Login



Register

Mbretëresha Margareta II, pritje të veçantë për Topallin

(ky lajm botohet tek kategoria “24 Karat”…)

Rilindja Demokratike
27 Prill 2007

Një takim i veçantë privat, pa praninë e mediave, iu rezervua Kryetares së Kuvendit nga Mbretëresha e Danimarkës, Margareta II, në një nga rezidencat e saj, në Pallatin mbretëror në Fredensborg. Takimi i ngrohtë dhe miqësor u përqëndrua në zhvillimet më të fundit në Shqipëri, në bukuritë e veçanta natyrore që Shqipëria gëzon dhe në mundësitë e shumta turistike që ajo ofron. Mbretëresha e Danimarkës tha se kishte dëgjuar shumë për potencialin turistik të mrekullueshëm shqiptar dhe se shumë danezë kalojnë pushimet e tyre në Shqipëri. Ajo shprehu interes për zhvillimet në vendin tonë, kulturën dhe historinë, të cilën, ajo tha se e njihte përmes librave që kishte lexuar.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

5 Komente

  1. Zana thotë:

    27 April 2007 @ 9:11 am

    Me sa duket Mbreteresha e ka nuhatur se Topalli vjen nga sangue blu.Sepse siç thone keta ku jam une :”il buon sangue non mente”ose si i thona na: gjaku uje nuk bahet.

  2. lumidrin1 thotë:

    27 April 2007 @ 1:28 pm

    Eshte e mundur qe Mbreteresha Margaret ka lexuar librin e sapodalur te Bashkim Finos “Kujtimet e nje Kryeministri” ku trgon se ku kalonin maunet me cigare kontraband, nga ku niseshin skafet me mall te “mire”, e menyra romantike qe i pershkruan autori keto vende gjithe drite e shkelqim dollari qe rrjedhte drejt xhepave te tij, Mbreteresha ka mbetur e mahnitur me peizashet e vendit tone.
    Mbase ka lexuar edhe poemen ” me pushken e gjate matshim kufijt dite e nate”.

  3. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    27 April 2007 @ 5:31 pm

    Rilindja Demokratike:

    1.” Një takim i veçantë privat, pa praninë e mediave”

    2. “Takimi i ngrohtë dhe miqësor u përqëndrua në zhvillimet më të fundit në Shqipëri, në bukuritë e veçanta natyrore që Shqipëria gëzon dhe në mundësitë e shumta turistike që ajo ofron. Mbretëresha e Danimarkës tha…”

    Ishte privat dhe pa media, por nderkohe dime se si kaloi dhe per cfare u bisedua. (?)

  4. swed thotë:

    27 April 2007 @ 5:40 pm

    Mbreteresha e Danimarkes, dhe te gjitha keto mbretereshat e mbreterit e vendeve nordike, kane vetem funsione honorifike, te presin ndonje te huaj, dhe ajo ka thene shyqyr qe me erdhi kjo te pij ndonje caj se ka gjithe vitin qe takimi me i rendesishem ka qene kur ka pi salep me mbretereshen e Suedise gjate ndeshjes se kriketit te ekipeve te oborreve respektive :P :P

  5. Leka thotë:

    27 April 2007 @ 6:02 pm

    Kush i sjell keto artikuj te “Rilindja Demokratike” ketu tek peshku se na habiti?

    Dy artikuj sot nga nje gazete partiake (RD) kur gjithsej 6 artikuj shtypi sillen ne dite…dmth 1/3 e lajmeve qe morrem sot nga shtypi te peshku i kemi Blu.

    Blue Albania!

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.