Mjedisi, turizmi dhe “testi i budallait”
Shqipëria turistike, dakord po si? Na mjafton te bëjmë një përmbledhje te thjeshte te disa artikujve tebotuar ne gazetat shqiptare për te kuptuar sa tragjike është gjendja e ‘mjedisit’ turistik ne Shqipëri.
Mungesës se shtetit ligjor i shtohet paprekshmëria dhe papërgjegjshmëria e “cowboys”-ave shqiptare ndaj te cilëve, shprehja popullore janë “gati te shesin nene e babe për dy pare” vlen me shume se kurrë.
E fillojme nga gazeta Sot, dt.17, artikulli : “Grabiten puset e naftës, përfundojnë në skrap” :
“Por, më shumë se për humbjen e naftës, apo dëmtimin e pasurisë së Albpetrolit”, banorët i tremben ndotjes së zonës nga nafta dhe frikës se kjo e fundit mund t’u hapë probleme zjarri për shkak të temperaturave të larta. Banorët tregojnë se vjedhjen e kullave e vënë re mëngjeseve, kur nuk i shohin më këto të fundit në vendin e tyre. Sipas tyre, e njëjta gjë ndodhi edhe pak ditë më parë me vjedhjen e fundit, e cila u konstatua një mëngjes, kur kulla ishte “zhdukur” nga persona të paidentifikuar, por përsëritës të një veprimi të tillë”.
Sigurisht, ndotja e pariparueshme e mjedisit me nafte, shoqerohet nga rreziku i zjarreve qe na kujtohet nga një artikull i gazetes Panorama me titull “Pranga 4 zjarrvënësve të Darëzezës,në hetim dhe zyrtarët e pyjeve” :
“Shkëlqim Agalliu, bashkë me të atin, Shefqet Agalliu si dhe dy persona të tjerë, Jonuz Muçaj dhe Haxhi Duraj janë prangosur nga policia e Fierit nën akuzën e zjarrvënies me qëllim. Ndërkohë, katër të tjerë të veshur me funksion po ndiqen në gjendje të lirë […] (një) inspektor i Policisë Pyjore, […] (një) specialist i shërbimeve dhe emergjencave në komunën Dërmënas, […] (një) mbikëqyrës për mbrojtjen kundër zjarrit në komunën Dërmënas, si dhe […] vrojtuesi i komunës Darëzezë po ndiqen në gjendje të lirë me akuzën e shpërdorimit të detyrës.”
Pra faji nuk qendroka vetëm tek disa individë te papërgjegjshëm te cilët vënë në rrezik një komunitet te tere me veprimet e tyre. Shteti, i përfaqësuar nga funksionaret e tij shpesh here te paformuar, ka një pjese te madhe te përgjegjësisë. Gazeta Shqip, na kujton një tjetër ndodhi akoma me alarmante ne artikullin : “Bilisht, frikë nga mbetjet toksike”:
“Mjete të tonazhit të rëndë janë shfaqur rregullisht prej të paktën një muaji, duke bërë derdhjen e plastmasëve të pistë që kanë krijuar një ndotje në nivele të larta, pasi qëndrojnë të ekspozuara në diell. Nga ana tjetër, një nga depot e ndërtesave të rrënuara prej vitesh të ndërmarrjes së vjetër është mbushur plot me plastmasë që nuk dihet se nga vijnë. […]Denoncimi që kanë bërë 50 familje ka ardhur pasi banorët që kanë trokitur në disa dyer institucionesh kanë zbuluar se askush nuk ka dijeni për një firmë përpunimi të plastmasit. […] “Jemi përpjekur të kontaktojmë me një person nga zona e Devollit që administron këtë territor. Nuk kemi ende të dhëna për një firmë konkrete. […] Për sa i përket pretendimit të banorëve, se maunet kanë qenë me targa të huaja, kemi kontaktuar edhe me doganat […] (por) nuk ka një konfirmim nga dogana për futje të këtyre lëndëve […]”, ka thënë shefi i komisariatit, Ilir Kote.”
Ja disa artikuj te tjerë te Gazetës Shqip : “Berati përfshihet nga flakët, katër vatra vetëm dje”, “Zjarrfikësit e Fierit: Nuk kemi mjete”, “Tri zjarre djegin ara me grurë dhe shtëpi”, “Konkursi për t‘u bërë polic, zbulohet “testi i budallait”. Titulli i fundit është tejet interesant pasi :
“Pavarësisht se testi ka qenë i një niveli për fëmijë 12-13 vjeç, vetëm pesë prej më shumë se 900 konkurrentëve, kanë mundur të kapërcejnë kufirin për t‘u kualifikuar”.
Si përfundim nuk me ngelet veç te uroj qeveritaret tanë për ftesën e pamerituar në Nato, dhe pse tejet pozitive. Kjo, pasi kur një shtet nuk di se çfarë behet ne territorin e tij, kur kushdo mund te fusë çfarëdo lloj produkti e për çfarëdolloj qëllimi, ai nuk mund të quhet kurrsesi një shtet sovran. Por prapë së prapi, mbase mbase, fajin e kane jo ata sipër, por ata poshtë të “testit te budallait”…

17 July 2008 @ 11:56 am
Përgëzime Aiglon.
ps:i tepërt ç’do koment !
17 July 2008 @ 11:57 am
pps: ne kuptimin e mire te fjales
17 July 2008 @ 11:59 am
E mer e se e kuptum
Meqe ra llafi : Najs Aiglon, kompozim realist !
Pergjersa thu pergezime, nenkupton kuptim te mire te fjales
17 July 2008 @ 12:04 pm
Artikulli
te linte nje shije buzeqeshje , sidomos me mbylljen e saj me ate testin, ndersa ai koment-artikulli i Ardi-t, ishte interesant, sidomos persa i perket çmimeve.
Per perendimoret, mesa kam vene re une, si shqetesim kryesor shfaqet/pyetet, nese mund te blesh me euro dhe si eshte sistemi shendetesor, kuptohet qe ndaj shendetit apo semundjeve, çdo njeri eshte i ndjeshem. Keshtu qe ministrise se Turizmit dhe asaj te Financave, ju duhet te stimulojne hapjen e pikave te kembimit te parase neper pikat e hyrjes se te huajve, emigranteve, te ngrene pika ambulatore me mjeke dhe infermiere neper plazhe, ku kundrejt 1-2 euro kryhet vizita, si dhe te detyrojne dyqanet, te vendosin çmimet jo vetem ne leke por dhe ne euro, mundesisht te lexueshme per syrin e klientit.
17 July 2008 @ 12:22 pm
dukesh qe e ke me nxitim se nuk ke lon asnji “link” ket rradh

17 July 2008 @ 12:54 pm
E kam hap si shkrim me vete ketu:
http://www.peshkupauje.com/sezoni-turistik-i-ketij-viti-me-i-suksesshmi-pas-viteve-’90/2008/07/17/
17 July 2008 @ 1:24 pm
Ardi nuk eshte perplasje opinionesh kur dikush krijon dhe tjetri i pergjigjet me past & copy.
krijo i dashur
17 July 2008 @ 1:26 pm
duke lexuar shkrimin…
Ka rrezik qe ndonje i dobet me zemer ta kapi infrakti apo ndonje teper i ndjeshem, ne pre te depresionit, te hidhet nga catia e shpise?
Ah se harrova, ne amerike ka miliona te papune.
17 July 2008 @ 1:26 pm
Peshku pa uje eshte politizuar……
17 July 2008 @ 1:28 pm
Pa keqkuptim. Nuk eshte nje referim ironik anetareve te peshkut eh. Thjesht mu kujtua nje parulle e Partise
17 July 2008 @ 1:29 pm
esmeralda:
Ardi nuk eshte perplasje opinionesh kur dikush krijon dhe tjetri i pergjigjet me past & copy.krijo i dashur
:::::::::::::::.
Krijime te tilla jane te perjavshme gjera qe i kemi ster komentuar me mijera here .
17 July 2008 @ 3:24 pm
Drejt ardi, eshte bere skandal fare aq sa temat behen gjithmone e me te merzitshme. Por mjedisi, pavaresisht faktit qe eshte tejet problematik, nuk eshe aspak i trajtuar nga politikanet tane, qofshin ne opozite, apo dhe mediat ne pergjithesi.
17 July 2008 @ 3:50 pm
dhe kur them “nuk merren me mjedisin” e kam fjalen per gjera fare te vogla psh. si ne disa vende, ndalimin e dhenies gratis ne dyqane te qeseve plastike (ose ndalimin e venies ne dispozicion ne dyqane) ne menyre qe njerezit mos t`i perdorin per cdo gje e palidhje; dhenien e nje monopoli nje fabrike per riciklimin e shisheve te xhamit; gjobitje me te madhe ndaj ndotese “qytetare”; fushata sensibilizuese shokuese ndergjegjesuese si ato per perdorimin e cigareve (kujto ato ne UK me mushkrite e shkaterruara) etj etj.
17 July 2008 @ 3:55 pm
dhe kur them “nuk merren me mjedisin” e kam fjalen per gjera fare te vogla psh. si ne disa vende, ndalimin e dhenies gratis ne dyqane te qeseve plastike (ose ndalimin e venies ne dispozicion ne dyqane) ne menyre qe njerezit mos t`i perdorin per cdo gje e palidhje; dhenien e nje monopoli nje fabrike per riciklimin e shisheve te xhamit; gjobitje me te madhe ndaj ndotese “qytetare”; fushata sensibilizuese shokuese ndergjegjesuese si ato per perdorimin e cigareve (kujto ato ne UK me mushkrite e shkaterruara) etj etj.
Njesoj dhe per zjarret. Pse te mos behet asnje fushta qofte sensibilizimi a ndeshkimi ndaj zjarreveneseve pas krizes qe ndodhi vjet si ne Shqiperi a ne Greqi? Asnje mesim nuk u nxorr dhe mediat, duke filluar nga Top channel e para, jane “paralizuar” ne nje gazetari ekzlusivisht “pasqyruese” pa asnje analize, komente, vezhgime si behet ne vende te tjera, reportazhe mbi bie fjala sistemin e parandalimit ne shqiperi, buxhetin e automjetet e vjeteruara te zjarrefikesve etj etj.
Ja pse them qe ne nuk eshte se flasim shume per mjedisin. Ne raportojme shume te keqija duke anashkaluar krejtesisht “zgjigjet” e “problemit real”. Jemi bere thjesht nje turme qe hame bare e …. me kupton…
17 July 2008 @ 7:24 pm
Zgjidhja është e njejta për të gjitha hallet e Shqipërisë: të zhbëjmë qelbjen e kokës së peshkut…
Asnjë fushatë sensibilizimi apo ndëshkimi, thua ti? Por kush do të ndëshkojë kë? Ne s’kemi shtet ligjor. Kush do të sensibilizojë kë? Ne s’kemi qeveri të përgjegjshme… Kanceri i Shqipërisë është përhapur në të gjitha organet jetike të vendit. Paaftësia dhe papërgjegjshmëria është ulur këmbëkryq gjithë andej. E kjo do përfshijë edhe mediat dhe turmat e analfabetëve gazetarë që punojnë për to. E ç’të flasësh kot, t’i bësh analizën gjendjes në Shqipëri, ia kanë bërë njerëz plot. Zgjidhjen e problemeve kryesore s’e paskemi në dorë, më duket. Rrevoltohu, se të bën mirë për qarkullimin e gjakut!
17 July 2008 @ 7:34 pm
Prej 10 ditesh po bej sikur po pushoj ne Jug. Muzike e larte acaruese deri ne agim; cmime komike; pa-pasetri shembullore nepet hotele; sherbim qe te ben per te qeshur (e qara s’ka pike vlere); buke, domate, djathe e shalqi buze detit, ere e forte, plehra, zjarre, flake, zjarre, flake, zjarre, flake e tym prape e prape gjithandej.
Rrofte turzimi shqiptar
17 July 2008 @ 7:53 pm
Disregard for the environment is clearly the most serious issue facing Albania. I think those people at MJAFT are sufficiently educated and in the position to make it part of their agenda: to inform the public by giving them facts about what happens (to their only ‘homeland’) when plastic and gasoline and other junk are buried in the earth. Some attempts to ‘convert’ youth would be helpful, as well as organizing some volunteer groups to go around and pick up some trash, distribute flyers, and do little things like that which will certainly have an impact. Of course, people generally need proscriptions in order to behave reasonably, but a significant number of people do learn by seeing others do positive things, and the younger they are the easier. From what I understand, Albania has a disproportionally large number of young people, and they need to be taught like children are taught: look at the neighbors’ kids–the Greeks, the Turks, the Serbs–are they trashing their beaches and rivers? Are they trashing them as much as YOU are? Don’t you hate that? etc.
19 July 2008 @ 11:22 am
aiglon, jam shume dakort me ty. nje zgjidhje shume e mire e problemit te shisheve (plastike dhe qelqi), do te ishte hapja e fabrikave per riqarkullimin e tyre.
me kujtohet kur ne shqiperi dolen pijet freskuese me kanace. romet na prisnin me thes ne dore sa ta mbaronim qe te merrnin kanacen e ta shisnin. nuk gjeje per be ndonje cope rrugeve. e njejta gje me riqarkullimin e letrave. ne tetevjecare ne fund te vitit, ne i shitnim te gjithe fletoret e hartimeve e gjithshka qe zysha kishte ne dolap e blenim vazo lulesh per klasen
menyra me e mire per te pastruar vendin eshte rikthimi i ambalazhit kundrejt nje fitimi.