Moonlight Drive

drite-hene.jpg

Gjithmone e kisha imagjinuar plot fantazi nje moment te tille dhe ja, tani po e jetoja. Ajo ishte para meje. Une pas. I shihja prapanicen e lezetshme, pak te mbledhur e dobesuar qe nga hera a fundit. Ngjitej me nje spotivitet te plogesht. Shkembi ishte tere rremba e gremca grrices qe po me pelqenin shume. Ndihem egersire kur zhgerryhem neper shkembinj. Me transmetojne forcen e tyre, ashpersine, me grricin kembe e duar duke me treguar sa I dobet jam e me se duhet te matem per tu ndier gjalle. Arritem ne piken tone. Nga aty do hidhemi ne det. Eshte e rrezikshme. Mund te thyesh qafen me kuptimin e vertete. Ishte shume lart. Ajo s’donte t’ia dinte. Nuk i behej vone per asgje. Une e dashuroja ate trup te bukur. Cdo skute te tij qe kisha eksploruar jo me larg se nje nate me pare. Une e dashuroja. Ajo kishte tjeter raport me trupin e saj. Ajo e respektonte dhe urrente. E respektonte sepse I pergjigjej me se miri cdo komande te saj, dhe e urrente se ne te ishte vendosur shtruar nje mase tjeter, nga nje bote e erret, nga nje dimension paralel, nga ferri. De ajo mase e huaj donte ta hante ate trup. Dhe trupi i saj e kishte bujtur te huajin armiqsor dhe nuk po e hiqte dot qafe tani. une isha nje nga te paktet qe e dija per tumorin. Ishte ne kurim e siper. As familjaret nuk e dinin.
Kishim kohe qe njiheshim. Nje njohje fare rastesore neper ca kanale shume te reja kontaktesh. Ishim njohur. Ishim shkeputur. Dhe ishim rikerkuar pas shume kohesh. Nuk kishim ndonje lloj raporti pas asaj johjeje te rastesishme, po u kerkuam pas ca kohesh, pa e kuptuar asnjeri pse. Ishte njohje e cuditshme, pa u zgjatur shume. Po une nuk dija pothuajse asgje per te. Raporti yne nuk ishte aspak social, nuk dija asgje per familjen, shoqerine. Shume pak per punen e saj. Asgje per te kaluaren. As mbiemrin nuk ia dija. I dija vetem emrin. Nje emer te pafe. Ashtu dhe ajo per mua.
Kishim nje nga raportet me te vecanta qe egzistonin midis njerezve. I ishim dhene njeri tetrit pa pergjegjesi. Thjesht, te lire. Ne cdo plan. Perqendruar vetem ne botet tona shpirterore. Dhe fizike. Secili nga ne te dy kishte nje jete te tijen per te cilen tjetri nuk dinte asgje. Dhe as qe na interesonte. Ne donim vetem universin perceptues te tjetrit. Dhe ate fizik. Nuk ishte vetem seks. As miqesi. Fjale e plote do ishte dashuri e lire. Pa pyetje. Pa kerkesa. Merr c’te japin. Merr c’te mundesh. Mos kerko. Keto I perserisja vetes kur kisha te beja me te dhe me pushtonte egoizmi dhe xhelozia.. Dhe ma do mendja qe edhe ajo bente te njejten gje. Ishte njeri I forte. Mundohej te behej e pashpirt, po ishte zemerembel. Dhe tani semundja e kishte bere shume te paqendrueshem humorin. Qeshte pak. Dhe une mundohesha tere kohes ta beja per te qeshur. Po humori me dilte me sforcim, si dicka e deturuar. Ndaj, kisha hequr dore. I shkoja pas ne c’me kerkonte. Isha gati per cdo papergjegjshmeri. Ne ate moment po rrezikoja jeten me te, duke shkelmuar tere te mirat dhe pergjegjsite shoqerore qe kisha.
Me pa ne sy.
Gati? - Me tha. Ishin rreth 15 metra lartesi.
E sigurt…? Do thyejme qafen.
Fillove ti? - Me pa me inat. - He, do besh me si qaraman apo si…
Ne rregull. Hidhemi. Me koke e? Mos provo te hidhesh me kembe se … (e mengova mire, ne njejes apo shumes vazhdimin e fjalise. Duhej te ishe diplomat keto kohe me te.) …do ngulemi ne rere e do vdesim. Madje po te vdesim gjysma e se keqes. Do ngelim sakate. I thashe.
Mire. Gati?
Gati.
Po me perpelitej zemra si qen. Ia dhame nje ulerime te njezeshme dhe fluturuam nga shkembi me koke drejt e ne det. Ishte nje shkarkim I tmerrshem. Nje ndjesi e larte. Po mendoja se isha piter pani. Vetem ai mund te bente nje aventure te tille. Uji m embushi hundet, sic me ndodhte zakonoisht, dhe djegesira e kripes me beri te nxitoja te ngjitesha. Ajo kishte nxjerre koken siper dhe qeshte si femije. Pashe fytyren e saj te ctensionuar. Ehde une ashtu duhet ta kisha. Ndihesha I lehte, I qete. Duart dhe kembet kishin mare nje dridhje te lehte. E kapa dhe e zhyta. Me terhoqi nga kemba dhe filloi nje kacafytje ku une humba me nderin qe me takonte. Dolem ne bregun me zall duke u zvarritur. Me zor merrnim fryme. E putha. Buzet I ishin fryre aq bukur! Pashe thithat e ngritur perpjete nga tere emocionet e forta qe kaluam. Mu erresuan syte. Ia zbertheva rrobat e banjes. E leshoi veten ne doren time. Po cmendesha duke I thithur. E lepiva pas veshit. Filloi te levizte duart ashtu si mua me cmendte. Kembet po I tensiooheshin. Filloi te bente levizje konvulsive. Kerkonte. Lepinte gishtat e mi.i shtrengova vithet seri sa bertiti. Ishim te eger. Thonjte I kishte ngulur ne gjoksin tim. Shtrengonte fort. Dhe une u zhyta ne te. Isha nje I cmendur. Tere gjoksin e ndjeja te me hapej. Zemra po me cahej. Po e perplasja fort. U drodh, bertiti, u perpelit, dhe une bashke me te, rame te keputur ne zall.
Kjo ishte mahnitese, - tha me nje buzeqeshje te lumtur ne fytyre. Femrat ishin te lumtura dhe bosh, vetem pas orgazmes. – e lave fajin e mbremshem.
Tani e prishe, - I thashe. Pse duhet te kujtosh momentet e dobesise se tjetrit? Asaj nuk I shkonte nder mend, se nje nate me pare as qe ndjeja fijen e eksitimit. Isha I mbytur ne mendime tere merak per te.
Mbreme me le pergjysem, - vazhdoi ajo.
Nuk me eksiton me, I thashe. Me ke dale nga qejfi.
Po e di, tha. E pashe tani. qeshem. Ishim ne, zhurma e detit, qielli, mali, pemet…
c’do besh? Prisha heshtjen.
Kur?
Pas kesaj.
Pas kujt? – tha.
Pas pushimeve tona.
I ra nje hije e zymte ne sy. U pendova qe e kisha pyetur. Iu kujtua serish AI. Nuk I dilte ta kishte ne trup, po te mbinte dhe ne mendje. Aty bente shkaterrimin me te madh. Dhe asaj I ishin dobesuar nervat. C’nuk kisha bere. Duhet ta luftoja. Kisha bindjen se une mund ta sheroja per aq pak dite sa e kisha. Pastaj do me dilte nga kontrolli. Nuk do e kisha me ne kujdesin tim. Ndaj, duhet ta sheroja per aq kohe sa e kisha ne dore. Vetem. Une.
Kishim bere tere magjirat e budallalleqet e mundeshme. Qe perpara se te kthehej, une me bindjet e mia kisha ngritur nje rrjet te tere energjish pozitive nga njerez te ndryshem, te vecante, te cileve u besoja dhe kisha bindjen qe ishin te fuqishem per te bere nje gje te tille. Dhe ne qender te ketij rrjeti ishte ajo. Tere ajo energji, si nje shigjete e drejtuar nga ajo, do ta gjalleronte.
Diten e pare, duke udhetuar, me kerkesen time mbajtem makinen ne nje tip minipylli. Isha I eksituar, dhe ideja e te berit seks aty mu duk shume e pershtatshme dhe ngacmuese. Ne moment, mu duk sikur dhenia ime ndaj saj gjate momenteve I jepte nje ngarkese te pafund energjie pozitive. Dhe ashtu ishte. Dhimbje nuk kishte pasur gjate tere kohes.
Pastaj, filluam te flisnim per ATE si per nje dicka shume konkrete. E beme dicka te gjalle. Talleshim me te. E quanim idioti. Gomari. Plehra. Rri aty ne barkun tend e fshihet.
Une e kuptoj qe eshte I dashuruar me ty, dhe eshte egoist I madh, po jo me shume se une ne rradhe te pare e pastaj tere te tjeret me rradhe. – I thoja.
C’pune ke ti mo? Qeshte ajo. Ti e di shume mire qe egoizmi yt eshte fare pa lidhje. Une nuk te perkas. Nuk ka c’te duhet ca behet me mua. Te shkon dem o rrote!
Ate pune e di une. ti nuk je e imja, po e askujt tjeter nuk je. Pastaj ti e di ne c’perendi besoj une, - I thashe. - Une besoj ne zotin e ri, Akilin. Une I besoj arbitraritetit. Dhe aftesise per te qene arbitrar. Ndaj une te marr per vete, sepse zgjas doren I pari, dhe sepse kujtdo tjeter do ia pres duart po ti zgjase. Qeshem te dy.
Ne fund te fundit, ndaj te dua… Sepse nuk te kam asgje, nuk je e imja, nuk kemi rregulla, detyrime, as per hir te dashurise. Jemi totalisht te lire. Dhe te cmendur. Jemi dy budallej…Qeshem.
Ne darke beme nje zjarr, dhe tape te pire morem letra te medha, shkruam emrin e tij, morem kopjen e skanerit, dhe duke u hedhur e sperdredhur ne breg te detit rreth zjarrit, I dogjem me ceremoni. Duhet te kishim djegur origjinalin e skanerit, tha ajo. Iku tani. e dogjem – thashe. Sipas besimit woodoo AI vdiq. Qeshnim si dy budallej. Pasi beme dashuri deri ne mesnate, ate e zuri gjumi. Ndersa une, I bindur totalisht ne vete se kisha trasheguar fuqite e mistershme te mamase time per te bindur, dhe sheruar njerezit, ndejta tere naten duke I berbelisur ne vesh qe e prisnin perpara edhe 60 vjet te tjere jete. E pyesja ne gjume se c’do bente me ata 60 vjet te tjere? E beja te mendonte ne gjume se cdo bente me jeten qe I mbetej. I perserisja me rregullat e hipnozes qe ishte mire. Qe floket I shkelqenin, syte I shkelqenin, lekura I shkelqente, buzet kerkonin mish per te puthur. I perkedhelja cdo pjese te trupit duke i folur per te e duke e bere te dashuronte serish trupin e saj. Je 26 vjece, I thoja me ze si peshperime. Ndjej ne tere trupin tend rinine. Ndjej te me japesh jete. Je kaq e fresket dhe e fuqishme!
Pastaj, me nje bindje deri ne delir qe kisha aftesi te cliroja biorryma nga gishtat, dhe qe qenia ime emetonte sinjale pozitive, e mbuloja me trup, pastaj I prekja barkun ne vendin e operacionit duke u sforcuar te sheroja me gishta. Keshtu kaloi nata. Te nesermen hengrem mengjes, dhe pasi beme not e zhytje pa fund nga shkembinjte, morem nje shishe (e zgjodha vete prej qelqi qe te thyhej) dhe e vume per shenjester. Keshtu eshte thyer ai brenda teje I thashe. Dhe e merrnim shenje. Goditem, une kot ajo plot seri sa e thyejti vete me gurin e leshuar nga dora saj. Besoj se krisma e shishes se thyer dhe ndjenja qe e shoqeroi kane ndikuar mire brenda saj. Qe ate dite nuk e permendem me. AI nuk ishte me. Dhe ja, sot I ra kjo hije ne fytyre! Pse te ishte kaq frikacake?
Ca do besh? E pyeta. Pas kesaj?
Nuke di tha. Mos me pyet per gjera qe askush nuk I di.
C’dreqin ke qe rri ashtu? Ke frike? Akoma me ate histori? Ti e di qe operacioni shkoi mire. Ca dreqin ke?
Po mor po, kam frike. Nuk lejohet?
Po mire, ula tonet une, - C’frike ke? Qe do vdesesh? Po. Do vdesesh. Do ikesh per lesh. Edhe une. edhe plot te tjere. Te tere. e pse u dashka merzitur? Ja, ti do ikesh pak me shpejt se ne. edhe? Ce pastaj? C’do humbesh? Asgje.
Si s’do humb asgje? Do I humb te tera. Kam njemije gjera te tjera per te bere.
Dhe do ti besh. Do shkosh ne 1000 vende, duke u nisur nga Egjipti, do shkosh me 1000 njerez duke filluar nga une e femra e meshkuj te tjere qe te presin. Do besh 1000 gabime, qe do te te kushtojne. Do fitosh miliona leke per ti harxhuar prape. Do zihesh me prinderit e do pajtohesh prape me ta. Po Kolumbine do ta shohim? Ne Kube dhe Tibet do ikim bashke. E ke me detyrim. Te tjerat I ke te lira. Degjon? Ndaj, Mos fol idiotizma tani. nese je e bindur qe do vdesesh, e di ca? Cohu e ulerija me te madhe tere njerezve nje gje te tille.
Po mendoja ta lija shtatzane. Ashtu do kishte per se te mendonte. Do i hapej psikologjia e zymte qe e kishte pushtuar.
Ca? Me pyeti me sy te shqyer. Qe do vdesesh, - I thashe pa mu dridhur qerpiku. Ketu nuk ka njerez. Ata qe jane. Thuaja peisazhit qe na rrethon.
Cohu! Bertit!
U hodh ne kembe. Po ore, - tha. E bej. Pa perqark… u ul prape. Ishte e deshperuar. Shume e ngrysur. Nuk mundem. Nuk mundem.
Ku dreqin e kishte gjetur semundjen kjo? C’pati? Nga I doli? Pse ty moj? Po e shihja. Ajo qenie… kurre nuk duhet te ikte. Nese do guxonte te ikte… nuk do e lija. C’eshte kjo. Kjo eshte jonormale. Shkon kunder deshires se universit. Apo universi e do prane tij? Jo. Nuk ia jap. Pse u semure moj? I thashe. Ajo ktheu koken. Isha I terbuar dhe nuk di c’pamje mund te kem marre qe ajo beri ate fytyre. C’te tha truri qe u semure? U cova. Po e shihja. Kjo pune vetem keshtu rregullohet, thashe me vete para se ta qelloja. Grushti goditi drejt e ne stomak. Ajo u palos. Me sy te kercyer. E qellova me pellembe. E zura per flokesh. E perplasa ne toke. E qellova prape me grusht ne bark. Ajo rrinte si e llahtarisur. Ne nje moment reagoi. Mu hodh ne fyt duke uleritur e duke me gericur me thonj. Me qellonte pa pushim. Ishte dicka shume e shpejte. Mbaj mend vetem syte e saj si te zoteruar. Mori nje gur me maje e me qelloi ne brinje. Gjaku rrodhi pa e ndjere fare ne lekuren time. Ate moment u keput. U ul ne breg dhe shpertheu ne te qara te denesshme. Ate moment e desha tmersisht shume. U afrova ta perqafoja. Po u kujtova. Ajo nuk mbaronte me kaq. Ishte prape e deshperuar. Kesaj rradhe nuk u tremb nga goditja. Floket I mbuluan fytyren dhe koka iu shmang anash. Po he? I thashe. Cohu. C’tu desh ty qe u semure? E? c’tu desh? Kush te dha leje? Kush? Ulerija. E godita perseri. Perseri. Perseri. Ajo rrinte duke qare si ne faj. Po erdhi kulmi I kulmeve. Mu hodh siper e u rrokullisem deri ne det.
Do te te vras! Uleriu. Do te te vras! Dhe me qellonte pa pushim. Me zhyti koken ne det, po ishte kunder natyres se saj femerore. Aty hoqi dore. U cua duke dihatur. Plaga ne brinje mu ftoh dhe me dogji nga uji I detit. U permenda dhe une.
Rrinim ne breg te detit. U afrova ta puthja. Me shtyu. U afrova perseri duke e kapur me zor per flokesh. Deri sa pranoi te me puthte. U shtrime ne breg e rrinim. Putheshim.
Ate darke, pasi hengrem mire e mire, pime vere te kuqe fshati dhe beme dashuri te embel, mblodhem plackat dhe u nisem. Lame deren e dhomes hapur me celsin brenda. I jepte makines shtruar. Ku? Tha.
Nga te ta thote sekonda. I qesha. Ishim lart, shume lart. Rruge malore. Ne krah kishim henen. Nuk jemi vetem, - I thashe. Hena na ndjek. Na do shume.
Qeshi. Ishte aq e qete, aq moskokecarese. Jeta brenda saj ishte kthyer ne rrjedhe normale. Ishte pak fresket. Dhe ai ajer I paster. Mora paketen e cigareve ne makine dhe e flaka.
E di ca duhet tani? I thashe. Vura Moonlight Drive.Let’s swim to the moon, ah ha
Let’s climb through the tide
Penetrate the evenin’ that the
City sleeps to hide
Let’s swim out tonight, love
It’s our turn to try
Parked beside the ocean
On our moonlight drive…

Doors i adhuronim. Po shkonim, ne udhen e bukur, nen qiellin dhe henen e bukur, rruges te tere flinin, dritat fikur… e ne, si dy lugeter drejt se perkryeres…

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

71 Komente

  1. Peshku Fluturues thotë:

    22 January 2008 @ 4:49 am

    E lexova me nje fryme. Bravo! Eshte nga te paktat tregime qe kam lexuar ketu tek Peshku, qe nuk mund ti shtosh asgje tjeter pelqimit, pervec fjales bravo!

  2. Perparim Hysi thotë:

    22 January 2008 @ 5:01 am

    Dhimbes shkrimi,Loer!Pakesa i gjate,por,megjithate,terheqes.Ndonje fjali(ndoshta gaboj une!)sikur nuk qendron.(citoj:”Femrat ishin te lumtura dhe bosh vetem pas orgazmes!Me duket sikur folja duhet”jane”…edhe diku tjeter verejta ndonje solecizem.)Sidoqofte,ato”goditjet me grusht” jane pak si te kerkuara.

  3. Izabel thotë:

    22 January 2008 @ 5:16 am

    Mua me pelqeu tregimi. Eshte i gjalle, ka ritem,por duhet perpunuar, sepse duket si i shkruar me nje fryme.
    Kam dy verejtje per ty Loer: sipas mendimit tim duhet ta shkundesh pak tregimin nga sqarimet e teperta. Sqarimet e teperta fyejne intelektin e lexuesit. Dhe tjeter, te punosh pak me teper me gjuhen. Nuk e kam fjalen ketu per gabime gjuhesore, sepse keto mund ti rregulloje fare kollaj nje redaktor, por te ngresh nivelin intelektual te gjuhes, ne nivelin tend intelektual te ideve. Ka nje lloj mosperputhje midis ideve dhe frymezimit tend dhe llojit te fjalise me te cilen ti e shpreh ate.
    Te uroj suksese.

  4. emigrant thotë:

    22 January 2008 @ 5:43 am

    Loer, kur do pijme nje here bashke? S’ka rendesi permbajtja e alkoolit. Konjak, birre apo caj, cfaredo qofte!

    Cimi

  5. keci thotë:

    22 January 2008 @ 6:00 am

    Aman ore se na i hoqet trute e kokes dhe gjumin me keto tregime(shaka kjo). E pelqeva shume kete tregim, dhe shpresoj te lexoj sa me shume te tille, se per zotin jeta ketu ne emigrim na eshte bere pune dhe gjume.

  6. belle_fleur thotë:

    22 January 2008 @ 6:22 am

    Shkruar me pastertine e shpirtit te nje personi qe dashuron deri ne marrezi! Shkruar me shume ndjenje. Nuk e di por kur po lexoja kete shkrim me kujtoi pak Remarkun. Komplimente!

  7. jeta thotë:

    22 January 2008 @ 9:38 am

    Shume i bukur terheqes dei afer fundint. e pranaoj reagimin e dhunshem por deri ne ate pike me duket i eksagjeruar.

  8. Xhoanë Madu thotë:

    22 January 2008 @ 11:14 am

    Ore REMARQUE i vogël! Po pse more edhe femrave të jetës tënde fund tragjik!!!! Ta ketë fajin edhe për ty ndonjë “Marlene Dietrich”?!

  9. loer kume thotë:

    22 January 2008 @ 12:16 pm

    wow! si gjitmone une shoh botimin pasi ka kohe qe ka dale te peshku.. dhe ngelem me goje hapur!
    peshk fluturues, kompliment i tille nga ty ma ben egon naaa! sa nje elefant! :) faleminderit!
    perparim, shyqyr qe eshte i gjate shkrimi more burre, se une me zor shkruaj shkrime te gjata, kam nisur 7 novela dhe po zene pluhur neper blloqe.. sa per te tjerat, faleminderit, ke te drejte, do i marr parasysh patjeter..
    isabel, e kuptoj c’me thua, por me jep nje shembull konkret, si perparimi, sepse teorikisht me ty jam, por praktikist me shket situata nga duart, pastaj, sikur duhet te kishe lexuar nje tregim ti? per te cilin do me jepje opinion? anyway…thanks isabel…
    more cimi, me mua do pish minimalisht konjak, e me ke gati kurdohere… apo do hidhemi ne tennesee jack :) e nese na ze deliri per te pire akoma, po na sigurove meskaline, se se kam provuar kurre, mire do ishte, nese jo, kam une absinth po mos e hap llafin se eshte i jashteligjshem ne shq. :)
    me vjen mire qe te pelqeu. per ftesen, mua me ke gati, kurdo qe te duash.
    keco, me vjen mire qe te “enterteinova” more :)
    jeta, egzagjerim? kjo eshte jeta, jeta :) dhune ekstreme ne raste… dhe ky nuk eshte nje nga ata, ketu eshte nje grindje… ka dhe me keq.. jeta i ka te tera.. arti me fantastik…
    belle, ndihem mir ekur ti ndjen me te njejtin sharm qe rezaton nicku jot…
    hahaa, joanna madu, poezite e tua jane fantastike si kur i ke brenda ciklit, ashtu edhe jashte :)
    marlenet kane mbaruar besoj… tani jemi te “dashurite gazmore”, si re puplore :P :)

  10. M O Z A thotë:

    22 January 2008 @ 12:43 pm

    Nje cike si romantike e te ndjeshem meshkujt pendendritur te peshkut.
    Mire qe eshte ai Idrisi i cike harbut per nazar :-) Anyway, tregimin e cova gjer ne fund, nice piece

  11. Blendi thotë:

    22 January 2008 @ 12:45 pm

    Loer, welcome back. Komplimenta dhe perqafime vllazerore. Me ka pelqyer vecanerisht ky tregim, keta personazhe. Me duket se jeta shijon me shume prane vdekjes, behet me e plote dhe shperthen ne te gjitha dimensionet njeheresh. Gjerat qe e bejne jeten te bukur - ato qe ne gjithmone i leme per nje here tjeter, per ti bere me dike tjeter, e ne fund nuk arrijme ti bejme dot kurre - i bejme me gjithe zemer kur ditet jane te numeruara. Edhe funeralet kane nje element qe te ben te ndihesh i gjalle.

    Une kisha dite qe e ruaja per botim ne nje kohe me te pershtatshme. Kur zallamahia te kishte rene disi. Dhe emigranti me kritikoi dje (me te drejte), se shume te trishta botimet e fundit. S’e dinte qe une ruaja asin nen menge.

    Edhe pse trishtimi ketu nuk mungon, por eshte tjeter, i mposhtur, i vene ne sherbim te perbushjes me eksperiencen njerezore, qe aq pak njerez arrijne ta provojne.

    tung

  12. Xhoanë Madu thotë:

    22 January 2008 @ 1:08 pm

    loer, tek po listoje këto pijet seç më erdhi etje për calvados!!!!! :D

  13. MC thotë:

    22 January 2008 @ 2:29 pm

    tregim plot me ndenja reale, dhe njerzore qe perjetohen dhe manifestohen shume paster. “raw emocions”.

  14. WASU thotë:

    22 January 2008 @ 3:20 pm

    Sec me erdhi ndermend filmi “Bucket List” duke e lexuar…megjithate leximi eshte ushqim me i shendetshem per fantazine sesa filmi :) . Loer, komplimente per shkrimin dhe pune te mbare me 7 novelat!!

  15. Anonim thotë:

    22 January 2008 @ 3:27 pm

    ndoshta opinioni im eshte ne kah te kundert, por sinqerisht, m’u duk nje tregim paksa i coroditur. Ate pjesen e dhunes nuk e mora vesh fare dhe me la me goje hapur. M’u duk i treguar me nje fryme dhe shpejt e shpejt, e ndoshta kjo e ben paksa siperfaqesor. Icik shume pubertar. Megjithate, ushtrimi i dores te ben mjeshter - thone, keshtu qe keep it up, loer.

  16. yllka thotë:

    22 January 2008 @ 4:13 pm

    eshte nje shkrim shum ekzistencialist, me te vertet e kam lexu pa ndal, aq e rrjedhshme edhe aq fantastike dhe imagjinative, piter pani osht sundues i imajginates botrore…. te peruroj per shkrim, eshte fantastik,

    p.s do shkruaj dhe une dicka , do te t me behej qefi te rradhitem ketu.

  17. Erolina thotë:

    22 January 2008 @ 4:16 pm

    Ajo pjesa qe thua ti anonymus eshte vertet per te te lene me goje hapur, por ne kundershtim me cdo rast tjeter, duket aq shume ne rrjedhe me gjithe ngjarjen sa nuk di si ta perjashtosh.
    Siperfaqesor?! Ky mund te jete nder te paktet shkrime qe te nxit te vazhdosh, te shijosh e te perjetosh leximin, edhe pse nuk ke kohe ta besh kete. Madje e sfidon aq shume imagjinaten standarte sa nuk te le fare as te jesh e drejperdrejte ne ndjesine qe mbart.
    Shyqyr qe e ke shkruar, Loer. Merci!

  18. losttext thotë:

    22 January 2008 @ 4:20 pm

    pallimi i radhes… m`ke pelqu per Doors-at, po s`osht naj merite n`vecanti. Pajtohem me anonimin, vazhdo shkruj, kushedi cer del.

  19. loer kume thotë:

    22 January 2008 @ 6:30 pm

    ndihem mire qe u kam dhene juve moza, MC, WASU (ej, WASU, c’dmth WASU?) yllka, erolina, emocione te forta.
    me vjen mire thashe? do isha hipokriti i vetvetes nese do shprehesha keshtu, ndihem ne qiell te 7-te qe kam marre keto komente nga ju. faleminderit qe e keni lexuar deri ne fund … ky eshte vleresimi me i madh per te tere ju, pozitive e kritike!
    anonymous, tregimi eshte i shkruar shpejt e me nje fryme vertet, mund te kete dhe ane te paperpunuara mire… por ama mendoj se ka ate ashpersine natyrale te punimit te pare, pa latime… sidoqofte do ti marr shume seriozisht ne rilexim e rishkruarje pubertizmat… faleminderit…
    losttext… ahahahha losttext… shihe boten pozitivisht.. te pallosh nuk eshte dhe aq keq… madje nese se ke marre vesh akoma, nuk eshte as mekat :))
    faleminderit losttext qe e ke lexuar.
    o blendo, po ku je o burre, kishe humbur fare :) meqe me dole ne shteg, peshtjellimet e tua ne forme kengesh te coldplay (http://youtube.com/watch?v=fwGHQ6WyQFU) ndaluan apo vazhdojne akoma?
    PERSHENDETJE MIK!

  20. loer kume thotë:

    22 January 2008 @ 6:31 pm

    ndihem mire qe u kam dhene juve moza, MC, WASU (ej, WASU, c’dmth WASU?) yllka, erolina, emocione te forta.
    me vjen mire thashe? do isha hipokriti i vetvetes nese do shprehesha keshtu, ndihem ne qiell te 7-te qe kam marre keto komente nga ju. faleminderit qe e keni lexuar deri ne fund … ky eshte vleresimi me i madh per te tere ju, pozitive e kritike!
    anonymous, tregimi eshte i shkruar shpejt e me nje fryme vertet, mund te kete dhe ane te paperpunuara mire… por ama mendoj se ka ate ashpersine natyrale te punimit te pare, pa latime… sidoqofte do ti marr shume seriozisht ne rilexim e rishkruarje pubertizmat… faleminderit…
    losttext… ahahahha losttext… shihe boten pozitivisht.. te pallosh nuk eshte dhe aq keq… madje nese se ke marre vesh akoma, nuk eshte as mekat :))
    faleminderit losttext qe e ke lexuar.
    o blendo, po ku je o burre, kishe humbur fare meqe me dole ne shteg, peshtjellimet e tua ne forme kengesh te coldplay (http://youtube.com/watch?v=fwGHQ6WyQFU) ndaluan apo vazhdojne akoma?
    PERSHENDETJE MIK!

  21. WASU thotë:

    22 January 2008 @ 6:38 pm

    Loer, po ia hoqe petet lakrorit c’u pa pastaj? S’quhet me lakror, quhet sallate!! :D

  22. losttext thotë:

    22 January 2008 @ 6:47 pm

    losttext… ahahahha losttext… shihe boten pozitivisht.. te pallosh nuk eshte dhe aq keq… madje nese se ke marre vesh akoma, nuk eshte as mekat :))

    me duket se i ngaterron ca gjera, ndoshta e ke nga entuziazmi i radhes (shpresoj), ose kete e ke gjendje te perhershme (shpresoj qe jo).

    Komenti im s`kishte te bente fare me boten, apo menyrat pozitive apo negative te te parit te saj; e kisha me ate lloj masturbimi qe kerkon te quhet letersi, duke u kapur pubertisht, sic tha njeri ketu, pas vetkenaqesise efemerale qe jep ngashnjimi me idene qe yp xhixhi, ja paske qelluar me te. (kete te fundit po ta them per pallimin, se mos i ngatarrosh prape gjerat).

  23. Syribukur thotë:

    22 January 2008 @ 6:52 pm

    Vetem dikush qe ndihet i lire te dashuroje jeten sic i vjen mund te shkruaje keshtu…

  24. emigrant thotë:

    22 January 2008 @ 6:55 pm

    lostT-o, a vjen edhe ti per konjak? :D

  25. losttext thotë:

    22 January 2008 @ 6:58 pm

    raki ke, em-o, atehere po… e lexove te Ypit ti, ajo ishte c`ishte!

  26. emigrant thotë:

    22 January 2008 @ 7:02 pm

    E lexova, por ka dicka qe me pengon me lene koment atje. A te kujtohet nje gol i diskutueshem qe Maradona ka bere me Angline - me dore, si mceftas. Qe gol i modh ai, por prap s’te vje me i thone bravo, kupto… kshu dhe kjo pune. Nejse.

  27. edrus thotë:

    22 January 2008 @ 7:04 pm

    Loer, thjesht për një birrë desha të të pyesja… po të jenë të ftohta ama :)

  28. K. thotë:

    22 January 2008 @ 7:14 pm

    Ajo, pjessa e rrahjes aty, ishte kshu si tip shkreptime ne kohe me diell,
    dhe mu duk ne fillim, Ah …shume ballkanike, por tani qe po e kujtoj perseri ( e kam lexuar dje kete) doja te thoja, qe ate qe mbase ajo nuk e bente dot ia dha karakterit tjeter!

    P.S. ku ishte ky konaku me konjakun?

  29. losttext thotë:

    22 January 2008 @ 7:42 pm

    :) em-o, gol me dore ishte, po ama mjeshterisht i tille. Nejse, te pakten ka vlere aty qe s`mund te mohohet.

  30. doriani thotë:

    22 January 2008 @ 7:48 pm

    ciao loer,me vjen mire qe te lexova perseri.
    ne rradhe te pare urime perseri per gjetjen,shqetesimin qe ti ngre me ane te prozes,mund te them se eshte ne linje me mendimet poetike dhe prozaike te kohes.kam vene re se shume po merren me “vdekjen” dhe disa e shohin si vazhdim dhe jo nderprerje te nje procesi.menyra sesi ti e ke pare,lidhur me dashurine dhe friken qe ajo jep,eshte intriguese,dei diku edhe lirike.
    me pelqeu gjithashtu se je i vetedijshem ne mesazhin qe do te percjellesh,bile ndonjehere nderhyn per ta bere me te dukshem.
    dhe e treta,me pelqeu qe ti,sipas meje ne kohen para se ta shkruaje ,me duket se kejetuar per disa dite rrjesht ne funksion te ketij krijimi,gje qe eshte shenje devocioni dhe pasioni te madh.
    tani,nga krahu tjeter,cfare nuk me pelqeu,dhe do mundohem te ndaj ate qe eshte shije e imja me ndonje procede letrare qe sipas meje eshte e drejte.
    Gjithmone sipas meje,ke tentuar te krijosh nje ritem ne fraze,èpor eshte nje ritem qe nuk ecen paralelisht me subjektin.fjalite eshkurtera dhe me ngarkese i ke te njejta si ne fillim dhe ne fund,po ashtu edhe ne mes.mendoj se duhet te kishe ndjekur nje rrjedhe sipas nje shkallezimi ngjites..derisa me ne fund rrjedha te shtjellohej dhe te kthehej qetesia..qe ne te vertete subjekti e pretendon.
    vec kesaj,me duket se nuk ke arritur ta ndash plotesisht dhe me sukses,krijuesin nga personazhi..e le vehten te marre vala e pasionit dhe nuk e ke pare si nje itrrete ate qe po shkruan,pra emocionet teresisht personale,nuk kane dale ne menyre te atille qe te behen edhe te lecuesit.per kete shih “ftese ne studio” te kadarese dhe sty ai flet per menyres sesi e sheh te piqet brenda vehtes nje subjekt.sipas meje aty do te gjesh pergjigjet e shume pyetjeve qe te vijne ne mend.
    Izabel kishte permendur gjuhen qe sipas meje eshte verejtje me vend,besoj se calon ne disa vende dhe nuk eshte me e thjeshte por e paafte te percjelle emocion,ne mos ne menyre “intelektuale” qofte edhe te pranueshme.
    Dhe e fundit..skenat e dashurise ishin pershkruar me pasion,por tek une erdhen si te pandjeshme.sipas meje nese kur lexojme nje poezi per pranveres dhe me imagjinate kerkojme flladin te pa perkedhele faqet dhe aromat e luleve,edhe kur lexojme pjese te tilla,pse te mos duhet te eksitohemi,por mjaft qe keto skena te mos jene qellim ne vetvehte.tek ty nuk jane qellim ne vetvehte,me pelqen qe eshte keshtu,nuk jane te sterzgjatura,jane ne funksion te asaj qe do te thaush,por te pandjera.
    Me kete tregim me ke kujtuar per se largu”tregimet e nje gjahetari” te Turgeniev dhe perseri ke urimet e mia per gjetjen,kendveshtrimin,por jo menyres sesi e ke trajtuar,gjithsesi krijimin e lexova me qejf,pa shkeputje,deri diku edhe me endje,vleresova pasionin ciltersine,gjeresine e temes..me te tjerat qe te thashe me siper.
    shihemi heres tjeter,loer,ciao

  31. Pjer Thomas thotë:

    22 January 2008 @ 7:59 pm

    Vertet dhe une e vura re nje permisim te dores se Loerit dhe po thoshja seç ka diçka te perafert me nje shkrimtar qe s’po ia kujtojsha emrin, shkrimtar qe u permend ketu. Tregimi ndonse i gjate perpihej menjehere ngaqe te fuste brenda ne aventurat e pershkruara shum bukur , aventura qe kur e krahason me jeten tone ketu ne perendim (pune , leke , ngrenie dhe pirje) , te dukej si dita me naten. Tregimi mund te dilte dhe nje film i bukur, ndoshta duke e bashkuar dhe me ndonje tregim tjeter si ajo me trupin e vdekur ne morg.

  32. loer kume thotë:

    22 January 2008 @ 8:01 pm

    edrus, ok per birren, gjermanet thone qe te shton jeten, e te forcon kockat… kur te vish prape kujtohu per te me bere ej call…
    losttext, s’diskutohet qe jam euforik nga komentet per shkrimin, jam shume madje…
    por, dhe zakonisht keshtu jam, tmerrohu per mua losttext, se keshtu jam, euforik… euforik klinik, pervec rasteve kur jam ne klinike ne vendin e punes…
    sa per masturbimin qe kerkon te quhet letersi, atehere do ta quash te tille henry miller? si thua? po philip roth? po tek tuk ndonje cortazar, sidoqofte s’po permendim markezin de sad?
    jo, me siguri qe jo, po do kerkosh te keta autore vlera letersie, do analizosh fjalite, do me thuash qe kane kete e ate grimce letersie brenda, psepse pasqyrojne jeten a ku di une…
    ajo qe dua te te shpjegoj eshte qe erotika eshte pjese e jetes, nuk kemi pse ta fshehim, qofte dhe kur shprehet ne forme pallimi more losttext… ndaj mos iu tremb pershkrimeve erotike ne nje pjese letrare…
    i ke pare filmat ne kinematografine spanjolle? e nxjerrin perzonazhin lakuriq psh duke ecur neper shtepi, shume ndryshe nga kinematografia amerikane apo ajo e pjeses tjeter europiane. e c’do tu thuash atyre filmave ti? filma erotike? pse doli njeri me mikun jashte? jo, eshte thjesht nej cope jete losttext…
    more losttext, te flas kaq shume sepse shoh qe ke brume, dhe je i zgjuar, por nuk e di pse i sheh gjerat nga nje kendveshtrim cinik negativist.. bej more kritika te hajrit…
    e sa per konjakun, te them te drejten ose keni shume fjale ju burra, ose jeni larg e luani kot me llafin… :)
    goli i maradones… goli… jo goditja me dore, por goli! ;)

  33. loer kume thotë:

    22 January 2008 @ 8:03 pm

    ore se harrova, po mire more WASU, po sallata eshte shume e mire, sallaten e perdor me shpesh se lakrorin.. dmth sallata me me shume vlera ushqyese…\dhe, syribukur… te njoh une ty? ;)

  34. tropizma thotë:

    22 January 2008 @ 8:15 pm

    Loer shkrim i shkelqyer! Losti, nuk ka pse te gjitha personazhet, apo te gjithe autoret (se ne kete rast me duket po behet nje perzierje interesante figurash) te jene paspubertare, ne trup apo mendje. Nuk ka pse personazhi te jete shume i sakte, apo t’u shpetoje te gjitha klisheve. Ai del plotesisht i sinqerte, madje edhe per shkak te klisheve e pubertizmava. Loer per kete shkrim vertet urime.

  35. losttext thotë:

    22 January 2008 @ 8:23 pm

    tropizma, do te te shkruaj privat.

  36. Izabel thotë:

    22 January 2008 @ 8:49 pm

    Loer, nuk e kuptoj cfare ke dashur te thuash me kete, tek pergjigja jote aty me siper… “pastaj, sikur duhet te kishe lexuar nje tregim ti? per te cilin do me jepje opinion? anyway…thanks isabel” … por po te pergjigjem per ate pjese qe kuptoj. Pra me thua qe te te jap shembuj konkrete. Po te them nja dy ( sepse perndryshe do me duhej ti beja analize te hollesishme tregimit, gje per te cilen nuk kam kohe). Pra paragrafi i trete, per mendim tim duhet “shtrydhur”. E ke thene njehere ne paragrafin e dyte. Duket sikur do qe tia ngulesh ne koke lexuesit cfare lloj raporti ishte, por kuptohet ai, jane te njohura ato lloj raportesh.
    Tjeter, ti shkruan … ishte shume lart, mund te thyeje qafen nga ajo lartesi,… mund te biesh i vdekur… ishte 15 metra lart. Pra ne pjese te ndryshme te tregimit jane te shkruara keto. Por kuptohet qe po re nga 15 m lart eshte e rrezikeshme dhe mund te thyesh qafen. Dhe ca te tjera si keto, qe i gjen edhe vete ti.
    Sa per gjuhen, ti thua ne nje vend aty me siper ne nje pergjigje tenden qe eshte bukur kur shkruan ashtu sic te vjen , si nje skulpture e pa latuar mire. Dakord jam me kete. Por ti e ke diku aty nga mesi, as te latuar, as te pa latuar mire. Pra duket sikur je ne nje tavoline duke pire kafe me shoket dhe i thua: “hej cuna e di cfare me ka bere vaki…” E perseris, bukur eshte dhe kjo, edhe kjo eshte nje menyre te shkruari, por mua personalisht nuk me duket sikur i shkon situates intensitetit me te cilen ti e ke pershrkuar. Psh ti perdor fjalet:…”Pastaj … ( ndodhi kjo apo ajo gje”…. Dhe pastaj…
    E fundit qe dua te te them eshte, qe sikur te mos besoja qe ti brenda teje ke mundesira, talent dhe energji per ta bere me te mire ate tregim, nik do ti thosha fare ato qe te kam thene me siper. Anyway… eshte vetem mendimi im personal :)

  37. Izabel thotë:

    22 January 2008 @ 8:52 pm

    korigjim: nuk- ne vend te nik - rreshti parafundit.

  38. loer kume thotë:

    23 January 2008 @ 12:09 am

    dorian, faleminderit per tere sa me detajove, sinqerisht. e di dhe une qe gjate krijimit kam probleme me menyren e te shkruarit, ne tregime te shkurtra me vjen natyrshem, por ne te gjatat filloj e ngaterrohem pak, sepse nuk kam shume njohuri teorike letrare.
    dhe faleminderit per kohen qe harxhove per te me sqaruar mua problemet e mia. me ke bere nder, sinqerisht…
    izabel, kisha bindjen se ti je dikush qe une joh, ndaj te kam permendur nej tregim qe te kam cuar me mail, qe duhet ta lexoje e te me thoje dicka… sidoqofte, tere sa me kishe shkruar per frazat te ky komenti i dyte do me hyjne ne pune padyshim…
    sidoqofte faleminderit.. dhe nese te kam ngaterruar me fal…
    pjer, do e besh ti regjine mo? ;)
    merci bro’…

  39. losttext thotë:

    23 January 2008 @ 5:14 am

    por, dhe zakonisht keshtu jam, tmerrohu per mua losttext, se keshtu jam, euforik… euforik klinik, pervec rasteve kur jam ne klinike ne vendin e punes…

    Loer, keto lloj komentesh infantile qe ben, jane qesharake per faktin e thjeshte se ti, ne vend qe te merresh me kritikat qe te behen, po e kthen mjerisht personale.

    sa per masturbimin qe kerkon te quhet letersi, atehere do ta quash te tille henry miller? si thua? po philip roth? po tek tuk ndonje cortazar, sidoqofte s’po permendim markezin de sad?

    Kot per kuriozitet; me gjith men po e ve krijimtarine tende ne nivel me keto emra qe po vertit majtas-djathtas?!

    jo, me siguri qe jo, po do kerkosh te keta autore vlera letersie, do analizosh fjalite, do me thuash qe kane kete e ate grimce letersie brenda, psepse pasqyrojne jeten a ku di une…

    Me zbavit siguria jote mbi cfare do thoja une ne kete rast, por po ta marr per mendjemadhesi, si dhe zulmen e komenteve te tua me te cilat po merrem ketu, per t`i shkarkuar aty ku e kane vendin…

    ajo qe dua te te shpjegoj eshte qe erotika eshte pjese e jetes, nuk kemi pse ta fshehim, qofte dhe kur shprehet ne forme pallimi more losttext… ndaj mos iu tremb pershkrimeve erotike ne nje pjese letrare…

    Nuk mbaj mend te te kem kerkuar ty te me shpjegosh c`eshte erotika, e c`pjese ze ajo ne jete; nuk te duket mendjemadhesi t`i “japesh tjetrit mend” kur s`ti ka lypur? Dhe me tej, nga t`u krijua ideja se ju trembkam eroticizmit ne letersi?! Po fantazon cik si pertej etikes themelore te diskutimit?

    more losttext, te flas kaq shume sepse shoh qe ke brume, dhe je i zgjuar, por nuk e di pse i sheh gjerat nga nje kendveshtrim cinik negativist.. bej more kritika te hajrit…

    Lere mos e pyet…

    - kritika te hajrit te kam bere, e s`ke dashur t`u vesh veshin. Tregimin tend, ne te cilin vertet ka ndjenje dhe drame te brendshme, une e lexoj me sy letrar, sepse besoj se kjo eshte dhe ambicja jote. Me kritika me ne hollesi u moren Izabela, Doriani e ndonje tjeter, me te cilet pajtohem pjeserisht. Ilariteti qe perftohet thjesht nga perdorimi i pallimit, per mua s`ka ndonje vlere artistike persa kohe qe nuk percohet po ashtu, artistikisht. Sic thashe me lart, nuk them qe ndjenja e befasia nuk mungojne ne kete shkrim, por jane te sjella dobet; tregimi ka shume inkoherence, dhe vetem permasa e dhimbjes ne te e mban lexuesin qe te mos mendoje se kjo eshte nje lajthitje apo zderhallje e radhes.

    - Ne kemi ndermend te rrisim nivelim e prurjeve ketu, kjo gje nuk behet me brohoritje, ekstaza e rrahjekrahu na bashkoi opinga popullore.

  40. losttext thotë:

    23 January 2008 @ 6:18 am

    http://youtube.com/watch?v=mxOfJE9y55k

    Parrulle, mos ma merr per keq kete prurje, por po e sjell per hir te tregimit, gje qe duhej ta kishte bere ai qe edhe e ka perdorur si karrem.

    Gjithsesi, Parrulle, ilustrimet me ane te jutubit nganjehere ja qellojne ne te, ndac per koherence, ndac per artistllek e ndac per vrasje kohe. Them se perzjerja e nihilizmit me cinizmin kane vende te tjera ku mund te perdoren ne menyre me efikase.

  41. Parrulla Armiqesore thotë:

    23 January 2008 @ 6:39 am

    lost, qe te dy e dime mire se ajo qe percjell imazhi dhe muzika eshte par excellence. dhe nuk do lodhem kurre nga prurjet e rastit qofshin keto klike muzikore apo video per koleksion barbie nese i shtojne nje mendim apo nje kendveshtrim ndryshe. Bravo i qofte atij qe arrin te gjej dicka te re nga te mesojme dhe ne te tjeret. Por ama behet e patolerueshme kur videot (oh emrigrant cpo te hy ne hak ) zevendesojne teresisht fjalen dhe jo per ta pasuruar fatkeqsisht. Kur videot behen zinxhir si muhabet ballkohesh, dhe te siguroj ka patur plote raste kur e pamundesine per te thene gje shpejt nje video dhe e quajtem nje pike.

    sa per nihilizmin dhe cinizmin jam ne kujdes te mos kaloj dozen e rekomandushme… i wish i could say the same for the blind enthusiasm others show!

    gjetja ime e fundit!
    http://www.youtube.com/watch?v=syf8olcM0z4

  42. Parrulla Armiqesore thotë:

    23 January 2008 @ 6:43 am

    ah dhe ndonje ngjajshmeri me realitetin ne videon me siper eshte krejtesisht koincidence !

  43. losttext thotë:

    23 January 2008 @ 6:46 am

    lol, PA, amen to that!

  44. t_red thotë:

    23 January 2008 @ 9:25 am

    Loeri qe shkruan te therrase menjehere ne vemendje Loerin qe pergjigjet. Dhe jo neglizhim kategorik ndaj golave me dore apo shpresave qe ka vazhdim. Thjesht do te ishte shkelm.
    (asnje pretendim territori ketu, armiq te humbur neper bote :) )

  45. loer kume thotë:

    23 January 2008 @ 2:49 pm

    OK. losttext… faktikisht personale e ktheve ti i pari, jo une, sepse ti fole per euforine time para se ta beja une, sidoqofte, muhabet pa lidhje ky, ndaj po sqarohem mire me ty kesaj rradhe.
    e para, sigurisht qe vihem perballe henry miller e tere autoreve qe kam shkruar me siper… nese dikush do te mesoje te shkruaje, duhet ta beje nje gje te tille vetem nga mjeshtrat… dhe nese dikush ka ambicie ne letersi duhet ta krahasoje veten qe c’ke me te me mjeshtrat…
    e dyta, une “u jap mend” vetem personave me te cilet krijoj njefare konfidence, dhe me ty tentova te beja dicka te tille, edhe pse me nota cinizmi, e pranoj, por nuk do lodhem ta bej me kete. me fal per tonet personale…
    e treta, me acarove nervat me ate muhabetine karremit, eshte fyerje per tregimin, per procsine krijimit, per qellimet, dhe perjetimet…
    po kjo tregon shume per ty losttext…
    e katerta, eshet kjo video ketu… nese do tentosh ta marresh seriozisht ne jeten tende, do ndihesh shume me i qete ;) :)
    http://www.youtube.com/watch?v=AjAQaHDU3wo&feature=related

    tjeter, T red, sigurisht qe uen i marr seriozisht kritikat, dhe nej nga arsyet qe botoj te peshku eshte kritika qe behet ketu, dhe qe me ka dhene aq shuem dore ne permiresimin e shkrimit tim, sa nuk do mund te shlyhem kurre me ata njerez qe me kritikojne,e u ndihem thellesisht borxhli, por kritika duhet te jete konstruktive, e jo personale, dhe per me teper konfuze dhe jo e qarte. ne kete rast, une nuk e marr dot seriozisht.
    pershendetje te tereve….

  46. emigrant thotë:

    23 January 2008 @ 3:08 pm

    Ore se tani po i lexoja komentet… se edhe dje u qelb ky muhabet; Parrulla Armiqesore, a ka mundesi me fol per vete dhe mos me u marr me mua, sidomos kur jam ne komunikim dysh me te tjere?
    Kur do komunikojme nje here per se mbari! :( Kur do heqim dore me u bo “presora” per te tjeret, tamam kur as nuk po te kerkohet mendim e as nuk po te vershellehet fare nga tjetri, for that matter!

    Third wheel!

    Admin, ju lutem mos ma shuani kete koment. Ne vazhden e mungesave uluritese ne komunikim, cdo permbajtje ose butesi e njeres pale mund te keqkuptohet si dobesi nga pala tjeter (harbute)!

  47. losttext thotë:

    23 January 2008 @ 3:51 pm

    Tashti se u beme si kalamaj kopshti, kush e filloi i pari e i dyti - komentet aty i ke, por po t`i kujtoj serish -

    une: “pallimi i radhes… m`ke pelqu per Doors-at, po s`osht naj merite n`vecanti. Pajtohem me anonimin, vazhdo shkruj, kushedi cer del.”

    ti: “shihe boten pozitivisht.. te pallosh nuk eshte dhe aq keq… madje nese se ke marre vesh akoma, nuk eshte as mekat”

    You keep assuming about the other beyond your own capacity for understanding and decency, but maybe I should not blame you for this, but myself rather, as I err in my illusion of finding worthiness in places where it never dwells.

    Komenti yt i fundit me ben te them keto me siper, dhe ty, persa kohe qe “si dash i sheqerte te duket vetja,” po te le shendene me urimin qe te mos shkrihesh, te pakten jo dhe aq shpejt, letrarisht, mu perpara vete syve te tu.

  48. t_red thotë:

    23 January 2008 @ 4:14 pm

    …..s’po e them fare me mire! :D

  49. lulian kodra thotë:

    23 January 2008 @ 7:13 pm

    Fuck Henry Miller too! Le qe s’ke asgje te perbashket, e nuk i vjen as edhe tek maja e gishtit te vogel stilit pa stil te Millerit, dhe kete t’a marresh si kompliment, po qe se ke aq qetesi apo nerv. Miller zgerdhihet perpara frikes ndaj vdekjes, i nxjerr gjuhen, mund edhe t’i kishte vjedhur ndonje dhjetemijeleksh asaj gjynahqares nderkohe qe qurravitej dhe t’ia kishte mbathur kembeve per t’i harxhuar ato leke ne ndonje taverne te dores se trete me ndonje pidh te shemtuar, apo fundja duke ngrene nje sufllaqe e duke pire nje birre te ftohte tek blloku, por nuk do t’a rrihte. Roth, mbase, se nuk e njoh. De Sade do t’a rrihte po te ishte e shendetshme, po te kishte kancer do t’a lidhte pas pemes dhe do t’a vriste duke e torturuar ngadale, per te treguar se sadizmi eshte me i pushtetshem se kanceri, mbase dhe do i hynte nga dera e pasme pasi te kishte vdekur, nderkohe qe Kortazar do e hidhte ate vete ne zjarr dhe me nje durim prej idioti do e hante. Ndersa une, para se te ndermerrja nje tregim kaq ambicioz, do mendohesha mire para se t’i jepja ate zgjidhje fiat “parapubertetase”, madje keto krahasime heronjsh, (Akili? Te lutem, nuk ndihmoi kerrkend te vdiste, Enea apo Nene Tereza mbase) do t’i peshoja mire ne trupin e tregimit para se te ndihmoja dike te vdiste.

  50. nevi thotë:

    23 January 2008 @ 8:38 pm

    Per mendimin tim: Pjesa ka ndjenja dhe pjeset sensuale nuk shkojne ne banalitet, por pjesa nuk ka vlera letrare e eshte konfiuze. P.sh.
    Kishim kohe qe njiheshim….Po une nuk dija pothuajse asgje per te…
    Femrat ishin te lumtura dhe bosh, vetem pas orgazmes…
    Grushti goditi drejt e ne stomak. Ajo u palos…

  51. akull-naja thotë:

    23 January 2008 @ 8:39 pm

    Loer,

    Ideja është e mirë; kanceri, dhe i marrë si realitet, dhe si metaforë e diçkaje që të pengon të jetosh dhe të luftosh, metaforë e sekretit të zi që mund të mbartë gjithkush, është një gjetje që më pëlqen. Dhe ajo filozofia e energjive pozitive, e ngacmimit të agresivitetit të tjetrit për ta cytur të reagojë, më duken të gjetura. Por më duket se je ngutur ca.

    Kalimi nga e shkuara në të tashmen dhe prapë në të shkuarën në paragrafin e parë është bezdisës.

    Te paragrafi i dytë, shpjegues i njohjes, ti thua:

    Ishte njohje e cuditshme, pa u zgjatur shume.

    dhe vërtet nuk zgjatesh. Por unë besoj se duhej ta gërrmoje ca më tepër, jo veç të na lije të mendonim se kjo ish një lidhje interneti dhe tani të gërryenim nëpër eksperiencat tona e të komshinjve për të marrë me mend se si e qysh mund të ndihet njeriu në lidhje me njeriun. Ti je këtu për të na treguar; ose na rrëfe, ose mos fillo fare.

    Paragrafi i tretë, që flet për raportin që kishit, vërtet që rreket të sqarojë të dytin, por për mua është i dobët, ndoshta prej komenteve mbi atë çka është dashuria: merr ç’të mundesh. Unë besoj se është e kundërta: jep ç’të mundesh. Por kjo është çështje filozofie.

    Më tutje, hedhja në det më duket OK, por skena e seksit më duket e përshkruar në mënyrë krejt mediokre. E lëpiva, më kërkonte… Ja lexoje dhe vetë, të sjell në mendje gazetën “Eros”, ndjesë pastë.

    Përshkrimi i metodave shëruese ezoterike është, po ashtu, i dobët. Ti veç na jep përkufizime.

    Më pas, skena e zjarrit fillon mirë, shumë mirë, por pastaj ti e prish me fjalitë:

    E beja te mendonte ne gjume se cdo bente me jeten qe I mbetej. I perserisja me rregullat e hipnozes qe ishte mire.

    E para është helm për lexuesin, sepse ai në fakt do të dije se çfarë bëje ti, dhe jo çfarë kishe në mënd të bëje. Dhe “rregullat e hipnozës” e vrasin prozën. Ti mund të na kishe shkruajtur gjithë fjalitë që i përsërisje në gjumë, dhe po të mos e dinim ne si e ka emrin, mbase një ditë do e mësonim. Apo më pas, fjalia “Do i hapej psikologjia e zymte qe e kishte pushtuar.” qëndron në të njejtin piedestal të komenteve të panevojshme. Apo shpjegimet mbi atë që mendoje se bënin gishtat e tu, etj. Një përshkrim i gjesteve më të vogla e i fjalëve më të imta do ishte shumë më i bukur se një përkufizimi i përgjithshëm.

    Skena me dialogun mbi frikën qëndron mirë.

    S’di se çdo thonë specialistët e psikologjisë, po ajo e rrahura që tenton të provokojë la rage de vivre (tërbimin për të jetuar) mua më duket e gjetur.

    Dhe kënga në fund, dhe pse mund të jetë e bukur, për mua ia prish lezetin pjesës, sidomos për një mosnjohës të anglishtes dhe aq më shumë të Doors. O do e kisha lënë pa këngë, o do kisha shkruar vetë ndonjë varg që të më pëlqente. Ose do kisha përshkruar atë çka kënga ju thoshte…

    Ky është pjesërisht mejtimi im krejt subjektiv, por prej lexuesi që lexon.

    Përshëndetje!
    A.

  52. lopata thotë:

    24 January 2008 @ 1:35 am

    Nuk di shume nga letersia dhe keshtu nuk mund te flase per prozen e shkrimit. Shume njerez ketu i kane bere keto komente. Nuk kame as kohe e as di te flase aqe mire. Por pika ime ka te bej me faktin qe shkrimtari duhet te veje me tutje se shkrime ku romantizon nje menyre jete te imagjinuar. Keshilla ime eshte qe duhet ti shikosh ato rruget e lirise (pra, mbase the Doors, mbase pushimet nga puna e keqe, mbase alkooli dhe acidi, mbase blues and jazz ose Y tu mama tambien!) jo si absolute, por si fenomene moderne qe krijojne nje njeri te ri dhe krijohen nga systeme te reja; ky krijim i ri eshte dicka e kontestuar dhe shkrimi duhet ta kete ne dijeni. Prandaj sonte levizjet e fundit kulturore vuajne nga ironia (pastiche etc); te pakten kuptojne se duhet te levizim me tutje nga thjeshte kerkim i nje gjeje athentike.

  53. yllka thotë:

    24 January 2008 @ 2:09 am

    e lexova edhe nje her kete shkrim tendin, me te vertet me bene te mendoj shume, me perkujton cdo movie ose literatur qe kam lexuar qe kan pas ndoshta dicka te till tematik edhe te gjitha se bashku me bejne nje eprzirje mendimesh dhe ndenjash qe me t vertet vetem ngas nje shkrim kaq i bukur te bene te ndesh! bravo,,,,,,, byee

  54. Asterion thotë:

    24 January 2008 @ 4:48 am

    Referimi ndaj kulturës pop, sidomos në muzikë, është një shkelje syri. Në fakt Beatles i bashkuan njerëzit më mirë se marksizmi, edhe pse kjo nuk provon ndonjë gjë të madhe, përveç seduksionit të artit të tyre. Një gjë është e sigurt: që duke nisur të paktën me vitet 1960, muzika pop na e ka zbukuruar jetën të gjithëve, duke na gënjyer të besojmë se po i jepnim (jetës) kuptim. Ishte edhe një mënyrë për t’u lidhur me të tjerët, ose për t’u siguruar se jo çdo gjë ishte e humbur – në Shqipëri, e kam fjalën. Një herë, në plazh, besoj do të ketë qenë viti 1980 ose 1981, ishim një grup duke kënduar natën me kitarë në rërë “Norwegian Wood” (të Beatles), kur qëlluan të kalonin buzë detit disa të huaj, ndoshta marksistë-leninistë, e njëri prej tyre u entuziazmua pa masë dhe ulëriti nga larg me sa kishte në kokë: “Hey, Norwegian Wood!”, dhe na entuziazmoi edhe ne, që pastaj u bëmë gati për t’ia mbathur, po të kishte ndonjë lëvizje të papëlqyer nga policia. Nuk na shkonte në mendje atëherë se drama jonë, të mbyllur siç ishim në një shtet burg, ishte potencialisht më domethënëse e më fisnikëruese se dramat e dashurisë ose fluturimet e drogës, të cilave u këndonte pop-i anglo-sakson. Çka na e bënte jetën sado pak interesante, nuk ishin pra shiritat e magnetofonit me këngë të ndaluara, por konteksti politik në të cilin i dëgjonim. Historisë së mësipërme i mungon pikërisht konteksti i duhur, të cilin nuk ia jep asfare citimi i tekstit të këngës së “Doors” në fund; sepse nuk mund të themelosh një dramë si ajo mbi një fenomen pop, i cili e merr vetë kuptimin nga konteksti, pa pasur vetë ndonjë vlerë si të thuash transhendentale. Megjithatë, historia që na rrëfehet e arrin njëfarë efekti, nëpërmjet disa momenteve tepër brutale; por këto unë do t’i quaja “exploitative”, jo letrare të mirëfillta; sepse kur ti shkruan për një vajzë të re me kancer, unë lexuesi prekem jo me artin tënd të të rrëfyerit, por me idenë se një vajzë e re mund të ketë kancer; prandaj kanceri aty është “exploitative”, luan rol të ngjashëm me thikën e gjakosur në një film horror, ose me cicën lakuriqe në një film erotik. Prandaj kam frikë se edhe kënga e “Doors” aty është manipulative, meqë synon të na kujtojë ose shkaktojë emocionin përkatës, të cilin përndryshe duhej të na e kish ngjallur pjesa letrare vetë.

  55. lulian kodra thotë:

    24 January 2008 @ 7:20 am

    Y tu mama tambien? Good call Lopata.

  56. emigrant thotë:

    24 January 2008 @ 1:37 pm

    Asterion, me kujtove dallimin ne reagimin e publikut ne nje koncert te P. McCartneyt, ose edhe M. Jacksonit, xhanem, ne nje vend perendimor dhe lindor. Shiko te parin ne Shehsin e Kuq ose te dytin ne Rumani.

    Une them qe Doors-at jane element autobiografik ketu (Koer mos me lej me rrejt); dhe keta elemente jane shume veshtire ti shtrosh, per vete ngarkesen subjektive.

  57. loer kume thotë:

    24 January 2008 @ 2:55 pm

    nuk ke rrejt fare mor emigrant, madje te tregohem i sinqerte, ky tregim e realizoi planin tim me perpikmeri, planin per te hedhur tere elementet autobiografike ne shesh, e per te pare se si masakrohen, per te ndjere shijen e hidhur te tradshetise ndaj dickaje, tradhetise publike, ti emigrant e shume te tjere ketu qe kane gjenet e duhura inteligjente besoj se me kuptojne shume mire c’dua te them me kete koment…
    lulian kodra, c’ke lexuar apo pare ndonej film keto kohet e fundit e qe te ka induktuar bindjen se je katil, zemergur, cinik, dhe qe i ke pare te gjitha ne jete? une as qe kam nder mend te krahasohem me miller, roth, cortazar persa i perket stilit, sepse nukka lidhje ajo qe kishe shkruar me siper. dhe tjeter, hmm, nj ekeshille miqesore me nota cinike dhe nga ana ime; njih me shume njerez ne jete lulian…
    persa u perket te tjereve, ju falenderoj shume, dhe po ju them qe ne baze te kritkave tuaja te vlefshme ka nisur perpunimi :)
    akull, do te te flas per tregimin kur te te gjej ne messenger, thanks …

  58. loer kume thotë:

    24 January 2008 @ 2:59 pm

    nuk ke rrejt fare mor emigrant, madje te tregohem i sinqerte, ky tregim e realizoi planin tim me perpikmeri, planin per te hedhur tere elementet autobiografike ne shesh, e per te pare se si masakrohen, per te ndjere shijen e hidhur te tradshetise ndaj dickaje, tradhetise publike, ti emigrant e shume te tjere ketu qe kane gjenet e duhura inteligjente besoj se me kuptojne shume mire c’dua te them me kete koment…
    lulian kodra, c’ke lexuar apo pare ndonej film keto kohet e fundit e qe te ka induktuar bindjen se je katil, zemergur, cinik, dhe qe i ke pare te gjitha ne jete? une as qe kam nder mend te krahasohem me miller, roth, cortazar persa i perket stilit, sepse nukka lidhje ajo qe kishe shkruar me siper. dhe tjeter, hmm, nj ekeshille miqesore me nota cinike dhe nga ana ime; njih me shume njerez ne jete lulian…
    persa u perket te tjereve, ju falenderoj shume, dhe po ju them qe ne baze te kritkave tuaja te vlefshme ka nisur perpunimi :)
    akull, do te te flas per tregimin kur te te gjej ne messenger, thanks ….

  59. lulian kodra thotë:

    24 January 2008 @ 6:26 pm

    “lulian kodra, c’ke lexuar apo pare ndonej film keto kohet e fundit e qe te ka induktuar bindjen se je katil, zemergur, cinik, dhe qe i ke pare te gjitha ne jete? une as qe kam nder mend te krahasohem me miller, roth, cortazar persa i perket stilit, sepse nukka lidhje ajo qe kishe shkruar me siper. dhe tjeter, hmm, nj ekeshille miqesore me nota cinike dhe nga ana ime; njih me shume njerez ne jete lulian…”

    WTF? Nuk besoj t’a kete nxitur komenti im kete pergjegje, sepse nuk te thashe “ca paske lexuar qe te eshte mbushur mendja se qenke shkrimtar”. Duke qene se pjesa jote eshte e trilluar (po te ishte e jetuar do na kishe thene dicka me teper per ate vajzen neper komente, apo do na thoshe se si i vene punet tani, eshte mbi dhe apo nen dhe) te kam keshilluar qe zgjidhjet e ketyre stilisteve qe ke permendur vete, zgjidhjet, jo stilet e tyre, t’i peshoje ne trup te tregimit, t’i shkarkoje nga detyra pastaj te jepje zgjidhjen qe ke dhene. Ku e shef cinizmin ketu ti? Apo ke mesuar fjale te re?

    Sidoqofte, une e njoh veten per te urte, zemerbardhe, dhe cinik vetem ndaj preshit kur perdoret si mjet fluturimi. Por ndoshta ke te drejte qe nuk e njoh veten. Ne qofte keshtu, atehere veten jo, te tjere jo, pse s’thua ti, une qenkam dru fare. Duke qene se jam dru, hu gardhi, te perpiqem t’a them edhe njehere ate qe kam dashur te them por qe e paske lexuar me sume? Dhe edhe keshtu s’e paske lexuar mire se s’te ka lene preshi. Apo je i bindur qe e kam gabim?

  60. lulian kodra thotë:

    24 January 2008 @ 6:36 pm

    Qe mos te harroj, ideja eshte qe personazhi po ndihmon dike te vdese apo te jetoje, cila do qofte. Do ishte bosh sikur kjo rruge te mos kishte heronj. Por heronjte qe ke zgjedhur, nuk te ndihmojne dot drejt kesaj rruge, sidomos Akili, se Morrison mund te te ndihmoje pak per kimoterapi. Do t’a luanin funksionin e heroit, bashke me ata shkrimtare nga te cilet thua se po meson vetem po qe se i degjon por pastaj nuk ben sipas modelit te tyre. Enea, Nene Tereza, te thashe do te ndihmonin me shume. Mos po harxhoj tastieren?

  61. Artian thotë:

    24 January 2008 @ 6:47 pm

    Tregimi ishte i mire,dhe romantik..nje ngjarje si te gjitha, ku ne mes eshte instikti dhe me pas dashuria,keshtu e kuptova une qe ne fillim…

    Ajo ishte para meje. Une pas.

    Ne fillim e ngateron mendimin kur e lexon, se ajo ishte parameje,duhet te kuptosh qenien e saj me fytyre nga ty per te pare syte,buzet gjoksin flaket,por autori te tradhton dhe thote “une pas” dhe me pas ,shton”I shihja prapanicen e lezetshme”
    Me sa kuptova tek autori ne fillim eshte instikti pastaj dashuria ..nuk jam kritik letrar por thashe c`fare me beri pershtypje.Ideja e shkrimit nuk eshte e keqe,por edhe momentet e gricjeve,ku nderthyren bashke te gjitha,instikti keqardhja ,dashuria .dhe romantizmi …

  62. akull-naja thotë:

    24 January 2008 @ 7:04 pm

    Loer,
    unë nuk besoj se pjesët autobiografike duhet të jenë justifikimi për diçka të dobët, pra që s’përcjell gjë te lexuesi, dhe akoma më pak besoj se diçka që ka ndodhur vërtetë na e bëka letërsinë më të mirë se një trillim. Por kështu e shoh unë.

    p.s. jam në vende pa messengera këto kohë…

  63. akull-naja thotë:

    24 January 2008 @ 7:07 pm

    Loer,
    unë nuk besoj se pjesët autobiografike duhet të jenë justifikimi diçk që s’përcjell gjë te lexuesi që s’njeh autorin personalisht, dhe akoma më pak besoj se diçka që ka ndodhur vërtetë na e bëka letërsinë më të mirë se një trillim. Por kështu e shoh unë.

    p.s. jam në vende pa messengera këto kohë…

  64. akull-naja thotë:

    24 January 2008 @ 7:10 pm

    *justifikimi për diçka

  65. loer kume thotë:

    25 January 2008 @ 4:06 pm

    akullnaja, ne kete pike e sheh gabim… ke te drejte qe lexuesi nuk do shtije fall nese ngjarja eshte e vertete apo jo, po e rendesishme eshte qe gjithmone nje ngjarje letrare, efektin e duhur e arrin kur mendohet qe eshte e vertete, ose me sakte, per mendimin tim, nje ngjarje letrare duhet te jete e mundshme.
    e dyta, po me thua qe pjesa ishte e dobet? se ty te merr vrulli dhe del nga tema :P
    e treta, qellimi i letersise nuk eshte e egzistoje per hir te vetvetes, por per hir te rrefimit, te tejcimit te informacionit brezave ne vijim.
    dhe e fundit, ku je moj, 10 kate nen toke qe s’ke msn? agjente sekrete ti?:P

  66. akull-naja thotë:

    26 January 2008 @ 3:47 pm

    Loer,

    e para, letërsia s’ka pse duhet të jetë e mundshme, përndryshe ti s’do kishe lexuar kurrë “Metamorfozën”, ta zemë.

    e dyta, s’të thashë që është e dobët, hiq pjesët që përmenda si të tilla, të thashë që kishe marrë vrrull shumë.:)

    e treta, s’mu duk se kishe tejçuar ndonjë informacion të vlefshëm në kohë dhe në hapësirë, ose unë s’kapa gjë.

    e fundit, këtu jam,dy kate mbi tokë, por kam bërë llafe me messengerin.;)

    e fundit fare, më bëhet qejfi që ti ke filluar ta rishkruash pjesën; shpresoj të bëhesh “i keq” me veten tënde e të dalë diçka e bukur.

    ja shëndet!

  67. loer kume thotë:

    28 January 2008 @ 6:08 pm

    akullnaja, …
    hmm….
    metamorfoza nuk eshte e mundshme???
    nuk mund ta them… ;)

  68. akull-naja thotë:

    28 January 2008 @ 8:09 pm

    ëhë… ti e paske pasë llafin te vërtetësia e rrëfimit, te ato detajet e përshkruara aq mirë sa të japin përshtypjen se po jeton me personazhet dhe të DUKET se situata është e vërtetë dhe e mundshme… por unë s’të paskësha kuptuar…

  69. loer kume thotë:

    28 January 2008 @ 9:27 pm

    une po, une te kuptoj, ti, duke perdorur nje stil te panjohur nga turma, te retorikes, po godet kycet e mia te dobeta tamam si ne wing chun, dhe me ben te ndjej shijen e hidhur te calimit neper detaje ;) ehhh, sa te kuptoj une ty :p
    anyway, metamorfoza te duket se eshte ireale? mua jo… :)

  70. akull-naja thotë:

    28 January 2008 @ 9:46 pm

    Le tout réside dans le détail, mon cher. ;)
    dhe sa për metamorfozën, më kujtohet shumë vagull, por meqë pas kaq vitesh më kujtohet akoma, dmth se ishte ireale.:)

  71. loer kume thotë:

    29 January 2008 @ 10:51 am

    mos valle kujtesa jote eshte aq e sigurte sa te konsiderohet reale? me ler mua ta them, kam njohurite kompetente per te thene qe nuk e quan dot reale kujtesen, e si pasoje, s’mund ti thuash dot ireale metamorfozes duke u nisur nga elektronet e neuroneve :)
    nje kamp magnetik ketej, nje celular full me vale andej… fuppp! :P:P

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com