Mbeta dashurive (cikël poetik)
Mbeta dashurive
(cikël poetik)
Mbeta-mbeta dashurive si sarhoshi mbi faqore!
Si mos mbetë dashurive?Ku të lë kjo,topdëbore?!
Po kjo syska vetullushe,po qepallë e gjatë me bisht?
S’të harroj,moj gjarpërushe që më hëngre egërsisht!
E që thoni,mor zotërinj,ndo ju,zonja,më pastaj
S’e kam kot që ulërij,që të ndahem,s’është kollaj.
Një me sy e një me vetull,një buzëqeshje që më fton
Epo ende unë s’kam vdekur,Përparimi rron,or,rron…
Mbeta-mbeta dashurive,po nuk jam dashkëmbore
Po s’u bëra ballë dy syve që m’i nguli një shaptore
Se m’i nguli si turrjelë,edhe zemra m’u bë vrimë
Ata sy të mbushur qiell,i përpiva:më përpinë!
I përpiva:më përpinë,po davaja qe e madhe
Ah,ç’më gjeti,mua,të zinë!O kokëthinjur dil në valle!
Dil në valle,ku ma gjen?Po më pas ka ca bidate?!
Çfarë kërkova,tash e gjen:të paguash ca taksirate.
Se e rëndë më qe dogana që më vuri kjo shaptore
Sa nuk zushë rete e bardha,nga shaptorja topdëbore.
Një nga një dhe i pagova:me doganë dhe me të-vë!
Se më kot nuk dashurova:si shaptorja?Kurrë… asnjë.
30 tetor 2003
2.Nostalgji
Sulmoj unë një tufë si me tërsëllëmë
Sorkadhen e bukur e kam vënë ndër këmbë!
E kam vënë ndër këmbë,e bëra fërtele
Kur?JO tani.Ka ndodhur atëhere…
Atëhere,atëhere… shumë kohë më parë
Kur qeshë stuhi ere,pra:kur isha djalë!
Tani kam dëshirën,po mungon fuqia
Nga të gjitha ç’bëra,më mbetë nostalgjia.
Fuqi unë nuk kam,por ama kam neps
Sa shoh një të “mirë”,ghë-ghë një lemzë
Ghë-ghë një lemzë,mezalla s’pushon
Qejfi ma ka shumë,”zemreku” s’punon.
15 nëntor 2003
3.Shigjetlla
Ç’është ky trup si fidan?
Sikur je shigjetull?
Unë të shoh dhe sa s’bëj bam
Nga meraku,tretur.
Jam tretur si qiriri
Aq mall kam për ty
Mbetur është pas teje syri
Gjumë s’kam vënë në sy.
Jam holluar si fije bari
Për ty trupshigjetull
A e di që vdiqa malli
Të ha sy e vetull
Atë vetull,ata sy
Ç’më morën më qafë
Dua ta thithë atë gji
Ndryshe,bëra baf!
Do të plas si flluskë sapuni
Do shuhem i tëri
Nga të pashë,moj,i paudhi
Miq!Ah,çfarë më bëri!
Gjumin seç ma more fare
U liga,u treta
Do të marrë se nuk kam çajre
Dëgjon trupshigjetlla?!…
4 nëntor 2003
4…dhe çfarë pashë?!
Hodha sytë dhe pashë një margaritar
Një rubin,diamant a ca më shumë:parajsë!
Thashë me veten time:-Mos është përrallë!
Por e preka me duar dhe bëra”masë!”
Zemra më rrahu me aq kënaqësi
Sa s’më ka rrahur kur dashuroja sefte
Ja,e tillë më qe ,moj bukuri!
Sa dhe tash që shkruaj,ende s’jam në vete.
12 shtator 2003
5.Fatalisht
“Fatalisht ka mbetur i ri nga vesi”
Balzak
Kam një ves që,fatalisht,më mban të ri
Ves do jetë se ç’emër t’i vësh tjetër?
Si djalosh unë prapë bie në dashuri
Megjithëse tani jam një gërxho i vjetër.
E ç’them,s’është fare trillim
Thahem e tretem unë pas një syri
Si s’ndryshove,more Përparim?
U plake,u thinje,po mendja s’të hyri.
3 shtator 2003
6.Këto këmbka
Këto këmbëka të vogëla tek shkelin miturisht
Më mundën pleqërinë,më zgjuan djalërisht
I ndjek këto çapa:me neps,me maraz
Se shkoj në ca çaste kur ndjeja veç gaz.
Nepsi s’më lë e çapat tinëzisht ndjek
Një kollë më zë,më griu për dreq!
Dua të shkel mbi ato çapa,të vë domenin
Dhe sado që u plaka,s’pyes për thashethemin.
30 gusht 2003
7.Në krua
E florinjtë kjo ditë plot diell
Ti merr enët,shkon në krua
Një bandill,papritur,del
Sikur fshehur qe,pothua.
Sigurisht,ti “nuk e sheh”
As ke punë në vjen a shkon
Por bandilli nuk di pse
Të pijë ujë nga ti kërkon.
I zgjat enën që të pijë
Kokën ulur mban,me turp!
Po të ha ai syri i tij
Po të ha si i paturp.
Enën kthen nga ti shikon
Ujtë,s’do mend,mor kraharorin
Zemra mu si zokth lodron
Mend ta çan ty kraharorin.
Nuk është punë(kështu s’durohet)
(Ai enën lë për tokë?!)
Dhe afrohet…dhe afrohet
Zot,ku je fshehur,Zooot?!
Dhe pastaj…e çfarë pastaj?
Shoqeni,nuk jam prej guri?!
Atë ditë mend mirë e mbaj:
-Sa i mirë që qe gjauri…
30 gusht 2003
8.Më prit
Në stuhia më zë rrugës,
Unë nuk kthehem që nga rruga
Se e di:më pret një çupëz
Është një çupëz përmbi çupa.
Vetëtimat flakërojnë
Dhe e ndezin të tërë vendin
Por aspak nuk më pengojnë
Që të vij dhe të nxjerr shendin.
Kam një shend e kam një mall
Që më mbushin me fuqi
Sado koha më thotë:-Ndal!
Pritëm,pritëm,mike ti.
Se unë kohën e bëj “zap”
Siç bëj “zap” edhe stuhinë
Ndaj s’ka dreq që më kthen prapë
Mbi çdo gjë: nkam dashurinë…
20 gusht 2003
Kur unë ta tërhoqa kokën lehtë
Dhe ti mbylle sytë duke psherëtirë
Mua m’u duk bota aq e lehtë
Sa me të dyja duarët e ngrija në hapësirë.
Të tillë fuqi më dhe:si një Herkul
Aq fuqi mora sa dhe dreqin e mbysja
Unë që jam zemërdobët sa s’therë një pulë
Befas,u bëra me krahë dhe botën përmbysja.
15 gusht 2003
10.Unë
Kohë e re,avazi i vjetër:unë po cylës me një vrimë!
Dhe sado që burrë i vjetër,zë këndoj për dashurinë.
Dashuria?Unë e di:është për vajza e djem të rinj
Por sado jam pleqëri:mendje e zemër po aty!
Dashuria më rinon,më heq vite që nga supe
Zemra zë dhe më gufon,edhe zë hedh gjak me gulçe!
Ndaj dhe bëhem:çfarë të shoshë(shih e shkruaj se ç’bukurosh?!)
Pleqëri,moj,mbeçë shëndosh!S’mbahem,s’mbahem:jam djalosh…
8 gusht 2003
11.Kjo “raki” e fortë!
Kjo “raki” e fortë
(mos është ballë kazani?!)
Seç më ra në kokë
Ç’më gjeti,amani?!
Tani seç u “piva”
Këmbët më s’më mbajnë
Mbi të seç u shtriva
Ah, ç’gjeta belanë!
Dhe ashtu i shtrirë
Shaluar rri mbi të
Dhe si qelepir
Çfarë “hëngra”?Ë?!…
31 korrik 2003
12.Pse?
Pse më ngjan me një zambak ujë
Nga ata që gjithmonë rrinë çelur?
Apo pse mendjen mua ma bëre rrëmujë
Dhe ende,ende mendjen s’e kam mbledhur.
Se viteve,gjatë,s’e humbet freskinë
E njëjta aromë:si gonxhe e çelur!
Mendja ime merr arratinë
Se aq,moj,aq më ke këndellur.
22 korrik 2003
13.Ja!
Ja e hape kraharorin,
Ja e hape.Po tani?
Opopo,po bëj të “voglin”
Si i vogël,gjirin pi.
Pi e pi e s’kam të nginjur
Mos po dehem si sarhosh?
Dhe tani që jam kokëthinjur
Unë po mbeta “vogëlosh”…
20 shtator 2004
14.Një mikeje
Mu si mëze e njomë që s’e njihje frerin
Ja,kështu u njohëm:tërboje tërë Fierin!
Frerin unë ta hodha:e hëngre me dhëmbë
Dhe unë u “tërbova”:të vura ndër këmbë!
Tani pesë para seç vajti sehiri
Se unë qeshë”usta”:isha pak”qafiri!”
Të vura mëgojzën dhe të bëra zap
Pastaj hëngra hojzën që ma kishe mjaltë…
17 mars 2004
15.Valë e ngrohtë
Valë e ngrohtë kjo faqja jote
Si simite dal nga furra
Unë e putha pak pa ndroje
Edhe tak dhe u “sëmura!”.
U sëmura!Po tani?
Ku ta gjej unë faqen valë?
Moj valuke, a e di?
Ke ilaç që mua më ngjallë.
25 prill 2004
Përparim Hysi,dërguar për”peshkupauje” më 13 shtator 2007

17 September 2007 @ 2:44 am
“Nje mikeje” ha buke vec.
Ja,kështu u njohëm:tërboje tërë Fierin! eshte kryevarg!
Me pelqen edge se linja e gjithe ciklit eshte e qarte dhe shtjelluar bukur.
Te pershendes, miku im!
PS Ta kam thene dhe here tjeter: ti s’je plak. Per ty pleqeria eshte si miniere argjendi dhe ti hyn aty me pasaporte falso (ku ke ndryshuar datelindjen).
17 September 2007 @ 3:08 am
komlimente Perparim . me kenaqe me te vertete.
edhe nje here faleminderit Papi
17 September 2007 @ 11:43 pm
Papi, me duket se i mbarove xhevahiret, s’ke per te na sjelle dot me.
17 September 2007 @ 11:58 pm
Falenderoj Emigrantin,Klodin dhe Adriatikun per velerseimet dhe i them Adriatikut se ketu,ne kurbet,vetem kam shkruar dhe,s’do mend,kam ende per te sjelle.Sado pelqehen,eshte tjeter pune.Sidoqofte,kam shfrytezuar kohen intensivisht.
18 September 2007 @ 10:39 am
Papi, kur t’i shoh do t’i besoj!
18 September 2007 @ 3:29 pm
Nje mikeje…
e paske zaptuar miken , po dhe e paske torturuar te shkreten, si se le nje cike te ta hante dhe ajo ty hojzen?
si ma ke emailin se kam nje surprize.
18 September 2007 @ 3:34 pm
“Pastaj hëngra hojzën që ma kishe mjaltë…”
Ik ik ke dentisti se i bere cope dhembet o jaran 
Te paskan ngel copat e hojezes neper dhembe papi
18 September 2007 @ 6:20 pm
Më erdhi pleqëria qetë-qetë,
si m’u afrua, s’e kuptoj as vetë !
Thinjat e bardha holluar si ajri
po bëhen gati të venë te retë.
E flas me gruan zëra njerëzore :
Vdekja vonon që të më marrë përdore
se të pa ty, që dhe në emrin tim
botës i buzëqeshe si shënjtore.
Na vranë jetën e të gjitha jetëve
dhe ëndërrojmë mbështjellë prej netëve.
I lodhur, faqen vë te Peshku
dhe rri e çlodhem para njëmijë komenteve !
Dhe vdekja paska shpirt që bën lëshime
tek po më sheh mbi letra e shënime ;
« shpejto, më thotë, sot dhe me bastun
mblidhi ç’të mbenë shkrime e thërrime ! »
Kujt t’i ankohem, kujt t’i shkoj me lutje
që moshë e thyer ardhka me kaq ngutje ?!
Dhe gruaja rri më kujton rininë
kur hapi më lëvizte bashkë me supe.
Rri shtrirë. Muzikë të largët troket xhami,-
vallëzim rinie lëviz te tavani…
Në kokë, tok me valsin më trokasin
zëra nallanesh nga Përparim djali.
18 September 2007 @ 7:56 pm
Laura!Te falenderoj dhe te uroj per librin.Surprizen qe ke per mua,mundesisht,shkruaje tek blogu yt se nuk fuksionon e-maili im(kam nje gerc).
Lume!Te faleminderit.
eT:Te falemiderit per poezine.