Me se mbahet Shqipëria?
Rastisa në dy artikuj rreth ekonomisë së Shqipërisë të cilët tregojnë dy nga këmbët mbi të cilat qëndron ekonomia e Shqipërisë. Mbështetja më e madhe vjen nga imigrantët shqiptarë të cilët kanë arritur të sjellin mbi 1 miliardë dollarë në Shqipëri gjatë vitit 2005. Kjo shifër është rritur me 21% nga viti 2004, gjë që tregohet edhe nga shifra totale për dhjetë vjetët e fundit e cila ka arritur 10 miliardë dollarë. Ndihmat e emigrantëve përbëjnë 63.3% të defiçitit të tregtisë së Shqipërisë.
Ndihma tjetër që mban të gjallë ekonominë e Shqipërisë është ndihma nga vendet e huaja, të cilat kanë dhënë 341 milionë dollarë gjatë vitit 2005 për Shqipërinë. Nga kjo shumë 48% është dhënë nga Italia, 43% nga Greqia, dhe pjesa tjetër nga vënde të tjera si Turqia e Maqedonia.
Kuptohet nga të gjithë shqiptarët se një pjesë tjetër e madhe e ekonomisë së Shqipërisë është ajo që vjen nga përfitimet e krimit dhe ekonomisë së zezë. Të ardhurat e vitit 2005 për Shqipërinë llogariten të arrijnë mbi 18 miliardë dollarë dhe nga këto deri në 50% mund të jenë ngjyrë “gri”.
Artikujt në anglisht mund të lexohen tek lidhjet:

14 March 2006 @ 5:47 am
Është vërtet para e madhe që është futur në shqipëri , dhe këto para kanë bërë ato pak ndryshime në shqipëri dhe veçanërisht në tiranë , ( ne dërgojmë lek dhe hallet nuk i zgjidhim se shumica e lekëve shkon për ryshfete , dhe për përballimin e jetesës me kosto të lartë që është pasojë e korupsionit ) , na takon ti respektojmë qeveritarët tanë që kanë menduar vazhdimisht për ne .
17 March 2006 @ 5:40 am
shumica e parave vjen nga jashte , dmth qe atje nuk u beka pune fare…
ne nje nga ato links ne artikull thuhet qe te ardhurat nga emigrantet do te bien ne te ardhemen sepse ata po e marrin pjesen tjeter te familjes jashte shtetit gjithashtu…
cdo lajm qe degjoj/lexoj per shqiperine eshte mos me i keq dite me dite
18 March 2006 @ 11:28 pm
Po,shumica e fitimeve ne Shqiperi vjen nga emigrantet.Me thua dot Ajka se cfare prodhon Shqiperia?Nje produkt te vetem qe prodhon dhe ka fitimprurje?
Asgje nuk prodhohet ne Shqiperi se krahu i punes eshte i shtrenjte ne krahasim me ate te vendeve te tjera si Kina,Turqia etj.Turizem?lere se e thame edhe ate!U grine duke ardhur te hujt ne Shqiperi ku nuk ka pike infrastukture.Moj po te rrojne emigrantet qe mbajne familjet me buke e ate shtet gjalle se do i shohim pasojat pas disa vitesh,kur emigrantet te mos sjellin me.
18 March 2006 @ 11:59 pm
po!! eshte me te vertete e trishtueshme
19 March 2006 @ 1:08 am
Dhe më e keqja është se paratë e emigrantëve mbasi ne jua dërgojmë familjeve tona përfundojnë në llogaritë e hajdutave të koruptuar të cilët largohen nga shqipërija duke marë dhe paratë më vete .
19 March 2006 @ 2:16 am
plotesisht dakort! ka dhe ca qe e bejne hapur por ne menyre qe duket gjasme e ligjshme!
20 March 2006 @ 11:40 pm
Mjaft u ankuat se moret ment!! Artikulli nuk thote asgje te keqe - pervec realitetit qe parate e refugjateve po ndihmojne ekonomine Shqiptare. Fatkeqesisht si cdo vend tjeter i varfer dhe per me teper si pike strategjike gjeografike kemi fatin e zi qe jemi rruge kryesore trafiqesh. E kam te qarte qe droga shkaterron jete, por nga ana tjeter ka krijuar nje treg ne shqiperi per mallra lluksoze si dhe ka hapur vende pune ..sepse pastrimi i parave kete ka i kthen bizneset nga ilegale ne legale (pra fabrika, ndermarrje, zyra ..etj — objekte ku punesohen individe.)
18 Miliard Dollarshi qe u permend ne artikull eshte vlera e te gjitha mallrave qe jane prodhuar ne Shqiperi (nese e kam lexuar tamam sqarimin.) Pra kto produkte jane prodhuar nga njerez qe paguhen dhe si rrjedhim blejne mallra per konsumim te perditshem. Me pak fjale po behemi me mire nga ana ekonomike, ne pergjithesi.
23 November 2006 @ 12:21 am
shqiperia mendoj se mbahet nga migrimi por edhe nga vet qytetaret e vet sepse sikur edhe ne kosov ka shume probleme me ekonomin edhe korrupsionin
por ne ne kosov kemi pagen mesatare 250 ero por une si person marr pagen 560 ero por si mundem une kurse ne muaj une hargjoi mbi 2000 ero nuk e di as nga erdhen as nga shkuan kurse pagen vazdhoj ta marr
dmth se dikun hi ne borgj dikun paguaj dikun jap borgj dhe keshtu didi me kalu jeten edhe shqiperia ashtu se dikun merr kredi ne banken botrore dikun jep edhe keshtu jt gjall
ishte mendim imi