Mbi rrënoja
Këmbëkryq rri mbi gurët e myshkur të pagëzuar,
prej kush e di kujt dhimbje lindjeje stërgjyshore,
e pres me ta, kohë kreshnikësh
që rroken krah më krah me majat,
e kërcejnë në ritme të çmendura daullesh.
Kohë që fluturojnë në piskama shqipesh…Këmbëkryq…
mbi shkëmbinj, varri i kush e di kujt qytetit stërgjyshorë
të rrafshuar me tokën,
dua të dëgjoj një këngë të ngeshme rapsodësh,
ndërsa fërshëllej si tel i çakorduar lahute.
Iso i bën era, që shfryn epsh ndër gjethe ahishtash,
heshtjes së një çiftelie vejane,
e as Muji as Omeri s’ngrihen t’i bien.
Ndiej veç melodi të trishta bulkthash.Këmbëkryq…
mbi rrënoja, pragu i kush e di kujt kulle stërgjyshore
të shembur ploje,
dua të dëgjoj një ninullë nënëlokesh,
mbyll sytë, po kurrkund si gjej ëndrrat.
Iso i bën era, që përplas duf ndër shkrepa majash,
zbrazëtisë së një djepi n’anë të oxhakut,
as Ajkuna as Rozafa s’ngrihen për ta tundur.
Ndiej veç tek qajnë çikët e një çatie të braktisur.
Këmbëkryq…
mbi urna të shuara, vatra e kush e di kujt konaku stërgjyshorë,
a Troje të djegur,
dua të dëgjoj një këngë të përvajshme rapsodësh,
e belbëzoj vargje të pakuptimta prej poeti të çmendur.
Iso u bën era, që dalldiset në vallëzim të marrë pas reve,
lëndinave të mbetura shkret pa shtojzovalle,
as prej krismave të ortekëve që ndër male lënë varra, s’zgjohen Orët.
Ndiej veç, tek përtueshëm zhurmojnë teposhtë krojet.Këmbëkryq rri mbi gurët e myshkur të pagëzuar,
prej kush e di kujt dhimbje lindjeje stërgjyshore,
e pres me ta sërish kohë kreshnikësh,
që rroken krah më krah me malet,
e kërcejnë në ritme të çmendura daullesh…
Kohë burrash, që marrin fuqi në gjinj Zanash.



31 October 2007 @ 3:07 pm
Krastë, merr një shami e hap një valle, mo rri këmbëkryq!…Ku i dihet, zgjohen dhe Orët dhe Shtojzovallet…:)
31 October 2007 @ 4:30 pm
Kraste, ma kap nje cike kete:
http://www.dhm.de/lemo/html/Nachkriegsjahre/DasEndeAlsAnfang/truemmerfrauen.html
Shiko, na duhet pervec shpreses qe ti ke (vdes e fundit, apo jo?) edhe nje brez burrash te germadhave. Kan’ (kemi) hup si krypa n’uje, nicht?
PS Kisha kohe pa lexuar te tille lloj poezie - me pathos, me nje lloj hymni brenda. Shume kane frike nga ky approach se mos ngjajne anakronike. Muve m’pelqe per vete time.
S’kam pare, ke bere foto te tjera se fundi. Nis naj link po s’e pate zamet.
31 October 2007 @ 5:19 pm
Po mi aklli po.. po nuk merret vallja vetem, leqe ku ta gjeja shamine nje here…:)
31 October 2007 @ 5:25 pm
O krasta, ku je mo?
31 October 2007 @ 5:41 pm
Me pelqeu jasht mase,Shume e kuptushme dhe domethenese.Ndoshta se jam rrit me tregimet e MUJIT dhe HALILT…
Por me te vertete edhe une sec shkoj nepermend per kohen jo vetem si perfytyrim por qe KA ARDHUR ,eshte PJEKUR si…..
Kohe burrash qe marrin fuqine ne gjinj Zanash…
31 October 2007 @ 5:44 pm
Duket qe krasta kekon thesaret e humbura,ne fakt mire e ka, se ato aty jane,por jo te gjithe dine ti gjejne,ketu duhet te lidhur mushka..
31 October 2007 @ 5:47 pm
Kraste, llafi osht me e gjeg (dmth “djeg”) at’ shamin’……
31 October 2007 @ 5:49 pm
Shamine e beqarit e ?
31 October 2007 @ 6:17 pm
Krastem e ke vulosur me perjetesi kete poezi. Vargu i fundit “Kohë burrash, që marrin fuqi në gjinj Zanash” eshte i perjetshem prandaj them.
31 October 2007 @ 6:17 pm
lene se po me luaj kembet… nervat jane gati me u hudh perpjet nga karrigia e punes dhe po ja marr valles qe i tash… Po sbehet kshu krejt vetem…
Nuk kam takat me germuar, por jo se nuk e kam mendu edhe kete version, veç sme shkon fare thesar kerkuesi si tip…
….
Artan…
Flm Idris….
Lola… ku thua ti jam?
31 October 2007 @ 6:33 pm
@Lume: natyrisht…
31 October 2007 @ 6:35 pm
Krasta, u bera merak pasi lexova keto vargjet pra… Po te perfytyroja buze ndonje shkembi, ne tentative per tu vetehedhur… poshte, ne nje livadh plot me shtojzavalle, e ti qe bie (jo kembekryq) ne preherin e tyre e te vene ne gjume me ato ninullat e enderres tende…
31 October 2007 @ 6:39 pm
nqse e ke harru hatixhen:
Mi Hatixhe mi shami kuqe, n’Elbason-o mi do shkojsh nuse,

ti njy dada mi flokt e kuqe….. (me L’Oreal Paris ose Kana …. si t’ja ket’ kokrra qefit….)
31 October 2007 @ 7:25 pm
Lola ku e gjete gjithe kete fantazi mi dreq… po nuk ma the se si do bija (jo kembekryq)
Emigrant mos ndill keq

31 October 2007 @ 7:28 pm
Lola, me perfytyro pak dhe mua po deshe se paske perfytyrim te embel
31 October 2007 @ 7:32 pm
kraste, me dhimbje vella, me dhimbje….
31 October 2007 @ 7:53 pm
Swed, ty nuk dua te te perfytyroj me nota kaq “folklorike”… Por nese do ta beja kete, atehere nuk po I bie nga maja e shkembit, por thjesht nga livadhi I shtojzavalleve…
31 October 2007 @ 7:56 pm
Lola, te lumte goja, vazhdo ta ruash kete lloj perfytyrimi te gjerave se na ben te ndihemi mire.
31 October 2007 @ 8:03 pm
Swed, eshte pjese e profesionit tim (te pazbuluar te peshku), te motivoj tek te tjeret ndjesine e te ndjerit mire… nuk e di ende sa ia arrij kesaj, por shpresoj…
31 October 2007 @ 8:10 pm
E morem vesh lola ca profesioni paske. Te pafsha sa me shume te peshku, dhe mundesisht kurre te klinika.

31 October 2007 @ 8:13 pm
Nejse, fjala klinike eshte pak luks per ne… jemi ende ne kuadrin e “kioskave” shteterore
31 October 2007 @ 8:35 pm
O lola mua nuk me ktheve pergjigje eeee ?
31 October 2007 @ 8:48 pm
Po c’pergjigje krasta? Per femrat e kam parasysh se ne cfare pozicioni bien nga lartesite. Por per meshkujt, s’jam shume e sigurte. Megjithate, sugjerim miqesor, me mire mos u hidh, se nuk I dihet se nga bie… Ta shtiva ndermend me duket…
31 October 2007 @ 9:53 pm
Ndonse nuk jam mjeshter poezie, them se poezia e Krastes nuk ishte keq.
1 November 2007 @ 12:16 am
Mire mbrema miq !Kraste e bukur poezia.Ta uroj me gjithe shpirt me gjete ndoj “Zane” e me marr takat….veç ato bajne derman ne disa raste.
Me vone shamine Kraste ,mos e ha ate tek…Shpesh tymi kur digjet shamia shkon nga buza e shkembit…
1 November 2007 @ 10:44 am
Krasta, poezia ishte e bukur dhe mua me pelqeu.
1 November 2007 @ 11:24 am
Peshku te ben me krah, krasta!
1 November 2007 @ 2:14 pm
Krasta. Vazhdo keshtu,poezia e mbrekullueshme komplimenti.
1 November 2007 @ 2:19 pm
Emingrant.
qe lale ku i ke.
Frymezohu dhe na e sill ate shrkrimin me teme nga zbori
http://www.reportages-pictures.com/ALBANIA/R00220 dictatorship/ppages/ppage35.htm
http://www.reportages-pictures.com/ALBANIA/R00220 dictatorship/ppages/ppage36.htm
http://www.reportages-pictures.com/ALBANIA/R00220 dictatorship/ppages/ppage127.htm
1 November 2007 @ 4:38 pm
Ups sa shpejt i fshiu.
hhihii
Ska gje kompetento. Nuk na hedhin dot hi syve se i dime 2 fjale te qelbura gjermanisht sa per ti dale zot shokeve.
Nuk i le une te ma shajne emingrantin sy e faqe peshkut
1 November 2007 @ 4:49 pm
I fshiu Lume po ne i kemi ketu..”vath ne vesh”.. i perkthejme fjalet me fjalor perpara…dhe i save-im ne shqip…bej shaka
1 November 2007 @ 11:46 pm
Shume flm miq…
Dikush shpresoj te me sqaroje per baterdine qe ka ndodhur ne kohen kur nuk kam qene i pranishem….. Lume…?
2 November 2007 @ 1:09 am
Lume, falemnderit! burim frymezimi te gjitha (hej, me ter men, ajo e treta sikur s’ishte dhe aq keq….
)
2 November 2007 @ 2:45 am
Shume dhimbje vella.E pres me ta serish kohe kreshnikesh.Mbase jam gabim po ato kohe skane per te ardhur.Bukur,vetem se vargjet e tua duhen shoqeruar me lahute
2 November 2007 @ 12:33 pm
http://muzika.albasoul.com/album.php?&id=198
kliko te e dyta.
ps qoftelargu e ka mire!
2 November 2007 @ 3:17 pm
Hej, mora vesh qe paskesh qen nxef nje cike muhabeti ketu…
Kisha nje sqarim per ados: nuk di a ke vene re ketu te peshku, por ka disa emra qe shkruajne nga Shqiperia (si edhe swedi, pavaresisht nga e kap hera te shkruaje) qe e kane edhe trurin, edhe zemren plot. Keto te dyja me shpesh jane si ene komunikuese, njera mbushet ne dem te tjetres. Por po te shofesh ekemplare si swed, Lume&Koth (lexo Lennon&McCartney), StrangeMAN, Krasta Krau etj. kuton qe te dyja anet e barazimit jane njesoj plot. Ata jane lloj i rralle, specie e rrezikume, liste e UNESCO-s, prandaj ngrihet OKB-ja ne kembe kur preken, prandaj dhe ndjeshmeria… Sa per ne “plangprishesit e gjakhollumet”, jepi vllajo a motre, cfaredoqofsh, na quj dylbera, homo suedez a norvegjez, lezbike nga mauritania po te dush, s’ka problem.
Shpresoj ne mirkuptim.
PS edhe po s’pati mirekuptim, s’i bo gjo, Lumja na e ka lene trade mark-un gati….
2 November 2007 @ 3:38 pm
Po mer po,
Po lennon e hengri k.o.q.e.n e plumit ne lule te rinise ene po ja gzon leket ajo e shpifmja,
kurse McCartney e hengri grune, ene po i gzon vete leket me nuse te raja.
Jo mer jo mos me krahaso mu me ato
2 November 2007 @ 4:32 pm
Lume, llafi ishte shume-shume para se me e honger ate koqen…

2 November 2007 @ 8:29 pm
Emigrant na i ke rrit veshet si shume….


Plus me cduket ate plumbin do e merrkemi qe do e merrkemi ne
Lume ruju.. . Kodi i ri “Zogu fluturon nalt”…
Ps do ju sjelle ca vargje rapsodie te degjume sefundmi… po ne nje postim tjeter sa ti kem gati (jo te miat te rapsodit sigurisht)
3 November 2007 @ 11:50 am
ok seriozisht. Ajo qe kuptova nga poezi ishte vecse nje “klithme deshperuese” oder ?! ..
lirika e poezise, thjesht me kujtoj ate kengen e Rammstein, prandaj edhe e vura ate link..asgje tjeter..
Sa per ty, nese do te besh” the guard dog” per speciet e ralla te UNESCO-s- hallal te qofte!!bis bald yo
3 November 2007 @ 11:50 am
ralla-lexo rralla
9 November 2007 @ 2:03 pm
urime Krasta, s’e dija qe shkruaje dhe shkruake bukur, urime dhe suksese.
Keto dy fjale c’kuptime kane?
ploje = ?
çikët = ?