Identifikohu



Regjistrohu

Mitrovice, serbet sulmojne fshatin, UNMIK dhe KFOR qetesojne situaten

Nje grup i komunitetit serb kane sulmuar shqiptaret ne nje fshat ne afërsi te Mitrovices,ndersa mesohet se nuk ka te lenduar. Sipas zedhenesit te SHPK ne Mitrovice mesohet se ngjarja ka ndodhur ne Suhado gjate oreve te mbasdites. Aktualisht gjithçka eshte nen kontroll, ndersa ende nuk eshte realizuar asnje arrestim per kete ngjarje.

Nje grup i komunitetit serb kane sulmuar shqiptaret ne nje fshat ne afërsi te Mitrovices ndersa mesohet se nuk ka te lenduar. Sipas zedhenesit te SHPK ne Mitrovice mesohet se ngjarja ka ndodhur ne Suhado gjate oreve te mbasdites. Gjate nje lidhjeje telefonike me “News24″ te zedhenesit Besim Hoti mesohet se ne momentin e sulmit banoret e fshtatit Suhado kane qene duke punuar ne tokat e tyre kur nje grup i komunitetit serb kane ardhur duke i sulmuar.
Menjehere banoret e fshtatit jane larguar nga vendi i ngjarjes duke u shmangur nga sulmi. Ne kete moment kane nderhyre te gjitha forcat e policise si ato te Kosoves ashtu edhe turpat e huaj.
Sipas zedhenesit Hoti mesohet se ne vendin e ngjarjes kane mberritur me shpejtesi trupat e INMIK-ut, KFOR-it te cilet kane qetësuar situaten. Aktualisht gjithçka eshte nen kontroll, ndersa ende nuk eshte realizuar asnjë arrestim per kete ngjarje.

(News24/Balkanweb)

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

4 Komente »

  1. ababu thotë:

    31 Mars 2008 @ 6:52 am

    Perdoret me bujari gjate kesaj kryevepre gazetarie ne 8 rreshta termi “sulmuar” nja 8-9 here.
    Sikur lajm-sjellsat te na sqaronin edhe numrin e tankeve, autoblindave e helikoptereve te pales “sulmuese” qe me siguri konsistonte e perbere nga 10-15 katundare serbe……
    Me serioze u lutem.
    Ne fund te fundit me nder shtypi i “lire” ka shkaktuar nje inflacion ne ngarkesen konceptuale te termave kur perdor p.sh termin masaker” per rrahjen e ndonje individi, (dhe shperndarje demokracie vrasjen e 1-2 miljon civileve Irakene).

  2. gjipeja Shkruaji mesazh privat thotë:

    31 Mars 2008 @ 10:25 am

    Shkrimi eshte shume interesant, jo se eshte brilant nga ana gazetareske duke patur parasysh qe eshte marre nga nje agjensi e modelit “tabloid” qe s’e ka per gje ta beje qimen, tra.
    Interesant per mua eshte fakti se si mediat shqiptare e pasqyrojne ngjarjen, dhe ne anen tjeter si mediat serbe raportojne mbi te njejten ngjarje.
    Who’s stoning who, who’s the perpetrator, who’s the propagandist”.
    Nese e gjeni me thoni se po behem paksa konfuz. Shiko se si B92 e pasqyron:
    http://www.b92.net/eng/news/crimes-article.php?yyyy=2008&mm=03&dd=30&nav_id=48947

  3. AR31 Shkruaji mesazh privat thotë:

    31 Mars 2008 @ 12:18 pm

    Kosovaret sikur kane hyre ne nje gjume letargjik. Ku shkuan luftetaret e UCK’s? Kosova ka nje popullsi mbi 90% shqiptare - si i lejojne ata nje grusht maskarenjsh serb qe dikur hanin, pinin e pasuroheshin me ushtrite e tyre ndersa shqiptaret masakroheshin?! Kosova ka shpallur pavaresine, eshte shtet, lideret kosovare duhet ta besojne kete gje, eshte shtet i pavarur! Atehere silluni si shtet, ndalini keta keqberes dhe cojini para drejtesise.

  4. ilire thotë:

    31 Mars 2008 @ 7:12 pm

    Pershendetje nga Austin Texas,
    Lajmi i larte permenduar eshte”Asgje e re ne keto trojet tona?”.
    Me shtrengoi zemren , Ar31 dhe pyetja e tije!?
    Kosova dhe Kosovaret jane ne andren e “pevarsise”,nga” varesia “e te qenunit Shipetar.
    Ju dua te gjitheve.

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.