Identifikohu



Regjistrohu

Merren peng dy elektriciste ne rrugen “Siri Kodra”

Merren peng dy elektriciste ne rrugen “Siri Kodra”. Ngjarja pas defektit ne fiderin e zones

News24/Balkanweb

Ora 22:05

TIRANE (27 Janar)- Merren peng dy elektriciste ne rrugen “Siri Kodra” ne kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur ne oret e vona te mbremjes, kur banoret e rruges “Siri Kodra” te revoltuar nga mungesa e gjate e energjise elektrike moren peng dy prej punonjesit e KESH. Kete te fundit kishin mberritur ne ate zone per te rregulluar nje difekt te fiderit qe kishhte lene per disa ore pa drita banoret e lagjes. Per lirimin e pengjeve nderhyren uniformat blu te policise se Tiranes te cilet pas lirimit te elektricisteve shoqeruan ne komisariat disa prej banoreve te rruges “Siri Kodra”. Pas shoqerimit ne komisariat dhe neshtrimit te disa pyetjeve per zbardhjen e shkaqeve qe cuan banoret e “Siri Kodres” drejt ketij veprimi te kapurit u lane te lire. Nderkaq banoret e zones ne rrugen “Siri Kodra” jane ende pa energji elektrike si pasoje e difektit te fiderit I cili eshte ende nuk eshte rregulluar.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

27 Komente »

  1. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    28 Janar 2007 @ 2:45 pm

    Rruga Siri Kodra eshte mu ne mes te Tiranes, e banuar nga qytetare den baba den, (Bamir Topi psh eshte bir i kesaj lagjeje - “Bossi” e therrasin)…dua te them qe keta njerez nuk jane te shpellave qe te mos dine te sillen, jane kryeqytetas…por duket se erresira po i prek aq thelle ne shpirt sa po humbin arsyen. :(

  2. Leon thotë:

    28 Janar 2007 @ 2:57 pm

    Te shkretet njerez thuaj!
    S’mban me uje pilafi !

  3. emigrant thotë:

    28 Janar 2007 @ 3:08 pm

    Bamirit i thokan “Boss”….po Sales ça i thojn kta te Siri kodres?

  4. Askushi thotë:

    28 Janar 2007 @ 3:18 pm

    Mjer mileti e mjer vatani.Atje eshte bere corb derri dhe Leoni thote s’mban me uj pilafi.me ke te jesh ose kujt ti japesh te drejt miletit turme qe i ka vajtur atje ku s’mban me apo elektrixhiut te bajames.Sepse ka edhe shume elektriciste [kujtoj kohen kur isha atje]qe me qellim i zvarrisnin riparimet ose krijonin difekte te pa qena vetem e vetem qe te mblidhnin banoret ca pare dhe t’ja jepnin ketyre “mjeshtrave “qe kishin driten ne dore por kishin edhe ligesin ne shpirt.E pra si ne cdo fushe korrupsioni ose menyra per te bere pare te pista eshte e perhapur gjithandej ne nje vend te varfer.

  5. tomi korca thotë:

    28 Janar 2007 @ 4:20 pm

    Blendi, une nuk kam qene ne shqiperi prej shume kohesh , por a eshte akoma R.Siri Kodra me banore Tiransa dem babadem? Une ashtu e mbaj mend me Tiransa dembabaden. E bej kete pytje se ne pergjithesi Tirana nga sa kam degjuar ( jo ne vecnta per Rrugen Siri Kodra) ka ndryshuar shume me shume te ardhur? Dhe shume banore te vjeter te Tiranes jane larguar ne mergim.

  6. emigrant thotë:

    28 Janar 2007 @ 4:24 pm

    Tom, e beja dje kete muhabet me nje te afert nga Gjermania qe shkon me shpesh ne Shqiperi….ajo me tha qe po ti biesh lapsit, ata qe thua ti jane rreth 15-20% e popullsise se Tiranes tani……s’folem per Siri kodren, por ne pergjithesi……

  7. swed thotë:

    28 Janar 2007 @ 4:34 pm

    Tom dhe emigrant, nuk di te them gje me shifra, po te pallati ku kam blere shtepi une, jam minoritet, bile me duket se s’ka familje tjeter nga Tirana (pervec pronareve te tokes), dhe kudo ka pallate te reja kjo situate eshte, i degjon te gjitha dialektet. Mos te keqkuptohemi, s’eshte se kam ndonj paragjykim per ta se me paret e veta i kane ble shtepite, por po them ate qe kam pare.

  8. tomi korca thotë:

    28 Janar 2007 @ 4:41 pm

    Une kam te njeti informacion per Korcen. Shume pak, ( nje mik i imi thote vetem 10%) jane Korcar dembabadem, kusuri jane nga zonat perreth. Kuptohet kjo nuk ka azgje te keqe, por per Korcen psh, ( mendoj se kjo vlen edhe per Tiranen) si qytet i njohur me tradite ( Me fal AL, une kushtu e shikoj korcen akoma:) ) Tradita mbajtesit jane shume pak qe te ruajne traditen pra tani me te ardhurit, tradita prishet dhe duke qene se te ardhurit jane nga shume drejtime, krijohet nje konglomerat traditash qene ne shume raste tradit e keqia zene vend me shume se tradit e mira ( si i thone e keqja mesohet me kollaj se e mira)

  9. Albanian thotë:

    28 Janar 2007 @ 4:51 pm

    Blendi thotë:
    28 Janar 2007 @ 2:45 pm

    Rruga Siri Kodra eshte mu ne mes te Tiranes, e banuar nga qytetare den baba den, (Bamir Topi psh eshte bir i kesaj lagjeje - “Bossi” e therrasin)…dua te them qe keta njerez nuk jane te shpellave qe te mos dine te sillen, jane kryeqytetas…por duket se erresira po i prek aq thelle ne shpirt sa po humbin arsyen.
    -Duket se keta “”kryeqytetasit”" tend paskan nje kulture te ceket dhe te percipte , nuk besoj se marja peng e elektricistave do te ndryshoje ndinje gje.
    Kjo vetem ngjyre politike mund te kete , ose kafsheri .
    Gjithashtu nuk e kuptoj c`lidhje ka Bamir Topi . Zot na ruaj

  10. swed thotë:

    28 Janar 2007 @ 4:53 pm

    Sapo mora vesh qe kishin qene ngaonat jug-lindore ata qe kishin marre peng elektricistat.

  11. emigrant thotë:

    28 Janar 2007 @ 6:08 pm

    Tom, me duket shprehje “politically correct” qe “kjo nuk ka azgje te keqe” kur katunaret bien ne “carshi” dhe i cojne qytetaret brenda nje muaji ne minoritet. Eshte e pashmangeshme, po, e pranoj, dhe se “katunaret” jane vellezerit e “qytetareve”, qe me kohe do “pushtohen” nga kultura e ketyre te fundit (ashtu si romaket “u pushtuan” nga greket), e pranoj gjithashtu, por vete ekzistenca e perhershme e ketij fenomeni (shih jo vetem Korcen, por edhe Shkodren, Vloren, apo Tiranen) tregon derexhene shqiptare….pozitat e dobeta te qytetarise…Dhente Zoti kjo te jete vala e fundit e procesit!

  12. Dedectiv thotë:

    28 Janar 2007 @ 6:31 pm

    Nuk jane marre peng jo, madje policia nuk ka pranuar ta cilesoje si veper penale. Ai banori i shkrete me te drejte ka qene i revoltuar se i eshte djegur TV-ja nga levizjet e tensionit po duhet te marre peng Andi Belin dhe ajo ata te shkretet. Ndoshta vetem ne kete menure mund ta heqim qafe apatikun Andi Beli qe po ndikon tmerresisht keq ne jeten tone te perditshme.

  13. tomi korca thotë:

    28 Janar 2007 @ 6:55 pm

    Emigrant, Mendoj se nuk eshte vetem shprehej “politically correct” por mbreme po bisedonim me nje mikun tim rreth kesaj ceshtje. Po komentonim nivelin e shtypit shqiptar ( aq sa shikojme nga interneti) dhe po qeshnim ne fillim me qyfyret e shtypit tone ( jeten persone te Rames, dhe ish gruas se tij, si ishte piktuarur jeta e tyre etj etj ne shtypin tone) por shpejt biseda mori ngjyra serioze dhe ariten ne nje konkluzion. Kush ka mbetur ne Shqiperi (shembull morem Korcen , pasi ate e njohim me mire) Ata individe qe ne njohnim dhe per te cilet kishim repsekt jo vetem ne por tere qyteti, jane ose larguar ne vende te tjera (emigracion) kjo rreth 95% ose nje pjese shume e vogel jane aq thjeshtesuar sa kane hapur nga njj biznes te vogel ose punesuar ne ndonje firme private dhe larguar plotesishit nga jeta shoqerore e qyteti. Tani kush ka mbetur te meret me jeten shoqerore ne Korce ( dhe ne tere shqiperine) nje grupim apo klase qe te pakten ne kohen tone (vitet 85-95) ishin njerez qe qyteti ose nuk i njihte fare ose nuk i vlersonte fare ne krahasim me ate “elite” qe sot nuk egziston. Ky grupim ose klase tani duke pare rreth e rrotull se nuk ka me te tjere mbi ta, ja kane mbushur mendjen vetes se jane “elita” me e zgjuar e kombit ( dhe me te drejte te tjeret ose iken ose jane “fshehur”) dhe kane mare persiper rolin e drejtimit te vendit.
    Shume nga ne ketu jetojne jashte atdheut, dhe niveli i anetareve te peshkut eshte vertet per tu admiruar, edhe ndonje qe jeton ne shqiperi, dhe qe eshte per tu admiruar gjithashtu nga sa shikoj une jane te “fshehur ” nga jeta shoqerore. Si rezultat ne skene ka dale kjo elite (qe edhe mundt te jete ardhur por vendase) por qe nuk i afrohet as nje perqind nivelit te anetareve te peshkut.
    Rjedhja e trurit ne shqiperi eshte fenomeni qe ka sjelle kete gjedje.
    Shkaqet? Dihen, mos respektimi i mendimit itelektual nga klasa politke. Mos respektimi i nenpunesit civil nga shtresa e politikaneve. Mentaliteti i ushqyer nga 500 vjet otomanizem dhe 50 vjet komunizem, ku servili, lakeu dhe i pa moralishmi drejton dhe mbetet te drejtoje. I afti, i drejti dhe i ndershmi nuk e ka jeten te gjate. Urejtja ndaj intelektualit “borgjez” dhe “burokrat” e ushqyer nga komunizmi sjell perser ne pushtet mjelsen e lopeve. Me te vetmin dryshim se tani kjo mjelse ka PHD ne krah te emerit te saj PHD te mare ose nga ndonje kurs disa mujor jashte shteti ose nga ndonje universit ne Shqiperi ( eshte kjo PHD??????)
    Largimi i kesaj elite nga jeta shoqerore shqiptare, largimi i ketyre mbroesve te traditave, ka bere qe tradita te reja te vine ne jeten shqiptare, qe shpesh te perziera me shume tradita te tjera jo te mira bejne ate qe shohim sot e shqiperi

  14. swed thotë:

    28 Janar 2007 @ 7:13 pm

    Emigrant dhe Tomi, jam dakort ne parim me ju te dy, sidoqofte dua te theksoj dicka qe me duket se e kam thene edhe ne nje teme tjeter. Eshte mire qe vijne ne Tirane keta njerez, sepse gjithsesi permiresohen, marrin me shume kulture, dhe te pakten femijet e tyre behen qytetare tamam. Le te shpresojme qe raporti qytetare-katunare do nderroje ne favor te qytetit ne 20 vitet e ardhshme. Per mua, vetem fakti qe e drejta e votes eshte e njejte per te gjithe, eshte i frikshem. E kuptoni qe kush do e drejtoje ate vend e vendos fshati? Pa diskutim fare, bazuar ne llogjiken e shifrave qe emigranti i njeh shume mire. Ardhja e tyre ne Tirane, pas disa vitesh te pakten do kene marre dicka nga Tirana, dhe normal, do i kene dhene dicka Tiranes, punen dhe vitalitetin e njeriut qe lufton per te siguruar jeten.

  15. emigrant thotë:

    28 Janar 2007 @ 7:16 pm

    Tom, ate punen e elites e mendoj tepke sic e pershkruan ti. Por elita i tremb disa edhe vetem si koncept. “Elitizem per te gjithe”? etj etj.

    Kur kam shkruar nje here ketu te Peshku qe nje faqe e fatkeqesise shqiptare eshte edhe zhdukja e elites nga vulgu, kjo u vrau veshet disave, qe shpehimisht shkruan se “kjo te shurdhon veshet”.

    Dhe e di pse e dua eliten e vertete shqiptare? Jo per stoli, por se niveli i nje vendi matet pikerisht me eliten e atij vendi. Vulgun s’e ve kush ne hesap.

  16. emigrant thotë:

    28 Janar 2007 @ 7:32 pm

    Swed, me bere te sjell nje postim te hershem nga tema famoze e Laures mbi maloket qe po rindertonin Tiranen. Eshte e gjate - ma bej hallall sidoqofte.

    Per sot e mora shafrane, flasim prape heres tjeter.

    —————————————-

    Eh moj Laura, gjec belane :-) , si na e bere keshtu prape: “ja postimet vene e vine/ nga Londoni ne Athine…” e keshtu po harrojme dhe titullin e temes. Hajt ta rikujtojme: “Malokët” po Ri-Ndërtojnë Tiranën”!
    Maloket eshte ne thonjeza; dmth ata qe i quajne keshtu, por qe s’jane te tille, apo jo?
    Se qe thua ti edhe ajo fjala Tirane sikur ka nevoje per nja dy thonjeza; se “Tirana”eshte me teper se nje grumbull ndertesash dhe rrugesh; ajo eshte pararoja e zhvillimit dhe e mendimit qyetar ne Shqiperi. Prandaj maloket pa thonjeza nuk mund te ndertojne Tiranën me thonjeza; nje malok sipas definicionit qe iu dha ketu eshte i afte shume-shume te beje nje ngrehine - tulla dhe llac; per Ri-Ndertim nuk behet fjale se Tirana lavdi Zotit nuk u shkaterrua ndonjehere.
    Nga ana tjeter, “Tirana” mund te rindertoje maloket ne vecanti dhe katundaret me ne pergjithesi (si koncept dhe stereotip malok eshte nen-bashkesi e katundareve). Cfare? Na vjen hidhur qe prape po perdoren stereotipet malok dhe katundar? Po keto stereotiope egzistojne ne mendesite tona gjithe diten! Nuk eshte e drejte? Po kush tha qe bota eshte e drejte dhe qe ne jemi te perkryer? Kush tha pastaj qe une jam dakord me keto stereotipe? Per te njeqindten here: nuk po flasim me duhet, por me c’eshte! Kjo puna e stereotipeve nuk eshte fenomen as tironc, as shqiptar. Redneck-et e jugut te US, apo “bauer”-et gjermanfoles jane vertetimi me i mire per kete. Nuk eshte racizem; maloket jane te te njejtes rrace si qytetaret. Eshte nje stereotip i keq dhe aq. Nejse, e kisha fjalen qe “Tirana” mund te rindertoje konstruktin shpirteror te malokut ne vecanti dhe katundarit me ne pergjithesi. Kjo eshte provuar tashme. Nje dyndje ne dukje e ngjashme por ne e kontekst historik krejt ndryshe ka ndodhur ne Tirane pas luftes jo aq prej malokeve, sa nga katundaret e Jugut sic tha dikush me pare (qe te zhduk cdo keqkuptim, edhe familjet e prinderve te mij vijne nga kjo shtrese dhe nga kjo dyndje). Shume prej te zhvendosurve s’kishin zanate, kishin qene barinj me dhi ose kacake. Por “Tirana” i gdhendi goxha; femijet e tyre s’dinin me gje per dhite apo komitlleqet; ata degjonin fshehurazi bitellsat ose kendonin Celentanon e Morandin nga liqeni. Kjo zhvendosje demografike nuk kaloi fare pa ferkime dhe ne menyre ideale, sic mund te duket sot; nje shoku im tirans den-baba-den thoshte qe “lebt na mesun me gatu ne hale”, ishte fjala per ato apartamentet e puneve vullnetare 1 dhome e guzhine ku gjella behej me furnela vajguri me fitila, vertet ne banjo, se s’kish ku tjeter “hej, sa shpejt qe i harruam ne ato furnelat legjendare :-) ” Nje fare bejtexhiu popullor i atehershem me emrin Sefer Daja ngriti edhe nje vjershe per kete fenomen:
    “Nga katuni ke ardh/
    N’Tiron ke zon ven/
    Me kaptinen si dardhe/
    Do me na dhon dhe men”
    Kaptina si dardhe i referohej qylafit karakteristik te leberve, me nje bisht ne maje. Nejse, ajo dardha e pati vertet bishtin prapa, se “leberit” u asimiluan me kohe ne ambjentin e ri , merite kryesisht e tyre kjo - dhe edhe moren nga Tirana, edhe i dhane Tiranes. Kjo eshte nje simbioze e shendetshme qe si duket po perseritet, kete rradhe ne permasa absolute me te medha por me nje process asimilimi qe besoj do te zgjase me teper ne kohe. Ky eshte thelbi, per mendimin tim. “Malokeve” dhe “katundareve” (me thonjeza tani dhe me Nderimin qe e kane hak) u ra shorti ta cojne Tiranen ne dimensionet demografike te nje metropoli; besoj qe Tirana po i afrohet milionshit. Pa ata kjo nuk realizohej. Sidoqofte, nuk eshte kjo me kryesorja , une me teper se vilave tre kateshe, i gezohem gdhendjes dhe reformimit te te ardhurve qe do ta hedhin poshte si nje rrobe te vjeter gjithcka qe koncentrohet ne konceptin stereotip “malok”. Si thote gjeniu: “Nuk ka si te ndodhe ndryshe/ te ndodhe ndrydhe s’ka se si/ U desh te zhdukeshin perbindshat/ qe tek kjo bote te vije ti”. Nje milion banore me te qyteteruar - ne mos sot, medoemos neser; me mos prinderit, patjeter femijet, ku ka ogur me te mire per Shqiperine se ky!

  17. tomi korca thotë:

    28 Janar 2007 @ 7:34 pm

    Swed Dakort me iden e te marit te kultures. por kam frike se ata nuk kane nga ta marin pasi dhenesit kane ikur (shumica) keshtu qe ne vend qe ta marin keta japin. Qe dhe kjo nuk ka ndonje te keqe per sa kohe japin te miren, Fatkeqesia eshte se keta japin te keqen, pasi kjo eshte kerkesa e “elites” aktuale ne vend. Keshtu qe rezultati ne fund eshte qe nuk kane cfare te marin,dhe japin ate qe eshte me e keqja Keshtu qyteti si ai liqeni i vogel derdh jashte ujin e mire dhe nga prurjet filtron ( nga filtrat e “elites se keqe”) vetem ujin e mire dhe mbushet me uje te keq.

  18. Askushi thotë:

    28 Janar 2007 @ 10:05 pm

    Tomi ,Emigrant,Swed e co. tema eshte cfare i ka shtyre keta [milet ]qe te marin peng elektrixhiun e e Bajames, qofshin keta den babaden tiranas apo te ardhur nga veriu,jugu apo veri lindja.Megjithate ju e futet temen ne nje ne rruge tjeter.Pikesepari dhe ne qe pretendojme se kemi lindur dhe rritur ne Tirane shumica e jone kane ardhur nga rrethet apo fshatrat me menyra te ndryshme dhe ja ndryshuam fizionomine Tiranes apo edhe rretheve te tjera ,dhe ndryshoi pak a shume raporti fshat -qytet.Por edhe sot kesaj dite raporti fshat qytet eshte shume kontradiktor me shtetet e zhvilluara,dhe perderisa ky raport do te ngelet i tille ne do te jemi shume mbrapa botes,prandaj ne nuk duhet te jemi kundra zhvillimeve demografike te vendit ,por duhet te ndryshojme kete raport,dhe del si detyre e shoqerise dhe e qeverise qe keta te shperngulur ti edukoje dhe ti ingranoje sa me shpejte dhe sa te jete e mundur me jeten qytetare qofte me ane te ligjit qe duhet te veproje me gjoba apo me menyra te ndryshme per mbajtjen e pastertise dhe zbatimin e rregullave urbane dhe deri tek punesimi i ketyre me permirsimin e industrise apo hapjen e vendeve te punes.Kjo eshte pak e veshtire per tu bere dhe kjo duket edhe ketej qe njerez te ardhur nga fshatrat e kane shume te veshtire te ingranohen me jeten qytetare dhe prandaj ankohen shume.Duhet durim deri sa keta te vijne ne nivelin tuaj qe pretendoni se jeni qytetar”puro”

  19. swed thotë:

    28 Janar 2007 @ 10:18 pm

    Askush, me ke keqkuptuar vertet. Une s’kam absolutisht asgje kunder atyre qe kane ardhur, por meqe shtrohej diskutimi ne formen “do kene qene te ardhur” solla kendveshtrimin tim, qe s’eshte aspak ne kundershtim me ate qe thua ti. Madje edhe Emigranti e Tomi jane ne te njejten linje.
    Po te shkojme pak me thelle ne kete teme, problemi s’eshte te ata qe kane ardhur nga qytete e fshatra, problemi jone jane ata qe jane katunare ne mendime, pavaresisht se ku kane lindur dhe ku jetojne, dhe te tille sheh ndonjehere edhe ketu te peshku, gjithsesi per fat te mire jane te rralle.

  20. tomi korca thotë:

    28 Janar 2007 @ 10:20 pm

    Askush Megjithese me ke futur ne grupin e mesiperm Une nuk kam ato mendime Lexo te lutem
    …kam frike se ata nuk kane nga ta marin pasi dhenesit kane ikur (shumica) keshtu qe ne vend qe ta marin keta japin. Qe dhe kjo nuk ka ndonje te keqe per sa kohe japin te miren, Fatkeqesia eshte se keta japin te keqen, pasi kjo eshte kerkesa e “elites” aktuale ne vend..
    ———-
    Pra asgje te keqe nese japin taditen e tyre te mire. e keqja qendron tek elita e keqe qe u kerkon vetem traditen e keqe jo vetem te ardhurve por edhe vendasve lexo me poshte
    ————
    … Si rezultat ne skene ka dale kjo elite (qe edhe mundt te jete ardhur apo vendase) por qe nuk i afrohet as nje perqind nivelit te ……

  21. zana thotë:

    28 Janar 2007 @ 10:36 pm

    Ore qe te ardhurit do na u kulturokan dakort,por kjo do te shkoje nje çike edhe me ç’kulturizim te autoktoneve,pra do jete nje rezultante zhvillimi minus.

  22. Laura thotë:

    28 Janar 2007 @ 11:50 pm

    Te ardhurit…tradita…ruajtja…shthurja e tradites…kultura…

    Eh, fjale te medhaja, te lehta per t’u permendur por po t’i zberthesh nje nga nje, humbet ne njemije libra filozofike…

    Cfare eshte kultura? Tradita?
    Mendoj jane dy koncepte shumekuptimshme dhe jane ngaterruar ne komentet me siper… Cdo njeri eshte mbartes i tradit-ave (shumes)…kultures , po shumes…

    Te gjithe shqiptaret kane tradita te perbashketa (gjuha psh) por dhe mbase te vecanta ne baze te qytetit, fshatit, lagjes, fisit, fese, etj. etj…

    Ta zeme nje Korcare vjen ne Tirane.

    - kur erdhi? Pse erdhi? cfare profesioni ka? A erdhi me familjen apo vetem? Cfare statusi ka ne Tirane? Cfare pune? Cfare banese, ne cfare lagje… etj., etj,

    Mos harroni qe po merreni me te drejten themelore te njeriut: “Njeriu ka te drejte te zgjedh te jetoje ku te doje brenda shtetit te tij”..
    E si mund ta diskutoni kete, s’arrij ta kuptoj…

    Tani tema e artikullit eshte ndryshe.
    S’e kuptoj nga e nxoret problemin e te ardhurve.

    Pengmarrja eshte rezultat qe vjen nga problemi jetesor, i elektricitetit te keputur ne shekullin XXI….
    A kane te drejte apo gabim, per reagimin ne fjale, kjo ehste per t’u debatuar, mendoj, dhe jo origjina e pengmarresve…

    “Tiranes denbabaden me kulture” - Kjo ehste absurde. S’do te thote te jesh Tiranes denbabaden te kesh kulture… S’ta jep toka kulturen, po te ish ashtu ne duhet te ishim nje nga popujt me te civilizuar te njerezimit te sotshem, meqenese jemi me te lashtet…

    Ne Tirane, sot gjen te ardhur nga e gjithe Shqiperia, dhe ashtu do jete pergjithji vetem po doli ndonje Enver tjeter qe ven diktaturen dhe ….
    perserit tragjedite, se mos harroni vendimet per masakra, dilnin nga kryeqyteti me shume Tiranes denbabadene qe i firmosnin ato… Dhe babai im nje firme te tille mori per burgosjen e tij….

    Per problemin ne fjale di te them:

    Historia ka treguar qe problemet e popullit ndryshojne vetem kur ai revoltohet…
    Revolta ne kete shembull eshte per t’u lavderuar,
    ndersa menyra e revoltes per t’u debatuar…

  23. Laura thotë:

    29 Janar 2007 @ 12:01 am

    Harrova te permend nje shembull:

    Ne nje emision online te top channel, ai i kamerave te fshehta, Ishte loje
    http://www.top-channel.tv/13/ishteloje.html

    Nje nga viktimat, gjoja aktor dhe qytetare, u shpreh ne nje menyre krejt jo-qytetare ; shiheni dhe do kuptoni:

    Ai shprehet:

    “Shtepia ka nje kryetare vetem (dmth burrin), nuk eshte djali im kopil, djali im nuk ben asgje pa u konsultuar me mua (dmth babai eshte bere diktator i te birit)…. derr verr…

    Hajde mesazh qytetaria per te gjithe shqiptaret, sidomos fshataret e Shqiperise…
    Tradite shqiptare, apo tradite qytetare, apo tradite e prambetur, apo tradite qe duhet ndrequr…etj… zgjidhni tani…

  24. TeaTime thotë:

    29 Janar 2007 @ 12:44 am

    hahahaahahahahahahahahahahahahahahhaahhah…kjo eshte too funny…ky eshte humor tragjik, kjo eshte kryeveper, te dhj…shekspirin apo dostojevskin apo woody allen apo cdo tjeter qe ben tragjedira, komedira te zeza etj . Kjo eshte e papare. PERSE KY POPULL NUK SHKRUAN DRAMA, SKENARE, LIBRA, o zot sa tema ka ky vend. I papare. Nejse arsyet i di pse, po prape me vjen keq. Merren peng elektricistet. this i hilarious

  25. labi thotë:

    29 Janar 2007 @ 12:56 am

    Poshte klasa gjakpirese e elektriçistave! :-)

  26. emigrant thotë:

    29 Janar 2007 @ 2:38 am

    Laura, mendo per tre nocionet “kulture”, “edukate”, “qyteterim” (ose qytetari). Jane gjera te ndryshme. Me siper po i meshohej asaj te fundit.

    (PS s’kam pas kohe te check te libraria per libra shqip :-( )

  27. panatha Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Janar 2007 @ 5:25 am

    eshte pa precedent… duhet te jete plan i organizuar pe r vite me radhe, kerkon mjete te sofistikuara dhe inteligjence

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.