Modeli Obama dhe mjedisi politik shqiptar

barack.jpg

Mentor Kikia
Gazeta Shqip
16/08/2008

Mesa duket, në një çast pesimizmi dhe në momentet kur komunikimet politike mes dy liderëve kryesorë të saj kishin degjeneruar në llogje rrugësh, kolegu ynë Mustafa Nano fantazonte se çfarë mund të ndodhte nëse në Shqipëri do të “zbresin me parashutë” politikanë të tipit Obama, Valteroni, Sarkozi, Merkel apo të tjerë emra që dominojnë sot skenën politike botërore. Dhe më tej shtronte pyetjen se çfarë mund të sillnin këta në jetën politike shqiptare, a do ta ndryshonin dot atë dhe vetë shoqërinë shqiptare apo do të nxirreshin shpejt e shpejt në anë të kënetës sonë?

Në fakt, populli thotë se ëndrrat pa para janë, ndaj pse të mos ëndërrojmë më të mirën? Në këtë kuadër, të përfytyrosh sikur drejtohesh nga njerëz të zotë e të ndershëm, është një ëndërr e bukur vere. Ndërkohë, të bësh një studim hipotetik sesi do të sillej shoqëria dhe mjedisi ynë ndaj këtyre personazheve është një gjë që ia vlen. Pasi në këtë mënyrë ne do të mund të diskutojmë çështje me shumë rendësi si p.sh.: A ka nevojë Shqipëria për modele të reja politikanësh? A mund të prodhojë apo jo realiteti ynë të tillë modele, të aftë ta revolucionarizojnë jetën politike dhe shoqërinë në tërësi? Do të stimulohen apo pengohen ata nga mjedisi politik aktual?

Paraprakisht, mendojmë se politikanët e tipit Obama (po i referohemi prurjes më të re në skenën botërore) nuk mund të lindin në Shqipëri ashtu, fët e fët, pasi edhe një politikan është produkt i realitetit shoqëror, politik, social e ekonomik. Dhe realiteti ynë deri tani është përfaqësuar për mrekulli nga njerëz pa ideale, të korruptuar dhe shumica të paaftë.

Që në vitet ‘20, publicisti i njohur Branko Merxhani, ndërsa përpiqej asokohe t‘u mësonte bashkëkombësve të tij ç‘ishte më e mirë, porosiste që në krye të punëve duhet të vihen më të zgjuarit, përndryshe, pra nëse do të drejtonin injorantët, atëherë populli ishte i destinuar të përfundonte o në diktaturë, o në mjerim. Ne i kemi pasur e i kemi me pash të dyja këto. Pyetja e parë që shtrohet në vijim të kësaj logjike është nëse ka shoqëria jonë potenciale njerëzore për të drejtuar më mirë këtë vend apo jo? Këtu unë bashkohem me ata që mendojnë se ka njerëz edhe më të aftë, edhe më të zotë, edhe më të ndershëm, edhe më idealistë se ata që kanë zotëruar e zotërojnë pushtetin. Problemi serioz që shtrohet është se sa munden ata të dalin në krye, pra a mund të çajnë “rrethimin” për t‘u bërë liderë e udhëheqës.

Mendojmë se këtu ka një mori barrikadash, ku më e madhja është niveli mjeran i kulturës politike të njerëzve që përbëjnë popullin dhe ushtrinë e votuesve. E themi këtë, pasi po t‘i referohemi risisë më të madhe të politikës botërore të kësaj dekade, Barak Obamas, do të shikojmë një mbështetje masive, të paktën në momentet elektorale, nga njerëz që janë të bindur se ai është ndryshimi, imazhi i ri i Amerikës në sytë e botës. Pra, amerikanët janë të bindur se u duhet një tjetër politikë për të qeverisur Amerikën dhe udhëhequr botën demokratike. Pra ata po shikojnë tek Obama një model të ri. Por a dimë ne shqiptarët të zgjedhim modele dhe, a mundemi ne ta ndërrojmë modelin kur ai që kemi zgjedhur më parë na del demode? Padyshim që jo, e madje mund të themi edhe absolutisht jo. Populli në Shqipëri është parcelizuar dhe hipotekuar si pasuri e patundshme në i majtë dhe i djathtë, dhe brenda këtyre gardheve voton në mënyrë të verbër çdo hajvan që t‘i dërgosh në zonën elektorale. Ndërsa një pjesë e konsiderueshme e votës diktohet edhe nga lidhjet e interesit, kryesisht lidhjet e punës. Kujtojmë këtu sesi dy partiza, PDR dhe PDK, sapo u bënë pjesë e pushtetit shndërruan në anëtarë të saj ushtrinë e nëpunësve të shëndetësisë dhe arsimit. Gjithashtu, pjesa dërrmuese e votuesve shqiptarë nuk janë në gjendje të vlerësojnë se cili kandidat ofron më të besueshmen (sepse ne jemi mësuar të gënjehemi sistematikisht dhe për më tepër nuk rebelohemi ndaj kësaj tradite). Ne nuk vlerësojnë dot se cili do të jetë modeli i drejtuesit tonë, pasi jemi mësuar që shumë herë ata të vendosen në zyra e jo përmes votës sonë.

Një tjetër barrierë e madhe për të shpresuar që të kemi një tjetër model udhëheqësish janë politikanët aktualë, pra ata që kanë hipotekuar popullin si pasuri të tyre të patundshme. Ata janë kujdesur, si nikoqirë të mirë, për të gatuar një moçal ku mes llumit të vegjetojnë duke qenë padronë të gjithçkaje. Përveç popullit, partitë që dominojnë skenën politike sot kanë parcelizuar edhe median edhe biznesin. Në mënyrë informale e kriminale, ato kanë listuar shoqëritë private si pro dhe kundër dhe sipas rastit i vjelin, i mbështesin (në dëm të shtetit) apo i persekutojnë si biznese të kundërshtarit. Në mënyrë paradoksale, të gjitha qeveritë kanë refuzuar sistematikisht bërjen e një ligji për financimin e partive. Meqë po i referohemi rastit Obama, ai shkëlqeu që në fillim, pasi tregoi zotësi në mbledhje fondesh. Askush nuk do ta mbështeste një kandidat në Shqipëri, i cili, ta zëmë u zbulua papritur si modeli i liderit të ardhshëm. Bizneset këtu mbështesin njërin apo tjetrin politikan në mënyrë informale, duke e konvertuar mbështetjen me leje ndërtimi, fshatra turistike, licenca biznesi, lehtësira fiskale në dogana etj. Në këtë kuptim, partitë politike në Shqipëri janë shndërruar në organizata kriminale gjobëvënëse. Pra, ne jemi në stadin e kriminalizimit të politikës dhe në këto kushte, që të bësh vend në një lagje horrash duhet të jesh horr, apo të bësh aleancë me ta. Por ne po flasim për një model Obama, të cilin që në fillim do ta hipotezonim si modelin e ndershmërisë. Madje politikanët tanë kujdesen që të klonojnë edhe pasardhësit e tyre, për të qenë të sigurt se do të vazhdojnë të drejtojnë edhe në pleqëri si një Don Korleone.

Pikërisht për këtë arsye, ne nuk dëgjojmë platforma zhvillimi gjatë fushatave, por sulmeve harbute ndaj njëri-tjetrit dhe premtime për futje në burg të të korruptuarve. Dhe çfarë shikojmë sot ne në atdheun tonë të përbashkët. Nuk më joshin hiç pallatet e larta për të thënë se ky vend është zhvilluar, as rrugët e reja. Këto janë vepra publike, të cilat i bën çdo udhëheqës, diktator apo edhe sulltan qoftë. Personalisht do ta bëja llogarinë kështu: A është vendi ynë më i begatë se para një viti apo para pesë vjetësh? A janë njerëzit më të kënaqur nga mënyra e jetesës? Duke qenë se për këto dhe pyetje të tjera ka mendime të ndryshme, do të doja të bëja sërish një hesap pa makina e pa pallate. Sot republika jonë ka 70% më pak pyje nga sa kishte në vitin 1990, sepse barbaria u lejua të shkatërrojë çdo masiv, duke mos kursyer as parqet kombëtare. Sot republika jonë ka shumë më pak tokë bujqësore nga ç‘kishte, pasi barbaria e ndërtimeve u lejua të shkatërrojë çdo parcelë që mund të kultivohet. Sot, territori i republikës sonë është më i ndoturi e më i pisti në kontinent (tonelata të tëra mbeturinash kanë pushtuar plazhe e parqe në tërë vendin). Sot ne kemi më pak resurse e mundësi zhvillimi turistik, pasi mbi tërë bregdetin babëzia dhe korrupsioni lejoi një shkatërrim të parikuperueshëm, duke e mbushur me kioska e motele. Sot qytetet tona kanë më pak se kurrë parqe e mjedise publike, sepse makutëria e pushtetarëve i mbushi me pallate. Sot në republikën tonë ka më shumë analfabetë se para vitit 1990. Sot njerëzit lexojnë më pak libra se çdo vit paraardhës. Sot ka më pak kinema, më pak biblioteka, më pak teatro, më pak art, më pak humor, më pak argëtim dhe më shumë bluetooth e videoporno që shërbejnë si mënyrë argëtimi për të rinjtë. Në një qytet si Tirana, me 800 mijë banorë, tetari e quan sukses që në një vit ka pasur 13 mijë spektatorë. Këto dhe të tjerë tregues mendoj se janë indikatorët e zhvillimit dhe mirëqenies, e jo makinat luksoze të trafikantëve dhe pallatet e lobeve politike që pushtojnë mjediset e gjelbërta.

Këto probleme nuk janë parë kurrë në platforma elektorale, ndaj në këto kushte, Shqipërisë i nevojiten modele të reja udhëheqësish, ndryshe nga sherrxhinjtë banalë. Por ata nuk duhet të presin që dikush të shkojë t‘i marrë nga kafeneja ku lexojnë gazeta dhe t‘i nxjerrë në tribunë. Duhet ta shkrepësh pushkën që njerëzia të të ndjekë.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

50 Komente

  1. mushka thotë:

    17 August 2008 @ 12:35 am

    Angazhimi social dhe politik eshte i domosdoshem per daljen ne drite te udheheqesve te rinj, por ambienti social dhe politik eshte shume i zymte..jo vetem ne shqiperi, po edhe mes shqiptareve ne diaspore. Nuk ka nje organizate per te qene qe te vesh e te behesh anetar e te ndjehesh qe po kontribuon - cdo organizate shqiptaresh (me shume shume pak perjashtime) eshte si nje grumbullim mafiozesh, deshtakesh dhe rreshqanoresh qe cdo njeri normal do i rrije larg me kilometra. Ne shoqerine tone protagonizmin e kane pervetesuar rreshqanoret… nuk e di, po une voten time vetem ndonje partie si G99 (qe duhet te ndryshoje emrin patjeter) mund t’ja jap - vetem e vetem sepse partite si PD, PS, LSI etj etj vijne era nje kilometer larg.

  2. Peshku Fluturues thotë:

    17 August 2008 @ 12:46 am

    O Mentor xhani! Nuk e kuptoj pse ankoheni gjithmone per udheheqesit qe keni ne krye, a thua se ato jane faraone te vene atje nga Perendia RA, e jo sikur i zgjidhni po ju vete cdo kater vjet. Berisha u perzu me lufte ne 97 e u zgjodh perseri me vote te lire ne 2003. Tani c’faj ka Berisha. Ju e dinit qe me pare se kush ishte, dhe ai nuk eshte se ju ka zhgenjyer. Po keshtu edhe me Nanon e kompani.
    Ketu ne Perendim thone nje fjale. “Mos u marto serish me ish-gruan se pastaj kur te zihesh perseri do thuash.”po une sikur u ndava njehere per kete aresye!”

  3. gre_wireless thotë:

    17 August 2008 @ 12:52 am

    “Paraprakisht, mendojmë se politikanët e tipit Obama (po i referohemi prurjes më të re në skenën botërore) nuk mund të lindin në Shqipëri ashtu, fët e fët, pasi edhe një politikan është produkt i realitetit shoqëror, politik, social e ekonomik.”

    Obama nuk eshte provuar akoma….

  4. ann arbor thotë:

    17 August 2008 @ 1:41 am

    ….dhe pak shanse ka me u provue…

  5. drini thotë:

    17 August 2008 @ 2:01 am

    P.F
    ja ke fut kot plako.Lexoje shkrimin edhe njehere se ndoshta te ka shpetuar pak thelbi…
    Si me vote ne 2005(jo 2003)si pa vote, Berisha do vinte ne pushtet, dro i kishte ardh ora.Ashtu si Nanos per me ike.Ceshtja shtrohet qe rrotacioni i sotem politik, i prodhuar nga shoqeria shqiptare pjell vetem ne dy parti, ose dy tre kokrra(muti) politikanesh.Dhe Kikia kete mesazh percjell, qe barku i atdheut tone, eshte shterpe e s po pjell me NJEREZ qe te na udheheqin, por thjesh ka simptoma te genjeshterta barre, rrethe te ciles kercejne nje here ne kater vjete si te cmendur, mijera djaj te kuq dhe blu…

  6. Peshku Fluturues thotë:

    17 August 2008 @ 2:19 am

    Drino, i rashe shkurt.
    Po ti bie me gjate do te thoja qe nuk eshte e vertete qe populli nuk pjell dot burra te dheut, por se gabimi i shqiptareve eshte qe edhe politiken dhe shpetimin e presin akoma t’u dale nga legjendat heroike, me Muje, Halile dhe Zana, e jo nga ai burri i vogel me gjyslyke, qe ka vene gjysem menge fallco prej cohe qe te mos i behet pis xhaketa, dhe kontrollon bilancet dhe llogarite.
    Shih si e mbyl shkrimin Mentori:

    ata nuk duhet të presin që dikush të shkojë t‘i marrë nga kafeneja ku lexojnë gazeta dhe t‘i nxjerrë në tribunë. Duhet ta shkrepësh pushkën që njerëzia të të ndjekë.

    Ato burrat aty ke kafeneja qekan, por sa kohe qe flasin me ze te ulet dhe edukate e nuk shkrepin pushken, s’jau var njeri. Tani mbase ato prandaj nuk duan te perzihen me politiken e sotme, sepse nuk besojne tek shkrepja e pushkes, por besojne tek nxenia, edukata dhe diskutimi i lire.

    Une besoj se qe te rrisesh bimet e kafshet qe do ne vendin tend, fillimisht duhet te pregatisesh ekosistemin, dhe jo anasjelltas. Ndaj dhe fjala: Cdo popull ka ate qeverisje qe meriton. E ca me tutje ndaj edhe ca si ne, qe si deshem ata politikane e as ate popull qe i zgjidhte, ngritem leckat e i beme naften popullit e politikaneve bashke. :)

  7. Dori thotë:

    17 August 2008 @ 2:52 am

    Këto probleme në një farë niveli janë edhe në Amerikë. Po ashtu këtu ka vetëm dy parti kryesore. Hera e fundit që një president amerikan s’ishte nga partia demokratike apo republikane ishte Andrew Johnson në 1865 me Bashkimin Kombëtar që në fakt ishte bashkim i demokratëve dhe republikanëve.

    Unë shikoj partitë si problemin kryesor. Më mirë do të ishte nëse do të kishte vetëm të pavarur.

  8. ujku i zi thotë:

    17 August 2008 @ 3:47 am

    Më mirë do të ishte nëse do të kishte vetëm të pavarur.

    Zgjidhja: bojkot partive!

  9. edrus thotë:

    17 August 2008 @ 5:01 am

    “La speranza è l’ultima a morire” (shpresa është ajo që vdes e fundit) thonë italianët në një proverb të tyrin.
    Populli shqiptar ka arsye që të shpresojë për të ardhmen polititike të tij, jo vetëm për të qënë optimist deri në fund, por edhe për një burim akoma të paeksploruar, pashfrytëzuar dhe papndohtur si të rinjtë dhe të rejat që vijnë nga jashtë Shqipërisë.
    Ky burim, është i përbërë në pothuajse gjithësinë e tij nga djem dhe vajza me një kulturë dhe formim të lartë universitar, me një kulturë dhe edukatë qytetare të pastërt perëndimore dhe me ideale të pastra demokratike shumë larg me atë që ç’ka nënkuptohet demokraci nga politikanët aktualë shqipëtarë.

  10. ThoughtPolice thotë:

    17 August 2008 @ 4:05 pm

    Eshte bere si pune mode, sidomos tek keta anti-amerikanet e kamufluar, qe te flasin per Obaman si mesian qe po vjen te shpetoje Ameriken dhe te gjithe boten.

    Ndoshta Shqiperise nuk i duhet fare nje Obama, por nje Mccain. Ku e merr kete siguri ky Nazarko qe kerkon te na iluminoje per urgjencen e pjelljes se nje Obame? Ne fakt po te gjykosh me mendesite e turmave anti-amerikane dhe anti-globaliste qe priten Obamen ne Berlin, jo vetem Amerikes dhe Shqiperise qe ju duhet Obama, por duhet ta bejme udheheqesin e te gjithe vendeve te botes…

    Nazarko me mire t’i beje reklame “BigBrother”-it ne shkrimet e tij, sesa te shkruaje brockulla te tilla, qe eshte soroistet me te zellshem ne Shqiperi, nuk do t’i shkruanin keto fjale.

    Duhet te largohemi nga kultet e individeve, por te perqendrohemi tek sistemi. E gjithe ceshtja eshte se si Shqiperia te avancoje demokracine e saj, te permiresoje gabimet dhe problemet qe ndeshen, te zhvilloje nje kulture institucionale dhe me kalimin e kohes te kete nje tradite apo pervoje, sado e re qe te jete.

    Edhe Obama, qe flet ky shkrimi ketu, nuk ra nga qielli apo doli nga nentoka, dmth. nuk po kandidon as si i pavarur dhe as nuk ka formuar ndonje parti te re, por karrieren e ka filluar ne njeren nga dy partite kryesore ne SHBA (keto dy parti nderrojne njera tjetren ne pushtet) dhe duke shfrytezuar karizmen e tij, perpjekjet e tij, stafin qe e keshillon dhe i pergatit ato qe ai shpreh ne publik, arriti te ishte kandidati i kesaj partie per president.

    Me pak fjale duhet te fokusohemi tek sistemi dhe jo tek perrallat me kafepires qe lexojne gazeta.

  11. Idris thotë:

    17 August 2008 @ 4:24 pm

    Po vjen vet o MOZA! Nuk kam faj une…. :) :) :)
    “”"”"”qe eshte soroistet me te zellshem ne Shqiperi”"”"”
    S’eshte pune gramatike apo lapsusi…eshte problem botkuptimor i lloit POLIC….”Ku me njef ti une muve” — :D :D :D
    Polo ti di kur vjen dhe pse vjen per wikend…Rrofsh!
    Po nga e ke krijuar “izmen” si ideologji SORO- izmen (jo -ste o flori :)
    dhe e mbyll me nje dacibao te tipit
    ” ne nuk na duhen Soro-iste ne Shqipri!!! :) :) :) :)
    “”"”"nuk do t’i shkruanin keto fjale”"”"”".
    Po thuj mo cfare na duhen apo….. he -he… Rekomandime njeshash :
    “”"”"Me pak fjale duhet te fokusohemi tek sistemi dhe jo tek perrallat me kafepires qe lexojne gazeta.”"”"
    Or ti s’ke te paguar per dite te diele pa lere c’them une , se une te kam inat :P :P :P ,po s’kam c’bej se s’kam nga ia mba kur lexoj nga udhezimet e tua!!!!!! Se mos merzitesh e iken !

  12. Moza thotë:

    17 August 2008 @ 4:26 pm

    Ca m’ngatrron mu me Sorosin mer Idriso.
    Une vedi ca leke ja kam marre ne vitet e rinise, kshu qi kam konflikt interesi :-( e sme takon me fol

  13. Moza thotë:

    17 August 2008 @ 4:26 pm

    une per vedi

  14. ThoughtPolice thotë:

    17 August 2008 @ 4:42 pm

    Hahaha, ka shume budallenje ne qarkullim ketej i pari? Megjithate nuk eshte gje e keqe te jesh “cool online”, pasi sherben disi per te ulur mjerimin e realitetit. Qe te mos i ha hakun dikujt, me ka gjetur nje gabim; ne vend te fjales “eshte” duhet te jete fjala “edhe“. Kerkoj ndjese edhe njehere per kete.

  15. Koth thotë:

    17 August 2008 @ 5:30 pm

    Ku e merr kete siguri ky Nazarko qe kerkon te na iluminoje per urgjencen e pjelljes se nje Obame?

    Polic,

    c`ne Nazarko , ku Nazarko lidhet me kete Obamen

    ka shume budallenje ne qarkullim ketej i pari?

    Per cin e kishe kete Polic ??

  16. Idris thotë:

    17 August 2008 @ 5:45 pm

    Se jo p[er gjo ……po sipas ty i bie qe edhe kete “perle ” ne ta humbasim nga menyra e te kutpuarit shqip te te thenave nga Autoritet:
    “”"”Hahaha, ka shume budallenje ne qarkullim ketej i pari? Megjithate nuk eshte gje e keqe te jesh “cool online”,____ pasi sherben disi per te ulur mjerimin e realitetit_____
    Lexoje se ta kam vechu…Ky o flori ,ti do me na i pru me men ???????
    Te kujt realiteti me henor apo diellor… Ne jena shume mire dhe po ecim nga fitorja ne fitore edhe me tabela nga FMN …ti na shkru si POLIC :) :) :)

  17. Penar Musaraj thotë:

    17 August 2008 @ 5:46 pm

    Dor, mbase ketu e mbase gjetke, mua do me pelqente t’a shtjelloje kete me tej.

    Unë shikoj partitë si problemin kryesor. Më mirë do të ishte nëse do të kishte vetëm të pavarur.

  18. Dori thotë:

    17 August 2008 @ 6:09 pm

    Penar, nuk më pëlqen se si vihen në llogore tërë deputetët. Pse të kemi aq shumë deputetë nëse i bie që të gjithë të hidhen në njërën anë apo në tjetrën të votës sipas përkatësisë së partisë? Nuk e kam vetëm për Shqipërinë, se siç thashë është problem edhe në Amerikë (s’kam njohuri për parlamentet e tjera). Aleanca do të kishte patjetër se s’ke as si të formosh qeverinë, por do të ishte më e lehtë për të votuar ashtu siç mendon ti se është e drejtë nëse s’ke për t’iu përgjigjur partisë por shtetasve që të zgjodhën. Gjithashtu ligjet do të duhet të shkruhen në mënyrë konsensuale (në kuptimin e vërtetë të fjalës), ministrat do të zgjidheshin për aftësitë e tyre, dhe utopia do të realizohej :) Nuk e di nëse do të funksiononte mirë, por s’më pëlqen mënyra e qeverisjes sipas partisë. Deputetët zgjidhen pasi është e pamundur për çdo shtetas të japi mendimin e tij drejtpërdrejt, ama është gjithashtu e pamundur për një njeri të vetëm të përfaqësojë të gjithë shtetasit siç ndodh tani me kryetarët e partisë në mazhorancë.

    Nuk e di nëse po prisje ndonjë shtjellim të thellë, por s’jam për hartime unë :)

  19. ela thotë:

    17 August 2008 @ 6:36 pm

    E keqja e Shqiperise dhe gjithe vendeve tjera te varfra ku mbizoteron korrupsioni eshte mungesa e nje elite politike. Ne gjithe perendimin hipin ne pushtet njerez te kamur qe nuk e shikojne karrieren politike per perfitime personale por si nje mjet per realizimin e idealeve te tyre dhe prosperitetin a vendit(ne pergjithesi flas, ka dhe perjashtime). Pas 16 vjetesh “demokraci” ose me sakte korrupsion ne Shqiperi shpreson se ishallah politikanet kane vjedhur sa duhet e me ne fund do fillojne to mendojne per interesin e pergjithshem, por sic duket eshte veshtire te ngopen

  20. toko thotë:

    17 August 2008 @ 7:59 pm

    Po nuk u ndrua mentaliteti i popullit nuk ndron politika, Po nuk u ndrua politika nuk ndron mentaliteti i popullit.
    Si i behet ne kete rast, kur demokarcia kerkon qe populli zgjedh politiken dhe politika me mentaliteitne saj te edukon popullin?
    Mbase fajin e ka demokracia e tipit Obama/Veliaj.
    Prandaj nuk ben dot Obama per shqiperine.
    Duhet ndryshe sot per te ardhur tek Obama neser

  21. Grupi thotë:

    17 August 2008 @ 8:09 pm

    Sa lexova fjalet ne fjaline e pare “Mustafa Nano fantazonte”…e mbarova leximin e nje artikulli qe padyshim eshte teper i dobet.

    Politikanet e mire i gjeni ne Shqiperi pa problem (dhe te mire…jo si puna e Obames)…problemi eshte se nuk i keni trute mire qe ti gjeni (jo ju personalisht kuptohet…shoqieria Shqiptare ne pergjithsi).

    Ju kerkon tju dali njeri tju shpetoj nga budalleku juaj. Xhaxhi Enveri mbase?? Ke doni ju??

    Uh se harrova..Mustafa Nano padyshiiiimmm se ishte dhe “shpresa jone e fundit” pale.

    Boll bete fantazime e filozofira…Ne jeni kaq te zgjuar sa mund te fantazoni e filozofoni mbi liderin me te mire…dilni vet e behuni…Dilni vet me kazme ne dore e cani bllokaden!! Llafe llafe dhe asnjeri s’ben nje veprim.

  22. ujku i zi thotë:

    17 August 2008 @ 9:11 pm

    mbase ketu e mbase gjetke, mua do me pelqente t’a shtjelloje kete me tej.

    Penar, ja lexo ketu pershembull per nje propozim konkret. Ka njerez Shqiperia por duhen mbeshtetur.

  23. Dori thotë:

    17 August 2008 @ 9:19 pm

    Politikanet e mire i gjeni ne Shqiperi pa problem (dhe te mire…jo si puna e Obames)…problemi eshte se nuk i keni trute mire qe ti gjeni

    Politikanët, të mirë e të këqinj, dalin vetë, s’i gjen njeri. Ndoshta doje të thoje njerëz që mund të bënin politikanin po të donin, por ajo është tjetër punë se ata me mënd dhe pa aspirata korrupsioni s’duan të bëhen politikanë në Shqipëri.

  24. mushka thotë:

    17 August 2008 @ 9:32 pm

    Edhe une kete thashe qe ne postin e pare te kesaj teme - po shoku/shoqja administrator nuk lene qe te na postohen mendimet.

    Organizmat shoqerore apo politike do i nxirrnin udheheqesit por deri me sot te gjitha keto organizma qe ekzistojne ne shqiperi jane vatra dizenterie…

    voto per dizenterine - PD, PS, LSI, PDK etj !!!!

  25. ThoughtPolice thotë:

    17 August 2008 @ 9:49 pm

    Kothere,

    I kerkoj ndjese Nazarkos per defamim emri/mbiemri, por ka qene teresisht i paqellimshem. Ne peshk gjithmone kam diskutuar per shkrimet e tij, prandaj ka ndodhur ky ngaterrim me mesuesin e fshatit qe aktualisht eshte kryeredaktor ne TCH dhe ka bere kete shkrim, pra te gjithe ato qe kam thene jane per Mentor Kikine.

    Ndersa per pyetjen e dyte, meqenese ajo qe thashe une per budallenjte, ka kaluar male dhe kodra me shkronja dhe ka ardhur dhe te ka gjetur tek temat per Ilir Meten ku fshihesh ti, atehere duhet ta dish pergjigjen. Mund te jete edhe gjenetike apo e fituar gjate tranzicionit, po nuk ka shume rendesi.

  26. drini thotë:

    17 August 2008 @ 10:44 pm

    Ore Thought polici e cfare polici se …
    Pike se pari , Kikia edhe pse ka qene mesues fshati ne bradashesh te Elbasanit, ka arritur te jete nje nga penat me te fuqishme te gazetarise shqiptare, ashtu si eshte ajo, e varur e qelbur apo ku di une epitete te tjera qe mund te te pjelle mendja ty. por me argumentin se “mesuesi i fshatit” beri karriere e ka aq mend so per sot sa te publikoje, ti i fut vetes nje pikepyetje me pikecuditese pas, sepse tregon qe ty s te pelqejne njerezit si Kikia, qe bejne karriere apo kane mendime dhe e dyta sepse tregon mentalitetin tend tipik te mbyllur prej shqiposh qe s ben me te mire njeri tjeter se sa vetja jote.
    polico, nje keshille plako, para se me shkrujt “budallalleqe qe te bejne te dukesh cool online” mendo…jo shume.Mendo aq sa nje polic sepse ke per te emancipu veten dhe atehere do dukesh me te verete cool …Jo vetem online

  27. xhibi thotë:

    17 August 2008 @ 10:59 pm

    Ore kur na karakterizojne ndonjehere shtypi ne internetistat si kakafonista, ndonjehere dhe kane te drejte. :D
    Tani thelbi i artikullit mendoj qendron dhe eshte relevant per politiken shqiptare. Pse duhet te shajme cdo artikull dhe cdo gje kot per inerci, dhe kur nuk i gjejme gje mangut nga thelbi te kapim detaje dhe te gricemi?

  28. ThoughtPolice thotë:

    17 August 2008 @ 11:29 pm

    Po cili eshte thelbi i artikullit? Te presim shpetimtarin e kallepit te Obames qe do na shpetoje? Apo te ndergjegjesojme popullin, se pastaj vjen Obama? Jo flm., personalisht kete “thelb” e refuzoj. Nuk jemi misionare fetare ne ketu qe dalin rrugeve te predikojne se nje dite do te behet me mire, por se pari te ndryshoje populli.

    Pastaj kush tha qe Obama eshte modeli i duhur apo do te jete nje sukses ne qeverisje? Mund te jete nje president katastrofe fare.

    Cdo gje ka te beje me sistemin, harrojni perrallat me te miret, te devotshmit qe pijne kafe te vetmuar dhe te veshur me rroba jo aq te mira, qe nuk po i qasin apo nuk aktivizohen ne politike.

    Nese e doni ne kete menyre, atehere pjese e kesaj gjendjeje ne politike dhe barriera te mos-aktivizimit te njerezve qe e meritojne, jane edhe keta gazetaret ish-mesues fshati qe ju thone amin pronareve te tyre per cdo gje. Te paafte dhe medioker, qe bejne edicione lajmesh “horror” dhe jane vegla qorre ne dore te politikaneve, japin nje kontribut jo te vogel qe keta te “miret e kafeneve” te mos aktivizohen ne politike.

  29. xhibi thotë:

    17 August 2008 @ 11:36 pm

    Polico, po fillove cdo diskutim me paramendimin qe je njeriu me i zgjuar dhe gjithe te tjeret ja fusin kot, ose se paku jane inferiore, zorr se mund te argumentoje njeri me ty. :D
    Thelbin nese nuk e ke kuptuar ti, kot qe te flasim per te. Po padyshim thelbi i analizes per politiken shqiptare nuk eshte Obama, qe hedh grepin aty ti dhe thua nga e ka te sigurt qe do e fitoje Obama zgjedhjen apo jo.

  30. drini thotë:

    18 August 2008 @ 12:16 am

    Xhib…
    qe t ja sqarosh policit thelbin te duhen dhe te pakten 4 artikuj te te njetjes gjatesi metrike si ky me siper, natyrisht te shpjeguar me thjesht.e ca me tper te kuptoje paralelizmin per Obamen dhe versionin e tij shqiptar.Por fiksimi i tij duket se eshte te Kikia…polic mos ke qene nxenes i tij dhe te ka ngel ai kshu kot si mesus fshati ???:)

  31. etmond thotë:

    18 August 2008 @ 1:31 pm

    kam pak kohe qe jame ber antare te peshku kurre nuk doja te rrekrutohesha diku, por kure lexon shkrime te tilla kure lexone komente qe te len mbres dhe te japin te kupetoshe se llumi i mocalistes qe eshte ne siperfaqe kohet e fundit ne skemen politike dhe spontane ne raste te rralla si ndryshimi i emerit te universitetit te (vlores) me beri te mendohem.
    amerikanet thon asgje nuk eshte ashtu sic duket!!!!!!
    kame mendimin se ne shqiperi ka njerez te vetedijeshem dhe teper te zote qe munde te ndikojne ne permbysien e imazhit negativ qe na ka pushtuare dhe na ka burgosure vitet e fundit!!!

  32. Koth thotë:

    18 August 2008 @ 1:53 pm

    Polic !

    C`me ke bere keshtu !? Me ke share nga Ilir Meta ? Ma prishe pjesen e dyte te dites.

    Mire qe nuk te paskam lexuar qe dje.

    Tani me thuaj cer ndryshon pergjigjia jote e meposhteme

    I kerkoj ndjese Nazarkos per defamim emri/mbiemri, por ka qene teresisht i paqellimshem. Ne peshk gjithmone kam diskutuar per shkrimet e tij, prandaj ka ndodhur ky ngaterrim me mesuesin e fshatit qe aktualisht eshte kryeredaktor ne TCH dhe ka bere kete shkrim, pra te gjithe ato qe kam thene jane per Mentor Kikine.

    nga fakti qe nuk ke lexuar shkrimin dhe komenton tjeter njeri si shkrues dhe qe vazhdon akoma kur shkruan qe ato qe the per Nazarkon , jane te vlefshme per Kikine ?

    Arapit i ke thene bjond dhe ngul kembe qe bjondit nuk i prish asnje pune nese eshte arap vetem se e ke thene ti .

    Tani une desha me e fut biseden ne rrjedhe normale dhe te bera nje verejtje , por ti duket mbasi shkruan provon te mendosh.

    Dhe kjo nuk me prish pune mua. Se s`ka as dhe se si.

  33. J. thotë:

    18 August 2008 @ 1:57 pm

    Gjoja e trashë aka polici u nis e do të vejë në dasëm ja me mushkë ja me gomar.
    Kur e pa se shkrimi ishte anti interesave Berishore vajti të kapte Nazarkon imagjinar me një artikull që ky kishte shkruar ca kohë më parë për Big Brotherin.
    Kur pa se Nazarko ishte i papranishëm diku, qoftë virtualisht, atëherë kuturisi t’i gjente cenin e rradhës Kikisë. Duhet të gjente diçka dhe i faturoi mësuesinë e fshatit.
    Qenie më mizerje se këta robt e skadum të Salës nuk ka vërdallë.

  34. t_red thotë:

    18 August 2008 @ 2:03 pm

    Sinteze policeske:

    Nazarko nuk ben. Kikia nuk ben hic. Obama merr fryme kot, bashke me te frymezuarit, komentuesit dhe mbeshtetesit e tij.
    Sali Berisha=Zoti i vertete i Shqiptareve.

    Glory to United Kingdom qe ka vend edhe per police.

  35. J. thotë:

    18 August 2008 @ 2:11 pm

    Puna mund të jetë më keq.
    POLICIA, t_red, mund të përdorë moshën e McCain në mënyrë krahasuese me Birishën.
    Aty do shohësh “fshati në festë”. Balot policorë do i kenë drafte tashmë shkrimet krahasuese. Shif ça thotë Polici në krye fare:

    Ndoshta Shqiperise nuk i duhet fare nje Obama, por nje Mccain.

  36. Idris thotë:

    18 August 2008 @ 2:26 pm

    “”"”Penar, ja lexo ketu pershembull per nje propozim konkret. Ka njerez Shqiperia por duhen mbeshtetur.”"”"”
    E lexova dhe ate …”ketu”… dhe pashe se s’kishte asgje te re…
    Nje teze e vlere me prejardhje para nja disa qindra a mijra vjeteve por e sintetizuar bukur nga KISINGER dhe e shprehur (ose e vjedhur per Mixhizmin) si TAKTIKE po aq bukur nga E. Hoxha:
    “Problemet zgjidhen - atje dhe athere kur lindin”.
    Keshtu qe them se akoma nuk ka ndonje “burr” te ditur qe s’digjohet , ne Shqiperi

  37. ujku i zi thotë:

    18 August 2008 @ 2:59 pm

    Keshtu qe them se akoma nuk ka ndonje “burr” te ditur qe s’digjohet , ne Shqiperi

    Idriz, dakort jam me ty qe; qe te gjithe degjohen… por si vleresohen? Per te degjuar degjon edhe polici… Nje komunitet qe nuk di te vleresoj vlerat e veta por turret pas “risive” nuk ka per te shkuar shume larg, dhe do t’i duhet te kthehet mbrapa ne momentin qe risite nuk do jene edhe aq risi, por thjeshte genjeshtra te vjetra te dala boje.

  38. Idris thotë:

    18 August 2008 @ 3:06 pm

    Kete…PO !
    E lexoj dhe ta mirkuptoj se eshte PIKERISHT sic e argumentoni JU tani !
    Taktikat per te prure “risi” ne inteligjencen shqiptare e ne Lidershipin shqiptar kane shtuar vetem brockulla te tipit “assete” “draft” “staff”,
    “prevalime”dhe ..defamim ????? shprehje e perdorur nga POLICI :) :) :) .
    jam me konceptin tuaj qe duhen vleresuar vlerat e vete Shqiptareve sepse kane nje kulture te barabarte me te tjeret ne mos po fale vetise se “trurit” te tyre ,nje nxitje e veprim te perhershem drejt te panjohures.

  39. ThoughtPolice thotë:

    18 August 2008 @ 3:19 pm

    O Kothere, duke lexuar pergjigjen tende, e kuptoj pse je shqetesuar per ate pyetjen per budallenjte. Une thashe ta le evazive kete pune, por ti i shkon deri ne fund kesaj pune dhe e rreshton veten me ata …… qe sillen ketej rrotull. Per mendimin tim, se pari duhet te gjesh shkakun, gjenetik ose jo i tille, apo nje perzierje e te dyjave.

    Nejse, ngaterresa ime ka qene tek mbiemri, te gjitha ato qe kam thene jane bazuar tek shkrimi, pavaresisht autorit.

    Une ne pergjithesi mundohem t’i marr seriozisht te gjitha debatet ne peshk, por ti ma veshtireson kete pune. Me thuaj mer ku e kundershton postimin tim, pika 1, 2, 3, etj., cfare eshte mendimi yt per “obamen ne politiken shqiptare”? Qe te merremi vesh tani.

  40. Mirel thotë:

    18 August 2008 @ 3:20 pm

    ThoughtPolice…Eshte bere si pune mode, sidomos tek keta anti-amerikanet e kamufluar, qe te flasin per Obaman si mesian qe po vjen te shpetoje Ameriken dhe te gjithe boten.
    Ndoshta Shqiperise nuk i duhet fare nje Obama, por nje Mccain…

    Une kam te drejte vote dhe do te votoj per McCain.Po keshtu nuk kam degjuar ndonje shqiptar ketu ne SHBA qe te votoje per Obamen.Po kam degjuar disa snoba ketu tek peshku qe nuk kane te drejte vote dhe thone se do te votojne per Obamen.Votimi per Obamen do te ishte vetevrasje edhe per shumicen e amerikaneve dhe jo vetem te shqiptareve.Fatmiresisht ai nuk kryeson dukeshm ne anketa.Sic duket i ra popullariteti qe kur foli para nje turme 200 mijeshe anti amarikane ne Gjermani.
    Edhe nje gje per konfliktin Gjeorgji-Rusi.Sa here qe SHBA sulmon turmat ne Europe dhe me gjere protestojne,djegin flamure amerikane,sulmojne ambasadat amarikane etj.Ku jane keto turma “paqedashese” tani ne rastin e Rusise?Ku jane demonstratat perpara ambasades ruse ne kryeqytetet e Europes Perendimore dhe ne vendet e Lindjes se Mesme?Apo levizja antiwar aplikohet vetem kunder SHBA?Hajde mos beso pastaj, se shumica e tyre jane agjente ruse qe nga lufta e Ftohte!

  41. ThoughtPolice thotë:

    18 August 2008 @ 4:06 pm

    Ke te drejte ti o Mirel, po he ca te ju thuash turmave anti-amerikane?! Burri i botes nuk eshte provuar per asnje dite ne qeverisje, keta na bejne “analiza” per “Obamen ne politiken shqiptare”. Po kur ka mbetur edhe mesuesi i fshatit te merret me kete pune, vaj halli pastaj…

  42. Idris thotë:

    18 August 2008 @ 4:15 pm

    E mer Koth!
    Mer “armik klase” …pervec Polos desh na bere te na ikin dhe xhevaire si MIREL . :P :P :P :P :P …po me vlera Botrore jo vendore..me studime para dhe mbrapa ambasadave , nga kangjellat dhe ne brendesi… :P :P
    Shif si u gjallerua Polici….kunder anti-amerikaneve.. :) :) :) .

  43. ThoughtPolice thotë:

    19 August 2008 @ 1:15 am

    Problem ne Shqiperi mbetet anti-amerikanizmi i kamufluar. Eshte shume me i keq se ai anti-amerikanizmi i hapur, kritik, qe ngre zerin per cfare nuk i duken te drejta. Ndersa keta hipokritet, servilet qe ne brendesine e tyre kane zjarr qe mezi presin ta nxjerrin, perbejne nje rrezik te madh per demokracine e re shqiptare.

    Ne fakt jane te njejtet njerez qe ne vitin ‘94 - ‘95 ishin kunder anetaresimit ne NATO, por tani thjesht ju pershtaten rrethanave qe ju kushtezojne ambiciet e tyre per pushtet. Normalisht jane perforcuar edhe me proletare te rinje, qe kane lexuar Marksin apo kane degjuar leksione per punet e tij, ne universitetet e perendimit.

    Obama eshte maske, veshje kamuflazhi qe perdoret nga ky soj. Thelbi i kundershtimit te tyre eshte vete Amerika. Tek Obama keta njerez shikojne fjalet dhe ligjeratat qe ka mbajtur per Ameriken pastori i Kishes ku shkonte Obama, Jeremiah Wright.

    Edhe pse Obama eshte pothuajse i deklaruar si perkrahes i serbeve, keta mesuesit e fshatit, medemek gazetare, nuk ju ben pershtypje. Bile ne te kundert, keta jane te gezuar qe te fitoje Obama. Nese Obama fiton, keta do te hidhen perpjete edhe per nje dicka qe normalisht mund te ndodhe; largimi i vemendjes dhe interesit amerikan per progresin e Shqiperise. Ne kete rast keta do te kene shume me teper liri veprimi, pse jo te mbeshtetur edhe nga fqinjet tane dashakeqe.

  44. mushka thotë:

    19 August 2008 @ 1:40 am

    bobobobo…ky sikur i ka hequr shurren Berishes (e Berisha Enverit)…ky shikon armiq te popullit ne cdo vrime. Po ca te bejne me shqiptaret, se kur erdhi Bushi ne shqiperi vetem qilim nuk ju bene, cdo gje tjeter ja bene…plakat e puthen, burrat e perqafuan, kalamajte e kapen per dore, jot eme nxorri dardhat me stil girls-gone-wild…

  45. buda thotë:

    19 August 2008 @ 6:52 am

    TP, nqs vazhdon ta ndash boten ne “komuniste” dhe “demokrate” sipas perkufizimeve Berishiane te fillim-viteve ‘90 dhe analizon cdo situate sado te komplikuar (sic jane zgjedhjet presidenciale ne Amerike) sipas kesaj strukture primitive te mendimit, atehere nuk e paske kuptuar thelbin e mendimit kritik dhe te lire qe ka ndertuar perendimit qe ti (sic duket nga flamuri) jeton…
    Persa i perket Obames, do te sfidoja te gjithe ato shqiptare qe per nje arsye ose nje tjeter nuk do votojne per te, qe per nje moment te vetem te imagjinonin sikur ky person te ishte i biri i nje bariu scocez qe ka mberritur ne amerike diku ne vitet 60…pjesa tjeter e historise dihet…dhe ky Obama te kishte emrin Charles, me floke gjysem-bjond dhe sy te kalter…cdo gje tjeter e njejte ne jeten e tij…vetem mbyllni syte dhe mendoni dicka te tille per nje moment…i zgjuar, elekoent dhe me nje mesazh te forte optimist dhe me cdo gje te arrire vete me mund…besoj se ne mendjet e shume prej nesh dicka mund te na ishte dukur pak me ndryshe…qellimi i ketij komenti nuk eshte ngacmimi i ndjenjave ‘raciste’ tek ne shqiptaret apo jo sesa reflektim per ato qe i marrim per te qene dhe ndryshe…

  46. Mirel thotë:

    19 August 2008 @ 7:21 pm

    O Buda ishalla fiton Obama dhe flasim prape ne kete forum,kur te ngruhen taksat dyfish.Apo do te nderrosh nic name?Se keshtu e keni zakon ju te majtet,kur nuk ju dalin parashikimet zhdukeni dhe beni te paditurin.Si idhulli yt Obama,qe deri ne Janar na cau koken qe shtimi i trupave ne Irak nuk do te sillte pakesimin e dhunes dhe tani pa zhurme e hoqi kete fjali nga Website i tij.Dhe tani ben te paditurin per kete fakt.E pe reagimin e tij ne konfliktin Rusi-Gjeorgji?Si prej kalamani 3 vjec.Nje gje nuk e sqaroni ju te majtet ose beni te paditurin.Vertet beson ti se Obama pasi shkoi 20 vjet ne ate kishe ku predikohet vetem urrejtje kunder SHBA,pasi u martua,pagezoi dy vajzat dhe e kishte baba shpirteror Xheremia Raitin,nuk e dinte se cfare predikonte ai?Nese e beson kete je nje naiv,por nese nuk e beson dhe e fsheh je nje tipik i majte.Edhe nje pyetje per ju te majtet.Sa here qe SHBA sulmon turmat ne Europe dhe me gjere protestojne,djegin flamure amerikane,sulmojne ambasadat amarikane etj.Ku jane keto turma “paqedashese” tani ne rastin e Rusise?Ku jane demonstratat perpara ambasades ruse ne kryeqytetet e Europes Perendimore dhe ne vendet e Lindjes se Mesme?Apo levizja antiwar aplikohet vetem kunder SHBA?Hajde mos beso pastaj, se shumica e juaj jane simpatizante ruse !

  47. Mirel thotë:

    19 August 2008 @ 7:23 pm

    Buda do apo nuk do ti shumica dermuese e shqiptareve ne SHBA do te votoje mcCain.Natyrisht qe ka edhe disa perjashtime ,si puna jote(nese ke te drejte vote) te beni snobin.Duhen edhe snobat…

  48. buda thotë:

    19 August 2008 @ 11:19 pm

    Mirel,
    Besoj se “snobizmi” im apo cfaredo ta quash nuk eshte argument i vlefshem…Argumenti i luftes ne Irak eshte mese i mbyllur…Nqs te ka rene te degjosh Obamen me mendje te hapur besoj se e kupton se eshte ne gjendej te logjikoje disa here me mire se sa J. Wright…por sido qe te jete me mire do preferoja logjiken e pakuptimte te argumenteve te J.W sesa logjiken e J. Falwell apo P. Robertson qe ia hodhen fajin homoseksualizmit per ngjarjet e 11 shtatorit, turmat ‘evangjelike’ te se cileve McCain po behet dyfish per ti kthyer ne elektorat te vet…persa i perket taksave, vetem nqs je ne top 2% te rrogave ne amerike se perndryshe taksat ty si klase e mesme do te te ulen. Por sido qe te jete te dy kandidatet jane te detyruar te thojne ‘dicka’ persa i perket taksave dhe sido qe te jete, te gjithe e dime mire se secili do bente ulje apo ngritje taksash ne baze te situates dhe keshillave ekonomike qe do merrnin ne ate moment. Por sido qe te jete ky argumenti qe demokratet do rrisin taksat dhe repubikanet vec do i ulin eshte i vjeter per te manipuluar elektoratin sepse edhe clinton ishte demokrat dhe ekonomia lulezoi ja edhe Bush puro republikan dhe shiko ne c’gjendje eshte…
    sido qe te jete nuk eshte se nuk me pelqen McCain sepse eshte tip ‘rebel’ dhe pervec kesaj fushate nuk i eshte ‘fshire’ asnje grupimi apo individi, por seriozisht dyshoj qe nje 72 vjecar te jete gati te perballoje ngarkesen prej 12-14 ore ne dite pune intensive qe duhet te beje nje president…

  49. ThoughtPolice thotë:

    20 August 2008 @ 7:04 am

    E gjithe ceshtja, se paku duke u nisur nga shkrimi, vertitet tek “Obama ne politiken shqiptare”. Kesaj ideje i kane meshuar shume njerez ne shtypin shqiptar, duke futur ketu edhe shkrimin e mesiperm qe zuri fill debati. Keta njerez vazhdojne te zene hapesirat e medias shqiptare me enderra qe me pas thurin tregime me shpetimtare tip Obamash qe i duhen Shqiperise, por fatkeqesisht nuk po vijne apo diku ne memedheun tone ekzistojne keta qenie humane, por e kane kycur veten ne kafene.

    Ne kete rast kemi te bejme me nje kendveshtrim krejtesisht te mbyllur dhe qe anon me shume nga naiviteti, megjithese njerezit qe e propagandojne kete, presupozohet ta njohin mire jeten publike dhe ku calon dhe duhet ndihmuar te ece Shqiperia.

    Edhe njehere: Obama nuk eshte provuar ne qeverisje, mund te jete nje president qe do te beje te mallkojne veten qe e perkrahen edhe mbeshtetesit e tij me te forte. Nese ndalemi vetem dhe thjesht tek risia qe solli nominimi si kandidat i nje personi me ngjyre, atehere ky eshte debat tjeter qe ka te beje me Ameriken dhe shume pak ose aspak me Shqiperine. Qe ketu nuk ka bazament perqasja qe i behet ketij politikani me klasen politike shqiptare, ne sensin e nje “modeli” qe duhet importuar apo duhet vene ne pune “prodhimi vendas” qe rri i fshehur.

    Nderkaq, kjo i sherben edhe kulteve te njerezve, kur sic e kam permendur, fokusimi duhet te jete tek sistemi. te gjithe aksionit te aktoreve dhe faktoreve qe kane ndikim te drejtperdrejt apo mund te ushtrojne trysni duhet te jete per permiresimin e funksionimit te sistemit ne te gjitha aspektet e tij.

    Pjesa tjeter qe shfaqet ne publik me kete ide, I perket establishmenteve anti-amerikane ne Shqiperi. Ne nje situate tjeter keta do te silleshin ndryshe. Do te ishin egersirat e kuqe qe do te Sheyenne Ameriken dhe perkrahesit e saj local, por ne kete rast ky synim permanent dhe kulmor I tyre, eshte shtyre ne kohe dhe aktualisht jane bere mjeshtra te hipokrizise dhe servil-llekut kundrejt Amerikes dhe perfaqesuesve te saj ne Shqiperi. Keta individe Obamen e shikojne si personin qe eshte me afer me turmat anti-amerikane te grupuar nen gjithfarelloj emrash dhe medemek per gjithfarelloj kauzash. Ligjeratat e pastorit te Obames, mightier distancimin e vone te ketij te fundit, frymezojne dhe emocionojne keto turma.

    Nese e vini re edhe pa ndonje kujdes te madh, edhe ketu tek peshku kane ardhur shkrime tip vajtimesh per Gjeorgjine, por targeti pa ndonje prudence te madhe eshte sulmi mbi Ameriken dhe “warning” e ngjyrosur me te kuqe, per miqesine e ketij vendi me Ameriken,. normalisht qe ky paralajmerim shtrihet ne hapesire pertej rastit me te cilin merret.

    Problemi nuk eshte tek shkrimi, por tek fyerja e inteligjences qe ju ben ai shkrim lexuesve te tij. Edhe nje vocrrak/e me njohuri te kufizuara e di qe SHBA nuk mund te filloje luften e 3 boterore ne kete menyre, aq me pak nje President qe pret vetem te bej foretime pasi eshte ne largim e siper. Nderkohe Vendet perendimore te pressure nga SHBA po I bejne presion te madh dhe me aspheric Rusise.

    Per t’u lidhur ne kontekstin shqiptar, orientimi I shqiptareve ne nje miqesie dhe bashkepunim me SHBA-ne, eshte plotesisht gjeja e duhur per te tashemen dhe perspektiven tone. Nderkohe duhet sqaruar qe orientimi I shqiptareve per nje miqesi me SHBA-te nuk ka te beje vetem me statusin si superfuqi qe ka ky vend, por shikojne tek ky vend demokracine liberale dhe lirine shume te zhvilluar qe shqiptaret perpiqen te arrijne.

    Shikimi duhet hedhur tek vendi I lirise pertej Atlantikut, nese do te perifrazoja Margaret Thatcer, pasi nga Europa kane dale vetem komunizmi dhe Nazism…

  50. ThoughtPolice thotë:

    20 August 2008 @ 7:14 am

    Korrigjim gabimesh:

    i gjithe aksioni i aktoreve dhe faktoreve …*
    shqyenin Ameriken dhe …*
    megjithe distancimin …*
    qe pret te beje dorezimet pasi eshte ne largim …*
    pressure - kryesuara*
    aspheric - ashpersi*

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com