Mbi parimin e “vetëdije-s” si bazë për deontologjinë

http://white.albstudent.eu/Përmbledhje e etikave klasike

Ndryshimet qe kane ndodhur pergjate ketyre viteve te fundit kane qene vendimtare dhe mbajne pergjegjesine kryesore per sa i perket evolimit te principeve etike dhe raportit te tyre me modernitetin.

Shume faktore, si per shembull; deshtimi i kuptimit ose boshlleku etik, renia e ideologjive dhe e utopive, triumfi i individualizmit perendimore mbi kolektivizimin e te majteve lindore, dhe ne fund zbulimi dhe perhapja e teknologjive te reja, qe shkaktojne nje rritje te menjehershme te pushtetit te njeiut, njekohesisht subjekt dhe objekt i teknikave te tij.
Eshte pikerisht nga deshtimi i kuptimit dhe boshlleku etik qe eshte e domosdoshme qe te riniset, sepse shpresa jone eshte qe boshlleku etik paralajmeron formimin e nje asiologjie (doktrine vlerash) te padegjuar me pare.

C’fare eshte ky “boshllek etik “ ? Jetojme ne nje epoke ku cdo pike referimi tradicionale eshte zhdukur, ne nje epoke ku nuk dime me ekzaktesisht se kush mund te jene themelet e mundshem te nje teorie etike.
Eshte pikerisht ne castin ne te cilin veprimet e njeriut shfaqin rreziqe te renda qe gjendemi te zhytur ne kete nihilizem, ne kete qendrim metafizik qe hedh poshte gjithcka, ne kete raport me “hicin”, ku Nicja ishte, dy shekuj me pare, profeti I pameshirshem dhe I semuri njekohesisht.

Nihilizem do te thote qe te gjitha referimet ose normat morale jane te perçara, shperbehen, dhe qe vlerat e larte tashme jane te therrmuara. Tregon gjithashtu dhe fenomenin shpirteror te lidhur me vdekjen e Zot-it dhe idealeve te tij mbinatyrore. Eshte nga ketu qe nis kriza e tashme e etikes dhe hyrja ne loje e vlerave te reja te modernitetit.
Fundi I shekullin te njezet, i shekullit tone nihiliste eshte e shenuar dhe nga fundi I ideologjive, i teorive te medha totalitare, vdekje ne te cilen duhet dhe ve rrenje etika e se ardhmes.

Sic thame dhe ne fillim jane shume faktoret qe duhet te merren parasyshe ne analizen perfundimtare te deontologjise se re qe duhet te linde. Mund te permendim gjithashtu dhe problemin ne lidhje me teknollogjite e reja qe kane nje rendesi te vecante per jeten moderne, Nga momenti ku prodhimi teknollogjik perfaqeson nje organizim te pergjithshem te botes se sotme – nje “ bragtisje e larget e qenjes”, sic thote Hajdegeri – ajo na paraqet nje preblem te ri etik.

Etika klasike = njeriu eshte subjekt i pavarur per te cilin lumturia nuk varet nga autoritete te mbinatyrshme ( Dekarti, Sartri, Kanti)

Etika bashkekohore ka zbuluar ne fakt gjithmone rruge te reja, por ka marre shume nga disa mendimtare te medhenj principe ose referimente komplekse dhe forma organizimi pa te cilat nuk do te mund te rilindte principe te reja.

-Spinoza, gjehet pak a shume kudo. Ai ka influencuar nje rryme te tere mendimi etik, duke pohuar unitetin e substances se pafund dhe duke mbrojtur idene sipas se ciles mencuria e vertete gjendet ne kuptimin e rregullsise natyrore dhe, si shkak i kesaj, kenaqesine e nje lumturie te perjetshme.
-Dhe Kanti I jep epokes tone nje konribut te vecante me nje etike te vendesur dhe nje vizion te botes qe e strukturon thelle ne brendesi. Duke perkufizuar nje arsye praktike qe ve rregullat e moralitetit, arsye rigorozishte pavarur nga arsyeja e paster, e duke i dhene titullin e nobiltetit, Kanti ngre nje qeshtje thelbesore qe eshte themeli i modernitetit dhe i postmodernitetit. Arsyeja e pastertisht praktike nxjerr principin a priori te aktivitetit moral o “ imperativit kategorik”: bindu ligjit universal. Duke i dhene nje specificitet arsyes praktike, duke mos e lene te ndervarur prej principeve metafizike( dhe pse ajo rigjen postulatet e Zot-it, te lirise dhe pavdeksise), Kanti i hap, ne nje afre menyre, rrugen e etikes bashkohore.: arsyeja shprehet plotesisht ne fushen e moralit dhe vendos ate cfare duhet te behet, pavarsisht nga cfaredo veprimi spekulativ( te menuar) o nga cfaredolloj dije metafizike o teorike. Eshte mbi bazen e teme se arsyes praktike ku nderlidhen nje mori etikash aktuale( K.O.Apel, Habermas, etj)

Shkaterrimi i kuptimit, nihilizmi : keto tema jane ato qe na cojne ne mendimin e Niçes, ku “ diagnoza” dhe “vizioni i botes” paralajmerojne etiken e kohes sone. Semundja vdekjeoruerse e koheve tona eshte nihilizmi , mbreteria e absurditetit dhe e hicit: tashme erresira eshte fati yne, sepse i mbinatyrshmi na ka braktisur. Eshte cfare paralajmeron Zarathustra: kur zhduket universi transhendent i metafizikes dualiste, i lidhur me te mbinatyrshmen, shemben vlerat e vjetra. Zoti ka vdekur; keshtu, ne shkretetiren e kuptimit, hapet nje fushe e re dhe krijohen vlera te reja. Vizioni Niçe-jan i botes ne kete menry paraprine mendimin etik bashkohor dhe problemet e tij. Nihilizmi eshte eksperienza e boshllekut qe i ndodh plotesise fallco. Nese ka nje nihilizem qe lidhet me traditen kristiano-hebraike ai eshte i pergaditur prej idealizmit platonik, dhe ngelet i fshehur; nihilizmi i vertete, duke u bazuar ne cfare thote Niçja, eshte ai i koheve moderne. Tematika e Niçes dhe zbulimi i mbreterise se absurdes jane themeli i mendimit etik bashkohor.

-Wittgenstein: dhe ai ka kontribuar ne formimin e nje kuadri ku mund te fokusohemi.Sepse Wittgensteini i dyte, jo ai i Tractatus-it, por ai i “Kerkimeve filozofike” na thote qe gjuha eshte veprim. Eshte nder te paret qe ve theksin ne mbi komunikimin aktiv dhe na thote, ne nje prospektive qe Austin do ta pasuroje me vone, qe “te thuash eshte te besh”. Analiza e gjuhet se perditshme, do te behet nje model pragmatik universal per Jurgen Habermas, qe rrjedh nga Kant, por dhe nga Austin dhe Searl, te cilet influencohen nga Wittgenstein. Habermas do te thellohet me teper ne studjimin e idese se konsensusit qe bazohet ne forcen paqesore te diskutimin argumentativ. Duke nenvizuar lidhjen e ngushte mes etikes dhe estetikes Wittgenstein na thote se cdo mangesi ne gusto eshte mekat kunder shpirtit, nje atentat kunder moralit.

Si perfundim eshte detyre te kujtojme Hajdegerin i cili, duke mos pasur besim ne tekniken moderne, te cilen shikonte si shprehje perfundimtare te metafizikes, frut dhe ajo e largimit te qenjes, akuzon modernitetin dhe kontribon ne hedhjen e themeleve per etiken bashkohore.
Parimet.
Termi”parim” tregon ( vjen fjala latine principium qe do te thote baze, ide udheheqese e nje teorie) ate cfare shpirti zbulon si element nismetar ne fund te analizes dhe qe e permbledh ne pikenisje te nje procesi. Qe ne antikitet parimet jane pare si dicka e domosdoshme, si ligj i vete dukurive.

Cilat jane parimet kryesore te etikes klasiko dhe asaj bashkohore ?

Etika = thirrje per jete ( filozofia antike)
Eudomonizmi = (Aristoteli) Doktrine sipas se ciles morali gjene ne lumturine synimin e tije perfundimtare.
Nga Aristoteli deri tek Epikuri nuk behet gje tjeter pervecse kerkohet ti mesohet njeriut kerkimi i lumturise.
Nje nga principet baze te gjithe tradites sone filozofike e morale, i jep shkas dhe organizon teorine e cila percakton synimin kryesor dhe me subli te jetes njerezore, pra doktrina racionale e vlerave qe eshte modeli i subjektit autonom dhe pergjegjes i cili i krijon vete ligjet pa pasur nevoje ti drejtohet nje autoriteti mbinatyror. Kjo paradigme qeveris, ne menyre tradicionale, moralin dhe etiken: subjekti trajtohet si krejtesisht pergjegjes i vete-vetes dhe i veprimeve te tije. Kjo pra e perbledhur ne menyre sintetike eshte etika klasike ( nga Dekarti tek Sartri, duke kaluar nga Kanti) ku sic do shikojme me poshte do bazohet dhe principi im i vete-dije-s. Per Kantin vullneti krijon ligjet e veta, ligji te cilit i eshte nenshtruar vullneti nxjerr prej se njejtes deshire. Kete doktrine e gjejme dhe ne ate ekzistencialiste te Sartrit, per shembull, shikon njeriun nje “ veprues” te lire dhe totalisht pergjegjes.
Meqe filozofia e subjektit synon drejte perkufuzimit te njeriut si entitet i lire dhe pergjegje per veprimet e tije nuk vlen e njejta gje per Strukturalizmin , i cili eshte i orientuar ne perparesine e modeleve abstrakte te kuptueshmerise dhe qartesise, gjithashtu pohon paresine e struktures mbi subjektin. Pra nuk jane subjekti dhe koshienca e tij qe percaktojne “kuptimin” e gjerave dhe fenomeneve.

Parimi fetar

Nese shpesh eshte quajtur si nje nga teorite klasike, me te drejte nuk eshte e tille: etika , ne thelb, nuk eshte fetare pasi do, ashtu si te gjitha kerkimet filozofike, te orientohet sipas formave te percaktuara nga arsyeja, ne drite logos-it, dhe te kuptueshmerise.
Eshte e ligjshme te flitet per nje lidhje mes etikes dhe fese, por jo per ndervartesi te etikes prej doktrines fetare. Feja mund te jete morale dhe etike – sic tregon Kanti – me disa shembuj moraliteti, por themeli I etikes nuk eshte ai fetar. Kjo eshte problematika kantiane: “arsyeja praktike” eshte e pavarur nga cfaredolloj dije, fetare apo spekulativ( te menduar thelle) qe te jete.

Duke studjuar mbi tradiden tumuldike dhe biblike, Emmanuel Lévinas, e ben fene burim frymezimi etik, por menyra e tij ngelet fenomenologjike. Lévinas nuk e themelon etiken e tij mbi nje princip fetar por, mbi eksperiencen e “tjetrit”, mbi ate qe quhet fenomenologjia e fytyres ; “nga momenti qe tjetri me shikon, une jam pergjegjes”.

Parimi i forces pohuese( Epikuri, Spinoza, dhe Niçe)

Eshte nje princip i etikes klasike, qe e gjejme tek Spinoza dhe me tej, dhe qe luan nje rol vendimtar. Ky princi shpreh dhe eshte nje burim force dhe veprimi, dije aktive, dinamike, krijuese, nje pohim te jetes, pohim dinamik i qenjes sone, qe na lejon te perkufizojme nje teori racionale te vlerave jo transhendente por imanente.

Dicka e tille ndodhe me Spinozen, per te cilin, principi i fuqise pohuese sherben(ne menyre te heshtur) si udherrefyes per etiken. Natyrisht ky princip vjen prej nje fuqie hyjnore qe eshte Zoti, i cili eshte imanent. Paradigma qe frymezon kerkimin filozofik spinozian eshte modeli i fuqise pohuese, per te cilin fillohet nga Deus sive Natura ( Zoti ose me mire natyra). Nga nje tjeter pike veshtrimi “etika e vertet” per Niçen, “virtyti i vertet”, drejtohet drejte vlerave te reja, qe jane te organizuara nga principi i forces pohuese dhe nga vullneti per pushtet, i vleresuar si nje enegji gllaberuese dhe dominuese, si vullneti i nje surplusi force vepruese dhe dinamike, si nje fakultet krijues dhe plotesues i shpirtit.

Principi i realitetit ose i egersise

Forca pohuese, te krijuarit, fuqia e deshires lumturuese, jane thjeshte nje mantel qe mbeshtjell berthamen e hidhur dhe te dhimbshme te realitetit. Eshte kjo qjo cfare thoshte Shopenhaueri, ky njeri qe mahniste, armik i iluzioneve qe s’u’a la kund vendin gabimeve tona, i cili zhduku nga faqja e dheut cfare do lloj besimi femijror dhe te pafajshem qe conte drejte nje umturise njerezore. Nese cdo gezim eshte kalimtar dhe i castit, e nese ekzistenca pjell dhimbje dhe ligeshti, a nuk duhet per kete, pa eleminuar te gjithen kenaqesine, te pranojme dhe te njohim disa aspekte te hidhura te ekzistences ? Ketu hyn ne loje ai qe do ta quajme principi i realitetit, i bazuar ne ate cfare ndodh efektivisht, mbi te njejtat kushte qe bazohet jeta dhe ekzistenca. Shopenhaueri, mjeshtri i madh ketij realiteti integral, i huaj per cfare do lloj epopje metafizike qe qeteson shpirtin, ai bente thirrje principit te realitetit, e keshtu duke bere, na fshine cdo iluzion.

Parimi i pergjegjesise.

Pergjegjesi, fjala na kujton nje princip antik qe qeveris etiken dhe moralin, te permendur me perpara prej Paltonit, ne nje tekst te famshem te Republikes; gjithesecili eshte pergjegjes per fatin e tij. Pergjegjesi do te thote te japesh llogari per veprat e tua dhe te mbash pergjegjesine e tyre. Eshte nje princip qe qeveris etiken klasike, nga antikitetit deri tek botekuptimi ekzistencial. Pergjegjesia nuk ka te bej, ne kete rast, me te tashmen apo te ardhmen e menjehershme. Me Hans Jonas-in perhapet deri ne nje te ardhme te larget, ne te cilen ve rrenje nje here e pergjithmone.

Duhet te shtyhemi shume larg me shikimin tone, qe te ruajme ekzistencen e njerezimit qe do te vije ne te ardhmen; mbijetesa e njerezimit eshte fruti i ketij shikimi te larget, objektivi i vertete i tij.
Principi i vertet i pergjegjesis, ai i epokes sone, prezuponon, mospranimin e qenjes transhendente.
Erosi platonik eshte i orientuar drejte perjetesise dhe jo drejte perkohesise.

Hans Jonas e transformon principin e lasht grek duke i dhene nje karakter me njerezore dhe kalimtar, te perkohshem. Tek Hegeli dhe Marksi, procesi i “imanentizimit”, kryhet, vetem se ne kete rast gjendemi perballe nje teleologjie(doktrine mbi qellimin, sipas se ciles dhe ne mbreterine mbihyjnore vepron ideja e finalitetit e te mbaruarit , dhe eshte gjithcka ne dobi te njerezimit) : pergjegjesia eshte e drejtuar drejte nje njohjeje paraprake te qellimit, e paracaktuar nga nje fund racional o “real”, meqe orientohet drejte zhvillimit te idese(Hegel) ose drejte shkrirjes se luftes se klasave(Marks).

Parimi i lirise dhe i barazise

Principi i lirise – pohon te drejten e gjithsecilit per lirite themelore – gjendet e shprehur ne menyre te qarte ne filozofine etike dhe politike bashkohore ne marrdhenje me principine barazise. Ne traktatin teologjiko-filozofik Spinoza na thote se e drejtesia eshte menyra e te konsideruarit te njerezve si te barabarte dhe garanton te drejta te barabarta gijthesecilit, por dhe ne Kontraten shoqerore te Rusoit na shprehet ideja e nje pjesemarrjeje te barabarte ne te drejtat themelore, fale kontrates dhe punes se komunitetit. Nga Hobsi, Spinoza Monteskej dhe Rusoi, deri tek Deklarata e te drejtave te njeriut dhe te qytetarit, jane keto lirite themelore te formuluara.Mendimi bashkohor, me J.Rawls, riformulon kete princip thmelor te drejtesis. Liri politike, liri fjale, mendimi dhe koshience, liri personale, etj., formojne nje bashkesi te barabarte per te gjithe. Rawls ne traditen e madhe amerikane nuk e ndan etiken nga politika: problemi i drejtesise eshte ne thelb moral dhe politik.

Parimi i diferences

Nese mendimi etik e politik bashkohor bazohet mbi nje princip lirie, nese pohon qe cdo person duhet te kete te drejten per lirite themelore, ky mendim i bazohet nje principi te dyte themelor, ate te diferences, sipas se cilit eshte e nevojshme te pranohen mosbarazite shoqerore dhe ekonomike, diferencat, me kusht qe keto te jene te rregulluara ne te mire ose ne perfitim te atyre qe kane me teper nevoje dhe qe te sigurojne ketyre te fundit kushte jete te mjaftueshme

Parimi i vete-dije-s ose i vete-ndergjegje-s .

Ndergjegje - Forma me larte e pasqyrimit te realitetit objektiv, veti e materies se organizuar ne shkallen me te larte, e trurit te njeriut.( Fjalori i Filozofise, pergatitur nga Shkolla e Partise “V.I.Lenin)

Ideja eshte qe parimit te forces pohuese dhe te vullnetit per jete dhe per pushtet ti bashkangjitet parimi i vetedijes si baze e metejshme ne te gjithe procesin e njohjes.
Niçe ne Mbi te miren dhe te keqen thote se deri tani mendimtaret e medhenje skane bere tjeter vecse jane munduar ti atribojne njeriut te miren ose te keqen, pra nuk e kane konsideruar si nje entitet qe i mbart ne vete-vete te dyja vlerat te cilat ne menyre dialektike ndihmojne ne evolimin e procesit te tij krijues. Urrejtja e tije ndaj traditave dhe rregullave te imponuar shpreh carte synimin e tije ne vete-ndergjegjesimin e njeriut ndaj spekulimeve idealiste dhe materialiste te cfaredolloj forme.

Etika e re, deontologjia njerezore duhet te bazohet ne kete philosophia prima te ketyre dy principeve baze per ndertimin e nje shoqerie te ndergjegjshme per vlerat njerezore qe mbart cdo individ.
Ordo ordinans ( paimi organizues) arsyeja organizuese qe Fihteja quante Zotin, duhet te jete parimi i forces pohuese i mbeshtetur qe ne themel nga parimi i vete-dijes individuale, sepse baza e veprimit te jete e nje karakteri sa me human. Njeriu eshte qenje e mire dhe si e tille duhet te ndergjegjsohet se natyra e marrdhenjeve njerezore eshte interpersonale dhe qe bota e arsyes eshte e tij, pra e pavarur nga forca te tjera.
Punet e njeriut kane karakter njerezore dhe vetem vete-dija e ksaj con ne

Nosce te ipsum-keto fjale jane gdhendur ne greqisht ne hyrje te tempullit te Apollonit te Delfit. Kjo shprehje i atribuhet Thalesit. Besoj se ideja qendron ne faktin se vetem nepermjet vete-vetes mund te vazhdojme me tej ne procesin e njohjes, vetem nepermjet ndergjegjesimit te faktit qe njeriu eshte nje qenje qe ekziston dhe qe eshte e tille ne saj te vetvets, ndryshe nga ens ab alio – dicka qe varet prej dikuj tjeter, e kushtezuar e bere.
Eshte e vertete , nga ana anatomike njeriu eshte nje antropomorf i krijuar prej vete njeriut dhe i limituar ne kohe per sa i perket jetegjatesis. Kjo nuk eshte arsye per te menduar ne nje ndervartesi, por ne nje vazhdimesi pastertisht njerezore te gjithe procesit jetesor.

Duhet qe njeriu, ne cdo proces jetesor si te njohjes dhe atij meditativ, te kaloje mespermes nje procesi te brendshem introspektiv qe e ndihmon te kaloje ate faze fillestare alienuese dhe te huaj qe eshte imanente e cdo lloj procesi, artificial , kreativ, dhe natyror. Faza e huaj, e erret qe dikon ne menyre jo te drejteperdrejte eshte e panjohura ndersa procesi i brendshem eshte ai “vete-ndergjegjesimit” qe ben te mundur krijimin ne ndegjegjen tone te nje vetie impulsive ndaj fenomeneve qe duken te panjohura por qe ne te vertete jane pjese normale e procesit dhe dukurive natyrore.. Ne kete menyre perjashtojme rrezikune e atribuimit te disa fenomeneve paranormale entiteteve dhe faktorve irracional.Principi i vete-dije-s eshte i lidhur ngusht me ate te pergjegjesis imanente dhe jo asaj akohore platonike qe ishte e drejtuar drejte perjetesis. Ne te vertete parimi i vete-ndergjegjsimit te karakterin unik dhe pastertisht njerezor te marrdhenjeve tona ben te mundur nderlidhjen e ketij parimi me ate te pergjegjsise, i cili gllaberohet vetevetiu ne momentin qe njeriu krijon imunitetin e tij me ante vete-ndergjegjsimit.
Me qene i vete-dijshem sjell ne veprimet njerezore nje aspekt tjeter te vecante per vete qenjen, ate te spektri te gjere te fushes delikate te te gjykuarit dhe te llogariturit te rreziqeve qe mund te shmangen.

Ne te gjithe historine e tij njeriu ka bere gjera per te cilat nuk eshte krenar. Gjera qe nuk ishin te llogaritura ne projektete e tij dhe qe ne nje menyre apo tjeter kane qene impulsi i pare per nje tjeter dicka te re. Kjo dicka e re ka ndervepruar qene si ne te miren tone ashtu dhe ne te keq. Dashje pa dashje i kemi bere dhe vazhdojme ti bejme keq vete-vetes pa e dashur dicka te tille sepse jane pasojat ato qe nuk arrijme te llogarisim e per kete duhet te jemi te ndergjegjshem.

Kur thuhet se duhet respektuar natyra, thuhet sepse duhet ta kuptojme se jemi shume me inferior ne kapacitetin tone per te ndaluar rreziqet ose per te llogaritur shkaqet. Ekuilibri nuk mundet kurre te jete i bazuar ne te vepruarit artificial. Eshte ne natyrshmerine e gjerave, te proceseve, ku ekuilibri lind, sepse duhet te lind nga dicka.

Te shfrytezuarit e Principi te vete-dijes, ose te qenurit te ndergjegjshem se ekziston nje parim I tille ne sherbimin tone, mundet vetem te zbuse sadopak efektet shkaterruaese qe mundet te sjellin veprimet tona te pamatura. Nje nga menyrat, e cila eshte thjeshte parandaluese, qe e permend dhe Arnold Gehlen, eshte ne te “menduarit me mase”, pra aq sa duhet. Ndersa nje menyr tjeter eshte vete-ndergjegjsimi i faktit te te pasurit nje deficit si organik dhe jetesor ashtu dhe ne te menduarit.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

16 Komente

  1. Moza thotë:

    22 July 2008 @ 12:38 pm

    Arsyeja e pastertisht praktike nxjerr principin a priori te aktivitetit moral o “ imperativit kategorik”: bindu ligjit universal. Duke i dhene nje specificitet arsyes praktike, duke mos e lene te ndervarur prej principeve metafizike( dhe pse ajo rigjen postulatet e Zot-it, te lirise dhe pavdeksise), Kanti i hap, ne nje afre menyre, rrugen e etikes bashkohore.: arsyeja shprehet plotesisht ne fushen e moralit dhe vendos ate cfare duhet te behet, pavarsisht nga cfaredo veprimi spekulativ( te menuar) o nga cfaredolloj dije metafizike o teorike. Eshte mbi bazen e teme se arsyes praktike ku nderlidhen nje mori etikash aktuale( K.O.Apel, Habermas, etj)

    ëë ? Qysh e ?

  2. ëhë thotë:

    22 July 2008 @ 12:41 pm

    :)

  3. bela thotë:

    22 July 2008 @ 12:43 pm

    Per teorira te shkrijme gurin ne vend …

    per praktike kemi ‘lek dukagjinin” qe na i mbush etikat boshe

  4. Idris thotë:

    22 July 2008 @ 2:58 pm

    Bush o pene e ndjere dhe e kendeshme.
    Sikur ti te mos kishe “turp” e “frike” te analizoje dijetarin me te madh te te gjithe kohrave te deritanishme te njerezimit(ENGELS.Fridrih) nuk do te kishe nevoje te qemtoje ne lloj lloj theniesh nga Filosofe Klasi kur jane “shtrydhur” per ti marre e perpunuar esencen prej ENGELSIT e per te na lehtesuar ne te formojme principet baze te KODIT ETIK.
    “Cdo LIGJ i zbuluar prej NATYRES eshte nje HAP drejt LIRISE”
    Ne se te kam kuptuar pak ashume thjesht,del se TEKNOLOGJIA (ajo qe sipas Marksit-detyron te percaktosh tendencat e kohes)
    “”"”"”… Mund…. te permendim gjithashtu dhe problemin ne lidhje me teknollogjite e reja qe kane nje rendesi te vecante per jeten moderne””
    dhe me poshte jep sec thote Hajdeger i cili jo vetem qe njeh por e ka si baba shpirteror F.E.
    Ne se ti HEQ fjalen MUND do ta kishe shume me te lehte per te mbritur ne pefundime te pakten te PA VARURA dhe shume AUTORITARE se pse e paske kete buke….Ndersa prurjen tuaj mund ta klasifikoje (pas skartimit) si nje hyrje te kendeshme per evoluimin e problemit ne fjale deri tek
    T E K N O L O G J I T E ….

  5. Idris thotë:

    22 July 2008 @ 3:10 pm

    Keshtu z.BUSH nuk do te kishe arsye per te na hutuar dhe ne qenieve qe perdorim metoda te vjetruara per te shijuar kenaqesine (lumturine ETIKE)
    si mua e psh kesaj KONSERVATORES ne mjete e menyra si …kush?
    MOZA..e gjeta me duket…. se cfare s’bo vaki sot dhe mund te kete ndryshu shume gjojna…. :D :D :D
    Po aty lart mu duk si e habitur ????? :P :P :P

  6. Artian thotë:

    22 July 2008 @ 3:19 pm

    O Fredi,o student,te pergezoj per energjine qe ke..por a i kupton ti vete, cer ke shkruar,qe ta kuptojme edhe ne!
    Se aty eshte nje xhungel filozofesh,qe i ke bere lemsh!

  7. Idris thotë:

    22 July 2008 @ 3:28 pm

    Them z.Artian….qe Bush (studenti-sipas jush) nuk duhet trajtuar ne kete menyre…xhungel filosofesh…..
    Duhet lumturuar qe ne kemi njerez te tille qe bejne perpjekje per tu futur ne MENDIMIN BOTEROR , aq me teper qe marrin guximin e punimet e tyre ti ndajne me NE.
    Vete filosofia eshte nje xhungel…qe besoj e dini dhe JU…keshtu qe si XHUNGLIST :P :P :P eshte me i qarte se te tjeret se ku jane shtigjet…ndersa per te panjohurat…ka patur XHUNGLISTE me te suksesshem qe mund te pranoje t’ja ORIENTOJME .. :) :) :)

  8. Moza thotë:

    22 July 2008 @ 4:33 pm

    ëë ?

  9. rual thotë:

    22 July 2008 @ 4:35 pm

    Moza thuhet :

    a?

  10. Moza thotë:

    22 July 2008 @ 4:36 pm

    Aaaa
    thuje A-ne ti file
    -aaaiiii
    Thuji ti Drane

    - AAAAAOOOO

  11. rual thotë:

    22 July 2008 @ 4:42 pm

    aoooo ushnja.. :D

  12. Vemendje thotë:

    22 July 2008 @ 4:55 pm

    Kontradikta fillon, qe kur njohja me e madhe e individit (jete-gjate) eshte reference per te bashkejetuar me realitetin si minore, dhe gjithnji rrethohet me me te madhe njohje integruese-inklusive per c’do njohje te individit historikisht, per tu perballur pambarim me mosnjohje te llojeve.

    Pra, integrimi, nuk ngec si ora (jeta) e individit, ajo eshte te gjitha njohjet (individet), eshte lenda qe “ndergjegjeson” (zbulon)” veten ne lartesine e ndergjegjesimit te individeve. Me fjale te tjera; njeriu sheh ate qe njeh, ajo qe s’njihet eshte ne “pritje” te zbulohet egzistenca e saj prej zbuluesit.

    Nuk e di sa kuriozitet “ka” e panjohura per tu zbuluar nga kushdo, krahasuar me ate te njeriut, qe ka per te zbuluar te panjohuren. Njeriu prodhon dinamik, jete, me njohjen, edhe pse te gjitha kohet e periorizuar.

    P.S. nuk ka “armik klasash” ne filozofi, por aplikim te mendimit, pamvaresisht se rreth mendimit “tufezohen klasa” qenjesh njerzore.

    S’mban shume ngarkes peshku pa uje, eshte si shatervan, qe here-here i harrohet uji pa nderruar, por gjithsesi shatervan.

  13. Alfred Bushi thotë:

    22 July 2008 @ 6:15 pm

    Duku ju falenderuar per komentet te gjithe ju qe keni marre guximin per te lexuar cfare eshte shkruajtur do doja te thoja dy gjera lidhur me shkrimin tim qe ne pamje te pare duket shume i ngaterruar.

    Ne krye te cdo paragrafi kam vene me shkronja te trasha( qe ketu uk dalin) linjen kryesore te mendimit, dmth piken nga nis arsyetimi.

    Shoh qe Idrisi e ka kuptuar njeren nga idete kryesore qe kam dashur te shpreh, dhe e falenderoj per durimin qe mbart.

    Shkrimi eshte i ndare ne nen tema, ne Etikat klasike dhe ne ato bashkohore. Nga rrymat kryesore ( klasike), qe jane te shpjeguara ne menyre shume te shkurter dhe qe syri i nje fillestari nuk i kap dot, rrjedhin ne menyre konseguente dhe si gjithmone DIALEKTIKE,teorite kryesore etike.

    Ne fund kam marre guximin te shpreh dhe une idene time deontologjike mbi te cilen duhet ose mund te mbeshteten jo vetem nje princip etik por dhe me teper, keshtu duke bere te mundur nderlidhjen morale mes principeve qe ne pamje te pare duken kontradiktore, sic eshte prsh principi i pohimit jetesor dhe principi i realitetit sic eshte tek Nice ose ai tek Shopenhaueri.

  14. Moza thotë:

    22 July 2008 @ 8:34 pm

    I lexxojme ne mer Fredo, jemi letradashes te medhenj !
    Puna oshte se sun i morim vesht hic !

  15. ELJAN TANINI thotë:

    9 September 2008 @ 9:26 am

    ne njerezit u krujuam, lenda jone pra njeriu, eshte kaq i hapur per ti marre kontraditat si te qena, sa cdo kategori infinite e citojme si tonen. une dhe ti si njeri nuk kemi aspak lidhje me vetedijen, madje as nuk na cahet koka fare per te, si nga kafshet me te larta te planetit te gjitha kafshet gjuajne per te ngrene, ndersa ne njerezit per qejf… me kete dua te them se vetedija ne duhet sa per pak etike, si per te thene qytetar, njeri i kohes sone, apo i moderuar.
    te gjitha kategorite tonna te jashtme, te gjitha mendimet apriori, kane nje boshllek te fituar ne kohe, ne njohje me mendimet e tjetrit.

  16. XYZ thotë:

    9 September 2008 @ 10:45 am

    Qe te mos hallakatemi shume : babai i filozofise etike, ne shekullin e XX-te, eshte EMMANUEL LEVINAS (1906-1995). Kam perkthyer ca gjera nga ky filozof dhe mund te them qe ai duhet lexuar dhe kuptuar nga te gjithe, edhe nga ata qe s’mbushin mire.

    Une nuk e kam ditur qe ketu behet filozofi sepse do t’ju kisha sjelle gjera shume interesante. Por tani qe e di, mund t’ju sjell, vertete. Kam deshire te grindem me caze e caze.

    OK pra, do t’ju pergatis nje material mbi nje problem qe me shqeteson prej vitesh :

    - Paaftesine e terminologjise se sotme filozofike shqipe per te sjelle te sakte mendimin e mirefillte filozofik.

    - Nevoja e hapjes se ca shtigjeve te reja per t’iu qasur ketij mendimi.

    OK pra, e leme nje dite tjeter t’iu flas per keto dy probleme. Shihemi.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com