Mbi rëndësinë e të diskutuarit dhe seriozitetit me të cilin marrim veten dhe të tjerët


Veç mendo
Llahtarën e ditës kur të vdesësh;
Të tjerët do të vazhdojnë të flasin
Kurse ti nuk do mund t’u përgjigjesh…

Shkëputur nga një poezi indiane.

Akvll-naja

abuzim-verbal.jpg

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

21 Komente

  1. gj_z_ thotë:

    6 October 2008 @ 1:25 pm

    Haha!, bukur.

    E mira eshte te mos na duhet te pergjigjemi…

  2. Perparim Hysi thotë:

    6 October 2008 @ 1:31 pm

    Mesazhi eshte i madh dhe shume domethenes.Apo s’jam plak une dhe vdekja po me pergjon tinez?Po le te flasin sa te duan.Pak kane folur sa jam gjalle dhe,c’eshte me e keqja,sa here me eshte dashur qe te kafshoja gjuhen.Se,po t’u ktheja pergjigje,e paguaja me koke.

  3. Blendi Salaj thotë:

    6 October 2008 @ 1:32 pm

    Une marr shembull nga Zorba per kesi rastesh…

    Plaça une ne e vras trurin per gomarlleqet qe thone njerezit…

  4. Nexhi thotë:

    6 October 2008 @ 1:36 pm

    Fol, fol vetem fol
    Nga ankthet e rreme po vdesim ngadale
    Gjithçka qe na duhet eshte shnderruar ne fjale
    Jemi bere te gjithe mjeshter te fjalimit
    Do ti nxjerrim veshet jashte perdorimit
    Me fjale ne gjejme zgjidhje ideale
    Heshtjen do ta bejme internacionale

    Te gjithe bertasin
    Askush nuk degjon

    Neper kafene do ti gjesh pa frike
    Caj e tym duhani dhe boll politike
    Jemi bere te gjithe mjeshter te fjalimit
    Do ti nxjerrim veshet jashte perdorimit
    Me fjale ne gjejme zgjidhje ideale
    Heshtjen do ta bejme internacionale

    Elita 5

    :P :P

  5. Nexhi thotë:

    6 October 2008 @ 1:38 pm

    kabim shytpi : Ceshtjen, jo Heshtjen :p
    Megjithese dhe ashtu shkon :P

  6. edrus thotë:

    6 October 2008 @ 1:44 pm

    Sa antidemokratike që është vdekja…
    Ja heq të drejtën e fjalës (dhe aq më tepër atë të replikës) të shkretëve njerëz.

    P.s: Kush është më keq, mungesa e lirisë së fjalës apo të të mos t’ja fërshëllejë njeri asaj fjalës së lirë?

  7. Nexhi thotë:

    6 October 2008 @ 1:54 pm

    fjale e urte :
    Cohu o i vdekur e ha pule te pjekur - populli :P :P

  8. spiritus thotë:

    6 October 2008 @ 1:54 pm

    Me fjale ne gjejme zgjidhje ideale
    Heshtjen do ta bejme internacionale
    Te mrekullushme keto vargje.
    Fotoja nje mrekulli gjithashtu.Do preferoja qe nga goja te dilte nje KALLASH sepse gjuha kocka s” ka por kocken thyhen.Ka fjale te pamerituara qe te vijne ne fytyre si bresheri kallashi.
    Te gjallet e Medhenj dhe te Mencur perdorin edhe heshtjen-balsam perballe lukunise se shpifesve, denigruesve, ziliqareve dhe mediokerve.
    Po te vdekurit e medhenj? Ata fatmiresisht kane si pergjigje vepren tyre dhe dishepujt e palodhur ne mbrojtje te imazhit te tyre.
    Po te vdekshmit e zakonshem, ne dmth:) a duhet te aplikojme ate porosine e Krishtit: nese te bjene ne njeren faqe, trego tjetren dhe pshereti:fali o Zot se s dine c bejne.Nganjehere duhet perulesi perballe terbimit inatcor dhe budalla.
    A duhet marre seriozisht vetja dhe te tjeret? Varet nga rrethanat dhe interesat. Nganjehere ne diskutojme me seriozitet te tepruar gjera jo serioze dhe marrim lehte ato qe jane seriozisht per tu diskutuar.

  9. spiritus thotë:

    6 October 2008 @ 2:02 pm

    E dyta Edrus, e dyta eshte me keq.Ndryshe me kaq shume fjale te lira bllogjsh dy revolucione do kishim gatit:)) Ce Guevarrat nuk na mungojne(G99, MJaft:)

  10. njera thotë:

    6 October 2008 @ 2:04 pm

    Nje paragraf i shkurter shkeputur nga libri “Nje, asnje dhe 100 mije” i Pirandelos:

    Ma il guajo è che voi, caro mio, non saprete mai come si traduca in me quello che voi mi dite. Non avete parlato turco, no. Abbiamo usato, io e voi, la stessa lingua, le stesse parole. Ma che colpa abbiamo, io e voi, se le parole, per sé, sono vuote? Vuote, caro mio. E voi le riempite del senso vostro, ne dirmele; e io, nell’accoglierle, inevitabilmente, le riempio del senso mio. Abbiamo creduto d’intenderci; non ci siamo intesi affatto.

    Perkthim: Telashi eshte se ju, i dashur, nuk do dini kurre si perkthehet tek une ajo cka me thoni ju. Nuk keni forlur turqisht, jo. Perdorem, une e ju,te njejten gjuhe, te njejtat fjale. Por ç’faj kemi, une e ju, se fjalet ne vetevete jane boshe? Boshe, i dashur. Dhe ju i mbushni me kuptimin tuaj, kur mi thoni; ndersa une, kur i degjoj, ne meyre te pashmangshme i mbush me kuptimin tim. Besuam se u kuptuam; nuk u kuptuam aspak.

    Thojn shqipot: menje menje kjo dynja.

  11. Peshku Fluturues thotë:

    6 October 2008 @ 2:52 pm

    Vec mendo
    kenaqesine e dites kur do vdesesh
    te tjeret do te vazhdojne te llapin
    e tu s’do te duhet t’u pergjigjesh :)

  12. censura thotë:

    6 October 2008 @ 2:58 pm

    kabim shytpi : Ceshtjen, jo Heshtjen :p
    Megjithese dhe ashtu shkon

    Shkon,bile me mire! :-)

  13. lumidrin thotë:

    6 October 2008 @ 3:00 pm

    Dhe po te jem nen toke,
    qe vdiqa ti mos thuaj,
    me shkruaj dhe nen toke,
    se une do te shkruaj.

    marre nga “Leter” M, Ernandes.

  14. Koth thotë:

    6 October 2008 @ 3:31 pm

    Akell,
    une e besoj qe nuk te kane marre leje per ta sjelle kete gjene ke peshku, por nga sa kam ndjek postimet keto ditet e fundit ketu duhet me u perdor ca fjale te urta kineze apo jo ??

    Ja me rradhe, kinezet si fillim :

    Nje viç i sapolindur nuk e ka frike tigrin !

    Ne kinezçe shkruhet si me poshte :

    初生之犊不畏虎

    Goja e gomarit nuk eshte si e kalit.

    Ja dhe e fundit nga populli shume vlla kinez : Mos u bej qen i maces.

    Ndersa populli shume dijedashesh shqiptar thote :

    Cer ka barku, e nxjerr bardhaku.

    Rruhu nga agai i ri.

    Dhe e fundit se i nelet hatri popullit vlla kinez nese vendosim me shume proverba nga populli i mencur dhe puntor shqiptar : Pordhet e me medha grisin breket e veta.

    Dhe qe ti perbledhim te gjashta bashke bejne : Nuk behet muhabet me kalamaqe :P

  15. karkaxhaulli thotë:

    6 October 2008 @ 6:40 pm

    Une shikoj nje mosperputhje te titullit dhe te permbajtjes se kesaj teme. Para se ta hapja mendova se do gjeja diskutime qe kishin te benin me menyren se si peshqit duhet te diskutojne, rregullat e debatit, respektin ndaj mendimit te tjetrit, dhe po mendoja se sa interesante duhet te ishte e gjitha kjo po te mendosh se te komunikosh me dike do te thote ta besosh ate,intelektin e tij dhe padyshim te mendosh se ke dicka qe ja vlen ta ndash me ate nejri.
    Une mendoj se dy jane kushtet per te kounikuarme dike, dhe keto jane;
    1) te besosh ate qe thua
    2) te besosh bashkebiseduesin, pra te besosh ne kredibilitetin e tij dhe padyshim te vlersosh potencialin e tij
    nese nuk ploteson keto kushte atehere mendoj se nuk kemi diskutim, kemi ose shfryrje ose nevoje per te ndjere pak vemendje.
    Nganjehere flasim me dike, e kam fjalen ketu ne forum, jo se na pelqen te diskutojme me te, apo se ma pelqejne idete e tij, por thjeshte sepse na permendet emri, apo sepse ai tjetri ja mbyt aq keqazi sa nuk ben dot te heshturin.
    Ne te gjitha keto raste mendoj se replika nuk i drejtohet atij tjetrit, por vetes, dhe kjo ka te beje me marrjen seriozisht te vetes. Eshte si te thuash nje lloj borxhi ndaj vetes nje lloj perpjekje per ta qetesuar ate.
    Mendoj se kjo nuk eshte edhe aq e shendetshme, pasi vjen nje moment e behesh adiktit dhe nuk i reziston dot tundimit per tu kthyer pergjigje te gjitheve.
    Nejse, se po me duket i gjithe ky postim sikur po mendoj me ze te larte, apo si nje lloj justifikimi per te gjitha rastet kur kam heshtur nderkohe qe do kisha dashur te thosha dicka.
    Po crendesi ka?
    Zot na jep mundesine te heshtim kur skemi asgje per te thene.

  16. XYZ thotë:

    6 October 2008 @ 6:48 pm

    Sigurisht qe nje dialog serioz kerkon si parakusht kete qe thote karkaxhualli : te besosh ne ate çka thua.

    Por une do te jem pak me radikal dhe do te them :

    Nje dialog eshte i pamundur (ne menyre absolute) nese dy veta nuk i lidh asgje ne lemin spiritual. Me nje fjale, pa nje baze minimale te perbashket, nje baze kjo qe ka lidhje me problemin qe diskutohet, nuk ka diskutim.

    Nese dikush ka zot Vdekjen, dhe dikush tjeter Jeten, ketu nuk ka dialog, kot te lodhesh e te çirresh. Qe te kete dialog, duhet qe te pakten te dy te besojne tek Jeta : mua me pelqen jeta, thote njeri. Edhe mua, thote tjetri.

    OK, ketu mund te nise dialogu. Dialogu mund te jete debat i ashper sepse njeri e pelqen jeten keshtu e tjetri ashtu. Por te pakten, e duan.

    Ne rast te kundert, ku dy bashkebiseduesit kane sisteme vlerash krejtesisht te kunderta, dialogu eshte thjesht llomotitje : une flas e ti s’degjon, e ti flet e une s’degjoj. Dialog shurdhanesh.

    Per te heshtur, sipas nje miku te vjeter filozof, njefare Heidegger, nuk mundet tjeter perveçse ai qe ka diçka per te thene.

  17. Vemendje thotë:

    6 October 2008 @ 9:19 pm

    shkruan njeri;

    “Zot na jep mundesine te heshtim kur skemi asgje per te thene.”

    ja pret tjetri;

    “Per te heshtur, sipas nje miku te vjeter filozof, njefare Heidegger, nuk mundet tjeter perveçse ai qe ka diçka per te thene.”

    Vemendje! Lexoni, se c’shkruajne me keta “mendimtare me “heshtjen” e tyre, te kuptoni se se njohin ate heshtje qe duan te propagandojne.

  18. karkaxhualli thotë:

    7 October 2008 @ 12:02 am

    Vemendje, si do ta merrje ti heshtjen time ndaj komentit tend, sepse ne fakt une nuk mendoj se kam ndonje gje per te thene?!

  19. Dori thotë:

    7 October 2008 @ 1:28 am

    Kurse ti nuk do mund t’u përgjigjesh…fatmirësisht edhe dëshira për përgjigje s’ke për të pasur pasi je i vdekur.

  20. Koth thotë:

    7 October 2008 @ 8:58 am

    Po une nuk i kam thene keshtu ato proverbat pa shkak.

    Adminet kane fillu serish te redaktojne postimet dhe i bejne si ja u do qejfi. Shkurt, gjerat duhet lexu taze se keta te ndryshojne thelbin e postimit.

  21. Idris thotë:

    7 October 2008 @ 1:45 pm

    Kishim nje ” minoritari” qe nxehej gjithmone kur i thonin
    “Ik or se na cave koken”
    Cfare ka ki me mut -thonte . Une i flet ai s’me flas ” :)
    Njeriun nga kafsha e dallon gjuha e artikuluar .
    FOL vetem FOL por kurre si shqipo ignorante ,malokshe dhe fshatarshe
    ne bashkebisedime ku :
    Mbi kope gomeresh
    devese i bejne nder.
    Heshtja eshte flori dhe fjala eshte ergjend .Te dyja me prejardhje nga MESJETA e BEUT!

Komentet jane mbyllur ne te gjitha temat e arkivit.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com