Më dridhet zemra

1.Ma kënda
Ma kënda buzën tënde të freskët
Dhe gushën,dhe gjirin ma kënda.
Po unë, ende, s’jam i “verbët”
Që mos shoh “mjaltën” që ke brënda.

Se mendja më rri veç atje
Atje ku është hojëza-mjaltë!
Mësuar me këtë”mjaltë” që dje
Dhe sot për të më zënë djajtë.
2 gusht 2002
2.E pashë miken
E pashë miken që më kishe
(më mirë mos e kisha parë?!)
Ah,se si ishte!Se si ishte!
Flori-argjend e shkruar.

Ah ,ç’sy!Ah,ç’sy!Ç’të them?
Të tillë s’kam parë gjëkund
Nuk di,nuk di me ç’kalem,
Ta shkruaj atë,nuk mund.

Dhe është e “zënë”.Nuk ka se si?
Se kush nuk e lakmon arin?
Të them të drejtën,të kam zili:
-Hallall!Hallall thesarin!

Në fund të fundit,të paça fatin
Çfarë tjetër unë të them
Kam timen për të “nxjerrë inatin”
Kam timen si madem…
5 gusht 2002
3.Ky kopsht
Ky kopsht,si i larë me dritë!
Më kujton diçka që më dhëmb.
Këtu me miken unë një ditë
Me mall u putha,në këtë vënd.

Tek kopshti kam ardhur si dikur
Po miken s’e kam:më ka ikur!
Po pse më ngjan sikur,sikur…
Rënkoj i lebetitur.
5 gusht 2002
4.Dashuri
Pikëllohem se të dua
Ç’është ky kusur,vallë?
Më ka zënë qymyri mua
Malli m’u kthye-hall!

Më pengon kjo kohë shëmër
Më pengon e më thotë:-Ndal!
Dashuria mbeti ëndërr
Dhe më vret kjo kohë si djall!

Themi koha ka ndryshuar
Se po shkohet në kozmos
Asgjësend nuk ka ndryshuar
Sa dëshirën unë nuk sos.

Edhe thahem porsi druri
Tharë nga dimri,tej në mal.
Sa i madh më është kusuri
Ky kusur me emrin mall.
15 gusht 2002
5.Buzëqeshje kalimtare
Si buzëqeshje kalimtare
Kjo ditë sot m’u duk
Se në ëndrra djaloshare
Më futi një çupë.

Të ngrohtë ajo m’hodh vështrimin
(më tha dhe çfarë më tha?!)
Dhe e rinoi ajo Përparimin
Sa lëre,mos e nga!

Se ç’do një plak,si unë,më tepër
Përveçëse një shikim.
Po ai shikim të jetë,patjetër:
Të jetë,i gjithë,përvëlim!

Përvëlim ma pat ajo shikimin
Kjo dukej ashiqare!
Ndaj dita sot për Përparimin
Qe-buzëqeshje kalimtare.
16 gusht 2002
6.Bullgares
Nurin që ke ti,s’e kam parë gjëkundd
Sytë i ngul mbi ty edhe shkoj e humb!
Humb unë nga dynjaja,sikur nuk jam fare
Sa s’më ra damllaja! Ç’më bëre, bullgare?!…
20 gusht 2002
7.Pagjumësi
Bie të fle,gjumi s’më zë
Se s’më lë,s’më lë,s’më lë
Parasysh më shfaqesh ti
Po ta”mbajti”,hajde fli?!

Gjumi shkoi,u arratis
Se më vjen,më mollois
Çfarë më thuaj e çfarë të them
Vallë, shkruhen me kalem?!…
22 gusht 2002
8.Më dridhet zemra
Më dridhet kjo zemër virane
Më dridhet si zog i trembur
Shpirtin ma ngre në alarme
Ke parë?Sa shoh një femër!

Nga ato “të bëra me dorë”
“Prodhuar” si jashtë serie
Mbeta unë sevdalli i gjorë
Dhe tani,prag pleqërie.

U plaka,po dorë nuk heq
I keq,i keq qenka huqi!
Ja tek kalon për dreq
Një nga ato që më skuqi.
12 nëntor 2002
9.Ata sy
Ata sytë e qeshur që më shponin-turrielë
S’kam si i harroj,tani:pleqërisë së thellë.
Se vitet ecin,ecin si lumi
Por s’kam si i harroj ata sy prej pëllumbi.

M’i ngulje shtizë.Ç’ne shtizë?Turrjelë
Dhe shtiza e syve më ngulej thellë
Më hapej një plagë që rrjedh e rrjedh
Vitet bëjnë tutje,por plaga më rrëngjeth.
14 nëntor 2002
10.Çast
Mëngjesi i sotëm:akull i ftohtë!
Me brymë e mbushi rrugën time.
Nga rruga s’kthehem,zemrën kam të ngrohtë
Se vij drejt teje,o mikja ime.

Bryma shkrin e dielli ndriçon
Vërtet kështu apo mua më duket?!
Kush pyet për kohën,kur dashuron
Dhe aty tek gjiri yt zë e strukem…
25 nëntor 2002
Përparim Hysi,dërguar për”peshkupauje” me 21 shtator 2007.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

34 Komente

  1. emigrant thotë:

    27 September 2007 @ 1:51 pm

    6.Bullgares
    Nurin që ke ti,s’e kam parë gjëkundd
    Sytë i ngul mbi ty edhe shkoj e humb!
    Humb unë nga dynjaja,sikur nuk jam fare
    Sa s’më ra damllaja! Ç’më bëre, bullgare?!…

    Ore, a i di Baj Gano keto gjera, qe i nxjerr ne mes te mexhlisit keshtu pa teklif, ti Papi… ;) :D :D

  2. Koth thotë:

    27 September 2007 @ 2:15 pm

    Bukur Papi, i kendshem dhe tradicional si gjithmone.

    Cim, pse nuk kthe xhevap ti per punen e apelimit? :)

  3. artan thotë:

    27 September 2007 @ 2:33 pm

    Eh, moj Amerike,
    c`fare ke bere,
    ke ngacmuar ndjenjat e poetit te merguar.
    Nje poet i pa zbuluar .
    qe te jep nje pije,
    a limonate ,
    dhe te ngrohe shpirtin,
    e shqiptarit .
    Bravo Pperparim,
    nje gure me shume ne murin
    e poezise romantike
    shqiptare puro..

    kjo me pelqeu
    ………………………………………..
    Si buzëqeshje kalimtare
    Kjo ditë sot m’u duk
    Se në ëndrra djaloshare
    Më futi një çupë.
    ……………………………………
    eshte musht apo jo :)
    e bukur e,!

  4. emigrant thotë:

    27 September 2007 @ 2:40 pm

    koth, apelimi nuk eshte falje, eshte e konderta me duket mua…. (nga Verzhezha i thone “na pese dhe ma dil”) :P :P :P

  5. Zana thotë:

    27 September 2007 @ 2:41 pm

    I mbaroi shqiptaret…Ju kthye bullgares…Hajt se nuk ka gje Hysi…Do kthehesh te mademi yt gjithmone e jo per inat por me hakikat

  6. emigrant thotë:

    27 September 2007 @ 2:49 pm

    :D :D ….. kur marojne shqiptaret eshte njesoj si “merre me long se mishi u maru”…. eh mer Pap, cer t’them une ty….
    (ajo bullgarja duhet te jete nga koha e kampit socialist besoj…. raporti 4:1 per femnat socialiste nje here vaktit, se burrat i kishte pakesu lufta… lere, lere c’kohe, hante qeni petulla qe i thone….) ;)

  7. Perparim Hysi thotë:

    27 September 2007 @ 2:54 pm

    Ju faleminderit te gjitheve.Zanes dhe Emigrantit u them:bullgarja vertet ma”mori mendjen”(pa Baj Gunon qe ka perkthyer e ndjera Dhurata Xoxa,)ketu ne Amerike dhe”fjala mos na dale/se degjon ime shoqe,Sike!”

  8. adriatik thotë:

    27 September 2007 @ 3:22 pm

    Papi, je i madh ne muzgun dritergjëndtë te kohes qe jeton, me prure edhe mua te rri i mahnitur para djallushes bullgare Zlatinë nga Stara Planina. Sado qe ne shqiptaret mund te shkojme tek Turkeshat e Anadollit, tek Keti-t e Vendit te mullinjve, prape do te kthehemi tek “mademi” yne.
    Si do qofte te pershendes me kete kenge:
    http://www.esnips.com/doc/0c6873d5-8890-464f-9540-7c3d84f3fc4c/Beyonce-y-Alejandro-Fernandez—Amor-gitano

  9. Perparim Hysi thotë:

    27 September 2007 @ 3:55 pm

    Te faleminderit per”doganen”qe me”pagove!”.E shijova me kenaqesi dhe ku ma gjete zemren.Tri te katertat e kohes e kaloj duke degjuar muzike latine ku,padyshim,degjoj dhe shoh ne ekran me kenaqesi edhe kete ciftin e zgjedhur nga ty.Fernandez jr.ka dhe te atin kengetar te madh.Pema ka rene nen peme.Mandej,kam dhe nje arsye per te falenderuar:je ti qe me kerkoje te tjera.Dhe i solla.Sa do te pelqehen,eshte tjeter pune.Dhe une,per te qene i sinqert,nuk kam shkruar pak.Here pas here do t’i dergoj ketu tek”peshku pauje”.

  10. Lumja thotë:

    27 September 2007 @ 3:59 pm

    Ja mer, Papi e ka shkrujt ne 2002 ate kengen e dashnise per bullgaricen. :-) Pastaj emigranto, mos ki hic nostalgji per ate kohe. Se tashti eshte ma keq. Raporti meshkuj/femra eshte per faqe te zeze. Mjaft te jesh me kembe e dore e … ene 5 me 1 e ke. Te zezat femra spo lene tarallak ne kembe pa marre. :-)

  11. artan thotë:

    27 September 2007 @ 4:08 pm

    Lume,
    Te zezat femra spo lene tarallak ne kembe pa marre.
    ……………………………………………………………

    Qeka, shenje e mire.!

    Femra,i jep jete planetit . :)

  12. Lumja thotë:

    27 September 2007 @ 4:10 pm

    Tallu tallu ti artan,
    Po ketu ne shqiperi eshte bere keq fare !
    Mjere ne qe kemi lind femra :-)

  13. Zana thotë:

    27 September 2007 @ 4:17 pm

    Lume ;lexova se ne Kine eshte fare mire pune…Paska meshkuj qamet e s’u gjendkan femna….Bile shumica thone djem te vetem…Bone noj mendim…mandej njaty n’fis jena…Kur” ai “desh me na i bo vllazen ,burra asht ma kollaj!!!

  14. Vlore1920 thotë:

    27 September 2007 @ 4:21 pm

    Lume mos e merr mundimin me kinez se thone qe jane jashte standartit ;)
    —————-
    Papi duhet te presim vjersha per ndonje amerikane ne te ardhmen ;)
    shume bukur

  15. artan thotë:

    27 September 2007 @ 4:22 pm

    Pse ka ardh koha e poligamise, ne shqiperi e, ..?

  16. erTi thotë:

    27 September 2007 @ 4:29 pm

    e vërtetë Zana, iu japin bar miu po ti lënë.
    http://www.shanghaidaily.com/sp/article/2007/200709/20070926/article_332600.htm

    e gëzofsh bustarellën :D

  17. swed thotë:

    27 September 2007 @ 4:29 pm

    Lume, mos u anko kot, per sa i njof une meshkujt shqiptar, jane aq zemermedhenj ne disa aspekte sa s’gjen gjekundi, edhe 20:1 te jete raporti femer:mashkull, mashkulli i del per zot atyre 20 qe i takojne, biles ka dhe nga ata qe ndihmojne edhe te tjeret qe koha e arsye te tjera i lejojne te perballojne vetem 14-15. :D :D

  18. Lumja thotë:

    27 September 2007 @ 4:34 pm

    He mer Swed,
    Ti e ke provu vete kshu apo ke qene nga ato qe e kane ndihmu shoket.
    Trimi mire me shoke shume :-)

  19. Leon thotë:

    27 September 2007 @ 4:39 pm

    Shume bukur perparim…
    Urime..Vargje me shume mall dhe dashuri..
    Lumja,
    Kur ke ngele keqe dhe ti, mos ngelete kembe goce ne Tirane.. :) :P

  20. swed thotë:

    27 September 2007 @ 4:40 pm

    Lume, po c’ne une mi goc, une jam jashte sic e shef, flas per ato qe kam pare dhe kam degjuar kur kam qene me pushime, sic flasin njerezit per Bodrumin dhe Antalian fjala vjen. Ketu ku jam une eshte raporti 1:1, problemi eshte vetem qe 1-shi jot ketu mos te te qelloje gay ose lesbian. :)

  21. Lumja thotë:

    27 September 2007 @ 4:45 pm

    swed mos ma dridh prapanicen tashti se ste ka lezet :-) Ti fole ne pergjithesi per meshkujt shqiptare. Demek zemermedhenj, demek te papertuar, demek me potencial, demek te gjindshem.
    Kshu qe nqs je mashkull dhe nqs je shqiptare je brenda ene ti.
    Po nesje, se ska problem, skemi dale ke peshku te te masim ty sa cilesi nga te mesipermet ke. :-) Leon,
    Te thashe pra qe eshte bere keq fare. E kupton tani sa keq ??? :-)

  22. swed thotë:

    27 September 2007 @ 4:48 pm

    Lume, me fal, s’po ta dredh fare prapanicen, po te pakten a pret sa ti fus nje dush? :P :D

  23. uarda thotë:

    27 September 2007 @ 4:48 pm

    o swed, po sa keq qenke ti more, te bukur raport ke gjetur, hajt qofsh me jete dhe me kujdes…… ju pershendes te gjitheve vecanerisht ju qe keni shpirt poetik por me lejoni tju jap nje keshille mos e besoni shue dashurine sepse ne te vertete eshte interesaxhije modhe ajo….. besomeni!!!! shendet e te mira te gjitheve!

  24. Zana thotë:

    27 September 2007 @ 4:52 pm

    Qenka kthy Swed nga Tirana me vleren e testosteronit n’maje….

  25. emigrant thotë:

    27 September 2007 @ 4:52 pm

    Eh mi lume, une desha me i ardh ne ndihme Papit mos e kap Sikja “cefesht” edhe ja cova bullgaren ne kohe te qoftelargut…..

    Se ne meshkujt, sipas edrusit, i vijme shume ne ndihme shoku-shokut…. kshu thot ai te pakten…. qe ku e ke:

    http://edrus.blogspot.com/2007/09/dallimi-ndrmjet-burrave-dhe-grave.html

  26. Lumja thotë:

    27 September 2007 @ 4:52 pm

    Do lash mekatet swed apo do kotrollosh veten a i ke te gjitha gjerat ne vend.
    Nuk pres dot se erdh fundi i dites per sot :-)

  27. swed thotë:

    27 September 2007 @ 4:52 pm

    uarda, ishe kot si shembull, per muhabet me Lumen, se atje ne fakt raporti eshte 0,3:0,275 :)

  28. swed thotë:

    27 September 2007 @ 4:57 pm

    Lume, ne vend i kam lale, per dite te bardha e te zeza :) Mekate s’kam e s’kam, edhe pak dite ramazan kane ngel dhe me lahen te gjitha.
    Zana, kushtet klimatike besoj se duhet te kene ndikimin e vet ne sasine e testosteronit. :)

  29. losttext thotë:

    27 September 2007 @ 5:02 pm

    “Se mendja më rri veç atje
    Atje ku është hojëza-mjaltë!
    Mësuar me këtë”mjaltë” që dje
    Dhe sot për të më zënë djajtë.”

    Menyra si e perdor rimen dhe figuren, bashke me sinqeritetin, te carmatosin fare. Rrofsh, Papi!

  30. adriatik thotë:

    27 September 2007 @ 9:56 pm

    Faleminderit, Papi.

  31. INA thotë:

    27 September 2007 @ 10:14 pm

    E c’u bere peshqve te shkrete o Papi!

    Po vlojne si fasulet ne tenxhere me presion.

    Poezite jane shume te ndjera dhe te bukura, me ritem.

    “Love is like an hourglass, with the heart filling up as the brain empties.” Jules Renard :D :D

  32. edrus thotë:

    28 September 2007 @ 3:46 pm

    Papi, si gjithmonë të mbush zemrën me mall, dashuri, gëzim dhe ndjenja… po pe atyre pe vërteti ama, si të qëmoçmet, jo si kto t’soçmet që i fabrikon direkt ordinatori.

  33. Idris thotë:

    28 September 2007 @ 4:20 pm

    Losttext!!!!!!!!!!!!

  34. ILIRJAN thotë:

    28 September 2007 @ 4:41 pm

    Papi, shume te bukura poezite, rrofsh. Bukuria e tyre eshte sidomos ne faktin se na kujton kohet e “rinise” dhe gjejme ngapak veten ne to. Nganjehere eshte e veshtire te gjesh balancen midis ndjenjes dhe rregullave morale te shoqerise. Ti Papi me dukesh sikur ke dicka prej Odisese, duket sikur “sirenat” nuk te lene rehat, te therrasin vazhdimisht. Po shyqyr qe i ke litaret e forte…

    Persa i takon atij raportit femra-meshkuj ne Shqiperi, me kujton kohen kur isha ne qytet Studenti. Ishim nje grup cunash dhe po bisedonim… Njeri thote: ” E dini sa eshte raporti femra-meshkuj ne qytetin Studenti? 3 me 1. 3 femra per 1 mashkull”. Nga ky fakt vetem nje nga ne dukej se nuk ishte i kenaqur. “C’ke? -e pyesim ne - Pse merzitesh? Nuk te besohet apo si?” ” Jo, mor jo -na e kthen ai - Por po mendohem, ato 3 te miat kush i ka kap mor vlla, se une jam pa gje!” :-)

    Rrofsh Papi!

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com