Më di a nuk më di- poezi nga Mitrush Kuteli

Më di a nuk më di se qaj,
më di a nuk më di se vuaj
në orët e thella të natës,
kur ngrihem i çmendur të shkruaj
me gjakun e zemrës, të shkruaj.
Më di a nuk më di se agimet
më gjejnë pa gjumë në shtrat,
me shpirt të shkretuar nga dhembja,
e dhimbshëm i pres perëndimet,
me ankth i pres perëndimet.
Më di a nuk më di se sot
u drodha kur pashë pranverën, (vjeshtën)
që zbriste me flladet e prillit (tetorit),
e ëmbël siç ishte qëmot,
e hidhur siç ishte qëmot.
Më di a nuk më di se vuaj
në orët e thella të natës,
ku ndjehem nga jeta i huaj,
nga vendi i lëmjes i huaj.
Më di a nuk më di….

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

8 Komente

  1. Blendi thotë:

    24 January 2007 @ 3:25 pm

    Faleminderit. Shume e ndjere, dhe shumekush identifikohet me te.

  2. blete thotë:

    26 January 2007 @ 8:12 pm

    ah kuteli, shkrimtar qe te ben te flasesh me librat e tij…
    libri i tij ne nje cep te ilirise se poshtme ende me ben te me vije keq per iliret…

  3. memi thotë:

    4 February 2007 @ 11:31 pm

    tung un jam memi nga Germany .desha te ju pershendes dhe desha te ju them sem-mitrusg kuteli ka ber mir qe e ka shenuar ket poezi-qe ta kujtomj at se por mos tre kish shkruar ket kenum tu e harru kutelin-
    nga Germany me´mi ju dua shqiptar an e mban botes …

  4. swed thotë:

    4 February 2007 @ 11:41 pm

    Shume e bukur, thanks Redhot qe e ke sjelle te peshku.

  5. iliriani thotë:

    4 February 2007 @ 11:52 pm

    Nje poezi shume e realizuar i mjeshtrit te madh te poezise dhe prozes shqiptare…
    Heroi lirik ne kete poezi i drejtohet ZOTIT me pyetjen refren…
    ME DI A NUK ME DI
    eshte si nje rrefim i nje patrioti NGA VENDI I LEMJES I HUAJ…
    Kuteli eshte nje nga penat me te ndritura te gjuhes dhe letersise shqipe… Gjynah qe asnje shkolle ne Shqiperi nuk e mban emrin e tij… Vetem nje shkolle ne Prishtine mban emrin e ketij shqiptari te madh…

    ME GJAKUN E ZEMRES TE SHKRUAJ…

    nje pohim tragjik, nje figuracion i klasit te larte…

    KUR NDJEHEM NGA JETA I HUAJ…

    Vetem artistet e medhenj shkruajne te tilla vepra,… dhe njejtesohen aq fort me heroin lirik… ne kete lutje drejtuar Zotit, sepse nuk e lene te shkruaje… dhe bluan ne pagjumesine e nates mendimet qe nuk ja lene t’i shprehe diten…

    KUR NDJEHEM NGA JETA I HUAJ
    NGA VENDI I LEMJES I HUAJ…

    Heroi lirik eshte i tmerruar kur konstaton se erdhi pranvera… I VETMI POET NE BOTE qe trishtohet se erdhi pranvera…

    “Më di a nuk më di se sot
    u drodha kur pashë pranverën,
    që zbriste me flladet e prillit,
    e ëmbël siç ishte qëmot,
    e hidhur siç ishte qëmot.

    Gjynah qe asnje shkolle ne Shqiperi nuk e mban emrin e Mitrush Kutelit… Vetem nje shkolle ne Prishtine mban emrin e ketij shqiptari te madh…

  6. alb thotë:

    5 February 2007 @ 12:26 am

    Tung Ilirian… ku je mor ti… ke humb.
    Vereni ate posterin e Las Vegasit perbri kesaj poezie… te kuptohet me qarte dicka qe merr fryme nga dicka qe s’merr.

  7. funplayer thotë:

    11 November 2007 @ 1:10 pm

    Per mua emri dhe vepra e tij duhen theksuar akoma me teper mes shqiptareve, sidomos ne kete kohe kur kemi nje krize identiteti dhe mungese te theksuar vlerash humane (me saktesisht nje mbli-vleresim te antivlerave - ose konfuzion vlerash) ku paraja dhe pasurite materiale kane me teper rendesi se jeta e njerezve dhe dinjiteti i tyre.

    Bravo

  8. funplayer thotë:

    11 November 2007 @ 1:12 pm

    Ah se per pak harrova, kjo faqja ka disa libra te Mitrush Kutelit: http://www.shtepiaelibrit.com/libra/advanced_search_result.php?keywords=mitrush kuteli&x=0&y=0

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com