Identifikohu



Regjistrohu

Marrëveshja me Microsoft përsëri në radar

Marrëveshja e qeverisë shqiptare me kompaninë amerikane të software-it të kompiuterave Microsoft ishte përsëri në gazetat e Tiranës dje, si rezultat i rritjes së buxhetit. (Shkrime mbi këtë janë publikuar më parë tek Peshku këtu dhe këtu.) Sipas Panoramës, buxheti i marrëveshjes mes Ministrisë së Punëve Publike (MPPTT) dhe Microsoft-it tani arrin një total prej 426 milionë lekësh, për të njëjtën sasi produktesh.

Disa pyetje më vijnë në mendje për këtë njoftim të fundit:

  1. Sasia e PC-ve të marra nga MPPTT nuk ka ndryshuar që nga arritja e marrëveshjes disa muaj më parë. Atëhere, pse kjo rritje në kosto? Bëhet fjalë për një rritje të buxhetit prej 50% (142 milionë lekë shtesë mbi një buxhet fillestar prej 284 milion) për një sasi produktesh të njëjtë si në fillim.
  2. Ndërsa njoftimi fillestar tregonte se PC-të janë dhene nga Microsoft me çmim simbolik për shkollat dhe programet mësimore në Shqipëri (shiko këtu), njoftimi i tanishëm nga Panorama thotë se PC/server janë për administratën publike. Mbase Panorama e ka gabim, por mbase PC-të kanë ndryshuar destinacion. Nëse kjo e dyta është e vërtetë, Ministrisë i duhen bërë pyetjet e duhura (pse? po arsimi?).
  3. Microsoft është kompani software-i, pra programesh. Microsoft nuk shet kompiutera. Dhe në një intervistë të para disa muajsh, Rudina Seseri, këshilltarja e qeverisë shqiptare për këtë marrëveshje (e cila më parë ka qënë punonjëse e Microsoft - konflikt interesi?) flet për uljen e cmimit të “6000 paketave të produkteve të Microsoft”, pra për software-in. Lind pyetja: a ka apo s’ka paisje fizike (hardware) në këtë transaksion? Dhe nëse ka paisje fizike, kush i ka prodhuar dhe cfarë specifikimesh kanë (CPU, hard disku, memoria, etj.)?

Artikulli i Panoramës vijon.
Olldashi, shtesë fondi për marrëveshjen me Microsoft

gazeta Panorama

Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit do të marrë një shtesë fondi prej 142 milionë lekë, si pjesë e fondit të përgjithshëm prej 426 milionë lekë për realizimin me shoqërinë “Microsoft” të projektit të partneritetit strategjik, në fushën e teknologjisë së informacionit. Ky fond do të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave. Sipas relacionit që i bashkëngjitet këtij vendimi, “marrëveshja parashikon legalizimin nga ana e qeverisë shqiptare të produkteve ‘Microsoft’ përmendur në faqen 9 të marrëveshjes së sipërmarrjes, sikurse parashikojnë edhe angazhimet tona në Organizatën Botërore të Tregtisë. Përfitimi i palës shqiptare është se nga prokurimi me volum (6 mijë PC/ server për administratën publike) bëhet i mundur reduktimi i çmimeve”. Por edhe këtë herë ministri i Financave, Ridvan Bode, duket se ka qenë i pakënaqur me mënyrën se si do të merren këto fonde. Sipas tij, “shprehim në parim miratimin tonë për projektvendimin, por fondi i parashikuar për realizimin e këtij projektvendimi duhet të ishte parashikuar nga MPPTT-ja në kërkesat për buxhetin suplementar”.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

45 Komente »

  1. adriatik thotë:

    9 Gusht 2007 @ 9:06 pm

    Doli kompozitori Mazdrak te ura e zaranikes dhe duke pire kafe me Mashtrapen ngarkuan gomarin me dollaret e Bill Klintonit.

  2. blete Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Gusht 2007 @ 9:29 pm

    Aman mo ku e ka stacionin ky gomari se edhe neve na pelqejne dollaret ketej.
    me duket se shtesa e fondeve eshte per stervitjen e administrates ne perdorimin e kompjuterave.
    Lenda mesimore:
    Hapja dhe mbyllja e kompjuterit behet edhe pa cekan.
    Kompjuteri eshte miku juaj.
    Si te fshehesh gjurmet e pornos nga shefi.
    Ku futet priza kur nuk ka drita.
    Si te manaxhosh njekohesisht muhabetin me kusherinjte e tridhjete ne Amerike, me lojerat me letra dhe shkarkimin e videove te Bleona Qerretit.
    Si te dalesh nga situata kur e gjen shefin duke pare porno.
    Shkenca gjithnje ne zhvillim e informatikes. (ministrite duhet te paguajne ekstra)

  3. anonymus thotë:

    9 Gusht 2007 @ 9:56 pm

    Si te fshehesh gjurmet e pornos nga shefi.
    Hahahahahaha!
    Kam nje ketu qe tallet: i thote porni (me theks tek i-ja) si hajni, pabesi, cubni etj.
    Si te fshehesh gjurmet e pornise nga Kapitani!
    E jep tamam tmerrin paralizues qe te pushton, po te te ndodhe!!

  4. Dori Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Gusht 2007 @ 12:36 am

    Penar, nuk e di nëse bëhet fjalë për diçka te ngjashme, por Microsoft-i ka një program për të shitur kompjutera në Indi:
    http://origin.arstechnica.com/news.ars/post/20070627-microsoft-testing-pc-sales-in-india.html

  5. reali Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Gusht 2007 @ 8:08 am

    Nuk e kuptoj pse ketu disa pesimiste te tipit enveristo-stalinist cdo perparim qe behet nga Qeveria Berisha mundohen ta hedhin ne fund si te pavlere dhe te dyshimte.
    O enverista te rryer, duhet te pajtoheni me realitetin dhe te pranoni se qeveria e Sali Berishes po punon ashtu si duhet dhe po e lufton korrupcionin ne menyren me te forte te mundur. Vetem shikoni sa banda mafioze jane kapur deri tani dhe mund ta kuptoni realitetin e krijuar ne favor te demokracise ne Shqiperi.
    E kuptoj se ju ka marre malli per kohen e Shqiperise se izoluar si ne kohen e Enverit por ato kohe kane kaluar.
    BLETE, nuk jane vetem punetoret shqiptar qe ndoshta luajne apo e perdorin internetin e punes per gjera tjera, kjo behet ne te gjithe boten andaj mos u mundo qe ti portretosh si te kqinj vetem shqiptaret.
    RROFTE SHQIPERIA ME NE KRYE DY TE NDERUARIT E KOMBIT, SALI BERISHA DHE BAMIR TOPI.
    POSHTE FUNDERRINAT E KOMBIT…. komunistet e kuq.

  6. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Gusht 2007 @ 1:41 pm

    O enverista te urryer, pse perdorni mendim kritik?!
    Merrni shembull, rrisni zarzavate ne koke, c’ju duhen idete? :)
    Ne lidhje me pyetjen e Hardware, Microsoft pordhon dhe harware edhe pse eshte kryesisht prodhuesh Softesh. Me duket Penar se po levizin ne kete drejtim pasi kane provuar sukses me XBox dhe XBox360. Kane nxjerre dhe Zune per te konkuruar iPodin - dua te them se vihet re nje levizje e Microsoft ne kete drejtim. PC - microsoft une kam pare, por para do vitesh, gje e vjeter. Por mjafton qe te kontraktoje DELL dhe zgjidhet puna.

    Pyetjet e tjera ne lidhje me destinacionin dhe rritjen e kostos me 50% jam kurjoz tu di pergjigjet.

  7. genti Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Gusht 2007 @ 1:42 pm

    O real,

    Meqe je ne Amerike shiko pak kete ne anglisht http://www.theregister.co.uk/2007/02/02/romania_microsoft_piracy/
    Aty kryeministri Rumanise thote qe programet pirate ndihmuan Rumanine.

    Po e kuptove dhe po nuk pertove lexo edhe kete:
    http://www.linuxworld.com.au/index.php?id=1800436990&eid=-10
    Ketu tregohet se cfare po bejne vende te ndryshme per te dale nga gracka e Microsoftit dhe pse eshte shume e veshtire per te dale.

    Keshtu qe do ta kuptosh ku e kemi ne.
    Kjo qeverija jote, qe eshte edhe e jona, po shkon nga ku te tjeret po mundohen te dalin.

  8. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Gusht 2007 @ 1:50 pm

    genti, mendoj se partneriteti me Microsoftin ka te mirat dhe te keqijat e veta. Une jam shume i entuziasmuar nga Softet Open Source dhe te tjera gjera te bukura qe po zhvillohen perdite ne Web 2.0 larg hijes se Microsoft. Ndersa kompanite e reja po mundohen te “ndryshojne boten”, Microsofti po mundohet te ruaje fitimet nga te drejtat mbi produktet Office etj…Pra puna e microsoft nuk i frymezon fort programuesit atje… Nga kjo ane besoj se Open Source do ta fitoje betejen (ne mos e ka fituar) sikur vetem nga mundesite pa fund qe premton.

    Nga ana tjeter, une punoj per nje kompani te madhe me shume kliente me te cilet shkembejme DATA gjithe diten. Sot per sot Softet kryesore qe perdorim ne dhe klientet tane jane Microsoft. Dmth loja luhet akoma ne MS Office. Nuk mund te thuhet qe Microsofti nuk ben softe te mira, perkundrazi, dhe ne Shqiperi ku kompjuterizimi eshte shume i ulet eshte e veshtire te niset me Open Source. Do nje baze Open Source ku te zhvillohet, kete baze mund ta perbente Microsoft, ndoshta i mashtron Sala dhe ua prish kontraten kur te vije koha.

  9. Lumja thotë:

    10 Gusht 2007 @ 1:52 pm

    Penar,
    Me nje te lexuar te shpejte te njoftimit, them qe si perhere shkrujne dokrra gazetat, plus zedhenesit e shtypit te institucioneve qe qisin njoftimet ne gazete e kane menjen per laraska ose se kane haberin.
    Une them qe nuk behet fjale per Servera apo PC fizike, pra hardware por per licensa per PC dhe Server. Kjo ben sens edhe per ceshtjen e uljes se cmimit.
    Pra jane licensa te microsoft per Server software, PC software etc.
    Megjithate une se di si eshte e verteta, por me pershtatjen qe i bej ne menyre konstante shkrimeve te mender gazetave tona them qe kshu duhe te jete

  10. emigrant thotë:

    10 Gusht 2007 @ 2:30 pm

    RROFTE SHQIPERIA ME NE KRYE DY TE NDERUARIT E KOMBIT, SALI BERISHA DHE BAMIR TOPI.
    POSHTE FUNDERRINAT E KOMBIT…. komunistet e kuq.

    Gjithashtu do shtoja:

    Eshte fat i madh qe ne krye te partise dhe popullit tone eshte nje udheheqes i madh si Enver Hoxha…. Mehmet Shehu

    si dhe:

    Te mesojme nga shoku Lej Fen! Mao Ce Dun

    Blete, shume e madhe me ate listen e mesiperme. :D

  11. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Gusht 2007 @ 2:57 pm

    Te lumte dora real… Emigrat une e di qe ti je gati per revulucionin, kulturore.. na kane mbet dhe nja dy gjera me kembe…. :D

    PS
    Me duhet nje kontakt me klajdvour (kristi) kur te kaloje ketej, ose nese ndonjeri ketu mundet ta nise keni adresen bashkangjitur me profilin…..

  12. System32dll thotë:

    10 Gusht 2007 @ 3:08 pm

    E ka gabim ky Sala qe lidhet me Microsoft. E mira do ishte qe per te kursyer parate te gjitha zyrat te perdorin Linux. Open source eshte bere aq i njohur sa edhe plaku im di si ta konfiguroje apache,php dhe mysql :P

  13. Lumja thotë:

    10 Gusht 2007 @ 3:21 pm

    Po rekordet e tua te sigurimeve shoqerore, taksave, gjendjes civile, gjendjes penale etc etc aty ne MysQl do doje ti mbaje ti System ?
    Mos do ti kthejeme ene bankat me MySQL.
    Tani ju lutem shume. Produkte jo Microsoft me produkte FOSS jane 2 gjera te ndyshme. Nuk kursehen parate kur behet fjale per perpunim dhe ruajtje informacionesh jetike. Nuk mund te mbeshtesesh aktivitete kritike te administrates mbi produkte open source dhe pa suport teknik (meqe doni me kursy, se ka dhe linux me suport teknik).
    Produketet do blihen dhe pike. Microsoft apo jo, kjo eshte tjeter ceshtje.
    Do blihen sepse ne do te duam qe te dhenat tona te kene kujdesin e duhur, dhe kjo perfshin platforma te sigurta dhe te mbeshtetura teknikisht.
    Ktu nuk behet llaf per nje web site te ndonje restoranti, as per ndonje miniaplikim per inventar apo dyqan pakice.
    Pastaj kur dalim tek aplikmet desktop eshte ceshtje per tu diskutu. Uji duhet lene te rrjedhe vete, nuk eshte etike as ti presesh rrugen Microsoft e as teknologjive te tjera. Eshte nje treg i lire, ku shteti mund te ndikoje por dhe te jape shembull se si perzgjidhet teknologjia me e leverdisshme por dhe me efikase njekohesisht.
    Nuk calon gomari nga veshet keni thene ktu ke peshku.
    Kshu eshte dhe kjo puna e Microsoft.

  14. System32dll thotë:

    10 Gusht 2007 @ 3:29 pm

    Lume jam plotesisht dakord me ty. Une po beja shaka por sigurisht qe platforma Microsoft eshte me e mira (duke llogaritur dhe qe 99.9% e shqiptareve jane rritur duke filluar nga windows 3.1 e me tej). Une personalisht preferoj serverat qe perdorin Linux ndersa per punime specifike preferoj Mac por gjithsesi Microsofti ngelet me user friendly nga te gjithe.

  15. blete Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Gusht 2007 @ 7:18 pm

    Ave Real! C’do kishe bere nje sekretar partie te mrekullueshem ti!
    Blendi me qellim pa qellim me kenaqe:
    “…Microsoft pordhon dhe harware…”
    kam qesh nje ore.

  16. Rudina Seseri thotë:

    10 Gusht 2007 @ 7:31 pm

    Disa sqarime ne lidhje me komentet mbi marreveshjen me Microsoftin:

    1. Marreveshja qendron e pandryshuar, perfshire ketu edhe cmimi i licensave, si disa muaj me pare. Ajo per te cilen flet artikulli ne gazete eshte fakti qe qeveria shqiptare megjithese kishte firmosur marreveshjen nuk kishte bere alokimet buxhetore per ti blere keto licensa. Si rrjedhoje, fondet u bene nepermjet shteses se lartpermendur. Por, asnje cmim ose detaj i marreveshjes nuk ka ndryshuar.
    2. Licensat e softwareve per shkollat jane pjese e marreveshjes dhe jane me te njejtat cmime simbolike qe jane diskutuar muaj me pare. Asgje nuk ka ndryshuar ne kete pike. Thjesht artikulli nuk i referohet asaj pjese se marreveshjes.
    3A.Nuk ka pajisje fizike si pjese e marreveshjes me administraten.
    3B. Ndersa per sa i perket aludimit per nje konflikt te mundshem interesi - ai nuk ka ekzistuar. Ne rradhe te pare, gjate periudhes time tek Microsofti une kam drejtuar akuizicionet dhe investiment e kompanise ne qender ne Remdond dhe nuk kam pasur te bej me shitjet e produkteve me mijra kilometra larg. Per me teper, gjate kohes se marreveshjes, une nuk kam qene me e punesuar tek Microsoft-i. Si rrjedhoj, nuk kisha asnje incentive individuale apo konflikt interesi. Perkundrazi, shpresoj te kem qene sado pak vlere e shtuar per navigimin e marredhenieve me nje kompani qe ka mbi 60,000 punonjes.

  17. blete Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Gusht 2007 @ 7:51 pm

    vetem ket m’kan lon. na ka bo puna censurim se humbim kohen tuj cyt qeverine shqiptare.
    sa permenda microsoft m’u pre kablli. ai bill gates do te kete qene sigurims.

  18. Penar Musaraj Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Gusht 2007 @ 7:54 pm

    Flm, Rudina.

    Dmth nga tre pyetjet e mesiperme, e vetmja qe ngelet ‘problem’ (per qeverine, jo per Microsoft) eshte 3A: Behet fjale per 6000 licensa, jo 6000 PC fizike.

  19. Rudina Seseri thotë:

    10 Gusht 2007 @ 8:35 pm

    Nuk di se cfare kuptohet me ‘problem’ - por, praktikisht me sa di une, servers dhe PCte per administraten ekzistojne, por jane me produkte pirate. Cmimet e softwareve jane pikerisht me shume ulje sepse per hardwaret qe ekzistojne po behet legjitimizimi i softwareve, ne mungese te nje fjale tjeter. Nqse ka biseda per hardware per administraten, atehere kjo eshte dicka per te cilen une nuk kam asnje informacion.

  20. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Gusht 2007 @ 8:48 pm

    Rudina, eshte ‘problem’ ne fakt sepse qeveria (e transparences) kete marrveshjen me Microsoft e ka prezantuar me nje spektakel tymi dhe pasqyrash.
    Sot po thua se me sa di ti:

    “PCte per administraten ekzistojne, por jane me produkte pirate…”

    Kurse ne intervisten e muajit shkurt je shprehur:

    “Ofrimi i 6000 paketave të produkteve të Microsoft për shkollat shqiptare me çmimin simbolik 5 euro për paketë, përfaqëson një investim të jashtëzakonshëm për arsimin që do të mundësojë akses në kompjutera dhe Internet për nxënësit…”

    Pra Rudina, c’ndodhi me paketat shkollore?

    Problemi Rezarta eshte qe shkollat shqiptare NUK KANE KOMPJUTERA, dhe ne media eshte genjyer me stil qe do marrin shkollat PC.

    Por sot po del se flitet vetem per Software. Mos ma merr per ofendim, por softet e Microsoftit jane teper te shtrenjte dhe per me teper teper kufizues. Ata ne Microsoft jeni mesuar me Antitruste - po c’kusur ka shqiperia e varfer qe pa Kompjutera te bleje Softwaret e Microsoft qe jane me te ngurtat dhe me te paadaptueshmet ne treg. me nje fjale: They Suck!

    Cdo i bejne shkollat tona me disqet tuaj kur nuk kane PC-te?

  21. ola thotë:

    10 Gusht 2007 @ 9:14 pm

    bodi, hajde koment hajde. Puna e Gates ne Afrike me shitjet e Microsoft nuk ka asnje gje te perbashket…pastaj vendet qe ndihmon ai jane shume me keq se shqiperia…
    o blend per ca e ke fjalen ti o burr don me fut linux a gjera te tilla neper shkolla qe mezi kane komp. Mire qe po marrin programet e Microsoftit me ate cmim. Se i di ti dy gjera me shume per teknologjine mos assume se drejtori i shkolles ne Peze ia ka idene se ca eshte open source dhe Linux…
    Mos u hidhni aq shume perpjete se flisni si nena e zeqos maje thanes se i plasi Microsoftit per 400 mij dollare nga shqiperia me 44 miliard dollare shitje qe kishte vitin qe shkoi…bravo qe kjo goca ka shpenzuar kohen e vet me gjete ndonje good deal per vendin e saj, ju sa andej e sa kendej

  22. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Gusht 2007 @ 9:30 pm

    As neve nuk na plas hic per Microsoftin ola, por na plas (buza) per shkollat e nxenesit shqiptare. Open Source eshte me e thjeshte se Micorsoft, dhe IT-ne nuk e ben drejtori i shkolles ne Peze por ata qe i dine “dy gjera”.

    Ne ditet tona te mos dish kompjuterin eshte sikur te jesh analfabet. Prandaj fakti qe shkollat tona ne vend te kompjuterave furnizohen me mashtrime eshte shume i rende.

    E nderuar, shqetesimi im eshte qe po blejme 6000 paketa software kur nuk kemi kompjuterat ne shkolla ku t’i instalojme. Shqetesimi im i dyte eshte qe deri dje eshte thene (edhe nga Rudina Seseri) qe keto paketa ishin per SHKOLLAT, kurse tani po thuhet se jane per ADMINISTRATEN.

    E kam cituar zonjen me lart, lere te flase per vete.

  23. ola thotë:

    10 Gusht 2007 @ 9:41 pm

    “Open Source eshte me e thjeshte se Micorsoft” - o blend kur ishe ne shqiperi per here te fundit?
    Nuk besoj se rudina seseri vendos se ku do shkojne software ne shqiperi…besoj ate me mire do te dijne ato qe i blene…

  24. bodi thotë:

    10 Gusht 2007 @ 9:46 pm

    Ola,

    Pak me intereson vleresimi yt per komentin tim. Sa per ti plasur Microsoft
    pse nuk i jep grant po qofte edhe kerkoka per 5 euro software? Me keq se Shqiperia ka po ne Evrope me keq nuk ka. Kur nuk i plaska Microsoft
    pse nenshkruan kontrata me qeverine shqiptare po thjesht coji si dhurate? Ne po i presim me flamuj pra ! Ne jemi vendi me proamerikan ne bote gjoja! Ndihmoje pra ket popull sic ke ndihmu miliona shtete! Apo thuj merri edhe ato qe ja jep me menyra te tjera! Ky eshte realitet Ola dhe jo “si plasi per kaq” e per aq! Amerikanet jane me qylsit e botes dhe kjo dihet!

  25. bodi thotë:

    10 Gusht 2007 @ 9:57 pm

    O Blend,

    I ke ra pikes me lart! Fatkeqesia jone eshte qe na ka mbuluar komunizmi
    koke e krye dhe na ka leshuar rrenje te thella!

  26. ola thotë:

    10 Gusht 2007 @ 9:58 pm

    bodi, c’pune ka Microsofti me proamerikanizmin tone - ma sqaro pak lidhjen te lutem. Gates promovon public health me fondacionin e tij dhe jo marredhenie nderkombetare…
    “Amerikanet jane me qylsit e botes dhe kjo dihet” - po kjo cka lidhje me ket muhabet? Sikur qeveria shqiptare tia kerkonte falas ose si grant ato software dhe Microsofti ti refuzonte atehere ke te drejte, por sma merr mendja se ka ndodh dicka e tille

  27. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Gusht 2007 @ 10:02 pm

    Para ca kohësh dëgjoja për administrata shtetërore që i ishin ‘fut’ Linux-it, pikërisht për shpenzimet që kishin për ‘axhornimin’ e liçencave të Microsoftit.
    Por Shqipëria meqë s’ka problem paresh, shkon edhe zgjedh.

    Bodi, Gates ka ca ditë që është i dyti (më i pasur i botës)… axhornohu :)

  28. bodi thotë:

    10 Gusht 2007 @ 10:20 pm

    Kjo ka lidhje me faktin se Gates eshte filantrop amerikan (se paret i boni ne Amerike dhe jo ne Burundi) dhe bashkepunon me qeverine amerikane per projekte te ndryshme zhvillimi te vendeve te ndryshme. Pse nuk i jep nje grant Shqiperise? Amerikanizmi yne ka lidhje me te sepse dhe ai eshte qytetar amerikan ne rradhe te pare dhe e dyta duhet te vleresoje faktin qe Shqiperia eshte nje ven provendit te tij. Keto me duken fakte mese te mjaftushme per te ndihmuar nje vend.

  29. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Gusht 2007 @ 10:21 pm

    krasta, klajdevour qyhet Kristi Pinderi dhe mund qe e gjen te website e MJAFT, une s’e kam pare kete faqe, por di qe ai aty kontribuon - mund qe eshte ja kristi@mjaft.org, ja krist@mjaft.org ose dicka e tille….

  30. Penar Musaraj Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Gusht 2007 @ 10:27 pm

    Rudina,
    Sic shpjegon pak dhe Blendi me siper, ‘problem’ eshte fakti se edhe ne Janar edhe tani, flitet ne media a thua se te 6000 jane PC fizike.

    Nga BBC e Janarit: “Kryeministri Berisha është takuar të martën në Edinburg të Skocisë me drejtuesin e korporatës, miliarderin Bill Gates për nënshkrimin e marrëveshjes, e cila ndër të tjera parashikon që Microsoft të sjellë në Shqipëri rreth 6 mijë kompjutera me çmim simbolik për shkollat dhe programet mësimore.”

    Linku: http://www.bbc.co.uk/albanian/regionalnews/2007/01/070131_microsoft_tirana.shtml

    Sidoqofte, faleminderit per pergjigjet. Kritikat tona te lutem merri me “kripe” se ne fund te fundit i shohim gjerat nga jashte dhe informacionin e kemi te dores se trete a te katert.

  31. Penar Musaraj Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Gusht 2007 @ 10:32 pm

    Edhe dicka tjeter: nese qeveria nuk kishte caktuar fondin e plote qe ne fillim (sic thote Rudina ne pergjigjen e pare me siper), atehere pse ankohet ministri i Financave, Bode?

    Nga Panorama (shkrimi i plote siper): Por edhe këtë herë ministri i Financave, Ridvan Bode, duket se ka qenë i pakënaqur me mënyrën se si do të merren këto fonde. Sipas tij, “shprehim në parim miratimin tonë për projektvendimin, por fondi i parashikuar për realizimin e këtij projektvendimi duhet të ishte parashikuar nga MPPTT-ja në kërkesat për buxhetin suplementar”.

    Sa me shume vemendje t’i dedikoj kesaj ceshtjeje fare te vogel, aq me shume gjera te cuditshme dalin…

  32. Miss Larson thotë:

    10 Gusht 2007 @ 10:54 pm

    Penar, Blendi - shume pyetje paski ju te dy! Oj keta!

    A tha Sala ne Endinburg qe do sjellim 6000 kompjutera Microsoft per shkollat? PO e tha, e po pastaj? Ai po bente shaka, s’ia dini tipin? C’doni ju, ju keni kompjutera? :D

    A tha zonja Seseri ne interviste se paketat jane per shkollat. PO dhe PO.

    Pyetja ime per zonjen Seseri eshte; Kush ju genjeu se paketat software ishin per shkollat shqiptare sic u shprehet ne intervisten qe dhate para ca muajsh?

  33. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Gusht 2007 @ 10:54 pm

    e gjeta, emigrant… Sidoqofte faleminderit… Mire ke qene andej, punet me rroten dhe bishtin se vane..:)

  34. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Gusht 2007 @ 11:05 pm

    Ej seriozisht ne fshatin ku kam lindur une kane shkuar 4 kompiutera… Normalisht ndizet vetem njeri, ndersa askush nuk di ti perdore dhe jo me tua mesoje njerezve (Per ish mesuesit e mi kam respekt te vecante dhe jane te shkelqyer, por askush nuk u ka dhene mundesine e nje kursi kompiuteri) …
    Per me shume biblotekat e shkollave nuk furnizohen me libra… atyre femijeve te shkrete u mbetet te lexojne vetem realizem soc (dhe noj liber ne te rralle qe mund te gjejne te hajrit) dhe do ishte fat i madh po te mos kishim prape revulucion kulturore me rrofte filani o hej…

  35. akull-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Gusht 2007 @ 11:12 pm

    :)

  36. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Gusht 2007 @ 11:16 pm

    Qesh akull qesh, ketej po behet nami…. presim nje vale te forte rritje cmimesh….po mbyllen biznese….

  37. Dori Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Gusht 2007 @ 11:31 pm

    “Po rekordet e tua te sigurimeve shoqerore, taksave, gjendjes civile, gjendjes penale etc etc aty ne MysQl do doje ti mbaje ti System ?”

    Mund të më thuash se ç’të keqe ka MySQL (ose qoftë PostgreSQL)? Shiko pak se kush i përdor dhe pastaj mbushja mendjen atyre profesionistëve se kanë bërë gabim:
    http://www.mysql.com/customers/
    http://www.postgresql.org/about/users

    Unë më frikë do të kisha programin e ndërtuar që përdor këto databaze se sa databazën në vetvete pasi ai program ka mundësi të bëhet nga zhvillues shqiptare të cilët paguhen nga shteti. Kam parë një “program” të tillë dhe të ze lemeria kur e përdor

  38. akull-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Gusht 2007 @ 11:40 pm

    Krasta, eshte per t’ia marre me te qare, po s’do te te ndihmoje. M’u qesh me fjaline e fundit, megjithese eshte per te shkulur floket… hajde merre vesh…

  39. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 Gusht 2007 @ 12:54 am

    Kuptoj edhe une mes te qeshures te qares shkuljes se flokut jam… sa here qe mendoj gjera te tilla uroj te isha si shoku im tullac :D

  40. Rudina Seseri thotë:

    11 Gusht 2007 @ 1:40 pm

    Ne te gjitha pergjigjet e mia, kam qene specifike per te thene qe Administrata ka kompjutera. Ndersa per arsimin kam thene qe asgje nuk ka ndryshuar:

    “2. Licensat e softwareve per shkollat jane pjese e marreveshjes dhe jane me te njejtat cmime simbolike qe jane diskutuar muaj me pare. Asgje nuk ka ndryshuar ne kete pike. Thjesht artikulli nuk i referohet asaj pjese se marreveshjes.”

    Persa i perket hardwareve ne arsim, pra jo ne administrate, ideja eshte qe te merren PC te plota sic e keni kuptuar ju. Pra, licensat do te jene me cmime simbolike, por do te merret edhe hardware po ashtu. Si do zgjidhen keto PC varet totalisht nga qeveria. Njera menyre eshte ta bej nepermjet programeve per arsim ne vendet ne zhvillim te microsoftit (dhe me hardware makers qe marrin pjese ne keto programe) ose, alternative a dyte, te marri licensat e microsoftit dhe te fokusohet vet tek gjetja e partnereve per hardware. Ne rastin e pare, ideja eshte qe kostoja per PC te kompletuar te jete nga 0 - 200 dollare. Cfare do te bej qeveria ne realitet, do na duhet te presim e te shohim.

  41. DriniS thotë:

    12 Gusht 2007 @ 9:22 am

    A ekziston mundesia per te pare kontraten e qeverise shqiptare dhe Microsoft, per ne popullin e thjeshte apo eshte dokument konfidencial?

    Mesa di Gateway i perket B. Gates, te me korrigjoni nese jam gabim.
    Ndersa shuma prej 284 milione te reja nuk ka sqarim nese behet fjale per blerjen e vetem 6000 licensave, pasi i bie qe 2.84 milione dollare pjestuar me 6.000 produkte te dale vlera e afro 473 dollareve per pakete (qe nuk po sqarohemi se ne cfare konsiston).

    Microsoft ka shume ane pozitive per software, por “on the long run” do jete shume i kushtueshem jo thjesht si software por edhe ne kerkesat fizike te hardware (krahasim te vista vs linux hardware requirements).

    Cheers

  42. Kuqo thotë:

    12 Gusht 2007 @ 8:24 pm

    Une nuk kam verejtur ndonje mosperputhje mes asaj qe Rudina ka thene para 3-4 muajsh dhe asaj qe thote sot. Eshte folur gjithmone per nje numer paketash me programe nga Microsoft. Bleresi eshte shteti shqiptar dhe ai vendos se ku dhe si do ti perdore.

    Shteti shqiptar duhet te paguaje ate qe perdor. Na pelqen apo nuk na pelqen Microsofti, ne qofte se perdor programe te tij duhet ti paguash.

    Kompjutere per shkollat nuk do te blihen sepse nuk ka fonde. Do te degjoni perseri per kompjuterat perpara zgjedhjeve te tjera.

    Mua do te pelqente qe shteti dhe shkollat ne vecanti te perdornin Linux (ne pergjithesi GNU programe).

    Lumja thote:

    Nuk kursehen parate kur behet fjale per perpunim dhe ruajtje informacionesh jetike. Nuk mund te mbeshtesesh aktivitete kritike te administrates mbi produkte open source dhe pa suport teknik.

    Nje nga lajmet e fundit eshte qe ushtria suedeze do te perdore Linux ne serveret e saj.

    Sipas Cole Crawford, nje specialist qe punon per Dell, Vista perben nje mundesi historike per Linux qe te filloje te perdoret edhe ne desktopet. Sipas tij Vista nuk eshte stabil etj, etj.

  43. Lumja thotë:

    13 Gusht 2007 @ 11:37 am

    Dori,
    Se ve ne dyshim sa bekim i madh jane produkte si MySQL apo PosGRe.
    Edhe qe kane kliente sa te duash, e di. Sidoqofte nuk i zevendesojne ne cdo aspket produketet komerciale.
    http://www-css.fnal.gov/dsg/external/freeware/mysql-vs-pgsql.html
    Zgjedhja varet nga kerkesat specifike.
    Spo them qe administrata jone mos ti perdore. Absolutisht qe duhet ti perdore.
    Por ne gjendjen qe eshte digitalizimi i informacionit tek ne, nevoja me e madhe eshte per sisteme CORE. Dhe kur behet fjale per sisteme CORE, duhet me u ndal e me marre pak fryme. Dhe kur behet fjale per sisteme CORE nuk eshte kostoja gjeja me kryesore. Qe mos hallakatemi me dikutime teknike, vere veten ne vendin e nje IT Manager me nje projekt gjigand digitalizmi mbi shpatulla, dhe me pergjegjesine teknike dhe morale per ti garantuar integritetin, sigurine, besueshmerine dhe disponueshmerine e te dhenave te shtetasve shqiptare. Ti nuk do te doje te propozoje qe te perdorje produktin me te mire ne treg? Ti do mendoje qe qeveria jone duhej te kursente per licensa sofware ne projekte te tilla ???
    Dhe sa per aplikimet e ngritura nga zhvilluesit shqiptare mbi platformat komerciale apo jo komercilae le te themi qe te tilla ka sh pak. Kryesisht jane kontraktuar kompani te huaja qe kane pershtat ndonje gje mizerabel qe kane pas zhvillu prej kohesh. Por ka modele te mira edhe ne raste kur zhvillimi eshte bere nga shqiptaret edhe kur eshte bere nga te huajt. Une kam pas rastin te prek disa te tilla. Por te garantoj qe dobishmeria dhe cilesia e ketyre produkteve nuk varet nga kompetenca e zhvilluesve apo stafit teknik, sesa nga vullneti per te implementuar dicka te hajrit, sesa nga serioziteti qe merret automatizimi dhe digitalizimi, sesa nga vendimi qe eshte marre ne prapaskene : Do kemi nje sistem te doibshem dhe cilesor qe te lehtesoje punen dhe te shtoje vlere apo do kemi nje sistem vari torben qe ti beje gjerat corap dhe ne te kemi akoma me kollaj te vjedhim nei gje.
    Dhe sa per ceshtje buxheti une se di pse behet kaq e madhe kjo pune. Ne i paguajme faturat per shume gjera te tjera ne administrate e gjithandej, paguajme driten , ujin, punetoret e llacit, pastrusit, interentin, kompiuterat, lavazhin qe lan makinen dhe tapetin, karburantin, siguracionin e makinave, etj etj . Pse qenka kaq e rende me pagu software ?
    Pse se vret mendjen nje drejtor institucioni qe Tuareget i ri qe blen per menderen e vet dhe te ca shefave aty kushton sa nje pakete e mire ERP qe do ti bente pune institucionit te tille? Ah, ka leke shteti ka. Nuk calon gomari nga veshet jo. Nuk calon puna tek licensat e software-eve.

  44. Lumja thotë:

    13 Gusht 2007 @ 2:43 pm

    tani po qe paska bere kerdine admini.
    Sa iki une per dreke, i paska qeth komentet :-) te lumte dora e madhe :-)

  45. Me thotë:

    9 Nëntor 2007 @ 9:42 pm

    Bill Gates nuk e di se cfare behet ketu (me gjithe fjalet jo te mira qe mund te kete degjuar). Kur te vije e ta shofe vete ka per te ikur me vrap. Punoni per veten tuaj se as Sala e aq me pak as Enveri ska per tu dhene gje.Cheers :)

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.