Misteri i satelitit spiun amerikan dhe dhjete hamendesime.
Ky artikull eshte marre nga gazeta SOT me autor Edmond Caushi
1.
Z.Rama po “shetiste” neper internet, duke lexuar lajme te ndryshme, kur papritur lexoi se një satelit spiun amerikan i dalë jashtë kontrollit dhe me përmasat e një autobusi të vogël, pritet të përplaset në një destinacion të papërcaktuar ende në tokë brenda disa javësh.Mendimi i pare qe i erdhi ne koke, ishte te perfundonte sa me shpejt rrugetimin neper Shqiperi, sepse fati i kishte ardhur ne dore.
Pas perplasjes se satelitit spiun amerikan( ne afersi te Kryeministrise dhe ne momentin kur aty do te ishte duke u zhvilluar mbledhja e Qeverise),duhet te bente gati Partine, per zgjedhje te parakoheshme parlementare. Keto zgjedhje, e vendosi, do ti fitonte pa ndihmen e aleateve te vegjel, te cilet tani nuk i duheshin per gje tjeter, vetem per ti marre ndonje pjese nga torta, qe “Zoti” po ja ofronte nga qielli me shpejt se ai kishte menduar…
2.
Z.Xhuveli po pushonte ne veranden e viles se tij ne plazhin e Golemit, kur nga radioja degjoi se nje satelit spiun amerikan i dale jashte kontrollit dhe me permasat e nje autobuzi te vogel, pritet te perplaset ne nje destinacion te papercaktuar ende ne toke brenda disa javesh. E gjeta dhe kete here zgjidhjen, mendoi z.Xhuveli duke u hedhur perpjete nga ulesja ku po qendronte. Falenderoi me gjithe shpirt “Zotin” qe godinen e ministrise se Mjedisit e kishte vendosur larg Kryeministrise, ku padyshim do te perplasej sateliti spiun amerikan…
3.
Z. Maks Velo po lexonte ne gazete nje artikull mbi misterin e një sateliti spiun amerikan i dalë jashtë kontrollit dhe me përmasat e një autobusi të vogël, i cili pritej të përplasej në një destinacion të papërcaktuar ende në tokë brenda disa javësh. Ju kujtua letra e hapur qe i kishte derguar z. Kryeminister por dhe ambasades amerikane,si qytetar amerikan qe ishte, mbi kercenimin e vazhdueshem qe i kishin bere ne nje gazete ditore dhe menjehere falenderoi “Zotin” qe po e ndihmonte ne kete menyre, duke i sjelle ndihme satelitin spiun amerikan, i cili patjeter qe do te binte mbi redaksine e gazetes qe e kishte kercenuar, se nuk kishte ku te binte tjeter. Megjithese u qetesua njefaresoj, prape po mendonte, se kujt ti dergonte falenderime pas kesaj dhurate, z.Kryeminister apo ambasades Amerikane?…
4.
Lul Basha levizi pak krahun e mpire nga qendrimi pa levizur per ore te tera ne avionin e linjes …, kur degjoi nga pasagjeret qe kishte prane, nje bisede, per një satelit spiun amerikan i dalë jashtë kontrollit dhe me përmasat e një autobusi të vogël, qe pritej të përplasej në një destinacion të papërcaktuar ende në tokë brenda disa javësh. Ne moment, ju kujtua z.Brace, qe nuk linte foltore pa permendur rrugen Durres - Kukes dhe emrin e tij, buzeqeshi pak dhe nga lartesia ku ndodhej, i drejtoi zotit nje “Lutje”…
5.
Zoti Ndoka ishte duke pergatitur nje raport mbi sukseset e shendetesise Shqiptare, gjate kohes qe ai drejtonte ministrine e Shendetesise, kur syri i kapi ne nje stacion televiziv lajmin se një satelit spiun amerikan i dalë jashtë kontrollit dhe me përmasat e një autobusi të vogël, pritet të përplaset në një destinacion të papërcaktuar ende në tokë brenda disa javësh. Ju kujtuan zyrat e partise se zotit Lesi, qe e kishte bezdisur shume keto kohet e fundit, dhe falenderoi “Krijuesin” qe po i ndodhej prane atij dhe partise se tij, qe ai e kishte shume per zemer…
6.
Z.Thaci i zene sic ishte me pergatitjet e fundit per deklaraten e Pavaresise, ne nje moment pushimi po degjonte nga keshilltari i tij i afert nje lajm, sipas te cilit një satelit spiun amerikan i dalë jashtë kontrollit dhe me përmasat e një autobusi të vogël, pritet të përplaset në një destinacion të papërcaktuar ende në tokë brenda disa javësh. Piu pak nga caji qe kishte mbi tavoline, dhe mendoi se, neqoftese partneret i kerkonin qe ta shtynte perseri daten e shpalljes se pavaresise, ‘Zoti” ta ndihmonte duke afruar daten e perplasjes se satelitit spiun, diku ne kufirin verior te Kosoves …
7.
Zoti Topi i lodhur pas vizites se tij tre ditore ne Kosove, po shkonte per ne presidence, kur degjoi shoferin qe po i thoshte se gjate diteve qe ai kishte qene per vizite ne Kosove, televizonet kishin folur per një satelit spiun amerikan i dalë jashtë kontrollit dhe me përmasat e një autobusi të vogël, i cili pritej qe të përplasej në një destinacion të papërcaktuar ende në tokë brenda disa javësh. Ashtu i lodhur, mendoi sikur “Zoti” ta kishte perplasur satelitin spiun diku midis Prishtines, diteve kur ai kishte qene per vizite atje, dhe z. Sejdiu ti kishte dhuruar nje cope nga kjo relike e ralle…
8.
Z.Kastriot Myftari po pergatiste nje artikull mbi konspiracionin hebre ne Tirane, kur nga gazeta qe kishte ne dore, lexoi lajmin se një satelit spiun amerikan i dalë jashtë kontrollit dhe me përmasat e një autobusi të vogël, pritet të përplaset në një destinacion të papërcaktuar ende në tokë brenda disa javësh. Nuk ka mundesi ti dale amerikaneve jashte kontrollit, mendoi menjehere, do te jete ndonje loje e miliarderit Soros kjo pune…
9.
Muc Nanua po zgjidhte disa fotografi per emisionin e tij te radhes ne Top Channel, kur i zuri syri nje fotografi te nje sateliti qe ishte fiksuar diku ne hapsiren ndermjet Italise dhe Shqiperise. Pa dicituren dhe lexoi se, një satelit spiun amerikan i dalë jashtë kontrollit dhe me përmasat e një autobusi të vogël, pritet të përplaset në një destinacion të papërcaktuar ende në tokë brenda disa javësh. Duke pare fotografine, liroi pak shallin e kuq nga qafa dhe mendoi se duhet ta sillte ne studio patjeter Kryeministrin, para se sateliti i vogel te perplasej, pa dyshim mbi koken e tij…
10.
Avdiu, gabeli qe e kishte shtepine afer bregut te lumit, po trazonte me nje shkop mbeturinat, perreth nje kazani plehrash, me shprese se do ti dilte ndonje kanace ose ndonje cope hekuri, per ta shitur. Duke i perzier mbeturinat, ne maje te shkopit i mbeti nje cope gazete. Kurioz nga natyra, e afroi tek syte gazeten dhe pa nje si bicim avioni qe qendronte ne ajer. Lexoi me veshtiresi se një satelit spiun amerikan i dalë jashtë kontrollit dhe me përmasat e një autobusi të vogël, pritet të përplaset në një destinacion të papërcaktuar ende në tokë brenda disa javësh. E hodhi menjehere gazeten ne toke, peshtyu mbi te dhe u largua per te kazani tjeter i mbeturinave, duke lutur “Zotin” qe mos ta perplaste ate “gjene”, nga bregu i lumit ku kishte kasollen dhe kalamajte.


2 Shkurt 2008 @ 10:57 am
Shume e bukur, Bravo….
Vetem duhet te kishe permendur dhe kryeministrin aktual….
I duhej nje ngjarje e tille