Shqiperi dhe ata qe bejne vleresim objektiv as e kane dhe as nuk ndjejne kompleks nga te cilado ane qe ta shikojne goten.
Jetohet ne dy kohe te ndryshme dhe dallimet do egzistojne padiskutim. Por kjo nuk pengon asnje.
25 August 2008 @ 12:21 pm
Koth
edhe une kam jetuar jashte shqiperise, po asnjehere nuk e kam mohuar se nga vij, perkundrazi; u kam folur atyre njerezve qe kishin nje imazh prej njerezish te eger per ne shiptaret, per butrintin, skenderbeun, aleksander moisiun, ismail kadarene, inva mulen, sten dragotin, onufrin, vellezerit belushi…per cajld haroldin e byron-it etj etj…
25 August 2008 @ 12:21 pm
Nuk shikoj se ku kalova në mbrojtje dhe se çfarë po mbroja!!!
.
Thashë vetëm që, nëse është e vërtetë që ka karagjozë që jashtë e kalojnë gjithë javën vetëm me 2kg makarona dhe vijnë në Shqipëri dhe nuk pranojnë të hanë ushqimet shqiptare se kanë frikë se infektohen ose bëjnë si sqimëtarë, ka edhe nga ata, që edhe pse nuk ju mungon asgjë që mund të duan, nuk mund të mos ngelin të çuditur nga ndonjë gazetare tjetër(në ekstremin e kundërt të autores së shkrimit) , që kërkon me çdo mënyrë ti vërë në dukje superioritetin e shqiptares/it ndaj gjëndjes ekonomike të emigrantit… gjë që emigrantët e verifikojnë vetë pa patur nevojë që të “poshtërohen”
Për fat të mirë timin, të gjithë shokët dhe shoqet, miqtë dhe kushërinjtë e mij janë bërë mirë dhe nuk ma kanë patur ndonjëherë nevojën…. bile, edhe kur dalim, më thonë: Ik mer dreq, me rrogë emigranti do me pagu ti
25 August 2008 @ 12:24 pm
e mire de mire se nuk te vrava… mbase ishte konstatim i gabuar…sorry
25 August 2008 @ 12:50 pm
jo tè gjithè reagojnè nè tè njèjtèn mènyrè..personalisht nuk e kuptoj mirè se çfarè kèrkohet nga emigrantèt si puna ime!!tè respektojnè mè shumè vendin apo njerzit qè jetojnè nè shqipèri kur kthehen aty??a mund tè mè thoni se çfarè bèn ai vend pèr tè merituar gjithè kètè respekt??po ju pèrshkruaj udhètimin normal tè 1 emigranti shqiptar i cili ka disa kohè qè nuk kthehet e gjithè mall mezi pret tè arij nè qytetin e tij,udhètimi fillon duke marrè 1 tren e vazhdon me 1 traget i cili nuk ofron as kushtet mè minimale pèr 1 udhètim nuk po them komod por as normal…dhe seç lè 1 shije tè keqe kur sheh se brindizi-vlorè kushton 2fishin e brindizi-patraso edhe se rruga èshtè sa gjysma!!po ec mo..s”ka gjè!!pas rradhave tè stèrzgjatura arin..takon njerzit e familjes e fillon e del nèpèr qytet me shpresèn se do tè kthehesh shèndosh e mirè nè shpi,se nuk èshtè e vèshtirè qè tè ngelesh aty pèrjetèsisht vetèm sepse kèrkon tè kalosh nga ana tjetèr e rrugès..se nuk ka perèndi qè tè ndal makinèn pèr tè tè lejuar tè kalosh,po ec mo…s”ka gjè!!pastaj era e keqe qè lènè mbeturinat..ushqimet qè nè pèrgjithsi duhet ti blesh nga njerèz qè njeh se ndryshe mund tè helmohesh edhe nga uji qè pi..po ec mo..s”ka gjè!!pasi ke bèrè xhiron tènde nèpèr qytet sheh vetèm njerèz qè ulèrasin e bèrtasin…njerèz qè tè shohin e tè duket sikur tè pyesin:mirè ne qè mbetèm kètu,po ju çdoni qè vini??? qyteti yt i dashur nuk ofron gjè tjetèr pèr ty “turist”,pèrveçse xhiro lart e poshtè e klube pa fund qè janè gjithmon plot me njerèz apo fytyra qè shumè shpejt i mèson pèrmendèsh..po ec mo s”ka gjè!!por gjèja qè mè lè pèrshtypjen mè tè keqe janè baret,restorantet,dyqanet apo hotelet tè gjitha me emra nga mè tè çuditshme dhe asnjè shqip..janè emrat e fèmijève(jo ata qè jetojnè jashtè)pa kuptim,nga mè tè çuditshme por jo shqip!!ndonjèherè tè duket sikur njerzit qè jetojnè kètu ju vjen turp tè jenè shqiptar!! unè nuk erdha nè vendin tim se kèrkoja “las vegasin”,se po tè qe ashtu me gjysmèn e parave qè shpenzoj kètu mund tè kisha shkuar nè çdo vend tjetèr europian,e di shumè mirè si èshtè shqipèria,do tè gjej baltè,pluhur,nuk do gjej ujè e drita,por shpresoja tè gjeja shqipèrinè!!!!!!!!!
25 August 2008 @ 1:06 pm
arb mire or mik!!!!!!
shume me pesimizem e ke pare shqiperin.
mose e shiko me syrin e nje emigranti qe ka dale, ka pare dy gjera. per nje qe qendrone aty dhe nuk ka dale kurre jashte eshte normale te reagojne ashtu. pastaje kushe ka ndihmuare vece atije degjenerimi televizive. pse ne qe shkojme nga evropa a nuk i hapim gjoksin kure shkojme dhe behemi karagjoza me veprime injorantesh!
fryhemi me ato pes pare te qelbura qe munde te kemi ne xhep, e ke ven re se si reagojne kure mbarojne paret?????????????????
25 August 2008 @ 1:25 pm
arb thote: “a mund tè mè thoni se çfarè bèn ai vend pèr tè merituar gjithè kètè respekt?”
arb nuk po mundohem te te shkruaj, perseri komentin e 11:04.
25 August 2008 @ 2:25 pm
hej o berti..jam shumè dakort me komentin e 11:04,por pyetja èshtè çfarè bèn ai vend pèr tè merituar gjithè kètè respekt,e jo çfarè bèn familja ime?familja ime edhe po tè ndodhej nè 1 vend tjetèr nè tè njèjtèn mènyrè do tè sillej!!….hej o etmond nuk e kuptova mirè shoku ku e ke fjalèn??pèrshèndetje!!
25 August 2008 @ 2:27 pm
shkrimi eshte shkruar me nje nivel te larte ndjeshmerie dhe ndihet sinqeriteti ne te.
ndoshta kjo eshte dhe dobesia e tij.ka shume te verteta ne te ,por te qenurit shume popullor , shume i ndjere e ka bere dhe te thote gjera te cilat ndihen shume melodramatike.
te mos keqkuptohemi , une jetoj dhe vete prej 10 vitesh jashte shtetit.sigurisht qe ka shume gjera me pozitive dhe te rehatshme ashtu siç ka dhe shume gjera me te veshtira si dhe andrralla (mbase keto te fundit ne pika te tjera) ne jeten dhe vendin qe jetojme , por arsyeja qe na ben te ndihemi keq dhe te nevrikosemi ne atdhe nuk eshte llastimi yne .mire kjo mund te jete e vertete per nje ane te popullsise por nuk mund te perfshihen te tere ne nje thes.
megjithse siç e thashe ne fillim shkrimi eshte i sinqerte dhe eshte shkruar me ate fryme dhe ngrohtesi ,mendoj se ky eshte bere shkas per disa gjera qe duken pak si te egzagjeruara.
pasi edhe vendi yne me tere veshtirsite dhe handikapet qe ka ,ka pesuar shume ndryshime qe jane pasquruar ne jeten e shoqerise ndaj edhe kultura shoqerore ka ndryshuar dhe nuk peson me shoke ndaj shume fenomeneve,rasteve ,zakoneve siç eshte paraqitur ne shkrim.
sidoqofte une e pergezoj shkrimtaren per kete shkrim ne te cilin kishte mjaft nota te kendshme naive.
25 August 2008 @ 2:38 pm
Sikur te gjithe lexuesit te pelqenin e çmonin ne superlative nje argument te cilin mendova te sjell per diskutim, do ishte shume e rrezikshme per mua. Kam parasysh se te gjithe ne kemi te keqen e madhe dhe shikojme gjerat me ne ketej, dhe ata andej. te dyja palet kane nje pjese te paplotesuar. e mira eshte qe te gjithe te shikojne me optimizem dhe te shkembejne kulture.
Ajo qe nuk po mundet te integrohet ne vendin tone, eshte kultura dhe hapesira qe i mungon njerezve ketu dhe qe te ikurit e kane perfituar prej perpjekjeve te tyre per tu integruar ne bote. ndoshta e kam tepruar, por nuk kam dashur te lendoj asnje.
25 August 2008 @ 2:45 pm
Miranda, nuk kishte asgjë të gabuar shkrimi…
Problemi fillon kur (aq më tepër dhe pas komentit tuaj të fundit:Kam parasysh se te gjithe ne kemi te keqen e madhe dhe shikojme gjerat me ne ketej, dhe ata andej.), bën një gjeneralizim/përgjithsim që duket si i padrejtë… duket sikur i fut të tërë në një thes… duket keq
25 August 2008 @ 2:50 pm
ndoshta ky gabim eshte pjese e atij “gabimit” qe dallojne ne shkrim, kur e pergjithesojne problemin. kur perdor elemente konkrete, keto jane jo vetem eksperience vetiake, por nje shumesi konceptesh qe nje pjese e njerezve nuk dine t’i ruajne, si gjuhen, zakonet, traditat, kombin ne pergjithesi.
ju faleminderit per vemendjen!
25 August 2008 @ 3:03 pm
Megjithse mendoj se malli ynë për të qënë atje mes jush, ka qënë, është dhe do mbetet ura jonë lidhëse me ju , pamvarësisht se ndokush do të rrudhë buzët përballë një byreku me hithra (po s’kanë faj; ku di dhija se ç’është tagjia
25 August 2008 @ 3:04 pm
Mirandë mos e vraj mendjen hiç. Bjeru plebejve që shkuan e panë ameriqinë dhe bëjnë sikur çoç kanë pa e çoç dinë.
25 August 2008 @ 3:21 pm
Shkrimi është “llafosu kot” sepse përgjithëson duke u nisur nga një eksperiencë personale e bën të duket emigrantin të keq e nazemadh, e joemigranin, të mirë e të përvuajtur. Skemë plebeje.
Nuk ndihem e përfshirë fare nga ky shkrim, dhe as miqtë e mi joemigrantë s’më duken të jenë përfaqsuar. Sepse…në më shndrit lëkura sot, nuk e kam as nga lëngu i qepës, as nga gjiza, por nga ai rracioni i mishit dhe i vezës, që prindërit e ruanin për ne kalamaqërit. Dhe nuk jam larë asnjëherë me gjethe të ndonjë shkurreje çudibërëse, por jetë e mot me sapun Rrogozhine. Dhe këto të dyja mjaftojnë për të mos shkuar më tutje. Apo të shkoj dhe më tutje: kalamaqërit e mi, vërtetë që s’dinë se ç’është gjethja e shtogut në shqip, po në gjuhën e vendit ama, një ese me më shumë kuptim se gjoja-artikuj që bëjnë treçereku i gazetarëve shqiptarë, dinë ta shkruajnë, megjithë moshën e njomë.
25 August 2008 @ 11:59 pm
kam pershtypjen qe autorja eshte munduar te imagjinoje dhe te jape nje kendveshtrim interesant. Megjithate nuk me duket si e perjetuar dhe edhe nese eshte munduar nuk e di nese ndjenja eshte e cilter duke qene qe ajo ndjenje qe autorja mundohet te pershkruaje nuk eshte e perjetuar. Kjo per mendimin tim duket kur flet per ushqimet. Sado restorante te mira te kemi shkuar perseri emigrantet vdesin per pak ushqime vendave. Sa here shkojme ne shtepi gjysmat e cantave mbushen me ullinj (ullinj Vlore se ato te Beratit nuk jane gje), djathe kackavall, vaj ulliri, raki. Plus mishi i kecit dhe byreket qe hame atje.
sorry, I just don’t buy it
26 August 2008 @ 2:11 pm
UUUU disa jane bere nostalgjike, bile fshihen pas thenieve “Ka te ketille por une nuk nje nder ta”
E dashur Miranda,
I kemi thene te gjitha ato qe pershkruan me lart. Jemi ankuar per ujin dhe ushqimet, per pluhurin dhe dritat , per ushqimet e pa knotrolluara dhe te skaduara, te gjithe i kemi then keto gjera Lexo peshkun nder vite dhe do te shikosh qe te gjithe, 100% e peshkatereve, edhe ata qe thone se “une nuk jam nje prej tyre” i kane thene keto.
Por e dashur Miranda nuk i kemi thene as me qellim qe te te ofendojme ty se ti e di qe ne duam njesoj si me pare, as me qellim per te treguar se sa te zgjuar, pastertore, sqibare, tamaqare jemi bere ne qe kur kemi ikur prej andej. Jo e dashur aspak Thjesht keto fjalet tona jane si fjalet e prinderve kur shajne femijet, si fjalet e vellajt kur shan motren, si fjalet e mikut kur shan mikun, sa here qe shikojen qe dicka nuk shkon te femija, motra apo miku. Ti s’ke pse ofendohesh nga kjo se ajo qe kerkojme ne eshte qe ti te jesh sa me mire. sa me e lumtur. Se sado te thuash se ti je e lumtur, me vapen dhe pluhurin ne kete nuk ta besojme. Ne te njohim ty, e dime qe ne vetvete sa here kalon nga ai kazani i plehrave qe ne shikojme ne ate fotografine e vene tek peshku “vendos diciture” mallkon lagjen, bashkine dhe tere qeverine qe nuk i mer at plehrat ne kohe. Ne te njohim ty, por ajo qe kerkojme eshte qe te mos e fshehesh kete indinjimin tendin, te mos mendosh me vete por te maresh nje fshese dhe te fshish lagjen tende, te ulurish me te madhe dhe te mos e mbash per vete ate mallkim qe i jep bashkise e qeverise, ja kete kerkojme. Dhe kjo s’ka perse te te fyej se une kam menduar se ne jemi miq te mire, jemi nga i njejti vend, kemi ndare bashke shume te mira e te keqia.
Ne qofte se ty kjo ste pelqen me kupto drejt ne e mbyllim gojen, ne fakt bejme me shume se kaq bejme sic benin Shqiptaro amerikankat ne kohen e Enverit kur vinin ne shqiperi dhe thonin “lum si ju qe jetoni kaq te lumtur”. Se ne per ato dy jave qe vijme aty nga malli edhe me koke poshte te na mbajne ne do te rezistojme vetem per ate mallin per ty dhe per ullinjt , djathin kackavall, vajin e ullirit, rakine mishin e kecit dhe byreket qe hame atje.
Ti tani je e ritur mos u bej si ata adoleshtet qe sa here i shan prindi, vellaj apo miku mendojne se prindi/miku/ vellaj nuk i do, se thjesht prindi/vellaj/ miku ja kane me qellim te keq jane mendjemedhej e ziliqare. Jo e dashur ne te duam dhe shume bile
26 August 2008 @ 2:19 pm
E çmoj shume ligjeraten e fundit dhe gjithe mendimet e larpermendura.
i them vetes tashme: miranda, mos e moho te kunderten!
26 August 2008 @ 2:35 pm
Ne mos gaboj ka nje keqkuptim apo keq interpretim:
Ata qe jane rritur me gjiz e me qepe (si shumica e shqiptareve) dhe vijne ketu dhe rrudhin buzet,shfryjne apo hiqn si te modernizuar (nderkohe qe atje ne dheun e huaj fshijne h….) as ja vlen mundimi te merresh me ta.
Por per shumicen e atyre qe vijne pas vitesh ketu ne meme-dhimbjen(sic thote Idrizi) ,per ate qe ndjejne dhe perjetojne , ndoshta perkufizimi me i sakte duhej te ishte: KTHIM DHE… ZHGENJIM .Zhgenjim dhe dhimbje qe ky dreq vendi vazhdon te jete akoma as lindje, as perendim, si nje mallkim apo fatalitet.
Jo absolutisht per gjithcka, sepse ndryshe do ishim nihiliste, por per ca gjera qe duhej te ishin rregulluar me kohe, per ca gjera qe duhej ti kishim bere (ndryshuar) me kohe, shteti dhe ne qytetaret e ketij vendi.
Plehra, trafik kaotik, mungesa te ujit dhe dritave,ec dhe..ne vend numero , e punet shkojne per dreq etj. etj. ….DHE PRAP E DUA KETE QYTET…
26 August 2008 @ 2:36 pm
TOKO?
mos je gje tomi korca?
26 August 2008 @ 2:45 pm
TOKO?
mos je gje tomi korca?
E pra ai eshte. Revizionist i maskuar me maske.
26 August 2008 @ 2:52 pm
?
26 August 2008 @ 2:52 pm
He he Spiritus …duket qe “nuk je” fans i ketyre
:)
.Me shume respekt po te pershnes..me nje kenge qe si do te vertitesh aty te fjalet e kesaj do perfundosh:
http://www.youtube.com/watch?v=H-EdbEQjXbY
26 August 2008 @ 2:57 pm
Po ti leje rinine te ndegjonje ate lloj muzike o Idris. Mos i karashtis brezat

Se hallakatet rinia pastaj kur shef se je dhe ti FANS i WSF edhe largohet e fillon e ndegjon gjera per “te rritur”
Mos i tremb zogjte, si te ishe ndonje dordolec
26 August 2008 @ 3:04 pm
Hej Idris.Fix aty ke WSF MBRITA.Po desha me thene dicka tjeter: Shkrimi i M.H mu duk si:KRIM DHE NDESHKIM.Ata qe ajo i stigmatizon paskan bere KRIM , kurse ne duhet ti NDESHKOJME.Kurse varianti im ( WSF i kenduar nga emigrantet ) eshte: KTHIM DHE..ZHGENJIM:) Paqja mbreterofte mbi shpirtin e atyre qe rebelohen..:)
26 August 2008 @ 3:06 pm
26 August 2008 @ 3:22 pm
Sa me e shume “rebele” dhe ne sa me shume fusha te jetes e mendimit se vetem keshtu shndrohet ne realitet “trimi mire me shoke shume”…..
:) 
megjithse nga njehere ky rebelimi bohet si tek prallat e Salltikov Shcedrin ku K/Rebelin fillojne “ta merzisin” te gjithe dhe i vret nji nga nji ….sepse pas rebelimit te tij cdo rebelimi i kish ardhur FUNDI.
Hajt mo…Pak rebelim pa le te na ndeshkojne..Ta haj kush ta haj…..
Dhe prap rebelim..
26 August 2008 @ 3:32 pm
Une i bekova “rebelet”mer Idris, nuk i kritikova.
27 August 2008 @ 1:29 am
Nuk mu durua pa me i shkrue edhe une mendimete e mia,per artikullin tende Miranda.Ke shume te drejte kur dikush,nga jasht te sjell standarde .
E ke me drejte mikepritja shqiptare eshte me buke,kripe e zemer.
Kur une vij ne pushim te arermit e mij per cdo gje i falenderoj.
Me nderime nga Melbourni.
29 August 2008 @ 10:20 am
miranda!
faleminderit.
29 August 2008 @ 7:16 pm
Enzo Biaxhi, profesionisti si dëshmitar i pazakontë i kohës së vet
Aleksandër Çipa
Enzo Biaxhi ishte i pazakonti dëshmitar i shekullit. Në fakt ai rastisi që të jetë dëshmimtar në dy shekuj, kohë kalendarike.
Si pak kush rastisi që vokacionin e tij për gazetarinë, ta përhapë në të gjitha mediat-tek ajo e shkruar, në libra dhe në televizion.
Në gjithë vjetgjatësinë e jetës së vet, ai koleksionoi më së shumti suksese, por edhe dhimbje, përplasje, përballje dhe sfida.
Enzo Biaxhi iu qep profesionit duke e imagjinuar si një “hakmarrës në gjendje për të ndrequr të gjitha padrejtësitë”, duke e tërhequr më tej si një udhëtar profesionist në të panjohurat e tij dhe në vise të Botës.
Biografia e Biaxhit në gazetarinë italiane është e pashëmbëllt, e pakrahasuar me të ndonjë kolosi tjetër të njohur. Në pasvdekjen e tij është përdorur edhe cilësimi si “Hemingueji i gazetarisë italiane”. Kjo për arsyen se Enzo u bë profesionist në moshën 21 vjeçare në gazetën “Il Resto del Carlino”. Me shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore ai u thirr nën armë, duke nisur ndërkaq përvojën e antifashistit dhe për të mbërritur menjëherë paslufte në rinisje intensive të karrierës. Themelon të përjavshmen “Cronache” dhe të përditshmen “Cronache sera”. Rifillon sërish në “il Resto del Carlino”, duke marrë vendin e të dërguarit të posacëm dhe të kritikut kinematografik.
Konsiderohen antologjike artikujt e tij mbi përmbytjet në Polesine.
Në këtë pik të jetës së vet profesionale, Biaxhi aderon në manifestin e Stokholmit, kundër bombës atomike, ndërsa për shkak të angazhimeve të veta qytetare shijon akuzat e editorit të vet dhe pushimin nga puna.
Ngjau kjo që disa muaj më pas ai punësohet nga kolosi tjetër italian Arnoldo Mondadori, tek i cili shumë shpejt u bë drejtor dhe u transferua për herë të parë në Milano, duke mësyrë pakthyeshmërisht drejt botës metropolitane të Italisë.
Natyrisht aureola e krejt karierës së tij është e lidhur me gjigandin mediatik RAI. Pikërisht në këtë periudhë nis marrëdhënia e tij e magjishme me televizionin. Marrëdhënie të cilat shpesh kalojnë prova të vështira, njohin orë kritike dhe acar, por që të gjitha së bashku, janë arsyet e madhimit të pazakontë në sy të publikut dhe botës italiane.Qysh në fillim të viteve 1961, pasi ka hyrë në RAI dhe merr përsipër drejtimin e Telegiornale-s, Enzo Biaxhi nis një marrëdhënie të vështirë me politikën. Biaxhi bëhet “nuni” i emisionit të lajmeve të kanalit të dytë të RAI-t. Në të njëjtin vit lancon RT, të përjavshmen e parë të televizionit italian. Eshtë kjo periudha kur Biaxhi shijon kritika të ashpra mbi të gjitha nga PSDI dhe nga e djathta italiane. Në vitin 1963 detyrohet të japë dorëheqjen, duke u rikthyer në gazetën e përditshme “La Stampa” si i dërguar special. Ndërkohë shkruan edhe për “Corriere della Sera” dhe për revistën “L’Europeo”. Kjo është periudhë e shkëlqyer e kontributit të tij në shtypin e shkruar. Ai është ikanaku profesionist në lirinë e vet të patjetëërsueshme dhe të padeformueshme.
Në vitin 1968 ai rikthehet sërish tek “shtëpia e madhe” mediatike RAI, i thirrur prej Drejtorit të Përgjithshëm të atëhershëm Ettore Bernabei, duke startuar në këtë mënyrë në pozicionin e vet të pazëvendësueshëm të moderatorit. Shfaqet në këtë periudhë prirja e tij vyrtuoze për emisione me përmbajtje të fortë gazetareske, duke klasifikuar në krye të vlerësimit publik emisione të tilla si : ”Dicono di lei” (Thonë për ju 1969), një cikël intervistash me personazhe të famshme etj. Po kaq i ndjekur ishte edhe emisioni tjetër i tij “E treta B, bëjmë apelin” 1971. Rikthimi tjetër te RAI lidhet me vjetët 1997-1980, duke drejtuar emisionin “Proibito” ( E ndaluar), program qendror i RAI Due. Bashkëpunimet e tij me kanalet kryesore të RAI-t vijojnë në disa emisione të ndryshëm nga njeri-tjetri dhe që spikatin për risitë dhe tipologjinë e tyre televizive dhe moderuese. Biaxhi ishte në këtë mënyrë, modeli i profesionisti që në ecejaket e veta profesionale madhonte shtatin e cilësive të veta prej mjeshtri. Këtë e bënte me talent në sy të audiencës italiane disa milionëshe, sikundër edhe në mendjen e lexuesit disa milionësh të shtypit të përditshëm. Intervistat e tij me Marcelo Mastroianin, Sofia Loren, Indro Montanelin dhe dy të realizuarat me Roberto Beninjin, e fundit prej të cilave në vitin e afërt 2001, në kulm të njërës prej fushatave elektorale, do të shkaktonte stuhi publike. Komiku toskan Beninji, në mënyrë të pashmangshme, foli për Berluskonin dhe kandidaturën e tij, duke komentuar sipas mënyrës së tij konfliktin e interesave dhe kontratën me italianët. Kjo intervistë ngjalli polemika të stuhishme kundër Beninjit dhe Biaxhit. Berluskoni e akuzoi se kishte bërë të humbte 1 milionë e 750 mijë vota para zgjedhjeve. Deputeti i Aleancës Nacionale dhe ministri i ardhshëm i komunikacioneve, mauricio Gaspari, duke folur për një media lombarde, ftoi publikisht RAI-n të mbante distancë nga Biaxhi.
Ndërkohë kjo histori do të vijonte me kapitull tjetër, po kaq të bujshëm. 18 prill 2002, kryeministri i atëhershëm Silvio Berluskoni deklaroi vendimshëm përkundër modelit Biaxhi në RAI. Një deklaratë e cila ka mbetur në histori dhe së cilës Biaxhi iu përgjegj në serinë e ardhshme të “Il Fatto”, duke thënë:” Presidenti i Këshillit nuk gjen asgjë më të mirë për të bërë se sa të shënojë tre individë:Santoro, Lutaci dhe unë. E cili qenkësh krimi? Punoj këtu në RAI nga viti 1961 dhe është hera e parë që një kryeministër vendos korniza.Të dashur telespektatorë, kjo mund të jetë seria e fundit e “Il Fatto”. Pas 814 transmetimesh, nuk është e nevojshme të ngashërehemi”.
Natyrisht odisea e tij profesionale me RAI-n ka dhjetra të dhëna të tjera, shumë kapituj dhe ngjarje. Por ai ishte profesionisti dinjitar dhe rezistent. Media italiane në tërësi dhe ajo rajonale në vecanti, para emrit të Enzo Biaxhit, janë në njëmendimin se ai është kontribuesi i pazëvendësueshëm në median bashkëkohore.
Ai konsiderohet tashmë njëzëri prej opinionit të profesionistëve të gazetarisë si zë i lartë i dinjitetit dhe integritetit të një profesionisti përballë pushteteve të një shoqërie, përgjatë më shumë se një epoke.
Kjo nuk ndodh me cdokënd dhe për këtë arsye Biaxhi konsiderohet unik.
Ai rikthehej në gazeta dhe në televizionet prestigjioze, me cilësinë e dinjitarit, të atij që pashmangshmërisht sillte risinë dhe gjetjen, por ofronte si ai, vlerën e vyrtyteve të veta.
Enzo Biaxhi ishte mjeshtri që udhëtonte në kohë, pa u tkurrur për shkak moshe. Intervista e tij mbi 25 minutëshe nga Fabio Fazio më 22 prill 2007, do të mbetet gjatë në memorien e audiencës italiane. E hapi emisionin duke thënë:”
Mirëmbrëma, më falni që jam pak i ngashëryer, e ndoshta kjo duket. Ka pasur disa probleme teknike dhe kjo zgjati pesë vjet dhe duke folur për rezistencë, për atë të brendshme të atij që i reziston Kamorës e deri tek Rezistenca me R të madhe, me intervistë ndaj atij që e ka përjetuar vetë.”
Enzo Biaxhi, ishte një militant modern i së drejtës profesionale dhe i lirisë së madhe të fjalës dhe shfaqjes. Ai nuk e pranoi kurrë tabunë. Ai është aktualisht në teorinë e mendimit të gazetarisë italiane, ati anticensurë dhe antikonformist. Liria e tij ishte veshje dinjitare që i shkoi përgjatë aq dekadave dhe e bëri të shqueshëm në kohën e djeshme, në kohën e sotme dhe pandryshueshëm edhe në të ardhmen.
Ky emër individi në profesionin më të bukur në botë, do të jetë tashmë emblematik, jo vetëm për gadishullin, jo vetëm për brigjet e përkundruallshme këtej Adriatikut, por edhe në thellësi dhe në gjerësi të kontinentit Europë.
Dhe duke përfunduar, do të doja të sillja në vëmendjen tuaj atë aftësi që aq vetiakisht e shfaqi në jetën e vet profesionale Enzo Biaxhi. Veprimtar i sojshëm për llojin e vet. Në jetën e gjatë të tij, mjeshtri i gazetarisë spikati për energjizmin dhe forcën e angazhimit. Të gjitha asosacionet e gazetarëve italianë e mbajnë në kujtesë, si një mbrojtës dimensional të së drejtës së tyre. Rezistenca e tij, ajo që tashmë me të drejtë mund të quhet, vetëm e tij, ishte forca që tjetërsoi shumë gjëra në realitetin mediatik, në marrëdhëniet disa palëshe brenda gazetarisë dhe në raport me pushtetet e shoqërisë dhe demokracisë së Republikës italiane. Të gjitha këto ai i mishëroi falë besimit të vet dhe bindjes së skalitur përmes fjalës se :”..ky profesion do ta bënte të njihte botën”.
Ai e njohu realisht botën, si askush tjetër, përmes profesionit dhe profesioni e mbart tashmë atë, si imazhin e pazhdukshëm të mjeshtrit që reflektoi në vis të Botës.
30 August 2008 @ 9:37 am
-Ne thelb domatet jane kudo me pesticide. Ndryshimi eshte qe dikush ka zakonin ti laje se ka merak per femijet e dikush tjeter jo. (”kane pesticide” dmth: LAJI ATO MUT DOMATESH SE DO NA HELMOSH KALAMOJT)
-Nje bidon 8 litersh me uje te pishem kushton rreth 50 cent ne Tirane. Kur vijne miq me femije me vete (qe nuk kane muhabet me stafilokokun), eshte mire te blesh nje cdo dy dite se nuk ta shkaterron buxhetin.
-”Buke e kripe e zemer” nuk dmth aspak “buke e helm e vari lesht”