Identifikohu



Regjistrohu

Mor(h)alistet!

Ne Shqiperi, lajmi se dikush humb jeten si pasoje e nje aksidenti , cel edicionet, zhvillon edicionet dhe mbyll edicionet informative! Tashme kam degjuar aq shume emra shqiptaresh deformuar rrugeve e cepave te territorit te Ketij Fare Shtetit, sa nuk pershkruhet!

Ajo qe shoqeron cdo lajm te tille, eshte nga nje monument, lapidar, apo ( ne rastin e me te varferve)ndonje pllake betoni e ngjashme me ndonje faltore, NGRITUR ne vendin e hidhur te ngjarjes zeherr! Te perpira nga tufa lulesh fallso! Njelloj si PARIA Shqiptare, e cila vesh cdo dite nje fytyre fallso! Nje rrobe fallso! Ushqehet me fjale fallso dhe mbulon me falsitet cdo grime te jetes vet!

Te mbulosh te verteten duke bere sikur ajo nuk ka ekzistuar kurre, eshte me keq se te genjesh! Te shumezosh me Hic nje njeri eshte me keq se ta kesh vrare! Por, ndryshe nga mekatet e ndeshkueshme prej njeriut, IMORALITETI ndeshkohet vec prej FATIT. Ose, prej Zotit! Dhe, te ndeshkohesh per IMORALITET do te thote te marresh ndeshkimin me te rende qe egziston! Te derrmohet shpirti!

Shoqeria eshte e gatshme te degjoje cdo te vertete! E verteta te ben te respektueshem! Dinjitoz! Te perulur perpara asaj qe eshte sublime per kedo, FAKTIT! Media Shqiptare, jo vetem nuk ka respekt per te verteten por as per lexuesit, as per protagonistet e ngjarjeve, as per njeriun e as per MORALIN!

Ka gjithmone nje arsye qe e ben median shqiptare fajtore per mos respektim te individeve qe perbejne ngjarjet e faqeve te para! Ose abuzojne me detaje rreth identitetit te tyre. Ose fshijne krejtesisht jo vetem cdo te dhene, por edhe egzistencen e individit ne kete planet! Duke e asgjesuar me heshtje per hir te………………..MORALIT!

Pas gjithe arsyeve qe me kane trishtuar jashtezakonisht shume pas shpartallimit te 6000 kubikeve te kuq ne mes te kryeqytetit, ajo cfare me mbushi me maraz qe fakti qe Ajo nuk u permend nga askush!

Ajo, nuk kishte nevoje per buje, as per lavdi! Kishte c’fare donte ne jete! Ajo donte vetem te shkelte mbi dhe. Te merrte fryme. Te jetonte lirisht. T’i jepte kuptim identitetit te saj. Dhe Ajo, jo vetem kish kuptim por kish edhe nje identitet!

Por, pervec rendesise se ajo quhej keshtu apo ashtu, rendesi ne kete ngjarje te rende qe do te vazhdoje te prodhoje vetem ngjarje te tjera edhe me te renda, ka fakti qe MORALISTET e nje shoqerie te rrenuar si kjo, jane IMORALE! Me keqardhje te thelle, te thelle per kete ngjarje ku dy individe humben jeten prej papergjegjshmerise,shpreh ngushellimet e mija.

Inida Gjata ZHAKU

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

175 Komente

  1. Koth thotë:

    26 Maj 2008 @ 3:25 pm

    Zhak !

    Une jam nuk moralist puro. Por une nuk pergojoj te vdekurin. Dikush ketu thote qe eshte kod i vjeter i te pareve tane : qe i vdekuri me te vdekurin e i gjalli me te gjallin.
    Nuk eshte se e ka keq fare.

    Une moralisti nuk do te pergojoja kurre ty psh, ne nje histori te ngjashme qe nuk ka dy te vdekur por nji.

  2. selfmaderadio thotë:

    26 Maj 2008 @ 3:33 pm

    Koth,

    shume i rende je ne fjaline e fundit. Shume mire qe kerkon te respektohen te vdekurit, po te gjallet?

  3. hajdarmozi Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 Maj 2008 @ 3:35 pm

    ca je tu thone o KOTH se me duket se po fol kot.

    shoqeria jone pranej nuk ben perpara se ka kultin e vdekjes.popull frikacak qe ka frike nga vdekja.

  4. Penar Musaraj Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 Maj 2008 @ 3:36 pm

    Koth, po e censuroj ate fjaline e fundit.

  5. Koth thotë:

    26 Maj 2008 @ 3:38 pm

    eee ,

    po po, se sot po me lexon per here te pare ti mu dhe e prisha gojen sot une. :)
    Po lere se ti e kupton fare mire qe nuk du te them ate, por sinqerisht une nuk mund te rekomandoj model Entelen per vajzat shqiptare.
    Ndaj kujdesem sipas meje qe ta evitoj debatin per te.

    Them qe bej mire. Dhe ma do mendja qe dhe ti je dakort me kete boldin tim.

  6. Moza thotë:

    26 Maj 2008 @ 3:41 pm

    Zhaku,
    Mos e grric kete teme o goce.
    Se po tja nisim ashtu ene une kam nigju qe kur vdiq G.Pashko, me te ne himare nuk ishe gruja, por ishe ti !
    He si thua, do me vazhdu kshu debatesh e ?

  7. Genta Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 Maj 2008 @ 3:41 pm

    Nuk me duket se shkrimi po pergojon te vdekurit. I eshte drejtuar mediave dhe shoqerise shqiptare ne pergjithesi dhe mendoj se ka te drejte.

  8. lis thotë:

    26 Maj 2008 @ 3:47 pm

    Nuk besoj se po thote njeri (me duket as Zhaku, megjithese ben pak poezi diku nga mesi) qe ajo vajza eshte model dhe duhet mitizuar. Ama edhe mitizimi i dikujt tjeter dhe fshirja e ekzistences se saj “se mos i prishte figuren” eshte dicka qe ka lene nje shije te keqe. Zhaku me duket se kete do te thote: qe eshte imorale te “fshehesh” ekzistences e saj gjoja per hir te moralit.

  9. selfmaderadio thotë:

    26 Maj 2008 @ 3:47 pm

    Moza,

    edhe po te kishte qene ashtu si thua ti, nuk duhet ta kishe thene ne publik. Eshte jeta e saj, jane pergjegjesite apo papergjegjesite e saj (sic e formulon vete autorja) dhe paguan edhe cmimin (dhe me duket se ajo eshte e ndergjegjshme per kete). Por, mos bej gjyq kolektiv, as fleterrufe publike. Nuk te ndaloj te mos e duash, por po te kerkoj nje minimum etike.

  10. hunter thotë:

    26 Maj 2008 @ 3:48 pm

    Entela Hysko u vra dy here.
    Heren e pare nga papergjegjshmeria e te ndjerit D. Hoxha dhe heren e dyte nga injorimi i mjeteve te (dez)informacionit.

  11. Moza thotë:

    26 Maj 2008 @ 3:49 pm

    Po pra,
    po une nuk thashe se eshte e vertete, une keshtu kam nigju. Dhe thone qe gazetat e kane mbuluar ate fakt.
    Une si kam mbajt pishen as zhakut as njeriu tjeter.
    Po matem dy here, te ve emrin pas nje shkrimi publik, dhe ta vendos ne shtyp apo dikur tjeter.
    Zhaku duhet te shut up !
    Kaq kam une.

  12. selfmaderadio thotë:

    26 Maj 2008 @ 3:53 pm

    Moza,

    dy gjera esenciale: Nuk mund t’ja mbyllesh gojen askujt. E drejta per te folur eshte e te gjitheve. Edhe e Zhakut. Ne se nuk te pelqen, mos e lexo. Keshtu funksionon. E thjeshte.
    Se dyti, Me sa kuptova, ajo po thote qe shtypi nuk permendi nje njeri qe kishte vdekur se bashku me drejtorin e Topit. Irritimi i saj eshte per fenomenin qe teksa kerkon te mitizoje Funksionarin, harron jeten e nje njeriu. A ka te drejte apo jo, eja ta diskutojme.

    Sa per Zhakun, ajo eshte gjalle. Kurse ti, ben dhe perphap thashetheme. Per dike tjeter qe, me sa thua, nuk i mban pishen. Dhe motivi nuk duket te jete miresia!

  13. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 Maj 2008 @ 3:55 pm

    S’qenka e vertete se Zhaku ia fut gjithmone kot.
    Asgje s’eshte absolute (pervec c’do kundershtonte Ajnshtajni, por po e le menjane se e ka privitazuar ai i vup-ave se fundmi).
    Ky neglizhimi mediatik “per hir te moralit” sic e quan Inida eshte vertet ca si shume lodhes dhe i bezdisshem per t’u pranuar me aq qetesi sac pretendojne ta injektojne “perhapesit e fjales se lire”.

    Duartrokitjet ne bulevard, kortezhi i stergjate i makinave, gojekycja parazitare dhe e paskrupullt per viktimen tjeter, zia kombetare qe na pllakosi topi ne cdo ekran, jane vertet te gjitha zhvleresim i te ndjerit, me shume se nderim per te. Me shume sesa vdekjen e drejtuesit te tyre, dukej sikur te gjithe kane varur koken sa me poshte nuk behet nga ankthi se si do t’ju veje halli tani qe iku Tani.

    Keqardhja dhe shokimi ishin vetem diten e pare. Ne fund te saj e ne vazhdim, zia vazhdon per pasigurine dhe mesikinitetin e te gjithe atyre qe tek Tani kane pare shpetimin financiar, jo njeriun inovator sic pretendojne se e kane vleresuar.

    Prandaj morali i fabules eshte ai qe (nuk) na serviren mediat per kete vdekje.

  14. Moza thotë:

    26 Maj 2008 @ 3:57 pm

    Irritimi eee ?
    A pash zotin, se ngeli irritimi shoqeror ke Zhaku.
    Ta mbylli gojen qe cke me te, se po te flasi gjithe mileti neper media ca do behet ? Corap. Ja do thone kete qe thashe une. He si po ju duket ?
    Prandaj jo te gjithe duhet me rremby penen dhe me shkrujt.
    Ka njerez qe dine si ta sterhollojne muhabetin e jane te zanatit.
    E mos na dalin ke MORALI si puna e kesaj Zhakut se na i solli zorret ne fyt.

  15. Moza thotë:

    26 Maj 2008 @ 4:01 pm

    Le te dali Zhaku ketu, e te na thote, qe kurre, asnjehere, nuk i ka kerkuar nje gazeta apo TV, te mcefe fakte per te.
    TE dale e te na thote qe kur media ka fol per te ka thene vetem te verteten.
    Te dale e te na thote, qe ajo eshte bere person publik per shkak te vlerave, e jo per shkak te babes e nanes shume te respektum( qe zoti e di si ju ka dale nje femije si kjo).
    Po ikni o pirdhuni, pse cer te shkruje lloj lloj zgallafandre do lexojme neve e

  16. hajdarmozi Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 Maj 2008 @ 4:39 pm

    kjo eshte shqiperia, nepotizem favorizime, ruajtje konjukturash te mykura.
    Qe ketu bie poshte cdo lloj tentative per te ndryshuar kete realitet otoman.

    Te ndryshosh kete realitet mbytes duhet te perballesh me klanet, miqte, interesat, injorimin qe do te bejne do dalesh si nje idiot qe uleret i vetmuar e te tjeret kalojne prane teje indiferente sikur ti nuk ekziston njesoj sic kaluan mbi kete Vajzen qe iku per lesh bubi.
    As Llukani nuk i rezistoi dot, hodhi poshte parimet e blogut dhe mori gersheret e censures, eshte turp qe u fshine ne blod mbi 100 postime ne nje teme ku ngeli vetem hipokrizia e ngushellimeve te kota megjithse tema kishte pasoje impaktin qe pati lajmi te peshqit e vegjel e te padukshem.
    dhe sic u pa impakti nuk ishte fare hipokrizi po ishte reksion ndaj nje medie reaksionare qe funksionon mbi te njejtat parime qe funksionon politika dhe shoqeria ne kete vend laraskash.

  17. globalist thotë:

    26 Maj 2008 @ 4:44 pm

    Hajdarmozi jam i te njejti mendimi, bravo.

  18. sandra thotë:

    26 Maj 2008 @ 5:10 pm

    po postimet i fshiu qe te bente artikullin Zhaku:)

    Ajo donte te jetonte dhe te ishte e lire. Por varet cfare kuptojme me liri. Per mendimin tim ajo qe ajo jetoi nuk ishte liri. Liria nuk vjen kur jetes ia heq dinjitetin.

    Pavaresisht se me dhimbset tej mase, sidomos kur ia shoh foton dhe kur mendoj se ajo ishte nje dhurate unike, e paperseritshme (ashtu sic eshte cdo individ) e cila mund te sillte ne kete bote, dicka qe askush tjeter nuk mund ta sillte pervec saj (ashtu sic eshte per cdo individ), thjesht e shperdoroi per shkak te zgjedhjeve te saj te gabuara.

    Megjithate ishte e padrejte, u duk e padrejte dhe ka indinjuar mijera shqiptare, mospermendja e saj. Por ndoshta kane dashur ta ruajne nga perdhosja e emrit dhe thashethemet e komentet dashakeqe.

  19. Liri thotë:

    26 Maj 2008 @ 5:19 pm

    Nuk e kuptoj cfare keni me Zhakun qe do te thote dicka po nuk ka guxim ta thote. Nje gje eshte e vertete, qe mediat tona qe e mbajne veten se luftojne per fjalen e lire, jane komplet e kunderta. Pse nuk thuhet qe nje vajze ishte me te, dhe qe per faj te tij vdiq edhe ajo. Cfare kerkohet te mbulohet e cfare kerkohet te mitizohet?
    Keto dite ka filluar nje maskarade ne televizionet tona ku servilizmi, dhe fallciteti ka tejkaluar kufijte e te neveritshmes

  20. Lefti thotë:

    26 Maj 2008 @ 5:20 pm

    Zhaku sikur ben nje emision tek TAR me duket ? Apo e kam gabim …

    Ne kete rast, shkrimi i saj tregon emancipim te vertete nga midia ku punon !

    Gje e rralle kjo ne ditet tona ! Bravo

  21. Drini thotë:

    26 Maj 2008 @ 5:23 pm

    O sandra, oj zonjushe etalon i moralit. Po pse moj e shkrete na qenkerka sipas teje humbje dinjiteti te dashurohesh me dike!!!??? Kush je ti qe predikon modelin e moralitetit?! Kush je ti qe i tregon njerezve zgjedhjet e drejta dhe te gabuara?! Qeke per gjynof. Ty bashke me Zhakun ju sugjeroj te mbani fort “moralin” tuaj dhe te perdorni…..gishtat.
    Zhaku eshte pjese e llumit dhe ne fakt e pjeses me te keqe te llumit, dhe s’ka asnje te drejte moralpredikimi. Llumi nuk flet dot kundra llumit.

  22. Lefti thotë:

    26 Maj 2008 @ 5:24 pm

    Cfare kerkohet te mbulohet e cfare kerkohet te mitizohet?

    Kerkohet te mbulohet “turpi” dhe qe mos t’u dali nami … por me kot !

    Dielli nuk mbulohet me shosh !

    Lajmi se “lajmi” ishte censuruar jo vetem nga TCH por edhe nga shumica derrmuese e mediave Shqiptare, (per solidaritet, a per diçka tjeter, nuk e di), u perhap si baruti neper WEB dhe tashme tere Shqiptaret e kane marre vesh - aq sa “mbulimi” qe u munduna te bejne, u kthye ne BUMERANG 1000 here me i fuqishem kunder metodave “mediatike” ne Shqiperi

  23. Tedi thotë:

    26 Maj 2008 @ 5:29 pm

    keni menduar ndonjehere qe jane pikerisht familjaret e viktimes ( enteles) ata qe akne dashur qe kjo situate mos pompohej me shume se c’duhej?

    mediat nuk do te kishin asnje interes, te tregoheshin edhe njehere kaq jo profesionale, duke qene se jane te ndergjegjshme qe Tirana eshte, pavarsisht gjithe te ardhurve, ende shume e vogel, e qe gjerat merren vesh menjehere ne nje popullate qe thashethemin e ka pasion kryesor bashke me kafene.

  24. J. thotë:

    26 Maj 2008 @ 5:39 pm

    Ja mbeshtolli prape kot kjo me?

  25. Lefti thotë:

    26 Maj 2008 @ 5:53 pm

    keni menduar ndonjehere qe jane pikerisht familjaret e viktimes ( enteles) ata qe akne dashur qe kjo situate mos pompohej me shume se c’duhej?

    O Tedi,

    mire bere ti qe mendove per kete pune, por mesa shof une eshte komplet e kunderta ! Perse ?

    Shko njçike tek tema mbi aksidentit, aty ke nje LINK per ne YOUTUBE ku eshte nje video me fotot e te ndjeres Entela Hysko; video eshte vene nga nje njeri qe e njihte perpara se te ndodhte ngjarja, sepse e kishte shoqen e ngushte te se motres.

    Shkon tek Youtube sikoje videon, sepse ka dhe nje “muzike” ne sfond me titullin domethenes : Its too late for apologize”

  26. Gjergji thotë:

    26 Maj 2008 @ 6:00 pm

    Haha me beri per te qeshur.
    Ma perkthen ndonje artikullin? e kam njohur i ri, po thithte pak si shume te bardhe dhe i paska bere efekt mesa shoh :-)

  27. krye-fare thotë:

    26 Maj 2008 @ 6:02 pm

    U beme llapaqen me zor mor burr.Pike muhabeti,media Shqipetare perdori nje mediokritet,provincializem dhe nje censure ala-alabake te papare kunder fakteve te ngjarjes ne fjale.Po te mos isha i indinjuar nga kjo censure,per vete faktin se kishte si synim te bente per budall nje popull te gjith,nuk do vazhdoja me kembengulje te flisja kunder saj.

    Dy ishin aspektet negative.

    1-)Censurimi i fakteve ishte kunderproduktiv,sepse sic tha me siper Lefti,u perpoq te mbulohej Dielli me Shosh.Populli nuk merret pastaj me ndodhine por me krijuesit e ndodhise te pas-ndodhise.

    2-)Himnizimi i egzagjeruar i te ndjerit,aq sa Topi pretendoi te fus ne zi nje popull te gjithe per nje njeri.Ai vdiq ,na vjen keq te gjitheve qe u largua nga jeta nje Shqipetar i afte,qe mund te kishte arritur me shume ne jete,por aq,nuk mund te imponosh dhimbjen e Topit apo te te dashurve te nje njeriu ke nje popull i gjith.Ne na ngeli vetem te dal presidenti e te shpallte tre dite zi kombetare.Edhe ky menaxhim fshataresk i situates nga media ishte perseri kunder-produktiv,i sajuar nga ata qe e pandehin popullin per Derr te uritur,qe vfaredo ti hedhesh para e ha.

    Duke thene te gjitha keto mendoj edhe une qe shkrimi i kesaj goces nuk ka vend fare,leqe vjen ne nje kohe kur ky muhabet u konsumua tashme,dhe eshte vone per kete vajze te dal e te kerkoj merita me tone guximtare mbas betejes,qe e fitoi ndergjegjesimi i komunitetit shqipetar ne internet.Kjo po te na ishte aq e guximshme te kishte dale publikisht kundra menyres se si u soll media qe ate dite,dhe Peshku po te ishte aq serioz te kishte publikuar nje shkrim te tille kritikues qe diten e pare ,ne vend qe`te censuronte ata qe akuzonin median per fshehje te fakteve.

  28. media thotë:

    26 Maj 2008 @ 6:02 pm

    Po sikur Entela te ishte motra, ose vajza juaj apo njeriu juaj i gjakut do te kerkonit te deklarohej emri i saj publikisht ne edicionet informative te mediave ???
    Kjo pyetje vlen per te gjithe ju qe nga Zhaku e deri te peshku i fundit pa uje qe prej disa ditesh me nje zell inkuizicioni dhe me pseudoobjektivitetin tuaj te peshtire kerkoni pse-ne e mospublikimit te emrit te Enteles ne lajmet…
    A dini ju zoterinj qe pervec vertetesise se lajmit, ka edhe nje Etike te Medias e cila i detyron redaksiste te ruajne konfidencialitetin e protagonisteve te lajmit kur kete gje e kerkon familja e tyre dhe kur nuk behet fjale as per person publik e as per ndonje krim???

  29. linda thotë:

    26 Maj 2008 @ 6:03 pm

    Gjithe diten rrihni kot uje ne havan dhe i thoni te bardhes te zeze dhe te zezes te bardhe .
    Gjithe kjo zhurme e madhe dhe kjo pseudohumbje per nje jeri qe dihet se kush ishte dhe cfare perfaqesonte .
    Eper te mos folur per pikepyetjet e aksidentit qe do dalin me vone .
    Ajo vajza per fat te keq ishte nga ato (kerkoj ndjese seose nuk eshte me mes te gjalleve ) ishte nga ato qe ne rastin me te mire i mbulon harresa ne mos… .
    Hipokrizia dhe budallalleku i shqiptareve eshte monumental ,vazhdojne t,ja fusin vetes duke menduar se ia kane futur te tjereve .

  30. libertas thotë:

    26 Maj 2008 @ 6:04 pm

    me falni qe nderhyj ne kete teme, por jam dakort me hajdarmozin dhe globalist. pashe shume komente, edhe interesante, qe ishin fshire dhe nuk mu duk se aplikohej ndonje nga 3 pikat aty ne fund te faqes.

    Nuk e di se cili eshte objektivi ne aftat te gjate e ketij blogu, por nqs do te kthehet nje mjet per te rivendikuar te drejtat personale dhe per ti meshuar mendimeve personale te atyre qe e drejtojne athere do te humbase shume ne kredibilitet. Nuk them ne popullaritet pasi edhe gazetat online jane te gjitha te frequentuara por kane problemin qe jane krejt te parashikueshme dhe nuk sjellin asgje interesante. Thjesht percjellin zerin e pronarit.. Shpresoj qe Peshku mos te kete kete ambicie.

  31. krye-fare thotë:

    26 Maj 2008 @ 6:11 pm

    media.

    Ka shume menyra.Psh Shekulli dha lajmin dhe tha nje vajze me inicialet H.E ,duke mos bere publike emrin.Shume bukur media mund te thoshte nje vajze emri i te ciles nuk mund te behet i ditur per arsye familjare apo ligjore.
    Por ata u perpoqen te fshehim faktin,dhe kjo eshte shume e kjarte.Menyrat per publikimin serioz te nje lajmi duke respektuar privacine e dikujt ka me qindra.Une te dhashe vetem dy.

  32. lumidrin thotë:

    26 Maj 2008 @ 6:16 pm

    Ne kete rast mediat nuk mendoj te kritikohen,lajmi si ky qe nuk ka asnje interes per publikun vetem si nje thashetheme,sepse nuk mashtron nuk perfiton,nuk mbron nje pjese te shoqeris kundrejt pjeses tjeter.
    Hoxha nuk ishte person publik, sjellja e tij ne shoqeri nuk kishte efekte te drejtperdrejta,krahasuar me ate te nje personi publik.
    Media ka zgjedh nje rruge te veten pa ndikuar ne “demtimin” e publikut.
    Ne raste te tilla,kur media i jep nje rendesi te veçante ngjarjes, nuk e ben per qene e hapur me publikun, por vetem per fitime, duke kerkuar qe gazeta te shitet me shume.

  33. akvll-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 Maj 2008 @ 6:25 pm

    Ajo nuk u permend nga askush!

    As autorja nuk e përmendi emrin e të ndjerës. Ta kenë çensuruar, thua?

    Media u mundua të mbulojë ëëë me ëëë dhe s’e bëri mirë. Që na dha perimetrin 3.1 m të rrapit agresiv në buzë të Lanës dhe targën e Ferrarit dhe 97.5 metrat mes dy përplasjeve dhe la pa dhënë numrin e personave në aksident, s’e bëri hiç mirë, se kështu na provoi që thashethemet qenë të vërteta. Po dhe homazh EH, shpirti iu prehtë në paqe!, nuk shoh pse duhet të bënte medja; EH s’qe personazh publik, dhe s’di a do kish dhënë aprovimin të futej nëpër fletët higjenike të medias tonë.

    Që po kjo media po na vë në vënd të Skënderbeut të ndjerin, kjo po që është për tu parë dhe për t’u gajasur…nga e keqja.

  34. hajdarmozi Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 Maj 2008 @ 6:27 pm

    media thotë:

    26 Maj 2008 @ 6:02 pm

    A dini ju zoterinj qe pervec vertetesise se lajmit, ka edhe nje Etike te Medias e cila i detyron redaksiste te ruajne konfidencialitetin e protagonisteve te lajmit kur kete gje e kerkon familja e tyre dhe kur nuk behet fjale as per person publik e as per ndonje krim???

    ato shiti ne ndonje vend tjeter se e majm men TCH si abuzoi me lajmin e 9 shkurtit e me sa e sa lajme te tjera tragjike.

  35. media thotë:

    26 Maj 2008 @ 6:56 pm

    ato shiti ne ndonje vend tjeter se e majm men TCH si abuzoi me lajmin e 9 shkurtit e me sa e sa lajme te tjera tragjike.

    hajdar, nuk shita asgje , por bera nje pyetje te ciles mund t’i pergjigjesh ti dhe kush e ndjen qe i eshte drejtuar ajo pyetje.
    Gjithashtu ju bera me dije nje ligj te medias, Etika e Medias, ne menyre qe te mos flisni budallalleqe kanibalesh te etur per spektakel ne kurriz te dhimbjes se familjes se asaj vajzes te pakten.
    E cfare beri media me 9 Janarin? ( janari nuk ishte vetem nje tragjedi e 30 e ca personave qe u mbyten, por ishte edhe nje ngjarje kriminale ku perfshihej trafiku i qenieve njerezore ne nje rrjet te gjere. Pikerisht 9 janari kerkonte transparence ne maksimumin e mundshem nga mediat, sepse qeveria e asaj kohe dhe segmentet e saj u perpoqen ta anashkalojne sfondin kriminal te asaj ngjarjeje, madje arriten deri atje sa telefonuan neper mediat duke bere presion, pasi ministria e mbrojtjes dhe e brendeshme e kishin mohuar lajmin e dhene nga mediat dhe arriti ne vendngjarje disa ore pasi kishin arritur mediat.
    Prandaj hajdar, me i vemendshem kur replikon.

  36. Koth thotë:

    26 Maj 2008 @ 7:21 pm

    uffff

    Kjo deklarate eshte shume rende :

    PD ben deklarate zyrtare : “Punonjësja e Top Channel-it, 28-vjeçarja Entela Hysko, nuk vdiq në Korenë e Veriut, as dhe në skutat Sakra Korona Unita, por ajo vdiq në mes të bulevardit të Tiranës, së bashku me idhullin tuaj, për të cilin u veshët me të zeza, derdhët lot, hodhët me qindra karafila dhe asnjë për Entelën, që e gjallë do të derdhte ndofta lot më shumë se ju për padronin tuaj”,

    e gjitha lexohet ketu :

    http://www.albtoday.com/alb_detailnewspage.php?newsID=9385

  37. Tironsi thotë:

    26 Maj 2008 @ 7:30 pm

    Je gojehidhur ti a derebardhe, kushedi c’farmak ke nxjerre :D

  38. Tironsi thotë:

    26 Maj 2008 @ 7:48 pm

    PD-se nuk i paska met pika e tyrpit

  39. Zjermi thotë:

    26 Maj 2008 @ 7:53 pm

    si perfundim a u mor vesh ca ishte kjo entela e famshme(rahmet paste)?
    te tch punonte? sepse nese punonte atje, sinqerisht nuk eshte e drejte mos permendja si fakt.
    gjithsesi secili e sheh ne menyren e tij.
    ngushullime familjeve

  40. Filan Fisteku thotë:

    26 Maj 2008 @ 7:54 pm

    Penar, disa gjera qe duhen sqaruar ose me sakte specifikuar qe mos te ndodhin keqkuptime tek komentuesit. Ato rregullat per komentet duhet te jene me te qarta per mendimin tim. Personalisht me duken shume te mjegullta (vague) ndoshta dhe me qellim jane vendosur ashtu qe t’ju japin liri veprimi (censurimi).
    P.Sh.
    1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
    Fyen autorin eshte term shume i pergjithshem sepse edhe nje kunderargument me fakte pa terma vulgare mund te jete fyes per autorin etj. Ketu duhet te tregoheni me specifik. Per mendimin tim per sa kohe qe nje koment NUK permban terma vulgare qe pranohen si te tilla nga shoqeria, DUHET lejuar.

    2) komenti është jashtë teme
    Per kete jam pjeserisht dakort pasi ka raste kur komentet devijojne, thike me dy presa.

    3) komenti është shumë i gjatë
    Ketu perseri duhet te jeni me specifik sa i gjate eshte shume i gjate. Ndoshta duhet ta beni text box me numerim shkronjash (character count). Jepni nje nr maksimal shkronjash qe lejohen.

    Persa i perket mos shpalljes se emrit te viktimes, para se te arrijme ne konkluzione duhet marre vesh njehere nese familja kishte kerkuar paraprakisht mospermendjen e emrit te vajzes se tyre ne lajme. Nese kjo nuk eshte e vertete atehere mund te spekullojme qe TCH u perpoq te paraqiste DH nen nje drite tjeter.

  41. Filan Fisteku thotë:

    26 Maj 2008 @ 7:56 pm

    Desh harrova te shtoja…. Moza ndonjehere ben komente intersante, ndonjehere ja zhyt kshu kot pa llogjike si psh tek keto komentet me siper…
    Hajt shendet, dashuri e pare

  42. Tironsi thotë:

    26 Maj 2008 @ 8:05 pm

    amani mer, goca huj punonte te Topi. Njihej nga dhe me te gjithe. Tanit nuk kishin pse ti ruanin emrin e mire sepse fundi i fundit ai nuk njihej per ndonje personifikim pastertie, nuk rezikohej t’i prishej ndonje reputacion e nuk do kandidonte per deputet. Une them se me 99% e ka kerkuar vete familja e vajzes kur jane njoftuar per vdekjen e saj.
    Per mednimin tim bene shume mire qe nuk e dhane (jo se arriten gje) po sepse u munduan ti shmangnin mavrise 100 e 1 mije fjale qe thate ju dje e pardje te tema tjeter, duke fillu nga “e perdorur”, “kurva” e deri te “no oral sex while driving”.
    Mos beni sikur jetojme ne angli, kjo osht shoqeria jone. Kush eshte ai prind shqiptar qe nuk do tia ruaje nderin te bijes qofte dhe e vdekur? Ca u hodhen perpjete sepse ketu u tha nje cerek thashethemi per Zhakun. Po per robin e vdek nuk u dashka pas i njejti respekt ne mos me shume?

  43. gre_wireless Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 Maj 2008 @ 8:39 pm

    media,

    lexoji me me vemendje disa nga pergjigjet qe tu dhane se do e gjesh pergjigjen e pyetjes tende. Ka shume menyra qe media mund te jete dhe profesionale dhe e vertete. Ne kete rast nuk ishte as njera as tjetra…

    sa per paralelizimin me 9 janarin ku thua qe atehere ishte trafik. Edhe ne kete rast para se te ishte aksident ishte nje KRIM, sepse D.H. duke ecur ne ate menyre jashte te gjitha rregullave te qarkullimit rrugor (te caktuara me ligj) shkaktoi vdekjen e nje personi tjeter. Dhe kjo nuk u permend fare nga media

  44. Gjergji thotë:

    26 Maj 2008 @ 8:40 pm

    Nuk e di po une u lodha me disa komente ketu.
    ndjese passhin viktimat. Po ja qe jane gjera qe ndodhin.
    Po i fute ndonje vize te bardhe dhe ben xhiro me makine te shpejte eksitohesh dhe ja qe eksitohesh 50 here dhe nje here del keq. dmth ky eshte cmimi qe duhet paguar per qejfin ndonjehere.
    sa here qe dal nga living naten per te shkuar ne shtepi shoh tek bulevardi X5, me cupa plot brenda qe kercejne e defrehen (hajne edhe nga nje grusht nga dhembethyerit qe kane ne makine po i ka puna keto gjera). Tani se disa rrexohen ne Lane gjera qe ndodhin jane, sja vlene te hidherohemi shume.
    Ato benin qejf, siduket e kane tepruar pak.
    Une per vete dal ne kembe keshtuqe cupat qe dalin me mua nuk ka rrezik ti gjej gje :-). troc une skam te bardhe per tiu ofruar e as makine qe ecen 300 km ne ore ama ne krevat kap 400 km dhe shpejtesia ime ska rrezik per shendetin.

    Pershendetje cupave te bukura te Tiranes.

  45. J. thotë:

    26 Maj 2008 @ 8:41 pm

    Ore neper lagje, katund e qytet neve kishim nje rregull njehere e nje kohe: Kur e keqja i zinte deren ndokujt, ia respektonim dhimbjen per ca dite. Nuk ndiznim televizor ne shtepi, as radio, as valle, as kenge e aq me keq qortime.
    Ca ketu me nje cinizem te papare kane vajt deri te ankohen!! per postimet ku qortohej i ikuri.

    Si e tha nje mrrokell: Keni lene vetem ngushellimet, tha.
    Mjere ju per mendjen qe keni. Bashke me kete Zhakun qe nuk la rastin t’i shpetonte per te llapur.

  46. Tironsi thotë:

    26 Maj 2008 @ 8:53 pm

    Koth, ajo e albtoday.com ishte? Sikur e kishte shkrujt Sala me doren e vet per Zotin. Komplet epitetet e tij. Al Kaponra, kodi i vdekjes, skifter te fjales se lire, kukuvajka te zeza, ene Zoti ju ndihmofte ne fund.
    Po si bie partia ne pushtet ne kete lloj niveli mer aman. Nuk kon nje rob te hajrit aty te shkruj 2 rrjeshta per te qene?

  47. gre_wireless Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 Maj 2008 @ 9:04 pm

    J. thotë:

    26 Maj 2008 @ 8:41 pm

    Ore neper lagje, katund e qytet neve kishim nje rregull njehere e nje kohe: Kur e keqja i zinte deren ndokujt, ia respektonim dhimbjen per ca dite. Nuk ndiznim televizor ne shtepi, as radio, as valle, as kenge e aq me keq qortime.
    Ca ketu me nje cinizem te papare kane vajt deri te ankohen!! per postimet ku qortohej i ikuri.

    J, i dashur… prandaj po themi qe media e trajtoi shume keq kete ceshtje, sepse duke i dhene ate interpretim qe ka tre dite qe po diskutohet beri te shkaktohen gjithe keto reagime, qe (megjithese une shpreh ngushellimet per viktimat) nuk mund te them qe nuk jane te drejta…

  48. INA thotë:

    26 Maj 2008 @ 9:16 pm

    Filan, Moza mund t’ia ket zhyt kot (gje qe ndodh shume rralle), po nuk eshte se Zhaku meriton ndonje koment per te qene. Nuk e di pse, po nja dy here qe kam rastisur ta shoh tek “TOP SHOW”, me eshte dukur nje njeri medioker qe i dukej vetja si me e zgjuara ne salle dhe shume here ia fuste kot.

    Po flet Zha(pi)ku per informim publiku! Me ndjeni, po s’ka b…e te qendroje.
    Indinjimi qe kjo vajze nuk u permend fare eshte legjitim, por mire thote Moza mos na dale ke MORALI se na i solli zorret ne fyt.

    P.S Shyqyr e kemi pushim sot. Whooo…whooo!

  49. Qafir Arnaut thotë:

    26 Maj 2008 @ 9:25 pm

    Kërriçë të pikëlluar….keshtu duhet te quhen te gjith ata qe mbajne zi si per njerin ashtu edhe tjetrin.

  50. krye-fare thotë:

    26 Maj 2008 @ 9:28 pm

    Ta shpjegojme edhe nje here se u beme bajat fare.Nuk eshte kritika per te ndjeret,por per menyren se si media u soll,pa pike profesionaliteti.

    Media,Tironsi e te gjith qe mendojne si ju.E kam shpjeguar me lart,ka menyra nje media shume qe te transmetoje nje ndodhi me profesionalisem duke respektuar privacine e te prekurve.Ju me duket nuk lexoni fare mor burr.

    Hidhi te lutem nje sy dy pikave qe kam parashtruar tek mesazhi im i mesiperm,lexoini,reflektoni e pastaj flisni.

    Une e mbylla me kete teme se u be bajat.

  51. hajdarmozi Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 Maj 2008 @ 9:51 pm

    Harruat pamjet makabre pa asnje etike morale te 10 Mars 2004 kur humbi jeten Admir MOJSIU djali i ish presidetit Mojsiu, ishin keto media qe tani kerkojne moral e respekt.

  52. Tironsi thotë:

    26 Maj 2008 @ 9:53 pm

    Plako, te sqarohem dhe une. Nuk po them qe Topi u soll si CNN. Por po them qe te jeni pak me te arsyeshem. Mendoni qe ajo ishte rob i mrenshem aty. Robt e shpise se saj ka shume te ngjare qe te kene kerkuar qe te mos behej publik fakti qe ajo kishte qene aty sepse dihet se ca popull gojac jemi ne. Duke gjyku se lajm perbente vdekja e atij dhe jo e asaj (sepse ne Tirane kane vdek dhjetra rob ne aksidente e nuk ia ka ni njeriu) ata nuk e bon publik. Nuk po them qe kan bo dicka te lavderueshme po mos e boni dhe ju sikur ka ndonje konspiracion te madh me e mcef te vertetn me cdo kusht. Tani ishte njeri me idera e energjik, po nuk e ka majt ndonjehere njeri per burre namuzlli, keshtu qe nuk besoj se ka qene qellimi i tyre rujtja e imazhit te tij, sepse nuk ka pas imazh per te rujt. Per me teper mos e coni muhabetin deri aty sa ta quni terr informativ se ka 101 agjensira e gazeta qe japin lajme, lajmi i te gjithve osht. keta thjesht kon menu me e trajtu keshtu. Kaq
    Sa per ekzagjerimet, keni te drejte po eshte deri diku normale qe robit te mrenshem ti bohet respekti me shume se c’e merito. Hipokrizia ne vdekje osht normale mer, mos boni dhe ju sikur eshte hera e pare qe ndodh.

  53. Cheney thotë:

    26 Maj 2008 @ 9:56 pm

    Cili eshte qellimi i ketij artikulli? Venja e nderit te E.H ne vend nepermjet riciklimit mediatik? Perse Zhaba nuk denjoi ti merrte nje interviste familjes se te ndjeres e ti jepte mundesine per tu shprehur mbi kete padrejtesi?!! Shprehja me ’shkelma bythes’ do kristalizohej ne kete rast dhe jam i sigurte se ate e ka menduar edhe Zhaba. Atehere perse te shkruash shkrime te tilla? Sulme imorale per hir te moralit…

  54. epaditur thotë:

    26 Maj 2008 @ 9:59 pm

    A mund të biem dakord që duke lënë mënjanë çështjet e komplikuara të MORALIT (a ka vërtet një të tillë sot, dhe cili është?) si dhe ato të PROFESIONALIZMIT të mediave shqiptare (nëse ato janë vetëshpallur të tilla, kush tha që e meritojnë këtë përcaktim?), ka të paktën diçka që ja vlen për të diskutuar në rastin e humbjes së jetës së Entelës dhe fshehjes mediatike të kësaj humbjeje.

    Ndoshta mund të nxjerrim (si shoqëri) ca mësime për ato vajzat e reja, naive, e të pambrojtura shqiptare, të cilat më shumë se për gjykim dhe paragjykim, kanë nevojë për edukim dhe hapje sysh. Nëse jeta e Entelës nuk mundi të linte një mbresë tek shqiptarët, atëherë mënyra sesi vdiq e sesi u trajtua kjo vdekje të shërbejnë për të paktën dy leksione për këto vajza (por dhe të tjerë):

    1) Kurrë të mos ja transferosh përgjegjësinë për sigurinë e jetës tënde një personi tjetër, sado i afërt të jetë ai për ty, nëse shikon shenja rreziku si: orar i papërshtatshëm, kushte atmosferike të rënduara, konsumim substancash të dëmshme për nisjen e makinës, shqetësime nervore apo stres, etj. etj.

    2) Pyet veten: A dua që emri dhe dinjiteti im të përflitet e masakrohet në tregun e opinionit mediatik dhe publik shqiptar? A dua që gjithcka që njerëzit do të mbajnë mend prej meje të jetë: vajzë e bukur për t’u mbajtur si pasagjere në sediljen e makinës? A nuk mund të bëhem vetë dikushi në jetë, pa pasur nevojë të jem thjesht shoqëruesja e dikujt tjetër?

    Nëse Entela ishte viktima e fundit e “vlerave” të reja të shoqërisë shqiptare “përdor-dhe-flak”, a mundemi dot që t’u hapim sytë Entelave të tjera që mund të ndodhen në rrezik?

  55. Tironsi thotë:

    26 Maj 2008 @ 9:59 pm

    O hajdarmozo, dakort mer daje. Keta te Topit lane dhe kokrren e namit me 9 Janar kur me shume kohe e rendesi i jepej theksimit te faktit se Top Channel kishte qene i pari qe kishin telefonu ata mavrinjte, sesa vet lajmit. Po kjo nuk dmth qe tani o burra t’ia mesyjme dhe ne. Te pakten mua nuk me duket se skuthlliqet qe kane bere keta me perpara, justifikojne keto te tanishmet.

  56. land thotë:

    26 Maj 2008 @ 10:06 pm

    Dakort jam me diskutimet po dhe PD e paska qelbur fare sot. Pas pak do ju postoj nje deklarate te zedhenesit te PD. Gjykojeni vete

  57. hajdarmozi Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 Maj 2008 @ 10:07 pm

    une nuk e kam fare as me kete artikull as me faktin qe u permend apo jo emri une e kam me sjelljen primitive te nje media qe aspiron te jete me e mira ne shqiperi. i veshen te gjithe me te zeza, imponuan zi per nje ngjarje komplet banale qe po te futesh dhe ne aspektet ligjore ndoshta dhe kriminale.

    Nje media qe me emisionet e veta luftonte dukuri qe sic duket i kultivonte vet.
    Per mua ketu qendron nje rrezikshmeri e larte shoqerore se ashtu sic manipuloi opinionin per kete ngjarje imagjino ca mund te beje me vone e sidomos ne nje vend si shqiperia ku niveli demokratik en arsimor eshte pertoke.
    Edhe nqs supozojme se po e perdorin ngjarjen per marketing perseri paraqet rrezikshmeri per shoqerine e brishte shqiptare.

  58. land thotë:

    26 Maj 2008 @ 10:07 pm

    PD sulmon “Top Media”-n: Edhe Al Kapone do i kishte zili

    Partia Demokratike, me anë të zëdhënësit të saj, Gerti Bogdani, nisi dje sulmet ndaj kompanisë “Top Media”. Në një deklaratë për shtyp, PD e ka krahasuar këtë kompani me klanet mafioze. “Mëngjesin e datës 23 maj 2008, vdiqën në një aksident, presidenti i “Top Media”-s, Dritan Hoxha dhe punonjësja e “Top Media”-s, 27-vjeçarja Entela Hysko. Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë iu shprehu të dyja familjeve ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin njerëzor më të lartë. Sërish, Partia Demokratike iu shpreh familjeve të të dyja viktimave ngushëllimet më të thella. Sipas John Dane, vdekja e çdo njeriu të pakëson, sepse i përket njerëzimit. Por, Partia Demokratike, si parti e fjalës së lirë, që nxori vendin nga censura dhe terri informativ më i egër komunist, e konsideron heshtjen, fshehjen apo censurën totale nga “Top Media” dhe disa simotrave të saj, të lajmit të vdekjes tragjike të bashkëpunëtores së tyre, Entela Hysko, si një akt primitiv, çnjerëzor dhe të pashembullt. Partia Demokratike iu kujton këtyre censorëve të rinj se vdekja e një njeriu në një shoqëri të lirë nuk mund të jetë kurrë sekret. Vdekjen e një njeriu mund ta mbajnë sekret vetëm diktaturat më mizore dhe shpellat e Al Kapones. Mirëpo, punonjësja e “Top Channel”-it, 27-vjeçarja Entela Hysko, nuk vdiq në Korenë e Veriut dhe as në skutat Sakra Korona Unita, por ajo vdiq në mes të bulevardit të Tiranës, së bashku me idhullin tuaj, për të cilin u veshët me të zeza, derdhët lot, hodhët me qindra karafila dhe asnjë për Entelën, që e gjallë do të derdhte ndofta lot më shumë se ju për padronin tuaj. Kishte dhe ajo një nënë, që ndofta ju kishte pritur shumë herë, një baba që nuk ishte biznesmen, por ishte emigrant. Ajo ishte një vajzë shqiptare, bashkëpunëtore e juaja, që kishte ndarë me ju festime, hidhërime dhe gëzime, ndërsa ju nuk guxuat as për së vdekuri të shqipëronit emrin e saj. Ju qofshi!”, - theksoi Bogdani në deklaratën e tij.
    “Entela bëri vetëm një gabim, që vuri këmbën në makinën e pronarit tuaj, por këtë ajo e pagoi me jetën e saj të re, kurse ju menduat se do të mund, me terrin informativ, me censurë, të mbulonit, të fshihnit vdekjen e saj. Ju, në këtë mënyrë censuruat aktin më madhor, më sublim të njeriut, censuruat lajmin më tragjik të të gjitha lajmeve, atë të vdekjes së një njeriu, censuruat lajmin e vdekjes së shoqes suaj. Ju qofshi! Zoti ju ndjeftë! Keni kryer një akt profanie të tmerrshëm, keni përdhosur kodin e vdekjes. Jo vetëm varrin, por edhe kufomën e shoqes suaj. Nga skifter të fjalës së lirë që duhet të ishit, u shndërruat në kukuvajka të zeza të mjerimit të saj. Al Kapone do t’ju kishte dekoruar me urdhrin më të lartë të sojit të tij, kurse për të gjithë ata që i thonë lirisë liri, nënës nënë, vajzës vajzë, ju që censuruat këtë lajm, keni dëshmuar me aktin tuaj barbar, çnjerëzor se jeni kulmi i censurës, Top turpi apo turp Media. Në rast se në ndërgjegjen tuaj ka mbetur qoftë edhe një grimcë njerëzore, bëhuni njerëz e kërkoni ndjese publike ish-shoqes suaj, kërkojini ndjesë familjes së saj, kërkojini ndjesë Entela Hyskos, sado që të mos e keni dashur, ajo nuk është më, kërkoni ndjesë të gjithë shqiptarëve që kanë të shenjtë lirinë e fjalës, që kanë të paprekshëm kodin e vdekjes. Zoti ju ndihmoftë!” - vijon deklarata e Bogdanit.

  59. Cheney thotë:

    26 Maj 2008 @ 10:10 pm

    “duke mos dhene lajmin e vdekjes se EH media nuk ka pase qellim te ruaje nderin eEH por te mbuloje lidhet dashurore midis ture”

    Ore qytetar, dakort 1000% por kujt i detyrohej berja publike e nje lidhjeje dashurore ne fund te fundit? I detyrohej publikut? te detyroheshin ty, mua? po ik ore pirdhuni andej..

  60. Tironsi thotë:

    26 Maj 2008 @ 10:13 pm

    Te marrte m.ti shalet o Gerti qe pranon me lexu ksi gjonash :(

  61. traummädchen thotë:

    26 Maj 2008 @ 10:18 pm

    Paska akoma njerez ne shekullin e 21 te cileve ju dukerka e arsyeshme qe media te “mbyll gojen” e te mos beje punen e vet. Cudi…
    Media duhet te funksionoje gjithandej me profesionalizem e korrektesine maksimale persa i perket percjelljes se informacionit , pavaresisht mentalitetit anadollak qe mund te kete nje pjese e konsiderueshme e shoqerise ………….

    p.s. @ epaditur : jam dakort me ato pikat 1 dhe 2 :)

  62. media thotë:

    26 Maj 2008 @ 10:20 pm

    media,

    lexoji me me vemendje disa nga pergjigjet qe tu dhane se do e gjesh pergjigjen e pyetjes tende. Ka shume menyra qe media mund te jete dhe profesionale dhe e vertete. Ne kete rast nuk ishte as njera as tjetra…

    sa per paralelizimin me 9 janarin ku thua qe atehere ishte trafik. Edhe ne kete rast para se te ishte aksident ishte nje KRIM, sepse D.H. duke ecur ne ate menyre jashte te gjitha rregullave te qarkullimit rrugor (te caktuara me ligj) shkaktoi vdekjen e nje personi tjeter. Dhe kjo nuk u permend fare nga media

    gre wireless, pyetja ime nuk ka marre asnje pergjigje nga askush. Pyetja ime ishte dhe vazhdon te jete:

    Po sikur Entela te ishte motra, ose vajza juaj apo njeriu juaj i gjakut do te kerkonit te deklarohej emri i saj publikisht ne edicionet informative te mediave ???

    Mospergjigja nga ana juaj ndaj kesaj pyetjeje qe ka disa ore qe ua kam bere tregon koeficientin e hipokrizise dhe fallcitetit qe mbartin kerkesat per berjen publike te emrit te se ndjeres.
    Pergjigjiuni fillimisht kesaj pyetjeje e pastaj kalojme edhe te menyrat qe ka media “per te pjekur mishin pa djegur hellin”.
    Pastaj le te flasim nese kishte rendesi per publikun nje emer i nje viktime te zakonshme aksidenti, nese e kerkuan familjaret e viktimave mos berjen publike te emrit te se ndjeres. Valle ai nese do ishte publikuar ai emer i asaj vajze do ndryshonte tablloja e LAJMIT? Valle do kishte ndikim ne tabllone e ngjarjes fakti nese quhej Entela apo Sherife? Apo do permbusheshin kerkesat organike te amvisave te deshperuara paraditeve te tyre boshe me pak thashetheme alla shqiptarce e alla peshk sic deshmon edhe kjo teme maratone: “eshte e bija e filanit dhe e mbesa e fistekut” ?

  63. shqipo Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 Maj 2008 @ 10:25 pm

    une sapo do thoja ate qe paska shkruar Tedi. por, si shqipo qe jemi, ngordhim per i cik thashetheme e per t’i fut hundet te punet e te tjerve.

    eshte interesante sepse deri tani ne jete kam takuar jo pak moraliste. ca prej tyre benin moral ngaqe ishin xheloze. e ca te tjere benin moral ndersa nga ana tjeter benin pikerisht ate qe denonin me llafe.

  64. Cheney thotë:

    26 Maj 2008 @ 10:27 pm

    Tironso,

    Gjysma te keqes, mire qe skane nxjerr arabelat e kryeministrise ne emer te qeverise, po edhe tja conin ambasadave pastaj si nje evidentim te vetcensurimit mediatik…

    Mekati ndjek mekatin, disa se permenden as si numer, e disa te tjere e kane bo muhabet kafeneje kete njeri qe rrezik ta ket zene lemza atje ku eshte..

  65. Tironsi thotë:

    26 Maj 2008 @ 10:31 pm

    Shif cer shprehje nam ka qit poplli jon:
    “Nuk te lejn me vdek”

  66. traummädchen thotë:

    26 Maj 2008 @ 10:32 pm

    Ca te tjere s hane pyke …mendojne se profesionalizmi i mediave = me berje publike te emrit , mbiemrit apo CV se E.H.

  67. Zana Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 Maj 2008 @ 10:37 pm

    Moza si kurre ndonje here me pare kete radhe nuk me pelqen.Sulmi qe iben Zhakut nuk ka pike klase por shume primitivitet.Si ju hodhet keshtu ne fyt mor njerez!Zhaku e ka me shoqerine e mediat e hipkrizine e tyre.Nuk thote asnje fjale e nuk gjykon se perse EH gjendej ne ate moment atje e me ke.Topi jo vetem u soll poshtersisht.Por edhe pa pike logjike ky lloj qendrimi.Tashme u muar vesh,hataja ndodhi.Kerko te administrosh situaten.Sipas meje ngjarja ka qene shume me e madhe se Topi vete.

  68. akvll-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 Maj 2008 @ 10:38 pm

    Nuk të lejn me vdekë jo e jo, po dun me t’bo dhe anti-shembull për rininë… ca të tjerë dun me i ngrejtë lapidar. I dyzuar populli ynë i varfër…por punëtor.

  69. J. thotë:

    26 Maj 2008 @ 10:40 pm

    He, e stisi PeDe-ja artikllen. Doktor Adhamudhe te koheve moderne qe i kane ne xhep fjalimet e pas vdekjes. Priteni keto dite PeSe-ne te akuzoje doc. Kukudhin per atentat ndaj D.H-es.

    Edhe rrethi vicioz i gomarllekut vazhdon, vazhdon pafundesisht.

    gre wireless, shume artikuj e shume komente e shume po abuzojne me keta qe na lane shendene. NUK ME PELQEN. Kaq.

  70. hajdarmozi Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 Maj 2008 @ 10:46 pm

    ok pra analizojme shkrimin :

    Ne Shqiperi, lajmi se dikush humb jeten si pasoje e nje aksidenti , cel edicionet, zhvillon edicionet dhe mbyll edicionet informative! Tashme kam degjuar aq shume emra shqiptaresh deformuar rrugeve e cepave te territorit te Ketij Fare Shtetit, sa nuk pershkruhet!

    me se e vertete rastis qe na zene ndonjehere buken ne gryke kur ulemi per te ngrene e ne tv hapen lajmet me kroniken e zeze.

    Ajo qe shoqeron cdo lajm te tille, eshte nga nje monument, lapidar, apo ( ne rastin e me te varferve)ndonje pllake betoni e ngjashme me ndonje faltore, NGRITUR ne vendin e hidhur te ngjarjes zeherr! Te perpira nga tufa lulesh fallso!

    jane mbushur rruget e shqiperise me lapidare heronjsh anonime, meqe ra fjala njesoj si ne amerike e kudo ne europe :)

    Te mbulosh te verteten duke bere sikur ajo nuk ka ekzistuar kurre, eshte me keq se te genjesh! Te shumezosh me Hic nje njeri eshte me keq se ta kesh vrare! Por, ndryshe nga mekatet e ndeshkueshme prej njeriut, IMORALITETI ndeshkohet vec prej FATIT. Ose, prej Zotit! Dhe, te ndeshkohesh per IMORALITET do te thote te marresh ndeshkimin me te rende qe egziston! Te derrmohet shpirti!

    nje nga arsyet e reaksionit qe pervec hipokriteve dhe te trasheve perfshiu gjithe pjesen tjeter te opinionit.

    Ka gjithmone nje arsye qe e ben median shqiptare fajtore per mos respektim te individeve qe perbejne ngjarjet e faqeve te para! Ose abuzojne me detaje rreth identitetit te tyre. Ose fshijne krejtesisht jo vetem cdo te dhene, por edhe egzistencen e individit ne kete planet!

    Rasti i deputetit te PD shembull tipik.

    keto mund ti kishte shkruajtur dhe nje kinez dhe qendrojne sot e gjithe diten.
    po te flasim me te njejten llogjike qe perdor TCH i bie qe heronj jane edhe Llukani Penari e Blendi si njerez qe ngriten nje blog dhe e kthyen ate ne nje hit te realitetit shqiptar. futja kot tani

  71. Genta Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 Maj 2008 @ 10:58 pm

    Media,

    nese Entela do te ishte motra ime, ndoshta nuk do e kerkoja te deklarohej emri i saj publikisht ne media, por media mund ta pasqyronte ngjarjen edhe pa dhene emrin e vajzes. Kjo s’eshte hera e pare qe ndodh. Pyetjes tende i jane pergjigjur dhe te tjere po ti lexosh me kujdes. Pastaj mosparaqitja e ngjarjes si ndodhi solli te kunderten, po perflitet me shume emri i Enteles se i Tanit.

    Sa per shkrimin e Zhakut me duket e kote qe vazhdoni te merreni me moralin e Zhakut sepse ne ate shkrim ajo nuk po flet per moralin e vajzes, por per mediat dhe mediat me Top-in ne krye gabuan.

  72. Tironsi thotë:

    26 Maj 2008 @ 11:02 pm

    O Hajdarmozo, e bom bajat fare po po i shkruj ne ca rrjeshta.
    Tani per mu ka qen nj i forte i talentum. Nuk e dime se si i boni leket po dime qe boni Top Channel. Shume mund te thone qe dezinformon, degjeneron etj etj. Keto ne shume raste qendrojne dhe per mua.
    Por
    1. eshte fakt qe eshte TV me avantguard qe ka Shqiperia.
    2. Ka ndiku shume ne unifikimin e shqiptareve ne kuptimin qe:
    a) ata te Kosoves, Maqedonise, Malit te Zi, Shqiperise dhe kudo neper bote qe kane saca ose internet shohin te njejtin program e kjo nuk eshte pak
    b) eshte i vetmi qe ka bere goxha emisione historike qe pak, shume pak ia kane hap syte popllit qe nuk ia ndien me lexu.
    (per keto mjafton te flasesh me nje shqiptar ne Kosove, Maqedoni etj dhe ta thote vete)
    3. Ka bere me shume se gjithe te tjeret emisione ne shqip dhe edhe filmat per femije i dublonte ne shqip. Para tij stili ishte futi i trensmetim pa perkthim fare.

    Per keto une mendoj se duhet thene te pakten qe nuk ishte thjesht nje i fort ordiner dhe se e meriton nje lavderim te vogel.
    A duhet bo hero sic e boni Topi? Jooooooo mer daje se rob ishte dhe ai, po dhe ta shash e te mos lesh llaf pa thene per te kur eshte akoma i pavarrosur nuk me duket e drejte. Ti mund te me fusesh te te trashet ose hipokritet po une kshu e mendoj plako.

  73. INA thotë:

    26 Maj 2008 @ 11:10 pm

    Zhaku e ka me shoqerine e mediat e hipkrizine e tyre.

    Jo Zana, jo Zhaku nuk e ka me shoqeine e mediat e hipokrizine e tyre. Pse nuk eshte hedhur Zhaku me perpara? S’eshte hera e pare qe media tregohet hipokrite. Zhaku hidhet se eshte mbushur mendja top se eshte feministe dhe si e tille e ndjen per detyre te flase, vetem se teprimi ne ca gjera kalon kufirin dhe Zhaku nuk del gje tjeter vec nje pseudomoraliste, kuptohet ne fushen e informacionit flasim jo ne jeten private. Te pakten keshtu e shoh une.
    Hajdarmozo, hengra te shara une qe nuk e quajta hero e gjeni D.H, po kesaj c’i thua??

  74. hajdarmozi Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 Maj 2008 @ 11:14 pm

    ok tironso ahtu eshte po te shohim tani do vazhdoje ti beje apo iku tani iken leket, se nuk besoj se do merret gruja e ti me kafen e bardhe te kafja e zeze apo jo, se si ta pret menja ty Tironso me kafe 50 lekshe si lori kafe behen dot gjith ato lek, te tjeret po shesin mallra me % me te larte fitimi e me shkalle me te gjere konsumi e nuk po dalin dot nga kredite.

    Une permenda ene 9 shkurtin nuk e di e di ti tironso apo jo ………..

  75. Tironsi thotë:

    26 Maj 2008 @ 11:20 pm

    ca o 9 shkurti se megjithmend nuk e di?
    Tani qe vdiq ky, une e kom te sigurte qe nuk do jete njesoj topi sepse do i mungojne leket sic thua ti, po ato leke ai i hudhte neper ato gjera se e kishte dhe nje fare pasioni per ate pune. Keshtu qe do i mugoje dhe perkujdesja.
    Ato emisionet e programacionin ne shqip do i shkurtojne them une, e per kete merzitem plako. Po mbase del per hajer, ku i dihet

  76. Lefti thotë:

    26 Maj 2008 @ 11:21 pm

    robt e shpise se saj ka shume te ngjare qe te kene kerkuar qe te mos behej publik fakti qe ajo kishte qene aty sepse dihet se ca popull gojac jemi ne. Duke gjyku se lajm perbente vdekja e atij dhe jo e asaj

    Tirons,

    per t’i vene pikat mbi I …

    ESHTE KOMPELET E KUNDERTA : familja ka shprehur keq ardhje pse TCH nuk e ka pasqyruar ngjarjen … dhe a do prove per kete ?

    Po ju sjell intervisten qe e Nenes se saj, dhene RD-se (meqe disa thane pse s’kishte vajtur ndonje media te intervistonte familjen e te ndjeres)

    Se mos thoni qe e mora nga RD-ja … nuk eshte koment, por interviste (degjoni vetem fjalet e familjareve, jo te gazetareve)

    =============================================================

    Familjarët e viktimës së aksidentit tragjik shprehin keqardhje për drejtuesit e “Top-Channel” që nuk shkuan për ngushëllim

    Telefonata e fundit e Entela Hyskos dhe pengu i nënës së saj, Nazimesë

    Shtëpia e Entela Hyskos, vajzës 28-vjeçare që humbi jetën para katër ditësh në aksidentin tragjik bashkë me pronarin e “Top Media”, ndodhet në katin e parë të një pallati në hyrje të Tiranës, poshtë varrezave “Dëshmorët e Kombit”. Të afërmit e saj na thonë se prindërit e saj kanë ardhur para dy vjetësh nga Skrapari dhe e kanë blerë këtë shtëpi për të jetuar bashkë me vajzën e tyre, Entelën. Dhimbja dhe pikëllimi ka përfshirë të gjithë familjarët që vazhdojnë të presin njerëz për ngushëllime. Lotët ende nuk janë tharë në sytë e nënës së saj, Nazimesë, që ende nuk e beson ikjen në botën tjetër të vajzës së saj. Ajo përkëdhel një fotografi të Entelës që e mban në prehër dhe lotët i rrjedhin papushim. Pranë ka bashkëshortin, Bariun, djalin e vetëm që ka ardhur nga Anglia ku jeton si emigrant, dhe vajzën tjetër, e cila ndodhet në Greqi me familjen e saj. Disa gra veshur me të zeza i qëndrojnë pranë për t’i lehtësuar dhimbjen. “Më iku vajza, më iku drita e syve”, flet ngadalë nëna e Entelës dhe përkëdhel portretin e saj në një kornizë të madhe. Ajo thotë se tani jeton vetëm me kujtimet e Entelës dhe të gjitha ato gjëra që ajo ka lënë në shtëpi.

    Më pas, nënë Nazimeja nis e tregon për çastet e fundit kur ishte ndarë me Entelën. “Një natë para se të më ikte përgjithmonë, kam fjetur në një shtrat me të. Burri kishte ikur në Skrapar dhe ne fjetëm bashkë nënë e bijë. Gjithë natën nuk e zinte gjumi dhe më puthte duart. Nuk e di, por sikur ndjente diçka. Në mëngjes iku në punë, si gjithmonë. Më tha se, do të vij vonë në shtëpi, sepse do të shkoj për urim në një dasmë, por t’i mos u mërzit se do të vij në shtëpi në darkë. Në drekë, Entela më mori në telefon dhe më pyet se çfarë po bëja. Unë e pyeta, a hëngre drekë, e ajo më tha se, “tani po ha atë që më përgatite ti”. Më mori në telefon edhe një herë pasdite dhe më tha mos u mërzit se do të vij në darkë. Në fakt kjo ishte dhe telefonata e fundit e Entelës dhe ishte hera e fundit që dëgjova zërin”, thotë e ëma e Entelës, Nazimeja, duke shpërthyer në të qara.

    “Pastaj nuk më mori më në telefon. Në mbrëmje unë u bëra merak, dhe mezi po prisja që të vinte në shtëpi. Të premten në mëngjes rreth orës 6:00 vjen vëllai i një shoqes së saj dhe më thotë se, Entela ka pësuar një aksident dhe është plagosur, e kanë çuar në Spitalin numër një. Dy kushërinj më morën me makinë dhe më çuan në spitalin numër një, por atje na thanë se nuk dinin gjë. Atëherë u nisëm për në Spitalin Ushtarak. Dy kushërinjtë u futën para në spital, dhe unë atëherë e ndjeva se vazjës i kishte ndodhur diçka e rëndë. Nuk mbaj mend asgjë më shumë, sepse më kishte rënë të fikët“, tregon nëna e Entelës, Nazimeja.

    Tragjedia e madhe kishte tronditur të gjithë banorët e lagjes ku banonte familja Hysko. Të gjithë njerëzit e pallatit u janë gjendur pranë, duke ndihmuar për ta përballuar dhimbjen e thellë. Ata kanë njoftuar menjëherë babain e saj që ndodhej në Skrapar, djalin që ndodhej emigrant në Angli dhe vajzën në Greqi. Të shtunën në orën 11:00, Entela është përcjellë për në banesën e fundit në varrezat e Shish Tufinës nga njerëzit e saj të afërt dhe qindra e qindra qytetarë.

    Pasioni

    Entela Hysko ka lindur më 5 korrik 1980 në Çorovodë të Skraparit. Shkollën fillore dhe 8-vjeçare i mbaroi në vendlindje. Shkollën e Mesme të Përgjithshme e mbaroi në gjimnazin “Arben Broci” në Tiranë. Ka përfunduar Fakultetin e Akademisë së Arteve për aktrim dhe më pas Specializimin për regjizurë.

    Në dhjetor të vitit 2007, Entela Hysko ka qenë e ftuar nga fotografi me famë botërore Fadil Berisha në SHBA për një album fotografik. Atje është takuar edhe me shkrimtarin e shquar shqiptar Ismail Kadare, ku ka pozuar edhe me bashkëshorten e tij, Elena Kadare. Gjithashtu, ka qenë e ftuar edhe në Itali ku ka pozuar në një nga studiot më të njohura italiane.

    “Entela ka qenë e dhënë pas artit që kur ishte e vogël, 5-vjeçe. Kishte pasion kërcimin dhe të bëhej aktore. Ajo merrte fëmijët e tjerë dhe i organizonte për koncerte imagjinare. Unë i kam qëndruar pranë gjithmonë dhe për t’ia realizuar dëshirën e dërgova në Tiranë për të mbaruar edhe shkollën e mesme.

    Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin “Arben Broci” në vitin 2000. Gjatë asaj kohe është marrë edhe me aktivitete kulturore. Më pas, vazhdoi shkollën e lartë për aktore dhe pasi e përfundoi atë, filloi specializimin për regjizore. Të dyja shkollat e larta i ka mbaruar me rezultate të shkëlqyera”, tregon nëna e saj. Ajo thotë se kur vinte në shtëpi Entela vetëm lexonte libra. “Fli, ti mami, se unë këtë punë kam”, më thoshte.

    Puna

    Nëna e saj, Nazimeja tregon se, Entela ka punuar më shumë se dhjetë vjet në “Top Albania Radio” dhe “Top-Channel”. Ajo thotë se, ka punuar me përkushtim dhe pasion në këto media, por njëkohësisht shpreh keqardhje se nuk i kanë shkuar për ngushëllim drejtuesit e këtyre mediave dhe shoqëria e punës. “Vajza ime ka punuar në “Top-Channel”, që kur ishte në shkollën e mesme, “Arben Broci” në Tiranë e deri në ditën e fundit të jetës, por ata nuk erdhën për ngushëllim”, thotë nëna e Entelës. Ajo thotë se ka pritur me shpresë se do të vinin për ngushëllim njerëzit e punës ku ajo punoi për më shumë se dhjetë vjet, por nuk ndodhi kështu. “Më ka mbetur peng se, vajza ime ka punuar për dhjetë vjet me korrektësi, bile ka qenë në poste drejtuese, por nuk u vlerësua prej tyre”, thotë nënë Nazimeja. Mbesa e saj thotë se, ka qenë për ngushëllim Arbana Osmani, drejtuesja e emisionit “Big-Brother” dhe nuk ka pushuar asnjë çast së qari.

    Nazimeja tregon se, Entela kishte në plan për të bërë një film vetë, por nuk na tregoi se çfarë filmi. “Do t’ua bëjë surprizë, më thoshte, dhe lexonte dhe shkruante deri natën vonë. Shumë dorëshkrime të saj janë aty në sirtar”, thotë ajo. Njerëzit e saj të afërt tregojnë se, Entela ka qenë anëtare e komisionit të përzgjedhjes së anëtarëve që po marrin pjesë në spektaklin “Big Brother”, që po transmetohet nga “Top-Channel”. Gjithashtu ajo ka organizuar disa spektakle në këtë televizion. “Entela ishte e dashur me të gjithë njerëzit që nga të vegjëlit e deri tek të moshuarit”, thotë nëna e saj.

  77. shqipo Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 Maj 2008 @ 11:23 pm

    te tjeret po shesin mallra me % me te larte fitimi e me shkalle me te gjere konsumi e nuk po dalin dot nga kredite.

    Me fal po… cfare tjeter konsumohet me shume se kafja ne shqiperi? uji ndoshta. ah po, edhe llafet. se robt vec neper kafe jane.

    kot po e them eee ;)

  78. akvll-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 Maj 2008 @ 11:27 pm

    Ja ku i paska shitur dhe RD-ja ca kopje të mira. Do vjell….

  79. Tironsi thotë:

    26 Maj 2008 @ 11:30 pm

    Lefto une them:

    robt e shpise se saj ka shume te ngjare qe te kene kerkuar qe te mos behej publik fakti qe ajo kishte qene aty sepse dihet se ca popull gojac jemi ne.

    kurse ti thua:

    Tirons,

    per t’i vene pikat mbi I …

    ESHTE KOMPELET E KUNDERTA : familja ka shprehur keq ardhje pse TCH nuk e ka pasqyruar ngjarjen … dhe a do prove per kete ?

    dhe per prove me sjell kete:

    “Vajza ime ka punuar në “Top-Channel”, që kur ishte në shkollën e mesme, “Arben Broci” në Tiranë e deri në ditën e fundit të jetës, por ata nuk erdhën për ngushëllim”, thotë nëna e Entelës.

    C’lidhje kane keto mer plak? Ajo thote pse nuk me erdhen ne ngushellim jo pse nuk dhane lajmin.

  80. Tironsi thotë:

    26 Maj 2008 @ 11:33 pm

    Edhe vete RD-ja thote:
    Familjarët e viktimës së aksidentit tragjik shprehin keqardhje për drejtuesit e “Top-Channel” që nuk shkuan për ngushëllim

    Amon mer jo kshu…

  81. hajdarmozi Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 Maj 2008 @ 11:36 pm

    o shqipo uji e ka koston 10l per shishe ndersa lori kafe megjithese eshte surrogato nuk besoj se e merrte pa leke qe ta shiste ne shqiperi per 50 lek.

  82. hajdarmozi Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 Maj 2008 @ 11:46 pm

    o tempore o mores, kudo ne bote gazetaret ngrihe ne protesta ndaj pronareve te tyre dhe solidarizohen me koleget e tyre , ndersa me lakejte e shqiperise ndodh e kunderta.

  83. gre_wireless Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 Maj 2008 @ 11:49 pm

    shpresoj shume qe disa t’i evitojne shprehje dhe vleresime si ” keshtu jemi ne shqiptaret”, ” u mor vesh se si e kane shqiptaret” dhe derivate te ketyre fjalive se eshte ofenduese per ata qe i shkruajne dhe acaruese per ne qe i lexojme…

    nuk e kisha idene kush ishte D.H. derisa lexova qe kishte vdekur. Ne fillim mora vesh presidenti i Top’it dhe kot hyra tek tema e meparshme dhe duke pare reagimin e medias dhe komentet ketu mendoj se ka shume per tu diskutuar. Jam matur disa here dhe i kam nisur shkrimet, pastaj i kam lene ne mes pastaj per respektin ndaj te vdekurve, po keto qe po flasim nuk kane te bejne me te vdekurit, por me fenomene qe shqetesojne ne te gjallet.

    media,
    ti me tere mend nuk i lexon cfare shkruhet ketu. Familja e saj ndoshta nuk do te kishte dashur fare qe vajza te njihej kurre me D.H. Ndoshta familja do te donte qe ajo te kishte vazhduar edhe dy shkolla te tjera, apo te ishte martuar dhe te kishte patur dhe niper dhe mbesa. Por, E.H. ishte ajo qe ishte dhe familja nuk e mohoi. Keshtu si thua ti, dhe familja te bente sikur nuk dinte gje pastaj. Familja e ka hapur mortin edhe per te dhe ndoshta do te ishte me lehte dhe per ta nese lajmi do te ishte thene me ndyshe. Psh, ata punonin bashke dhe po ktheheshin nga puna. Apo thjesht inicialet dhe njerezit qe do ta dinin do te heshtnin. Por mendo te afermit, vjen lajmi qe vdiq e mjera… pyetja e pare do te jete “si vdiq?”…

    D.H. ishte presidenti i nje medie qe mendoj se Tironsi e pershkruan shume bukur:

    “1. eshte fakt qe eshte TV me avantguard qe ka Shqiperia.
    2. Ka ndiku shume ne unifikimin e shqiptareve ne kuptimin qe:
    a) ata te Kosoves, Maqedonise, Malit te Zi, Shqiperise dhe kudo neper bote qe kane saca ose internet shohin te njejtin program e kjo nuk eshte pak
    b) eshte i vetmi qe ka bere goxha emisione historike qe pak, shume pak ia kane hap syte popllit qe nuk ia ndien me lexu.
    (per keto mjafton te flasesh me nje shqiptar ne Kosove, Maqedoni etj dhe ta thote vete)
    3. Ka bere me shume se gjithe te tjeret emisione ne shqip dhe edhe filmat per femije i dublonte ne shqip. Para tij stili ishte futi i trensmetim pa perkthim fare.”

    nga ana tjeter menyra se si i ka bere parate, apo sa i pergjegjshem ishte, apo si vdiq i ben shume njerez qe te mos e lakmojne nje jete te tille. Nuk eshte thjesht pune normash, por eshte menyra ndoshta e vetme se si mund te funksionoje nje shoqeri ne kete shekull qe po flasim.

    gjithashtu ka shume per te diskutuar edhe per zgjedhjet qe ka bere E.H. gjate jetes se saj… psh, pika 1) e “epaditur”. … po e citoj:

    ” 1) Kurrë të mos ja transferosh përgjegjësinë për sigurinë e jetës tënde një personi tjetër, sado i afërt të jetë ai për ty, nëse shikon shenja rreziku si: orar i papërshtatshëm, kushte atmosferike të rënduara, konsumim substancash të dëmshme për nisjen e makinës, shqetësime nervore apo stres, etj. etj.”

    shpresoj te jemi kuptuar

  84. Cheney thotë:

    26 Maj 2008 @ 11:51 pm

    Ja ulet vleren fare llogaritarllekut..

    Eehh nena shkrete..

    O lefti, o vampire!! C’fare kerkon te tregosh ne kete pike?

  85. Tironsi thotë:

    27 Maj 2008 @ 12:03 am

    Cheno, pse mer cuce osht Lefi ee? Apo te ka shku dora kot te e-ja?
    Hajdarmozo, amon ca osht 9 shkurti se ma bone fiksim?

  86. hajdarmozi Shkruaji mesazh privat thotë:

    27 Maj 2008 @ 12:20 am

    9 shkurt 2004 kur u mbyt gomonja ne vl, tironso histori e gjate me gangstere, ngjan si film, po leje fare

  87. Tironsi thotë:

    27 Maj 2008 @ 12:32 am

    ishte janar plako. Na cmene me keto flamurat :D

  88. olsib Shkruaji mesazh privat thotë:

    27 Maj 2008 @ 12:36 am

    Zhaku: Beni si them une, por mos beni si bej une!

  89. Cheney thotë:

    27 Maj 2008 @ 12:40 am

    Une lexoj e shkruj shpejt e shpejt ne peshk, shpesh ne mbledhje dhe tavolina pune qe me hane pervec se shpirtin edhe trecerekune e dites :D boj edhe gabime, shume fare bile aq sa vje nje far ARi dhe me ve note!! po ket rradh shof qe s’paskam gabuar hic!! :D

  90. Dori Shkruaji mesazh privat thotë:

    27 Maj 2008 @ 1:09 am

    Prapë temë për këtë?? Kush i lexon/shkruan tërë këto komente?

    P.S. Kërkoj ndjesë për komentin tim :)

  91. olsib Shkruaji mesazh privat thotë:

    27 Maj 2008 @ 1:50 am

    Dori thotë:
    27 Maj 2008 @ 1:09 am
    P.S. Kërkoj ndjesë për komentin tim

    Teper vone! ;-)
    ___

    Nqs. kishte nje menyre me te keqe se si rrethi i ngushte i te ndjerit Hoxha do te menaxhonte kete histori… Ja! Kjo ishte!

    Dinjiteti… dhe fisnikeria eshte bere gje e rradhe ne ditet e sotme!

    Me falni po me cfare fytyre do t’i denoncoje Fiksi te paberat e politikes e shoqerise shqiptare ne mes te darkes para deshmitareve te “krimit”?!

    Me cfare fytyre do te flasin gjithe ata kolege qe i njihnin te dy viktimat jo vetem me publikun, por edhe me njeri-tjetrin?!

    Nje hije e rende dhe e erret vertitet mbi Top Media-n. Dhe eshte shpirti i asaj goce qe ishte sic ishte… e mire a e keqe… kerkon drejtesi! Kerkon emer dhe mbiemer, daten dhe vendin e vdekjes!

    E ne mos drejtesi, te pakten nje “Ju kerkojme te falur!”

    Turp! Turp! Turp, Top Media-s!

    Dhe prape me vjen te mendoj… por me cfare fytyre do te shihen ne pasqyre pas zgjimit te mengjesit dhe pas makthit te nates?! A do te kete nje dite te vetme qe nuk do te mendojne per ate qe i kane bere kesaj goce!

    E vrare dy here! Dhe jo vetem ajo, por edhe Dritani. Gjithe ajo pune e pasion e atij cuni… te mbyllet me kete ndjenje faji?! Te mbulohet me kete hije dyshimi?! E pse?!

    Une besoj se e gjithe kjo s’eshte vecse nje reagim i nxituar ne panik e siper. Njerez jemi! Te vdes shoku, vellai, njeriu me te cilin je rritur e ke ndertuar dicka te bukur! Edhe njerez me te forte e me te pjekur do te benin gabime te tilla te marre nga ajo perzjerje pabesimi ndaj asaj qe ka ndodhur, dhimbjeje e sikleti!

    Te mos pritet me tej! Sa me shpejt dhe pa fare hezitim te dalin para atij publiku qe i kane fituar zemren e t’i thone se kush tjeter vdiq ate nate te mallkuar bashke me Tanin! Kush ishte? Sa vjec ishte? Cfare fytyre kishte? Etj… T’i kerkojne te falur publikut! T’i shpjegojne qarte perse nuk e thane me pare! T’i kerkojne falje familjes te te ndjeres.

    Eshte veprimi me i mire qe do te mund te benin. Po pse?! Fundja cfare ishte ajo vajze? E punesuar e Top Media-s! Ishte e dashur?! Edhe?! Edhe Bill Klintoni vajti me stazhjeren dhe beri c’beri doli para miliona amerikaneve dhe i tregoi te verteten!

    Keto jane gjera te ndodhin! Ne momentin qe ti je i sinqerte dhe ja thua njerezve se si ishin punet… pergjegjesia bie mbi ata qe do te benin gjyqe publike sepse do te benin nje pune qe s’u perket atyre, por vetem Zotit.

    Shqiptaret nuk jane aq bigote sa duken! I kuptojne punet!

    E verteta te liron! E verteta te shpeton! E verteta eshte ajer… jete!

    T’i bejne drejtesi se pari vajzes, Tanit, vetes dhe te gjithe ne te tjereve.

    Dhe prape… sa per Zhak mor(h)alisten qe i jane errur syte e kerkon te beje drejtesi duke peshtyre mbi vdekjen… qe ben moral e nuk jep shembull… Bashke me ato 6000 mije kubike te kuq, u shpartalluan edhe dy jetet e njerezve qe ishin siper.

    Papergjegjshmeria?! …po nuk je ti qe i gjykon keto gjera mi Zhak! Ne bote shuhen neper rruge kush e di se sa jete njerezish per sekonde! Eshte fatkeqesi dhe pike!

    Me te vertete ngushellime te sinqerta nga zemra per te ndjeren Hyska!

    Me kete ngjarje u njoha vetem sot ne detaj dhe me preku shume!

  92. shefi kuadrit thotë:

    27 Maj 2008 @ 2:04 am

    Mire qe vdiq njehere kjo Entela e shkrete po vdekjen e dyte ja bene kanibalet e RD me shkrimet e tyre tere ligesi njerezore dhe me ca tipa neverites si Gert Bogdani qe te urdheruar nga partia e tyre per qellime politike vjellin vrer mbi cdo moral njerezor per te perfituar politikisht. Ju shofte emri o zuzare qe nuk njihni asnje kufi moral o hijena te qelbura.
    Dhe ti o Zhaku kolopucja qe na paske vendosur te na behesh feministe, mos merr persiper shkrime qe as ke aftesi ti besh dhe as ke moralin e duhur per ti percjellur bindshem tek te tjeret.

  93. Qafir Arnaut thotë:

    27 Maj 2008 @ 6:18 am

    Uo po ju thom une qe Bari Hysko duhet te hedhe ne gjyq personin juridik Tan Hoxha per ‘wrongful death’. Pastaj bejme llogje ne ketu.

  94. deshperim thotë:

    27 Maj 2008 @ 8:34 am

    Deshperim i thelle me ka kapur.Cfare beni o njerez?Si mund te pranohet qendrimi i Top-Channel kundrejt kesaj njgarjeje?
    Me deshiren e madhe per te besuar se ne Shqiperi po fryn nje “Ere” e re,se kete po e perkrah edhe kjo “top” MEDIA he…?Cila ? Kjo qe po lan trurin njerezve duke krijuar vetem mendimin se po na servir te verteten qe ne shqiptaret e kemi pritur me kaq shume por qe ne te vertete po jeton me paret tona duke mos na dhene sherbimin qe na ka premtuar kur e kemi blere karten e digitalbit?
    Nje teleshikues i thjeshte si une ,me shume mall per Atdheun,shihja me endje cdo lajm qe vjen prej andej pikerisht te ky stacion telviziv, e kam paguar qe ta shoh,me paret e djerses se ndershme,i zhgenjyer plotesisht per programet e diteve te fundit te topit,per zine e imponuar prej tij,i cili ligjerisht eshte i detyruar te vazhdoje normal programet qe klienti i ka paguar(cdo minute)me deshperim te thelle them: nuk ja vlen me.Jo nuk ja vlen me te shoh kete stacion,apo te tjera stacione qe na vjedhin dhe nuk na japin mallin e premtuar.Me paret tona ky”gjeniu” i topit na bente koleksion makinash lluksoze apo femrash( te pakten gruan dhe dashnoren) topi, me imoral se ai na imponon keqardhje?Nje burre qe nuk e di si e krijoi ate imperium,dhe as qe dua ta di por qe kuptohet se aty vetem fjala ndershmeri nuk ka vend sidomos ne lidhje me familjen e tij ,qe tani e humbi ate per fat te keq na del kaq gjeni?Me shume keqardhe edhe per vajzen qe vdiq bashke me te per hir te se vertetes duhet thene se edhe ajo nuk kishte zgjedhur rrugen e drejte per te bere nje jete te mire,po nejse,secili e di vete sec ben dhe i mban pastaj vete konseguencat e bemave te veta.Gjithesesi ishte aq e re dhe gjynah qe humbi ashtu.LE TE MESOJNE NGA KY SHEMBULL VAJZAT SHQIPETARE !
    Jeta eshte me e shtrenjte se nje makine lluksoze apo nje vile e falur nga dikush.Mos e shisni rinine tuaj kaq lire,jepini chance prinderve tju gezojne sa te jene gjalle.DHE dua tju them juve te gjitheve qe jeni me zemer shqipetare mos e harroni zakonin e shqipetarit pikerisht ate te te menduarit me zemer!DUAJENI NJERI TJETRIN SE URREJTES KEMI MJAFTUESHEM NE KETE BOTE ! JU PRIFTE E MBARA!

  95. globalist thotë:

    27 Maj 2008 @ 8:37 am

    Pse perqendroheni te pyetja nese familja nuk ka dashur te informohet publiku per vajzen e tyre. Kjo eshte e denje per nje shoqeri mizerje si e jona. Po te drejten e nje individi se merrni parasysh. Familja mund te kete 100 arsye qe te fshihet e verteta ne nje vend si Shqiperia por e drejta njerzore e nje individi qe vdes nuk trashegohet tek familja. Ka pasur edhe familje te cilat pas pagesave marramendse kane terhequr denoncimet dhe deshmite per vrasjen e femijve te tyre.
    Ajo vdiq, ajo u shua atje dhe eshte detyrim i cdo Medie te lajmeroi publikun per humbjen e nje jete njeriu.
    Une ose ju mund te na ndodhi dicka neser dhe do jete ne dore te topit a ka interes per topin te dali ne lajme ose jo.

  96. hunter thotë:

    27 Maj 2008 @ 8:53 am

    Oho çar behet ketu! Po kjo e shkreta, Entela Hysko, jo vetem qe e njihnin por e kishin kolege pune.Car palaçosh qe jane. Sa te neveritshem keto te Top-Channel mor. Papergjegjshmeria e pronarit te tyre mori ne qafe nje person te pafajshem dhe keto heshtin. Entela Hysko paska vite ne Top Channel. Te gjithe e njihnin, pershendeteshin me te ne mengjes, pinin kafe e pershendeteshin ne darke.

    Cheney thotë:
    26 Maj 2008 @ 11:51 pm
    Ja ulet vleren fare llogaritarllekut..

    Eehh nena shkrete..

    O lefti, o vampire!! C’fare kerkon te tregosh ne kete pike?

    Vampir je ti o chenney dhe shoket e tu qe ne emer te partise i bie hashi nje personi. Ato si puna ne jote, gjate komunizmit spiunonin komshine me te cilin pinin kafe deri dje, vetem per te marrur autorizimin per lavatrice. Te rrofte top çengeli e moraliteti qe shesin!

    E kupton ca behet ketu? Kushedi sa here kane dalur bashke per nje kafe, kane diskutuar per motin, per problemet e tyre, kane qeshur e kane qare bashke. E pastaj kur vdiq, as emrin nuk ja permendin. Me paturpesine me te madhe top çengeli, per te ruajtur medemek emrin e idhullit te tyre, bejne sikur as nuk e njihnin ate qe deri dje e quanin kolege, ate qe e kishin shoqe. Vetem njera e Top Channel i ka vajte per vizite se emes. Te tjeret hic, i kane vene vize siper. Sa te neveritshem..

  97. Adam thotë:

    27 Maj 2008 @ 10:01 am

    Bashkeatdhetar.Mos mendoni se rraca jone e ka respektin si ndjenje,jo
    ne e kemi cdo gje hipokrizi.Nga e shoqja DH qe e dinte qe burri kishte
    dashnore,nga punonjesit e Top_media qe hodhen karafila dhe qanin e
    benin per te ruajtur vendin e punes,nga politikanet qe ju pelqen te duken
    para kamerave human etj.Mos u habiteni ,kjo bote eshte hipokrizi.por duhet ta jetojme ne po mundesi per ta ndryshuar.

  98. deshperim thotë:

    27 Maj 2008 @ 10:58 am

    Hallo Adam! E di, edhe une ashtu si ti konstatoj me shume keqardhje hipokrizine qe ka mberthyer shoqerine shqiptare SI TE ISHTE NJE TREND MODE QE DUAN TA NDJEKN TE GJITHE?A thua te jete e vertete? E KONSTATOJ DHE PERSERI NUK DUA TA BESOJ; NUK DUA VERTET;me dhemb ne shpirt,kur shoh nje imoralitet pothuajse me statusin e qytetarise qe po vihet re ne nje pjese te mire te rinise.Pyetje: kujt ja con kjo gje ujin ne mulli? Nuk e di pergjigjen(ate te verteten) POR NJE GJE E DI ME SIGURI-kjo i sherben cdo dashakeqesi te shqiptareve dhe kurresesi neve ,vendit te “Shqiponjave ” sic e themi ne shpesh me mburrje,kur u tregojme femijve per atdheun tone.Por po ashtu i duam ti kemi edhe njerezit e ketij atdheu per te cilin GJergj KASTRIOTI NA JEP TE DREJTEN TE JEMI KRENAR:

  99. Adam thotë:

    27 Maj 2008 @ 11:45 am

    Pershendetje Deshperim,se pari deshiroj qe te nderosh emerin nga desperate to HOPE sepse edhe deshperimi do na duhej ti japim fund jetes.Se dyti,nenuk kemi cfare tju themi femijeve pervec se jemi shqiptare.Eshte pak te mburremi me Gj Kastrotin,nane Terezen eshte shume pak.Jemi shume larg i te qenit bashkohore.Kete une e verej ketu ne Londer.Te pa organizum te pa afte per tu integruar ne shoqerin Angleze,bajme pune te rendomta shumica ne ndertim ,lavazhe etj.Paraqesim kulture orienti si mburrje thashetheme ngacmime etj.Psh gruaja me thote qe vetem shqifolesit me ngacmojne rruges.Keto jane tregues te primitivizmit ,pamvarsisht qe jetojme ne Europe.Kete e shikojme te mburrjes qe bejne mediave duke i quajtur deri heroj pronaret.

  100. Lefti thotë:

    27 Maj 2008 @ 11:48 am

    C’lidhje kane keto mer plak ? Ajo thote pse nuk me erdhen ne ngushellim jo pse nuk dhane lajmin

    Pra, nese familja e saj nuk do te donte qe emri i saj te behej publik, ajo do ta bente te ditur kete gje; perkundrazi, familjaret e saj pranuan edhe intrevistat edhe ngushellimet nga politikane (Ylli Pango dhe Marieta Zaçe).

    Pra, nuk kane qene ata o Tirons, qe i kane thene TOPIT te mos beje drite mbi ngjarje … pse ngulni kembe kot ?

    Prova tjeter ?

    Shkon edhe ti tek YOUTUBE per te pare videon e vene online me foto te Enleles, (eshte pare mbi 2500 here) dhe fotot shoqerohen me kengen “Its too late for apologize) - lidhja e kenges me ngjarjen eshte se per familjen e Enteles eshte “too late” per falje tani nga TCH per menyren sesi e trajtoi ngjarjen, sepse e lane komplet ne harrese kolegen e tyre.

  101. sui Shkruaji mesazh privat thotë:

    27 Maj 2008 @ 11:53 am

    Me vjen mire qe shikoj se shume nga peshqit ketu jane indinjuar po aq sa une per mospermendjen e personit tjeter qe humbi jeten tragjikisht ne aksident. E kam njohur personalisht Entela Hyskon. Nuk ishte punonjese e TCH, nuk ishte nje nga dashnoret e radhes, nuk ishte bashkeshortja e Tij, por ishte njeriu per te cilin Dritan Hoxha mendoi ne momentet e fundit te jetes, kur u shpreh: kini kujdes vajzen- duke menduar se vete shpetoi…
    KJo pra ishte Entela, as me e mire, as me e keqe se ndonje vajze tjeter shqiptare, por njeriu i zemres se Dritan Hoxhes per vite me radhe. Ju lutem, le t’i shmangim komentet e teperta, dhe urojme qe shpirtrat e tyre te prehen ne paqe!

  102. Lefti thotë:

    27 Maj 2008 @ 11:55 am

    Ja çfare shkrun nje komentues i videos ne fjale :

    forcalbania (1 day ago) :

    Rrofsh o çun per kete video !

    Media ne Shqiperi po shnderrohet ne perandori, siç thone disa, dhe kjo eshte nje e keqe e madhe per te gjithe njerezit e thjeshte, te cilet syte i kane nga mediat (perderisa jane te zhgenjyer nga politika).

    Por kur keto media genjejne e mashtrojne ne kete far’ fejé, eshte e patolerueshme, sepse bejet fjale per jeten e nje njeriu … s’duhet te kaloje ne harrese.

    Ngushellime te DYJA familjeve ! edhe pse per familjen e Enteles “is to late for apologize” nga mediat

    Ja dhe pergjigja e postuesit te videos :

    w2×2x2 (1 day ago) :

    Ashtu eshte po me be
    Ashtu eshte po me ben pershtypje se je i vetmi person se kuptovi lidhjen e kenges me ate te kuptimit te videos flm

  103. Iris thotë:

    27 Maj 2008 @ 12:06 pm

    Ne temen qe flitej per aksidentin shume me flamuj shqiptare u hodhen te mbronin “nderin” e atij qe vdiq, sepse (sipas tyre) zilia s’po linte njerezit ta shikonin per “heroin” qe ai ne te vertete ishte. Ne mes tyre me duket normale qe ka punonjes te Top Medias te cilet kane ndjere me nga afer kete humbje (arsyet s’me interesojne dhe s’po bej hipoteza se s’do jene shume pozitive). Pse asnje nga keta kolege te dashur dhe te mire (mbi te gjitha jo ziliqare po te gezuar per suksesin e tjetrit) s’ka shkruar per kolegen e tyre ketu??? Jam kurioze te di si e justifikojne qe s’u beri pershtypje vdekja e saj aq sa te kalohej si e pavlefshme nje jete, per hir te lartesimit te jetes se dikujt tjeter. Fakti qe as ne anonimitet nuk e bejne eshte akoma me deshperues.

  104. da vinci thotë:

    27 Maj 2008 @ 12:24 pm

    “Mediat po shnderrohen ne perandori”.Ne cilin vend te botes mediat nuk jane te tilla? cfare duhet te jene mediat sipas jush, zeri i popullit?
    shumica e komentuesve , shumica e atyre qe ‘zemrohen per heshtjen e medias , ose gabimin e medias ne heshtjen prballe vdekjes se enteles, asgje nuk po tregojne vecse vogelsine e tyre. se sa ne gjak e kane thashethellekun. Le me pastaj kur sulmojne edhe peshkun pervec Top Chanel.Si e permenden si nuk e permenden humbjen e enteles mediat, njesoj thashethemet do te beheshin.Dhe nuk eshte se jeni kaq human, se ju vjen kaq keq per jeten e tjetres, se dashkeni drejtesi (dretesia shtrembeohet sa here e kerkojne e perflasin njerez si ju) por krejt qellimi eshte se nuk duroni dot se edhe pse jeta e njerit eshte e barabarte me jeten e tjetrit vetem ne castin kur humbasin ato, dritani kishte e krijoji vlera me shume se te gjithe ju vec e vec ose te marre se bashku. Ju nuk e duroni fuqine e medias ne pergjithesi. meqe jeni kaq te pezmatuar, kush ju ka penguar ju te beheni media-xhinj? Jo cdo thashethemexhi mund te jete edhe dicka tjeter. sepse mbarohet koha juaj duke u marre me thashetheme.
    cfare te thoshin mediat? Se me dritanin qe edhe nje vajze qe bashkevdiqen. Mendoni per nje sekond se e thane mediat kete qe gjoja po kerkoni ju. cfare do te komentoshit ju? he e shikoni Dritani paska qene me nje kurve , po ajo debilja c’deshi me nje burre te martuar. media me siguri i njeh lehesit si puna juaj dhe me siguri e di media se si heshti si nuk heshti , lehesit do bejne punen e tyre. Si ka mundesi qe nuk keni pune tjeter me te dobishme per te bere?
    le me pastaj kur niveli juaj kerkon nje media me te mire.tamam tamam po kerkoni nje media qe te beje si i thoni ju dhe per me teper te mos jete perandori. Sa qesharake. Ju shkruani dy rrjeshta te ndyre ne nje web si ky i peshkut ( e qe duhet te jeni mirnjohes per peshkun qe iu jep shansin te derdhni vrerin ) dhe genjeni veten se mund ti jepni mend jo vetem peshkut pa uje , por gjithe medias e masmedias. E kush? ca funderrina qe vdiskan per njeriun , per moralin… Pf.
    Nga te gjitha temat dhe rubrikat qe jane te hapura ketu ke peshku, me te vizituarat e me te komentuarat jane pikerisht keto , ku preket cenohet (”mbrohet”) gjykojhet e perflitet jeta(personale) e tjetrit. ne fund te fundit edhe vdekja eshte personale, madje shume personale. Pse duhet e pse u dashka t’i behet me patjeter publike edhe vdekja enteles qe e dashkeni edhe me shume se e deshi dritani????A thu?

  105. da vinci thotë:

    27 Maj 2008 @ 12:32 pm

    Nje pyetje do te kisha dashte me i ba “heroines” autores se shkrimit ne krye 9se per dreq nuk ia mbakam mend emrin edhe pse e lexova para dy minutash(pf c’emer qe nuk rri ne kujtesen time qofte edhe nje minut mbasi i kam hequr syte prej tij)
    mendo e dashur(autore) per nje sekond , sikur (qofte larg) te vdesesh ne nje aksident me te dashurine tend te martuar, ose ti e martuar te vdesesh ne aksident me te dashurin tend beqar. a do te doje ta pubklikojne vdekjen tende (personale)???? Dhe u pa puna te gjitha femrat qe e kane ndare mendjen te dashurojne (sepse ne shqiperi akoma thuhet dashuri e ligjshme dashuri e paligjshme,nderkohe qe dashuria nuk njeh ligj ajo eshte ligj ne vetevete) te fillojne te shkruajne “amanetin” qe nese vdekja i ze ne nje askident ku mund te jene me dashnoret e tyre , ta bejne ose mos ta bejne publike vdekjen e tyre. Se perndryshe do batalloset 3 cereku i dynjase duke u marre me te “drejten” e vdekjes tuaj.

  106. hunter thotë:

    27 Maj 2008 @ 12:40 pm

    sui thotë:
    27 Maj 2008 @ 11:53 am
    Ju lutem, le t’i shmangim komentet e teperta, dhe urojme qe shpirtrat e tyre te prehen ne paqe!

    Duke filluar nga ti ne rradhe te pare!
    Si eshte kjo pune? Kur Top-Cengeli pershkruan me hiperbola fantastike nje person te papergjegjshem qe mori ne qafe jeten e nje personi tjeter (pa i permendur fare emrin ketij te fundit), ne duhet te rrijme urte?
    Apo kur mundohet te na mallengjesh kur thua se …..“Dritan Hoxha mendoi ne momentet e fundit te jetes, kur u shpreh: kini kujdes vajzen- duke menduar se vete shpetoi”. Na kepute shpirtin. Eshte e njejta hipokrizi qe tregon Top Cengeli kur thur lavde punedhenesit te tyre dhe mohon ekzistencen e koleges te tyre. Meqe E. Hysko paska pasur kaq shume rendesi per te ne gjithe keto vite, ai vete e ben 4 kalamaj me nje tjeter. Meqe je thur edhe nje poezi dashurie, nderkohe qe asaj te shkretes i mbin bari te koka.
    Jeta personale e D.H. nuk me intereson fare. Me trishton vdekja e nje njeriu te pafajshem, me trishton fshirja e emrit te saj nga kronikat, me trishton qe persona te felliqur thurin “osana” nje personi qe nuk meriton.

  107. sui Shkruaji mesazh privat thotë:

    27 Maj 2008 @ 12:44 pm

    Meqe E. Hysko paska pasur kaq shume rendesi per te ne gjithe keto vite, ai vete e ben 4 kalamaj me nje tjeter. Meqe je thur edhe nje poezi dashurie, nderkohe qe asaj te shkretes i mbin bari te koka.
    Jeta personale e D.H. nuk me intereson fare.

    hunter, shiko pak se je ne kontradikte me veten!

  108. hunter thotë:

    27 Maj 2008 @ 12:50 pm

    P.S. Lefti te ai linku ne Youtube duhen vene adresat e kontaktit me Top-Cengelin. Ato qe e shohin mund ti shkruajne lirisht nje e-mail cfare mendojne per gazetarucet e Top-Cengelit!
    Ja disa:
    info@top-channel.tv
    shqip@top-channel.tv
    fiksfare@top-channel.tv
    marketing@top-channel.tv
    portokalli@top-channel.tv

  109. hunter thotë:

    27 Maj 2008 @ 12:57 pm

    hunter, shiko pak se je ne kontradikte me veten!

    Fakti qe nuk me intereson, nuk do te thote qe nuk jam ne gjendje te gjykoj. As kam nder mend ti tregoj ndokujt si te jetojne jeten e tij. Me gjej nje shkrim ku e kam bere.

    Komenti im ….Meqe E. Hysko paska pasur kaq shume rendesi per te ne gjithe keto vite, ai vete e ben 4 kalamaj me nje tjeter kishte te bente me