Mbërrin kodi IBAN edhe për shqiptarët
Gjergj Erebara (Shekulli)
Financat personale
Mekanizmi pritet të ulë ndjeshëm koston e transfertave bankare për biznesin dhe individët. Emigrantët dhe kompanitë e vogla, përfituesit kryesorë
Me shumë vite vonesë, edhe ne mund të përfitojmë nga lehtësirat e ofruara nga Bashkimi Europian
Banka e Shqipërisë pritet të miratojë javën e ardhshme një rregullore për përdorimin e llogarisë bankare me kod IBAN, një ndryshim që mund të ulë ndjeshëm koston e transaksioneve financiare në Shqipëri. Rregullorja pritet të miratohet të mërkurën e ardhshme nga Këshilli Mbikëqyrës. Ka disa vite që punohet për këtë çështje, që qe zvarritur disi për arsye të ndryshme. Kodi IBAN (Numri Ndërkombëtar i Llogarisë Bankare) është një sistem numerik i zhvilluar kryesisht në Europë dhe që shërben për të identifikuar lehtësisht mbajtësit e llogarive bankare në vende të ndryshme.
Si funksionon
Sistemi ekzistues i transfertave të parave nga një vend në tjetrin, zakonisht kërkon që porosia të qarkullojë në “banka korrespondente” dhe në zyra të ndryshme kleringu. Klienti nuk informohet paraprakisht se sa do t’i kushtojë transferta totale, për shkak se banka ku kërkohet shërbimi, nuk ka mundësi të dijë se çfarë komisioni do të mbajë banka korrespondente. Në rastin e Shqipërisë, kryesisht për shkak të rrjetit të kufizuar të bankave korrespondente me të cilat punojnë bankat shqiptare, kostoja e transaksioneve qe shumë e lartë. Veçanërisht për shumat e vogla, p.sh., deri në 100 euro, kostoja mund të arrinte në 20 apo 30% të shumës. Paratë e transferuara nga klientët, procesohen fizikisht nga bankat përmes “zyrave të kompensimit”. Këto të fundit, janë qendra ku bankat dorëzojnë detyrimet ndaj bankave të tjera dhe marrin atë çfarë i përket. Nëse transferta përfshin disa shtete, atëherë “zyrat e kompensimit” të vendeve të ndryshme transferojnë paratë mes njëra-tjetrës. Sa më shumë hallka të përdoren, aq më e lartë është kostoja që paguan klienti.
Rregullorja e BE-së
Komisionet e transaksioneve bankare u konsideruan nga “The Economist” në vitin 2003 si “zhvatje e klientëve”. I gjithë problemi qëndronte në faktin se banka duhej të merrte paratë e transferuara dhe t’i përcillte manualisht, duke përcaktuar në mënyrë arbitrare edhe “koston” e veprimit manual.
Në vitin 2001, Komisioni Europian përcaktoi një rregullore të detyrueshme për të gjitha bankat, që përcaktonte reduktim deri në 99% të kostos së transfertave të parave, përmes përdorimit të kodit IBAN. Duke qenë se IBAN përmban jo vetëm emrin e bankës dhe të shtetit, por edhe numrin e identifikimit të klientit, “procesimet manuale” janë të panevojshme. Shoqata Europiane e Bankingut, krijoi gjatë viteve të fundit një “zyrë kompensimi elektronik”, gjë që eliminon hallkat e shumta të transfertave dhe ajo më e rëndësishmja, eliminon bankat korrespondente dhe komisionet e tyre të panjohura për klientët. Sipas Rregullores me numër 2560/2001 të Komisionit Europian, transfertat për shumat deri në 12,500 euro nga një vend në tjetrin, duhet të kushtojnë njësoj sa transfertat brenda vendit, përmes përdorimit të kodit IBAN. Për këtë është e nevojshme që marrësi i parave t’i japë dërguesit kodin IBAN të llogarisë së tij bankare.
Një lehtësim për emigrantët
Emigrantët dhe biznesi i vogël në Shqipëri pritet të jenë përfituesit kryesorë të vendosjes së kodit IBAN nga bankat shqiptare. Vetëm se nuk është asgjë e sigurt, sepse bankat mundet të mos e pasqyrojnë në çmimin e paguar reduktimin e kostove. Edhe në Europë, problemi kryesor në zbatimin e rregullores së BE-së qe fakti se bankat nuk dëshironin ta reklamonin mundësinë e shfaqur për klientët nga kodi IBAN. Për këtë arsye, qe media dhe bankat qendrore që funksionuan si reklamues të kësaj mundësie. Edhe kompanitë private ndihmuan në reklamimin e IBAN, për shkak se kishin akses ndaj informacionit më të lartë se qytetarët e zakonshëm dhe përfituan nga rasti për të ulur kostot e veta bankare. Sot, një pjesë e konsiderueshme e të gjitha transaksioneve kryhen përmes kodit IBAN. Kodi është pranuar edhe nga shumë vende që nuk janë pjesë e zonës Euro apo pjesë e Bashkimit Europian. Nuk është e qartë nëse Rregullorja 2560/2001, do të hyjë në fuqi në Shqipëri së bashku me vendosjen e kodit IBAN apo jo. Ne jemi vendi i fundit në rajonin e Ballkanit që do të përdorim kodin IBAN. Edhe vende të Afrikës, si Tunizia dhe Maroku, e kanë përdorur para nesh.

11 July 2008 @ 11:51 am
E me mire,
Se dhe me Swift nuk kena pas vdek.
Aman, vec te kemi leke per te cuar, pa spo cajme koke per IBAN
11 July 2008 @ 12:02 pm
dun me i rrjep emigranet me kollaj tani
11 July 2008 @ 12:50 pm
…mu sme duket naj leverdi kush e di se cfare…
kostoja e transfertes midis vendeve perendimore eshte e konsiderushme, atehere midis ketyre vendeve dhe shqiperis do jete akoma me e shtrenjte…..
…dum shifra o lla te bojm krahasimin, ti lejne llaka-llakat se si interesojne kujt…
11 July 2008 @ 1:05 pm
Akoma s’e keni kapur.
Do jete me lire dhe me shpejt me IBAN. Ato numra llogarish e adresa, SWIFTe etj etj, do thjeshtohen vetem ne nje numer, IBANin, si gjithe bota e zhvilluar. Shqiperia do kete AL si kod ne fillim te ketij numri.
11 July 2008 @ 1:10 pm
Qyqja
)
Po e kemi ne mer qy tashti AL.
E ka ne burri im ke targa dum dumit (kamioncines
11 July 2008 @ 8:25 pm
Tani qé kemi edhe IBAN e kemi té sigurt qé hyjm edhe né NATO edhe né BE…
hahahahahaha
12 July 2008 @ 6:29 am
Eshte nje lajm shume i mire per ata qe transferojne para nga jashte ose edhe nga brenda per bankat e Zvicres ose offshoret e Qipros(politikucet tane).
Kjo shkurton kostot, sepse nuk perdoren me banka ndermjetese por fondet drejtohen direkt ne vend.
Shume banka ne Bote e kane pasur Shqiperine dhe kartat e shqiptareve ne listen e zeze per shume arsye dhe nje nga keto ka qene mungesa e IBAN.
Tani jemi shume me mire, normal qe vetem lek per te dergu qe skemi po te pakten IBAN kemi!!
Hajt ishalla po bohemi me ZIP edhe ne me ne fund se lame nam!!
12 July 2008 @ 7:06 am
Nuk e kam marrë vesh asnjëherë se ç’llogjikë kapitaliste ndjekin bankat shqiptare!!!
.
Në vënd që të ndjekin politika “ndjellëse” ndaj emigrantëve duke ju ofruar mundësi transferimi sa më ekonomike duket sikur bëjnë ç’është e mundur që të pengojnë hyrjen e parave nga jashtë
Nëse për 1000 euro të dërguara ato mbajnë 100-200 euro (çmimi i biletës së avionit vajtje/ardhje) si pretendojnë se emigrantët do ta përdornin si kanal të preferuar?
Mirë bankat e huaja se ndoshta nuk e kanë prioritare këtë aspekt, po përse Banka Shqipëtare nuk bën diçka më serioze në këtë drejtim?
Në bankën time këtu, operatori është i lumtur që rroga ime i shkon dhe i rri qoftë dhe vetëm për 2-3 ditë në llogarinë e bankës… nuk e kuptoj se përse Banka Shqiptare refuzon që ti ketë paratë e dërguara qoftë dhe për disa ditë (siç duket fitimet nga këto depozita janë shumë qesharake në krahasim me “aktivitete” shumë më me të ardhura si financimi … i Gërdecit).
Kur do kthehen dhe të luajnë rolin e tyre primar bankat,në kuptimin e depozitave dhe menaxhimin e kapitaleve?
12 July 2008 @ 7:24 am
Edrus, bankat ne Shiperi zor se dine c’te bejne me kapitalin qe grumbullojne. Nivelet e kreditimit jane ende te uleta, po ashtu aftesia thithese e investimeve prej ekonomise Shqiptare
12 July 2008 @ 7:47 am
Etrusk,
Je i vonum mer lale.
Ehuu sa perpara kemi ec neve :
12 July 2008 @ 9:30 am
Ujku i zi, e kisha fjalën për Bankën Shqiptare
, s’do të ishte mirë që qeveria shqiptare të mos rrinte duke kërkuar “hua” nga bankat ndërkombëtare nëse do të kishte depozitat e emigrantëve atje??
Ç’më duhet mua se jep 4-8% në vit interes (Shumëëëë më i lartë se interesi i bankës time këtu) kur vetëm për të bërë transferimin më merr 10%.
Nuk jam ekonomist, por desha të sjell një shëmbull:
Nëse bëhet një projekt për të bërë ristrukturimin e ujësjellsit ose rrjetit elektrik, dhe sipas këtij projekti shtetit shqiptar do ti duheshin 100 milion dollarë… fond që, sipas problemeve të tjera që duhet të mbulojë, ndoshta për momentin nuk e fut në llogaritë e veta (edhe sepse BSH nuk ka pare në depozitat e saj). Efiçenca e rrjetit të ri, përveç rritjes së nivelit të mirqënies së popullit dhe nivelit të çivilizimit të vëndit, i bën qytetarët më të ndërgjegjshëm për pagimin e detyrimeve (gjë që në kohë, paguan shpenzimet dhe intereset bankare të depozituesve në BSH)… si dhe një problem më pak për të diskutuar fajet e Ramës apo Saliut
12 July 2008 @ 9:04 pm
Pyetje per shoket peshq:
Nje miku im amerikan, i terhequr nga perqindja e takses mbi fitimin ne Shqiperi, don te hape nje business te vetin si person (visual designer).
Pyetje:
- a duhet qe te jetoje detyrimisht ne Shqiperi?
- a mund te mbaje llogarine bankare jashte shtetit, psh. ne Itali ku ka kliente dhe faturon ne Euro?
- a mund te mbeshtetet ne nje expert kontabel ne Tirane (per mbajtjen e llogarive dhe pagesen korrekte te taxave shtetit shqiptar) dhe sa mund te kushtojne sherbimet e ketij experti.
12 July 2008 @ 9:13 pm
12 July 2008 @ 10:32 pm
edrus , me SWIFT transferimi varjon nga 20-50 dollare per cfaredo lloj shume , mua me ka kushtuar dhe $30 per nje shume $40,000.00
Nuk di se sa kushton te dergosh lek nga evropa , nuk e kam provuar ndonjehere me SWIFT.