MJAFT ne nje vit
Viti që po lemë pas ka qenë një vit i vështirë për të gjithë. Kemi qenë dëshmitarë të krizës më të madhe energjitike në vend e cila na e ka kthyer errësirën në normalitet.
Ky që po lemë pas ka qenë një vit i vështirë për xhepat e të gjithë shqiptarëve që kanë parë dita ditës të rriten çmimet në mënyrë të frikshme, që kanë konstatuar dite pas dite se si zbrazeshin kursimet e tyre modeste. Ka qenë viti me një verë të thatë jo vetëm jashtë shtëpive tona por edhe për rubinetat e mbetur pa pikë uji për muaj të tërë.
Ka qenë një vit tragjik për minatorët e Bulqizës. Nje vit shume i veshtire për peshkatarët e të gjitha porteve, për prindërit e gjyshërit tanë pensionistë, për invalidët e punës, për ish-ushtarakët. Ka qenë një vit plot strese për nxënësit e shkollave të mesme, për studentët, për mësuesit e pedagogët, për pjesëtarët e Akademisë së Shkencave, për nëpuënësit e administratës civile. Ka qenë një vit shumë i mbrapshtë për biznesmenët dhe për ekonominë shqiptare në tërësi.
Ne të gjithë jemi dëshmitarë dhe bashkëvuajtës të një tranzicioni që nuk po mbaron. Jemi ende në pritje që të realizohen reformat që do të duhej të na kishin përmirësuar jetën. Por në këmbim të tyre edhe këtë vit morëm si shpërblim llafe, demagogji, sharje, akuza, gënjeshtra, mashtrime, fyerje, diskriminim dhe përçmim nga e gjithë klasa politike në vend.
Këtë vit festuam 95 vjetorin e Pavarësisë me frikën se për pak vjet do të mbushim një shekull nga krijimi i shtetit tonë e sërish do të jemi më të varfërit në rajon.
Lëvizja MJAFT! beson se ne të gjithë së bashku mund ta bëjmë Vitin e Ri, më të mirë. Duke kërkuar me forcë të drejtat tona, duke marrë pjesë aktivisht në proçesin e vendimmarrjes mund të shtojmë shpresën për më të rinjtë, për fëmijët e për ata që nuk duhet të kalojnë një tjetër vit në pesimizëm, në varfëri, në errësirë të plotë e në ankth për të ardhmen.
ZYRA E SHTYPIT E LEVIZJES MJAFT!
Janar 2007
- Lëvizja MJAFT kërkoi që zyrtarët e KESH të mbajnë përgjegjësi për krizën e thellë energjitike që po cënon, sipas kësaj lëvizje, “cilësinë e jetës, dhe dinjitetin njerëzor të cdo shqiptari”. Elisa Spiropali, koordinatore për Politikat pranë MJAFT!, tha gjatë një konference për shtyp se “KESH, ose më saktë Kolapsi Energjitik Shqiptar, po dështon dita ditës përsa i takon menaxhimit të krizës”.
- Lëvizja MJAFT! propozoi një pinok në vend të kryeministrit si dhe një emblemë të re për Këshillin e Ministrave ku në vend të shqiponjës dhe përkrenares së Skënderbeut zenë vend një gjenerator, një qiri dhe një kandil. Kjo ishte forma me të cilën MJAFT! protestoi përpara Kryeministrisë për krizën e thellë energjitike që ka pllakosur vendin.
- Në të njëjtin moment kur vëmendja e opinionit ishte përqëndruar në takimin e papritur mes kryeministrit Sali Berisha dhe paraardhësit të tij socialist Fatos Nano, aktivistët e kësaj lëvizje, u vendosën në hyrje të rrugës së Ambasadave dhe kërkuan simbolikisht azil elektrik!
- KESH ka lëshuar dritën për konviktet e Korçës në ditën e protestave të studentëve të organizuar nga lëvizja “Mjaft”. Ndryshe nga ditët e tjera, kur në këto konvikte energjia mungonte për më shumë se tetë orë, protesta e studentëve është zhvilluar mes dritave. Pavarësisht nga ky ndryshim, fakti se janë lënë në errësirë për shumë kohë ka bërë që një numër i madh studentësh t‘u bashkohet protestave për më shumë energji elektrike.
- Klubi qytetar i Lëvizjes MJAFT! në Gjirokastër i dhuroi zyrës greke në doganën e Kakavijës, dy kompjutera, fill pas situatës të ripërsëritur të bllokimit të punës atje, si pasojë e prishjes së kompjuterave. Kjo ishte forma simbolike, që Lëvizja MJAFT! përdori për të protestuar kundër një situate të papranueshme, absurde dhe diskriminuese, që përsëritet pa fund, duke treguar mungesë respekti por edhe mungesë profesionalizmi të palës greke në doganën jugore.
- Klubi i Lëvizjes MJAFT! në qytetin e Elbasanit ka zhvilluar në qendër të këtij qyteti një protestë për mungesën e energjisë elektrike. Një numër i madh të rinjsh mbanin në duar gjatë kësaj proteste banderola ku shkruhej: “Mjaft errësirës në Elbasan”, apo “Koha për ndricim”, etj.
- Klubi qytetar i Lëvizjes MJAFT! në qytetin e Vlorës ka reaguar kundër krizës energjitike që ka pllakosur gjithë vendin dhe për pasojë edhe qytetin e Vlorës. Të rinj aktivistë të këtij klubi ftuan qytetarët e Vlorës që të shprehnin edhe ata opinionin e tyre në lidhje me këtë krizë, përmes një votimi të improvizuar që ata organizuan në një orar kur mungonte krejtësisht energjia elektrike.
- Të indinjuar nga ngjarja e fundit në Shëngjin dhe për parandalimin e ndonjë katastrofe të mundshme, aktivistët e lëvizjes MJAFT! në Lezhë u gjendën pranë banorëve të kësaj zone në një manifestim paqësor ku të gjithë sëbashku ngritën zërin kundër ndërtimit të çisternave në zonat e banuara.
Shkurt 2007
- Lëvizja MJAFT! denoncoi gjuhën qe po perdoret nga politikanët në këtë fushatë, gjuhë që MJAFT! e cilësoi si “aspak etike, fyese dhe cënuese të jetës private të individëve apo kandidatëve të etiketuar”.
- Lëvizja MJAFT! nisi fushatën kombëtare “Shkunde Votën”, që synoi t’i ndërgjegjësojë të gjithë qytetarët që të shkojnë në 18 shkurt në kutitë e votimit Një autobus me dhjetëra aktivistë të MJAFT! u nis në një karvan që do të ndalet në disa qytete të Shqipërisë deri në 8 shkurt. Karvani u ndal në qytetet e Lezhës, Shkodrës, Pukës, Rrëshenit, Durrësit, Kavajës, Lushnjës, Fierit, Vlorës, Gjirokastrës, Corovodës, Korcës, Elbasanit.
- Lëvizja MJAFT! prezantoi përpara medias një bazë të kompletuar të dhënash elektronike në lidhje me kandidatët për kryetarë të bashkive kryesore të Shqipërisë për zgjedhjet e 18 shkurtit, si dhe të dhëna të tjera për procesin zgjedhor.
- Eshtë absurde por e vërtetë: kostoja e një baneri elektoral është e njëjtë me koston e realizimit të një sistemi kondicionimi të Teatrit Kombëtar, salla e të cilit në 16 vjetët e fundit nuk është ngrohur asnjëherë! Një kontatim i tillë u bë gjatë një konference për shtyp të aktorëve dhe regjisorit të komedisë “Ne të gjithë këndonim Margaritën” dhe drejtuesve të lëvizjes MJAFT! Kjo e fundit ofroi për produksionin e kësaj shfaqjeje një donacion që mundësoi ngrohjen e Teatrit gjatë shfaqjes së kësaj komedie, të shkruar nga shkrimtari Bashkim Hoxha, per here te pare ne keto vjet.
- “Elections to Conduct” Agency (ECA) dhe Lëvizja “Mjaft” në një projekt të përbashkët publikuan, në kohë reale, duke filluar që prej orës 22.00 të ditës së dielë, datë 18 Shkurt, rezultatet e numërimit të votave për çdo qendër votimi, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të qyteteve kryesore të vendit. “Rezultatet Live” ishte një projekt që u zhvillua për herë të parë në Shqipëri, falë mbështetjes së Fondacionit për një Shoqëri të Hapur (Soros). Për këtë projekt u angazhohen rreth 150 vëzhgues të akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të cilët mbuluan 11 Bashkitë Qendër Qarku në Shqipëri.
- Me 19 shkurt, Klubi i Tiranes protestoi kundër keqmenaxhimit të ujrave të zeza dhe kanalizimeve në zonën zgjedhore nr. 9 në kryeqytet, konkretisht në kullat 1-7 “Haëai”, në rrugën Don Bosko. Kjo ishte e para protestë që kjo lëvizje zhvilloi kundër menaxhimit të keq të infrastrukturës në kryeqytet.
Mars 2007
- Në 50 vjetorin e Bashkimit Europian, aktivistë të Lëvizjes Mjaft protestuan përpara Kuvendit të Shqipërisë. Të rrethuar nga tela me gjëmba që simbolizonin barrierat ndarëse të Shqipërisë nga Europa, të rinjtë e Mjaft e përqëndruan protestën e tyre në mungesën e kartave të identitetit.
- Lëvizja MJAFT! i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme që të sqarojë qytetarët e këtij vendi, përmes hapësirës që i jep ligji, se kush thotë të vërtetën: kryeministri Sali Berisha, i cili e akuzon median për lidhje me mafian, apo media që i përgjigjet atij me të njëjtën mënyrë. Aktivistë të lëvizjes MJAFT! vendosën një televizor, në hyrje të Prokurorisë së Përgjithshme në Tiranë, dhe i vunë atij përsipër një oktapod me tentakulat e të cilit mbulohej ekrani i televizorit, ku shfaqej imazhi i kryeministrit. Për shumë shqiptarë, oktapodi dhe tentakulat e tij janë identifikuar me simbolin e mafias dhe lidhjeve të ngatërruara të saj.
Prill 2007
- Të paktën 50 mijë shqiptarë iu përgjigjën me një manifestim paqësor në Sheshin Skënderbej sulmeve të kryeministrit Sali Berisha ndaj medias, duke shënuar kështu manifestimin e parë të këtyre përmasave në historinë e pluralizmit shqiptar, të organizuar jo nga ndonjë parti politike, por nga shoqëria civile dhe media. Duke ngritur duart në të njëjtën kohë për t’i thënë MJAFT cdo përpjekjeje të pushtetit që tenton të gjunjëzojë median e pavarur, ata shprehën sot në mbrëmje, në sheshin kryesor të vendit, mbi të gjitha respektin ndaj lirisë së fjalës, të fituar me shumë mund plot 17 vjet më parë.
- “Projektligji pёr Arsimin e Lartё, qё Ministria e Arsimit dhe Shkencёs tentoi ta miratojё i jep fund autonomisё sё universiteteve shqiptare, e kёsisoj MASH ndalon sё qeni njё ministri e arsimit dhe shndёrrohet nё MASHtrim!” Me kёtё ide, aktivistёt e Lёvizjes MJAFT! kryen njё procesion simbolik mortor. Ata pёrcollёn “pёr nё banesёn e fundit”, autonominё e universiteteve, duke mbajtuar nё duar disa kurora me lule, tё cilat i vendosёn nё shkallёt e Universitetit Politeknik tё Tiranёs, nё sheshin Nёnё Tereza.
- Me 23 prill Klubi i Fierit organizoi nje aksion per mjedisin. Lëvizja “Mjaft” ne kete qytet organizoi një tubim paqësor, me motivin për një qytet jo të ndotur. E titulluar “Fieri Sot”, stenda e këtij tubimi, që tërhoqi shumë vëzhgues dhe banorë të qytetit, kishte në plan të parë disa nga pikat më të ndotura të Fierit.
- Ministri Xhuveli ishte ftuar që të mbante një referat në Fakultetin e Inxhinierisë së Mjedisit, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, por ajo që ndodhi në këtë aktivitet ishte shumë larg asaj që ministri ndoshta kishte përfytyruar. Disa aktivistë të Lëvizjes MJAFT! u ngritën në këmbë dhe i dhuruan pikërisht një gomë të përdorur, duke i dhënë kështu mesazhin zotit ministër se nuk mundet që edhe të shkatërrojë mjedisin përmes biznesit të tij privat, e në të njëjtën kohë të referojë përpara auditoreve si një mbrojtës i paepur i tokes e si titullar i dikasterit te mjedisit.
- Gjatë nje seance dëgjimore në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Ardian Mazniku, ish drejtor i Politikave në “Mjaft”, parashtroi objeksionet në lidhje me projektligjin. “Në formën aktuale projektligji nuk garanton autonominë që premton ndërtimin e Hapësirës Europiane të Arsimit të Lartë; autonominë që garanton zhvillimin cilësor të procesit mësimor dhe shkencor në institucionet e Arsimit të Lartë”.
- Klubi i Tiranës i Lëvizjes MJAFT! protestoi kundër keqmenaxhimit të ujrave të zeza dhe kanalizimeve në zonën zgjedhore nr. 9 në kryeqytet, konkretisht në kullat 1-7 “Haëai”, në rrugën Don Bosko
Maj 2007
- Me 1 maj, Lëvizja MJAFT! dhe Konferederata e Pavarur e Sindikatave zhvilluan një protestë masive ku kërkuan rritjen e pensioneve dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Pjesëmarrësit në protestë theksuan se ka një nivel të frikshëm prej 30 përqind të papunësisë sot në Shqipëri.
- Në një protestë të organizuar përpara Ministrisë së Mjedisit të rinj të lëvizjes “Mjaft” e kanë shpallur të mbyllur këtë institucion. Madje, ata kanë bërë publike edhe disa dokumente që vërtetojnë se familja e ministrit të Mjedisit, Lufter Xhuveli, ka nën pronësi të sajën fabrikën e riveshjes së gomave të përdorura, 5 km në hyrje të qytetit të Fierit.
- Me 30 maj, ndërsa kryeministri Sali Berisha mbajti një fjalim të zgjatur në hotel Tirana International për të treguar angazhimin e qeverisë që ai drejton për të luftuar deri në fund informalitetin, Erion Veliaj vuri në dyshim seriozitetin e kryeministrit në këtë luftë.
“Me iniciativën tuaj, shqiptarët janë sot bartës të borxhit më të madh në historinë e tyre, Rruga Durrës-Morinë, një rrugë me një kosto marramendëse, ndërtimi i së cilës u nis pa asnjë tender publik”, iu drejtua kryeministrit, drejtuesi i MJAFT! Veliaj e ftoi kryeministrin t’i përgjigjej këtij shqetësimi që ai ngriti, ndërsa vijoi më tej me të tjera shqetësime. “Në emër të lëvizjes që unë përfaqësoj, kërkoj nga ju një garanci publike se jeni vërtet serioz në atë që ju e quani angazhimin tuaj për të luftuar informalitetin”, i tha Veliaj, Berishës.
- Me 11 maj, Levizja MJAFT! publikoi raportin e dyte te monitorimit ne kuader te projektit Une Votoj. Rezultoi se deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, kanë shkelur në mënyrë flagrante 10 nene të Rregullores së Kuvendit (nenet 7, 25, 34, 45, 55, 57, 62, 65, 67 dhe 77). Këto shkelje përfshijnë grushta në disa raste të vecanta , të cilat kaluan pa u ndëshkuar nga Kryetarja e Kuvendit znj. Jozefina Tolalli, e deri në votimin për deputetë jo prezentë, si në seanca plenare ashtu edhe në mbledhje komisionesh. Por kjo ishte vetem një pjesë e rezultatit të monitorimit që Lëvizja MJAFT! ka zhvilluar në Kuvendin e Shqipërisë, në kuadër të projektit Une Votoj, rezultate të cilat u publikuan në raportin e dytë të këtij projekti, që përfshin periudhën shtator 2006 – janar 2007. Sipas këtij raporti, rezultoi edhe se, grupi parlamentar i Partisë Demokratike, e ka përkeqësuar qasjen ndaj platformës zgjedhore dhe premtimeve që paraqiti para elektoratit shqiptar.
Klubi i Tiranës, i Lëvizjes MJAFT! ndihmoi dy shkolla të kryeqytetit për të menaxhuar më mirë mbeturinat në ambientet e tyre. Ky klub u dhuroi shkollave 9-vjecare “Jeronim De Rada ” dhe “Edit’h Durham”, dhjetëra kosha për mbeturinat, të cilat u siguruan në bashkëpunim me organizatën “Albaforest”. “Nuk mjafton vetëm të përdorësh gjithcka të mundshme për të sensibilizuar komunitetitn për të mbajtur pastër ambientin. Duhet të bësh edhe dicka konkrete në këtë drejtim”, tha Anjeza Doko, aktiviste e MJAFT!
Qershor 2007
- Aktivistë të Lëvizjes MJAFT! në qytetin e Shkodrës protestuan kundër ndërtimeve pa kriter në këtë qytet, të cilat jo vetëm kanë zënë hapësirat e gjelbra për qytetarët, por në disa raste kanë asgjësuar edhe hapësirat e institucioneve kulturore në këtë qytet të rëndësishëm
- Me 18 qershor, aktivistë të Lëvizjes MJAFT! protestuan të indinjuar, para Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, kundër mungesës së një reagimi dinjitoz të këtij dikasteri pas videos skandaloze të rregjistruar në një nga komisiariatet e Athinës.
Problemi me minatoret e Bulqizes:
16 qershor 2007
Lëvizja MJAFT! i kërkoi qeverisë rritjen e kushteve të sigurisë në minierën e ferrokromit në Bulqizë dhe denoncoi sulmet që Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë u bën minatorëve. Pas tragjedisë së datës 11 qershor në këtë minierë, ku humbën jetën shtetasit Hysni Lezi dhe Avni Durici, MJAFT! u solidarizua në këtë mënyrë me minatorët dhe kërkesat e vazhdueshme të tyre për kushte më të mira pune dhe për rritjen e pagave.
25 qershor 2007
21 minatorë të minierës së Kromit në Bulqizë u futën në një grevë urie, në një prej lokaleve në qendër të qytetit. Gjatë asaj dite, minatorët u vizituan në ambientin ku po zhvillonin grevën, nga disa aktivistë të Lëvizjes MJAFT!
27 QERSHOR 2007
MJAFT! denoncoi mungesen e vullnetit te qeverise shqiptare per ta trajtuar sic duhet problemin e minatoreve. “Kanë kaluar 3 ditë nga fillimi i grevës së urisë, ndërkohë që asnjë punonjës i Ministrisë së Ekonomisë, ose zyrtar tjetëer shtetëror, nuk ka dalë me ndonjë deklaratë, nuk ka dhënë ndonjë përgjigje, nuk ka tentuar të zgjidhë këtë problem madhor” thuhej ne deklaraten e MJAFT!.
3 korrik 2007
Rreth 200 minatorë të Bulqizës protestuan për herë të parë në Tiranë, te ndihmuar nga MJAFT! ndërkohë që greva e urisë vazhdonte akoma në kushte tejet të rrezikshme për shëndetin e grevistëve. Pas protestës, një përfaqësi e tyre, së bashku me aktivistë të Lëvizjes MJAFT! dhe presidentit të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura zhvilluan një konferencë për shtyp ku deklaruan se “nëse asnjë prej politikanëve nuk do të ketë vullnetin e duhur për të dëgjuar kërkesat legjitime të mbi 600 minatorëve atëherë disa qindra prej tyre do të mblidhen përpara Kuvendit të Shqipërisë dhe do pengojnë me të gjitha mënyrat paqësore zgjedhjen e Presidentit të Ri”. Protesta zhvillohej gjate kohes kur Kuvendi debatonte per zgjedhjen e Presidentit te ri te vendit.
Gjatë asaj paradite, minatorët, të mbështetur fuqimisht nga Lëvizja MJAFT! dhe nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura protestuan fillimisht përpara kryeministrisë. “Duam bukën e fëmijëve tanë”, bërtisnin ata, ndërkohë që i kërkuan kryeministrit Sali Berisha që të realizojë ndryshimet që u ka premtuar votuesve shqiptarë, përpara se të bëhej kryeministër.
4 korrik 2007
Lëvizja MJAFT!, shprehu zhgënjimin e thellë ndaj indiferencës absurde që politika shqiptare tregoi edhe njëherë karshi kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të këtij vendi.
”Gjatë ditës së sotme, ne kemi mbështetur protestën e minatorëve të Bulqizës dhe kemi qenë dëshmitarë të një situate gati të pabesueshme, teksa, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, të zgjedhur nga votat e qytetarëve shpërfillën plotësisht nevojat e tyre”, thuhej ne deklaraten e MJAFT!. Ndërsa minatorët ishin rreshtuar përballë hyrjes së Kuvendit, para nisjes së seancës së sotme plenare, deputetët shqiptarë parakalonin me makinat dhe truprojat e tyre, duke u futur në oborrin e Kuvendit pa kthyer as kokën nga minatorët.
5 korrik 2007
Një ditë më vonë u arrit një marrëveshje për cështjen e minatorëve të Bulqizës, falë këmbënguljes së minatorëve dhe mbështetjes që MJAFT! u dha atyre. Lëvizja MJAFT! përshëndeti arritjen e kesaj marrëveshjeje. “Ndihemi të entuziasmuar nga kjo arritje, e cila na tregoi edhe njëherë se kur grupet e interesit dhe qytetarët organizohen, atëherë, brenda të gjitha rregullave të demokracisë mund të plotësojnë synimet e tyre. Nga ana tjetër, MJAFT! shpreh edhe njëherë zhgënjimin e thellë nga politika shqiptare, e cila tregoi se mund edhe t’i linte të vdisnin minatorët në grevë urie, pa marrë asnjë masë apo hap konkret për zgjidhjen e kërkesave të tyre”, thuhej ne deklaraten e MJAFT!.
6 korrik 2007
Marrëveshja e vendosur një ditë më parë mes minatorëve të Bulqizës dhe firmës koncencionare Deco-Metal, u firmos më 6 korrik, zyrtarisht, mes minatorëve, kompanisë dhe përfaqësuesve të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura. Marrëveshja parashikonte: “minatorët do të marrin të gjithë rrogën e muajit qershor, muaj gjatë të cilit ata e ndërprenë punën për të protestuar, ndërkohë që ndaj asnjërit prej tyre nuk do të ketë penalizime apo pushim nga puna. Por ajo që është më e rëndësishme, është fakti se që nga 1 korriku, rroga e minatorëve do të jetë rritur me 30 përqind, ndërkohë që do të vazhdojnë negociata të tjera për të përcaktuar mënyrën dhe afatin e rritjes së rrogës edhe 20 përqind, duke plotësuar kështu përfundimisht kërkesën kryesore të minatorëve për rritje të rrogës në nivelin 50 përqind”.
Bulqizë, 13 gusht 2007
Nje tjeter tragjedi ndodhi ne gusht. Nje dite me pas, Lëvizja MJAFT! ngushëlloi familjarët e minatorit Zaim Hysa, gjatë një vizite që aktivistë të saj zhvilluan në familjen e të ndjerit, i cili humbi jetën në nivelin e 14-të të minierës së kromit në Bulqizë. Aktivistët thanë se ndiheshin të pikëlluar që në vend të një gëzimi u detyruan të shkonin për mort sot në Bulqizë.
14 gusht 2007
Lëvizja MJAFT! reagoi kundër përdorimit politik të cështjes së minatorëve nga opozita. Ajo gjithashtu dënon ashpër shfrytëzimin e minatorëve nga administrata lokale nepotike dhe kërkon vazhdimin e negociatave të frytshme me nivelet e larta të kompanisë së re
MJAFT! i bëri thirrje Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Punes dhe Cështjeve Sociale që të ndërhyjnë për përmirësimin e kushteve të punës në minierë, ndërkohë që u distancua publikisht nga cdo tentativë për politizimin e këtij problemi. Sipas kësaj lëvizje, cdo tentativë nga kushdo forcë politike, për politizim të kësaj cështje, do t’i dëmtonte minatorët dhe kauzën e tyre.
14 gusht 2007
Po atë ditë, Lëvizja MJAFT! denoncoi gjatë një konference për shtyp, dhunimin e një aktivisti të saj në qytetin e Bulqizës. Ermal Cara, mësues i Historisë në Gjimanzin e Bulqizës u dhunua fizikisht nga Elton dhe Altin Keta, vëllezër të Drejtorit të Minierës së Kromit në Bulqizë dhe të Kryetarit të Bashkisë së këtij qyteti.
28 gusht 2007
Lëvizja MJAFT! mësoi me hidhërim të thellë për vdekjen e minatorit Mehdi Jani. MJAFT! kërkon dorëheqjen e menjëhershme të ministrit të Ekonomisë Genc Ruli, nën varësinë e të cilit ndodhet një ministri e tere që duhej të kujdesej për mbarëvajtjen e koncencionit të Minierës së Bulqizës por që deri më sot ka heshtur dhe ka refuzuar të kryejë detyrën e saj.
3 shtator 2007
Përfaqësues të Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Bulqizës, të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë dhe drejtues të Lëvizjes MJAFT! zhvilluan një takim me Presidentin e Republikës, z. Bamir Topi. Ata e informuan Kreun e Shtetit në lidhje me kushtet e mjerueshme të Minierës së Bulqizës, për problemet e shumta me të cilat minatorët e Bulqizës vazhdojnë të përballen dhe për mungesën totale të vullnetit nga ana e Ministrisë së Ekonomisë dhe asaj të Punës, Cështjeve Sociale e Shanseve të Barabarta për t’u marrë me këtë cështje.
Korrik 2007
- Me 6 korrik 2007 rreth 200 peshkatarë të Durrësit, Vlorës, Sarandës, e Shëngjinit protestuan përpara Kryeministrisë, në Tiranë, të mbështetur nga Lëvizja MJAFT!.
Peshkatarët kishin hyrë prej 3 javësh në një protestë kombëtare. Ata i kërkuan kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit Bode që të respektojnë Vendimin e mëparshëm të Këshillit të Ministrave. Ky vendim u mundësonte peshkatareve të blinin naftën me një cmim jo më të lartë se 40 lek.
- Me 9 korrik përfaqësuesit e peshkatarëve të katër porteve kryesore në Shqipëri arritën, fale mbeshtetjes qe u dha MJAFT!, një marrëveshje me ministrin e Financave Ridvan Bode. Marreveshja u siguroi atyre nafte me te njejtin cmim qe e kishin marre deri ate dite.
- Me 16 korrik, Lëvizja MJAFT! shprehu me anën e nje deklarate per shtyp shqetësimin e saj të thellë nga presionet e drejtpërdrejta të qeverisë mbi fjalën e lirë. “Ne dënojmë para opinionit publik shqiptar dhe atij ndërkombëtar gjobën politike të paprecedent që qeveria ka vendosur mbi Top Channel dhe kërkojmë anullimin e saj të menjëhershëm”, thuhej ne deklaraten e MJAFT!.
- Me 18 korrik, aktivistë të Klubit të Tiranës të Lëvizjes MJAFT! protestuan para Bashkisë së kryeqytetit dhe para Ministrisë së Punëve Publike e Transporteve, për mungesën e padurueshme të ujit.
- Ne fund te muajit korrik MJAFT! organizoi MJAFT! Fest 2007. Mirepo, gjumi i ministrit të Rendit, Bujar Nishani aty pranë diskos, në rezidencat qeveritare “Kavalishenca” prishi natën e mbi 5 mijë njerëzve të ardhur jo vetëm nga Durrësi dhe kryeqyteti, por edhe nga turistët e huaj që gjendeshin aty. Megjithate, ajo fundjave në “Tropikal” ishte një festë e veçantë. Edicioni i 5-të i “MJAFT FEST” kishte sjellë dy grupet e njohura në botë “Morcheeba” dhe “APOLLO 440”. Një eveniment ky që solli një dyndje të madhe njerëzish jo vetëm nga Shqipëria por edhe më tej.
- Disa dhjetëra aktivistë të Lëvizjes MJAFT! ndricuan me 30 korrik lulishten në krah të Kryeministrisë duke përdorur si energji elektrike një gjenerator të zakonshëm, nga ata që përdorin sot të gjithë shqiptarët për të përballuar errësirën që i ka pllakosur. Aktivistët e MJAFT! protestuan në këtë mënyrë jo vetëm kundër mungesës së energjisë elektrike në vend, por mbi të gjitha kundër mungesës së seriozitetit me të cilën politika shqiptare dhe qeveria aktuale i ka trajtuar krizat e vazhdueshme energjitike në vend.
- Presidenti i sapozgjedhur i Republikës, Bamir Topi premtoi gjate nje takimi me perfaqesues te shoqerise civile dhe MJAFT! se do të ngrejë një grup ndërministror ekspertësh për gjetjen e një zgjidhje emergjente për krizën energjitike që ka pllakosur vendin. Ish drejtori i MJAFT!, Erion Veliaj tha se: “Morëm garanci nga Presidenti se do të dëgjohet në këtë vend edhe zëri i qytetarit të thjeshtë”.
Shtator 2007
- Lëvizja MJAFT! nisi një seri protestash kundër krizës energjitike ne vend. Gjatë protestës së sotme, përpara Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjitikës, aktivistët e MJAFT! kërkuan dorëheqjen e ministrit Genc Ruli, si një prej ministrave, sipas MJAFT! “më të paaftë të qeverisë”.
- Me 10 shtator 2007 aktivistë të Lëvizjes MJAFT! kërkuan dorëheqjen e ministrit Genc
Ruli, gjatë së parës protestë që zhvilluan përpara Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës duke protestuar keshtu kunder mungeses se energjise elektrike.
- Lëvizja MJAFT! kërkoi dorëheqjen e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë, dhe Energjitikës Genc Ruli, edhe gjatë një proteste groteske që zhvilloi para Ministrisë që drejtohet nga z. Ruli. Gjatë protestës një qendër zëri riprodhonte në cdo moment vec muzikës, edhe pjesë nga një fjalim demagogjik i ministrit, ku ai fliste për “pamundësinë e zgjidhjes së krizës”, gjatë një deklarate të mbajtur publikisht pak kohë më parë.
- Policia e kryeqytetit ndaloi dhe shoqëroi në komisiariat, dy aktivistë dhe drejtues të Lëvizjes MJAFT! gjate nje tjeter proteste te zhvilluar nga MJAFT! per krizen energjitike.
Leart Kola dhe Elton Kacidhja u shoqëruan në ambientet e Komisiariatit të Policisë nr. 3 në Tiranë gjatë kohës kur ata ishin grumbulluar përballë Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjitikës në një konferencë të improvizuar për shtypin.
- Me 22 Shtator dhjetëra aktivistë të Lëvizjes MJAFT ! në Korcë protestuan para zyrave të KESH-it kundër orëve të tejzgjatura të territ në këtë qytet dhe kërkuan dorëheqjen e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Genc Ruli.
Mjaft! ne Ceremonine e Lamtumires: Shfaqja duhet te Vazhdoje!
- Me 26 shtator katër themeluesit e Lëvizjes MJAFT! u larguan zyrtarisht nga kjo lëvizje duke ia lënë stafetën e drejtimit një skuadre të re, e cila u prezantua në një ceremoni në - - Akademinë e Arteve. Miq të Lëvizjes MJAFT!, aktivistë, mbështetës së saj, përfaqësues të medias, donatorë, të rinj të klubeve të MJAFT-it në Kukës, Korcë, Shkodër, Gjirokastër, Lezhë, Elbasan, Vlorë, etj., përshëndetën në ditën e fundit të qëndrimit në MJAFT!, ish drejtuesit e saj: Marinela Lika, Arbjan Mazniku, Endri Fuga dhe Erion Veliaj. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin dhe miq të MJAFT-it qysh në momentin e krijimit të tyre. Njëri prej tyre, Mustafa Nano përshëndeti ish drejtuesit dhe inkurajoi skuadrën e re që të jetë deri në fund edhe më aktive dhe të ketë një përqasje edhe më efikase ndaj problemeve të panumërta që ka ky vend.
Tetor 2007
- Levizja Qytetare “Mjaft!” fitoi per here te dyte gjyqin ndaj firmes amerikane te sondazheve, Gallup Organization, ne Gjykaten e Apelit te Rrethit Tirane. Gjykata e Apelit vendosi te lere ne fuqi vendimin e Gjykates se Shkalles se Pare, i cili rrezonte padine e Gallup Organization.
- Universiteti Europian i Tiranës (UET) i dhuroi një bursë studimore për Shkenca Politike njërit prej aktivistëve të Lëvizjes MJAFT!. Kjo bursë ishte pjesë e Programit të Bursave të Lidershipit, program që ky universitet do të aplikojë në çdo fillim viti akademik.
- Lëvizja MJAFT! ftoi permes nje komunikimi me median, qytetaret të ngrejne zërin dhe të mbajne një qëndrim për të drejtën e tyre per drita, duke varur një carcaf të bardhë në ballkon me shprehjen “Dua Drita”!
- Gjendja e punësimit dhe arsimimit të të rinjve në Shqipëri paraqitet kritike. Ky ishte një nga konkluzionet kryesore të publikimit të Fondacionit Mjaft!, realizuar në terren nga Instituti Agenda: “Sfidat e të rinjve shqiptarë drejt punësimit-Rekomandime-“, një studim që përfshin të dhëna mbi gjendjen e punësimit të të rinjve, politikat aktuale si dhe rekomandime dhe masa konkrete për të ndikuar në rritjen e punësimit të të rinjve. Studimi u mundesua nga Banka Boterore. Ai u prezantua ne ambientet e Hotel Tirana International.
Nentor 2007
- Me 5 nentor MJAFT! prezantoi raportin Une Votoj. 11 nisma ligjore duhet të ishin shpallur të paligjshme. 10 % e deputetëve kishin votuar për kolegët në krah të tyre, duke shkelur nenin 57 të Rregullores. 19 deputetë rezultuan të mos kenë marrë asnjëherë fjalën gjatë diskutimeve në seanca. Kuvendi i Shqipërisë vazhdon të shpenzimet më të larta në Europë, shumica e tyre vetëm për transportin e deputetëve.
- Me 14 nentor, peshkatarët protestuan serish para Kryeministrisë për naftë pa akcizë. Lëvizja MJAFT! rikonfirmoi mbështetjen për ta.
- Me 15 nentor, fale nje ideje te Levizjes MJAFT!, një tubim i madh u zhvillua në Tiranë, në mbështetje të pavarësisë së Kosovës. Shqipëria u ngrit ne kembe jo vetëm në kuadrin institucional dhe atë politik për të përkrahur popullin e Kosovës në vullnetin e tyre të shprehur qartë për një Kosovë-shtet i pavarur dhe pjesë e Evropës së Bashkuar. Një nismë qytetare, e cila mori një përkrahje shumë të gjerë u finalizua paqesisht dhe ne menyre tejet qytetare pikërisht dy ditë para zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të Kosovës, si dhe një muaj para datës së përfundimit të negociatave shtesë për statusin
- Klubi i Gjirokastres me mundesite e veta ndihmoi ne dekorimin e qytetit me rastin e festive kombetare ndersa propozoi qe njeres prej rrugeve kryesore t’i vihej emri “28 Nentori”.
- Me 19 nentor Lëvizja Mjaft! nisi nje fushate per te lobuar ne favor te rritjes se buxhetit te arsimit. Gjate nje deklarate per shtyp, kjo levizje konstatoi me shqetësim se nje nder premtimet me te rendesishme te qeverise Berisha, dy vjet e gjysem me pare, ai i rritjes se shpenzimeve buxhetore per arsimin, po rezultonte nje demagogji qe do te rendoje mbi te ardhmen e shqiptareve. “Duke parë ritmet me të cilat është rritur përqindja që arsimi zë në PBB gjasat që ekzekutivi të mund të mbaje premtimin për ta çuar vlerën që arsimi zë në nivelin e 5% vetëm gjatë një viti të mbetur qeverisje, janë në kufijte e të pamundurës”, tha Olta Xhacka, aktiviste e MJAFT!
- Me 20 nentor MJAFT! protestoi përpara Kuvendit të Shqipërisë kundër uljes së shpenzimeve buxhetore për arsimin. Aktivistë të Lëvizjes MJAFT! dolën nga zyrat e kësaj lëvizje me dy gomerë që simbolizuan injorancën që sipas tyre, ky buxhet për arsimin do të prodhojë, dhe u vendosën në trotuarin përballë Kuvendit gjatë kohës kur po zhvillohej seanca plenare për diskutimin e buxhetit të vitit 2008.
- Me 23 nentor MJAFT! kërkoi ne Kuvend një rritje të peshës së buxhetit të arsimit në Prodhimin e Brendshëm Bruto, rritjen e investimeve në sektorin e arsimit të lartë si dhe mbajtjen e premimit të qeverisë për fuqizimin e shkollave të mesme profesionale. Kjo kërkesë u bë gjatë një seance dëgjimore të zhvilluar në Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Informimit.
- MJAFT! reagoi gjate atij muaji edhe kunder uzurpimit te institucioneve te pavarura nga pushteti. Ishte koha kur politika po diskutonte fazen e fundit para shkarkimit te Prokurorit te Pergjithshem. Ne nje shkrim te botuar me 20 nentor, Elisa Spiropali i kerkoi Presidentit te Republikes te mos firmoste per shkarkimin e Kryeprokurorit.
- Me 25 nentor MJAFT! zhvilloi nje proteste per kete ceshtje. “Shkarkimi i paralajmëruar i Kryeprokurorit Theodhori Sollaku është akti i fundit i një proçesi për uzurpimin e të gjitha pushteteve dhe vendosjen e tyre në kontrollin e një njeriu të vetëm: kryeministrit Sali Berisha”. Ky ishtë qëndrimi i Lëvizjes MJAFT! pas shkarkimit të Kryeprokurorit Sollaku. Për këtë arsye aktivistë të kësaj lëvizje protestuan kundër pushtetit sipas tyre despotik të kryeministrit Berisha. Me dy fotografi të mëdha të Berishës dhe të Presidentit Bamir Topi ata marshuan nga selia e kryeministrit deri në selinë e Presidentit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
- Shoqata Kombëtare e Ushtarakëve në Rezervë kërkoi gjatë një konference për shtyp të zhvilluar në ambientet e Lëvizjes MJAFT! respektimin e vendimit të formës së prerë të - Gjykatës Kushtetuese për trajtimin me pension të mijëra ushtarakëve sipas gradave që secili ka patur në Ushtri.
- Dy dite me vone, MJAFT! i mbeshteti fuqimisht ata duke i ndihmuar ne organizimin e nje proteste massive ne Tirane gjate se ciles kerkuan te drejtat qe u takojne.
- Me 13 dhjetor MJAFT! reagoi kunder dhunes ne familje dhe vrasjeve te frikshme ndaj shume femrave shqiptare, vrasje qe tronditen gjithe opinionin publik, por fare pak politiken! Gjate nje proteste te zhvilluar para Kuvendit, MJAFT! deklaroi: “Lëvizja Mjaft ndodhet këtu, para këtij Parlamenti me përfaqësim thellësisht të deformuar, 133 meshkuj dhe 7 femra, për të dëshmuar ndjeshmërinë dhe revoltën tonë e të shumë shqiptarëve për dukurinë më çnjerëzore, më të përbindshme, atë që syri kundërshton ta shohë, e mendja nuk e rrok, dukurinë që në mënyrë thuajse të programuar, ka përfshirë krejt vendin: Vrasjen e femrave! Aktet kriminale të vrasjes së femrave, sot tek ne, janë vetëm një nga pasojat e dhunës, pandjeshmërisë, indiferencës dhe arrogancës së pushtetit që shqiptarët vuajnë ç’do ditë, varfërisë së skajshme, shkallës së ulët të arsimimit, mungesës së ligjeve të përshtatshme, mosrespektimit të atyre ligjeve që i kemi, si dhe të transformimeve të munguara të cilët duhej të ishin kryer me kohë por ende nuk kanë nisur”.
- MJAFT! mbështeti kërkesat e Shoqatës së Invalidëve të Punës së Shqipërisë drejtuar qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, ndërsa në Korcë aktivistët e MJAFT! dhuruan gjak për gjithë pacientët në nevojë.


30 December 2007 @ 4:01 pm
Suxsese te metejshme org.Mjaft duke pershendetur gjithe ata te rinj aq te mrekullushem , por mendoj se bilanci te 2007-es duhet te mos jete mbyllur 100% sepse studentet Vlonjate po gdhien jashte keto dite feste t’fundvitit per te mbrojtur kauzen e tyre, qytetaret e Vlores Heroike, o sot o kurre/ mendoj se kane shume nevoje jo vetem per mbeshtetjen tuaj por gjithe rinine Shqiptare !
30 December 2007 @ 5:10 pm
Qyqja nane sa e gjate !
30 December 2007 @ 5:33 pm
Po nuk me the moze, cmendon per mjaftin e 2007-tes?
30 December 2007 @ 5:49 pm
Levizjet shoqerore jane ruaza te vlera ne gjerdanin e pasur te levizjeve per DEMOKRACI te VERTETE.Gjate vitit 2007 levizja MJAFT tregoi se qe nje Rruaze me shume vlera ne kete GJERDAN dhe me keto qe pruri ka lene vend edhe per Rruaza te viteve qe vijne…
I urojme qe kete gjerdan ta vare ne qafen e sa me shume te rijve qe aspirojne per LEVIZJE ne shoqerite DEMOKRATIKE .
30 December 2007 @ 5:49 pm
Klajd shume i gjate, megjithate ju uroj suksese te metejshme.
Te lutem me trego ne cilin vend te shkrimint Mjaft krahas sharjeve dhe protestave ka dhene dhe ndonje zgjidhje per problemet shqiptare. Psh per dritat, apo kanalizmimet, apo ambjentin. Si te thuash ndoje propozim per qeverine si te rregullohen keto.. Me fal vella me duhet te bej ca pune dhe mbase nuk kam kohe ta lexoj tere shkrimin. Me ndihmo te lutem !!!!
30 December 2007 @ 5:53 pm
Eshte Mjaft-pjese e exzekutivit !!!!!
30 December 2007 @ 6:17 pm
Cajup jo nuk eshte. Por eshte pjese e atij sistemi qe ka mare persiper te rregulloj gjerat ne shqiperi. Mendoj se rendesi nuk kane vetem protestat por edhe propozimet si rregullohen gjerat. Besoj te kesh mesuar ndonje gje ne ate vendin ku je.( nga flamuri nuk je ne shqiperi)
Une kam sjelle ketu tek peshku tek nje teme tjeter nje shembull nga nje leksion ne shkolle
Po e sjell me poshte per te ndihmuar te mos harxhosh kohe ta kerkosh
…Profesori hyn ne klase.Nxjer nga xhepi nje $100, na e jep ta kalojme neper duar te gjithe dhe pasi studenit i fundit ja jep profesorit, ky me nje leter ngjitese e ngjit ne tabelen e klases.
-Zoterinj thote porfesori- Sapo humbem kontrollin e $100ishit. Le te diskutojme kush e ka fajin.
Si gjithmon ne fillim akuza ju drejtua profesorit si i fundit qe kishte ne dore $100 shin. ( Njesoj si ne akuzojme sot Berishen)
-Por ju ma dhate -tha porfesori -une e perdora si mu dike me e arsyeshme dhe e humba.( Ne ja dhame voten Berishes apo jo?)
Atehere akuza filloj me radhe nga studenti qe ja profesorit deri tek i fundit. ( Sic bejme ne me fajin, duke filluar me biografira individesh, e akuzuar krahinat qe votuan keshtu e ashtu) Te gjithe te akuzuarit ne klase kishin nga nje justifikim. Disa kaluan ne ekstrem filluan te akuzojne administraten e shkolles qe kishte vendosur tabelen ne klase, te tjere kompanine qe prodhon leter ngjitese etj etj. ( SiIc bejme edhe me duke akuzuar te huajt qe na e kane fajin)Kishte kaluar pothuaj se mesi i ores se mesimit, kur nje student u ngrit ju drejtua tabeles e shkuli prej atje $100 shin dhe tha
Faji eshte i imi. Une e dija si mund ta rikthenim tek ne $100 dhe nuk thashe gje por ju lashe te humbisni pothuaj 45 minuta. Zoterinj ne e kemi perseri $100 dollarshin.
—–
30 December 2007 @ 6:23 pm
Personalisht jam shume konfuz ne lidhjen se cfare konkretisht perfaqeson levizja Mjaft .
Dihet qe shoqerija kapitaliste eshte e ndare ne shtresa dhe besoj se te gjithe dime te dallojme shtresat e ndryshme te popullit tone .
Peronalisht Mjaft-i me ngjan sikur perfaqeson ate shtrese qe vetem se ankohet per cdo gje ( qe per mua eshte ajo shtrese qe kalon diten neper klube duke pire raki , votke , konjak apo ndonje tjeter lloj pije qe nuk kushton shume por ama “barut” eshte ).
Kjo shtrese ka ne brendesi njerez nga moshat me te ndryshme , por ka nje gje qe i ben te ngjashem , jane natyre qaramanesh , dhe besojne se jane te zgjuar .
Se po te shikosh shtresat e tjera i jane shtruar punes dhe secili ka nje vizion se ku eshte duke shkuar .
30 December 2007 @ 6:23 pm
Ti shkruake tema teper interesante dhe kuptoke se Mjaft nuk eshte pjese e exzekutivit kjo me pelqen sinqerisht bravo !
30 December 2007 @ 6:24 pm
Faleminderit Cajup
30 December 2007 @ 6:26 pm
Me nder qofshe toko !
30 December 2007 @ 6:32 pm
Shqipo mos u nxito.Le te presim Klajd mbase ai si Mjaftis do te na sjelle ketu ndonje rast ku Mjaft nuk eshte sic thoni ju vetem “natyre qaramanesh”, ata mund te kene bere edhe propozime, dhe plane si mund te arihen apo rregullohen gjerat apo dhe denoncime ne prokurori per shkelje e vjedhje, qe permenden ne portestat e tyre.
Le te presim Klajd para se te arijme ne konkluzione
30 December 2007 @ 6:36 pm
Sa mire do ishte toko, sikur secili te bente punen e tij…. Sa mire do te ishte sikur qeveria te bente punen e saj….
30 December 2007 @ 6:43 pm
Natyrisht qe une nuk kam ndjekur hap pas hapi “punen” e Mjaftit por nga ato protesta qe i kam ndjekur neper media , nuk kam pare te ofrohet asnje zgjidhje , vec se ankime dhe sharje .
Nga eksperienca ime ne pergjithesi njerzit qe kane vizion , ( flas ketu dhe per zanatin tim ) fillimisht ofrojne zgjidhje , dhe pastaj ankohen ose i futen punes per te zgjidhur problemin . Kurse keta ( qe ndoshta ne vetvete besojne se te tjeret nuk i shohin problemet ) vetem sa ankohen dhe shajne .
Dhe duken si karagjoza ne syte e te tjereve , sepse te gjithe i dine problemet , por nuk kane ndonje rruge zgjidhje , prandaj nuk e hapin gojen per keto probleme .
30 December 2007 @ 6:44 pm
E drejte Klajd ja qe Qiviria nuk ben punen e saj. Po kjo nuk ju justifikon ju te mos beni punen tuaj apo e kam gabim? Bile une mendoj se fakti qe qeveria nuk ben punen e saj me shume duhet tju detyroj juve te beni punen tuaj.
Sodoqofte nuk me the ka ndonje vend per te lexuar propozimet apo denoncimet tuaja konkrete per gjendjen ne shqiperi?
30 December 2007 @ 6:45 pm
hahahahah, po ngaterron Qivirine toko, se ne punen tone e bejme
30 December 2007 @ 6:47 pm
Nuk eshte vetem qeveria ,por e gjithe shoqeria shqiptare qe eshte ne krize ,dhe me nje lule nuk vjen pranvera ,nuk eshte aq kollaj si mendon Mjafti ,me ca cuna dhe vajza qe dalin dhe dhurojne gjak apo luftojne qeverine me pankarta, me slogane dhe me qirinje ,te prekin ndjenjat e qeverise apo te popullit ..
30 December 2007 @ 7:03 pm
Me duket se nuk po ngaterj qeverine E thashe qe ajo qeshte Qiviri qe nuk ben punen e saj. Por nuk pranoj se ju po beni punen tuaj pavarsisht sa e gjate eshte lista e aktiviteteve tuaja.
Nejse Klajd dmth nuk ka ndonje vend ku une mund te shikoj ndonje porpozim tuajin per rregullimin e gjendjes. Me fal por ne kete rast do ti jap te drejte Shqipos.
Klajd nuk do te ishte me mire psh qe ato parate qe shpenzuat per ato kompjuterat dhurate doganes greke, te ishin shpenzuar psh te paguhej nje njeri qe te fotografonte linjat dyfishe ne Tirane dhe keto tja jepnit KESH dhe ne rast se Kesh nuk merte masa per ti hequr, ti publikonit ne gazete me emra dhe adresa te plota si dhe faktin qe KESH nuk beri azgje?
Ose parate e shpenzuara per pankarta e mitingje ti perdornin te punesonit nje specialist qe e njeh mire KESH dhe problemet e Energjise ne shqiperi a te bente nje studim si mund te rregullohej gjendja ne shqiperi. Kete studim tja jepnint qeverise dhe ne rast se ajo nuk e merte ne konsiderate atehere ta parqitnit ne publik.
Nuk do te ishte mire qe ne vend te parave te harxhuara per ahenjgje ne Durres te ishte bere nje studi per buxhetin dhe se si do te ishte propozimi juaj per buxheitn e shtetit. etj etj si keto
Per mua personalisht kjo do te ishte qe ju keni bere punen tuaj. Ne te kundert ju me kujtoni djalin tim 10 vjecar qe vetem kerkon kerkon perplas dyert dhe kembet kur nuk i plotesohet ndonje deshire. Por pa me argumentuar se si do ishte e mundur plotesimii kerkeses se tij. Por ai eshte vetem 10 vjec aq di Kam besim se ju dini me shume.
30 December 2007 @ 8:16 pm
urime MJAFT dhe suksese te metejshme…
PS: nje peshku me pseudonimin “gene” (dhe shume te tjereve) i zuri goja lesh gjate 2007 qe MJAFT te rrisi transparencen. Shpresojme ne 2008…
30 December 2007 @ 8:24 pm
Mjaft! ose ndonje perfaqesuesi te saj.
Vazhdoni me protesta se sikur vetem kaq te mbani ndezur..shpirtin e protestes qytetare JU i beni nje sherbim MJAFT te madh ketij populli fatkeqesisht qe ..
Prrrrret te Studioje Prrrrrrrobleme te Medha te cilat shtrrrrijne gjeresine dhe thellesine e tyre ne qenesi galaktikore ku shihen zzzzzzzgjidhje se si ti shpetoje QIRIRT dhe te kete pak UJE te rrjedhshem per te lagur buzet
30 December 2007 @ 9:42 pm
Mjaft, Mjaft, Mjaft.
MJAFT pra, se na lodhet…
Ankohet MJAFT-i, ankohet PS-ja, ankohet LSI-ja, ankohet PSD-ja, ankohet AD-ja, ankohet PDK-ja, ankohet PR-ja, ankohet PBDNJ-ja, ankohet BLD-ja, ankohet PA-ja, ankohet edhe PD-ja, ankohemi te gjithe…
Mjaft, po zgjidhjen kush na e thote?
Mqs askush s’e di apo s’e ka zgjidhjen, Mjaft me ankesa…
Harrova se ankohet edhe Veliaj. Apo ai hyn te MJAFT-i, apo jo?
Harrova qe ankohet edhe njefare Andrea Stefani (publicisti i vitit !!!)
Me sa duket qe te jesh personazhi i vitit ne Shqiperi duhet vetem te shash Berishen (shpikesh edhe nje term te ri: Berishizmi). S’ka pike rendesie se askush s’jep asnje zgjidhje konkrete. Duke filluar nga Berisha, Berishjanet etj. etj. etj…
Ndaj ju lutem juve te MJAFT-it, Mjaft!
30 December 2007 @ 10:23 pm
Kur Mjaft ka bere kaq kushedi sa ka bere qeveria.”LLafe imzot ,llafe”-do thoshte Shekspiri……Nejse urime Kristit ,Spiropalit e te gjithe Mjaft.Mot me shume e me mire.
30 December 2007 @ 11:40 pm
Goxha shkrim, s’jam duke e lexuar, por ndonjë që e lexoi a mund të më thotë nëse shkrimi futej tek arritjet e vitit?
3 January 2008 @ 3:12 pm
Te tjera OJQ, ku jane?
Ju uroj nje pune me te mbare per vitin tjeter!
5 January 2008 @ 2:34 pm
Me ndihmo edhe mua te lutem klajd dhe me thuaj ku shkruhet qe “mjaft” dha shembull pozitiv dhe i tregoi qytetareve, ne emer te te cileve flet e degjon, se nga vijne e ku shkojne parate e arkes.
5 January 2008 @ 9:47 pm
Prisni , prisni juve se do merni pergjigje .

26 April 2008 @ 12:05 am
Linku me siper nuk hapet, provojeni kete: http://img514.imageshack.us/img514/4782/festa20e20mjafttm2.png
Bejeni copy dhe paste tek browser-i juaj.
26 April 2008 @ 1:56 am
uot dhe hell!
26 April 2008 @ 8:43 pm
Sot jam Mjaftist! Nga Blendi Kajsiu
http://www.tokashqiptare.com/analizat/analiza-2006/mars/mars-15.htm
Pak ditё mё parё bёnё bujё disa fotografi tё drejtuesve tё lёvizjes Mjaft! qё zunё faqet e para tё njё gazete dhe gjithashtu u shpёrndanё nё njё fletёpalosje nga Parlamenti Rinor. Qёllimi i fotove ishte mjaft i qartё, tё diskretitonte lёvizjen Mjaft!, duke e cilёsuar atё si perverse, deviante apo orgjike. Pёr kёtё qёllim, disa foto ishin marrё jashtё kontekstit dhe iu servirёn publikut, i cili rёndom ёshtё i etur pёr ‘skandale’ tё tilla qё nё njё shoqёri konservatore si kjo e jona, lёnё gjurmё. Aq mё tepёr nё mungesё tё ndonjё tradite lokale karnavalesh apo festash tё ngjashme. Pёr tё gjitha kёto arsye nuk ёshtё çudi qё fotot nё fjalё t’ia kenё arritur deri diku qёllimit tё tyre. Edhe si pasojё e heshtjes apo mosreagimit tё njё sёrё faktorёsh. Disa mbase neglizhentë, tё tjerё mbase tё ndrojtur dhe njё pjesё e lumtur qё Mjaft! po diskretitohet, pavarёsisht nga mёnyra, nёn parrullёn ‘mjeti justifikon qёllimin’.
Sё pari, duhet thёnё fort dhe qartё se sulmi mediatik ndaj Mjaftit ёshtё jashtё çdo lloj etike debati apo polemike. Ai pёrbёn njё fenomen tejet problematik sepse sendёrzon njё traditё debati ku goditet individi dhe jo argumenti. Njё traditё kjo deri diku e tejkaluar nё skenёn tonё publike. Sulme tё tilla janё vёrtet tё shëmtuara, pasi ulin nivelin e debatit publik, e bastardojnё atё duke nxitur pёrplasje individёsh, karakteresh dhe jo çёshtjesh apo idesh. Nё kёtё mёnyrё prodhohen pseudodebate, ku palёt baltosin me zell dhe pasion njёri-tjetrin, por qё nuk i shёrbejnё aspak publikut. Pёrkundrazi, ato shtojnё dozat e dezinformimit, konsolidojnё dhe riprodhojnё steriotipet dhe synojnё tё demaskojnё individin dhe jo argumentin. Jo mё kot nё debate tё tilla bёhen akuza dhe aludime pёr perversitet seksual, pёr homoseksualitet, pёr fshatarizёm apo njё zot e di se çfarё. Gjithsesi, rezultati ёshtё shumё sharje dhe aspak argumente. Mёnyra mё e mirё kjo pёr tё çedukuar pikёrisht në ato çёshtje ku media mund tё luante njё rol informues dhe edukativ.
Nё rastin konkret janё pёrdorur disa fotografi tё aktivistёve tё Mjaftit nё njё festё karnavalesh, tepёr e zakonshme nё vendet perёndimore dhe janё interpretuar jashtё kontekstit. Kёto foto janё asociuar mё pas me koncepte tё tipit ‘orgji’, qё një pjesë e lexuesve i kupton pak dhe e trembin shumё. Mё pas janё shtuar edhe aludime pёr homoseksualitetin e mjaftistёve, duke prekur dhe nxitur kёshtu edhe mё tej homofobinё e kësaj pjese lexuesish. Nё kёtё mёnyrё ёshtё bёrё njё ‘demaskim’ pёrfundimtar i Mjaftit. Njё teknikё e shёmtuar kjo pёr tё paktёn dy arsye. Sё pari, kemi tё bёjmё me njё spekulim dhe dizinformim tё qartё. Sё dyti, edhe sikur tё gjitha aludimet nё fjalё tё jenё tё vërteta, ato nuk prekin thelbin e aktivitetit tё Mjaft! Orientimi seksual i kёtij apo atij aktivisti, drejtuesi apo simpatizanti nuk pёrbёn njё premisё mbi tё cilёn mund tё ngrihet njё kritikё e aktivitetit tё Mjaft! Dhe premisa tё tilla mund tё gjenden boll, ajo qё tё shqetёson ёshtё hapёsira ku kёrkohen premisat nё rastin konkret; orientimi seksual i lёvizjes Mjaft!
Fatkeqёsisht, kultura jonё ёshtё boll e mbarsur me njё traditё tё tillё problematike nga e cila tashmё ne kemi filluar tё shkёputemi gradualisht. T’i rikthesh kёsaj qasjeje nuk pёrbёn gjё tjetёr veçse regres. Sulme tё tilla mё shumё sesa Mjaft! dёmtojnё standardet e komunikimit nё jetёn tonё publike, duke na çuar minimalisht rreth 15 vite mbrapa, diku aty nga fillimi i trazicionit tonё tё pafund. Pёr mё tepёr sulmi nё fjalё ёshtё problematik, pasi nuk pёrbёn njё rast tё izoluar. Pёrkundrazi, ai ёshtё kulmimi i njё polemike tё gjatё midis Mjaft! dhe disa aktorёve tё tjerё shoqёrorё. Dhe nё kёtё polemikё njё kontribut mjaft problematik ka dhёnё edhe vetё lёvizja Mjaft! dhe kryetari i saj. Fatkeqёsisht shpesh simpatizantё apo aktivistё tё Mjaft! kanё pёrdorur tё njёjtёn qasje, duke u marrё me prejardhjen seksualitetin, origjinёn, emrin apo mbiemrin e kritikёve tё tyre. Mjafton tё sjellim nё vёmendje kёtu disa nga polemikat midis Erjon Veliajt dhe Mero Bazes, ku protagonistёt mё shumё sesa me argumentet, merreshin me njёri-tjetrin personalisht, diku me orientimin seksual, diku me emra apo mbiemra. Po kështu, debati i nisur midis Mjaft! dhe tё ashtuquajturve liberalёt e djathtё nё lidhje me procesin e pёrfaqёsimit tё Mjaft! degjeneroi nё sulme personale ndaj dy prej kёtyre tё fundit. Njёrit vetё, z.Veliaj, i vuri nё dukje faktin se kish ndryshuar emrin, ndёrsa tjetri (qё ёshtё edhe autori i kёtyre radhёve) u pёrkufizua si ‘njeri pa seks’ nga njё simpatizant i zellshёm mjaftist. Kurse nё rastin konkret, kёto polemika tё shёmtuara ndodhin midis dy organizatave rinore, qё duhet tё pёrfaqёsojnё njё brez dhe mentalitet tё ri nё jetёn publike. Mё pranë atyre standardeve evropiane pёr tё cilat shpesh baballarёt tanё kanё djerёsirё nё drejtimin e gabuar.
Megjithatё, asnjё gabim apo ‘mёkat’ i mёparёshёm i Mjaft! nuk mund tё justifikojё sulme kaq tё ulёta qё mё shumё sesa nё çdo gjё bazohen te spekulimi, qё anashkalojnё debatet e domosdoshme nё lidhje me organizata si Mjaft! apo edhe me sektorin e shoqёrisё civile nё pёrgjithёsi. Ka njё mijё e njё çёshtje pёr tё cilat Mjaft! mund dhe duhet tё kritikohet, qё nga procesi i brendshёm i pёrfaqёsimit deri te mёnyra sesi pёrcaktohen prioritetet qytetare. Ama, asnjёra prej tyre nuk pёrfshin mёnyrёn sesi aktivistёt e Mjaft! festojnё, kёrcejnё apo dёfrehen. Aq mё tepër, duke abuzuar me mungesёn e informacionit qё ekziston te publiku ynё nё lidhje me disa mёnyra tё festuari. Nё fakt, mёnyra mё e mirё pёr tё anashkaluar kritika thelbёsore pёr kёtё organizatё ёshtё tё merresh me kohёn e tyre tё lirё, kur kritikat duhen bёrё pёr kohёn e tyre tё zёnё. Mё shumё sesa pёr problemet e Mjaft!, sulme tё tilla flasin pёr mungesёn e fantazisё, mendimit kritik e etikёs dhe skrupujve tё atyre qё e bёjnё kritikёn. Fatkeqёsisht, nё kёtё proces cenohen disa parime bazё qё pёrbёjnё rregullat e lojёs nё skenёn publike. Rregulla qё nuk prodhohen apo mbrohen nёpёrmjet ndonjё shoqate gazetarёsh e as pёrmes ndonjё projekti donatorёsh. Tё gjitha kёto janё pa vlerё nёse ne nuk kuptojmё se cёnimi i disa standardeve apo parimeve qoftё kjo edhe nё dёm tё ‘armiqve’ tanё na dёmton tё gjithёve. Prandaj, duke ruajtur standardet, ruajmë, sё pari, vetveten. Mbase ky ёshtё i vetmi moment kur kundёrshtarёt duhen mbrojtur fort. Prandaj unё sot jam Majftist!
15 May 2008 @ 10:56 pm
Pyetje: Sa paguhen drejtoret e Mjaft?
15 May 2008 @ 11:06 pm
E ç’rëndësi ka sa paguhen?! Mos vallë paga e tyre, del nga xhepi i ndokujt nga ne dhe nuk e kam kuptuar unë? Le të kishte buxhet akoma më të madh MJAFT! që të mos kishte nevojën e askujt dhe atëherë, jam i sigurtë se reagimet do ti kishte më të forta e më insistuese.
Kjo është një metodë krejt e demoduar që, kur diçka duam ta dobësojmë, kërkojmë të gjejmë nga paguhet e sa para nxjerr. Fundja, nuk është MJAFT! një organizëm shtetërore dhe, duhet “të na japë llogari për taksat që na vjel”. Le ti mëshojmë logjikës.
15 May 2008 @ 11:18 pm
Sipas llogjikes se disa minoritareve, i bie qe OJF-te te marrin fonde edhe nga krimi i organizuar dhe ne te mos i kerkojme llogari. Kete llogjike qe eshte jollogjike keta tipa ta aplikojne tek helenet.
Eshte e thjeshte ceshtja: te behen publike pagat e njerezve te kesaj organizate dhe burimi i tyre, qe me besoni, jane shume te larta.
“Demode” jane avokatura me argumente te tipit “Mos vallë paga e tyre, del nga xhepi i ndokujt nga ne”. Te gjithe nga ne kane te drejten te pyesin per OJF-te, pagat e njerezve te ketyre OJF-ve, burimin e tyre etj., perderisa keto OJF angazhohen ne ceshtje me interes publik.
15 May 2008 @ 11:27 pm
Polico, si e ke emrin ti? ku punon? sa paguhesh? sa e ke qerane e shpise? a ke 7/11 te lagjja?
15 May 2008 @ 11:28 pm
Ç’argument bindës!
15 May 2008 @ 11:32 pm
Friend, ne momentin qe do kerkoj voten e shqiptareve, ne momentin qe do te drejtoj apo bashkedrejtoj ndonje OJF qe angazhohet ne ceshtje politike, sociale etj., do t’i bej publike te gjitha ato qe thua ti.
16 May 2008 @ 12:09 am
Drejtoret e Mjaftit mer polic nuk paguhen nga taksat e tua (kjo eshte thene nja 2 milione here ketu te peshku). Nese ti dyshon se ata keqperdorin kontributet per rroga, ti per vete dil nga lista e kontribuesve dhe mos jep asnje lek per ta. Dhe qe te jesh drejtues OJF-je nuk te fut ne listen e njerezve qe duhet te besh transparence te plote.
16 May 2008 @ 12:36 am
Edhe organizatat qe mund te financohen nga parate e Bin Ladenit, nuk kane te bejne me taksat tona, keshtu qe t’i leme te qete. U bete qesharak duke e perdorur kete, e kuptoni se nuk qendron kjo?!
Nuk po ju kerkojme drejtuesve te OJF-ve te bejne “transparence te plote” (konkretisht nuk po kerkojme te na tregojne se sa shtepi kane, sa makina, sa llogari bankare etj.), por te pakten te tregojne sa paguhen dhe burimin per ate rroge.
Nje OJF qe angazhohet ne ceshtje me interes publik duhet te jete transparente, duke filluar qe me pagen qe marrin dhe financimet e pergjithshme te OJF-se.
Si qytetar dua te di, keta njerez sa paguhen, pse paguhen, kush i paguan etj.
Ik tani se ti stonon dukshem ne kete diskutim.
27 June 2008 @ 10:05 pm