Mbetet i mbuluar murali i Skënderbeut në Kuvendin e Kosovës
Murali i Skenderbeut ne Parlamentin e Kosoves - veper që dëshmoi huqjen e nji kohe dhe të nji Kuvendi
Nga INFOSOT
Mar 10, 2008, 10:17
Muralet në Kuvendin e Kosovës, të cilat ishin vendosur dhe më pas mbuluar në legjislaturën e parë, ende mbeten çështje për të cilat nuk është ndërmarrë më asgjë.
Si janë vendosur, me çfarë komisioni dhe me çfarë kriteri, mbetet ende mjegull, pasi që është e pamundur të merren informata nga kryetari i atëhershëm i Kuvendit, Nexhat Daci, i cili i pat vendosur këto murale..
Një gjë dihet. Ato murale janë vendosur pas renovimit të sallës së Kuvendit dhe murali i “Kuvendit të Lezhës” nuk paraqet fotografinë origjinale të këtij Kuvendi, sepse në të nuk figurojnë heshtat, shpatat dhe parzomoret e luftëtarëve shqiptarë. Arsyetimi i heqjes së armëve të luftëtarëve shqiptarë është arsyetar nga drejtuesit e Kuvendit atëkohë si “shenjë respekti” për serbët – per të mos i iriutuar ata.
Para katër vitesh, muralet u pengonin edhe deputetëve tjerë joshqiptare, sepse edhe ateherë Kosova konsiderohej një shoqëri multietnike dhe Kuvendi nuk guxonte të identifikohej si institucion i shqiptarëve.
Xhavit Haliti: Muralet duhet të hiqen. Ato duhet të bartin simbolika që nuk ofenojnë askend n’Kosovë
Anëtari i Kryesisë së Kuvendit, Xhavit Haliti, i cili ka mbajtur të njëjtin post edhe në Kuvendin e kohës së Dacit, thotë se prej fillimi ka qenë kundër këtyre muraleve, sepse, sipas tij, Parlamenti i Kosovës ka përbërje dhe strukturë shumënacionale.
“Muralet kanë qenë një vepër e keqe artistike, e kopjuar dhe me kosto shumë të lartë, gjë që i ka kushtuar buxhetit të Kosovës dhe taksapaguesve të Kosovës dhe si vepër e tillë artistike ose si kopje e shëmtuar e pikturave të bëra nga artistët më të mëdhenj të kombit shqiptar, nuk e kanë vendin brenda kuvendit të Kosovës”, theksoi Haliti. Ai tha se ato piktura duhet të hiqen. Sipas tij, Kuvendi i Kosovës nuk i meriton këto piktura të kopjuara keq, të vjedhura e të sakatuara.
“E kuptoni ju? - një pikture (siç është piktura origjinale) të mbushur plotë armë - i hiqen shpatat e heshtat - me logjikën se janë bërë më paqësor se Skënderbeu! Kjo s’ka asnjë logjikë”, theksoi Haliti.
Sipas Xhavit Halitit, këto murale nuk janë bërë për të pasqyruar artin shqiptar, as për të treguar të ardhmen e të kaluarën e Kosovës – por, thjesht, për të arsyetuar buxhetin e shpenzuar për ndërtimin ose rregullimin e sallës së Kuvendit. Edhe pse, Haliti edhe atëherë ka qenë anëtarë i Kryesisë, ai thotë se nuk ka pasur asnjë informacion për muralet që do të vendoseshin në sallën e Kuvendit.
“Ai që ka marrë vendimin për ta bërë këtë, është dashur që këtë vendim ta marr në prezencën e anëtarëve të Kryesisë, por nuk ka ndodhur kështu. Si anëtar kryesie, jam lejuar të hyj në sallën e Kuvendit vetëm pasi është rregulluar. Dhe, momentin e parë që i kam parë muralet kam thënë se këto duhet të hiqen”, tha Haliti. Sipas tij, Muralet e Kuvendit të Kosovës duhet të përmbajnë simbolika të pranueshme për mendjen, dijen e përpjekjeve tona, dhe të cilat nuk e ofendojnë askend. Por, të kenë të bëjnë me artin modern - me artin, të cilin e kuptojnë të gjithë.
Bajram Kosumi: Muralet duhet te zbulohen
Të gjithë ata, të cilët ishin deputete te Kuvendit ne kohen e Dacit dhe që vazhdojnë të jenë edhe tani deputete, këto piktura i cilësojnë si jovlera artistike, dhe njëkohësisht bëjnë të ditur se nuk kanë qenë në dijeni për murale të tilla - deri sa i kanë parë të vendosura në mur.
Bajram Kosumi, i cili ka qene deputet edhe ne Kuvendin e pare tha se zbulimi i këtyre muraleve është detyrë e kryetarit dhe Kryesisë së Kuvendit. Kosumi thote se nuk i pëlqejnë keto murale – por ka vendosur te perkrah zbulimin e tyre. “Është shija ime personale - por pikturat nuk janë cilësisht të mira. Jo për shkak të përmbajtjes, sepse sipas përmbajtjes duhet të zbulohen - është Kuvendi i Lezhës - një nga veprat madhështore të popullit shqiptar në Ballkan. Por, cilësisht janë të punuara shumë dobët”, theksoi Kosumi.
Alush Gashi: Nuk ma merr mendja që ka pasur dhe do të ketë murale që do të provokojnë ndjenja negative për askënd në vendin tonë”,
Alush Gashi, minister i Shendetesise dhe deputet ne Kuvendin e Koosves mendon krejt ndryshe nga te tjeret. Sipas tij, renovimi i Kuvendit është mirëpritur nga të gjithë deputetët e Kuvendit te atehershem. “Mendoj që edhe deputetët e këtij legjislacioni e mirëpresin këtë”, tha ai. Keto murale ai i vlereson, megjithate, si vepra arstistike.
“Një prej punëve artistike ne rregullimin e Kuvendit kanë qenë edhe muralet, niveli i të cilave nuk ka qenë i lartë dhe i lakmueshëm”.
Gashi thote se ka pasur kërkesa nga bota e artit, që niveli artistik i muraleve të ngritët, duke shpresuar dhe besuar që muralet do të punohen nga artistët më të mirë të vendit.
Por, as Gashi nuk e fshehë faktin se ai nuk ka qenë në dijeni për procedurat që kanë përdorur për vënien e muraleve.
“Unë nuk i di procedurat se si janë punuar ato murale, por e di që Kuvendi meriton që muralet të jenë të kualitetit që i bën nderë një Kuvendi”, theksoi ai.
“Akademia e Arteve e vendit tonë është një prej akademive shumë të respektuara. Artistët tonë kanë vepra shumë të çmuara, te njohura edhe nëpër shumë vende të botës dhe kanë shprehur gatishmërinë që t’i punojnë muralet për Kuvendin Kosovës”, shtoi ai.
Ai në fund theksoi se muralet duhet të jenë të kualitetit më të mirë artistik.
“Nuk ma merr mendja që ka pasur dhe do të ketë murale që do të provokojnë ndjenja negative për askënd në vendin tonë”, tha Gashi.
Ibrahim Gashi: Çështja e muraleve duhet të miratohet me ligj të veçantë
Ibrahim Gashi, nga subjekti politik i cili nuk ka qenë në legjislaturën e parë pjesë e Kuvendit të Kosovës, Aleanca Kosova e Re (AKR), mendon që çështja e muraleve dhe përgjithësisht çështja e simboleve nacionale dhe imazheve nga historia kombetare e popullit dhe komuniteteve në Kosovë është çështje që duhet të rregullohet me legjislacion pas aprovimit të Kushtetutës.
“Në këtë fazë është herët të flasim se çka duhet të behet me muralet e Kuvendit. Sigurisht që me një ligj përkatës që ka të bëjë me simbolet, me të drejtën e përdorimit të imazheve nga historia e komuniteteve do të rregullohet edhe kjo çështje”, tha ai duke theksuar se është optimist se deputetet do të debatojnë në një nga seancat e ardhshme për ligjin përkatës, që pastaj të rregullohet e drejta e përdorimit të simboleve kombëtare dhe shtetërore, të imazheve nga historia e secilit komunitet.
“Natyrisht, asnjë dispozitë ligjore që ka qenë nuk mund të kaloj pa u rishikuar edhe një herë dhe pa u harmonizuar edhe një herë me Kushtetutën e shtetit të Kosovës”.
Albin Kurti: Murali ka kuptim vetëm nëse aty sillet piktura ashtu siç është në origjinal, e jo ai reproduktim i shtrembëruar dhe degradues
Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, këto murale i quan imitime të reproduktuara. “Në muralet e mbuluara të Kuvendit të Kosovës, piktura e “Kuvendit të Lezhës” është e stërkequr. Në mënyrë që kjo pikturë të mos i irritojë deputetët serbë, atëbotë u pat reprodukuar kjo pikturë pa heshtat, shpatat dhe mburojat e luftëtarëve pjesëmarrës të këtij Kuvendi”.
Kurti tha se një falsifikim i tillë i stërkeq është i turpshëm.
“Ka kuptim vetëm nëse aty sillet piktura ashtu siç është në origjinal, e jo ai reproduktim i shtrembëruar dhe degradues që ndodhet aty”, tha Kurti.
Ndërkaq, Smajl Latifi, kryetar i Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK), fajësoi Kuvendin, që sipas tij, pas 17 shkurtit, veprimtarinë ose përgjegjësinë e vet nuk e mbështetë në ato vlera të mëdha historike që i ka populli shqiptar, që i ka realizuar në të kaluarën.
“Vete shteti nuk bazohet në ato vlera, sakrifica, përjetime, vuajtje dëshmi të shumta që ka hequr populli shqiptar gjatë historisë”, tha Latifi duke shtuar se këtu behet fjalë për një shtet, i cili është i kushtëzuar, me sovranitet të kufizuar, i diktuar nga kërkesat, të cilat duhet të plotësohen dhe të cilat burojnë nga Paketa e Ahtisaarit.
“Do të ishte mirë që në Parlamentin e Kosovës të ketë murale apo shenja, të cilat identifikojnë të kaluarën tonë të lavdishme”, tha ai.
Latifi tha se po të pyeteshin ata në Parlamentin e Kosovës do të kishte shenjat identifikuese të shtetit të Kosovës me shenja kombëtare, ashtu siç identifikohet pjesa tjetër e popullit shqiptar që jeton në Shqipëri.
Daci e Krasniqi nuk kanë dashur te flasin per kete ceshtje !
Ishte e pamundur të kontaktohej me ish-kryetarin e Kuvendit Nexhat Dacin, i cili ka vendosur muralet dhe me kryetarin aktual Jakup Krasniqin - edhe pse me heret kanë kërkuar që t’ua dërgojmë pyetjet lidhur me temën.
Sipas burimeve tona brenda Lidhjes Demokratike të Dardanisë - Nexhat Daci nuk ka dashur të flas për këtë çështje duke e cilësuar temë te nxehtë për këtë kohë.
As Jakup Krasniqi, kryetar aktual i Kuvendit nuk ka qenë i gatshëm të flas per kete teme.
Muralet në Kuvendin e Kosovës janë vendosur në shkurt të vitit 2004. Brenda nje kohe te shkurter, me nderhyrjen e shefit te UNMIK-ut, muralet jane mbuluar. Por, muralet nuk jane mbuluar pse artistikisht nuk kane pasur vlere, as pse Skenderbeut i ka munguar shpata – por, pse Kuvendi eshte institucion i kosovareve e jo i shiptareve.


12 Mars 2008 @ 5:06 pm
He me ju rrofte ‘pavaresia’
12 Mars 2008 @ 6:45 pm
Kujt i plasi u zbulua su zbulua Skenderbeu! A eshte aty? Kjo ka rendesi! E zbulojne kur te qetesohen ujerat, biles mund tua vejne ehe shpatat, biles edhe ndonje kallash po deshen se aty e kane! E rendesishme eshte qe eshte aty.
12 Mars 2008 @ 7:03 pm
Keto murale jane vendosur ne sallen e rikonstruktuar te parlamentit megjithe kundershtimin e UNMIK-te atebote per VENDOSJEN e tyre.
LDK-ja, qe kishte fituar zgjedhjet, u mundua qe ta bente me art ate qe nuk e kishte bere deri ate dite; te dukej me patriote se UCK-ja!
Vini re qe Xhevat Halili, ish-oficer i UCK-se dhe nje nga idhtaret me te patundur te shqiptar-llekut dhe lidhjeve me te ngushta me Shqiperine eshte kundra ketyre muraleve.
Qe muralet VAZHDOJNE te jene te mbuluar eshte nje “non-news”, sidomos qe tani Kosova, edhe zyrtarisht, eshte bere me simbole neutrale.
12 Mars 2008 @ 7:25 pm
Epo ma mir me simbole neutrale se sa me noj kopje te sakatuar qe eventualisht me vone njerzve do tju mesoheshin syt…
Keshtu bile e dijm qe keto Hymna e Flamura jon per syrin e Europes e flamuri qe un do ta mbaj ne dhome eshte kuq e zi e statuja e arte e Skenderbeut do te rrij mbi komoden time si gjithmone. tung
13 Mars 2008 @ 11:44 am
hmm. well, deri sot mendoja se vetem qeveritaret e Memedheut (Shqipria) ishin te ’shitur’…prisja me vendosmeri nga kosovaret