Identifikohu



Regjistrohu

Mbrëmje para televizorit


veronica_guerin.jpgShkruar nga Visitor
18/04/2008

E enjte, ora 8:45. Në pritje të “peshave të rënda” të së enjtes; “Top Story” ose “Opinion”, bëj një xhiro nëpër kanalet e filmave duke ngecur rastësisht tek një prej DigitAlb-ëve që transmeton një film të quajtur “Veronica Guerin”. I hedh një sy udhëzuesit; filmi është mbi një ngjarje të vërtetë për një gazetare Irlandeze. Vendos ta shoh për pak minuta deri sa ti rikthehem Top-it ose Klan-it.

40 minuta më vonë “Top Story” dhe “Opinion” kanë filluar tashmë por televizori ka mbetur akoma tek filmi mbi gazetaren Irlandeze e cila vë jetën në rrezik për të hetuar krimin e organizuar në Irlandën e viteve ’90-të, hetim të cilin e paguan me plagosje, dhunim dhe në fund vdekje. Fundi i saj tragjik shtyn shoqërinë dhe qeverinë Irlandeze të veprojnë fuqimisht kundra krimit të organizuar duke sjellë një ulje në krim prej 15% brenda një viti nga vdekja e saj.

Kthej televizorin drejt “peshave të rënda” të gazetarisë televizive. Tek “Top Story” po ligjëron Sabri Godo. 18 vjet në politikë ky i bekuar s’u lodh ndonjëherë nga dështimet pa fund. E kotë ta dëgjosh, pavarsisht se cila mund të jetë tema. Në “Opinion” janë rreshtuar ballë për ballë Vangjel Dule, Kastriot Islami, Saimir Tahiri, Eris Hoxha, Jemin Gjana dhe Petrit Vasili që po diskutojnë për zgjedhjen e Presidentit. Kastrioti nxehet me Petritin dhe e akuzon se është i sëmurë. Fevziu duket sikur tallet me Jeminin. Erisi s’ka një ide të tijën se me sa duket s’ka folur akoma kryeministri. Saimiri flet për ndryshime të thella kushtetuese.

Eh Presidenti. Ta zgjedhim nga Populli? Ta zgjedhim nga Parlamenti? Nuk e di, por a i intereson njeriu ky muhabet tani? Zgjedhjen e Presidentit sapo e hoqëm qafe këtë verë me shumë dhimbje, njëfarë lindje çezariane. Pse duhet t’ja kujtojmë vetes makthet e verës kaq shpejt? Apo që të harrojmë makthet e freskëta duhet kthyer të vjetrat?

Mirë “Veronica Guerin” në Irlandë por si i bëhet për një “Veronica Guerin” në Shqipëri? Kush do të ishte ajo gazetare/gazetar aq i guximshëm sa të rrezikonte jetën për të nxjerrë në pah kriminelët? Kush do të ishte ai/ajo pronar gazete që do ti mbështeste? Kush do të ishin ata njerëz që do të dilnin në shesh për të protestuar kundra dhunës kriminale siç dolën në shesh Irlandezët?

Ne s’kemi Veronica Guerin, as shefa gazetarësh si të sajin. Ne kemi pesha të rënda që merren me llogje që s’i hyjnë në punë njeriu. Kemi politikanë pa mendim, kemi politikanë me aftësi të shumëanëshme, por që asnjë prej tyre s’duhet ti kishte çuar në Kuvend. Në burg mbase, por jo në Kuvend. Gjithsesi, mbi të gjitha kemi atë që meritojmë.

Ora 00:00 e të premtes. Digitalb-i transmeton “Lord of War”. Film i bukur, veçse të bën pak fatalist. Paska ardhur koha për gjumë. Nesër është i njëjti muhabet, por në vend të llogjeve “serioze” janë llogjet qesharake tek “Zonë e Lirë”.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

20 Komente »

  1. chanel thotë:

    17 Prill 2008 @ 11:29 pm

    E mer mire,
    mos u merzit
    futja i dore channel X se te kalon merzia :-)

  2. adriatik thotë:

    18 Prill 2008 @ 8:58 am

    Mbase vertet Shqiperia nuk ka Veronik Guerin, ama atje ka nje gjiganteshe qe i zberthen burrat pordhace te cilet i dhunuan familjen dhe vendin e vet dhe ashtu ballehapur dhe krenare kryen denimin e vet te pamerituar nga nje shtet pederast. Ky shtet ne vend te burave pordhanike, vrases ne prita, vete fut ne burg femra shume me madheshtore se sa Veronica Guerin.
    Perballe ngjarjeve shume me artistike dhe me ngarkesa emocionale dhe sidomos te verteta, me eshte zbehur fare deshira per te bredhur kanalet e tv (me perjashtim te ……).

  3. poplli thotë:

    18 Prill 2008 @ 9:08 am

    te gjith duam te kemi…..por jo te jemi.

  4. Koth thotë:

    18 Prill 2008 @ 9:56 am

    …Ne s’kemi Veronica Guerin, as shefa gazetarësh si të sajin…

    Ne kemi : Erion Bracen, bishen e parlamentit !

  5. tung thotë:

    18 Prill 2008 @ 10:12 am

    Ne kemi Erion Bracen qe leh si kone(lloj qeni) mbas bythes se Berishes dhe shume pedovo te tjere,por konet asnjehere nuk te kafshojne vecse zhurmes,dhe Berisha me nje shqelm qe i jep ,Erioni largohet duke lehur me te qare dhe struket ne koliben e P.S.

  6. EH Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2008 @ 10:15 am

    …e mire te pakten ky/kjo qenka vetem, dhe nuk zihet me asnje per telekomanden :D

  7. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2008 @ 11:24 am

    Paradite para peshkut

    E premte, ora 09.00

    Në pritje të më shtypin ndërkombëtarisht çdo minutë të paradites edhe sot, i hedh një sy peshkut…

    Vetëm një postim më sugjeron se nuk duhet ta humbas “Një shpjegim të domosdoshëm”, që nuk ka fare të bëjë me madhësinë e kokrrave të fasules që janë zbuluar në fillim të javës përtej Korçës.

    Në krye lexoj se dy djelmosha palestinezë janë rrëzuar kur një predhë goditi automjetin e kameramanit të Reutersit, por në foto pashë vetëm njërin prej tyre.

    Pastaj mësova se Kledi qenka kthyer edhe zyrtarisht në Romeo dhe kjo m’u duk “tragjedi bashkëkohore”. :D
    Po akoma më tragjedi m’u duk pendimi për moskrijimin e kohës që ta kisha bashkë-kohëzuar edhe veten me sjelljen interesante frymëzuar nga “The Wire”.

    Më tej pashë se në tabelën e nderit vazhdonte të qëndronte i varur shpërqëndrimi i vëmendjes sonë; dhe poshtë e përbri i vërdalliseshin Bollanot, Berishët, Bracet, Blushët e petroliferët që rrëmbenin komente, komente, e prapë komente të lodhur, të mbingarkuar e gati të fikur në shpresën për të shkruar diçka më me jetë. (qe mund te buroje nga…?!)

    Pastaj lexova për Veronika Guerin-in që i kishte “vjedhur” një shikues Kol Ballës e Blendi Fevziut mbreme.

    S’isha unë që lexoja mu para tyre mbretërinë e vetëshpallur të Zogut; ishte vizitori që foli para meje e disa të tjerëve që në mëngjes. Dhe beri mire!

    Ora 12.07
    Koha për të bërë një postim! Nuk po merrem më me ambjentalistët. As me Himarën apo aq më keq me Bracen.

    Po merrem me peshkun…deri sa ndërkombëtarisht të më tregohet se Veronika Guerin nuk është produkt i lejuar në Shqipëri. :(

  8. Abi thotë:

    18 Prill 2008 @ 12:00 pm

    Ore po paskeni kohe ju te peshkut!!!!

    Do te duam 100 vite te tjera per ndergjegjesim shoqeror.. Po pse hapni muhabete te tilla kur jemi ne pune …. apo u harrova ne mbremje degjohen liderat tane….te nderuar

    Abi

  9. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2008 @ 12:15 pm

    t-red, jane dy djem. E ke ekranin teper te erret nga sa duket. :) Bukur, bukur.

    Ama eshte e vertete qe ato qe mbahen si emisionet e majave te gazetarise shqiptare jane ca grumbullme te lodhura politikanesh. Nuk eshte se ngacmohen, hetoen, shtrengohen. Jo, u jepet ekrani (ca prej tyre e kane blere) u jepet studio. Ne kete sens media eshte komplet jashte funksionit pasi eshte vene ne sherbim te politikes duke u bere nje megafon i rendomte…

  10. doriani thotë:

    18 Prill 2008 @ 12:40 pm

    une besoj se e kuptova thelbin e ketij shkrimi dhe zakonisht nuk nderhyj netema politike,sepse me duket se jane rruge te pershkyuara me pare dhe raportet shqipetare jane nje derivat i asaj qe historia na ka mesuar..qe nga lindja e koheve moderne e tj tj.Ajo qe mua me shqeteson eshte se :a ka idealiste sot ne shqiperi?,kjo eshte pyetja qe doja ti beja shkruesit te shkrimit,se e vertete ajo qe ai thote,,mbase ka nje mungese te individeve qe sakrifikohen..por..a kane keta pasardhes..a hapin keta nje dritare te re ne vizionin e shoqerise shipetare,a vlen sakrifikimi i tyre?Sipas meje duhet qe nje shoqeri ti nxjerre natyrshem dhe ti mbeshtese keta individe..dhe jo ti lere ne meshiren e fatit.Me vjen keq qe e them,por sipas meje shoqeria shqipetare e sotme(edhe pse ka vite qe nuk shkoj ne shqiperi dhe nuk e njoh realitetin nga afer)nuk eshte e afte te krijoje dhe mbeshtese figura qe me ane te idealit te ndihmojne te krijojne nje bashkesi me te mire.

  11. Marku thotë:

    18 Prill 2008 @ 1:09 pm

    Shikoni çuna ça kam gjet una;ne memedhe qeveria e moshes se internetit per te luftuar korrupsionin ka hap on line tenderimet publike. Pra me internetin nuk ke si korruptohesh,softwareve te tij nuk ka ça me u ba administrata e Salihit qe ka bisedue me Bill Gates.
    Por me duket nuk eshte tamam keshtu.Qe te shfrytezosh faqen e internetit duhet me u regjistrue,normal asnje nuk ka kundershtim,por lejen per ta shfrytezuar kete faqe do ta marresh pasi

    “Llogarite do te aktivizohen, pasi te miratohen nga Agjencia e Prokurimit Publik”

    *Llogarite _eshte fjala mundesine per te loguar qe te shikosh faqen,te marresh informacion.
    Pra edhe ketu nepunesi e ka lene nje gozhde qe te jesh i varur nga kontakti me te……me gjithese une nuk jam specialist.Hudhni nje sy:
    http://www.app.gov.al/ep/Registration.aspx
    Eshte e nevojshme dhe e domosdoshme qe “OK” te mos jete “elektronik”?
    Une nuk e kuptoj se ç’duhet nderhyrja e nepunsit te Saliut per te dhene “OK”? C’mund te beje me shume nepunesi se software!?
    Konfrontimi i te dhenave?
    Pra administrata prap e ka zhvleftesue edhe internetin si mundesi per te parandaluar korrupsionin.

  12. toko thotë:

    18 Prill 2008 @ 2:33 pm

    Kush do të ishte ajo gazetare/gazetar aq i guximshëm sa të rrezikonte jetën për të nxjerrë në pah kriminelët? Kush do të ishte ai/ajo pronar gazete që do ti mbështeste? Kush do të ishin ata njerëz që do të dilnin në shesh për të protestuar kundra dhunës kriminale siç dolën në shesh Irlandezët?…

    —————————-

    Michael: Tom, wait a minute, we’re talking about a crooked cop mixed up in drugs. We’re talking about a dishonest cop who got caught up in the rackets and got what was coming to him. That’s a terrific story. Now we got newspaper people on the payroll don’t we, Tom?
    [Tom nods]
    Michael: Well they might like a story like that
    Tom Hagen: They might, just might.
    Michael: It’s not personal, Sonny. It’s strictly business.

  13. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2008 @ 3:12 pm

    E si te shpetoj une tani?!
    Ja do them se “une pashe vetem ate qe eshte rrezuar (koha e kryer) dhe jo ate qe “po rrezohej” (e pakryer ne kohen e marrjes se fotots) :) , prandaj pashe vetem njerin!
    Eshte pak i erret ekrani sot, eshte! Po se i kompjuterit, se i syve…kete s’po e percaktoj dot :D

  14. adriatik thotë:

    18 Prill 2008 @ 3:15 pm

    tung, je titan!

  15. bledi thotë:

    18 Prill 2008 @ 3:23 pm

    Leviz kanalin nga ”pesha e rende”, reale,Veronica Guerin, te karnavalet 18 vjecare tona.

    Me kujtohet ai skeci i Koco Devoles ne fillimet e 90tes, ”Perseri sipas BBC-se perseri ne Macukull te rrethit te Matit”. Keshtu me te tejperdorurin Godo apo me me te riun Fevziu.

    Nuk eshte problem se duam heronj te vriten, duam njerez normal e me llogjike normale e te jene ne gjendie te bejne te pakten minimumin e punes qe u kerkohet, e te nxjerrin vendin nga kjo spirale ku eshte futur si ai avioni qe rrotullohet pa kontroll e bie poshte.

    Duhet thene Irlanda e ka shtetin e institucionet etj e ne nuk kemi keto qe jane baza e vendit.

    Krimi te ne s’eshte problem, se ne vendet me anarki komplet si ky yni, eshte normale te pish kafe me nje kontrabandist droge etj, ose te mburresh nje hajdut qe ska lene gje pa vjedhur, madie ti shikosh dhe ne tv japin leksione etj etj.

  16. chanel thotë:

    18 Prill 2008 @ 3:29 pm

    dil o t_red kullot syte nga parqet e “shumta” te Tiranes :-)
    ene t’kalon.
    ene mos rri vone naten duke pa “reportazhe” se shef ondrra te frigshme :-)

  17. bledi thotë:

    18 Prill 2008 @ 3:39 pm

    toko thotë:
    18 Prill 2008 @ 2:33 pm
    Kush do të ishte ajo gazetare/gazetar aq i guximshëm sa të rrezikonte jetën për të nxjerrë në pah kriminelët?
    …………………………………………………………………..

    Mendoj se debati nuk eshte ”te dhenia e jetes”, sakrifica e fundit,ose hapi i fundit, se ka shume shkalle e mundesi pa vajtur aty, po te ndryshimi midis dy realiteteve e thene aq bukur ne shkrim.

    Irlanda e shume vende demokratike e me shtet prodhojne gazetare te tille, se ne themel jane shtete te ndertuara mbi te drejten, e per cdo te keqe del dhe ajo qe i lufton dhe shoqeria reagon ne anen pozitive. Pra cdo gje qendron ne te pergjithshmen.

    Jane vrare me mijera shqiptare keto 18 vjet, e jane vrare per arsyet me kote e me banale e deri te ato me te pistat qe te vjen turp ti thuash,ose jane vrare se nje fshatar ne greqi ka qejf te gjuaj shqiptar me cifte.Po gjithe ky gjak i derdhur kote, ne e quajme te tepert ne moralin negativ te shoqerise sone sote, qe dikush nga keta ta jipte jeten per dicka qe ja vlente e qe shoqeria e vendi do kishin fitim.

    Shqiptaret jane vrare plote keto vite, po ndryshimi me irlanden eshte se gjaku i tyre ka vajtur kote.E do vazhdojne te vriten plote.E keqia mbizoteron, duket ironike gazetaria irlandeze qe dha jeten, po dhenia e jetes ne nje mije arsye te tjera banale, eshte normale!

  18. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2008 @ 3:39 pm

    Duhet ta kesh nga eksperienca ti, se s’flet ndonjehere kot :D
    Vetem se flet ne distance. Edhe mund te kete edhe me mire :D

  19. bonehead thotë:

    19 Prill 2008 @ 1:03 am

    toko e ka me Corleonet. Shpresoj ta kuptoni ironine e tij qe eshte me te vertete shume reale.
    por mire e thote vetem “poplli” nga Korea e Jugut “te gjith duam te kemi…..por jo te jemi.”

  20. Rrapo thotë:

    19 Prill 2008 @ 4:33 am

    I drejte konkluzioni. Eshte e veshtire te gjesh nje Veronica Guerin ne Shqiperi, sic eshte shume e lehte te gjesh nje Blendi Fefziu , Aleksander Frangaj, apo Sokol Balla.
    Ndersa Veronica Guerin, nje gazetare e devotshme dhe nje luftetare e se vertetes, e cila u perball dhembe me dhembe me krimin pa iu trembur syri deri ne vetflijim, nje pjese e “heronjve’ tane te shtypit, e kam fjalen per gazetare qe hiqen si korifenj te gazatarise ne Shqiperi, e kane shitur lekuren tek politika pushtetare. Ne vend te nje varri modest me nje trendafil te kuq qe shpreh vleresimin per kete dishepull te gazetarise, “korifenjte” tane te gazetarris (me kuptoni jo te gjithe) nuk kane varr, ata kane leje trualli per grataciele ose licenca shumemilionshe.
    Gazetarja Veronika Guerin rrezikohej duke u futur ne skutat e erreta te krimit per te marre vesh te verteta te llahtarshme, ndersa gazetare tane derdellites, perpiqen se si te fshehin plaget e krimit te shekullit, Gradecit.
    Jemi shume larg te dashur peshkatare, nuk mund te peshkojme ne ujra te thella se peshkaqenet e pushtetit qendrojne me goje hapur gjithe kohes.

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.