Identifikohu



Regjistrohu

Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa

oketa.jpg

Zv. Kryeministri Gazmend Oketa emerohet Ministri i ri mbrojtjes. Ai merr detyren me 28 mars, 2008 duke zevendesuar ne post Fatmir Mediun.

Deputet në zonën: 029

Si përfaqësues i: PD


Edukimi:

Universiteti Politeknik i Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit.

Veprimtaria profesionale:

1993-1995: asistent pedagog në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit; 1995-1997: njësia e menaxhimit të Projektit të Bankës Botërore për Rehabilitimin e Ujësjellësit të Durrësit, specialist supervizor; 1997-2001: Administrator dhe Manaxher i Shoqërisë “Teuta Konstruksion” sh.p.k.; 2001 e vazhdim: aktivitet privat, Drejtues Ligjor i Firmës G&A sh. p. k.; konsulent projektues edhe për Kompani të huaja.

Veprimtaria politike:

1990: anëtar i Lëvizjes Studentore; 1991: anëtar i grevës së urisë së studentëve; 2003: anëtar i Këshillit Bashkiak Durrës, grupimi i PD-së; 2004: Nënkryetar i Degës së PD-së, Durrës.

Sapo te behen te disponueshme do te sjellim ketu me shume informacion per ministrin Oketa. I urojme suksese ne detyre.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

60 Komente »

  1. Ardi thotë:

    29 Mars 2008 @ 8:01 am

    Ne fillim te viteve ‘90 nuk eshte bere asnje dite mesim. Merre me mend pastaj formimin e tij.
    Na mbyten dursrsaket, shijaksit etj ne kete qeveri me ne krye Salen e Berishajve.

  2. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Mars 2008 @ 8:24 am

    Po pse mer, bashkë me Akademinë e Shkencave e kanë zhdukur dhe Shkollën e Bashkuar në Shqipëri që nuk mund të gjejnë një USHTARAK për ministrinë e mbrojtjes?
    Ndoshta jemi tallur shumë kur kujtonim mjelëset e dalluara që shkonin në ministrinë e bujqësisë…. :(

  3. Panella M thotë:

    29 Mars 2008 @ 8:28 am

    “………….1991: anëtar i grevës së urisë së studentëve” :)
    :)

  4. ksevi thotë:

    29 Mars 2008 @ 8:37 am

    Po ky inxhinieri do na ngrej gerdec tjeter?

  5. Ardit Rada Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Mars 2008 @ 10:10 am

    Urime per detyren Zoti Minister.
    Paç sa me pak Gerdec-a.
    S’po them “mos paç” se qe do kete prape kjo dihet, po qofte sa me e vogel kesaj rradhe.

    PS: meqe ra fjala e moret vesh qe ishin helmuar 100 punetoret e firmes Bechtel andej nga Kalimashi dhe e mbajne sekret si lajm?

  6. Koth thotë:

    29 Mars 2008 @ 10:16 am

    Lajmi ketu eshte qe:

    Kryeministri i vendit dhe Kryetarja e Parlamentit nuk moren pjese ne ceremonine e Betimit te ketij Ministrit.

    Hajde dhe besoji kesaj lloj marredhenieje !

    P.S. Ardit ! Edhe Diarene ( heqjen e barkut ) do beni lajm tani more ? Po leni tani se nuk jane shaka keto historite e helmimeve.

  7. ardi Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Mars 2008 @ 10:27 am

    Ky shkrim eshte sjelle ketu per ti dhene pak pluralizem ‘peshkut’ sepse javet e fundit ja kaloj edhe Zerit te Popullit per nga propaganda e tipit stalinist.
    lajm i fundit Berish-Topi mbas anetaresimit ne Nato javen tjeter te ftuar ne Kroaci prej presidentit Bush.

  8. Ardit Rada Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Mars 2008 @ 10:31 am

    Koth!

    Te te zeje barku s’eshte njesoj si te helmohen 100 vete ne nje kantier ndertimi qe punonin per hesap te shtetit e miletit.
    Keto 100 punetore te helmuar nga mishi jane ne spital.
    Po sikur te vdisnin (mos e thente Zoti), do quhej lajm?

    Or ti vlla, ketu po ndodh perdite nganje akt terrorist.

    Njeri i ve bomben shtepise qe te vrase gruan brenda, 100 punetore helmohen, nje polic plagos veten per te krijaur alibi, njeri gjendet i vrare ne pyll me thike ne zemer, Gerdeci iku per fis, makinat po bien perdite ne humnere.
    Ca do me ti ? Te na binjakezojne hedhjen ne ere te 15-Kateshit me Twin Towers??

  9. ThoughtPolice Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Mars 2008 @ 10:33 am

    Edhe per helmimin e 100 e ca punetoreve te Rreshen - Kalimash, e ka fajin Berisha, prandaj e fshehin lajmin…

    Po ju sikur keni ardhur direkt nga organizatat e Partise se Punes mer daj, nuk keni pasur faze tranzitore fare…?

  10. Ardit Rada Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Mars 2008 @ 10:35 am

    ardi thotë:
    29 Mars 2008 @ 10:27 am
    Ky shkrim eshte sjelle ketu per ti dhene pak pluralizem ‘peshkut’ sepse javet e fundit ja kaloj edhe Zerit te Popullit per nga propaganda e tipit stalinist.

    ardo kot me te pyt une ty vlla, ca dmth propagande e tipit stalinist?
    dmth ku ndryshon nga propaganda e tipit perendimor.
    po se pate bezdi ma thuaj ne menyre te qarte se jam kurjoz se na pyet njeri e ngelim si injorante, si japim dot pergjigje.

  11. Ardit Rada Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Mars 2008 @ 10:43 am

    ThoughtPolice, ne mer daj kemi ardh nga Partia e Punes ne moshen 5 vjecare e kemi hyre ne tranzicionin infinit mirepo spo marrim vesh akoma a ka dale Berisha nga Partia e Punes menderisht apo jo.Po qe kjo e fundit te kthehemi dhe ne prape me PPSH o vlla te mos jemi ndryshe nga “shumica”.
    Sa per helmimin o krye-inxhinjer se ka fajin Berisha por ai kontrolli veterinar qe duhet te kontrolloje ushqimet.Po dhe IKV po ta shohesh holle-holle s’ka faj se te marresh anetaret e KOP-it e ti vesh te drejtojne bujqesine e veterinarine edhe kjo sikur s’shkon.
    Nejse, me Salen s’flitet!
    Kshu, me fal: Me ju s’flitet!

  12. ThoughtPolice Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Mars 2008 @ 10:55 am

    Avash avash se do gremisesh. Mosha mer daj, mund te jete edhe 5 edhe 50, nuk ka shume rendesi…
    Nese ke ardhe nga PPSH-ja ne moshen 5 vjecare, aq me keq per ty…se kete mentalitetin stalinist dhe punist (ta shpjegoj po te duash kete) e ke marre ne doza te larta (nuk ke faj se ta kane dhene te tjeret)…aq te larta sa edhe nje helmim ushqimi, e quan akt terrorist…

    Qe ta marrim vesh njehere, i gjithe elektorati i PS-se dhe Rames eshte katandisur ne puniste dhe staliniste, apo ka edhe te moderuar??

  13. ardi Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Mars 2008 @ 11:03 am

    Propagande e tipit Stalinist : te gjitha shkrimet kunder armikut(Berisha) , denohet pa gjyq . Mbas Gerdecit tek ‘Peshku’ shkruhej me nje gjuhe kafshesh kunder kryeministrit i cili perfaqeson Shqiperin eshte votuar nga gjysma e Shqiptareve. Nje gjuhe e tille nuk mund te pritet prej njerezve qe jetojn ne vende te civilizuara dhe pretendojn te kene kulturen e ketyre vendeve.

  14. Ardit Rada Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Mars 2008 @ 11:04 am

    Po une s’kam informacion per elektoratin e Rames me thene te drejten.Mund te pyesesh Arben Imamin se ai ka qene nje cope here andej nga e majta.
    Problemi juaj eshte se cdo njeri qe perdor nje llogjike te veten te drejte apo te gabuar, quhet punist, komunist stalinist, enverist, maoist, titist, etj etj.
    Qe te jesh i mire dhe i zgjuar me ju demokratet ka vetem 1 metode: Te cohesh ne mengjes te lexosh Rilindjen Demokratike dhe te mendosh gjithe diten ashtu sic shkruan gazeta juaj!

    Edhe 1 here Oketes gezuar diten e pare te punes.

  15. tani 78 thotë:

    29 Mars 2008 @ 11:06 am

    mendoj se e vendosi berisha per ta hequr menjane se e ka rival

  16. adriatik thotë:

    29 Mars 2008 @ 11:06 am

    Oh, sa mire, tash kena me ngrane hekun!
    Nga “Te korrat” e Migjenit.

  17. Ardit Rada Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Mars 2008 @ 11:10 am

    ardi kryministri nuk u votua nga gjysma e shqiptareve por nga gjysma e atij 46% votuesisht qe ishin shtetas te republikes se shqiperise ne moshe madhore.

  18. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Mars 2008 @ 11:25 am

    …PS: meqe ra fjala e moret vesh qe ishin helmuar 100 punetoret e firmes Bechtel andej nga Kalimashi dhe e mbajne sekret si lajm?…

    Po ja edhe e mori vesh, c’ti beje Ministri i Mbrojtjes ketij muhabeti? Nese ka pergjegjesi duhet kerkuar ne tjeter vend.

  19. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Mars 2008 @ 11:27 am

    O Ardo (nga Italia se do merzitet Ardi tjeter :) ),

    Kur ti (qe zakonisht je si ai kali i karroces me mbulesa sysh anash qe te shkoje vetem andej nga i thote karrocieri) flet per gjuhen e perdorur ketu, mua me hipen nje gaz i papare qe sinqerisht me permirson shendetin vella :)

    Faleminderit!

  20. ThoughtPolice Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Mars 2008 @ 11:32 am

    Para disa ditesh tentova (pa sukses) te sillja tek peshku, nje shkrim te Martin Lekes qe fliste per Gerdecin, por ndryshe nga “analizat” dhe opinionet qe u bene rendom keto dite per kete tragjedi, M. Leka analizonte dhe shprehte opinionin e tij, per menyren se si e kishin pasqyruar mediat kete ngjarje, diten e tragjedise dhe pas saj…Dhe nuk i kursente kritikat e tij per mediat dhe gazetaret qe bene nje “informim tendencioz dhe shpesh here manipulator” (jane fjalet e M. Leka), dhe per “cinizmin” e treguar etj. Nderkohe qe fliste edhe per pergjegjesine ne kete ngjarje te qeverise dhe institucioneve…

    Por, te nderuarit “mbikeqyres” te peshkut, nuk e pane te arsyeshme ta publikonin tek peshku kete shkrim, qe do te ishte nismetar i nje debati te dobishem…nga anetaret e peshkut dhe lexuesit e tij…

    Prandaj ky lajmi i publikuar per Oketen, per te ngjyrosur me pluralitet informacionesh peshkun, eshte thjesht hipokrizi..

    Po na ofendoni tani! Mos e ulni kaq poshte inteligjencen tone, se me demek, ketu ne hapesiren e peshkut, ka pluralitet opinionesh dhe informacionesh dhe “mbikeqyresit” e peshkut, edhe pse jane perkrahes te deklaruar te opozites, jane te pavaruar dhe objektiv, ne drejtimin e peshkut…

  21. ThoughtPolice Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Mars 2008 @ 11:33 am

    Shkrimin e M. Lekes mund ta lexoni tek linku poshte:
    http://www.panorama.com.al/index.php?id=12390

  22. Ardit Rada Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Mars 2008 @ 11:36 am

    Po ja u mor vesh qe Peshku eshte i majte politikisht.
    Ca halli ke ti tani? Do pluralizem me zor? Ska o vlla pluralizem. Kaq e kemi pluralizmin ne si Ramiz Alia; pluralizem mendimi por jo veprimi.
    Te zugjeroj vllai ty nje faqe tjeter tamam per ty? www.edsh.org

  23. Koth thotë:

    29 Mars 2008 @ 11:58 am

    Polic,

    ja per hatrin tat , me rekomandimin tat e lexova une kete recencen e ketij te panorames.

    Kam parë të qajnë në ekran këto ditë Sonila Meçon, gazetaren e njohur të Vizion pas një kronike tronditëse dhe prezantuesen Alketa Vejsiu në TV-Klan po pas një kronike tepër emocionale…

    Po nje gje nuk mora vesh ne shkrim une : kush i beri keto cucat per te qare kush ?
    I benin per te qare solidariteti apo tragjedia e bere me doren e shtetit ?

    Asaj pyetjes atje me siper i pergjigjesh dot ? Perse Kryeministri i Vendit dhe Kryetarja e Parlamentit nuk moren pjese ne ceremonine e betimit te Ministrit te Mbrojtjes ?

    Dhe a e shef ti si rrezik dhe cenim te sigurise kombetare kete mungese respekti apo bashkepunimi institucional ?

    Po betohej Ministri i Mbrojtjes ne zyren e Presidentit dhe jo Shaban Memia ne krye te shtabit te eleminimit te demeve.

    Ideja eshte te na thush ndonje gje tani kur eshte taze.

    Mban ere i cike kjo polic, por zaten kuj je mes m.uti.t nuk e ndjen ate.

  24. Vlore1920 Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Mars 2008 @ 12:04 pm

    Veprimtaria politike:

    1990: anëtar i Lëvizjes Studentore; 1991:
    ————————————————-
    Te gjithe anetare te levizjes se dhjetorit :D. Keshtu e kane ne CV shumica e parlamentareve dhe ministrave, pamvaresisht se e kaluara e tyre eshte e dyshimte.
    po kjo s’ka rendesi, rendesi ka qe asnje nga keta trimat e dhjetorit nuk mbart vlerat dhe idealet e verteta te asaj levizjeje.

    Peshku mund te jete dhe i majte po ka te pakten lirine e mendimit, pastaj te kritikosh qeverine nuk do te thote qe je komunist a stalinist.

  25. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Mars 2008 @ 12:06 pm

    S’e mora vesh se përse duhej ai artikulli i Panoramës?
    Kush ishte lajmi apo argumenti?
    Që gazetarët shqiptarë duan material për të mbushur faqet???
    Qe vetëm Gërdeci që na hoqi artikujt që flisnin për gazetarët shqiptarë (tani s’më vjen ndërmënd titulli, por po të jeni lexues të rregullt të peshkut, i fundit ka qënë një artikull me “këshillat” se si të përdorej tel elektriku….

  26. Ardit Rada Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Mars 2008 @ 12:38 pm

    o edrus duhej apo sduhej eshte pune tjeter
    ajo qe me shqeteson mua eshte se ai artikull nuk ekziston fare sipas atij linkut qe na dha polici :)

  27. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Mars 2008 @ 12:53 pm

    Jo Ardit, shiko mirë se unë e gjeta… bile vetëm se nuk e njoh Policin nuk po ja them ndonjë fjalë :) , sepse prej andej, vajta dhe lexova këtë artikullin tjetër… në artikull shkruhej që:

    Gazetarët e ekonomikes më të madhe në botë, kanë analizuar realitetin ekonomik shqiptar që nga plehrat e Tiranës deri te integrimi, rruga Durrës-Kukës dhe energjia elektrike. Ditë historike. Një realitet tejet pozitiv i parë nga gazetarët e FT.

    , por që sinqerisht nuk arrita ti lexoja me po aq optimizëm përkthimet e artikujve të FT.

  28. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Mars 2008 @ 1:29 pm

    Polic, edhe shahun që kishte panorama që mu duk një gjë simpatike, e paska “kokderr”… ka gjysëm ore që është mat, dhe vazhdon të thotë që kompiuteri po mendohet :)… po e lë të mendohet, por më duket se nuk lëviz nga istikami :)

  29. toko thotë:

    29 Mars 2008 @ 1:48 pm

    Ne kohen kur ndodhi Gerdeci ka qene Zv/MIn Cfare lidhje kishte ai me Gerdecin si pjestar dhe Zv/Min i Ministrsie se Mbrotjes. Mos dha doreheqjen nje Meidi per te sjelle nje Meidi tjeter?
    Dinte valle ku Zv/min cfare behej ne Gerdec? Ishte ai pjestar i mbledhjeve te Min kur diskutohej Gerdeci dhe Delijorgji? A ka degjuar duke patur zyrat ngjitur me Min kur Z.Meidu theriste se Gerdeci duhet ti jepej Delijorgjit.
    Ku raporte drejtor i ndermarjes MECO kur Min ishte me sherbim, pushime po i pire dhe nuk paraqitej ne pune?
    Perse dha dorehqjen Mediu?

  30. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Mars 2008 @ 2:23 pm

    O Toko, këto pyetje nuk ja bëjnë as komunistat e peshkut dhe ja bën ti??
    Kanë të drejtë kur thonë që peshku edhe mëndjet e lira (në kuptimin pa pregjykime) si e jotja, i bën komunista :P

  31. toko thotë:

    29 Mars 2008 @ 4:40 pm

    Edrus Sepse “komunistat e peshkut” mendojne se Oketa eshte i ri dhe ka te ardhme, do te jete ai sipas ketyre “komunisteve” qe do te zevendesoj Berishen dhe rinovoj PD. Nisur ketu edhe nga disa fakte qe sjell Koth qe Berisha dhe Topallja nuk ishin ne gradimin e tij nga Zv/min ne Min. Sepse “Komunistat e peshkut” akoma besojne tek individi njesh. Sipas tyre Gerdecin e beri Berisha i vetem .
    Ndersa une mendoj ndryshe. Une mendoj se Gerdecin e beri jo Berisha i vetem por e beri politka jone pavarsisht nese ajo eshte ne Bashki ne Ministri apo ne K/ministri. Pavarsisht nese ajo eshte ne zyrat qendrore te nje partie apo ne zyrat e nje komunie. Faji fillon nga K/Ministri ne Tirane deri tek komuna ne Vore. Ruges nga K/ministira faji ndalon ne mini. e mbrotjes, ndalon ne Bashkine e Tiranes, ndalon ne zyrat e PD dhe ato te PS per te aritur ne komunien e Vores. Une mendoj se pavarsisht se je 25 vjecar, 35 vecar apo 85 vjecar, pavarsiht se ke bere shkollen e partise apo shkollen e Fullcit, deri sa punon e jeton ne keto zyra para Ligjit moral dhe ligjor te gjithe duhet te jene njesoj. Une mendoj se vetem keshtu mund qe shqiperia te behet me politke te ndershme ( aq ndershmeri sa lejohet ne politike) Dhe koha ka treguar deri tani se une kam te drejte. Delijorgji njesoj beri marveshje si me 25 vjecaret e Miamit, ashtu me 35 vjecaret e ministrise se Mbrojtjes dhe Bashkise se Tiranes apo me 85 vjecaret e K/Ministrise.
    Une mendoj se frika ndaj ligjit moral dhe ligjor eshte e njesojte si tek 25 vjecaret, si te 35 vjecaret apo tek 85 vjecaret. Dhe eshte kjo firke qe duhet te funksionoje qe Oketat e ardheshem te mos na sjellin Gerdece te rinj.Ne te kundert duke i falur keta Oketat ne ju bejme atyre dhe vetes tone te keqen me te madhe U heqim atyre friken ndaj nesh, I bejme ata te pa mbrojtur ndaj Delijorgjeve te rinj qe do te vijne, qe perkthehet ne bomba ne dyert e shtepive tona.
    Prandaj e shiko Oketen si nje zevendesim te Mediut me Mediun Pasi moralisht ai eshte po aq fajtor sa edhe Mediu per Gerdecin dhe moralisht ai nuk duhet te ishte ne ate post. Ndryshe bejme rotacionin e pa moralte te reotave ne shqiperi.

  32. Koth thotë:

    29 Mars 2008 @ 4:51 pm

    Toko,

    ja te beje daja nja dy sqarime ty :

    Oketa ka qene zv.Kryetar i Keshillit te Ministrave dhe jo zv.Minister i Mbrojtjes. Ndaj ato pyetjet qe ke bere heee eee e kupton vete ti . ;)

    Nuk u gradu po u dekretu Minister i Mbrojtjes dhe Kreret e shtetit i bene shurr.en atij institucioni qe diten e pare.

    Psete mos u lodh me i gjet ke peshku

  33. toko thotë:

    29 Mars 2008 @ 5:08 pm

    Koth, dhe peshkatare ne rregull me falni per gabimin
    Por perseri pyetjet qendrojne ( Hiq ate qe zyrat i kishin ngjitur, distanca pak me larget, disa godina me tutje :( )
    Perseri pyes Cfare pergjegjesie Morale ka Oketa per Gerdecin ( Ai ka qene ne mbledhjet e keshillit te ministrave apo jo? Dinte ai per Gredecin qofte edhe nga te thenat e pabesushme te Kokalarit etj ) Cfare sektoresh ka mbuluar si Zv/K/minister. Mborjten??? mbase, mbase jo Une nuk di shume prandaj po dhe pyes dhe pyes se kam ato shqetesime qe kam ngritur me siper.
    Sa per shuren e atij insititucioni ata i kane bere shuren gjithe qiverise nje pike me shume apo me pak nuk e heq eren e qelbet qe solli Gerdeci.
    Mbase dhe jam gabim por mendoj se per shqetesimin qe kam, kam te drejte te pyes apo jo :) Por une mendoj se dicka do te ndodhe pas 4 Prillit, prandaj ata kete radhe nuk u perpoqen te fshiheshin kur permireshin mbi ate ministri. Kete radhe e bene hapur ndryshe nga heret e tjera kur shkonin prap feres per te bere….. ju e dini cfare.

  34. Koth thotë:

    29 Mars 2008 @ 5:20 pm

    Mbas 4 Prillit ne media dhe ne peshk gjithashtu do bejme lloqe Kavaje per :

    Per lidhjet e Delijorgjit me politiken.
    Per kontrabanden e armeve.
    Per riformatimin e qeverise.
    Per lidhjen e Delijorgjit me Bashkine e Tiranes
    ———————————————–

    Keto si kryesore, ndersa si sekondare :

    Do flasim per arrestimin e mundshem te Fatmir Mediut
    ————————————————-

    Terciale :

    Do flasim per 1 Prillin Diten e lavdishme te Rrenave dhe sa eshte tani cmimi i nje moteli duke menduar qe para disa viteve ka qene 5 Mije lek te vjetra.

  35. gre_wireless Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Mars 2008 @ 5:30 pm

    Polic, mire kane bere adminet e peshkut qe nuk ta kane botuar ate artikullin. Jo cdo artikull mund t’ia vleje te botohet. Dhe nese ata nuk ta kane botuar nuk do te thote se e kane bere me qellim per te evituar diskutimin alternativ. Perkundrazi, ajo teme eshte diskutuar gjeresisht dhe prurja e jote nuk perben asgje te re. E hodhi pari tezen kryeministri kur sulmoi mediat para disa ditesh, dhe u diskutua ketu tek peshku me mbi 200 komente. E solli perseri kryeministri as nje jave me vone kur krahasoi NY Times me leter higjenike dhe perseri u diskutua shume si teme. Pra, i dashur Polic, e ke marre shume personalisht mosbotimin e prurjes tende dhe po reagon ne menyre feminore duke e akuzuar peshkun per mjet progagandistik. Ketu ka hapesire per diskutim te lire nga te gjithe, per sa kohe nuk perdorin fyerje personale dhe forumi do ishte menyre shume e keqe propagande mendoj une…

    Nga ana tjeter edhe dy llafe per adminet. Ndoshta na keni mesuar keq duke qene gjithmone te gatshem dhe keto kohet e fundit jeni me te zene se zakonisht, por me ka ndodhur dhe mua qe disa kerkesa per botim ose per gjera te tjera ne lidhje me faqen jane injoruar. Eshte e drejta juaj ekskluzive t’i permbushni kerkesat qe ju behen ne lidhje me faqen, por nese do jepnit nje arsye te shkurter se perse nuk e botuat nje shkrim do ishte me mire per te gjithe. E para, njerezit nuk do te ndiheshin te injoruar dhe do te vazhdonin te merrnin pjese tek peshku me po aq kenaqesi sa me pare dhe e dyta, do ta dine me mire ne te ardhmen se cfare te dergojne ose jo…

  36. ThoughtPolice Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Mars 2008 @ 6:05 pm

    @ gre wireless

    Nuk kam ndonje dyshim qe administratoret, kane bere “mire” qe nuk e kane publikuar tek peshku shkrimin ne fjale. Absolutisht qe tek peshku nuk duhet te kishte vend per nje opinion te nje gazetari me eksperience, qe nuk ishte i kenaqur me shume prej mediave dhe gazetareve qe pasqyruan kete ngjarje…
    Ne asnje menyre nuk duhej te lejohej nje debat per rolin e medias dhe se si e kreu ajo kete, ne rastin e Gerdecit…Debat qe celej dhe shtrohej nga nje gazetar dhe jo nga nje politikan, sic ishte rasti me kryeministrin Berisha…

    Tek peshku nese ke qene i vemendshem, jane botuar pacavure propagandistike, emocionale, teresisht te njeanshme, here-here duke shkelur edhe rregullat elementare se si duhet t’i drejtohesh nje personi tjeter. Jane publikuar shkrime qe nuk kishin dallim esencial nga njeri-tjetri…etj. Nderkohe, nuk ka vend per shkrimin e nje gazetari qe guxon ta shikoje dhe trajtoje “ndryshe” kete ngjarje…

    Ti dukesh qe ne mungese te informacionit, nuk je i sakte ne ato qe thua. Kerkesa ime per te publikuar shkrimin e M. Lekes tek peshku, ka qene para se te hapej tema per NYT dhe letren higjienike…Keshtu qe ky “arsyetim” nuk qendron…

    Tani me trego ti mua, se kush reagon ne menyre “feminore”?! Une qe kerkoj me shume liri shprehje ne hapesiren e peshkut dhe flas kunder shenderrimit te peshkut ne version online te “Mjaft” - it, apo ti qe edhe ne mungese te informacioneve, na ben “zbulime” per temat e diskutuara ne kete blog…

    Nuk ka asgje personale, une po te mbroj edhe ty, qe te gezosh me teper liri ne faqet e ketij blog-u…
    Gjithmone, nese ti nuk je nga te indoktrinuarit, qe ndjejne kenaqesi kur i censurojne dhe udhezojne ne “rrugen e drejte”, pas gabimeve te paqellimshme, administratoret, mbikeqyresit etj., etj.

  37. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Mars 2008 @ 6:34 pm

    ThoughtPolice e gre_wireless : meqë jeni të regjistruar, shikoni dhe mundësinë tjetër këtu për të dërguar shkrimet dhe për të parë dhe se si mund të priten ato nga të tjerët ;)

  38. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Mars 2008 @ 6:38 pm

    S’morra vesh c’pune ka diarea nga mishi i keq me Gazmend Oketen?? Kot fare…

    Toko…armiqte e popullit ne litare!! Te gjithe pjestaret e qiverise sipas teje…paskan pergjegjsi…nga fshesaxhiu ke Lana deri te kryeplaku i Maliqit.

  39. gre_wireless Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Mars 2008 @ 6:43 pm

    ThoughtPolice,

    nuk kam idene se si mund ta shikoj tek peshku kur e ke derguar ti nje teme … pershtypja ime eshte qe kjo eshte e drejte vetem e administratoreve. (por duhet te pranoj qe tek peshku hyj dhe vetem i hedh nje sy shkrimeve dhe nuk jam interesuar ndonjehere se si funkrionon faqja nga ana teknike). Megjithese ti dergove linkun une nuk e lexova shkrimin tend, por nga shpjegimet e tua mu duk nje teme e diskutuar ditet e fundit, prandaj meqenese eshte diskutuar tema nuk mendoj se ka ndonje problem nese u publikua shkrimi yt apo nje shkrim tjeter…

    ti faleminderit qe po me mbron mua dhe lirite e mia ne bllog. Une kam per vete pakenaqesite e mia ndaj admineve, prandaj dhe nje paragraf ia kisha drejtuar atyre. Por gjithashtu mendoj se mund te jete e veshtire per adminet t’i kenaqin te gjithe ndonjehere prandaj nje mosbotim nga ana tyre nuk eshte domosdoshmerisht propagande…megjithate e perseris qe nje sqarim nga ana e tyre duhet…

    Nuk i them te gjitha keto se jam i indoktrinuar, por se mendoj se formati i kesaj faqeje e ben shume te veshtire propaganden dhe nese dikush do te mundohej te bente propagande mund te ndodh qe ne fund te diskutimit njerezit te dalin ne perfundimin e kundert me cfare synonte hapesi i temes. Ne ndryshim nga faqja e Mjaft, apo nje gazete apo nje faqe e cfaredo institucioni tjeter ketu njerezit diskutojne sipas qejfit dhe eshte e pamundur te kontrollosh cfare shkruan kushdo. Gjithashtu propaganda dhe militantizmi i tepert thjesht do i bente njerezit te kalonin ne nje blog tjeter si ndodh rendom..

  40. Tironsi thotë:

    29 Mars 2008 @ 6:51 pm

    Institucionalisht edhe Oketes i bie njefare pergjegjesie, po ne syte ne balle i kemi; e dime shume mire qe kucedra s’ka lon uje per njeri, kshu qe s’besoj se ke te drejte o toko. Oketa duket si njeri i pergjegjshem (duket se s’dime gje), keshtu qe urime. Ishalla e ben mire ate pune dhe s’na i ve me minat aq afer.
    Sa per kualifikimin lene mos e pyt, arkitekt apo inxhinier ne krye te mbrojtjes. Po kush eshte ne vendin e duhur ne ate qeveri qe te jete Oketa?
    Thoni ishalla eshte shenje qe po e kapin veten ne PD keta “kundershtaret” e Berishes.

  41. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Mars 2008 @ 6:53 pm

    O Grupo, ka disa që ja hedhin fajin edhe Mamurasit akoma :P

  42. Koth thotë:

    29 Mars 2008 @ 7:07 pm

    Edrus !

    Si te paska shpetu kjo :

    Shko ke faqja online e gazetes Koha Jone dhe nga e djathta ke nje sondazh poshte.

    Shif sa te qut jane dhe megjithese lodhen shume shiko cer bejne ( shiko rezultatet :

    Pyetja eshte : Mendoni se shërbime sekrete në Ballkan kanë gisht në ngjarjen e Gërdecit?

    Votimet jane :
    PO 116.86 % (565)
    JO 69.29 % (335)
    Nuk e di 13.86 % (67)

    Totali i votave 967

    Shuma e perqindjes gjeje vete.

    Rezultat votimi si ne Maj 1996 !

    Per momentin kete ke gazeten me te besuar ne treg ! ;)

  43. Moza thotë:

    29 Mars 2008 @ 7:45 pm

    Po mire mer admine.
    Su kujtu njeri me ju thene gjithe peshkatareve refugjate qe neser nderron ora, dhe qe qysh sot eshte shtu 2 tek numrat fiks telekom.
    Qe kur te marrin ne telefon pleqte e vet ne shqypni mos ju dali huq.

  44. Leon thotë:

    29 Mars 2008 @ 7:55 pm

    moza,
    si ndron ora si s’ndron i njejti muhabet eshte… :D
    Si jeni mire?- mire jemi
    Po ju si jeni?-mire jemi
    Ndonje gje? - hic
    Po ju?- hic..
    Hajd me te mira per heren tjeter… :)
    Meqe ra fjala ky ministri ku e ka ber ushtrine??

  45. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Mars 2008 @ 8:00 pm

    Koth, unë nuk i vizitoj kurrë faqet e shtypit shqiptar (me përjashtim të Standartit që i hedh ndonjë sy), thjesht për të mos u “infektuar” dhe nga matematika idiote ;) .
    P.s: preçizioni yt është për tu admiruar, çer ti bëj unë Grupit që i është mbushur mëndja se të gjitha të kqijat i vijnë nga Mamurrsi, se me qënë do e kisha propozu një qeveri vetëm me njerëz që kam njohur këtej vërdallë :)

  46. lib thotë:

    29 Mars 2008 @ 8:08 pm

    Polic!
    Me duket mese normal qendrimi i peshkut ndaj ngjarjes se Gerdecit. Dhe mund te them vetem FORCA dhe vazhdoni keshtu. Nuk me duket se peshku ka mbajtur qendrim politik por me duket nje dicka kaq e natyrshme kur shikon cka ndodh ne Shq. Ku prokuroria drejtohet nga njerez te vendosur jo fale meritave te tyre, gjykatat jane te kompromentuara deri ne palce, ku presidenti eshte nje ish-kryetar Partie, ku mediat jane zeri i pronareve pjesa me e madhe e te cileve cuditerisht ndertuesa.
    Mediat jane ato qe duhet te bejne opoziten dhe te bejne hetime, por jo, duhet te dale NYT ose duhet te ndodhe ndonje tragjedi e dimensioneve te Gerdecit qe gazetat te flasin.

  47. Lima thotë:

    29 Mars 2008 @ 8:08 pm

    toko thote: “Edrus Sepse “komunistat e peshkut” mendojne se Oketa eshte i ri dhe ka te ardhme, do te jete ai sipas ketyre “komunisteve” qe do te zevendesoj Berishen dhe rinovoj PD. Nisur ketu edhe nga disa fakte qe sjell Koth qe Berisha dhe Topallja nuk ishin ne gradimin e tij nga Zv/min ne Min. Sepse “Komunistat e peshkut” akoma besojne tek individi njesh. Sipas tyre Gerdecin e beri Berisha i vetem .
    Ndersa une mendoj ndryshe….”

    O toko, qenke nje kokerr kendari ti!!! Ua paske bere analizen se c’mendojne te tjeret, sa bukur, sa bukur!!! Te gjithe budallenj, ti i mencur…ufff ndroje emrin nga toko ne koto

  48. Leon thotë:

    29 Mars 2008 @ 8:21 pm

    Edhe Xhuveli nuk dinte gje per Gradecin…
    Si kish thene gje njeri…Por ka bere analiza ku i rezulton se toka rreth kraterit te shperthimit rezultoka e ndotur..
    Ketu per bese s’na kishte shkuar mendja kurre…

  49. Koth thotë:

    29 Mars 2008 @ 8:27 pm

    Ufff ! Mediu i shkrete !

    Dosja kaloi ne Prokurorine e Pergjithshme qe nen kupton qe po hetohen persona me imunitet !

    O gjynaf !

  50. Koth thotë:

    29 Mars 2008 @ 8:47 pm

    E mer mire ! Sikur ca. Po mu me vete menja ke pezhishkat dhe nuk ka rreshkit fare tema ka Mediu. A jemi duke fol per Gerdecin dhe Mediun ?

    Dul mer shprehja e pare : njena psh : te a ba vera biths ( ose dhe ndryshe ) sa krateri i Gerdecit ! :)

  51. gioi thotë:

    29 Mars 2008 @ 9:17 pm

    sot doli kjo pyetie e shikoni sa shume paragjykime ka , pritni nje her ta shohim si punon ministri i ri.Kushedi ndoshta dhe eshte shume i afte dhe na habit te gjithve me aftesit e tij ,se nga cv duket i zoti .te shohim.

  52. lib thotë:

    29 Mars 2008 @ 9:44 pm

    Aman o gioi kshu thame edhe per presidentin….
    Jane i njejti mall: t mire per xhepat e tyre jo per ne.

  53. Drini thotë:

    29 Mars 2008 @ 10:39 pm

    Te keni turp ju”mendje ndriturit” e kombit shqiptar per urrejtjen dhe barbarizmin komunist-socialist qe perpiqeni te mbroni me nostalgjine e trurit tuaj te lare e te shperlare nga taktikat jo njerezore te monizmit. Nuk deshiroja t’ja u nderpres kongresin e partise tuaj te kuqe por nuk mund te ri me goje mbyllur pasi vreri qe ju leshoni kunder shqiperise dhe civilizimit te saj neper mediat elektronike po ringjall babain tuaj shpirteror dhe frymen e tij te shkaterimit. Jam shume i merzitur jo vetem se fatkeqesite njerezore nuk po respektohen si te tilla , por po kthehen ne rituale gjakpirese per nder te udheheqesit tuaj demonik E.H.dhe kopese se tij demonike qe po cirret dhe ulerrin per te trembur ata qe me se fundi do ta groposin ne thellesite e ferrit njehere e pergjithmone kete oktapod te tmerrit dhe krimit te organizuar, detyra e se cilit sot me shume se kurre eshte keqinformimi I publikut. Megjithe keqardhjen time nuk jam shume I habitur me frymen moniste shkaterimtare qe ju kerkoni gjoja ne te mire te Shqiperise pasi cilido intelektual , perparimtar dhe democrat I vertete e di fare mire moton tuaj Perca e Sundo. Kete e mundesonit me : Ne njeren dore pushken dhe ne tjetren kazmen; per te vrare dhe mbuluar kedo qe piketonit perpara kohes se demokracise sociale alla Ramizaliste. Sot jo se kete te paren s’po e perdorni , por duke ecur me kohen eshte me efektive te zevendesoni pushken me kompjuterin dhe kazmen me internetin. Keshtu sa me shume te ulerrini aq me shume fisheke keni shtene. Vetem pa fakte dhe plot mashtrime do shtini nga tju vije, shumica per lesh , vetem per te pritur rikoshetat e plumbave tuaj, nga te cilet s’do gjeni vrime ku te futeni . Kur te hapni syte do te shikoni se Shqiperine s’ka komunist, kriminel , puc apo komplot ushtarak dhe politik , qe ta ndaloje nga rruga e integrimit shoqeror , ekonomik dhe moral drejt Evropes se civilizuar, organizmave te saj demokratike dhe me kryesorja drejt pergjegjesimit te shoqerise qytetare dhe politike shqiptare . Pranimi dhe respektimi I ligjeve te kushtetutes se vendit eshte fillimi i zhvillimit ekonomik I shumepritur prej nesh I cili fillon ne radhe te pare me pergjegjesine kushtetuese dhe morale te secilit . Pavaresisht nga terbimi juaj tashme Shqiperia nen drejtimin e qeverise me te mire te pasmonizmit ka hedhur hapa themelore dhe te sigurta per te ardhmen e saj . Pranimi I Shqiperise ne NATO javen tjeter do te jete mbyllja e ceremonise mortore te komunizmit dhe mendjeve te qelbura te pjellave te tij,dhe vazhdimi ne rrugen e zhvillimit ekonomik , paqes dhe edukimit njerezor tashme sipas strukturave demokratike Euro-Atlantike. Tani vazhdoni te ulerini.

  54. Idris thotë:

    30 Mars 2008 @ 3:13 am

    “”"”"”" Pavaresisht nga terbimi juaj tashme Shqiperia nen drejtimin e qeverise me te mire te pasmonizmit ka hedhur hapa themelore dhe te sigurta per te ardhmen e saj”"”"”"‘
    Kete mor te vene THENIE e Pashndrushme ,polivalente…. :) :) :) dhe bleres te pare per tregti me shumice per LETRA HIGJENIKE me Fytyren e SALES
    O polic!
    Sot qeke mire :( ,s’ke honger “qepe”, po mos pash zotin me keta Lumej qe te duket sikur i ke nga krahu :( :( :( .
    Ktij i duket sikur po mba fjalim para ASAMBLESE se KOOPERATIVES
    “Drini ka rrjedhur,jo vetem si LUME….” :D :D :D

  55. Qafir Arnaut thotë:

    30 Mars 2008 @ 3:27 am

    Aha qenka anetar i levizjes te dhjetorit ky? Drejt e ne trekembesh vella.

    P.S. a ka ndonjeri nje liste te sakte te atyre studentave? duhet bere gati lista per syrgjynosje familjesh dhe pune te detyruar ne rrugen Rreshen-Kalimash.

  56. idris thotë:

    30 Mars 2008 @ 4:41 am

    Qafir i dashtun pa ta kuptu me t’qeshme e kishe apo ironizove ?
    Une e kam nje LISTE te “merhaba-burra” per kalamajte e shokeve qe priti R.Alia nga “grevistet e urise”….Edhe une qeshe ne greve …..po nuk me bene minister. :) :) :)

  57. Mejeremja thotë:

    30 Mars 2008 @ 12:52 pm

    Lista e grevisteve asnjehere seshte qene publikuar e sakte.
    Psh nga famijla ime ka pasur e 3 persona te cilet si kam pare ne asnje publikim, e le me te permenden me goje.
    Per ministra e gjera te tjera sigurisht qe as qe behet llaf :-)

  58. Idris thotë:

    30 Mars 2008 @ 4:57 pm

    -Sot kane per te dale nga greva…..15 veta..Ti, ti ,ti goce edhe ti
    -Une uk dal!
    -Do dalesh pra se do hyjne te tjere.
    -Jo ore nuk dal.Se kur te bohen Ministrat ,do bohet ai qe ka dite qendrimi me shume ne greve ….Bile kjo ka per te qene kryeaftesia drejtuse e cdo MINISTRI …Jo ore te me lini Drejtor Ju mu…
    Pjese nga nje debat gati i harruar me humor grevistesh dhjetoriste dhe qe do mbetej nen Jastek po te mos cfaqej SOT ne kete CV Ministrore…
    Hiqeni se eshte nga gjerat me te turpshme per nje individ si “cilesi” e jetes se tij ??? Njesoj si e Pangos qe e “plagosen” me granate po kishte
    padituri dhe nuk njihte “eren e gjakut”…

  59. Tani thotë:

    31 Mars 2008 @ 11:34 am

    Vazhdoj te them qe personat duhet te vlerësohen nga ajo c fare dine e ç’fare po bejne. ne momentin qe dikush ngrihet ne postin e një ministri vlen ç’fare eshte duke bere ne atë moment: serioziteti, rezultatet, respektimi i ligjeve (se ne vendin tone te paret qe nuk zbatojnë ligjin janë ata qe e bejne). e pra, sado skeptike per z. Oketa duhet t’i jepet koha e duhur. fakti qe pranoi nje pozicion pervelues pas ikjes se Mediut (nuk do degjojme me fjalimet e tij qe te pershtjellonin stomakun si hartimet e klasës se 6 ne kohen e “xhaxhit”) i jep pike pozitive. arsyetimi lëkundet nëse ky pozicion i eshte “urdhëruar”. nejse, ne atë çurme qe na drejton eshte nga te paktat figura pozitive (e uroj te mos gabohem).
    termi “anëtar” ne nje greve urie - shaka e kobeshme!

  60. ardi thotë:

    31 Mars 2008 @ 6:28 pm

    ….pak me vjen keq per kete te cmendurin, se duhet te kete ngaterruar deren me ate te kryeministrit…mendova se doli me ne fund nje hundlesh per salen…po ca ti bosh te pafat jemi….
    …per mendimin tim, Oketa apo dhe ndonje tjeter qe kam sado pak respekt kur kane salen ne krye (mua me duken se) fytyra e tyre ndryshon ne ate te sales….
    ….cuditem si ka mundesi qe ka akoma shume njerez ….nuk e kuptojne se saliu po shkaterron gjithcka….

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.