Login



Register

Mendimi më i mirë për veten

mendimi.jpg Mënyrat e formimit të mendimeve të ndryshme janë të gjitha të veçanta dhe gjithmonë kanë të bëjnë, në radhë të parë, me fortësinë e lidhjeve me realitetin dhe informimin. Një i njohuri im flet për shkallën e pavarësisë së të menduarit, dhe mua më vjen ndërmend llastika e brekëve të një njeriu të sotëm normal (mendimi i tij është elastik poaqsa llastika e brekëve të personit më bythëmadh brenda shoqërisë ku ky gjallon). E përfytyroj këtë, të themi burrë, njeri të zakonshëm, me një punë, familje dhe shëndet normal. Ngjit shkallët e pallatit të tij me shpejtësi marramendëse dhe hyn në shtëpi gati duke shqyer derën. Zbërthen me ngut pantallonat në sy të familjarëve të shtangur, nxiton drejt tualetit dhe rrëmben me vete gazetat mbi tryezë, të sapolexuara nga gruaja e vet (diku kam dëgjuar apo kam parë në ëndërr që mendimet e mira vijnë gjithmonë në hale). Fillon të kryejë një nga proceset fiziologjike më të shpeshta të njerëzimit duke ushqyer minjtë e kateve përdhese me pjesën më të ndyrë që nxjerr nga vetja. Në mes të rënkimeve çliruese, u hedh një sy shkarazi copave të gazetave të mbledhura shuk dhe i hap. Aty informohet, thjesht informohet, madje shumë shpejt duke tundur kokën në shenjë pohimi në mes të rënkimeve. Dhe i mbush mendjen vetes se është njeri shumë i zgjuar; truri i tij i thith shpejt ato që shkruhen në gazetë, bashkë me lëvdatat e të shoqes (që shkon me komshiun) për zgjuarsinë e vet. Pasi i ka zbrazur mirë të brendshmet e veta, bëhet gati të pastrojë atë pjesë të trupit, e cila te shumë njerëz, përfshi edhe personazhin tonë, është e lidhur drejtpërdrejt me trurin. Prandaj dhe mendimet e tij, nga cilado vrimë e trupit që t’i dalin, mbajnë erë ushqim minjsh. Por menjëherë ndërron mendje, pasi gazetat janë materiale frytdhënëse edhe për gruan e fëmijët e vet (dhe ata të komshies), të cilët s’i kanë lexuar ende. Kështu që i fut në xhep dhe i rijep llastikës së brekëve gjerësinë e prapanicës. Merr frymë thellë dhe del nga tualeti ballëlartë e më i zgjuar akoma, gati për t’u dhënë kumtin pasardhësve të vet, të cilët i thërrasin të gjithë me një gojë, madje duke ulëritur, të kthehet mbrapa, të lajë mirë WC dhe të mbyllë derën…
Një personazh tjetër, që si i mëparshmmi mund të jetë person real, është nga ata njerëz që ngjajnë me njëri-tjetrin (këtë e kam njohur vetë). Ai i ka mbushur mendjen vetes (i vetëm !) që është njeri shumë i zgjuar, ironik, i pakapshëm dhe poet (!). Ky personazh-njeri e kalon kohën duke u masturbuar, ngaqë sipas tij nuk ka gjallesë tjetër të denjë për të. Duke medituar për përmasat e pazakonta të të menduarit të tij dhe se sa larg i shkon mendimi, ai ndjen keqardhje për mua e për të tjerët si mua. Më rreh shpatullat me dashamirësi prej trapi dhe tund kokën e palarë, ngadalë se i rëndon shumë, duke u shtrënguar të lëshojë vështrime si një zot i vërtetë, të cilin vetëm fati i keq e ka flakur në planetin tonë. Atëherë më erren sytë dhe bëhem gati ta kafshoj (po ku ?), pastaj ta mbyt, ngaqë ai nuk mund t’i kuptojë shpotitë e mia. Do t’u bëja shërbimin më të madh sistemit diellor dhe bimëve (për oksigjenin e harxhuar kot nga ky), kurse shoqëria do të më fuste në burg, kështu që e shoh të udhës më mirë të largohem prej tij dhe ia nxjerr inatin qenit të parë që më del përpara…
I treti jam unë vetë. Më vjen inat pse kam lindur këto kohë, këtu dhe kështu, ose më mirë, për siguri, të mos ishin njohur fare edhe stërgjyshërit e mi. Të paktën të isha budalla; do të vrisja mendjen vetëm si të ushqehesha, të përdorja televizorin, celularin, dhe ndonjë gjë tjetër “të rëndësishme”. Megjithatë, mundohem ta mbaj të lirë mendimin, qoftë edhe nga një mendim tjetër i imi. Ndonjëherë kam frikë edhe të mendoj nga shqetësimi se dikush, Natyra, Zoti, jashtëtokësorët etj, mund të më lexojnë mendimin…
Ulem me të dashurën time dhe pijmë nga një gotë, ajo më ndihmon të zgjedh pijet më të mira, duke shtyrë heshtjen që shkakton urrejtja e të dyve për njerëz-personazhe të tillë. Tani po e mbyll se nuk më lënë nervat të mendoj i qetë për gjallesa të tilla, të cilat edhe mendimin për vete nuk e kanë të vetin.

www.arbenorhani.com

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

2 Komente

  1. lumidrin1 thotë:

    24 April 2007 @ 12:26 pm

    Ka dy lloje mendimi ne vetvete.
    Mendim i gjalle, e mendim i vdekur.
    E para kur ti nuk mendon gjate, e realizimi i saj sjell jete ne vetevete.
    E dyta kur ti e ke menduar me hollsi, e realizimi i saj eshte i ditur.
    Eshte me mire te mos mendosh thojne te vjetrit.
    E arritur, me pelqeu.

  2. blete Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 April 2007 @ 4:08 am

    oh, keshille nga gjyshja ime, mos llois shume se te dalin… gjera te padeshiruara me teprice.
    megjithate, me pelqen stili. cilesi e mire.

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.