Login



Register

Moj Vlore e bukur te paçim, qe nderove Hashim Thaçin

Nga www.kosovapress.com

Shkruar nga: Themi Tushe dhe Pashko Camaj

Lulkuqja e Pamvaresise

Vlora jone heroike, vendlindja e atdhetareve tane te medhenje Ismail Qemali e Selam Musai, qyteti i shpalljes se Pamvaresise dhe i ngritjes se flamurit tone kombetar, kuq e zi me 28 nentor 1912, ka qene gjithmone krenaria dhe djepi i patriotizmit shqiptar. Populli i saj vlonjat patriot ka zhvilluar gjate tere historise luftra te vazhdueshme dhe beteja legjendare kunder te gjithe okupatoreve tane shekullor sllav, grek, turq e tj, dhe ka fituar gjithmone kunder tyre. . Me luften e tij te gjate e titanike, ai ka dhene nje kontribut te madhe e te rendesishem,  edhe ne krijimin e shtetit shqiptar me 1920 dhe clirimin e tij nga pushtuesit nazi-fashist ne luften e dyte boterore. Gjate kesaj periudhe, ai ka sakrifikuar bijte e tij me te mire, duke e vene gjakun e tyre ne themelet e Shqiperise dhe te lirise se saj, per te cilen sot Vlora dhe c’do vlonjat kane te drejte qe te mburren dhe levdohen me nje krenari te ligjeshme. E gjithe toka e Vlores eshte e mbushur me lapidar te deshmoreve dhe heronjeve tane, qe kane dhene jeten e tyre trimerisht per liri, por gjaku i djemeve te saj ka skuqur dhe vaditur, c’do pellembe te trojeve shqiptare, duke shkruar keshtu nje histori te ndritur e te lavdishme per mbar kombin tone. Veprat dhe aktet heroike te bijeve te Vlores u bene burim frymezimi per te gjithe popullin tone trim, i cili e ka paguar shume shtrenjte lirine e tij.  Ne te njejten kohe populli vlonjat ka respektuar dhe vleresuar shume edhe sakrificat dhe gjakun e derdhur nga bijte e tjere te kombit shqiptar, duke i bere ata nderi dhe krenaria e Vlorse, i ketij qyteti te bukur bregdetar, qe tashme eshte bere i dashur per c’do shqiptar. Ky akt patriotik e atdhedashurie flete qarte per kulturen, traditat e shkelqyera dhe unitetin e madhe qe ka i tere populli yne, i cili di ti nderoi djemte e tij dhe vepren e tyre,  ne sherbim te kombit, ashtu sic e meritojne.

Shpallja e Zotit Hashim Thaci(komandantit legjendar te Ushtrise Clirimtare te Kosoves”UCK-se”), qytetar nderi i Vlores, gezoi pa mase vet vlonjatet dhe te gjithe shqiptaret, ne Mal te Zi, Kosove, Serbi, Maqedoni, Greqi(Cameri) dhe diaspore. Te mbrekulluar nga ky lajme, qe na e dhane vellezrit tane trima vlonjat, tani ne prag te pamvaresise se shumepritur te Dardanise edhe krijuesit tane ketu ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes e perjetuan ate me nje gezim te vecante dhe nxituan te shkruajne me penen tyre vargjet e e para, duke ja kushtuar UCK-se,  Drenices, Vlores, Kosoves dhe djemeve te popullit tone, qe kryen akte te larta heroizmi e trimerie. Ja si e pershkruan ne poezine e tij “Hashim Thaci nder i Vlores” krijuesi i apasionuar Andi Pojani:

Hashim Thaci nder i Vlores

———————————–

O djema per jete u pacim

Me lavdi e mbushet Vloren

Kur nderuat Hashim Thacin

UCK-ne dhe gjithe Kosoven

Kete shqiponje te Daradanise

Qe s’duroi do’t roberine

Por me pushke i ra Serbise

Per ti sjelle popullit lirine

Djali trim nga Drenica

Komandant i UCK-se

Qe luftoi si Azem Galica

Kunder shkive te pa bese

Por si bace Ise Buletini

Qe se ndau alltine nga dora

Ashtu mbeti dhe Hashimi

Dhe mbi serb ja beri fora

Per mbi varre te Adsem Jashareve

O betua si qe moti

Edhe trojet e te pareve

Me barot dhe arme i mbrojti

Si degjoi lakenjte kur llapen

As pallavrat paqesore

Se me shkjaun rrinin naten

Thurnin plane djallezore

Keta i thane dhe terroriste

Qe ta ndiqnin neper bote

Enverist dhe komunist

Qe s’arriti ti njohe do’t

Komunist te Titos ishin

Te ushqyer me pabesi

Per Kosoven detyre kishin

Qe ta linin nen Serbi

Serb, udebashe e tradhetare

Nga shpina e tij s’u ndane

Gati rrini per ta vrare

Ngado shkonte ky luan

U perballe c’do dite me ndjekjen

Kunder saj u lodhe pa mase

Por e mundi gjithmone VDEKJEN

Qe kudo i shkonte pase

Por si shqipe ju ngjite malit

Kur nga vatra e perzune

Dhe me djemte e Adem Jasharit

Qe ketej LIRINE e prune

Shtrigat shpifin dhe tani

Asnjehere nuk pushojne

Kete pune bejne perseri

Se per kete i paguajne

Hashim Thaci nder i Vlores

Dhe i tere kombit tone

I Shqiperise edhe Kosoves

Do te jete ky djal gjithmone

Rrofshe moj Vlora heroike

Sokoleshe ke qene c’do here

Vec me trimat mbete mike

U ke bere respekt e ndere

Se keshtu moj Vlore te dua

O lulekuqe e PAMVARESISE

Ta pacim per jete hua

Qe nderone djemte e LIRISE

Djemte qe sollen Pamvaresine.

E meriton plotesisht kete respekt te madhe Hashim Thaci nga ky qytet , pasi emri i tij i bene nder dhe e zbukurone me shume sheshin e Pamvaresise,  i jepe shkelqim e ngjyra te zjarrta, si ne ato dite te medhaja nentori te vitit 1912, kur kreshniku i Kosoves me dy alltija dhe heroi ipopullit Ise Buletini, puthte flamurin dhe betohej para tij, duke derdhur te gjitha lotet e gezimit te shqiptareve ne kete vend teper te shenjte te kombit tone.

Hashim Thaci lindi dhe u rrite ne Drenicen e lavdishme, ne nje familje me tradita te medha patriotike dhe u edukua me ndjenjat e dashurise ndaj popullit e atdheut, duke akumuluar gjithmone e me shume urrejtjen kunder okupatorit barabar serbo-sllav, qe kryente vazhdimisht krime c’njerzore ndaj shqiptareve ne Kosove, Mal te Zi dhe Maqedoni. Ai eci gjithmone me vendosmeri ne gjurmet e patrioteve tane te medhenje si Azem Galica, Idriz Seferi,  Dede Gjon Luli, Cerciz Topulli, Mihal Grameno, Kostandin Kristoforidhi, Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Isa Buletini, Hasan Prishtina, , Shaban Polluzha e tj dhe e ndoqi me besnikeri kete rruge,  duke e vazhduar me tej vepren e tyre, ne sherbim te popullit te Kosoves dhe te kombit . . Ne nje periudhe teper te veshtire dhe te mbushur plote me rreziqe, ndonse ne moshe te re,  Hashim Thaci, u fute me guxim ne rrjedhat e veprimtarise se tij poliktike, per te kryer detyren dhe obligimin e vet qe i takonte, si bire i ketij populli, qe po vuante prej qindra vjetesh i shtypur dhe i roberuar.  Shume shpejt ai u njohe me atdhetar e patriot te shquar brenda e jashte Kosoves, me te cilet punoi vazhdimisht pa u kursyer, per te mbrojtur popullin e pa fajshem, ndaj te cilit po ushtrohej gjenocid mesjetar. I rrezikuar seriozisht nga UDB-ja dhe rrjeti agjenturor i spiuneve te saj qe ndodhej kudo, per ti shpetuar burgosjes dhe likujdimit fizik, ne rrethana te pa vullneteshme, e teper te dhimbeshme, ai u detyrua qe ta lere Kosoven e tij te dashur dhe te largohet , neper shtete te nderyshme te Europes. Jashte atdheut ne mergim, se bashku me shoket e vet, ai punoi perseri intensivisht, duke e demaskuar ashper shtetin fashist serb dhe kliken e tij gjakatare te Milloshevicit, qe e kishin kthyer Kosoven ne nje kasapane te vertete,  ne mes te Europes, e cila e shikonte kete tragjedi dhe paturpesisht e miratonte, me heshtjen e saj prej varri. Por edhe ne perendim terroristet e UDB-se e ndoqen ate kudo nga pase dhe i organizuan prita e kurthe te vazhdueshme, per ta vrare, atentate, te cilat fale zotit, shkathtesise dhe shokeve te tij qe e mbrojten me besnikeri, nuk u realizuan kurr. Patrioti i zjarrte nga Drenica, Hashim Thaci, duke pare se krimineli psikopat sllav me emrin Milloshevic filloi hapur fushaten e masakrave dhe spastrimin etnik ndaj shqiptareve, ai nuk priti shume, por se bashku me shoket e tij formoi menjihere Ushtrine e Lavdishme Clirimtare te Kosoves(UCK-ne), u betuan para flamurit kombetar dhe filluan luften kunder diktatures serbe. Ai nuk pati kohe qe te degjonte leksionet dhe teorite paqesore e mashtruese(te pregatitura ne Beograd), qe servirnin spiunet, tradhetaret dhe antishqiptaret, por i injoroi ato dhe i doli Serbise perpara me ushtrine e vet,  dhe e goditi e gjakosi armikun vazhdimisht. duke mbrojtur popullin e tij. Komandanti Hashim Thaci me zgjuarsi, shkathtesi e trimeri te rralle e udhehoqi UCK-ne drejt fitoreve te medha, pasi ai perdori nje strategji e taktike te shkelqyer, jo vetem ne fushen ushtarake, por edhe ne ate politike, ku ai u shqua si nje diplomat i klasit te larte dhe e bindi perndimin e opinionin perparimtar boteror qe te mbronin popullin shqiptar nga dhuna serbe. Se bashku me shoket e tij, lider te lavdishem te Ushtrise Clirimtare te Kosoves, si Azem Sylaj, Fatmir Limaj, Xheladin Gashi, Ali Ahmeti, Xhavit Haliti e shume te tjere,  ai perballoi e zgjidhi me sukses te gjitha problemet, qe duktoi ajo kohe e situate e veshtire dhe me ndihmen e aleateve e miqeve te medhnje te popullit tone, Zotit Bill Klinton dhe Toni Blejer, arriten te bejne realitet, fitoren me te madhe historike, duke e cliruar Kosoven pergjithmone nga okupatori shekullor serb dhe shkaterruar perfundimisht Perandorine barabare sllave te jugut me emrin Jugosllavi.

Ky eshte Hashim Thaci, djaloshi shtatlarte e bukurosh i Drenices legjendare, me shikim te mprehte shqiponje ne maje te bjeshkes, me pamjen magjike prej aktori star e famoz hollivudian, me mendje te kthjellte e temperament gjithmone te qete, qe befasoi dhe beri per vete jo vetem mbretereshen e paqes dhe kryediplomaten boterore, Magdalen Albright e perndimin, por ne te njejten kohe ai luajti me shume aftesi edhe rolin kryesor ne dramen dhe filmin me te bukur ne bote(luften e Kosoves)duke i sjelle popullit te tij lirine. Te gjithe jemi duke pritur me padurim minutat e fundit qe Kryeministri yne i nderuar dhe Komandanti i Ushtrise Clirimtare te Kosoves,  zoti Hashim Thaci, ta filloje sa me pare ne Prishtine, festen e madhe te Pamvaresine. Zoti e bekofte Pamvaresine e Kosoves,  Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe aleatet tane euro-perndimor.GEZUAR,GEZUAR…PERGJITHMONE FESTEN E PAMVARESINE!

New York

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

30 Komente

  1. Liri thotë:

    5 March 2008 @ 7:53 pm

    Keta paskan rreshkit fare…….

  2. odi thotë:

    5 March 2008 @ 8:52 pm

    ky ne Rambuje ne 1998 gjate nje mbljedhje ne mesnate, M. Albright hap deren e salles, dhe Thaqi , pa pardon, i thot te del jasht dhe tju jep 5 minuta kohe . Kuptohet, aq diplomatik ky saqe as qe e ka kuptu kush osht M. Albright, aj veqse pa dashje ka menduar se mos osht punetore e pastrimit!
    Po tashti ka kalu do kohe edhe Thaqi osht pjek edhe po koncentrihet me bo karriere politike !

  3. jakova thotë:

    5 March 2008 @ 10:37 pm

    “… eshte Hashim Thaci, djaloshi shtatlarte e bukurosh i Drenices legjendare, me shikim te mprehte shqiponje ne maje te bjeshkes, me pamjen magjike prej aktori star e famoz hollivudian, me mendje te kthjellte …..”

    E nderuara redaksi.Do te kishit bere mire qe disa pjese te ketij shkrimi ti transferoni te rubrika humori.Per bese ka nja 30 minuta qe se ndal te qeshurit e me bie ndermend disa llafe qe rishtas i kisha degjuar nga Kosova, ne mes tjerash edhe kjo:
    ” Ate domethenje qe kishin themeluesit e Romes-Remi e Romuli per Romen,po ate domethenje kan Hashimi(Thaci) e Jakupi(Krasnici) per Kosoven,me te vetmin ndryshim te vogel ndoshta , Remi e Romuli u rriten me ulkonjen ndersa Hashimi e Jakupi me lope e bullica.”

  4. shefi kuadrit thotë:

    5 March 2008 @ 10:51 pm

    Muji & Halili revisited.

  5. Peshku Fluturues thotë:

    5 March 2008 @ 11:59 pm

    Ore kush i perzgjedh keto shkrime, pash Zotin!

  6. labi thotë:

    6 March 2008 @ 1:50 am

    E kane hiperbolizuar ca si shume..eshte kaluar ne ekstrem…duket vertet si gje te lajthiturish.
    Pak pergjegjsi atyre qe postojne keshtu idiotsirash, qe sjellin veç dem dhe nuk i bejne mire as imazhit te kesaj faqeje.

  7. Julius Shkruaji mesazh privat thotë:

    6 March 2008 @ 2:28 am

    Mendoni te kishte Himara Lushnjen me afer se Vlora.
    Rrini se mire e kane.

    ky ne Rambuje ne 1998 gjate nje mbljedhje ne mesnate, M. Albright hap deren e salles, dhe Thaqi , pa pardon, i thot te del jasht dhe tju jep 5 minuta kohe . Kuptohet, aq diplomatik ky saqe as qe e ka kuptu kush osht M. Albright, aj veqse pa dashje ka menduar se mos osht punetore e pastrimit!
    Po tashti ka kalu do kohe edhe Thaqi osht pjek edhe po koncentrihet me bo karriere politike !

    Kur beheshin lojrat olimpike ne Greqine e vjeter, ndalohej lufta per nje vit. (Edhe ajo politike)
    Ti lere Kosoven te pavarur per nje vit, pastaj kritikoje Thacin ;).

    p.s koqe kandari, si te kam sot? A je mire? (eshte sinjali im ky per peshkun)

  8. Shqiptari thotë:

    6 March 2008 @ 8:22 am

    Turp per komentet. Kur Hashim Thaci luftonte dhembe per dhembe me bishen serbe, dhe dihet ne cfare kushtesh te disfavorshme, ca nga keta “mendjendritur” e blogut kushedi ku lepinin ndonje kocke.
    Ai luftoi dhe luftetari nderohet ne te gjitha koherat. Shoket e tij te armeve derdhen gjak dhe vaditen faren e lirise qe Kosova po gezon sot.
    HashimThaci e meriton kete nder qe iu be nga qyteti hero i Vlores dhe madje me shume, packa se ndonje mendje shtrydhur mendon ndryshe. Njerezit e vegjel nuk kane vecse mendje te vogel.
    Persa i perket Rambujese, ai beri sa mundi , por u vu ne kushte te veshtira prej ndonjerit ne grupin qe perfaqesonte, ndonje tjetri ne Kosove dhe ndokush ne Shqiperi, te cilet i kerkonin me cmos qe te mos e firmoste ate dokument.
    Kush ka lexuar se cfare eshte shkruar dhe thene per Hashimin nga figurat me te larta te politikes dhe diplomacise evropiane dhe amerikane, do te ishte i vetedijshem per madheshtine qe perfaqeson ky perfaqesues i luftes se madhe per pavaresi te Kosoves.
    Historia do e tregoje ne permasat e verteta kete luftetar e burre shteti.

  9. Tironsi thotë:

    6 March 2008 @ 3:38 pm

    Shqiptaro, shume dakort qe Thaci meriton respekt maksimal per ate qe ka bere gjate luftes dhe eshte bere shume mire qe i eshte dhene Titulli. Po me thuaj ti mua c’nevoje ka per kesi lloj artikujsh. Nderroje Hashim Thaci me Enver Hoxha ne rreshtat me siper e do te duket sikur je ne 1980.
    Aman o burre, si nuk hoqem dore nga keto ne. Pastaj domosdo do na hypin lideret ne qafe.

  10. Idris thotë:

    6 March 2008 @ 4:01 pm

    Nje burre trim dhe i ditur.
    Vlora ka ditur gjithmone te nderoje te urtet e te vleret e Kombit.Si gjithnje,edhe kete here ja ben FORA.
    Peshku … FALEM,per kete prurje te vyer!
    Me sa ke mundesi mundohuni me shume te na informoni per njerzit me vlere ,jo vetem per ata te pavleret qe qerthullojne sot e ndotin ambientet morale te Kombit Shqiptar.
    Te tilla figura kane nje peshe historike ne momente te caktuara qe ndikojne per te rritur e forcuar unitetin.
    Dikush i urren,dikush i perbuz,dikush i nenvlereson,dikush s’do te degjoje,
    dhe ka plot “dikusher “qe marrin fryme e jetojne vetem ne saje te sakrificave e gjakut te derdhur nga te renet e Kombit ; nga vepra e dashurise se madhe jo vetem per ta ruajtur Kombin ne caste furtunash por edhe per ta nxjerre ate ne driten e Lirise .
    Vlora ja ben FORA !!!!!!!

  11. Idris thotë:

    6 March 2008 @ 4:07 pm

    Tirons i dashur!
    Kam mendimin (ashtu si dhe JU tuajin) …Jo per cdo gje duhet ndjekur moda e fytyr-grunjerve . Nuk duhet peshtyre mbi vete per cdo gje e per gjithshka.
    Nuk ka LEVIZJE HISTORIKE ne BOTE te mos kete patur LIDER.
    Fati jone ka qene sepse ne momentet kyce asnjehere nuk na kane tradhetuar e shitur ne tregje si plackat e GABIT,si ne 39…………
    Fytyr-grunjte dalin si kerpurdhat pas shiut , pasi ka kaluar furtuna dhe ku te digjosh…. ah…oh…aty i ke.

  12. Vapa e Gushtit thotë:

    6 March 2008 @ 4:08 pm

    Shqiptaro mos na e ver re ne Shqiptareve ti se ne kemi degjuar aq shume fjalime e hiper(bole)zime te pushtetareve para ‘90 sa jemi kthyer te gjithe ne cinike te hidhur e skeptike pafund. Jemi zhveshur nga e bukura e na duhet kohe te marrim veten e rifitojme besimin. Ne kurrsesi nuk duhet te heqim dore nga kesi lloje artikujsh, se po hoqem dore… pasardhesit tane do te jene pa mite e legjenda e heronj, dmth pa prove egzistence. I vetmi ndryshim eshte qe tani te jepet mundesia te zgjedhesh se kush e meriton te ngrihet ne piedestal, e kur ne te na shtohet pak me teper besimi ne forcat tona si komb (kur te ndertojme vendin e rendin dmth) atehere kam pershtypjen se dhe shqiptari do embelsohet e do jete ne gjendje t’i jape haken te zotit. (fjalimi im si ju duket, i denje per tribune?)

    “…Ish Kamani qe ish burre
    me trim nga gjithe te paret
    nuk i trembej syri kurre
    pa e donin shqipetaret…”

  13. Vapa e Gushtit thotë:

    6 March 2008 @ 4:11 pm

    Idris, sa shpejt shkruan bre burre :)

  14. Kopetenti Shkruaji mesazh privat thotë:

    6 March 2008 @ 4:17 pm

    Mos u zini kot me fjale.Dy autoret e shkrimit kane qene tu pi ne nje bar ne New York dhe duke qene dejshem ja kan kalu Ismail Kadarese e Mimoza Ahmetit me pershkrimet e tyre.

  15. Idris thotë:

    6 March 2008 @ 4:30 pm

    Prit ore , se ke dhe nja 4-5 muaj qe te vish!
    Ne na kane “cel sythet” ,e po mundohemi “per te miren tuj” tu lulzojme. :D :D.
    E di si me duken robt nganjehere ,sidomos kur hiqen si “poqe kordhe”me
    ofshama ..qe “oh kush na i pruri keta heronj” “ju kerkojme falje per 50 vjet tradheti” ‘ose “ku e kane besen shqipot qe me denuan mua”ose
    “tjetri denon tjetrin” e te tjera zemerata te Akile Kordhetarit etj etj etj
    -te thush mo qe kta jane ne mos ne nje kat me ZEUSIN te pakten aty ke paradhoma qe marrin porosite prej TIJ e i zbresin ne TOKE….
    Nje hic ose nje koker ,grimce e zakonshme ,si te gjithe ne robt e tjere mendoj se nuk duhet te jete kaq pretendus (ose pordhe madh) sa te marre prsiper figura te KOMBIT apo dhe vlera Morale te tij .
    Ja qe mbi keto parime qenka ndertuar morali i KOMBEVE biles dhe nje KOMBI -LIDER si USA.
    S’po ua shikojme,ndigjojme e lexojme teorite qe kane ne mend :( :( :(
    e do trondisin BOTEN me _________JETE PARALELE______

  16. anonymus thotë:

    6 March 2008 @ 4:34 pm

    Une Hashimin e du’ fort (por jo me fort se Ramushin)…por :)

    Po meqe ketu u be leme,
    o’ ta them dhe u’ nje kenge

    ———-
    Shkon thellezaja ne bahce
    Shikon Hashime Thace
    Hashime, veshtro bajraqe
    Se ke marre shume haqe
    Haqet e shqiponjes-o
    Qe esh’ Zonje e Zonjes-o

    :)

    Edhe te

  17. Idris thotë:

    6 March 2008 @ 4:44 pm

    Pse t’meti ne gryke ore!
    Jepi… :) :)
    Dua vatanet e mia
    Do ti marr se s’eshte pune!
    Do ti marr se s’eshte pune!
    Do ti marr se s’eshte pune!
    E ke vene re sa shume i perserit LABI vargjet qe ngul kembe dhe i ben me te vertete.Duket qe kemi nje rrenje me Hashimin……ose
    Syzeze vetulla-pe
    do vi sente natene
    ta di qe te vriteme

  18. olsib Shkruaji mesazh privat thotë:

    6 March 2008 @ 5:13 pm

    Liri thotë:
    5 Mars 2008 @ 7:53 pm
    Keta paskan rreshkit fare…….

    ;-)

    I ka keto patriotizmi, por pa patriotizem ama…!!!

  19. anonymus thotë:

    6 March 2008 @ 5:14 pm

    C’pata i thashe une o Idrizo! :)

    Tani nje jo-origjinale timen, por ne vazhdim te kesaj tendes…

    Murit te bash-dhomes, moj bash-dhomes
    Kam zene e po ngjitem
    Duart po me shkasin, moj, me shkasin
    Kembete me dridhen

    P.S.
    A eshte e Xhuma akoma ne Internet, apo e kemi zene rakine para kohe ne te varferit :)

  20. anonymus thotë:

    6 March 2008 @ 5:17 pm

    hehehe!
    Tani e kuptova qe e kam vene gabim! :)
    Eshte “bash-oda”, jo “bash-dhoma”.

  21. Idris thotë:

    6 March 2008 @ 5:48 pm

    Tashti dhe fort mire se ka pase …Po do ktheje menje….
    Po dhe ti mos u bo kaq hasharie… :D :D :D…Drejt e m’krevat.
    I lexo ti apo si lexo temat per grune ktu !!!!!
    Ishte njona me shkurtimin e emrit te Leninit i soj si ty “se rrute far per burrat” “Me rrofshi Diplomen” -thote . :) :) :).
    Po ti je nga te vjetrat e do burrin, e di una.
    Maju i cike….Kape prape dhe thuj …”Ja sa ta myll kompjuterin dhe do vij”
    Ne lene ta zere gjumi e ka i her kthej koken majtas djathtas se gerhasim ne burrat si dreqi, gjith noten.. :D :D :D

  22. ofelia Shkruaji mesazh privat thotë:

    6 March 2008 @ 5:55 pm

    Shqiptari thotë:
    “Turp per komentet. Kur Hashim Thaci luftonte dhembe per dhembe me bishen serbe, dhe dihet ne cfare kushtesh te disfavorshme, ca nga keta “mendjendritur” e blogut kushedi ku lepinin ndonje kocke.”

    jo me domosdo lepinin kocka… mund edhe te ishin duke ngrene embelsina :)…
    nejse, duke i lene shakate, ideja meriton respekt… vetem se kam nje ore qe qesh si e marre!!!
    pastaj populli vlonjat nuk ka fituar gjithmone e luftrat e tij te vazhdueshme.
    gaz paçi!

  23. anonymus thotë:

    6 March 2008 @ 7:13 pm

    Ej, se u lli fare ketu :)
    Por po degjoja ca kenge labe meqe e nisem sabahne me leber.

    Kenga e dites: Titullin s’ja di, por eshte ketu: www.valekalter.com

    Izolim patem kusure
    Lirine juve e keni
    Emigroni me kulture, moj
    Si bije te Shqipes qe jeni

    :), :)

  24. Cheney thotë:

    7 March 2008 @ 4:31 am

    ”Po dhe ti mos u bo kaq hasharie… :D :D…Drejt e m’krevat.
    I lexo ti apo si lexo temat per grune ktu !!!!!”

    :D

  25. Pamvaresia thotë:

    7 March 2008 @ 7:12 am

    Hashim Thaci me shoket e tij jane si Ismail Qemali me trimat qe kishte pas me 1912.Kur ai luftonte me ushtrine e tij kunder Serbise babare,te tjeret pinin gota rakie duke u zgerdhire me Milloshin,ndersa livadhet e Kosoves ishin mbushur plote me kufoma shqiptaresh.Ata qe bejne lojna sot,shpifin dhe vjellin vrere kunder ketij heroi te gjalle jane,te sojit dhe te asaj fare te keqe qe u ka ngelur merak shume largimi Serbise nga Kosova dhe nuk rrine dot pa dashuri,samar mbi shpine dhe kamxhik e fshikull thane serbe pas kurrizi.Disa zotrinjeve serbofil tani u ka ngelur merak shume se nuk mbajne dot me flamurin serbo-jugosllav ne duar dhe nuk ftojne dot udebash e cetnik per dark neper shtepia e ti gostisin me “revania”,prandaj shajne dhe fajsojne Thacin.Lavdi trimave si Thaci dhe UCK-se Kosoves qe ai drejtoi.

  26. shefi kuadrit thotë:

    7 March 2008 @ 7:33 am

    Ky shkrimi si ato hartimet e fillores qe benim dikur per xhaxhin enver. I kemi qejf neve keto lavderimet pafund.
    Kam lexuar ne memuaret e Allbright qe ky Thaci ka qene kokshkemb ne bisedime dhe si hante truri llogjike per be. Ndoshta eshte latuar ca tani qe ka kohe nen hyqmin e perendimoreve.

  27. Odysseus Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 March 2008 @ 9:00 am

    dhe une qe deri dje sot ne mengjes kujtoja se komandanti legjendar ishte Ademi Jashari…

    Shpallja e Zotit Hashim Thaci(komandantit legjendar te Ushtrise Clirimtare te Kosoves”UCK-se”)…

  28. shqiptari thotë:

    7 March 2008 @ 12:17 pm

    Tironso,
    Pse merzitesh ti pse duhen nderuar luftetaret dhe heronjte. Po te jesh vertet Tirons, atehere po te them se njeriu me i shquar qe keni eshte dikush me brekushe qe rri si policik trafiku tek ushtari i panjohur. Me vjen keq, per shiko ndonje sahon ne ndonje byth caraci.

  29. Tironsi thotë:

    7 March 2008 @ 12:35 pm

    Me ngadale mo shqiptar i perendise.
    AI te nderohet e te rrespektohet. Po sot eshte kryeminister i Kosoves dhe s’duhet ti thurim lavde si Enverit m’vaktit. Kur ti kete kry punet e qeverisjes e ta kete lene politiken, hajde tia ngreme bustin ne mes te Prishtines dhe tia veme dhe foton te pasaporta sic ia kemi vene ismail qemalit te 2mije lekshi. Jo tani.
    Kto caracnat e brekushet s’eshte mire me i permend kshu se nuk kane pike lidhje me kete qe po themi.

  30. Dulla thotë:

    7 March 2008 @ 3:02 pm

    “Tironso” mos e jaj kaptinen fare tina cfare thote ai shqiptari. Hajt ke lala ti dhe ia morim nji here si dim vete:
    Balon tauke, balon tabake,
    E hipi tata e shkoi n’laprake….

    Tate du fuston,
    Ta blen tata per bejrom..

    “Tironso”, m’qafsh, cfare ere ka gjaku……ha, ha , ha
    Ha nonji ftere fergese e leni ato punet e atyne trimave se sjan per tyna.

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.