Identifikohu



Regjistrohu

Metoda alternative e matjes se nivelit te korrupsionit

Diplomatet dhe parkimi i paligjshemDisa ekonomiste amerikane kane gjetur nje menyre te re per te matur nivelin e korrupsionit te vendeve te ndryshme te botes: duke studiuar frekuencen e shkeljeve te rregullave te parkimit nga diplomatet e ketyre vendeve ne Kombet e Bashkuara ne New York. Ray Fisman dhe Edward Miguel argumentojne se duke qene se diplomatet e KB kane pothuajse imunitet te plote nga gjobat e parkimit, atehere veprimet e tyre do te bazohen krejtesisht mbi zakonet e kultures se tyre, gje qe mund te vertetoje ato kultura qe jane me te prirura drejt korrupsionit. Rezultatet e studimit te gjobave te parkimit perkojne ne vija te pergjithshme me studime te tjera te niveleve te korrupsionit ne bote: me fjale te tjera, diplomatet e vendeve qe mbahen per korrupsion te larte, kishin akumuluar me shume gjoba parkimi se diplomatet e vendeve ku korrupsioni mbahet te jete ne nivele te uleta.

E, pa shume habi, Shqiperia eshte ne maje te listes, ne vendin e shtate, me nje mesatare prej rreth 85 shkeljesh per diplomat per nje periudhe 5-vjecare.

Burimi: Atlantic Online.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

17 Komente »

  1. e.T thotë:

    2 Tetor 2006 @ 2:46 pm

    Shqiperise dhe Bullgarise nuk i falet.Shtetet e tjera jan islamike dhe bejne parkimin nga e djathta ne te majte ndoshta.?

  2. ABI thotë:

    2 Tetor 2006 @ 3:13 pm

    E po cvete…. po pse mo ne populli i shkrete po te parkojme ne nje vend te gabuar.. na vjen gjoba per qejf.. apo nqs parkon ne ndonje vend akoma me keq invalid edhe ta marrin makinen.. kurse politikanet tane as qe e cajne koken… mbase duhet te dale ndonje ligj (me falni per mos njohurine time nqs ka) dhe te zbatohet se kush diplomat shkel ligjin atehere te paguhet gjoba nga rroga e tij….. mbase ky ligj do ti mesoj disa rregulla politikaneve tane te dashur…Boll gjera te keqia kemi si vend, pse te shtojme dhe te tjera.. droga po, prostuticion po, krime po… kur do te vene mend keta politikanet shqipetare…
    Abi

  3. e.T thotë:

    2 Tetor 2006 @ 3:19 pm

    gjithsesi une s’mund te krenohem dot.vendi i 7 ne bote por i dyti ne ballkan!

  4. Xhiksi thotë:

    2 Tetor 2006 @ 3:26 pm

    ka pas nje debat te shekulli per kete ceshtje para nja 1 muaji
    ka qene nje shkrim i Adrian Vehbiut i titulluar “Kur parkon shqiptari”
    dhe nje reagim i pellumb Kulles nje prej shkelesve te rregullave

    me duket pak e ezauruar si teme..

  5. Xhiksi thotë:

    2 Tetor 2006 @ 3:29 pm

    Kur parkon shqiptari
    http://www.shekulli.com.al/index.php?page=shownews&newsID=98475

  6. Gjergji C thotë:

    2 Tetor 2006 @ 3:42 pm

    Me duket shume interesante dhe domethenese.

    Ne rast se keni interes te shkruani dy rreshta email perfaqsuesit tone ne kombet e bashkuara, ja informacioni:

    Mr. Adrian Neritani - Permanent Representative of the Republic of Albania to the UN
    320 East 79 Street
    New York, NY 10021
    Tel: 212.249.2059/5654 ose 5631 ose 0842
    Fax: 212.535.2917
    Email: albania@un.int

  7. mattogruda thotë:

    2 Tetor 2006 @ 6:50 pm

    po ne vet shtetin e tyre shqiperia si shtet ne cfare vendi do te renditej ??

  8. jonida Drogu thotë:

    4 Tetor 2006 @ 11:34 am

    Eshte shume interesant sondazhi i kryer per diplomatet e vendeve qe ju keni permendur ne Kombet e Bashkuara ne New York . Kjo ka shume rendesi persa i perket “Pergjegjesise Publike” ,nese keta diplomat jane mesuar ne vendet e tyre t’i shkelin rregullat dhe mos ndeshkohen per to atehere ata ne vendet qe shkohje jane te prirur ti persererisin derisa te ndergjegjesohen per faktin e ndeshkimit ne koshiencen e tyre e cila nuk mund te vendoset menjehere por ne menyre graduale….

    Ka pasur sondazhe te shumta per te matur nivelet e korrupsjonit ne bote ku ka pasur edhe shume vlersim “Subjektive” megjithate ato nuk kane besueshmeri te larte ……….sondazhi aktual me duket Funny dhe interesant

  9. eizo thotë:

    4 Tetor 2006 @ 11:41 am

    me siguri ky i joni nuk e ben me qellim.
    jame shume i sigurte se ky i joni nuk ka orientimin e duhur dhe nuk di me i dhene mire makines te pakten ne parkim ;-)

  10. tomi korca thotë:

    5 Tetor 2006 @ 6:07 pm

    Mendoj se metoda nuk eshte reale, dhe krijon pershtypje te gabuara. Dikush me synime antishqiptare ka zgjedhur kete metode. Si more ne vend te shtate. Ne jemi ne mos ne vend te pare te pakten ne vend te dyte patjeter. E sa per ne Ballkan pa asnje dyshim jeni ne vend te pare
    Kuvaiti, Egjypti e Bullgaria, perpara nesh.Jo more jo ne ja u kalojme atyre dhe i leme me gisht ne goje, Kjo eshte poshtersi. A ka dikush te organizojme nje liste me protesta ndaj kesaj metode, apo ndonje adrese dhe ti bejme cope keta antishqiptare, sic beme ate gazetarin Skocez, ju kujtohet.

  11. tomi korca thotë:

    5 Tetor 2006 @ 6:28 pm

    Koha jone sot kishte nje artikul te bukur. lexo me poshte
    Paramilitarët tanë dhe trekëndëshi i turpit…
    Shkruar nga Administrator
    Nga PANO HALLKO
    Dëmet më të mëdha, madje katastrofat, krimet më të shëmtuara si në jetë njerëzish, ashtu edhe në materiale historikisht i kanë kryer jo ushtritë e rregullta ndërluftuese, por ato që quhen forca paraushtarake ose paramilitare. Lufta me këto formacione paraqet vështirësi të disafishta.

    Së pari, ato nuk janë të identifikuara, nuk kanë “pasaportë” ushtarake.

    Së dyti, ato nuk “mbajnë” vulën e shtetit armik, e për pasojë në bazë të së drejtës së padrejtë, nuk mund të fajësosh filan shtet, për raprezaljen, pavarësisht se…të gjithë e dinë dhe me bekimin e vendimin e tyre të plotë bëhet çdo veprim.

    Për këtë kemi shembuj të shumtë në truallin tonë nga historia e largët dhe e afërt, deri në luftën e Kosovës. Mirëpo kur paramilitarët jemi vetë ne (dmth disa prej nesh), atëhere përballimi i kësaj lufte arrin në cakun e mosmundjes. Paramilitarët-bashkëkombas tanët, janë të papërballueshëm, por edhe të “pa” identifikueshëm (për sa kohë do t’i duhet politikës). Këta na varrosin ditë e natë me njëmijë e një forma e mënyra, duke pirë gjak njeriu në kuptimin më të plotë të kësaj fjale. Kjo për arësye se me ndihmën e politikanucëve që prodhoi tranzicioni ynë, ata nga hiçi, ngritën perandori të tëra të prerjes së lekut, të “pastrimit” të tij, e shumë e shumë të tjera marifete. Edhe për faktin se duam ”ne” që janë “ata”.

    Në ditët e sotme njeriu dëgjon ankesa të drejta të prindërve dhe të nxënësve që po asfiksohen, nga 60 në çdo klasë, nga njerëzit që presin me orë të tëra brenda makinës për përshkuar një segment 1-2 km brenda Tiranës, nga njerëz të sëmurë që presin me ditë radhën për t’u shtruar, kuruar e ndjekur nga ana mjekësore në spitalet e shtetit “të tyre”.

    Pyetja më e natyrshme që të vjen ndërmend, është: -Vërtet, sa shkolla u ndërtuan nga themelet në këto 16 vjet, sa ura u ndërtuan nga themelet, por edhe sa spitale u ndërtuan nga themelet? E përsëris togfjalëshin “nga themelet”, mbasi kam frikë se mos rendin zotërinjtë të numurojnë tenderat e pafundëm e miliarda dollarëshe të këtyre 16 viteve për “rikonstruksonin” e shkollave e të spitaleve, “zgjerimin” e urave që me aq bujë e zhurmë kryhet me tendera të majmë, duke vendosur blloqe të mëdha betoni në dy brigje, e duke hedhur mbi to elemente betoni për të…kaluar qytetarët! Pra, pse, kush na ka penguar t’i ndërtojmë nga themelet, shkollat, spitalet dhe urat?

    Shumë zhurmë bëhet kohët e fundit për korrupsionin në vendin tonë. A thua se ai ekziston, vepron e zbulohet këto ditë. Në fakt ai është ana kryesore e medaljes që paraqet jeta jonë në 16 vitet e fundit, ai është ulur këmbëkryq në Shqipëri dhe vetëm “politikanët” dhe dreqi e dinë se kur do të shkulet që këtej.

    Për këtë, jemi edhe të “dekoruar” nga Organizata Ndërkombëtare e Transparencës. Ne jemi aty nga “balli” i vendeve me korrupsion më të lartë. Për këtë janë gjetur edhe termat e ”butë” nga politika dhe ekonomistët, si përshembull paraekonomia, ose ekonomia informale. Paraekonomia përbëhet nga të gjitha veprimet ekonomike të cilat prodhojnë të mira materiale, prodhim i artikujve të ndryshëm, ndërtimi i paligjshëm, por edhe shërbime si tregu i zi, arsimimi në të zezë, kurset e lëndëve të ndryshme e kryesisht ato të gjuhëve të huaja, klinikat private shëndetësore që i rjepin njerëzit për t’u…shpëtuar jetën (!) e shumë e shumë të tjera, të cilat nuk regjistrohen gjëkundi.

    Është e tepërt të përsërisim faktin e njohur se edhe në paraekonomi, vendi ynë mban prej vitesh tanimë, një “vend nderi”, aty lart, në krye të listës së turpit, për ato që janë shtete. Paraekonomia dhe korrupsioni janë të lidhura pazgjidhshmërisht me njëra - tjetrën. Sepse paraja e pistë apo e zezë vjen nga paraekonomia dhe ka si parakusht jetese mosdeklarimin në shtet e në organet tatimore. Në këtë lloj “sporti” janë përfshirë shumica e qytetarëve që ushtrojnë aktivitet ekonomik, e doemos, shumica dërrmuese e bizneseve.

    Për pasojë, korrupsion-paraekonomi-taksa-fshehja, përbëjnë trekëndëshin e zi, i cili nxin çdo lloj figure e imazhi të këtij shteti që dëshiron të quhet i tillë, por kushedi se kur do të bëhet. Kështu, me “ndihmën” e politikanëve tanë, ne kemi arritur të ndërtojmë një lloj shteti rezil. Publikimet e organizmave të ndryshme seriozë ndërkombëtarë, theksojnë herë pas here faktin se korrupsioni është shkopi më i mirë i vendosur në rrotat e shtetit, të zhvillimit dhe nivelit jetik të njerëzve, Por dëmi që na vjen si pasojë direkte është shumë herë më i madh e më i rrezikshëm. Bëhet fjalë për shkatërrimin total moral, të asaj që mund të quhet skeleti moral i shoqërisë.

    Them kështu, sepse edhe sikur të supozojmë se një ditë të bukur,”si me magji” e…vendosëm shtetin që dëshirojmë të bëjmë, shtetasit janë po ata. Me pak fjalë, ne nuk do të na duhet të importojmë vetëm gjykatës, hetues e prokurorë siç kërkon zoti Rama, por do të na duhet të importojmë edhe…shtetas! Në secilën prej brinjëve të këtij trekëndëshi të zi, korrupsion- paraekonomi- taksafshehje, ekzistojnë gjithnjë dy palë “të lidhura”. Në korrupsion ekziston ai që kërkon nga dikush që ka mundësinë, duke shkelur ligjin, ose ta ndihmojë ekonomikisht, ose duke i dhënë një ofiq, i cili automatikisht në realitetin tonë kthehet në burim paraje të shpejtë e “të nxehtë” siç kanë fillluar ta quajnë tanimë tek ne.

    Në paraekonomi ekzistojnë ata që ose veprojnë pas perdes, në këmbim të një shume të majme, e cila gjëkundi nuk shkruhet e regjistrohet. Në fund ekziston edhe ai që për një punë apo shërbim të ligjshëm kërkon shumën e paracaktuar e cila gjithashtu nuk shkruhet asgjëkundi, shumë e cila vihet në dispozicion ose me dashje, ose me shtrëngim nga pala tjetër e cila gjithashu e ka të qartë se kurrë s’kanë për t’u regjistruar e tatuar. Në fenomenin e tatim-fshehjes në shumë raste, ekziston ai që ofron tek dikush një çmim më të ulët për një produkt a shërbim të caktuar, shërbim që e ofron pa asnjë lloj arkëtimi të ligjshëm, madje duke njohur e ditur paraprakisht se me këtë mënyrë dëmton rëndë arkën e shtetit, shtetas i të cilit pretendon se është.

    Ekzistojnë edhe ata që në çmimin që ofrojnë kanë shtuar edhe tvsh-në, të cilën veçse asnjëherë nuk e arkëtojnë mbasi “vajosin” ingranazhet e kësaj ngrehine të pafytyrë që kërkon të quhet shtet! Nga ky përshkrim i shkurtër i dy bashkëfajtorëve, në secilën brinjë të trekëndëshit të zi, del e qartë se fenomenet kanë marrë karakter “institucional” për faktin se masa e madhe e çila përfshihet e mplekset në një, dy dhe tri brinjë të trekëndëshit, konsiderojnë se kjo është mënyra më e natyrshme për të planifikuar e zgjidhur veprimet e tyre ekonomike dhe çështjet e përditëshme.

    Madje është karakteristike që edhe kur i kërkohet ndonjërit të paditë veprimtarinë e paligjshme të tjetrit, ky akt, konsiderohet “spiunllëk”. Patur parasysh këto pasoja shkatërrimtare për shoqërinë, ç’kanë bërë qeveritë e këtij vendi? Secili kryeministër, madje edhe ndonjë ministër i sektorit përkatës kanë bërë deklarata bombastike për pataksjen dhe shkuljen më rrënjë të këtyre fenomeneve (sot e një vit përveç kryeministrit Berisha, nuk po dëgjojmë ministrat e tij të pozicionohen prerazi në këtë luftë), por realiteti gjithnjë ka vërtetuar se është bërë pikërisht e …kundërta. Kurse menjëherë pas deklaratave ka pasuar heshtja dhe mosveprimi që kanë lejuar gjigandizimin e trekëndëshit mëkatar…

  12. e.T thotë:

    18 Tetor 2006 @ 6:01 pm

    Bath bath po nje kokerr?
    http://www.timesonline.co.uk/article/0,,2-2409486,00.html

  13. edrus thotë:

    18 Tetor 2006 @ 6:24 pm

    e.T kjo eshte vetem per ty :) http://albunivers.net/ hidhi nje sy kur te duash

  14. e.T thotë:

    18 Tetor 2006 @ 6:29 pm

    …NE NDERTIM…
    ??? :-) flm

  15. edrus thotë:

    18 Tetor 2006 @ 6:57 pm

    forumi funksionon :) edhe chati

  16. Meida Lama thotë:

    1 Nëntor 2006 @ 11:31 am

    Lexove komentin e Profesoreshes Jonida Drogu dhe mendoj se shpjegimi qe ka bere zysha eshte mese i drejte , pra ketyre sondazheve nuk duhet ti besojme verberisht , por ato mund te na vene ne dijeni te situatave apo ceshtjeve, pra informuese….

  17. gjon cima Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Prill 2007 @ 4:09 pm

    Zoterinj Peshkatare, problemi eshte me komplex. Kemi harruar qe shoket tane amerikane jane ne krye te listes ne studimin e Fisman dhe Miguel ( ambassada e Londres) por jo ngaqe nuk i dine rregullat por ngaqe nuk ja varin…

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.