Me motorra nëpër Shqipëri - Fotogaleri
Nje enderr e bukur mbaron shume shpejt. Po hap nje teme me pershtypjet e udhetimit me motor ne Shqiperi. Si motorist i apasjonuar, tour-guide i Eurobiker-ave ne turneun e tyre ne Shqiperi
por edhe anetar i shoqates se motoristeve “Shqiponjat e rrugeve”
mund te them se udhetimi me motorr neper Shqiperi mbetet nje perjetim
i nje lloji te vecante.
Ne lidhjen meposhte do te gjeni foto te ketij udhetimi te vecante neper Atdhe.
Memedheu i pare nga ky kendveshtrim: Fotogaleria!
Foto e motorristeve te Tiranes, Kosoves dhe Gjermanise.




6 Dhjetor 2007 @ 7:28 am
sweeeeet!
vertet qe eshte bukur te besh cruise ne shqiperi me motor.A organizohet per vit ky aktivitet? ku jane keta bikers shqiptare, ku ane buke ku pijne uje?
do desha te e beja kete me nje big enduro si Honda Africa Twins 750cc, se shqiperia ka aq shme vrima sidomos nga jugu qe ia vlejne tu shkosh deri ne fund.
fatkeqesisht na ndodhet vetem nje SUZUKI SAVAGE 400cc, keshtu qe u pa puna nuk po dalim nga ruga (ishalla eshte e shtruar).
foto shume te bukura.
C.
6 Dhjetor 2007 @ 11:22 am
shume te bukura fotot.flm qe i sollet ketu!
6 Dhjetor 2007 @ 3:31 pm
..i vini dhe emrat e ketyre cool- save, ti njohim kush eshte penari, llukani e kothi e moza..
6 Dhjetor 2007 @ 3:48 pm
http://www.njoftime.com/foto/eurotour_albania_big/img_0906.jpg
Kjo jam une
6 Dhjetor 2007 @ 4:06 pm
Pse mer rjahu keta te peshkut jane keta motorristat ee. Po ndonje me MZ kishte ne grup se ato MZistat jane te papermbajtshem
6 Dhjetor 2007 @ 4:15 pm
Ha!! Te njejtin motor si ai ne fillim te temes kam dhe une…Yamaha Virago 535…Vetem se me ka mbet pa boje se s’di cfar ta lyej.
Shiten ne Shqiperi motora “crusier”?? Kur te kthehem…kam ndermend te blej nje Kawasaki Vulcan Drifter 1500…ajo do ishte mrekulli per ne Shqiperi…
6 Dhjetor 2007 @ 4:45 pm
Pershendetje Kalamoja,
Ne shqiperi jane shtuar motoristet, sidomos keto dy vitet e fundit.
Fatkeqesisht u be i treti vit qe shkoj ne vere me traget dhe me rastis
te jem i vetmi shqipo me motor ne hambar.
Nejse Tirona eshte mbush plot.
Po jane cunat e “Shqiponjave te Rrugeve” Gjeni,-presidenti i shoqates, Mondi,-Nenkryetari,
Drini,-Sekretari dhe cunat e tjere: Romeo, Miri, Albi etj. etj.
Shqiponjat jane Cruisera. Edhe une deri para pak kohe kisha Viragon, qe ndodhet ne balle dhe qe gjermont gjate Turneut e pagezuan me emrin “Viagra e grupit”- si motori me kubik me te vogel,
por pas Eurotour-it e shita dhe tani kam BMW 1.100 RT.
Me infektun gjermont gjate Turneut, O merr BMW o plas!
Ne gusht beme nje xhiro me cunat nga Dhermiu per Tirane.
Do ju ve dhe ca foto me vone.
Kenaqesi te shohesh shoferat shqiptar (qe shquhen per toleranc zero)se si te respektojne
kur shofin ne pasqyre tu afrohet grupi me shtate a tete motora dhe ti parakaloje.
Cunat ne vere mblidhen tek lokali i Florit ke blloku, ke rrugica e VIP-it ne te majte sa futesh, pa shku
tek Irish apo Charles-i
Rezi
6 Dhjetor 2007 @ 4:54 pm
Per gjithe te interesuarit qe kane kohe dhe nge mund te lexojne
raportet e mija te udhetimit te ketyre dy vjeteve te fundit me motor neper Memedhe:
Udhetimi 2005
Udhetimi 2006
6 Dhjetor 2007 @ 5:19 pm
…rezo, hallall ta boft zoti dude…..
…ti e njifke jeten mire….
por kujdes me motorrat, mos bo cirk se e ha pastaj….
….me mire merre per dore….
6 Dhjetor 2007 @ 5:25 pm
Shume bukur…falemnderit per fotot. Shiten ne Shiqperi motora te tille apo jo?? Se po vras mendjen si te sjell nje Drifter andej…
Edhe per antaret e grupit…e kam parasysh se per ke e ke fjalen…
Viragon 535 sapo e bleva…po s’i kam hip asnjehere se eshte bore deri ne gju ktej. Me para kisha nje Yamaha Maxim 750…Tani mendjen vetem per nje Drifter e kam.
6 Dhjetor 2007 @ 5:46 pm
Grupi,
une po te jap linkun ke njoftimet, hidhi nje sy ca ka aty:
Tregu i Motorave - njoftime.com
Virago ka qene arushe fare.
Nuk me la tre vjet asnjehere ne balte per 15.000 km te bera.
Gjate turneut nga Shkodra deri ne Konispol, Virago pa 4 BMW te sakatoheshin dhe te llocnin ne rruge, ndersa ajo vete ja doli mbane pa asnje demtim.
Vetem se mua me duhej nje me kubik me te madh dhe komfort me te rehatshem,- te cilen e kam gjet tek RT 1.100-i
6 Dhjetor 2007 @ 5:59 pm
Ec aty Shqiponjat e Rrugeve. Rezo hallall dhe m’i bej te fala Drinit.
6 Dhjetor 2007 @ 8:17 pm
Drinin e kam ate te fotoja e dyte ne te djathte?? S’po e njof me…
6 Dhjetor 2007 @ 9:40 pm
Gje e bukur, shpresoj qe dhe tv te kene folur per kete eveniment.
6 Dhjetor 2007 @ 9:41 pm
Amon cfare fytyrash! Sa te “bukur”. Te gjithe nga fshati qenkan, ose une kam harruar fytyrat e shqiptareve!!!!
6 Dhjetor 2007 @ 9:46 pm
Shqiponjat on the road.
Rruges Murriqan - Shkoder
Grupi, po Drini eshte ai ne te djathte. Tani eshte dobesu goxha, aty ka qene me i shendoshe.
6 Dhjetor 2007 @ 10:44 pm
…po Martin Lawrence spo e shikoj?….
…po J Travolta kush eshte nga keta?
7 Dhjetor 2007 @ 3:25 am
O Ner po ca ti bej fytyres Drini…e ka pak te shpifur…po ashtu ka lind.
7 Dhjetor 2007 @ 7:41 pm
Rezo pershendetje,urime per keto fotot e bukura neper vendlindje.
6 Janar 2008 @ 4:11 pm
pershendetje ,urime per fotot e bukura .
doja te shtoja dicka ,e njihni shoqaten e motorrave te hells angels luxemburg qe ne veren e kaluar vizituan shqiperine per here te pare me harley davidson.dhe organizuan nje party bashke me shqiponjat e rrugeve????
5 Prill 2008 @ 1:05 am
Përshëndetje. Rastësisht hasa në këtë sajt dhe menjëherë u rrënqetha kur pash ktu mikun tim Rezin me ish ” Viagren” e tij.
Ja edhe nga un disa foto nga Gjiroja nëpër mëmën Shqipëri
http://www.alba-motorsport.ch/Euro-Tour 2007.htm
Na la aq shum përshtypje të mira saqë me padurim presim 8 Maj-in që të marrim sërish drejtimin e Mëmës Shqipëri
Ps. Rezi je Fenomenal!
5 Prill 2008 @ 1:07 am
Fotot Euro-Tour 2007
5 Prill 2008 @ 1:09 am
Foto Euro-Tour 2007
Përshëndetje të përzemërta mikut tim Rezit