(me një + akoma pa)*frymë

Filmi “Le silence de Lorna” (Heshtja e Lornës) ta kthen shpirtin përmbys dhe ta shkund mirë e mirë nga thërrimet e paragjykimit që mund t’i kenë mbushur poret kur ke dëgjuar për filmin (dhe jo vetëm për filmin) mbi një gocë nga Shqipëria, Lornën, e cila martohet me një toksikoman për të marrë kombësinë belge; atë të fundit ka në mënd ta vrasë Fabio, një matrapaz që është organizatori i martesës së bardhë e që do të përshpejtojë divorcin e Lornës, për ta martuar me një rus, të cilit kjo do t’i kalojë kombësinë belge për disa mijëra euro, me të cilat do të hapë një snack bar me të dashurin e vet, Sokolin. Edhe një film që i bën shqiptarët rezil…- thashë vetë kur lexova përmbledhjen e filmit. E kisha kryekëput gabim.
Vëllezërit Dardenne (ata burrat me flokë të bardha) nisen nga një klishe dhe udhëtojnë në kërkim të së vërtetës duke na mbajtur pezull gjithë kohën e duke na dhënë një grusht të fortë herë pas here. Ata kanë vizatuar mjeshtërisht dhe me dashuri një grua me zemër që hyn nëpër ngushtica të errëta, Lornën, që Arta Dobroshi (ajo goca që na buzëqesh neve dhe jo fotografëve) e mishëron kaq vërtetësisht, sa, edhe pasi ke parë fotot mbi qilimin e kuq të Kanës, nuk arrin të besosh që filmi ka mbaruar para një ore dhe nuk vazhdon dikur nesër në mëngjes kur Lorna të zgjohet … Loja e Dobroshit të bën, po ashtu, të harrosh atë shqetësimin vocërrak të fillimit kur dëgjon si thotë “të dua” me theks kosovar ndërkohë që supozohet të vijë nga Shqipëria.
MERCI, FRERES DARDENNE! FALEMNDERIT, ARTA DOBROSHI!
Për frankofonët, një intervistë me Arta Dobroshin, marrë nga e përditshmja franceze “Le Monde”. (Falemnderit Penar për lidhjen te Peshku!)

4 September 2008 @ 3:45 pm
T’mesim anjorante ??
4 September 2008 @ 4:07 pm
Me pak fjalë:
Arta Dobroshi është 28 vjeç. Jeton ku ta çojë puna; ka luajtur në teatër dhe kinema në Shqipëri, Ceki, Slloveni dhe Belgjikë, por mendon se së shpejti do t’i duhet të zgjedhë një vend për të jetuar.
Udhëton që kur ishte 15 vjeç, kohë kur prindërit e dërguan në SHBA për ta mbrojtur nga trazirat. Duke udhëtuar, thotë se ka pasë kohë të kuptojë se sa e vogël është bota. Dhe aktrimin e sheh si mundësi për t’u bërë qytetare e botës.
Arta Dobroshi duket t’i jetë përkushtuar krejtësisht personazhit dhe mësimit të frëngjishtes (dy vjet më parë, ishte fiks si Luçi:)) gjatë pesë muajve të pregatitjes së xhirimit.
Thotë po ashtu se ka dalë për herë të parë në skenë në moshën 17 vjeçe. Dhe provat e teatrit, në vënd që ta lodhnin pas orësh të tëra, e bënin të kërkonte dhe më.
Përsa i përket filmit, thotë se ka qarë kur ka lexuar për herë të parë skenarin dhe vlerëson shumë punën e vëllezërve Dardenne. Thotë se i ka pëlqyer shumë puna me Lornën dhe vlerëson faktin se ai i ka hapur shumë dyer, por nuk lë pas filmat e tjerë që i kanë hapur dyert e qytetit, të vendit të vet e të Ballkanit. Lorna duket t’i ketë hapur dyert e Evropës.
Dhe në fund, le Monde thotë se Lorna i ka karhët cit me skenare filmash.
Kaq për tani.:)
4 September 2008 @ 4:09 pm
*Arta Dobroshi i ka krahët cit me skenare.
4 September 2008 @ 4:56 pm
E pash filmin dhe me pelqeu fort. Nuk e kuptoj pse vellezerit Dardenne kane zgjedhur si personazh kryesore,nje shqiptare qe vjen nga Gramshi? Por skenari shume i bukur.
Ne France ka patur kritika shume te mira dhe te gjitha mediat seriose e kane perkrahur si film.
Mu be fort qefi qe ne film kishe shume monologje ne shqip.
Aksenti kosovar i Arta Dardoshit e bente dhe me te bukur filmin.
Ju a rekomandoj ta shihni (*****).
Pershendetje!
4 September 2008 @ 5:42 pm
Miroir,
ja një intervistë e Vëllezërve Dardenne, ku mësohen ca përse.
Luçi,
kënaqësia është krejt imja. Po videon s’ta përkthej dot tani.:)
4 September 2008 @ 6:15 pm
Une filmin nuk e kam pare, po aq sa spjegon Aklli me sjell ndermend nje histori shume te perafert,deri ne 90 % te saj.
Vajza ka qene nga Elbasani , ndersa lidhur me Gramshim ai qytet i vogel ka pasur nje numur shume te madh prostitutash ne perendim dhe duket skenaristet kane identifiku ne zyrat e infomacioneve te kesaj pune Gramshin si vater femrash te trafikuara ose dhe si zgjdhje gjeografike enkas e periferise ( provinces ) si simbol. Nejse e gjate dhe kjo mbase.
Akell,
ki miresine dhe me ma spjego cer eshte martesa e bardhe ?
4 September 2008 @ 6:22 pm
“Martesa e bardhë” egziston si martesë vetëm de jure, sepse në fakt ai çift as që fle ndonjëherë bashkë.
4 September 2008 @ 6:24 pm
Koth i dashur,
s’e di a ekziston në shqip ndonjë fjalë e saktë, po unë e përktheva trup nga frëngjishtja (mariage blanc) ku do të thotë martesë që bëhet vetëm zyrtarisht.
Në intervistën te postimi i 5:42, autorët thonë se janë nisur nga historia që u ka treguar një asistente sociale belge; një prostitutë shqiptare i kishte propozuar vëllait të saj të droguar një martesë fallco (më mirë kështu?), ku ajo do të merrte shtetësinë dhe ai paratë për drogën e vet.
Sa për Gramshin, mendova se provinca mund të ishte shkaku i zgjedhjes, po ka mundësi që femra për të cilën bëhet fjalë më sipër të vijë tamam nga Gramshi.
Por Lorna në film nuk është prostitutë; ajo punon në një lavanderi nga mëngjesi në darkë dhe… o, shiheni filmin vetë.
4 September 2008 @ 6:28 pm
Flm per ndricimin !
Ore Edrus po as dhe nje here te vetme ore ??
4 September 2008 @ 6:32 pm
Koth,
me vjen mire qe me jep nje argument.
Kur e kam marre vesh kete si lajm, i kam bere pyetjen vetes; po pse ne Gramsh, kete qytet kaq te vogel, ka patur rrembime, genjime, matrapaslliqe, korrupsion…, jo moralitet, ne shkalle kaq te larte?
….
4 September 2008 @ 6:40 pm
Koth, ne shqiptarëve na duket çudi, por para disa kohësh lexoja një statistikë të çuditshme; gjithnjë e në rritje numri i çifteve që nuk bëjnë sex… nuk spjegohej se pse, por vëndin e parë e zinin aziatikët (koreanët, japonezët dhe kinezët), por që edhe në botën e civilizuar njihej fenomeni
…
)
Nëse për vëndet e “prapambetura” i spiegonin këto martesa të bëra vetëm për të mundur për të jetuar (burri siguron ushqim, gruaja lan e gatuan), në vëndet e “qytetëruara” këto lidhje bëhen shpesh vetëm për të treguar që ja: edhe ne jemi të martuar (për të fshehur deklinacione të ndryshme seksuale të partnerëve) ose e justifikojnë me “stresin” e jetës së përditëshme që ul nivelin e dëshirës deri në atë pikë sa të mos “t’bjerë nër men për Të” (natyrisht që kjo nuk vlen për shqiptarët/et, sepse ne dhe barë hamë, por aTë nuk e harrojmë
4 September 2008 @ 6:54 pm
O edrus sa bukur e the
edhe ky duhet pare nje fenomen shqetesuse, ose kthim shume para ne kohen e antikiteit ne rast se eshte per ate qe e kuptova une sigurisht, ne rast se jo më ilumino i cik se mos ngel anjorant kur thote Luci.
4 September 2008 @ 7:08 pm
Frojdo, po nigjojsha thashethemet e fundit: Majkëll Xhekson dhe Pamela Anderson qekshin “mpleks” me nji histori dashurie
… thotë një fjalë e urtë e popllit: “Kush ka bukë s’ka dhëmbë” në ktë rast
.
, dhe prandaj martohen për të treguar që janë familjarë… por që qejfin e bëjnë me elektriçiun ose hidraulikun (që të dy
)
Megjithse në komentin tim e kisha fjalën për homoseksualë/e që për pozicionin që kanë në shoqëri, ja u do vëndi i punës që të jenë të martuar
4 September 2008 @ 7:21 pm
Kurse mua më duket fenomen shqetësues përçudnimi që vjen nga ligjet për të huajt; Lorna do të jetojë; do të punojë dhe të ngrejë një bar me të dashurin e vet; Lorna do të jetojë në Belgjikë, me të njejtën të drejtë që belgët zgjedhin të jetojnë në Shqipëri, por ligji belg nuk e lejon. Dhe dihet sa kollaj rrjetet e pisëta përfitojnë nga efektet perverse të ligjit.
4 September 2008 @ 7:36 pm
Hi Akvll të dhashë një frymë andej ka shpia nuk e di a e more (vesh). Filmin nuk e kam parë akoma, po kam dëgjuar llafe të mira plot.
Këtej gjonat e mira vijnë me vonesë.
Thonë se ishte mbresëlënëse Arta gjatë festivalit dhe filmi trajton një fenomen shumë të përhapur ndër emigrantë. Po fajin se ka ligji i Evropës, i gjithë diskutimi do natë të gjatë dimri, jemi në behar tashi akoma.
4 September 2008 @ 7:40 pm
sigurisht që e mora (vesh). uffff (po ta kthej, se kushedi, kërkon dhe ndonjë lek.:))
këtu dimri ka ardhë që mbrëmë në darkë, ndaj përfundova në kinema…
4 September 2008 @ 7:49 pm
dimërim të mbarë akëll. http://www.youtube.com/watch?v=B8zHRRnPgaE
Aty ia merrni shpirtin dimrit besoj dhe na e sillni këtej për ndonjë muaj… të ngordhur e të lodhur.
4 September 2008 @ 7:51 pm
pah sa poetik që qenke bo…
flm. në raste të tilla ta shpërblefsha!:)
4 September 2008 @ 9:33 pm
Ka nje debat ne kete faqe (nga mesi i faqes e poshte), si dhe ne ate ne vazhdim, ne lidhje me filmin ne fjale: http://forumishqiptar.com/showthread.php?t=89442&page=14
4 September 2008 @ 9:43 pm
administrator,
a ndalohet tek peshku te vendoset link-u i nje forumi tjeter ne shqip ?? bera nje postim, dhe u anullua…
4 September 2008 @ 10:56 pm
bravo i qofte kesaj aktoreje te re, i uroj nje kariere te fuqishme.
4 September 2008 @ 11:08 pm
Aklli…ej,eshte shqiptare,eshte shqiptare,oh,ah,uh,eshte shqiptare,e di cer ka ndodh,eshte shqiptare,ah ,uh,nga gramshi,eh,,oh eshte shqiptare….
shume mire qe eshte shqiptare, ..avash avash,se nuk do te ndryshoje shqiperia,tani e tutje ..
4 September 2008 @ 11:12 pm
më fal ë, po s’të kuptova… po shqiptare është. dhe i lumtë!
4 September 2008 @ 11:25 pm
i lumte ke inat!
4 September 2008 @ 11:54 pm
Akullnaja
ne terminologjine legale shqiptare quhet “martese e pa konsumuar”. Jo se vertet ka ndonje rendesi…
5 September 2008 @ 12:47 am
Ja edhe nji shqiptare e re ngjitet ne skenat e e filmit evropjan ndoshta edhe boteror .Pash disa skena te filmit per nese ngjarja i ka ndodhe nji vajze,nga Shqiperia Arta ne film flet dialektin Prishtinas,shikuesi apo ndegjuesi e percepton se vajza eshte nga Kosova.Keshtu qe disa thone se ajo ishte pra personazhi kryesor ishte nga Gramshi .
Urime Artes ,dhe mos te harojme se ajo u kethye ne shtepi me nji roge te majme.
Me nderime nga Melborni.
5 September 2008 @ 1:40 am
Di gje sa ishte rroga ??
O rrotë !
5 September 2008 @ 8:46 am
ne Kosove i thojm “martes per letra”.
5 September 2008 @ 8:59 am
I lumte Artes,sigurisht. Nje sukses per veten e saj.Na e shton pak krenarine neve, si goce lagje qe e kemi,por kjo nuk do te thote,qe tash e mbrapa,do te behet nami…. rrugen per ne Nato,gati e kemi., rruga Kukes Durres..pret te inagurohet dhe pastaj ti veme emrin:Arta Dobroshi..(me siguri Sala e ka fut ne rreth blu).
Nje nene Terez e kemi,mos na bohen dy–ketu e kisha llafin akull-naje.
Ne fitojme “krenarine”,si shqiptare..kjo eshte me e rendesishme.Po pse nuk behen kaq te famshem ketu ne shqiperi mer yahoo…me siguri qe nuk dum vet,sepse ne kemi nje mireqenie aq te modhe qe nuk e llogarisim fare,ket nivel, ju lejme te tjereve,le ta mori Franca.,,Ne mbajme krenarine qe eshte prej shqipnie.!
5 September 2008 @ 9:10 am
Për mua s’është çështje krenarie, është çështje kollajllëku. Se dy njerëz më shumë që kanë parë këtë filmin, nesër do të më shohin dy herë më pak shtrembër kur të them se vij nga Shqipëria. Dhe unë do ta kem dy herë më të lehtë t’u mbush mëndjen se s’jam një rrezik potencial për shoqërinë. Dhe do kem kësisoj dy herë më shumë kohë për tu marrë… me ty këtu te Peshku pa ujë…Dhe kjo falë vëllezërve Dardenne dhe Arta Dobroshit. Kaq.
5 September 2008 @ 9:34 am
Akull-naja,jam shume dakort me ty,filmin nuk e kam pare,dhe nga zemra asaj vajzes i uroj suksese,por si shqiptare si komb na duhet shume,shume,shume pune dhe talent te madh,ndoshta si ajo e Arta Dobroshi,qe te mund te krenohemi.
Dhe kete e theksoj,jo per “popllin e thjeshte”,por per ata,qe jane mjeshtera per te perdorur,sukseset e te tjereve,sukseset e talenteve shqiptare,per interesat e veta personale.
Sot Shqiperia eshte e mbushur me keta lloje tipa…seshte e veshtire ti kuptosh.
Shiko cfare kane bere me emrin e nene Terezes.,mburren me nene Terezen,edhe pse ajo nuk ka bere as edhe nje gje per Shqiperine.
Me kupto nuk kam as edhe nje gje me Terezen,per kundrazi.Ajo eshte nje gjeni qe ka sakrifikuar gjithe jeten e saj,per njerezimin.
Por jane Indianet qe duhet te kene te drejten per tu mbururr pak me shume.,,bile ata e quajne bijen e tyre.
Njeriu lind diku,por vlersohet ne vendin ku ai investon me shume,dhe ky vend, ka te drejten te krenohet per te.
5 September 2008 @ 1:45 pm
Unë s’po kuptoj si kalove nga Arta Dobroshi te Nënë Tereza. Gjithësesi, ndoshta po ta shohësh veten si pjesë të njerëzimit mund të kuptosh se çfarë ka bërë Nënë Tereza për ty personalisht. Se Nënë Tereza është filozofi. Dhe ta vësh në mes të një sheshi është t’u kujtosh njerëzve atë që ajo përfaqëson: dashuri për njerëzimin.
Kurse Arta Dobroshi është dikush që bën shumë mirë punën që ka zgjedhur dhe i ka dhënë jetë një personazhi prekës në një film po kaq prekës e që ka lidhje dhe me Shqipërinë, por që e kapërcen shpejt interesin antropologjik dhe bëhet film me vlera universale, duke ndryshuar kështu dhe imazhin e shqiptarit në sytë e Evropës e më larg. Mund t’ju duket e çuditshme si një personazh që futet në të tilla qorrsokaqe të mund të sjellë diçka të mirë për imazhin tonë, por filmi konsiston në zbulimin e njerëzisë së personazhit, që të shtyn të mendohesh dhe të harrosh prej nga ku vjen, për t’u kthyer te vetja jote. Bash në këtë pikë, Lorna bëhet pozitive për imazhin e shqiptarëve. Të flasësh për filmin dhe për aktoren në një blog, apo në një gazetë apo në një medium tjetër më duket më se normale, sidomos kur shkruesit (mua) i ka lënë mbresa. Të mllefesh ndaj kësaj, më duket meskine.
5 September 2008 @ 2:00 pm
Pash ca trailers te filmit. E adhuroj frengjishten e saj. Shume sexy. (filmin pres ta shoh nje nga keto dite)
5 September 2008 @ 2:03 pm
Eh, kurse neve ne TR na pret ket jave ne kinema ai filmi me kurva
“SEx and the City ”
Go Samanta go !
5 September 2008 @ 2:35 pm
AR31, personazhi vetë ka shumë feminitet (jo seksulluk si ai që do shohë Luçi javën tjetër:)), feminitet të thellë; çdo gjest, çdo fjalë e personazhit janë ato të një gruaje. Dhe Arta Dobroshi i ka dhënë pa u kursyer i saji, që duket ta ketë me bollëk.
5 September 2008 @ 3:03 pm
akvll me shume yje, me vjen mire per ket ndjesi qe te ka provokuar arta dobroshi. une ende nuk e kam ndjekur, por kam shijen e hidhur te nje ndjesie krejt te kundert kur e kam pare tek “syri magjik” i cashkut. krejt e thate, e zbrazte, pa leng, kam menduar se zgjedhja ka qene per arsye jashte aftesise interpretative. por ja qe arta ka ditur te “shkriftohet” dhe respekti im per te shumfishohet.
5 September 2008 @ 5:12 pm
Intervistë e A. Dobroshit gjatë festivalit të Kanës dhe pjesë nga filmi (frëngjisht).
Viki, unë isha në injorancë të plotë para se ta shihja, e kam fjalën që e kisha për herë të parë. Dhe as kisha parë trailer, as kisha lexuar për te; kisha vetëm një koment të mirë nga një koleg pune, shijet e të cilit nuk i njoh se jam rishtas aty, po thashë të shoh ç’bëhet, ta dimë se ça mendon tamam kolegu për ne (shumësin jo vetëm mbretëror) që pasi ka parë filmin (se qe shokuar ca, me thënë të drejtën ). Dhe s’do të kisha shkruar fare, se vetë s’më pëlqen të lexoj komente për filmat - vetëm dua t’i shoh, por më mori entuziazmi me vete. Kshu…
5 September 2008 @ 5:16 pm
@ viki :
Perkundrazi ! Arta nuk eshte “shkriftuar” fare dhe une e kuptoj qe me “shkriftim”, ti kupton nje loje dramatiko-teatralo-patetiko-emocionale alla Hollym…, desha te them, Hollywood !
. Ajo eshte nje kinematografi qe s’ka te beje me filmat e vellezerve belgë. Ke ngaterruar adrese : vellezerit Dardenne, nga më te talentuarit regjizore qe ekzistojne sot per sot jo vetem ne Europe por dhe ne bote, bejne nje kinematografi KREJT te kundert nga ajo qe kujton ti e shume te tjere bashke me ty, dhe qe nuk bazohet aspak tek loja patetiko-qaramane e aktorit. Perkundrazi ! Arta eshte SHUME SHUME SHUME SHUME e permbajtur ne lojen e saj ne film. Pothuaj pa asnje grimasë, mimikë. Ajo eshte zgjedhur ne ate rol JO sepse eshte “aktore e talentuar” (sipas kanoneve dhe llogjikes Hollywoodiane e qe jane per fat te keq, edhe kanonet e kinematografise dhe teatrit shqiptar aktual) e qe ti e tjerët i mbajtshi me shendet ! :). Keshtu qe, ne kete prizem, Arta “nuk” ka asnje meritë: ajo thjesht ka ndejkur e zbatuar ne menyre skrupuloze keshillat e vellezerve Dardenne : jane ata qe kane dirigjuar gjithshka, qofte lojen e saj ultra te permbajtur, qofte regjinë e spikatur (asnje notë muzike pergjate 2 oreve te filmit, montazh i thjeshte por tmerresisht delikat, elipse te mrekullueshme ( elips ne kinema dmth nje ngjarje qe ndodh por qe nuk filmohet, por qe lihet te kuptohen vete nga spektatori).
Shkurt: kinematografi e vertete . Dmth, art.
5 September 2008 @ 5:23 pm
dhe një tjetër intervistë e Arta Dobroshit. prapë frëngjisht. (me na falë, po s’kishte asgjë shqip.)
5 September 2008 @ 6:37 pm
Me duket se ky film do luhet dhe ne Toronto Film Festival, shpresojme. Mezi pres ta shoh se kisha kohe qe e degjoja. Ne gjithe trailers qe kam pare te filmit, Lorna vishej kuq e zi. Heheh me ato pantallonat e kuqe. Une s’e kam pare akoma filmin , por me sa kam degjuar sikur e konsumon martesen.
5 September 2008 @ 7:05 pm
linda, kjurioziti killed dhe ket. dro ke ngju mirë, dro s’ke ngju mirë….:)
5 September 2008 @ 7:55 pm
http://tiff08.ca/filmsandschedules/films/silencedelorna
lol. Ne Toronto shfaqet kete te diel ne ora 6 te pasdites dhe te merkuren e ardhshme ne mengjes.
6 September 2008 @ 7:56 pm
Akull-naje,me vjen keq qe nuk ke kuptuar lidhjen e Nene Trezes me AD!!!,
Po ta kesh lexuar me vemendje cfare kam shkruar,ne lidhje me kete do t`me kuptoje.
Nene Tereza eshte shume e” tepruar”,me vendosjen e emrit te saj,ne shume e shume vende,jo se ka ndonje gje te keqe por edhe te mire nuk eshte.,sepse,edhe sikur cdo shqiptar ta shkruaj ne ball, emrin e Nene Terezes,nuk e ndryshon dote imazhin e Shqiperise.
Mania e disa shqiptareve,te cilet flasin aq shume,sa me shume kerkojne te nxjerin veten e tyre ne pahe,se sa te vene dukje vertet dhe thjeshte njeriun qe eshte ne qender te vemendjes.
Ka qene nje skec i Fierit”Belul Gjeraqina”me duket sikur shqiptaret mburen me “bolet ” famen e te tjereve.Kjo sme pelqen.
Seshte me mire kur te flasin vete keta,dhe shqip troc fare,se si i kane kalur shllallet dhe jane atje ne maje ,ku te gjithe shqiptaret te vene?
Nje fjale e tyre,eshte 1000 here me e vlefsheme dhe e kapshme,per shqiptaret e thjeshte se sa nje “tellall”.(ne kete rast nuk je ti).
Po qe ekziston nje mani,qe sa del nje njeri,shqiptar, qe ka korrur disa suksese modeste,(bota ka edhe me shume)dhe i vihet emri i rruges,ose direkt ftese,oferte,per antare partie,deputet.,mbase eshte mire?.Nuk e di.
Jo se ti bere ndonje gje te keqe qe na informove,(shume gje e mire)por ishe shume i ekzaltuar,dhe mua mua duke sikur ti kishe zbuluar gjeniun,dhe te mereshe fryma qe ky ishte nga shqiperia.
Por edhe kjo nuk eshte nje faj i jot dhe kaq,je i respektuar nga une.
Ja disa qe di une :
Aeroporti “Nene Tereza”
Spitali “Nen Terza”
Sheshi Nene Tereza”
Busti” Nene Tereza”Mund te kete edhe me shume.
Nje nuk mjaftonte?
6 September 2008 @ 8:32 pm
Artian, po ta lexosh me vëmëndje shkrimin në krye të faqes, do të vësh re se shkrimi i kushtohet filmit dhe ka një fjali e gjysëm për Arta Dobroshin, duke hequr falenderimin. Kjo është një faqe shqip dhe për shqiptarët, dhe ku pretendohet se bëhet fjalë për gjëra që kanë lidhje me këta të fundit, siç është dhe filmi në fjalë. Në fakt, Arta Dobroshi meriton më shumë se një fjali e gjysëm sepse po të ndjekësh intervistat, vë re se nuk është vetëm aktore e mirë (ti s’ke nga ta dish, por unë prandaj jam këtu, që të të informoj që ajo ekziston dhe ti të shkosh ta shohësh në kinema ku ajo flet vetë me punën e saj), por dhe një njeri i bukur, që ke kënaqësi ta ndjekësh kur flet për punën. Por unë nuk ekzaltohem; unë gëzoj me shpirt kur shoh një film mjeshtëror si Heshtja e Lornës, gëzoj po me shpirt kur shoh se një personazh shqiptar (Lorna) paraqitet me aq dinjitet nga autorët dhe aktorja, që është po ashtu shqiptare dhe ma kënaqi shpirtin me theksin e vet gjatë gjithë filmit. Gëzoj o vlla, ti do më ndalosh?
Tani, meqë të pëlqeka humori, po të tregoj një barcaletë:
Kishin nxënësit e një shkolle tetëvjeçare provim biologjie me gojë. Dhe njëri, s’di për ç’arsye të çuditshme, dinte vetëm ca gjëra mbi pleshtin. Shkon në provim me shpresën se do i bjerë pyetja mbi pleshtin. Dhe për fatin e vet të keq, i bie delja. Mendohet pak dhe fillon të përgjigjet:
- Delja ka katër këmbë dhe trupin e ka të mbuluar me lesh. Meqenëse ka lesh, zë dhe pleshta. Pleshti …
-Prit, prit, i thotë mësuesi, se s’të pyeta për pleshtin. Na merr një pyetje tjetër, se e shoh që s’dike gjë.
Dhe merr pyetjen tjetër e i bie peshku.
- Peshku jeton në ujë. Nuk e ka trupin të mbuluar me lesh. Po të kishte lesh, do të kishte dhe pleshta. Pleshti…
-Ik, i tha presori, hajde për vjeshtë.
Kaq ishte.
14 September 2008 @ 10:12 am
E pashe edhe une filmin mrame ketu ne Belgjike. Me te vertete eshte film shume i bukur, eshte paraqitur me mjeshtri te madhe nje realitet i ashper. Edhe nuk mundem pa e thene qe te Lorna i gjeta tiparet e femres shqiptare qe natyrisht me bejne te jem krenare; per forcen, dinjitetin edhe ndjeshmerine. Pastaj ngjyra e kuqe ne garderoben e saj me pelqeu shume pasi eshte njyra ime me e preferuara.
Dhe natyrisht duke mos i lene anash mashkujt; edhe pse personazhi i Sokolit me nervozon se nuk e mbron sa duhet e nuk e perkrah deri ne fund Lornen, me intrigon fakti qe keta tipat si Sokoli i ben diçka terheqes, bile tek une eshte ashtu, po nuk po mundem ta gjej se çka