Moisiu, gati emri për kryetar të Kushtetueses
Gilmana Bushati
Gazeta Shqiptare
Xhezair Zaganjori dhe Petrit Plloçi janë kandidaturat kryesore për kryetar të Gjykatës Kushtetuese. Presidenti Moisiu ka në tryezë aktualisht këta emra dhe pritet të zgjedhë kandidaturën dhe ta dërgojë brenda dy ditëve në Parlament. Sipas Kushtetutës, kryetari i kësaj gjykate zgjidhet me shumicë të thjeshtë, pra 71 vota, nëse janë të pranishëm të gjithë deputetët në Parlament, ose me shumicën e thjeshtë të deputetëve pjesëmarrës në sallë, gjithnjë nëse e arrijnë kuorumin për të votuar. Mësohet se Presidenti Moisiu mund t’ia dërgojë Topallit emrin për kryetar të gjykatës brenda këtyre dy ditëve, në mënyrë që propozimi të kalojë më pas për miratim në Parlament.
Zaganjori dhe Plloçi, që të dy janë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, pasi edhe Kushtetuta, në nenin 124, pika 4, bën të qartë se “Kryetari i Gjykatës Kushtetuese emërohet nga radhët e anëtarëve të saj nga Presidenti i Republikës, me pëlqimin e Kuvendit, për një periudhë prej 3 vjetësh”. Kështu që Moisiut i mbetet të vendosë mes këtyre të treve, në mënyrë që kandidatura të marrë votat e duhura në Parlament.
Xhezair Zaganjori është më pranë maxhorancës, pasi ai ka qenë ambasador i Shqipërisë në vitet 1992-1997 në Gjermani. Që nga viti 2003 ushtron funksionin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Atij i mbeten edhe pesë vjet për t’i mbaruar mandatit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, ndërsa nëse votohet si kryetar i kësaj gjykate, atëherë ai do të qëndrojë në këtë post deri më 2010. Mandati i tij si anëtar i Kushtetueses përfundon në 2012.
Zaganjori ishte relator në çështjen e “Agim Shehut”, i cili nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mori pafajësinë.
Petrit Plloçi, në periudhën 1993-2000 ka qenë anëtar i Gjykatës së Lartë dhe ka dhënë kontributin e tij në hartimin e Kodit Civil. Prej vitit 2001 është anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Mandati i Plloçit si anëtar i kësaj gjykate mbaron po në 2010 dhe nëse propozohet si kandidaturë, do ta përfundojë mandatin e tij edhe si anëtar edhe si kryetar i gjykatës, po në të njëjtin vit.
Një çështjet që ka relatuar Plloçi, është edhe rasti kur Parlamenti rrëzoi dy dekretet e Moisiut, si atë të emërimit të anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha dhe të emërimit të Lutfi Dervishit, si anëtar i KKRT-së. Po ai ka qenë relator në çështjen e shkarkimit nga ana e Këshillit të Ministrave të kryetarit të komunës Fushë-Çidhën, të qarkut Dibër.
Përveçse janë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, atë që kanë të përbashkët Zaganjori dhe Plloçi, është edhe fakti se që të dy janë nga veriu i Shqipërisë, njëri nga Shkodra, tjetri nga Mati.
Çështja e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese nxiti një debat të ashpër politik mes maxhorancës dhe opozitës. Topalli, të shtunën e kaluar i kujtoi Moisiut me një letër, se ka shkelur Kushtetutën duke mos filluar procedurat për emërimin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Sipas kësaj letre, kryetarit aktual, Gjergj Sauli, i ka përfunduar mandati më 13 maj të këtij viti. Kryetarja e Parlamentit, edhe pse disa herë e ka refuzuar ta respektojë institucionin e Presidencës, i kujtoi të shtunën Moisiut se “kjo mund të ishte dhe harresë njerëzore”. Kjo çështje u kthye në një debat të ashpër mes maxhorancës dhe opozitës në seancën e të hënës së kaluar. Maxhoranca akuzonte Presidentin dhe opozitën për bashkëpunim mes tyre për të bllokuar Gjykatën Kushtetuese, pasi mungesa e kryetarit nuk i jep asaj autoritetin për të marrë vendime. Ndërsa opozita nga ana e saj, theksonte se ky sulm i maxhorancës ndaj Moisiut dhe Kushtetueses, bëhet në përpjekje për ta bllokuar këtë Gjykatë për të bërë interpretimet e saj në lidhje me çështjen e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.
Më në fund Moisiu vendos që të dërgojë emrin, i cili do të jetë më i votuari në Parlament, që kjo gjykatë të fillojë nga funksionet e veta.


23 May 2007 @ 12:12 pm
Vladimir Kristo.
Dhjete ore me vonese peshku.
U dekretua, eshte pe Korce dhe ka qene Keshilltar i Berishes me 1996.
23 May 2007 @ 12:18 pm
Nuk mbaj mend me siguri se tek cila gazeta (shqip me duket..) por kam lexuar keto dite se ne pergjithsi kur ecen,calon pak djathtas….per votim nuk e di.
23 May 2007 @ 12:23 pm
Keta ish-keshilltaret e Berishes sikur nuk e kane mire me Berishen e sotem!(Kujtoj krye prokurorin)
23 May 2007 @ 12:31 pm
Eshte e veshtire te punosh me qeverine “ai”.
E vecanta e kerij emerimi eshte : “Tre kandidatët e parë të propozuar nga Presidenti nuk pranuan të kandidojnë, duke i hapur rrugë kështu kandidimit të një prej anëtarëve më të rinj të Gjykatës Kushtetuese.”
Lexo shkrim dhe kuptoje si. Njerezit e mencur jane bere me kurajoze.
Kuota qe bien e bien.
24 May 2007 @ 10:46 am
E pash vone kete lajm dje..
Sa ka rene piaca…
Ku jeni ju anti komunistet dhe anti spiunet e perbetuar ?