Minipjese nga “Kenga e Mjelmes” ose “The Dark Opera”

Loer Kume

…Pa prit te shoh veten ne pasqyre, syte e fryre, ora 11 e gjysem, dielli shpon grilen, trupi I mpire nga pozicioni ne shtrat, si I mbytur… ca ka ketu midis dhembeve? Mbreme si kam lare dhembet. Mpahhhh!

Uaa, nga perplasja buzeve, nga tingulli qe nxorra ajo merimanga vockel ra nga siper pasqyres. Apo s’ra nga tingulli qe leshova nga buzet? Mos ishte koincidence qe ra ne te njejten sekonde me daljen e tingullit nga buzet e mia? E ca duan te thone koincidencat? Ca dmth koincidence? Si ka mundesi qe ne hapesiren e pafund dhe kohen e pafund, te ndodhin dy veprime ngjeshur ne hapesire kohe te njejte? Kjo s’ka mundesi. Duhet te kete nje shpjegim. Po sikur gjuha e vertete universale te mos jete ajo matematike, sic kembengulte ai doktori mbreme, por te jete gjuha tingujve?
Sikur me ane te tingujve te komunikosh me njerezit? Po c’them une, kjo eshte ajo cka bej une cdo dite te jetes time. Komunikoj me njerezit me tinguj. Por…po sikur… tingujt te flisnin me ne menyre te detajuar se sa pergjithesimet qe ben zeri dhe muzika ime dhe e mijra muzikanteve te tjere?
Sikur psh, une, me ate perplasje buzesh ti kisha thene ne menyre te pandergjegjshme merimanges te hidhej poshte? Po ata qe flasin me delfinat a nuk bejne te njejten gje? Sikur me tinguj te komunikosh nje mendim, nje gjendje po, kete e ben, por me detaje, me shume detaje, psh te thuash me muzike qe , Naisa sapo u zgjua nga gjumi, dhe … dhe po flet budallalleqe me veten se I eshte trashur truri … ik o Nais! Te ka bere keq ai doktori I cmendur mbreme. Sa pinte njehere, s’kam pare njeri te pije aq shume, me shume se une pinte…
Marrsh ne dush… po sikur… Pa te shoh njehere verdalle mos gjej ndonje merimange tjeter? …
***

C’ishte kjo enderr e cuditshme? Kitara e diamantte, me duket se me eshte bere fiksim ky dreq festivali, pse keq per festivale jam une? me ata plehrat aty qe fitojne cmime te para? C’me duhet mua cmimi I pare? Apo me duhet…
mos … me duket se sapo u tregova hipokrite, duke qene se asnjehere nuk do fitoj cmim, madje as nje te trete te vockel, them qe nuk e dua cmimin.
Vertet, si do ishte falenderimi? Do dilja aty si soliste e grupit, e do falenderoja… falenderoj Erin… e do ikja duke I lene te tere te shushatur… kush eshte Eri? Nj ei vdekur do peshperisnin…
Ku eshte kitara ime? Ah, ja… do kishte kitare e diamanteve te njejtin tingull si kjo? Eri e solli, eshte speciale, mban brenda kujtimin e tij kjo, ka thithur shpirtin e tij, e timin bashke.
Qeshem shume atehere kur me tha qe kishte hyre nga dritarja ime per te lene kitaren, akoma nuk ishim te dashur atehere, te dashur fiks, ai nuk kishte celes shtepie, dhe kur me futi ne shtepine time me sy mbyllur, dhe me zgjidhi syte mu perpara krevatit, ku ishte varur nje Fenderstratten I kuqqq, shume I kuqqq!
Kitara mori shpirtin e tij, besoj ne sekonden qe une preka koken e tij me dore perqafuar, dhe njekohsisht telat e kitares… eshte e paakorduar, - tha ai, - e lashe ta akordoje ti duke e bere tenden dhe vetem tenden, mos ta preke njeri me dore kete kitare, mos te luaje kurre njeri me te, te jete e jotja vetem, akordimi yt…
E zura per flokesh, zhyta buzet ne fytyren e tij ne fillim, pastaj kudo ne te, e putha ne tere Erin, as nuk e putha jo, e “buza”, kjo do ishte shprehje ideale, e buza kudo… dhe u rrokullisem ne krevat, kitara ishte poshte kurrizit tim, e Eri siper, u zhveshem me siguri brenda nje sekonde… e ndjeja aq shume ate njeri ate dite…. Deri ne …ku di une, mushkeri? Muskuj? Ne aorte? Deri ne fund e ndjeja.., kitara poshte meje, goditjet e tij kalonin ne mua, dhe nguleshin ne kitare, e kitara nga ana saj ngulej ne kurrizin tim, burmat me shtypnin tulin e te pasmeve, dhe nga ngjeshja ndjeja telat qe ferkoheshin ne kurrizin tim, hynin ne mish, jepnin nje dhimbje te mprehte, te forte, shpuese, une e perzieja dhimbjen me eren e tij…e une ngulja thonjte ne kurrizin e tij, mbaj mend qe me pas thonjte e mi te gjate ishin lare me gjak, ai se permendi fare, dhe ate gjak une nuk e lava deri vone ne darke, madje Liza me pyeste ce ke ate manikyr te hallakatur neper gishta, ndersa kurrizi ne digjte si … ja… akoma I kam shenjat ne kurriz, ja dhe kitara jone, e lare me tere lengjet tona, me forcen tone e mbytur, ka zene shpirterat tone…

***

…Ja Er’, degjoje kengen, jam me kitare akustike, (sa jane habitur rojet e varrezave, nje vajze me kitare duke ecur serbes mes varresh,) por sa te krijosh idene pak a shume… kjo kenga eshte kenga e fundit e imja qe do shkruaj, eshte kenga mbyllese, me kete kenge do mbyll koncertin ne stadium, e do hap topin akustik qe po sajon, po pergatit inxhinieri… dhe pastaj te tere do vdesin… si ty, bashke me mua…
te kujtohet sa shpejt me luanin gishtat atehere mbi tastiere? Nuk ke pare gje hic, tani do ta shohesh c’kam aritur te bej…
soundi te kujton pak muzikat e faltoreve egjiptiane, ato muzika luksuroze, sugjestionuese;

…sometimes I hear a hard dark music,
the voice of God, the sound of blood,
and nothing can do, but to make a choice,
play that noise, and to let it go..
in this dark opera I loose my mind,
trying to find,
to find a new life,
it’s a new religion, hard decision, better conditions,
to live without eyes… … … … … … … …

Pse ike Er’? Pse me shtrengon tani? pse me ben te qaj?

…Not to see around, only feel inside,
The black wings of the dark!

…Vete ike Er’… shih si me bere, as tani nuk me le te luaj e qete, me bere te dridhem… me ler te luaj e qete Er…

…love
can. Not.
destroy the dark can. Not. deny the love cannot destry the …

…shih, me bere te qaj o burre koti qe ike si… si lepur…
E, mire, edhe pse po qaj, edhe pse po dridhem si histerike, nuk e leshoj muziken, se leshoj kitaren jo, vuaj dhe ti qe s’je ketu, dhe ddd egjgjgj oje pjessss en te luajtur… deri ne f..ff… nd….
Ca eshte… ca jane keto? C’po nxjerrin gishtat e mi? ca po ndodh?
Fuck… c’po ndodh? Se leshoj dot kitaren, mos me kane ngrire gishtat nga tensioni?
Jo, per te luajtur mund te luaj ,,, se leshoj dot kitaren…, keta tinguj te shtremberuar, kjo vibratoooohhh, nuk e duroj dot, me … vesheeet!
Kurre s kam ndjere dicka te tille… ca dreqqqin esht.. o zot…. Ca eshte kjo? Pse perkulen lulet? Shiiiii… nuk ngrihen me lulet… sh… njerezit aty qe po qanin jane shtrire perdhe… dhe une po luaj, ca dreqin… si u deformoka muzika… dridhjet… pa ta drejtoj diafragmen nga varri? Shihhh.. mu ktheka mua nga mermeri… o zot ca dhimbje… do shurdhohem e sdo vlej me per gje… o ooohhh, ja ta drejtoj nga ajo gruaja? Asaj jevge te shendoshe dhe aq larg, s’ka c’ti beje ky tingull… uaaa, u palos ne toke… kjo eshte frenezi…. Une luaj, dhe njekohesisht nuk mendoj ca luaj, dridhem, dhe njekohesisht nuk e kam mendjen te shkaku pse dridhem… aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaarrrrrrrrrrrhhhhhhhhhh…uhh!
***

…Liza, c’po ben… ou? C’domethene, ‘He Naisa’? Vetem je?
Jo, nuk je vetem, do jesh me nje mashkull aty ti…
jo? Je vetem?
Liza, … mmm… I ke lyer floket prape te kuqe?
Liza? Je lidhur prape me te? Aman, bej c’te duash, s’me intereson… degjo ketu… degjo te lutem, lere se ato qe me thua jane budallalleqe para asaj qe po me ndodh… degjo tani me vemendje. Vetem ty mund te ta them… shih ca me ndodhi,
Isha te varri I Erit,… jo jo, degjome, se nuk shkoj shpesh jo, por shkova per ti treguar kengen e f… kengen e… e …qe kam bere, dhe, duke kenduar e menduar per te, me zuri ajo gjendja e renies, e precipitimit, dhe fiillova te dridhesha, dhe nuk mund te hapja doren e te lija muziken, muzika eshte vertet e cuditshme, qe kam kompozuar, por mua mu duk sikur me posedoi…
po po, tamam si e poseduar… dhe gishtat me dridheshin ne tastiere, dhe nuk e leshoja dot dhe notat ne te dridheshin fort, sipas gishtave t emi… dhe une nuk e duroja dot ate, ato tinguj, me dridhej trupi dhe me dhimbte sikur te ma shtrengonin me mijra kamzhike te tmershem, dhe me digjte gjithe rupi, dhe mu duk sikur me ngulnin gjilpera ne vesh… dhe lulet moj, lulet u perkulen ne toke, dhe nuk u ngriten me, nuk kam pire asgje, e degjon qe nuk po me merret goja? Po flas paster?
Asgje nuk kam pire, made aty ishte dhe nje grua, ajo u perkul dhe ajo ne toke, u rrezua a ku di une..
jo mi jo, ishte duke qare te nje varr diku larg… u rrezua ne toke, pastaj? Pastaj e hodha kitaren ne toke, me duket se ulerita fort se me doli zeri I ngjirur me pas, dhe kitara u thye po…

Uhh! Se besoja dot po mos ta ksiha degjuar vete… ajo e shkreta paska…
Moss! Ishalla se sheh Liza televizorin sot, por dhe po e pa, nuk do i bjere ne te qe ajo gruaja mire aty, vdiq nga nje atak ne zemer nga tingulli I asaj dite….
Ishalla, se po e mori vesh do me pengoje, le e, as qe do e imagjinoje ajo qe une mund te bej… te ndodhe dica e tille ne koncert, ajo mendon se u leshova ashtu ngaqe isha para varrit, dhe imagjinata ime e semure mendonte kockat e Erit aty poshte ne varr… ku e di ajo qe une nuk kam me asnje lloj emocioni pervec nxitimit se do shkoj dhe une shpejt aty?
Apo… me njeh mire Liza mua?…. Jo, s’me njeh fare deri ne keto cmenduri… se ben dot lidhjen e gruas se vdekur ne varreza, meje, muzikes vibrato, dhe koncertit, dhe shuajtjes se aq njerezve, as qe ia nxe mendja kete jo… le qe ajo nuk mund ta mendoje qe mua me ndodh ajo gjendje nga muzika dhe fjalet e kenges… se s’ka si ta dije, qe ato fjale sikur jane celes per nje gjendje timen aq jashte normales, paranormale… gjendje fantazmash te egra, gjendje shpirti…

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

7 Komente

  1. Vemendje thotë:

    29 April 2008 @ 5:50 pm

    Fragmente te shpirtit qe ndjehen. Keto lexoj, dhe jane te bukura. Ato mund te behen edhe nje ne te teren ( ky eshte edhe urimi im), ashtu si pretendohet shkrimi te jete.
    Sygjeroj per titull: “Tingull i lengshem ne ajer”

  2. loer kume thotë:

    1 May 2008 @ 7:47 pm

    hey peshku, thanks,,, vetem tani e pashe botimin e kesaj pjese te peshku :)
    te paska pelqyer ty dhe vemendjes e? stimul ky, qe e shtyn te vazhdoj pjeset e tjera seriozisht, e ti jap forme dickaje te lene pergjysem mijra here :)

  3. Blendi Salaj thotë:

    1 May 2008 @ 7:53 pm

    Jo, flm ty qe po e permireson doren edhe me.

    Kur do e lejm te takohena bashk ne qershor ne?

  4. Zana thotë:

    1 May 2008 @ 8:05 pm

    Loer!Kam pasur veshtiresi ti lexoj krijimet tuaja.Kete jo; rrjedh.Nuk eshte edhe aq dark.Diku tek gri-ja.Me pelqeu.Urime.

  5. loer kume thotë:

    1 May 2008 @ 9:27 pm

    blendo, te pres more mik, do kalojme mire, nje revolucion pijesh e rocku kunder sistemeve ne pergjithesi… me nje bosht kryesor, te vetem bindjeje… birthin e venusit diku e dikur :))

    zana, ky shkrim rrjedh, eshte e vertete, po sa per dakr, nuk ke lexuar akoma asgje, Naisa ka nder mend e beje masaker masive ne koncert me ate sound, kupton? nuk di si ta ndaloj, ajo do, e ka ndare mendjen :)
    ky shkrim, qe po vrapon drejt noveles permbledh tere ndjesite me dark njerezore, eshte shprehje e nje tipi te caktuar reaksioni te njeriut ndaj humbjes se njeriut me e shtrenjte..
    faleminderit…

  6. doriani thotë:

    3 May 2008 @ 6:46 pm

    mirdita(ose mirmbrema Leor)varet nga koha qe hyn ne linje.E lexova me interes pjesen tende.Mund te them se sipas meje pa dashje e ke konceptuar ne 2 pjese ose minipjese.Them “padashje” sepse hyrja eshte bombastike,merret me shtjellimin e pjeses se brendeshme nepermjet monologesh dhe pershkrinit te gjendjes emocionale me ane te meditimeve..ndersa me pas..behesh shpjegues nepermjet dialogesh,qe do merrja persiper te thoja edhe te parealizuar.Sipas meje ky nderrim i kendveshtrimit,kaq papritur e ben pjesen jo harmonike.nese do merrja persiper te “shqyrtoja” laboratorin tend krijues,do thoja se shqetesimi nuk ka qene pjekur brenda teje,ose te pakten ti vete nuk ke arritur ta shohesh fabulen me gjakftohtesi,dhe je nxituar ta hedhesh ne leter,mbase i shtyre me shume nga ajo qe “deklaron” sesa nga menyra sesi e percon.Ne keto lloj fabulash ku realja dhe irealja jane kaq bashkengjitur eshte shume e lehte te kalosh nnga “suksesi” ne “naivisem” dhethone qe markesi e ka bere ne menyre te perkryer(ndresa mua vete s’me ka terhequr asnjehere as realizmi magjik me te tjera)keshtuqe ,ne kete rast une jam gjykuesi me “i keq” per nje krijim te ketij lloji.Megjithekete,une nuk e prisja prej teje kete mungese te gjakftohtesise parafabules,sepse shoh qe ke qene shume i pavemendshem ne shtrimin e subjektit,pra te ka munguar interesi prej “profesionisti” ne rradhe te pare dhe jo sepse menyra e shtjellimit ka qene me mira qe ti mund te jepje.Vleresoj faktin qe kerkon te merresh me pjesen mistike te njeriut,ate qe te ben te hysh ne marrdhenie me tjetrin nepermjet dashurise,me pelqen qe i meshon ketij tasti,por per mendimin tiim,ne kete rast je nen mundesite e tua mesatare shprehese.Cfare te them tjeter?!Edhe me thelle nuk po i hyj,se kam frike se me merr inat pastaj:))kalofsh mire Leor.

  7. loer kume thotë:

    4 May 2008 @ 11:14 am

    faleminderit dorian per gjithe sa thua… i vleresoj dhe e di me saktesi ku calon pjesa. megjithate me ben mire te degjoj difektet e mia me ze te larte, sepse pastaj i korrigjoj me kujdes.
    dua te sqaroj dicka… keto pjese jane te ndara nga njera tjetra dhe pjese e nje novele te tere. nuk ka rrjedhje ndaj i kam quajtur minipjese, mos duhet ti cilesoja me mire minipjeseza. nuk eshte nje e tere kupton?
    me erdhi frymezimi dhe ia vesha, hop ketu e hop aty… por punen e dialogut do ta shoh mire.
    salut dorianooo :)

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com