Login



Register

Maqedoni: 9 të plagosur nga shkëmbimi i zjarrit mes shqiptarëve

image Ne Maqedoni vazhdojne tensionet midis grupeve rivale shqiptare

Në Maqedoni, 9 persona u plagosën mbrëmë vonë nga një shkëmbim zjarri mes përkrahësve të partive politike rivale shqiptare. Autoritetet thonë se personat e armatosur në makina qëlluan ndaj një grupi njerëzish pranë një restoranti në fshatin Radushë, duke plagosur disa prej tyre. Personat të cilët u qëlluan, u kundërpërgjigjën duke plagosur njërin prej sulmuesve. Disa nga të plagosurit më pas u dërguan në spital në Shkup. Shqiptarët në Maqedoni, të cilët përbëjnë deri në 25 përqind të popullsisë, e ndajnë mbështetjen e tyre mes dy pasrtive politike rivale, Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Partisë Demokratike Shqiptare. Dhuna mes dy grupeve shoqëroi muajin e kaluar zgjedhjet parlamentare, duke shkaktuar përsëritjen e votimeve në disa zona.  Zyrtarët thanë se njëri nga të plagosurit është i biri i deputetit të Bashkimit Demokratik për Integrim Rafiz Aliti.

24 ore

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

1 Koment

  1. toko thotë:

    5 July 2008 @ 5:16 pm

    Dhe thuhet pastaj se ne dime te qeverisemi.

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.