Monologotash

vera.jpg

Sonte, i dashur, mos më fto në Grand Véfour ! Mos më pyet çdo dy minuta a më pëlqen dekori! Mos më pyet çdo dy të tjera a më pëlqejnë Escargots à la Bourgignonne apo Coquilles Saint Jacques à la Bretonne! Mos më pyet a po më shijon ajo Bordeaux Domaine du Chevalier Blanc! Chevalier Blanc…ti ke diçka prej kalorësi vërtet; ndoshta ngaqë vjen më merr në stacion me 400 kuajt e tu marramendës, ndoshta nga hunda jote pak me kurriz që më kujton Lekën e Madh, apo ndoshta nga e ecura me hov, sikur ke shkuar tërë jetën mbi kalë…

Kështu pra, po të thosha, mos më pyet a më pëlqen vera, se do më kujtohen ato dy gota vere të shkreta ndanë shishes së zbrazur mbi tavolinën tënde, që çdo javë ftohjeje përsëriten; i kuqi është i njejti, veç etiketat ndryshojnë. Në majë të gjuhës e kam të të pyes kush ka qenë për darkë, e sa më shumë shkon, aq më fort i druhem përgjigjes. Mos më pyet a po më pëlqen ajo Mousse au Chocolat, se do marr dhe një tjetër nga trishtimi! Mos më thuaj që po pi shumë; lemë ta mbaroj atë grappa të fisme, që më çon në vende ku s’kam dëshirë të zihem me ty! E kur të kthehemi në shtëpi, mos u ekzalto para bardhësisë sime si para Black Jack-ut që po fiton! Mos më pyet a dua të bëjmë akoma dashuri!

Mos u mjaltos pra kaq shumë sonte! Sillu si zakonisht; gjysëm i egër, me pak mospërfillje, më guxhulit si kalama herë pas here, më hidh atë vështrimin blu indiferent, më bëj sallatën e preferuar të Ishes tënde! Të pimë dhe një birrë të ftohtë; shenjë miqësie! Bëj sikur kam qenë aty gjithmonë! Fshiji gjurmët e mungesës sime! Zhduki pra, ato dy gota vere! Bëhu pra, kavalier!

akull-naja

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

173 Komente

  1. EH thotë:

    10 June 2007 @ 12:28 pm

    …Me pelqeu.

  2. e.T thotë:

    10 June 2007 @ 12:31 pm

    Shume bukur !

  3. bato bujku thotë:

    10 June 2007 @ 1:42 pm

    Vera në Shqip është emër i gjinisë femërore, verë e kuqe, verë e bardhë, jo “i kuqi”, “i bardhi”…

  4. elais thotë:

    10 June 2007 @ 4:27 pm

    i kuqi= buzekuqi jo vera.

  5. helloworld thotë:

    10 June 2007 @ 10:27 pm

    Shume e lezetcme. (keshillat e bato bujkut jane te vlefshme, mos ma merr per replike)

  6. iliriani thotë:

    10 June 2007 @ 10:45 pm

    Urime, Akullnaje… zbulova se je nga Myzeqeja…

  7. akull-naja thotë:

    10 June 2007 @ 10:50 pm

    Ngaqe me pelqejne vendet me grappa ?

  8. akull-naja thotë:

    10 June 2007 @ 10:53 pm

    ps Blend, FLM per foton!:)

  9. iliriani thotë:

    10 June 2007 @ 11:04 pm

    ngaqe thua GUXHULIS…

  10. akull-naja thotë:

    10 June 2007 @ 11:21 pm

    Kam kaluar ca vera andej nga Myzeqeja, hall pa lene shenje s’kane, bile ku s’e pret…Ish fjala e pare qe me erdhi per dore, e tani qe po ftillohem, dhe po ta kisha menduar, prape kete do zgjidhja; “gixilos” e “gixiloj” s’ma mbushin mendjen…:)

  11. Zana thotë:

    10 June 2007 @ 11:27 pm

    E ftofta ;me çudit se me nje minimum fjalesh sa shume gjera ke thene.Nuk ke as te heqesh e as te shtosh.Per mua teknikisht shume lart…

  12. iliriani thotë:

    10 June 2007 @ 11:33 pm

    Akullnaje… me fjalor i thone “gudulis”… por populli ka te drejten e fjales shqipe… dhe ai i thote guxhulis… that’s it… urime…

  13. iliriani thotë:

    10 June 2007 @ 11:34 pm

    Ti na e bere zemren cope edhe neve… lere qe edhe vete e ke cope… po ne cfare kusuri e kemi… ti qan, ne lotojme…

  14. akull-naja thotë:

    10 June 2007 @ 11:41 pm

    Ops, vetem “gudulis” s’me erdhi ne mendje. Po prape “guxhulis” do kisha shkruajtur. Dhe mos loto, aman, se do te te kem ne ndergjegje nje jave rresht!…

    Zane, faleminderit!

    Naten Peshq, se neser eshte dite pune.

  15. Ina thotë:

    10 June 2007 @ 11:43 pm

    Shume i bukur tregimi, por nje gje me thoni se une nuk e kuptoj fare idene “dashuri e torturuar” se te pakten keshtu mu duk kjo dashuria e tregimit…pse tja besh vetes kete?

  16. iliriani thotë:

    10 June 2007 @ 11:44 pm

    Naten Akullnaje… se ti edhe probleme me fqinjet… ndoshta ankohen edhe per driten tende te ndezur…

  17. Idris thotë:

    11 June 2007 @ 12:31 am

    Perse gote vere? Njera nga gotat mund te ishte e mbushur me raki.
    Ne se do ekzistoje pambarimisht “Thjeshtesi-a….” atehere Iliriani qe eshte edhe nje nga degustatoret e Rakise ,s’ka pse te ngazellohet me veren.
    Gjithsesi vera behet edhe nga rrushi,pra si rakia.Fli akullnaje.

  18. adriatik thotë:

    11 June 2007 @ 1:07 am

    Ne se ti akullnaje je rritur me fjalen “guxhulis”, me siguri je nga krahina ime. Kur ishim te vegjel, nena me thoshte: Degjo mor bir, mos e guxhulit tet vella aq shume se vdes!

  19. Perparim Hysi thotë:

    11 June 2007 @ 1:22 am

    Bukur akull-naja me “guxhulis”,”gudulis” a “gixilis”?!E,ç’më duhen llafet?Je yrneke në llojin tënd.Dhe befasuese.
    Përshëndetje nga unë.
    Përparim Hysi,10 qershor 2007

  20. akull-naja thotë:

    11 June 2007 @ 10:56 am

    Hehe, kur te dalim ndonje here nga Alpet, merrni nga nje harte Shqiperie me vete, nga ato te detajuarat, dhe nja ca lapsa me ngjyra e ju tregoj se nga vij…

    Papi, a e ke pare kete qoshen qe te ka bere Edi? www.penaevjeter.blogspot.com

    Idris, mire se u ktheve! Pa ty, Peshku s’ishte njelloj.

    Helloworld, flm. Per te kuqin, cf shpjegimin e Elais me lart.

  21. bela thotë:

    11 June 2007 @ 2:34 pm

    Bravo akullnaja.
    Me pelqen

  22. Teuta v thotë:

    11 June 2007 @ 2:44 pm

    Uhhhhh…. very nice akvll-naja

  23. Paulo thotë:

    11 June 2007 @ 3:46 pm

    Urime akull-naja!
    Stil shume i mire i te shkruarit. Me pelqeu!

  24. Perparim Hysi thotë:

    11 June 2007 @ 4:17 pm

    Akull-naja!E pashë “blogun”dhe atij Edit i jam borxhëli.Se si e laj këtë borxh(epo ku i dihet?!).Populli thotë:”Borxhi i harruar në ditë të shtrënguar”.Sado plak,sikur po më rinoni ju(një asambël i tërë) me shkrimet tuaja dhe,veçanërisht,me kujdesin që tregoni duke më marrë prej dore.Teste-teste është kjo dynja.Ç’të bësh,ta bëjnë dhe ta teprojnë.Po,kur ta bëjnë për mirë siç dhe ka ndodhur me mua,atëherë ndodh si me atë borxhliun”legjendë”që s’e shleu dot borxhin sa shkoi në atë botë.Dhe,duke shkruar këtu tek shkrimi yt,bëhem dyfish borxhëli dhe me ty që më dhe sihariqin.Se sihariq qe për mua.Sidoqoftë,për temën”Ç’të bësh,do ta bëjnë” kam gati një tregim,po pres radhën se kam nja tri ditë që kam dërguar ca poezi.Po dhe në mulli ka radhë.Apo s’u bë e gjatë radha këtu?Po ndodh si në një fshat të Përmetit:në Bubës.Takonin njëri-tjetrin fshatarët në mulli dhe epyesnin:-Nga je ti?-Nga Bubësi.-Po ti?-Nga Bubësi.Se aq i madh qe fshati.Dhe ky “fshatI” i peshkut,jo vetëm u rrit shumë,por jemi pjesa më e madhe të panjohur.Sidoqoftë,unë dua të jem nga”Bubësi i peshkut”,sa kohë që të mos bëhem i mërzitshëm apo ca më keq:i bezdisshëm.Në shkrova kaq gjatë,se dua t’ju falënderoj të gjithëve dhe,padyshim,atë Edin që shpresoj ta njoh.
    Përparim Hysi,11 qershor 2007

  25. bana thotë:

    11 June 2007 @ 4:36 pm

    Stil shume interesant e sic thote Zana ke arritur te japesh mendimin me nr me te vogel te fjaleve , esence!! Pergezime!

  26. Pjer Thomas thotë:

    11 June 2007 @ 8:03 pm

    Koncetrat i kendeshem. Shprehja (te shprehesh) e nje ndjenje, ne kete forme , duke i kujtuar se ke diçka prej kavalieri (por qe ai se kupton), dhe duke i dhene keshilla se si te jete i tille, ne nje forme sa te kulturuar aq dhe familjare apo ndjesore, kjo tregon nje mjeshteri te rralle apo nje xhentilence fine.
    Po shoh qe peshqit keto kohet e fundit kane nje ngritje ne menyren e te shkruarit letersi. Urime Akullnaja. Qe i vetmi shkrim qe e lexova tre here, gje qe s’me ka ndodhur kurre tek shkrimet e tjera. çdo rresht ishte ndjenje, keshille, familjaritet, njesim tipesh, kryeveper.

  27. sweet thotë:

    11 June 2007 @ 8:22 pm

    Shume i bukur…dhe zgjedhja e 2 gotave vere (e jo nje raki e nje vere sic sugjeroi dikush) eshte e goditur…vera eshte e ngrohte, intime dhe kjo e ben akoma me te dhimbshme pamjen e gotave dhe cka qendron “pas” tyre.

  28. akksidental thotë:

    11 June 2007 @ 8:29 pm

    Z Pjer thomas nuk esht se po na thua ndonje gje te re per AK, ajo kallashinkov ka qen gjithmon….. :D

  29. Pjer Thomas thotë:

    11 June 2007 @ 9:11 pm

    Aksidental, ajo nuk qe kallashnikov kesaj radhe, po shampanj dhe nga ajo me e mira :-)

  30. edrus thotë:

    11 June 2007 @ 9:22 pm

    Pjer, merr vesh ti qe ajo po thote mos me permendni vereeeeeee??? ;) C’jeni bere te gjithe pijaneca…. u prish dynjaja :)

  31. akull-naja thotë:

    11 June 2007 @ 9:30 pm

    He pra, Edrus, folu pak, se s’me lane…nje birre, or nje birre,te mbledhim veten, se eshte edhe buke, edhe gjelle… :P
    Faleminderit te gjitheve per fjalet e mira!!!

    Papi, Edi eshte Edrusi, e gjen ketu www.edrus.blogspot.com e llafosuni vete si burrat, se une punen e grave e bera.

  32. edrus thotë:

    11 June 2007 @ 9:40 pm

    Akull, ngaqe burrat rrojne me arançata, ju duket çudi qe ndonje femer te kerkoje nje doppio grappa ;) Bile largohen me frike sa shikojne nje te tille….. kjo ka per te qene fatkeqsia e femrave te se nesermes (per te mos ngjallur panik dhe per te thene dhe per keto te sotmet ;) )

  33. akull-naja thotë:

    11 June 2007 @ 9:45 pm

    Edrus, po gjithmone “arançata” do pine ata te zinj? :P

  34. Laura thotë:

    11 June 2007 @ 9:48 pm

    Bravo Akullnaja…

  35. akull-naja thotë:

    11 June 2007 @ 9:49 pm

    Faleminderit, Laura.

  36. edrus thotë:

    11 June 2007 @ 9:56 pm

    Akull, kur eshte puna per t’u ‘hallakat’ nje cike, asgje s’e ndalon edhe Lauren perpara nje gote me grappa :) Mirmbrema Laura :)

  37. akull-naja thotë:

    11 June 2007 @ 10:25 pm

    Ed, Laura do jete zhytur ne Baudelaire…Une kam gjysem ore qe ngeca brenda, apo s’ka nja 5 poezi per veren….
    Naten te tereve!

  38. Laura thotë:

    12 June 2007 @ 5:40 am

    kam vene re qe letersine e shoqeroni lehte me pijen, pastaj vijojne ato mesazhet ku cingeroni gotat… Cingerim ne te thate, qe njomet me imagjinate :)

    Faktikisht, ‘ferri’ i Baudelaire-it eshte gjithmone i shijshmem per mua… por isha ne Joga, se me duhet te mbaj harmonine e trupit me ate te trurit… (por nje gote do e kthej pse jo, nuk ma prish ‘perqendrimin’)

    tung tung
    sa te mire qe jeni / (duhet vene nje hudher diku per syrin e keq :)

  39. akull-naja thotë:

    12 June 2007 @ 1:02 pm

    Kanë të njejtin efekt nganjeherë, Laura. Me që jemi te Baudelaire:

    Il faut être toujours ivre. Tout est là: c’est l’unique question. Pour ne pas sentir l’horrible fardeau du Temps qui brise vos épaules et vous penche vers la terre, il faut vous enivrer sans trêve.

    Mais de quoi? De vin, de poésie ou de vertu, à votre guise. Mais enivrez-vous.

    http://www.toutelapoesie.com/poemes/baudelaire/ennivrez_vous.htm

    Dehur rrini gjithmonë ! Kaq është e gjitha. Për të mos ndier peshën e rëndë të Kohës që ju dërrmon shpatullat e ju shtyn drejt tokës, dehuni pa ndalim!

    Po me se ? Me verë, me poezi a me virtyt, zgjidhni vetë. Veç dehuni!

  40. Zana thotë:

    12 June 2007 @ 1:11 pm

    Te treja keto zevendesojne denjesisht dehjen me nje lende te vetme ;dashurine.Do te zgjidhja keto te trija

  41. Laura thotë:

    13 June 2007 @ 10:54 pm

    :) vecse pas dehjes vjen ndonjehere dhe dhimbja e kokes, dhe spiali, dhe cmenduria… Keto i njihte mire Baudelaire, ua dinte mire shijen, por s’di a e kemi ne idene e asaj shije kur flasim per ‘dehjen’..

  42. akull-naja thotë:

    13 June 2007 @ 11:01 pm

    Sigurisht qe jo… kur kam lexuar per here te pare Baudelaire, nuk e njihja jeten e tij, dhe shija qe pata qe shije jete, shije toke, dhe jo ferri. Tani qe e njoh, per dreq s’me hiqet akoma ajo shija e vjeter… Meqe ra llafi, pjesa me e bezdisur e letersise per mua ka qene “jeta e shkrimtarit”…:)

  43. iliriani thotë:

    13 June 2007 @ 11:19 pm

    Gjithmone me kane pelqyer tekstet ne veten e dyte… kur dikush i drejtohet dikujt direkt… gotat e shkreta qe mbajne cdo pije… vere, grappa, dhe ne fund birra… titulli mund te ishte me mire, them une… DIALOGOTASH…

  44. akull-naja thotë:

    13 June 2007 @ 11:26 pm

    Ilirian, mirembrema! Ti vjen gjithmone sa po nisem per gjume…

    Titullin mund ta lexosh dhe Monologo tash (tani). Pra une fola, fol ti. A bejne dy monologje te gjata nje dialog? Nqs jane ne te njejten kohe dhe mbi te njejtin subjekt, dhe bejne. Keshtu, keshtu…

    Naten e mire, Ilirian.

  45. iliriani thotë:

    13 June 2007 @ 11:35 pm

    Naten e mire, akullnaje… Mesa duket une vij per te te vene ne gjume… nese jam si njefare engjell gjumi… e pranoj oferten part time…

    gjume te embel dhe te fala fqinjeve, qe nuk e dine se sa prane jetojne me nje talent te rralle…

  46. iliriani thotë:

    13 June 2007 @ 11:37 pm

    atehere fotoja me gota nuk qendron dhe na ka ngaterruar te gjitheve… nuk na ka lene te merremi me tekstin…

  47. akull-naja thotë:

    13 June 2007 @ 11:42 pm

    Hoho, tani m’u zgjaten veshet e m’u skuqen… Kur vjen nga ti, vlen akoma me shume.

    Sa per oferten, o “full time” o hiç! E, keshtu.

    ps. C’faj ka fotoja se ju terheq e kuqja ju, ne vend te lexoni shkrimin? :)
    Naten tani prej verteti.

  48. Laura thotë:

    14 June 2007 @ 12:18 am

    nuk e kisha fjalen te jeta e Baudelaire, por te vepra letrare… pse c’e kujtoni dehjen? Te qeshura gazmore…. vetem…

  49. Blendi thotë:

    14 June 2007 @ 12:28 am

    ua Laura, po ne nuk kemi lindur pleq :D

    ilirian, gotat qendrojne per kete:

    “…Bëj sikur kam qenë aty gjithmonë! Fshiji gjurmët e mungesës sime! Zhduki pra, ato dy gota vere! Bëhu pra, kavalier!”

    je tregimtare e mrekullueshme akull naja. I imagjinoj dy gotat e harruara mbi nje tavoline (ne fakt nje shoku im e ka pesuar keshtu).

  50. akull-naja thotë:

    14 June 2007 @ 11:52 am

    Laura, populli yne i mençur ka thene: Gjella me kripe, kripa me karar… ;)
    Blend, flm! Dhe nje shoku im ashtu e ka pesuar, nga aty vjen dhe detaji i gotave, qe ne ketu eshte simbol (per mua) i çdo imtesie qe le te duket jo-ekskluzivitetin. Eshte dhe ndryshimi mes menyrave te perceptimit ne loje; ai qe eshte detaj i parendesishem per njerin, aq i parendesishem sa as nuk e fsheh, eshte element kyç per tjetrin…Etj, etj… :)

  51. Aura thotë:

    14 June 2007 @ 12:14 pm

    A mund te pihet birra pas veres?

  52. Blendi thotë:

    14 June 2007 @ 12:15 pm

    Te rriturit bejne cte duan. ;)

  53. iliriani thotë:

    14 June 2007 @ 12:20 pm

    Ishe- ka kuptimin edhe gjyshe… ka kuptimin edhe ish-dashnorja…

  54. akull-naja thotë:

    14 June 2007 @ 12:23 pm

    Aura, 10 here perseritet fjala “mos”, me shume se kaq…
    Pra, mos me ço per vere, se s’ta kam ngene per romantizem, se i kam nervat kaçurrel nga gotat e veres qe m’i le siper tavolines, hajde pime birre si shoke, etj etj…Dhe po, birre pihet pas çdo gjeje, sidomos pasi ke ngrene mire.;)

  55. iliriani thotë:

    14 June 2007 @ 12:26 pm

    Naje! Thone mjeket se birra pas pijeve te tjera, dyfishon efektin e alkoolit te tyre…

  56. akull-naja thotë:

    14 June 2007 @ 12:28 pm

    Ilirian, me habite dhe me bere qejfin qe e kape! Detaji i dykuptimte tregon (me timen) se ai akoma s’di se ç’eshte sallata ime e preferuar, pra historia eshte akoma ne fillim…etj, etj… :)

  57. Aura thotë:

    14 June 2007 @ 12:31 pm

    Une i dua shume te dyja. Edhe birren edhe veren. Ne fakt te gjitha pijet. Ndoshta jo dhe aq rakine se me duket shume mashkullore si pije. Ishte nje periudhe kohe kur pija shume whiskey. Me pas shume vere. me pas shume birre. Nje here shume tekila. Pastaj prape vere….E doja shume shume… me pelqente ndjesia pas ….Por kam nje zakon qe nuk dua t’i perziej. Kur pi vere, zakonisht te kuqe, nuk me pelqen te pi birre apo cfaredo tjeter pas saj. Vera te fton per gjera te tjera… per gjera te rriturish….

  58. Kotherja thotë:

    14 June 2007 @ 12:36 pm

    Mirdita Aura ! :)

    Une jam Kotherja. Jam i rritur. :) Me pelqen pija dhe e perziej me cer te vije. :)

    Sepse te ben te jesh i papam ne gjera te rriturish. :)

    Miqesisht.

  59. Blendi thotë:

    14 June 2007 @ 12:37 pm

    Cdo pije jep nje dehje tjeter, kshu qe robi shkon edhe me p[eriudha, varet dhe nga moti (i brendshem), si i thone…

  60. Aura thotë:

    14 June 2007 @ 12:39 pm

    Me shkrive kothere….

    as e ve ne dyshim qe te paska ra e pimja ne koke….

  61. Aura thotë:

    14 June 2007 @ 12:44 pm

    ke te drejte blendi, psh. une se pi dot birren kur ben ftohte, njesoj si nuk ha dot fasulet kur ben vape…

  62. iliriani thotë:

    14 June 2007 @ 12:46 pm

    Akullnaje! Versioni im eshte qe ti je bere aq shume xheloze sa dyshon mbi gjithcka… dhe je penduar qe grindesh shpesh me te dashurin tend… sipas meje, ai nuk te tradhton… Buzekuqi nuk ndryshon, por vetem etiketat e shishes se veres… Ai eshte buzekuqi yt nga pija e fundit aty ne dhome dhe ai i shkreti nuk e heq, por vazhdon te pije perballe tek gota tjeter, qe te thyeje vetmine… Ti nuk je gati, qe te kthehesh ne gjendjen e meparshme te marredhenieve me te dashurin… dhe kete pamundesi e mbulon me akuza xheloze per gjoja tradhetite e atij te shkretit qe te jep makina luksoze, pije te shtrenjta, dhe dreka ne restaurante moderne… por, jo… ti do birre dhe grappa… ti nuk je si ai… dhe ti kete e di… sallata e preferuar e ishes… ky eshte kulmi…

  63. Cheney thotë:

    14 June 2007 @ 12:48 pm

    ”Miqesisht.”

    :D

  64. iliriani thotë:

    14 June 2007 @ 12:50 pm

    “Le te mbetemi miq!” - thuhet ne fund dhe jo ne fillim, o Kothere…

  65. Kotherja thotë:

    14 June 2007 @ 12:53 pm

    Blendi

    Po dal i here une. Fiks ne oren 14.00 Kohe e bukur. Vere dhe do ta bej rokoko ne fund fare . ( perzij )

    E kalofshi mire duke bere vetem llafe. ;)

  66. akull-naja thotë:

    14 June 2007 @ 12:56 pm

    Ilirian, sikur te mos ishte fjala “gjoja”, varianti yt do me pelqente me shume se imi…

  67. akull-naja thotë:

    14 June 2007 @ 12:57 pm

    Kothere, jo qe me dreke me vere, he djale…;)

  68. padre thotë:

    14 June 2007 @ 12:59 pm

    Po vere trendafili te eger ke pire moj aura
    Xinxife i thone ne korce..
    Femrat mbas e pine behen si xixillonjat fap fap leshojne drite
    Nje drite me dehse se gjith pijet e botes.dhe dehja behet ngjitese.

  69. e.T thotë:

    14 June 2007 @ 1:02 pm

    pak a shume ky eshte dhe mendimi i im @ilirian, por shprehur ne menyre tjeter ne tjeter vend..(kioska e Akllit )
    e ka trembur ! na tremb dhe ne ne Web me tere keto hormone qe transmeton. mua me fryhet e gati sa s’me pelcet monitori kur me shfaqen, kaq paster, çilter, stuhishem, fuqishem e embel pasioni i Akllit.
    Ps: ai i shkreti me nji shishe vere lyen per tere vitin dy gota dhe i le kastile ne cep te tavolines gjasme sikur i ka harruar..
    per te mposhtur friken me nji llaf :D

  70. iliriani thotë:

    14 June 2007 @ 1:03 pm

    edhe versioni im prandaj ndryshon nga yti, sepse ka nje “gjoja” ne mes… ja edhe tani u bere “xheloze” dhe “egoiste” se t’u duk sikur ta mora tregimin… hahaha…

  71. akull-naja thotë:

    14 June 2007 @ 1:06 pm

    Padre, me kujtove nje emision ne BBC qe thoshte se alkooli te femrat rrit nivelin e testoteronit dhe prandaj xixillojne…:D

    Kurse te meshkujt, alkooli na e linte nivelin e testosteronit konstant, dhe andej nga mengjesi e ulte aq shume sa as xixellonja s’kish ç’u bente… :D
    Dhe, niveli i testosteronit te xixellonja na qenkesh baraz me nivelin e nje mashkulli esell, por ky i fundit, meqe e ka te lindur, ka mesuar ta kullandrisi kete pune… :D

  72. iliriani thotë:

    14 June 2007 @ 1:07 pm

    Shume bukur e.T.! Ai di edhe te mos jete kavalier… Kujdeset shume qe te mos duket si nje kavalier… se i ka ardhur ne maje te hundes dukja si kavalier dhe e mundon lodhja fizike e te sjellurit si kavalier…

  73. akull-naja thotë:

    14 June 2007 @ 1:10 pm

    e.T, kur them une qe ke hequr bajamet ti…:)

    Ilirian, e.T, po ju shoke, me mua apo me ariun?

  74. padre thotë:

    14 June 2007 @ 1:14 pm

    akuull
    thua te kene pire xixnxife ata bbc.
    e pranushme dhe teoria jote.
    une gjithmon dua qe femrat te xixellojne

  75. Aura thotë:

    14 June 2007 @ 1:27 pm

    eshte shume mire kur femrat xixellojne, ne te gjitha rastet kur bejne te kunderten ato nxijne…

    nuk kam pire vere trendafili te eger… ku ka te tille?

  76. Idris thotë:

    14 June 2007 @ 1:29 pm

    Akull kontrolloje mire e.t.Mire me bajame po mos te thote qe ka dhe kallo
    E haruat Shekspirin
    .Vera te nxit harvalerine ,po te ul fuqine.Gjithkush mund te zgjedhe
    Rakia te nxit harvalerine dhe te rrit fuqine kjo eshte shqiptare.
    Kujdes nuk flitet per pijanec qe i “ha kendezi qyret…”

  77. iliriani thotë:

    14 June 2007 @ 1:37 pm

    E do grappa, more Idris… c’t'i besh?… Pas grappas, do birre… eshte me menu te paracaktuar…

  78. iliriani thotë:

    14 June 2007 @ 1:38 pm

    Naje! thote populli se mekati i burrit lahet me nje gote uje, ndersa ai i femres nuk lahet as me nje lume… ndaj une them se ai nuk te tradhton… degjo mua… ec me birra…

  79. Blendi thotë:

    14 June 2007 @ 1:43 pm

    Hallall kothere, gjak e dhjame!

  80. akull-naja thotë:

    14 June 2007 @ 1:48 pm

    Dhe nje te fundit :

    Une i them: “sillu si zakonisht!” Pra zakonisht, ai as me çon ne Grand Véfour, e as patakset pas meje, por do te laje ndergjegjen ndaj behet copash, kur do mjaftonte te “hiqte ato dy gota”… Franqezi thote: “E gjitha qendron te detajet”, dhe une e kam shume shok franqezin. Ilirian, ai tradheton dhe pike. Oj! … :)
    Ika tani, se e bera boze duke komentuar veten time me shume se ç’komentoja Rilindasit ne gjimnaz… :)

  81. iliriani thotë:

    14 June 2007 @ 1:52 pm

    Rilindasit te te marrin te keqen ty… ata ta thoshin troc… ti ta thua larg e larg… sa me nga larg ta thuash, aq shume i afrohesh artit…

  82. akull-naja thotë:

    14 June 2007 @ 1:53 pm

    Ilirian, populli yne eshte maskilist dhe ka gjete nje fjale te urte per te justifikuar hardallosjet e veta… :D
    Se harrova, Idris, une e.T nuk e kontrolloj, i besoj. ( :P ) S’jam me Leninin une.;)

    Ika se e mori lumi punen.

    Kalofshi vizllushem Peshq!

  83. dhelpra thotë:

    14 June 2007 @ 1:53 pm

    Moj rakija bukuroshe qe na hedh qoshe me qoshe :-) Une kam gen pijedashesish dhe e shijoj pijen. Mundem te pi cte me dale perpara dhe po e bera pak zakon e mbaj mire pijen. Edhe po e perziva njelloj fare, se ndjej fort. Vetem nqs me shqeteson stomaku.
    Anyway, pervec veres e birres qe jane si me thene ushqim, ja kercas edhe plot gota me vodka redbull, vodka tonik,apo koktelie te tjera me vodka, rum apo gin.
    Megjithate perpiqem te mos pi. Si te thush : “E kom lone pijen” :-)
    Kshu qe mos na e shtini nder mend. :-)

  84. Kotherja thotë:

    14 June 2007 @ 9:50 pm

    Ka njeri zgjuar ketu apo jo?

    Ku e ka kafazin luanesha dini gje ? :)

  85. akull-naja thotë:

    14 June 2007 @ 9:53 pm

    Cili je ti more burre
    qe kerkon vulat e mia? :P

  86. Blendi thotë:

    14 June 2007 @ 9:53 pm

    Hahaha, paska ardh ne forme!
    Si dole, u kenaqe? Kjo ka rendesi.
    Zilia ime eshte miqsore por e qarte! :D
    PS. E more mesazhin dje, ke Swedin verdalle qe kerkon te dehet me ty.

  87. dhelpra thotë:

    14 June 2007 @ 9:54 pm

    une jam hala qut kothere.
    Cer eshte ky kafaz mo?
    Ai i news 24 v?

  88. LlTako thotë:

    14 June 2007 @ 9:56 pm

    Eh more Kothere qe te paska vajt mendja keq :D

  89. Kotherja thotë:

    14 June 2007 @ 9:58 pm

    Sapo u ktheva nga vendlindja e Vangjush Mios. Boboshtica.

    Skile

    verte nuk e di barcaleten e atij te dehurit qe kerkonte kafazin e luaneshes?

    Akell,

    vetem tre minuta shi afer Korces, e gjitha rruga diell ne vajtje e nate ne kthim. :)

    Blend

    nuk quhet zili, por kizili. :)

  90. dhelpra thotë:

    14 June 2007 @ 10:00 pm

    Nejse kothere,
    E gjetsh kafazin e befsh qejf e kurre mos u ngopsh ishalla.
    Une po iki se sjam as ne shpi dhe kam ngel vetem me cirakun adoleshent te internet kafese. Te kerkova ndihme ke tema e harasanit po ti sikur nuk ishe verdalle.
    Perendia ta shtofte inatin :-)

  91. akull-naja thotë:

    14 June 2007 @ 10:00 pm

    Kothere, sa zili te kam qe bredh neper memedhe… sidomos per ato te uruara 3 minuta shi… :D

  92. Kotherja thotë:

    14 June 2007 @ 10:02 pm

    Nuk e kam pa skile do e shof tani perse behet fjale.

  93. akull-naja thotë:

    14 June 2007 @ 10:04 pm

    Kothere, do na e tregosh ate baraleten apo t’ia shkel dhe une?

  94. Kotherja thotë:

    14 June 2007 @ 10:04 pm

    Akell,

    eshte vonuar pranvera ketej dhe eshte verte shume bukur. Shume bukur.

    Jo bukuri simetrike si e keni andej ju, por primitive, por gjithsesi eshte bukur.

  95. Kotherja thotë:

    14 June 2007 @ 10:07 pm

    Akell,

    Iliriani ne kete rast do shkruante: “U thuaj komshijve naten e mire edhe nga une.”

  96. akull-naja thotë:

    14 June 2007 @ 10:07 pm

    Trego pra dhe pak Kothere, mos u be koprrac, se te paska shijuar memedheu yne asimetrik sot…:)

  97. INA thotë:

    14 June 2007 @ 10:09 pm

    Mua s’me puqet fare me alkoholin. Nga vetia kalimtare i bie te mos me puqet me ndonje nga ju (just kidding).
    Ice, very nice. Shkrim i bukur, urime!

  98. Blendi thotë:

    14 June 2007 @ 10:43 pm

    Ina, nuk me duket se kemi ndonje “pijanec” te peshku.
    Kemi vetem pijetarë, njerez qe kontrollojne goten por jo te kontrollohen nga gota.

    Te tillet jane njerez me veti shume te forta ballancimi, apo ekuilibri, dmth dhe pijne por dhe nuk dehen. Te tillet rralle deshtojne, dhe jo per faj te tyre, biles dalin me sukses edhe kur u qellon “majmuni mashkull”.

  99. INA thotë:

    14 June 2007 @ 10:50 pm

    Uaaa Blendi,

    Po une s’thashe qe ka “pijanece”, une thjesht po them qe s’e pi fare, mor po dhe ere t’i mbaj me ze. Ne nje fare menyre u kam kizili (sic thote Kotherja). Do te doja te pija ndonje gote vere dhe per muhabet dhe per shendet, I just can’t man.

  100. Kotherja thotë:

    15 June 2007 @ 10:51 am

    Si u gdhite more ?

    E di qe eshte nje cike vone , po ne Shqiperine asimetrike, del per pune e vonohesh ka i here 2 ore ne trafik. ( 2 km rruge gjithsej ) :)

  101. padre thotë:

    15 June 2007 @ 10:58 am

    kothere.
    po he s na the sa gota ishin ne tavoline dhe me se ishin te mbushura.
    pe gje xixillonja.

  102. Odysseus thotë:

    15 June 2007 @ 11:03 am

    Kothere,
    ate trafikun sot mos ja hedhim fajin Bushit. Sot kishte cikliste neper bulevard. Kur po kaloja une dikush fitoi, pune bicikletash.

  103. Kotherja thotë:

    15 June 2007 @ 11:07 am

    A Padre

    nuk ndenja shume dhe u nisa nga ora 8 per ketej.

    Vetem dy gota. Perime te skuqura, petulla me djathe e hudhra ( 4 cope henga ), pak kukurec, djathe te bardhe baxhoje, vere leskoviku ( iu kam lene porosi te me gjejne xinfile a si quhet )

    Hupa maje nje qershie dhe hengra qershi maje pemes. :)

    Shkova dhe nga manet, mesova qe Artur Liolini i Bostonit ishte nga Boboshtica dhe akoma se bobot ia kishin ble sulltanit fshatin me flori.

    Po me duhet te kthehesha po dje dhe kam qene ne Tirane rreth ores 11.

  104. padre thotë:

    15 June 2007 @ 12:04 pm

    kothere.
    do ju them atyre te komunes te te shkruajne ne te famshit qe kan ardhur ne fshat.se te famshem jane ata qe na respektojne pa prarathenie.
    fale teje bobo eshte e pranishme cdo dite ne peshku.

    Vere xinxife quhet. zakonisht e nxjerrin shulet.
    nga te rallat e vendeve asimetrike.
    ne ditet e ardhshme do te bej nje suprize.

    ka nje kantine vere ne korce qe quhet korca 2000.prodhon vere sipas tradites te leskovikut(kur vinte nano nga ajo pinte dhe nano si pijetar duhet vleresuar) provoje mavrud quhet e korca2000.

  105. Kotherja thotë:

    15 June 2007 @ 12:24 pm

    padre,

    kishin fillu me shku edhe turiste te huaj, me guida te percaktuara nga nje agjensi turistike ne Tirane. Bukur.

    Por kur dje mesova qe edhe Vangjush Mio ishte me origjine nga ai fshat, ngela pa goje.

    Mesova qe egzistoka dhe nje shoqate ne Boston te US e boboshticareve qe nuk i ka humb lidhjet me fshatin e vendlindjes se te pareve.

    Dje psh, afer tavolines ku isha une, filluan te darkonin disa te ardhur nga SHBA me familjaret e tyre ne SHqiperi. 20-25 veta nga te gjitha moshat. Lezecem.

    Pa diskutim qe do e provoj edhe ate vere…por mos harro qe kam pi edhe Leskovik te para 90`. :)

    Ehe ehe.

  106. dhelpra thotë:

    15 June 2007 @ 12:36 pm

    Edhe ai Miti i portokallise me duket se ishte nga boboshtica. :-) Boll me tani dhe ju se e bete Boboshticen qendren e botes. Me keq se FusheKruja

  107. padre thotë:

    15 June 2007 @ 12:45 pm

    miko o .dhelper si perhere.
    po ska fshat pa budalla. e keqja eshte se ka fshatra vetem me budallenj.
    o dhelpra per kuriozitet gjysh im ish ne amerike ne 1908 dhe u kthye e vdiq ne shqiperi. edhe sot ne fshat ca ara quhen me mbiemrin e tij dhe qe kaq budalla sa kur i bleu zgjodhi te kishte uje nga dy krahet.
    per mua boboshtica nuk eshte qendra e botes eshte bota vet.

  108. iliriani thotë:

    15 June 2007 @ 5:28 pm

    Kotherja thotë:
    14 Qershor 2007 @ 12:53 pm
    Blendi
    Po dal i here une. Fiks ne oren 14.00 Kohe e bukur. Vere dhe do ta bej rokoko ne fund fare . ( perzij )
    E kalofshi mire duke bere vetem llafe.
    ——

    Nuk na tregove kur u ktheve… a pate ndonje aventure te tipit MONOLOGOTASH…

  109. Kotherja thotë:

    15 June 2007 @ 5:48 pm

    iliriani,

    asgje te vecante, vecse kur u ktheva kerkova te dija ku e kish kafazin luanesha.

  110. akull-naja thotë:

    15 June 2007 @ 5:54 pm

    Kothere, s’na e tregove ate te shkrete barcalete… do na lesh anjurante per gjithmone?

  111. Leon thotë:

    15 June 2007 @ 6:07 pm

    akull-naja,
    Me paska shpetuar ky shkrimi jot!! Si ka mundesi?
    Megjithese, me mire vone se kurre…
    Qe je e pijes e kam marre veshe,po qe e perzihen me vere nuk e dija.. :)
    Meqe jemi tek vera,thone qe vera e Nartes (nje fshat i vogel shume afer Vlores) eshte e mrekullueshme…
    Personalisht veren e perdore ne shoqeri te mikeshave dhe thjesht kam nje qellim…. :)

  112. Kotherja thotë:

    15 June 2007 @ 6:12 pm

    Luaneshen le ta tregoje Llukani, se ma do menja qe e di ai. :)

    Une po te tregoj shkallet e dehjes :

    Shkalla e lepurit
    Nje njeri esell futet ne lokal, rri ne radhe dhe kerkon nje gote, e pi s`ben ze fare dhe del nga lokali.

    Shkalla e maces
    Kthehet ky robi perseri, e don me pi prape nje gote, por kete rradhe nuk rri ne radhe por mjaullin si mace, e merr goten e pi dhe del perjashta, por nuk bezdis njeri.

    Shkalla e qenit

    Ehe, po te pish nja dy gota te vjen dhe per te treten. Vjen ky robi prap ne klub e do perseri nje gote. Sa hun ke te dera bertet ham ham dhe ata te banakut ja servirin shpejt. e pi ky miku e mbasi ben edhe nja dy tre here ham ham del prap nga klubi.

    Shkalla e Ujkut

    Nuk ka si te ndodhe ndryshe, do t`i duhet te pije perseri. Kthehet, por ta ni uleret dhe nuk do me i dale njeri perpara. Auuu, auuu, goten ose bera namin.

    Shkalla e luanit ( kujdes ketu )

    Tani qe do dopjen e peste nuk do me dal nga klubi, do te flase vetem ai, flet vetem ai, vetem me ze te larte, i hakerrehet cdo kujt qe e shikon ne sy, e di veten luan e gjithe te tjeret miza.

    Shkalla e gomarit

    E fundit , natyrisht, ka pire raki por ka pire dhe mënte e natyrisht qe eshte transferuar ne gomar.

    P.S. Luanesha eshte tjeter gje si histori. :)

  113. Leon thotë:

    15 June 2007 @ 6:25 pm

    Kothere,
    Nje peshkatar gjuan per peshk…
    Kap nje peshk,i pret koken dhe i mban kafken…
    Rruges per ne shtepi vret nje zog….Kafken e peshkut e fut brenda kafkes se zogut…..Ecen dhe pak dhe vret nje luan….Kafken e zogut e fut brenda kafkes se luanit…..Ecen dhe pak(para se te hyj ne shtepi) dhe vret nje gomar…Kafken e luanit e fut brenda kafkes se gomarit…
    Pra,sic e sheh ka shume faza!!
    C’faze je ti tani? :P

  114. Kotherja thotë:

    15 June 2007 @ 6:33 pm

    ?

  115. Leon thotë:

    15 June 2007 @ 6:38 pm

    Fazat e pijes pra…
    S’ke pire fare sot ti?
    Atehere qenke peshkatari,akoma se ke zene nje peshk per sot!! :P

  116. Kotherja thotë:

    15 June 2007 @ 6:41 pm

    !!

  117. akull-naja thotë:

    15 June 2007 @ 6:48 pm

    Kothere, te faza e luanit ishe me 14 Qershor 2007 @ 9:50 pm ?:D

    Leon, une sa te thella i ke historite dhe ti o burre i dheut… Ene Kotherja s’ta del dot n’qosh, le une pastaj qe jam amatore… :)
    PS nuk thuhet “me perdore vere” po “me pi vere”!!! :D

  118. Kotherja thotë:

    15 June 2007 @ 7:00 pm

    Akell,

    jo. :)

    Ishte menyre te theni per ta bere gazmore temen. Dy ore ne dispozicion, asgje e vecante.

    Ah, se desh harrova ! Nuk isha vetem :)

    Ndersa Leoni e komplikoi sepse nuk pa datat dhe oret e postimit, qe ishin me oren e Shqiperise 1, dhe jo me oren e Mekes. :)

  119. akull-naja thotë:

    15 June 2007 @ 7:03 pm

    Kothere, si ka thene populli yne trim dhe i mençur: me mire dy ore sot, se nje jete mot. :P

  120. Kotherja thotë:

    15 June 2007 @ 7:12 pm

    Po popull ! :) Trim ( trap ) mire , po i mencur kur dolem ne ?

    Nuk me mungon mundesia te kem cdo dite dy ore. ;)

    E vecante eshte kur fle me luaneshen, dmth me te pamunderen, e kete mundesi gjendjeje ta jep nje e pire vendçe.

    Ketu vertitet ajo puna e luaneshes. :)

  121. akull-naja thotë:

    15 June 2007 @ 7:16 pm

    Kothere, mos u tall me popullin, se te vret kukureci i tij! :P
    Do e çpik vete nga inati ate barcaleten e luaneshes, se me ngeli mendja… :D

  122. Vlore1920 thotë:

    15 June 2007 @ 7:27 pm

    Kotherja thotë:
    Nuk me mungon mundesia te kem cdo dite dy ore.
    ———————
    Kothere po u behen keto muhabete emigranteve (te ngrena e te pira vence). :)

  123. Kotherja thotë:

    15 June 2007 @ 7:39 pm

    Vlore !

    Kizili !

    E thame dje !

    Mendo nje femije te varfer qe i bie ne dore nje akullore, nuk e ha menjehere , e lepin , i gezohet me shume qe e ka ai dhe jo ata te tjeret femije, e mban derisa i shkrin ne dore, e mban sa me gjate te jete e mundur. :)

    Kjo quhet kizili ! :) Te ngacmoj per nje gje qe te mungon ty dhe jo vetem ty . :)

    Nje zot e di pastaj cer me mungon mua nga ato qe keni ju andej ! :)

  124. edrus thotë:

    15 June 2007 @ 7:43 pm

    Kothere, është ëndrra e të gjithve që t’ju zgjasë 2 orë :)
    Dhe zakonisht shumica e atyre, vuajne nga “ejak. prek” :P

  125. Leon thotë:

    15 June 2007 @ 9:42 pm

    akull-naja,
    Eshte tjeter gje “ta perdoresh veren” dhe tjeter “ta pishe veren”……
    Sic the je e re,por do mesohesh… :P
    kothere,
    ajo barcoleta per te ngateruar njerezit eshte… ;)

  126. dhelpra thotë:

    15 June 2007 @ 9:50 pm

    Mire o padre mire,
    Edhe gjyshi im rahmet paste ka ble prona qe nga nje ane kishin pyllin e lageshin nga ujera nga shume krahe. Madje jo ujra te thjeshte, por kurative.
    Por spo them se aty eshte qendra e botes. Tashi dihet qe secilit katundi i vet i duket me i miri. :-) Qendra e botes per mua eshte aty ku gjalleron gjithcka, ku cdo minute lindin gjera te reja, aty ku percaktohen tendencat e gjithe pjeses tjeter te botes. Ato vendet si boboshtica jane per te shpela trute e shpirtin,per te qetesuar edhe grmicat me te ndyra te ndergjegjjes. jam dakort per kete dhe me pelqen te jem ne keto vende.
    Por pasi te jem shpela, dua te vij ne qytetin plot zhurme e rremuje.
    Megjitthate rrofte boboshtica

  127. pdre thotë:

    16 June 2007 @ 12:37 pm

    dhelpra
    je ne linje.
    po nuk ka o mik lumenj te medhenj pa prurjet e prenjve te vegjel e te rembyer(pa le kur ujrat jane kurative).
    uroj qe nje dite te jesh ne qender te botes(o gjenerator idesh)
    je i mirepritur ne bobo sa here te kesh nevoje per shplamje.

  128. dhelpra thotë:

    16 June 2007 @ 9:06 pm

    Padre,
    Respekte. Ma mbushe zemren me llafet e tua.
    Kisha nevoje se isha ne Durres por nuk piva e hengra shume se u zume me kamarierin :-)
    Kishin ngitur cmimin e nje pjate te mire qe ne kishim zbulu para 1 jave. Sa e pane qe ka interes opaa cmimi ne qiell.
    Dhe ne si capraze qe jemi i futem i sherr te mire.
    Normal qe ne bobo sdo kish ndodh kjo.

  129. Kotherja thotë:

    16 June 2007 @ 9:17 pm

    Te befsha gropen skile, ishalla !

    Po ju vajtet per te ngrene apo per sherr :) Se plazh as qe e zure me goje .

    Nuk di te mallkoj fare ! :)

  130. akull-naja thotë:

    16 June 2007 @ 9:19 pm

    U bëfsh lëmsh!

  131. Kotherja thotë:

    16 June 2007 @ 9:22 pm

    Akell,

    gjete noi version per luaneshen ti ? :)

    O cer kohe ka qene ketu ke ne , cer kaho, xham fare. Andej nga ju pushoi shiu apo jo ? :)

  132. akull-naja thotë:

    16 June 2007 @ 9:25 pm

    Kothere,
    jo s’e shpika, me ra inati shpejt… :) Dhe ketej xham koha, vetem det s’kemi se gjithe te mirat na i ka dhënë qeverria…
    Marrje.
    Gjethi.
    . :P

  133. dhelpra thotë:

    16 June 2007 @ 9:26 pm

    Jo mos ki merak,
    Mallkon mire. Madje mallkon me gjera te renda si gropa apo vdekja.
    Por ti e di qe ai qe i ben gropen tjetrit bie vete brenda.
    Por mua sme ze goja te te them qe do te te bej gropen.
    Ste njof aq shume sa te te urrej. :-)
    Anyway. ne jemi tip dembelesh ere lale, dum i kafe cigare, raki ene muhabet. per plazh nuk ishim bere gati. Donim nje vend ku te ishte fresk por dhe perjashta qe te pinim cigare. Kshu qe e mbajtem vrapin ne durres. pasi shame nga robt nja 17 here parakaluesit ne autostrade donim te reahtoheshim e te na sherbenin. Boll sherbejme ne 5 dite ne pune, te na sherbejne i here se leket po i pagujme. Edhe porositem pjaten qe donim. Mirpo kishte nderru stili, se ne mbanim mend cmimin dhe me ate cmim na erdhi nje pjate me 2 cika peshk qe tja jepje turirit. Dhe na thane, epo ajo qe donit ju eshte nje tjeter, me e shtrenjte.
    Nejse me mire, se e ngrena e tepert ben dem dhe u kthyem ne tirane duke sha 117 nga robt parakaluesit dhe prapakaluesit ne autostrade. :-)

  134. dhelpra thotë:

    16 June 2007 @ 9:27 pm

    117 here

  135. Zana thotë:

    16 June 2007 @ 9:28 pm

    Per ne shqipot dhe sherri eshte si “shplamje”…Ah sa na ftillon!!A nuk eshte kjo edhe ne eposin shqiptar??Ne çdo dasem apo sebep ishte ne ajer ,i prekshem frika e sherrit.Di me siguri qe ne dasma(natyrisht jo nga anet e mia)i zoti i dasmes ngarkonte persona te caktuar per te “vigjeluar”atmosferen e persona te veçante.”Sigurimsa” dasmash

  136. dhelpra thotë:

    16 June 2007 @ 9:33 pm

    akullore,
    Mos bjer viktime e Kotheres se ta beri terkuze luaneshen.
    Ai thjesht ka zili se je ne zvicer,i pelqen zvicra se ka dgju qe zviceranet jane nje cike te thara per burre se burrat e tyre o shkoje ushtare o shkojne me delet.
    Te pakten kshu thone ketej nga ne mi se une vete skam pare gje.
    Kur te vij do te ta shof me syte e mi. :-)

  137. akull-naja thotë:

    16 June 2007 @ 9:36 pm

    T’shplafte mortja! (për fjalorin e Kotheres kjo)

    Si u ngryse Zanë? A je për noj dorë sherr? :)

  138. akull-naja thotë:

    16 June 2007 @ 9:38 pm

    Dhelper, dua or te bie viktime e Kotheres! Oj! :P
    Në Zvicër, femrat s’thahen fare për burrë se gjuajnë vetë, jo si te ne që duhet të rrinë të presin si viktima… :D

  139. dhelpra thotë:

    16 June 2007 @ 9:38 pm

    Zana,
    Spo them briskun se sme le kotherja.
    Por po them ta marresh i cike me shaka se mos kujto se u zume per flokesh. Besoj se dhe ti atje ne oksident po te shkoje para nje jave dhe te porsisje nje pjate qe ben 15 euro dhe pas nje jave te te thone qe jo ja ke fut kot se ska pas bere 15 Euro por 25 po ne te njejtin restorant do te te vinte nje cike inat.
    Por ketu jane plehra se luajne me keto pjatat mikse qe jane per me shume se 1 person, se nuk e shenojne anash ne menu cmimin per 1 , 2 apo 3 persona dhe i vene sipas qejfit, ose me mire sipas kokes kur e shofin se nuk e ke problem per leke.
    ik pash zotin se ti do ta kishe lene lokalin e sdo ti kishe dhene asnje lek.

  140. dhelpra thotë:

    16 June 2007 @ 9:42 pm

    Akullore,
    Me fal.
    Nqs do te biesh viktime terhiqem. Per hajer ishall.
    Tjeter, kush te tha ty qe te ne rrine femrat si viktima. Tobestafkurllah, femrat po ja heqin cunave breket nga koka ketu mi.
    Jane ne disavantazh te madh numerik. Spo ngel ene jevg ne kembe pa dashnore te bardhe,me shkolle, pune edhe simpatike

  141. Kotherja thotë:

    16 June 2007 @ 9:43 pm

    Akell,

    Skile,

    po iki une se jam ne timon dhe nuk du te dehem. :)

    Edhe kete teme e mbushem me sigurimsa.

    Kalofshi nje fund jave si t`ja u doje zemra.

    Skile,

    nuk te gjen gje nga goja thuhet. Me duket se e teprova, duke mos te te gjetur ne humor te mire.

    Naten e mire !

  142. dhelpra thotë:

    16 June 2007 @ 9:48 pm

    Naten,
    Befsh qejf dhe hap syte ne timon.

  143. akull-naja thotë:

    16 June 2007 @ 9:49 pm

    Dhelper,
    mirë që më the si qënka katandisur puna në mëmëdhe të mos prifem kot t’me gjujë njeri.:( Ah jete o jete… dhe u habita kur takova nje shok shkolle helm te shemtuar qe po me numuronte dashnoret e tij… :)

  144. akull-naja thotë:

    16 June 2007 @ 9:50 pm

    Kujdes rruges, Kothere!:)

  145. Zana thotë:

    16 June 2007 @ 9:51 pm

    Lokalin do e kisha lene me siguri….Mos me pvet e Ftofta….Me gjeti edhe mu sikyt mikun ketu ne autostrade….Mu ndal paralel me mu ne trafik sot nji gru e me tha:”ti je rrezik publik”!!!!Ia ktheva:”Po ti ke lind o je ba stronze keto vitet e fundit??”Me tha:”E paedukate!”I thashe:”Tash po e kuptoj se pse ta dredh yt shoq:e ja mbatha ..me nje fjale sot jam per sherr..nga ai…
    Degjo ti si e dashuruar me Lasgushin ,ndofta ke ku ma gjen nje poezi te tijen :”Eja moter”Ka ca kohe qe ndihem e tille..pak Doruntine….

  146. dhelpra thotë:

    16 June 2007 @ 9:51 pm

    e shef pra, nuk flas kot une.
    Po ti mos e rruj. Malli mire asnjehere nuk shkon dem. :-)
    Kismetin tend se merr njeri. Aty e ke rrusho.
    hajt ik bej qejf e mos e kalo ket fundjave te bukur me peshkun.

  147. dhelpra thotë:

    16 June 2007 @ 9:55 pm

    Zana,
    Ja ke ba mire asaj kuckes qe te ka thene ashtu. Te shtrengoj doren edhe te lumte goja. Por po fillove me lasgushin do biesh moralisht.
    Sherri ka nje te mire, te mban aktiv dhe plot energji.

  148. Zana thotë:

    16 June 2007 @ 9:59 pm

    Si ai shoku yt i shkolles ne memedhe ka mjaft.Por kam nje sensacion netto,qe shumica nuk jane ne gjendje te dallojne realitetin nga endrra…Me nje fjale q…me mend…ose ne rastin me te mire virtualisht Ju behet monitori……..

  149. akull-naja thotë:

    16 June 2007 @ 10:01 pm

    Dhelper, sa qejf i paske direktivat…:D

    Zanë, mirë e ka dhelpra, jo Lasgush, se të fundos. S’di ç’te te rekomandoj se kur jam ne qejf s’degjoj as lexoj gje, kenaqem me mend’t e mia… :)
    ps. Të betohem që ai shoku im as msn s’e njifte… :D

  150. Zana thotë:

    16 June 2007 @ 10:19 pm

    Eureka!!Ke gjete formulen e lumturise per sot…..Kenaqu e Ftofta..Me mendt e tua je ne kompanine me te mire qe mund te behet….makare i germushem vedit e mendve t’mija….Jo rastesisht ti je “V”mendje….
    PSverja ti akrepat atij sahati…mos prit e ti ve kush…..
    Dhelpra …ça je ti djale a vajze…se ka shkon dukesh djale e ka vjen vajze…..

  151. edrus thotë:

    16 June 2007 @ 10:45 pm

    Zana!!!

  152. Zana thotë:

    16 June 2007 @ 10:53 pm

    Mos ma ven veshin Ed!Sot ne Rome ishte gay pride e keshtu jam pak konfuse mbi argumentin…

  153. edrus thotë:

    16 June 2007 @ 11:03 pm

    Po jo mi Zana, në Romë sot???
    Ke gjetur ditën e gabuar…….. duhet të vish kur të jem unëëëëëëë :P

  154. Leon thotë:

    17 June 2007 @ 2:26 pm

    A di ndonjeri ketu tek peshku ndonje marifet per te heqe dhimjen e kokes…??
    Mbreme nga ora 7 deri ne 2 me vere te kuqe italiane….
    Vecse me ka lene me pasoja…. :(
    P.s. Ahhh po, piva edhe raki dhe nja dy pint off larger….

  155. akull-naja thotë:

    17 June 2007 @ 2:30 pm

    Ne thame nga humbe ti…:)

    http://www.creativemag.com/images2001/npALKASELTZER.JPG

  156. Kotherja thotë:

    17 June 2007 @ 2:31 pm

    leon,

    pi perseri nje gjysem gote vere dhe je ok. E kam seriozisht nese e ke seriozisht. :)

    Po paska qene vere mysybet ajo qe paske pi me duket !

  157. padrekosova thotë:

    17 June 2007 @ 2:40 pm

    leon
    vera behet dhe nga rushi.
    e vetmja qe nuk te jep dhimje koke.

  158. Leon thotë:

    17 June 2007 @ 2:40 pm

    Kothere,
    Ishim ne nje restorant te vogel italiane…(italian pronari,do na e kete fut)
    Vera mbaroi,s’ka me…. :(
    Une jam pak i zakonit dhe ja nise me dolli,si nga anet e mia….
    Po shqyenin syte njerezit… :)

  159. akull-naja thotë:

    17 June 2007 @ 2:43 pm

    Pi nje birre pra, Leon… (shoqja ime ruse po me thote qe eshte dore me nji… :) )

  160. Leon thotë:

    17 June 2007 @ 2:45 pm

    padre,
    Dhimje te medhaja ne mengjes…. :(
    Une malli,por ata qe ishin me mua nuk jane ngritur akoma nga gjumi… :P
    Do shkoj te beje nje kontroll… Por, kur te iki dhimja e kokes time,qe te tall cike b….n me te tjeret… :P
    akull-naja,
    Mbreme e “perdora” veren mire… ;)
    I still got it…. :)

  161. Kotherja thotë:

    17 June 2007 @ 2:45 pm

    Kuptova leon,

    vere buti here tjeter, bere buti. :)

    Nuk ka emer te madh , por dhimje koke kurre. ;)

  162. Blendi thotë:

    17 June 2007 @ 2:50 pm

    Ti pi dhe icik uje kur pi aq shume vere se nga de-hidratimi e ke dhimbjen e kokes. 1 gote uje para se te biesh per te fjet.

    Dhe ajo e kotheres per vere te nesermen eshte absolute. Ke dhe pak “alcohol withdrawl” te nesermen dhe pak nga ajo qe ke pire nje nate me pare te ndihmon.

  163. Kotherja thotë:

    17 June 2007 @ 2:50 pm

    Akell,

    interesante kjo puna e ruses. E vlen me mesu tani me pi edhe birra, si Jozi ke klubi i lagjes.

    Une them qe jane ul cmimet e biletave te avionave tamam sa per xhepin tim . :)

  164. akull-naja thotë:

    17 June 2007 @ 2:50 pm

    Ore djema, po si s’erdhet te na jepnit nje lajm te mire, vetem po m’dhem koka prej pijes, u zuna me kamarjerin, obobobo… :P

  165. akull-naja thotë:

    17 June 2007 @ 2:54 pm

    Kothere, populli ka thene: gjella me stereotipe, dhe stereotipet me karar. ;)

  166. Blendi thotë:

    17 June 2007 @ 3:03 pm

    :D

  167. Kotherja thotë:

    17 June 2007 @ 3:03 pm

    akell,

    mesazh i paqarte.

  168. akull-naja thotë:

    17 June 2007 @ 3:08 pm

    Blend, :D :D :D
    Kisha nje jete pa degjuar “Fik me rrema”… :D
    Kothere,
    S’kam ça t’boj… :D

  169. Idris thotë:

    17 June 2007 @ 4:26 pm

    Njatjeta “fshesaxhij.” Perdoreni fshesen per titullin sepse tani e vura re qe ka nje gabim te papranushem ne prurjet e titujve ,krejtesishrt me kohe te plote per te redaktuar edhe ne se vijne te tille . monolog - …Gotash…pra dy g dhe jo nje g. Monologgotash ,sic shihet del nje fjale e rralle dhe sec ka nje pamje sikur shkrimi eshte gjermanisht.Ja keni henger nje G akullit.
    Nejse mo su kam ne dore per tu fshire.

  170. Idris thotë:

    17 June 2007 @ 5:12 pm

    Alban…mos ma mbyll televizionin mue.. Alban…

  171. SHOSHNIANI thotë:

    24 January 2008 @ 10:53 pm

    Ju pershendese.Kam disa dite qe po kerkoje per nje harte te Shqiperise (te vjetren ) sepse kam me perzentu Shqiperine ne nje ekspozite dhe nuk po mundem me e gjete .Nese dini ndonje site qe e ka me njoftoni ju lutem.Ju falenderoje.
    Me respekte nga SHOSHNIANI

  172. akull-naja thotë:

    24 January 2008 @ 11:23 pm

    Ama, paske gjetë kishë ku të falesh… Po të shkruaje nga ato temat e tunelit të paktën…

    Te ky linku ke një hartë të vjetër (nga titulli i librit, në kohën e mbretërisë)

    http://www.rastko.org.yu/istorija/louis-laray-albanie/images/large.gif

    që gjendet në librin e Gabriel Louis-Jarey ” Au jeune royaume d’Albanie”.

  173. akull-naja thotë:

    24 January 2008 @ 11:42 pm

    p.s. herën tjetër, nëse s’do t’ia lësh (plotësisht) në dorë rastësisë përgjigjen e pyetjes sate, shkruaj këtu http://www.peshkupauje.com/pyetpeshkun/?new=1

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com