Mjellma, qeni dhe pasiguria ime një pasdite vere
Jam ulur në buzë të liqenit. Njolla e diellit mbi të është ende e gjerë. Duhej të isha larg prej këtu, por diçka më mban në stolin pa shpinore. Tek e fundit, është e diel, arsye e mjaftueshme për të mos respektuar orarin. Filloj të rilexoj librin që kam marrë me vete për të mbytur çdo lloj vrarjeje ndërgjegjje. Has në një fjalë që s’e di. S’kam fjalor me vete. Vazhdoj të lexoj, por mendja më rri te fjala e panjohur. Hedh sytë përqark, por s’shoh askënd që do mund të më ndihmonte. Vazhdoj të lexoj, por në mënyrë mekanike. Duket sikur fjala e panjohur bart sekretin e gjithë shkrimit. 
Mundohem të kap fjalën me hamendje. E zëvendësoj me të tjera, prapë s’e shoh lidhjen me të tërën. Ndoshta ajo fjalë është krejt e parëndësishme për shkrimin, por ndoshta është dhe simboli paraprirës i gjithë pjesës në vazhdim. S’kam nga ta di.
Kureshtjen ma tremb një këlthitje e thatë si prej gjarpri, por shumë më e fuqishme. Ngre sytë dhe shoh një mjellmë të bardhë që ka drejtuar qafën, ka hapur sqepin e gjerë dhe më tregon radhët e dhëmbëve të vegjël e gjuhën e trashë rozë, në mënyrë çuditërisht luftarake për një pasdite vere. Ta ketë nevrikosur ngërçi im? them. Se, për të lëvizur, s’po lëvizja. Përpiqem të sjell nëpër mend ndonjë informacion mbi mjellmat, por s’di asgjë, përveçse që shumohen në verë. E çfarë, mos do të shumohet me mua? Jo, kjo s’mund të jetë. Ndoshta mjellma është e ndjeshme ndaj diçkaje, siç janë qentë ndaj adrenalinës. Të ketë kapur frikërat e pasiguritë e mia? Ta ketë nevrikosur pavendosmëria apo egoizmi im? Apo hallakatja e kotë? Apo është ndoshta xheloze që po i gëzohem rrezes së diellit pa asnjë qëllim?…
Ndërkohë që unë i bëj vetes pyetje egocentrike dhe, si multifunksionale që jam, përpiqem të imagjinoj se si mund të zhvillohej një përleshje e mundshme me mjellmën, diçka e leshtë më prek këmbën. Ul kokën e shoh që një qenush i vogël e i bardhë ka nxjerrë turirin që poshtë stolit. Dhe sqepi i mjellmës i drejtohet, në fakt, atij. Dëgjoj një zë nga mbrapa që flet me ton prej burri që i drejtohet një qeni: “Hajde këtej, se janë të rrezikshme mjellmat!” Pastaj me tonin prej burri që i drejtohet një gruaje: “ S’i duan fare qentë, këto të uruara.” E çliruar, kthej kokën dhe i buzëqesh. Qeni shkon te i zoti. Mjellma mbyll sqepin dhe bën më tutje. Kurse unë vazhdoj të lexoj rrezet e diellit mbi faqet e librit me fjalën e panjohur.

29 January 2008 @ 6:04 am
te kam thene qe ketrave dhe mjellmave nuk u besohet! bukuria gjithmone i verbon njerezit, dhe pastaj perfundojne me tule te ndukura nga mjellmat ose floke te shkulura nga ketrat.
e mos me bej te hap gojen per majmunet!
29 January 2008 @ 6:34 am
Akullnaja, nuk e kam me ty, sepse këtë pjesë e kemi pëlqyer dhe diskutuar që para 1 viti, por e kam me “dashurinë” që i ka kapur adminët me letërsinë.
E them këtë, duke patur parasysh që dje ishte një artikull nga shtypi(tek seksioni), që sot fshesa e kishte kapur pa dhënë spjegime.
Të paktën të kenë mirësinë që të thonë dy fjalë, përse e vunë dhe përse e hoqën?
29 January 2008 @ 7:24 am
Ed, cili shkrim?
29 January 2008 @ 7:32 am
Aklli, e lexova me kenaqesi. Tani qe e lexova per te dyten here me pelqeu akoma me shume. Nuk e di, ndoshta ato momentet qe ti i pershkruan aq qete dhe aq bukur me bene me shume per vete.
Rrofsh se vertet shkruan kendshem!
29 January 2008 @ 8:02 am
Kush eshte ajo fjale qe s’mund te kuptoje.. Apo thjesht retorike per te mbushur faqen….si hartim gjimnazi me duket e shkruar nga ndonje adoleshente gjimnazi.Ndersa mesuesja flet ajo shikon nga dritarja dhe harrohet ne mendime…Whatever…
Edwards for President !!!
29 January 2008 @ 11:24 am
shume i bukur ky shkrimi, maestra akull-naja, po nja dy figura aty nga fundi nuk ishin ne vendin e duhur. (Shpresoj te mbetet pa pergjigje kjo vrejtje).
29 January 2008 @ 11:59 am
Figura eshte abstrakte ? me pelqen !
29 January 2008 @ 1:26 pm
Nese adminet i ka mberthyer dashuria per letersine, peshqit i ka mberthyer nostalgjia per ate letersi qe behej ne shkolle (jo teksti i ketushem, akull).
Eshte e treta here brenda dites qe lexoj postime ku temat jane emertuar “hartime te shkolles se mesme”
Edhe disa vite pas shkolles se mesme, me sa duket rrushte akoma nuk eshte bere vende-vende, perndryshe nuk do ta sillej kaq shpesh ne kujtese vreshta qe ka bere te leshoje goja leng.
Ndertimi i imazheve bazuar ne pershkrimin qe nga shfaqja e mjelmes deri tek ikja e saj eshte goxha e perjetueshme. Kaq eshte mese e mjaftushme per te rrezuar pershtypjet qe te nxit paragrafi i pare.
Ka dicka, ka dicka ne shqipen e mjellmes….
29 January 2008 @ 1:35 pm
Mua me pelqeu:eshte nje vizatim letrar;nje copez jete dhe nuk ka me bukur se sa “te vizatosh”qoft edhe nje cast te tille.Mendoj se fjalia me e bukur eshte:-Mos valle do te shumezohet me mua?!…
29 January 2008 @ 1:45 pm
Per administratoret:-Mbeshtes jo vetem Edrusin po edhe ndonje tjeter qe,shpesh,ankohen se po lozni,ndonjehere”arushe” me dergesat tek “peshku…”.I vini dhe tak i hiqni.Kur prape i shfaqni si ne ate lojen “cici-mic”,duke e bjerrur keshtu seriozitetin.Sa per shembuj:-U duk nje poezi e Emigrantit para ca ditesh dhe,pas disa oresh,u hoq.Me ate shkrimin e Almes ndodhi dhe me keq.U shfaq,dhame mendime..dhe”avulloi”.Kur u duk prape dje dhe,sic shoh kalimthi,”avulloi”perseri.Moza u “shqye”duke mallkuar per mendimet e saj dhe “vice-versa”…
29 January 2008 @ 1:47 pm
Njeriu kalon shume caste te bukura ne jete ndoshta te ralla,ne vende te ralla,por te dish te pershkruash keto caste jo te gjithe kane talent!
29 January 2008 @ 3:35 pm
Jo keq. Jo ndonje gje e madhe, por siper mesatares.
29 January 2008 @ 4:21 pm
Kam nje pejetje per te pejetur ,ta pejes apo jo?
:D 
:( 
Po rri dhe ca e po mejtonem.
S’duroj dot. Ai raporti qen mjellm…
Po qeni pse s’lehu kunder mjellmes,po vetem mjellma “lehu”
Kjo menyre e te shkruarit prej JUSH mua me duket F.A.N.T.A.S.T.I.K.E.
Nje relax me emrin e tij te vertete RELAX….
29 January 2008 @ 4:45 pm
hidh linkun, aga
29 January 2008 @ 7:11 pm
Lost, diskutimi asht ba tek blogu I Akllit
29 January 2008 @ 7:17 pm
akullnaja
Mua me pelqen pena jote.
Skice e kendeshme. Faleminderit.
29 January 2008 @ 7:33 pm
I lezetshem.Por teper i ngarkuar me figura letrare. nje numer i madh nuk do te thote kualitet. (Nuk eshte verejtje thjesht mendim modest)
29 January 2008 @ 7:34 pm
thx, belle
29 January 2008 @ 8:07 pm
Ma shpjegon dot njeri si e ka “këlthitjen” gjarpri?
29 January 2008 @ 8:36 pm
Megjithse tregim i shkurter, prap Akullnaja gjen menyren per te bere art. Pa le te ishte tregim i gjate , qe do ndizeshin motorret e s’do ndalonte dot
29 January 2008 @ 10:07 pm
B,
më the moj më the, po kujt ia the…:)
Junior,
piktura, me siguri abstrakte, është Leda and the Swan by Cy Twombly. Eshtë frymëzuar nga një motiv i mitologjisë greke ku Zeusi merr formën e mjellmës dhe e josh Ledën natën e martesës me Tindarin. Nga dashuria me zotin, lindën Helena dhe Pollux (s’e mbaj mënd në shqip) kurse nga i shoqi pati Klitemnestrën dhe Kastorin. Etj., etj…Tani meqë mora vrrull e tregova historinë e pikturës, më duhet të them se s’ka lidhje të drejtpërdrejtë me shkrimin tim më sipër, veç faktit që ka një mjellmë brënda dhe që ajo që shohim dhe ajo që ndiejmë shpesh nuk përputhen.
Adriatik,
nëse e ke llafin për fjalinë e fundit, jam dakord me ty. E kam bërë ca det. Nëse jo, je i mirëpritur ta shtjellosh, se qyqes kalamanjtë e vet i duken të bukur, dhe kur i duket ndonjëri pa krehur.
Ados,
unë ndjek një teori sipas të cilës po të shkruash si adoleshent, të ngelet lëkura e hollë dhe pa rrudha (kam pasë fatin e mirë të mos vuaj nga aknetë). Kështu që trego pak mirëkuptim.;)
Erolina,
të falemnderit për komentin, veç më ngeli mëndja te diçkaja që kishte në shqipen e mjellmës. Po munde ta shtjellosh, do të ta dija për nder.
Përparim,
falemnderit për inkurajimin. Shpresoj të të ketë pëlqyer fjalia për nga humori.:)
Idris,
mirë e bane që pëjte. Unë mendoj se mjellma do ketë pasë ndonjë inat të vjetër me ndonjë kushuririn e atij qenushit, që mund të ketë qenë bashkuar me të shumtët e qenushëve kohë para momentit të ngjarjes, por ajo, paksa e verbër, bën përgjithësime…
JU F.A.L.E.M.N.D.E.R.I.T!:)
Losttext,
llafet i gjen këtu. Po kërkove analizë letrare, as mo u nis.:)
Izabel,
më gëzon që të pëlqen. Falemnderit ty!:)
redhot,
tani s’kam bërë shumë fonetikë, por hape gojën, çoje nofullën e poshtme përpara, harkoje gjuhën dhe tërhiqe prapa drejt fytit, anët e saj duhet të prekin dhëmballët e sipërme, dhe përpiqu të nxjerrësh frymën. Eshtë pak sikur të ka ngelur një halë në fyt. Shpresoj që të ndriçova.
Bellë, Pjer Thomas, Artian (nëse e kuptova mirë komentin…), më bëhet qejfi që ju ka pëlqyer.
Ja shëndet!
29 January 2008 @ 10:18 pm
bobo moj akullnaja, paska dhe me keq se carku.. me ton burri? ne fillim i foli qenushit, pastaj po me ton burri i foli dhe asaj gruas ee? hmmm, dicka fshihet ketu.
me thote njeri, pse kaq e dobet proza ne shqip? te gjithe me shkolla jane, te mencur e te bukur me gra e dashnore, si ore sdoli nje te na mbertheje tamam.
29 January 2008 @ 10:24 pm
shkrime te tilla edhe pse amatoreske ia vlen te sillen tek peshku.
te pakten nuk kane paragrafe te gjata corap dhe na largojne pak vemendjen nga trishtimi qe te sjellin ndonjehere lajmet nga shqiperia
te shohim ne do ta pelqejne ata qe ja ftjkt ( e kam llafin ata qe fusin kot)
29 January 2008 @ 10:25 pm
Bobo ore Timo që s’e kam lexuar çarkun akoma që të pozicionohem në raport me komentin tënd… Po përpiqu njëherë ta lexosh ashtu si është shkruar, ku i dihet, mbase lepri s’fle te zëri i burrit… Po shih, më mirë mo u lodh; po s’të ka pëlqy 5 minutat e para, s’bën fajde….
S’di ç’të të them për prozën shqipe. Të të them që kjo imja s’është prozë, s’ta thom dot. Të të them që s’është shqip, prapë s’ta thom dot. Të të them që e kam dobësinë ngaqë s’kam grua a dashnore, prapë s’ta them dot. Të të them që do të doja të të mbërtheja, as këtë s’ta them dot… Shkurt muhabeti, s’di ç’të të them…
Hajt shëndet!
29 January 2008 @ 10:29 pm
po c’pret moj e dashur, shko e hidhi nje sy carkut… carqet jane si bumerangjet, i ngre per te tjere e bie vete.
se mos merzitesh dhe thyen penden… si ithone nje fjale: qente le te lehin,breshkat shkojne perpara…lol
29 January 2008 @ 10:34 pm
Timo, po do ha dhe bukë or töj, se vetëm me peshk nuk rrohet. Dhe unë e kam hudhur pendën me kohë, e kam zëvëndësuar me ca copa plastike me shkronja sipër që kur i shtyp nxjerrin shkronja të zeza në një pllakë me dritë. Shif, mu para syve duhet të kesh nji fiks si imi.:)
Mavri, rrofsh për “amatoresken”. U preka pak se jam mësuar të më lëvdojnë dhe kur ia fus kot (shokët e mirë…), por do pi një lugë ufull dhe do e çoj dhim’jen ke forca…
29 January 2008 @ 10:40 pm
Naja, dorezohem para humorit tat. je goc kinge, bravo!!!
29 January 2008 @ 10:44 pm
Timo,
Ego te absolvo.
29 January 2008 @ 10:48 pm
mbahu akull mbahu
be cool be akullnaje…:)
29 January 2008 @ 11:18 pm
Akullnaje, heren e pare skica mu duk cuditerisht jombreselenese, sepse poezite e tua, me aq pak sa kam lexuar, lene mbresa shume me shpejt. Por pak nga habia e pak nga diskutimi ketu iu riktheva. Iu riktheva edhe pasi pashe nje tufe me imazhe te Ledes me mjellmen, qe them se te ka shtyre drejt ketij imazhi … nese jo, ndoshta ka dicka tek njerezit qe i shtyjne te mendojne seksualisht per mjellmat. Po s’po dua te fantazoj psikologjikisht.
Kur iu riktheva tregimit, gjeta qe:
1) Fjala e panjohur ishte nje grep i lezetshem, nje grep qe une do te doja ta kafshoja, qe i erdha rrotull…. po nuk e gjeta, nuk e gjeta fjalen e panjohur… qe ti ndoshta qellimisht nuk e kishe sjelle. Sepse edhe karremin ia kishe vene me “simboli paraprirës i gjithë pjesës në vazhdim.” S’e di nese do te me kishte pelqyer me shume gjetja se sa deshira, por them qe do t’i kishte shtuar nje shtrese tregimit.
2) Me pelqeu si kalove nga gjarpri tek mjellma … dashje pa dashje metamorfoza e amplifikon seksualitetin. Me pelqen edhe qe mjellma ne shqip eshte ne gjinine femerore, dhe deri diku na shtyn tek nje imazh tjeter i Ledes me mjellmen … Gjithashtu, kalimi i imazhit nga mjellma qe te sheh atje tek dicka e leshte qe te prek kemben krijon suspense (po e huazoj kete) … mund te jete vete mjellma … por si u transformua gjarpri, mund te jete transformim ne nje kafshe tjeter. Sic edhe eshte. Gjithashtu, ti qenin e kishe paralajmeruar nje paragraf me siper. Me pelqejne shume shenjat qe le majtas djathtas
. Por pastaj me humbet filli, nuk e kuptoj, c’lidhje ka mjellma me qenin? Skene xhelozie? Autorja nuk me ndihmon.
3) Po burrin, gruan dhe qenin, ku t’i fus? Ne funksion te kontrastit me vetmine tende bukiniste, ne admirimin tend te larget e te lirshem ndaj kafshes, ne kontrast me treshen me kompakte? Eshte OK si imazh, por nuk ma mbush mendjen plotesisht si ide.
4) Imazhet jane te bukura, por me keqardhje vrojtoj se gjuha e perdorur nuk eshte po aq e bukur sa ato. Nganjehere fjalite e tua ta heqin vemendjen nga imazhet, te largojne pa te drejte. Kjo skice ka nevoje per me shume lirizem, ose te pakten me shume diell nga ai qe shfaqet ne fund ne faqen e librit e ne fillim ne liqen (mbeshtjellje e bukur, me qe ra fjala) … them une.
30 January 2008 @ 4:58 am
ehe, mjellmi s`do shkonte ne shqip. Nga ana tjeter, qeni eshte zakonisht i perdorur ne gjinine mashkullore, pervecse kur shajme, qene, ose kur perkedhelim, qenushe
30 January 2008 @ 8:03 pm
Tropizma,
falemnderit për kohën dhe mendimin.
Më vjen mirë që të ka shtyrë dhe të shohësh dhjetra variantet e Ledës dhe Mjellmës; i pashë dhe unë, por shumë kohë pasi kisha bërë shkrimin, më saktë kur po kërkoja një pamje për t’ia bashkangjitur këtij. E pranoj që është mashtruese, por po të mos kisha komentuar më parë, ti mbase s’do hidheshe nëpër pista mitologjike e ndoshta kjo do kishte kursyer një pjesë të mundimit për të kuptuar, por fakti që imagjinata jote u ndez më gëzon gjithësesi, pavarësisht se kjo s’erdhi drejt e prej skicës. Dhe mjellma s’më shtyn fare të mendoj seksualisht. Madje, duke u nisur nga këngë si “moj nepërka pika-pika” apo nga shprehje si “ish e hollë si ngjalë”, ma ha mëndja që ne shqipot i kemi mbështetur fantazitë seksuale mbi rrëshqanorët. Po përgjithësim hesapi duket dhe ky…
S’kam shumë qejf të komentoj shkresat e mia (pjesa e preferuar është shifrimi, ndryshe do isha marrë me sociologji a psikologji:)), për më tepër kur nuk është shkruar me plan, por ka ardhur në mënyrë spontane, por meqenëse të jam mirënjohëse që më tregove se ç’kërkon ti, lexuese në dukje e stërvitur, në një shkrim, po vazhdoj më tutje:
Pjesa lart do lexuar më tepër si prozë poetike (të më falin prozatorët dhe poetët nëse u prekën, dhe ti tropizma meqë s’tu duk lirike sa duhet, por s’po gjej dot ndonjë emërtim tjetër) dhe jo si parabolë.
Sa i përket fjalës së panjohur, unë them po ashtu se mund të mos ketë asnjë farë rëndësie fjala e panjohur. Por ndoshta ajo është krejt e ashiqartë dhe ndodhet te titulli. Shih: unë jam aty ku s’duhet të isha, shumë larg prej ku duhet të isha. Kërkoj një fjalë, rëndësinë e kuptimit të së cilës nuk e di dhe nuk arrij as ta marr me mend. Ndihem e sulmuar nga një qenie në dukje shumë paqësore, që, në fund të fundit, s’e ka fare me mua, por me një specie, agresiviteti i së cilës në mëndjen time (dhe kam guximin të besoj se dhe në atë të shumë të tjerëve) është të paktën më i njohur se ai i një zogu të bardhë që e kalon ditë duke u sjellë nëpër ujë e duke kruajtur krahët me sqep. Njëfarë absurdi i vogë në mëndjen time. Pra, nëse kërkon një fjalë, kjo mund të ishte “pasiguri”. E panjohur?… Dhe më mjafton një zë qetësues burri që të më largojë nga një pasiguri e dukshme për të më sjellë prapë te ajo pasiguria ime “bukiniste” me diell…hmm…
Ja shëndet!:)
30 January 2008 @ 8:05 pm
p.s. sapo e psikollogjisa shkurt veten dhe bën vaki që gjatësia dhe vrrulli i përgjigjes pat lidhje dhe me faktin që ti më lëvdove poezinë. Kjo do kish vajtë great në kllapa mas arsyes zyrtare.
31 January 2008 @ 4:53 pm
Akulli, a ta marr unë përsipër shpjegimin për “diçkanë” ne shqipen e Mjellmës, please?
(dhe i referohet shkrimit qe mjellma tërheq pas titullit, jo mjellmës si personazhi i pa-ngacmueshëm i saj).
Kur lexon hapjen e kësaj pjese tëndes, fjalia e pare nuk te ngjan. As pjesa e pare e fjalisë se dyte jo. Por tek pjesa e dyte e fjalisë se dyte ti ke futur elementin e pare qe te tërheq vëmendjen, “stoli pa shpinore”.
Qe do te thotë, përshtypja e deri-atyshme fillon te lëkundet dhe interesi ngre krye. Por, gjate gjithë paragrafit te pare ti e luhat prape lexuesin e akullnajës deri sa e çon tek fjalia që e ngre pjesën përfundimisht: “Duket sikur fjala e panjohur bart sekretin e gjithë shkrimit.”
Prej aty shqipja jote ka shumëçka, ti identifikohesh dhe kthehesh në tërheqësen e zakonshme që nuk lë vend për hallakatje të asnjëllojshme.
, ka gjasa t’i referohet vetëm paragrafit të parë. Mbase “lexuesja jote e re”
do te të kishte njohur me shpejt nëse ti do ta kishe formuluar kështu ata paragraf hyrës:
Ama, komenti “ka diçka në shqipen e mjellmës, ka diçka”
“ Ulur mbi stolin buzë liqenit sodis ngeshëm njollën e gjerë që dielli lë mbi të. Tjetërkund duhet të isha tani, por diçka vazhdon të më mbajë fort në këtë stol pa shpinore. Sot është e diel. Mëse e mjaftueshme si justifikim për të mos e respektuar orarin….S’më la rehat kjo ndërgjegjja!…dhe i rikthehem faqeve të librit që më varet ne dorë. Ja, një fjalë që nuk e di. Nuk kam fjalor me vete. Unë vazhdoj mekanikisht leximin, por mendja vazhdon të vërtitet rreth fjalës së panjohur. Një vështrim i shpejtë përqark. Përveç fjalës së panjohur, askënd nuk shoh të më shoqërojë. E më duket sikur është pikërisht ajo që mbart të gjithë sekretin e këtij shkrimi. “
P.S. Po kjo s’ka fare lidhje me ndonjë pretendim të paqenë për të hyrë me lugë të thyer në det e dashur, aq më tepër që letërsia akoma nuk është bërë kos
( phew)
31 January 2008 @ 11:12 pm
t_red e dashur,
Të falenderoj për kohën që ke marrë për ta lexuar e për të shkruar.
Mbase s’është aq poetik sa ç’do donim/t paragrafi i parë; është i plogësht them unë, por jo se s’më ngjan. Fiks si unë është kur ngrihem në mëngjes para dushit me ujë të ftohtë dhe kafesë.:) Biles, unë e solla pas kaq kohësh që e kisha botuar në blog, sepse dhe pas rileximit m’u duk se qëndronte dhe më ngjante, i gjithë shkrimi.
Varianti jot, jo se s’më pëlqen, por është krejt “ti” (dhe kjo është gjë e bukur) dhe jo “unë” (që të njihesha vetë të paktën).:) Shif si do kish qenë prapë “unë”:
Jam ulur në buzë të një liqeni që ka vite që s’është imi. Hinka e diellit mbi ujë më shtyn pas shpinores imagjinare të stolit. Nxjerr librin që kam gjithmonë me vete për të vrarë kohën e vdekur. Has në një fjalë që s’e di. Etj. etj…:)
Të falenderoj sërish për prurjen dhe për cytjen.
Përshëndetje
A.
31 January 2008 @ 11:16 pm
akullnaja, je e vetmja qe shkruan letersi te vertete ketu te peshku. Me fal, edhe losttext. Te lumte.
31 January 2008 @ 11:21 pm
losto, ti je mo?
shaka, shaka… rrofsh aludimi për aluzionin.
1 February 2008 @ 5:07 am
s`e di kush eshte aludimi, akllo, e vertet mendon se do beje shaka te tilla?!
1 February 2008 @ 10:17 am
Akull,
Vertet isha “une”, e ndjeva mire. Por isha “une” ne stolin tend.
Tek ajo prurja dy-radheze e gjysem te njoh me shume.
P.s. Sa me pelqeka ai postimi i aludimit
Si me porosi!
1 February 2008 @ 11:22 am
Aklli qe ben “mu” nga larg se ajo fjala qe te tundon eshte pasiguria jote e shte krejt e kuptueshme por me shjegon dot se si mund te mjellmerise nje gjarper dhe se si mund te psitherije nje mjelme?e per me teper nje samar pa gomar dhe nje shpinore pa nje ulese?
te djelen,kryesisht te djelen
ia vlen te jepesh!!!
do me kuptosh,nese jo atehere me lejo te te them qe ti i di mire pikat e dobta dhe kulmet e kesaj proze (jo)poetike…kohet e fundit une kam filluar te punoj te djelave,eshte me mire se uthulla!!!
1 February 2008 @ 11:25 am
P-s:…dhe titulli:( se c’ka nje mosperputhje me thelbin e shkrimit.vertete jane boshti i tij,por nuk eshte nje fabul apo perralle!!!
vote for hillary clinton…LOL
1 February 2008 @ 1:08 pm
Losttext,
absolutisht jo! Por lëvdata m’u duk shumë e ekzagjeruar për të qenë e vërtetë, dhe kjo jo sepse nuk ngazëllehem kur më thonë që shkruaj letërsi prej vërteti, sidomos kur vihem anash një emri, shkrimet e të cilit më duken veçanërisht të bukura, por sepse kam lexuar shumë pjesë të mira te peshku, letërsi prej vërteti, mbase jo përditë, por shpesh ama. Kështu që preferova ta trajtoj si shaka, por, ndoshta prej sikletit, kjo s’doli qartë… E pranoj maninë për të gjetur ironi a ku di unë se çfarë gjëje të ngjajshme dhe atje ku s’ka, por kjo sepse refuzoj të pranoj që naiviteti mund të jetë aq i madh sa ç’është shpesh herë. Më ndje nëse je prekur sado pak.
t_red,
kur të duash, stoli ka vënd plot.:)
Kapiten,
komenti yt i parë është shumë poetik për t’u interpretuar në një mënyrë të vetme, dhe aq më pak kërkon një përgjigje (të vetme)…
Dhe po, unë mendoj se e di cilat janë pikat e mia të dobëta, por s’besoj se ka ndonjë vlerë të më pohosh këtë fakt; ndoshta unë do doja të përballja dijeninë time me tënden.
Sa për titullin, ndoshta “pasiguria ime një pasdite vere” ta heq përshtypjen e fabulës që zoologjia e përmendur në dy fjalët e para mund të ketë krijuar. Por kështu e shoh unë.
Të falemnderit!
p.s. s’e ke keq me atë punën të djelave. e pata provuar dhe unë ca kohë dhe s’kisha nevojë për uthull, por meqë të hënën e kisha pushim, m’u bë kjo si e diel….
1 February 2008 @ 1:31 pm
Ice-naja thote: Ados,
unë ndjek një teori sipas të cilës po të shkruash si adoleshent, të ngelet lëkura e hollë dhe pa rrudha (kam pasë fatin e mirë të mos vuaj nga aknetë). Kështu që trego pak mirëkuptim.;)—————————–
Mua tjeter pershtypje me dhe..e vetmuar,dhe “pangushelluar”….te ishe teeny do kishe ndezur ndonje cigare!!! hajde schön tag noch!!
1 February 2008 @ 1:34 pm
ados, më lexo si shkruaj; s’të thashë gjëkundi se jam “teeny”. (dhe pastaj cigarja të prish lëkurën;))
schoenen tag dhe më larg akoma!
1 February 2008 @ 3:11 pm
jo oj toj, s`prekem un per aqi gjo
po kisha harru me von ket rrumbullakun verdhacuk…
1 February 2008 @ 3:15 pm
po thashë, e, thashë…
p.s. poshtë rrumbullakët verdhacukë!…
p.p.s. duhet me shkrujt gjithmonë poshtë një komenti pa verdhacukë: ju lutem, lexoni si para 15 vjetësh.
1 February 2008 @ 3:29 pm
ose shkruani me qarte :-)~
1 February 2008 @ 3:40 pm
;-))
1 February 2008 @ 6:20 pm
O aklli e ka fajin stampantja ketu ne internetpoint
qe stampoi dhe komentet sebashku me shkrimin tend.keshtu duke lexuar te gjitha dhe komentet,se bashku dhe pergjigjet e tua fola dhe une dhe thshe “timen”.vertete je e bindur se e di ku jane pikat e dobta dhe kulmet?
une sot jo pa qellim e diskutova kete tregim me nje person,sepse doja vertete te kuptoja nga nje person i trete pikerisht ate c’ka ti quan shume poetik tek komenti i pare…nuk arrij ta kuptoj me tha!!!
…sa per titullin,eshte e tepert fjala “zoologjike” e perdorur prej teje ne pergjigjen sepse me jep pershtypjen sikur e kam tepruar,ndoshta dhe po,por gjithesesi nuk do te doja te nenkuptoje dicka te tille;keshtu Aklli,po personi ne fjale qe si lexuese arrin te pretendoje fundja me pohoi pikerisht ate qe po them une tani…si titull mund te qendronte fare mire
“Nje mbasdite vere” dhe jam shume i bindur se ato kafshet e perdorura do ishim padyshim akoma dhe me te gjetura si personazhe!
kuptohet kur njeriu eshte ne nje somnambul psikologjik te perhumbur,kap cfaredolloj zhurme rreth tij krejt instiktivisht,por i ngaterron njekohesisht te gjitha bashke sepse sigurisht eshte nen tutelen e “jashte kohes dhe vendit”.qendron i gjithe ai qerthull retorikash;e kush nuk eshte gjetur vetem nje cast ne nje situate te tille fundja….-pervec asaj “mos ndoshta do te shumezohet me mua?-gjithashtu shume i natyrshem eshte dhe mbyllja e skices.
pastaj donna,me teper se nje pasiguri te nje dite vere c’ke dashur te japesh???
nuk e di ne do me pergjigjesh per ate pjesen poetike te komentit,do te doja shume sepse vertete ci tengo!!!
2 February 2008 @ 2:28 am
Kapiten,
unë me timen i di ku më pikon çatia dhe ku e kam magjen, dhe po ta them meqë të ka ngelë marak: mua më duken të mira imazhet dhe ideja (lexo më poshtë); do kisha dashur të kish më tepër muzikë gjuha, t’i kisha vizatuar pak më rokoko figurat; por ti si komentator mund të biesh mendimin tënd, ashtu siç dhe pjesërisht e bëre. Ty të shqetëson titulli, por ndoshta unë kam dashur të të shqetësojë titulli, jo ty personalisht, kuptohet. Dhe jo për sherr (larg qoftë!), por fakti që një i dytë qënka dakord me ty nuk do me thënë asgjë.
Dhe për më tutje: çfarë kam dashur të jap unë përveç pasigurisë? Siç thashë, s’e kam shkruar me plan, pra s’kish një moral të paracaktuar, por ja një variant: kur ti s’njeh, pra s’ke dijen (të një fjale, të një vendi, të një qenie që të del përpara, të pranisë së një qenie tjetër (qenit) ), gjë që të shtyn në pasiguri, (ose pasiguria mund të jetë vetë burimi i padijes), është lehtë të arrihet në iluzion (imazhi paqësor i mjellmës, kur në fakt është agresive apo dhe sulmi i saj ndaj meje, kur në fakt sulmonte qenin etj.). Po sigurisht që ti mund të gjesh mënyrën tënd për ta interpretuar dhe unë shpresoj se e ke gjetur tashmë ose që ia ke hequr fillin fare dhe e ke harruar.
Dhe sa për poezinë e komentit tënd, lexo më poshtë:
por me shpjegon dot se si mund te mjellmerise nje gjarper dhe se si mund te psitherije nje mjelme?e per me teper nje samar pa gomar dhe nje shpinore pa nje ulese?
te djelen,kryesisht te djelen
ia vlen te jepesh!!!
Si të duket? Mua, mjaft retorike dhe poetike.
Shpresoj se të dhashë xhevap me sa munda, por mos kërko përtej asaj që është shkruar e bardhë me të zezë, se gjërat nganjëherë janë aty ku duken.
Përshëndetje!
2 February 2008 @ 11:31 am
…në stolin pa shpinore…
…një këlthitje e thatë si prej gjarpri, por shumë më e fuqishme. Ngre sytë dhe shoh një mjellmë të bardhë…
mendimi im ka mbetur ketu,
akulli!!!
une ta shpjegova dhe per titullin…
per te tjerat eshte e dukshme qe duken.tani!!!
2 February 2008 @ 12:43 pm
O kapiten,
Kena nji problem shqipeje unë e ti më duket. Kliko!:
një stol pa shpinore
një këlthitje e thatë si prej gjarpri, por shumë më e fuqishme.
Këtë s’ta vizatoj dot se është tingull, por shko te komenti im i parë dhe lexo përgjigjen për redhot. Por në kuadrin e zoologjisë (uthulla ngelet zgjidhja), tingulli që lëshon mjellma kur bëhet agresive është shumë i ngjashëm me atë të kobrave kur ngrihe në këtë pozicion dhe sulmojnë. Dhe për të ardhë prapë te iluzioni, kobra është kafshë shumë e qetë, në Indi madje është sibol i paqes dhe pjellorisë sepse nuk sulmon kurrë pa e ngacmuar njeri. E kështu…
Dhe se kisha harruar mbrëmë “mos do të shumohet me mua?”. Ti ndoshta s’ke kësi mendimesh qesharake, por unë po. Dhe miti grek i Ledës dhe Mjellmës të thotë që çdo gjë është e mundur (tek e fundit). Dhe për më tepër thyen pezullinë dhe për sjell një notë humori kuptimin e të cilit duket ta kemi të ndryshëm.
E sa për titullin, po s’gjete ndonjë më pak banal (në kuptimin tejet i zakontë dhe hartimor) sesa “një pasdite vere”, preferoj të qëndroj te imi. Po mos u bë merak (nëse krejt rastësisht bëhesh), se as time motre s’i pëlqen.
2 February 2008 @ 6:51 pm
:):):)
sa vjeçe eshte motra moj dreç?
te mori e mira te mori eshte e vertete qe une ngul kame si magjari n’lluce por pse i pelqen lluca e ban ene ai,dhe une ngaqe ca gjera i gjej te pakonceptueshme kur thuhen me fjale dhe kelthitja e nje gjarpri eshte e tille kur pastaj dikush perballet me nje mjellme-jane dy interpretime qe nuk bahen bashke as i here sa do qe ti ilustrosh fundja…
…dhe problemi me gjuhet duhet te ekzistoje mendoj prape une sepse fjala “shpinore” nuk nenkupton vetem mbeshtetse,e me keq akoma ndoshta jo ate ne kuptim te drejteperdrejte;po deshe edhe mund tia japesh ate kuptim por ::nuk qendron as me uthull:):):)
prandaj Akllo e dime interpretimin e pafajsise tek mjelma
zgjuarsise dhe besnikrise tek qeni
dhe peshtirosjen dhe djallezine tek gjarpri
duke qene keshtu une ia fus katunit me fjalet qe them.
kjo eshte shpjegimi im i komenteve te mia dhe jam shume i bindur se po ti rilexosh do kuptosh se une kam thene me teper se ke dashur te kapesh!!!
po deshe mund te jete banal titulli…une gjithmone di ti korrigjoj te tjeret kur ma jep ne koke sepse nuk e bej shpesh.edhe pse ne shumicen e rasteve me kane pas frike-jo per dhune,por ngaqe i kuptojne vone ato qe them.une s’po te them ty jo,por gjithesesi ne vend te uthulles ketej nga fshati jone perdorin aceto balsamico