Mallkim Parlamentarve Kosovar

shtator1997.jpg

Ju të padukshmit e Titos! Fukarat e Millosheviqit! Enëlëpirsat e 1244-ës! Përkrahësit e Copëtimit të trojeve Etnike! Tellallët e pavarsisë së mbikqyrur, po ju përkujtoj, se jeni tuj i trazu eshtrat e Dëshmorve të Kombit… dhe martirve nëpër varre duke dashtë me tregu se ju ini shpëtimtart e Kombit të çpikur Kosovar dhe multietnicitetit në trojet etnike dhe të aneksuara nga të pangopurit me dheun e lar në gjakë të Ilirisë.

Ju që kur lindët, nënat shami bardha Shqipëtare, u betun se s’do derdhin lot nëse bini pran olltarit të liris e e mbollën nji lisë. Kurse baballarët qitën pushkë e bënë aheng me tregu se mëmëdheut nga fisi tyre ju shtu një pushk lirie, e që të dy u mburrën që linden nji luftëtar lirie dhe nji pushkë fonti për qlirimin Kombëtar,i kthyt shqelmin qumshtit të bekuar të nënës suaj, e cila ju lindi e ju rriti çë të bëheni kurban për bedenat e kalas etnike, e që devijuat nga bekimi i mëmës suaj, skeni pse vdisni, se ju ini të vdekur që kur tradhtuat gjirin e NËNAVE tuaja.

Ju që me gjuhë e pa zemër futët militantët në plum pushke, e i bëtë mish për topa hasmi, e tani pajtoheni se robërusit dhe dëshmorët duhet të jen të barabart në lapidar “lirie”. Ju që shutë rininë, e familjet e atyra që s’tradhtun gjirin e shami bardhave Shqipëtare, në emër të betimit për tansi teritoriale të mëmëdheut e flamur. Ju që mbi gjakun e tyre tani qirreni së palluri për liderizum dhe patriot.

Matematik përfitimi personal e kishit gjdo rënje të tyre. Avansim kariere, emrat e tyre. ” Mburrje” para njerzve të thjesht, fotografit e librezave të luftëtarve të rënë. Premtim Zgjedhjesh, coptimin e sërishum të betimit të tyre për tok e Flamur, kuptoni se zoti dhe toka do tu dënoj me anatemim heretiku. Dhe herdokur do kthej mallkimin në brezat tuaj që do vinë, mallkimi nuk prekë drejt për së drejti, por vjen e hakmerret aty ku kputët arteria e zemrës së trungut tuaj e i cili do vyshket si këta që s’menduan për vete e familje por për tok e flamur Kombëtar Shqipëtar.

Or ju të mjer, servil e pakurrizorë, mos e përbuzni bujarin e këti populli i cili në paganizëm, benë ma të madhe të besëpaqës e pat PËR TOKË E PËR QIELLË. e qielli veq ka fillu të hakmirret, se profitert si ju e prishën baraspeshën e globit dhe po shkatrrojn gjdo gjë para vete, e edhe ozonin ditë e më shumë, po na qojn kah kataklizma, si ju këtë popull i cili nga bujaria e kultura pranoj gjthëqka mbi kurrizin e vetë që nga lindja e Krishtit e pastaj edhe e Muhamedit vetum e vetum mos të shpallet pas Paganizmit i paqenë,i paqëndrushëm,dhe i pabesimëtar. koha e rilindjes se këti kombi po vjenë, për hirr të urtësis dhe durimit që ka edhe vet zoti po bekon e runë, dhe ditë e ma shumë është tuj e përtri. Mos qillofsha në lëkurën e juj kur këtë popull që e keni hipnotizu talshon hipnoza e anatemimi, e ta kuptoj se qfar tëpabesish e kan mashtru, se do qaj edhe guri kur tu vejn përpara drejtsis së popullit.

Kemail Haki Hyseni Rr. K.Loshi Prishtinë.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

71 Komente

  1. Fatos thotë:

    3 March 2007 @ 8:21 am

    Nuk i kan fajet parlamentaret o burre - fajet i kemi ne, populli, qe i kemi zgjedh (e po i zgjedhim) kta t’mallkuar.

  2. zana thotë:

    3 March 2007 @ 9:04 am

    Nuk zgidhen problemet e kosoves me hartime e shfryrje.,duhen profesionalizem e diplomaci

  3. kujtesa thotë:

    3 March 2007 @ 9:31 am

    Enëlëpirsat e 1244-it! Përkrahësit e Copëtimit të trojeve Etnike!. Tellallët e pavarsisë së mbikqyrur, po ju përkujtoj, se jeni tuj i trazu eshtrat e Dëshmorve të Kombit ………………………………………………………….

    O njeri i mire,
    Kosova nuk luftoi vetem kunder serbeve,por u ndimua nga Amerikanet dhe Europa .prandaj mos ja fut kot duke i a hedhur te gjitha te zezat atyre ,dhe mos u bej kaq trim nga interneti te akuzosh parlamentaret, qe ju vete i keni zgjedhe ..si thua ti a kane fuqi parlamentaret, e Kosoves …, te arrijne kaq shpejt nje Panvarsi te pa kushtezueme ,????

  4. xheneta_ks thotë:

    3 March 2007 @ 12:15 pm

    o e vertet qe do parlamentar n’Ks jon dallavergji e t’korroptum, amo jo t’gjithe………….o sh bajat ti akuzosh kejt parlamentart………..ka edhe asi qe ja dojn t’miren Ks dhe punojn per PAVARSIN e saj………amo mos menoni ju qe pavarsia vjen per dy dakika……..duhet durim dhe pune………e rendesishme o qe nuk ka absolutisht ndarje te Ks dhe kthim nen Serbi………tek e fundit ata jon zgjedh vet nga populli

  5. Danieli thotë:

    3 March 2007 @ 3:07 pm

    Per mendimin tim gabimi i shqiptareve te Kosoves ishte qysh ne momentin kur lane luften ne mes duke lene jashte trojeve Mitrovicen. Si mund te kete paqe dhe bashkejetese midis dy bashkesish qe ne shekuj kane vrare njeri-tjetrin dhe per me teper masakruar ate?
    Etja e ketyre parlamentareve per pushtet dhe ofiqe ju kane zene syte dhe mendjen per te harruar cfare ndodhi ne luften e Kosoves qe u vrane me mijera vete.
    Turp per ata qeveritare qe nuk e ngrene zerin dhe bashkohen me popullin per te miren e Kosoves.

    Akoma Gjak Shqiptari ka per tu derdhur per te arritur aty ku duhet.
    Mesoni ti coni gjerat deri ne fund o popull per te mos vuajtur pafundesisht……
    Nje fjale e urte thote: ME MIRE NJE VDEKJE E TMERRSHME, SE SA NJE TMERR PA FUND!

  6. klajdevour thotë:

    3 March 2007 @ 3:58 pm

    Zana, e drejte, por tani munda ta shikoj kete foton e tmerrshme (kisha humbur ne gjera krejt te kota). Te lutem, jam plotesisht dakort me ty, ama nuk munda t’i gjej vend te kjo foto “profesionalizmit dhe diplomacise”…

    Do kete nje kohe qe sdo kete nevoje per profesionalizem e as per diplomaci vecse per drejtesi…?????

  7. klajdevour thotë:

    3 March 2007 @ 4:26 pm

    ka nje foto te ngjashme, por me disa ndryshime: nje femije ne afrike qe po vdes nga uria dhe tre metra me tutje sorra qe presin ta hane (me falni)… Ndryshimet, vec afrikes, sorrat dhe urise, qendrojne edhe ne faktin qe jemi ne vitin 1998 te kjo fotoja ketu lart, dhe nuk jemi ne afrike por ne europe! E nuk ka vdekur nga mungesa e ushqimit por nga ‘deshira” e dikujt qe ka qelluar! Sjo fotoja e afrikes para disa vjetesh fitoi cmimin p;ulitzer dhe autori i saj, dy vjet me pas vrau veten. Po kjo e jona, cfare cmimi mund te fitoje?????

    Refuzoj te flas, shkruaj apo mendoj per letersine, per jevgjit, hotelet, pronografine, apo dhe dashurine!

    Te pakten per pak kohe (kaq mjafton nga nje foto qe thote me shume se 1 mije fjale, kaq mjaftoka dhe nga ato mijera fjale…)

  8. klajdevour thotë:

    3 March 2007 @ 4:52 pm

    kot per te terhequr vemendjen (ndjese): mos jane gje improvizime keto foto????

  9. Blendi thotë:

    3 March 2007 @ 5:40 pm

    Absolutisht jo, nuk jane improvizime. Fatkeqsisht ky mort popullit tone i ndodhi vertete. Gjaku u derdh, shtepite u dogjen, grate u perdhunuan, femijet u shkuan ne plumb te serbit. Nuk ishte makth, ndodhi. Dhe jo vetem ndodhi, por serbi e beri.
    Ate foto e kam perzgjedhur une. Femija i vdekur eshte nje Vajze e vogel kurse ky qe epo e merr me barrele eshte nje bashkefshatar i vajzes. Fati i familjes se saj nuk e di me siguri, por asnjeri nuk ishte aty qe te merrte trupin.

    Fotoja eshte shkrepur pas masakres ne Abri e Epërme (gornje obrinje) me 26 Shtator 1998. E zgjodha foton sepse ngacmon shpirtin, dhe vetem kshu mund te kuptohet se nga vjen kjo klidhma e mallkimit te Kemail Hysenit.

  10. laurent thotë:

    3 March 2007 @ 5:48 pm

    te lumte b…Klajd per provokimet e tua,je edhe ne fushen e mediave pale.

  11. emigrant thotë:

    3 March 2007 @ 5:56 pm

    Ne foto te gjithe jane duke pare ne nje pike….. Te kujtjne Migjenin: Merrnie e conie n’qytet ket shtatore….. :-(

  12. emigrant thotë:

    3 March 2007 @ 5:57 pm

    Blend, mjaft. E morem helmin.

  13. Blendi thotë:

    3 March 2007 @ 6:03 pm

    Ah, helm i hidhur. Nuk kam ndermend te sjell te tjera, por kam me qindra fotografi,te tjere kane me mijra.

    Lexova nje artikull ne Boston Globe para ca muajsh, shume interesant. Truri i njeriut paska tendencen per te harruar sa me shume nga eksperiencat tronditese. I fshin gjithe te ligat nga memorja ngadale-ngadale. Paska biles njerez qe jane perdhunuar ne femijri dhe nuk e mbajne mend.

    Kjo ndodhka kaseten, si nje sistem vetembrojtes i mendjes. Truri i fshin kujtimet e keqia ne menyre qe te ruaje balancen. Ndryshe do cmendeshim nga dhimbja.

    Por si Komb ne nuk mund te harrojme, Nuk ka ardhdur koha.

  14. LlTako thotë:

    3 March 2007 @ 6:23 pm

    …Por si Komb ne nuk mund te harrojme, Nuk ka ardhur koha

    Blend, kete qe the e vura tek shprehja e dites!

  15. Kotherja thotë:

    3 March 2007 @ 6:31 pm

    Ore Blendi,

    ai tipi qe dyshon per fotot ka qene adoleshent ne ate kohe dhe flinte akoma me mamane se trembej nga nata .

    Mos u merr me kalamaj . Fotot botoi bile ne nje rubrike me vete + komentin e shkurter te ngjarjes dhe vendit ku ka ndosh.

  16. Cheney thotë:

    3 March 2007 @ 7:06 pm

    Ndonese ketu ka nje nderthurje te disa ceshtjeve, asnjeri nuk duhet tja lejoje vetes te thote idjotsira si me lart..

  17. areda thotë:

    3 March 2007 @ 7:15 pm

    Ai qe dyshoi per fotot vjen nga fusha e medias, ku eshte mese normale qe te spekullosh me “abuzime” fotosh per te legjitimuar dicka te caktuar….por eshte dyshim dhe provokim qe mendoj se eshte sjelle pa vend ne rastin konkret….
    Fotot jane vertet therrese….per ngjarjet dhe dhimbjen nuk mendoj se gjehen fjalet per ta pershkruar..

  18. Kotherja thotë:

    3 March 2007 @ 7:21 pm

    Si e ka emrin ajo media qe punon dyshuesi ?

  19. areda thotë:

    3 March 2007 @ 7:26 pm

    klajdevour,
    te cila gazete shkruan ti???

    (..dhe here tjeter mos provoko kot vend e pa vend)

  20. stick to me thotë:

    3 March 2007 @ 7:30 pm

    Nuk me kujtohet linku, por ka nje web site ku tregohen histori te verteta te dhunimeve te femrave kosovare. Jane te tmerrshme, te rrenqethet mishi. Kur ta gjej linkun do ta shkruaj.
    Ti Klajd duhet te kesh turp kur thua qe ato foto jane improvizime.
    Ato foto sjane gje fare. Ka me mijera foto dhe histori te tmerrshme, qe bejne te humbesh gjumin per nete te tjera. Dhe jo sepse je shqiptar, por sepse je qenie njerezore ne radhe te pare. Kur je dhe shqiptar pastaj lemshi ne gryke te behet dhe me i madh. Dhe sic thote Blendi eshte shume shpejt per te harru. Shume shpejt.

  21. suelita thotë:

    3 March 2007 @ 8:09 pm

    Duhen me shume Kemaila qe te shprehen vertete si ndihen. Eshte lehte te flasesh per diplomaci para kompjuterit, TV-se, gazetes dhe kafes qe ftohet nderkohe qe mundohesh te thithesh cdo informacion qe te vjen.

    ne kete lidhje mund te lexoni me teper: http://news.bbc.co.uk/hi/english/static/inside_kosovo/default.stm

    ….dhe pastaj eja te diskutojme me diplomaci per negociata.

    Uroj qe protestat te mos shterojne…..

  22. Leon thotë:

    3 March 2007 @ 9:43 pm

    Ne nje njoftim per shtyp te leshuar sot pasdite thuhet se ‘E drejta e shprehjes mund dhe duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore, ashtu siç ndodh në çdo vend demokratik në botë’. “Qeveria ruan bindjen e thellë se procesi Ahtisaari çon sigurt drejt krijimit të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. Qeveria e Kosovës beson fuqimisht se rruga politike, institucionale dhe diplomatike është e vetmja që krijon, forcon dhe garanton imazhin pozitiv të Kosovës në botë. Qeveria e Kosovës çmon lart pjekurinë e qytetarëve të cilët iu përmbajtën rregullave demokratike dhe respektuan logjikën institucionale. Qeveria përgëzon Shërbimin Policor të Kosovës për shkallën e lartë të profesionalizmit të treguar, si dhe vlerëson angazhimin e policisë së UNMIK-ut”, thuhet në një komunikatë për media të Qeverisë së Kosovës.

    Demonstrata ka kaluar e qetë dhe pa incidente dhe ne disa pika kyce eshte shoqeruar nga forca te shumta policie te Shërbimit Policor të Kosovës. Nëpër rrugën kryesore Nëna Terezë në Prishtinë, ku kanë marshuar protestuesit, nuk ka pasur forca policore, ndërkohë që policia ka qenë e pozicionuar përreth ndërtesave të Kuvendit dhe qeverisë së Kosovës. Njëri nga udhëheqësit e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca tha se pakoja e Ahtisarit është e dëmshme për Kosovën dhe popullin e saj. Ai akuzoi anëtarët e ekipit negociues të Kosovës se nuk po e flasin të vërtetën duke e paraqitur pakon e Ahtisaarit si të favorshme.

    Ndersa në protestën e organizuar nga kjo lëvizje, me 10 shkurt, gjatë përleshjeve me policinë, u vranë dy protestues dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.
    ——————————————————————
    Shikoni sa mire ka kalojne demostratat kur policia bene punen e vete!

  23. Kot fare! thotë:

    3 March 2007 @ 10:25 pm

    Ishte vetem nje pyetje nga Klajdevour. Gjithsesi le te biem dakord qe ta mbyllim kete ceshtje, te njohur edhe si incidenti i ores 16.52, 3 mars 2007.

    Mbas mbarimit te lustes ne Kosove u shfaq nje ndjenje vetekenaqesie mes politikaneve kosovare. Pjeserisht, si pasoje e terheqjes se forcave serbe dhe te krijimit te administrates shqiptare ne Kosov, u krijua iluzioni se lufta mbaroi dhe se ceshtja e Kosoves ishte zgjidhur perfundimisht! Pjeserisht ky iluzion u mbeshtet edhe nga politikanet si prove e aftesise se tyre politike. Me keq akoma, udheheqja politike shqiptare filloi te luaje “parti” dhe “shtet”, dmth u angazhua ne ndarjen e posteve, ne krijimin dhe mbeshtetjen e tarafeve, pse jo edhe ne perfitime ekonomike. Te gjitha keto bene qe perpjekjet e tyre per te shpejtuar zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves te jene te dobeta. Zana thote qe duhet profesionalizem dhe diplomaci. Profesionalizem do te ishte ne qofte se ato foto nuk do te harroheshin, por ne cdo takim diplomatik duhej ti tregoheshin cdo bashkebiseduesi. Thelbi i diplomacise eshte “persuasion”. Por ne vend qe te degjohej daullja shqiptare filloi te degjohej vetem ajo serbe. Serbet pagonin per lobizem dhe publicistike, serbet tregonin te shperngulurit nga Kroacia etj, serbet organizonin referendum, miratonin kushtetute te re, ligje dhe vendime ne parlament, udhetonin neper bote per te bere te njohur mendimet e tyre, dokumentare per kishat ortodokse ne Kosove etj. Udheheqja shqiptare nuk beri asgje nga keto ose dicka qe tu pergjigjej ketyre veprimeve. Serbet tregojne te shperngulurit, ti tregon varrezat e te vrareve dhe kerkon cdo muaj dorezimin e trupave te te zhdukurve. Ata tregojne kishat, ti tregon shtepine e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit qe u prish nga Serbet gjate Luftes dhe u be lulishte! Ata bejne referendum, ti ben miting ne cdo qytet te Kosoves. Cdo levizje e tyre duhet te ndiqet nga nje levizje jotja!

    Me tej, udheheqja politike shqiptare pranoi pothuejse pa asnje kundershtim zgjatjet e vazhdueshme te afatit per mbylljen e bisedimeve.

  24. zana thotë:

    3 March 2007 @ 10:41 pm

    Ketu yek peshku ka nje ore te caktuar ne te cilen jemi mazokiste.Une mendoj se duke ushqyer urrejtjen nuk ka drejtesi.Drejtesia kerkon mendje te ftohte e jo logjika te erresohet nga sentimentet negative siç eshte urrejtja.Nuk mendoj se nuk ka te mire askush duke evokuar sentimente te tilla.

  25. kujtesa thotë:

    3 March 2007 @ 11:26 pm

    Masakrat e serbeve ,nuk duhen harruar qe te mos perseriten me !Tashme edhe bota po i njeh me mire kombin Serb si te pacivilizuar dhe nacionalist te pandreqshem..,te pa pranuesem per civilizimin Europian.Nje komb qe ka lyer duart me gjak,shqiptaresh per mese nje shekull.

    Serbet ,ashtu si edhe Talibanet, ne Afganistan kane ngelur mbrapa ne aspektin e humanizmit dhe te tolerances nderetnike,,te pa shembullt dhe problematik .

    Serbet tashme nese nuk do te fillojne te pranojne c`ka Europa po perpiqet ,do te humbasin edhe veten e tyre sepse Kosoven nuk do ta kene me vete per jete.

    Eshte kryer nje genocid i pa shembullt dhe i pa denje per shekullin 21`,shume investime diplomatike per paqe,shume vemendje dhe interes per te vendosur paqe ne rajon ,per nje te ardhme ndryshe nga sa mendojne serbet .

    Por Vete shqiptaret nuk duhet ta bejne te veshtire zgjidhjen e ketij problemi,(arritjen e pavarsise se kushtezuar )

    SHQIPTARET E KOSOVES nuk jane ne gjendje te arrijne standarte ekonomike , standarte ne trajtimin e pakicave etnike ,pasi ekziston akoma pasojat e luftes ,mungon qetsia shpirterore per maskrat serbe etj ..
    keshtu ndihet nevoja e ndimes “kushtezimi” i te Fuqishmeve.Pa te cilet shqiptaret nuk mund te arrijne ato qe te gjithe deshirojme ..

  26. suelita thotë:

    4 March 2007 @ 12:17 am

    Askush nuk besoj po ushqen urrejtje ketu tek peshku, thjeshte po rifreksohet kujtesa per ata qe harrojne shpejt. Drejtesia asnjehere nuk eshte fituar me llogjike te ftohte, perndryshe nuk do kishte nevoje per luftra…..perndryshe nuk do gjendej kombi shqiptar ku eshte, pa varre dhe pa trupa per te qare.

    Kane kaluar 7 vjet nga lufta. Sa kohe mendoni se i duhet llogjikes dhe mendjes te ftohet per te vene ne vend drejtesine?

    Jo per gje, por eshte nje popull i tere qe pret…….

  27. bedriu thotë:

    4 March 2007 @ 11:41 am

    Eshte koha ti lem emocionet te tregojm kultur,te bashkpunojm me miqet tan sepse pa ndihmen e tyre sot nuk do kishte shqiptar ne kosove.Ca trima te internetit e kan fare te leht me shkru qfar te dojn por e verteta eshte se pa ndihmen e amerikanve ne shqipatret jo qe nuk do shliroheshim por do deboheshim masovikisht nga kosova siq edhe e beri per pak koh por me ndihmen e miqve prap u kethyem ne troje tona.Ne shqiptaret kemi ber perpjekje qindra vjeqare per tu shliru,por asnjeher nuk kemi pas miq te fort dhe prandaj kemi deshtu,kurse sot jemi ne rrug te mbar qe te behemi shtet si qdo shtet tjeter.Eshte e vertet qe plani i ahtsarit len per te deshiru por por a ja vlen qe te prishemi me miqet tan kur dihet se vet nuk jemi te zot ta bejm kete.Sepse po te ishum te zot do shliroheshim kaher dhe nuk do kishte nevoj te vij bashkesia nderkombtare fare per ndihm.Une jam kategorisht kunder patriotave me bateria qe duke pas mundesin e nje interneti behen aq trima qe njeriu pyet vehten po ku ishin kta trima gjat luftes qe lejuan keto masakra qe sot permes fotografive na servohen,kujdes nga keta trima sepse detyra e tyre eshte te perqajn klasen politike siq po mundohet ta bej albin kurti me demaqin-KUJDES

  28. beli thotë:

    4 March 2007 @ 5:41 pm

    shihni disa fotografi tek www.illyrians.org ose klik ne linkun qe vijon, dhe do e shikoni se sa urrejtje per serbet do u grumbullohet ne gjoks! (tani une nuk po flas per ca tipa te ashtuqujtur “shqiptare ” pa emocione qe shkuan me siper.
    http://www.illyrians.org/serbcrimes.html

  29. klajdevour thotë:

    4 March 2007 @ 9:26 pm

    Kerkoje ndjese ne menyren me te sinqerte qe mundet!!!

    bera avokatin e djallit, apo tentova ta bej, me shpresen qe ne te gjithe do te perqendronim vemendjen tone te kjo teme dhe jo te tema qe jane padyshim te rendesisihme por jo kaq te tmerrshme sa kjo!

    “Provokova” nisur nga nje “ligj” psikologjik sipas te cilit njerezit kane vetine te mbajne mend dicka pozitive edhe nga gjeja me e tmerrshme qe mund te shikojne ndjejne, degjojne, etj.

    Por, qe e di, pa qene e nevojshme te ma thoni ju qe ishte nje provokim i panevojshem.

    Kam qene 15 apo 16 vjec kur punova per muaj te tere dite e nate per refugjatet e Kosoves, duke degjuar histori nga me te tmerrshmet, si ajo fotoja, ndaj ju lutem ne kete pike nuk pranoj asgje nga ato qe mund te thoni. Serish ndjese, ishte provokim per ata njerez, qe, me falni, por nuk ndjejne si une e ju! E qe nuk preken me nga te tilla gjera (preken ndoshta nga fakte te tjera qe ata i mendojne si te pamanipulueshme).

    sa i perket pervojes sime ne gazetari per kete teme, jam tmerr i vogel, ndonese me nje pervoje 6 vjecare ne kete fushe. Di t’ju them se per here te pare ne jeten time, jam pushuar nga puna ne nje institucion zyrtar kur pranova te transmetoja nje lajm atehere kur Kosova nuk mund te permendej ne te tilla institucione zyrtare! Keshtuqe e leme. Pergjigja per kete postim, ndonese u shnderrua ne nje fakt personal, ka te beje vetem me respektin ndaj atyre njerezve ne foto. Lexoni postimet para “provokimit” dhe tentoni te kerkoni nje “armik” atje ku duhet, jo te une!

  30. klajdevour thotë:

    4 March 2007 @ 9:30 pm

    Dhe serish, tani jam i bindur, askush, as edhe nje njeri nuk mundet te me binde se eshte prekur me shume se une nga ajo foto! te cilen une e kam postuar qe dje te te gjitha kontaktet email qe kam (e qe ju siguroj jane tmerresisht shume!!!! e qe kam marre jo pak pergjigje te tipit “cjane keto qe na dergon”)
    Serish ndjese, qe sme keni kuptuar!

  31. zana thotë:

    4 March 2007 @ 9:36 pm

    Klajde niente sensi di colpa.Nuk ke bere asgje te keqe per te kerkuar ndjese,ne fund te fundit keto fakte jane.Eshte e diskutueshme nese evokimi i disa ngjarjeve qe mund te ngjallin sentimente te natyrshme urrejtjeje nese eshte me vend.Mendoj se eshte koha per coraggio,mend ,profesionalizem e pergatitje .Askush nuk mohon keshtu asgje

  32. klajdevour thotë:

    4 March 2007 @ 9:37 pm

    ne fund, flm te madhe per Blendin qe postoi fotot! Per mua, kjo eshte tema me e rendesishme ne kete blog, dhe kerkon energjite tona me shume sec kerkojne tema te tjera: shikoni meqe ra fjala nr e postimeve ne tema te tjera dhe kerkoni atje dhe ketu se kush ka dashur te terheqe vemendjen ketu apo dhe “atje”! (serish ndjese qe po e personalizoj po ndihem tejet i fyer dhe i pakuptuar ne kete gje, e lashe, e fundit)

  33. areda thotë:

    4 March 2007 @ 9:38 pm

    Klajdevor,
    disa te keqkuptuan e disa e kategorizuan si “loje te pajkeur”, dmth. provokim vend e pa vend, qe e pranove dhe vet…Nuk te diskretitojne te gjithe peshqit kaq shpejt si “armik te popullit”…(sepse edhe sikur te ekzistonte ndonje i tille, mendoj se do i mungonte guximi ta shfaqte pikerisht ne kete teme e ne kete faqe)

  34. areda thotë:

    4 March 2007 @ 9:38 pm

    “loje te papjekur” desha te thoja

  35. klajdevour thotë:

    4 March 2007 @ 9:40 pm

    areda, e leme ketu, te lutem!

  36. klajdevour thotë:

    4 March 2007 @ 9:44 pm

    ose jo, nuk e leme ketu! Me thuaj argumenta jo per nderhyrjen time por me bind qe u preke po aq sa dhe une, qe reagove po aq sa dhe une! Me thuaj, cfare lexobe te postuar nga une ne kete teme, nga e para te e fundit! Pastaj me jep dhe llogari, te lutem, qe per kete teme reagove ore e ore te tera pasi une kerkova me metodat idiote te provokimit edhe vemendjen tende ne kete teme!
    E pasi ta kesh bere kete, me jep dhe nje gjykim edhe emocional po te duash, por foton e pare e pastaj per te dytat! Ose, pls hesht, se keshtu keqkuptohen njerezit ne shumicen e rasteve!

  37. areda thotë:

    4 March 2007 @ 9:44 pm

    Klajdevour, une c´kisha per te thene e thashe dje.

  38. klajdevour thotë:

    4 March 2007 @ 9:45 pm

    E lashe!

  39. klajdevour thotë:

    4 March 2007 @ 9:50 pm

    Ndersa ti laurent te lutem, mendo deri ne 10 para se te shkruash sic shkruan per politikanet e tu te dashur!

  40. areda thotë:

    4 March 2007 @ 9:50 pm

    Klajdevour, une pas fotos se dyte nuk munda ose nuk desha te shoh me..ate ndjenje qe mu krijua nuk desha ta usheqej me (mbase egoiste nga ana ime, por me 2 foto mu prish gjaku mjaftueshem)
    ..ne ato kohe kam perkthyer dhe une ketu ne gjermani per te ardhurit nga Kosova..ato histori qe degjova atehere, mu shfaqen serish parasysh….

    ..ne 2 postimet e tua te para mednimi yt nuk ishte ndryshe nga ai i postuesve te tjere, ndaj dhe nese do ju rikthehesh postimeve te mia referuar postimit tend te fundit, dmth “provokuesit” do e kuptosh qarte qe e kam pare thjesht si provokim pa vend….per me teper nuk e shihja te drejte te te “akuzoja”..

  41. klajdevour thotë:

    4 March 2007 @ 9:56 pm

    stick a si e ke ti qe thua: “Nuk me kujtohet linku, por ka nje web site ku tregohen histori te verteta te dhunimeve te femrave kosovare. Jane te tmerrshme, te rrenqethet mishi. Kur ta gjej linkun do ta shkruaj.
    Ti Klajd duhet te kesh turp kur thua qe ato foto jane improvizime”.

    Une i ka te shkruara ne blloqe e kam shkruar pa fund per ato qe ti i gjen ne internet, ndaj te lutem …………… zoti te bekofte!

  42. zana thotë:

    4 March 2007 @ 10:05 pm

    Une mendoj se per sa eshte i rendesishem problemi i Kosoves,nuk me duket se tek peshku ka nje graduatatoria se kush eshte teme me e rendesishme.Rendesine jua japim ne me komentet tona.E askush nuk mund te pretendoje nese nje teme eshte shume e rendesishme per mua te jete ne te njejten mase per te gjithe.Ndoshta Krist ngaqe ke qene kaq i brishte e ne kontakt te afert ne ato kohera ke ngelur i shokuar me shume se te tjeret.Mbase ke nevoje te jesh i asistuar

  43. areda thotë:

    4 March 2007 @ 10:12 pm

    Zana, “problemi” i Kristit eshte thjesht qe ai tentoi te leshonte nje provokim i cili u keqinterpretua (..gje qe dhe ai deri diku e priste, megjithese kerkon ndjese ne kllapa para se ta shkruaje)..dhe u keqinterpretua tej mase…Lexuesi eshte tejet i ndjeshem ne te tilla tema dhe gjykon teper nxehte…

  44. klajdevour thotë:

    4 March 2007 @ 10:14 pm

    Flm Zana, po mendoj seriozisht per nje asistim nga ti, por ne menyre me te ngrohte dhe me te afert… perndryshe s’do quhej asistim!

  45. klajdevour thotë:

    4 March 2007 @ 10:16 pm

    Nderkohe Zana, ngaqe ke jashtezakonisht te drejte, po pres te shikoj kontributin tend ne temen qe mendon se ka me shume rendesi (sinqerisht)!

  46. zana thotë:

    4 March 2007 @ 10:18 pm

    Nuk mendoj se per te tilla tema per fat te keq akoma te nxehta kemi nevoje te provokohemi.Jemi mjaft sensibel.Ne kete moment me sa duket kemi nevoje (rimuovere nuk e di shqip)ato çka kemi jetuar e ky nuk eshte mekat apo mungese patriotizmi.Eshte nje proçes i natyrshem ne jeten njerezore duhet te ecim perpara.Keqkuptimi i shumeve lind nga kjo ekzigjence.Per ne ballkanasit ora ngelet gjithnje ne nje vend

  47. zana thotë:

    4 March 2007 @ 10:20 pm

    Nuk e kam pergatitjen e duhur profesionale per te te asistuar.Shpreh ate qe mendoj duke bere perpjekje te jem sa me e ngrohte e e afert per kedo.

  48. klajdevour thotë:

    4 March 2007 @ 10:24 pm

    E drejte… Ama, po diskutonim per foton dhe eshte me e veshtire sec thua apo imagjinon ti qe te lesh jashte gjykimit emocionet kur shikon serish e serish, e qe te duket sikur e shiko per here te pare ate foto! Kam pershtypjen se duhet te jesh ne moshe qe ndoshta je dhe nene, ndaj te lutem, me thuaj si nene, ne mos si nene, si femer ate qe ndjen kur shikon nje femije te tille te vdekur! Pastaj, hajde te bejme dhe analizen e asaj qe eshte e drejte e qe nuk eshte! Po une, te me falesh ti kete rradhe, nuk mundem te analizoj me objektivizem mbi trupin e femijeve… Thjesht nuk mundem! (pastaj ngaqe nuk mundem, e ngaqe sic duhet ngacmimi eshte tejet i madh, fizikisht porpozoj dicka me te gezueshme, sic thashe: ai ligji psikologjik qe e kupton apo se kupton njeri ketu, nuk me intereson dhe aq fort!)

  49. klajdevour thotë:

    4 March 2007 @ 10:26 pm

    e qe e fakt gjithmone, “asistimi” njerezor, nuk ka nevoje per pergatitje profesionale!!!!!!!!!!

  50. zana thotë:

    4 March 2007 @ 10:29 pm

    Kjo qe kerkon Klajd eshte crudele e diçka perverse.Nje njeri normal tronditet aq shume sa e refuzon ta shikoje e komentoje.Ku ka qene domethenia e reagimit te peshqve.Esht normale nje sjellje e tille,krejt e natyrshme.Nuk eshte e pelqyeshme te asistosh ne vuajtje ekstreme tete ngjashemve te tu.Shikoje nga kjo ane Krist.

  51. emigrant thotë:

    4 March 2007 @ 10:30 pm

    Krist, qetesohu! Ujerat e qeta jane me te thella!

  52. klajdevour thotë:

    4 March 2007 @ 10:40 pm

    E drejte, eshte vetem ngaqe u ndjeva “borxhli” pa dashje nga nje femije qe une mund ta shikoj vetem ne nje fotografi, me cizme tere balte, tejet e dobet, qe nuk mund te levize me, e qe mbetet femije, ska rendesi ne Kosove, Sudan, SHBA, Irak apo kudo qofte. Femije qe fotografohet, teksa nje gjysh i qendron mbi koke duke i zbuluar carcafin qe i mbulon trupin e vrare, e qe nje gjysh tjeter i qendron disa metra me larg pa komentuar, duke pare pa kuriozitet drejt aparatit fotografik e jo ndaj kufomes qe nuk mund te jete as 10 vjecare!

    respektoj diplomacine por respektoj me shume ndjenjat dhe dobesine ne kete mes!

    Pastaj kur mendoj per keto gjerat tona tip zgjedhje, ministra, koalicione, madje edhe statuse apo video ushtaresh, jete te kitheta, realitete njerezore jevgjish, histori kalamajsh seksi, sanremo e elsa lila, them se ne fund te fundit, cfare mes gjithe ketyre mund te jete me e rendesishme se jeta e nje femije te vrare te pakten 9 vjet me pare? Te pakten ne nje blog?!

  53. klajdevour thotë:

    4 March 2007 @ 10:42 pm

    Pastaj qetesohem sic thua, ti, me bindjen se ne ato thellesirat e ujit mund te gjendet fundit (apo sa me i qete, aq me larg fundi…?)

  54. areda thotë:

    4 March 2007 @ 10:42 pm

    @ emigrant..E perdorim ne ne shqip kete shprehje apo te ka mbetur dhe ty si mua nga “stille wasser sind tief”

  55. emigrant thotë:

    4 March 2007 @ 10:46 pm

    Jo vetem ne nje blog, por KUDO, cdo gje ka rendesine e vet. Te flasesh vetem per vdekjen e nje femije (per mua dhimbja eshte kozmike, tek femijet nuk duroj, se ata nuk e kane te presumuar por te vertete pafajesine!!!), pra te flasesh vetem per kete, dhe te lesh menjane JETEN, “jete te kitheta, realitete njerezore jevgjish, histori kalamajsh seksi, sanremo e elsa lila” kjo do te thote as me pak as me shume qe VDEKJA ka triumfuar. End of story! Ka nje kohe per te gjitha. Ka kohe edhe per ballo! Edhe per aheng te jeteve te uleta. Ky planet do ishte shume i shemtuar pa keto!

    Don’t give DEATH a chance!!!

  56. emigrant thotë:

    4 March 2007 @ 10:47 pm

    @areda: jo nuk e perdorim ne shqip; e kam prej andej… por eshte e vertete!

  57. klajdevour thotë:

    4 March 2007 @ 11:00 pm

    Dhe e fundit meqe, vertet, ka kohe e vend per gjithcka, kjo shprehja: kthyt shqelmin qumshtit të bekuar të nënës suaj, e cila ju lindi e ju rriti çë të bëheni kurban për bedenat e kalas etnike, e që devijuat nga bekimi i mëmës suaj, skeni pse vdisni, se ju ini të vdekur që kur tradhtuat gjirin e NËNAVE tuaja”

    me duket shume idiote para te vertetave te fotove qe skane aspak nevoje per te tilla komente!

  58. klajdevour thotë:

    4 March 2007 @ 11:04 pm

    Dhe nje kuriozitet i pavend, mes “vdekjes” qe na paska zene kohen per gjerat e tjera (shaka e pavend, se e kuptova c’doje te thoje emogrant), ma shpjegon kush shprehjen e asaj plakes teksa shikon te vdekurin e saj???? Fotoja e fundit qe ka nisur blendi.

  59. zana thotë:

    4 March 2007 @ 11:10 pm

    Krist te betohem qe fls seriozisht.Mjaft ,,keshtu po masakron veten tende ,nuk jetohet keshtu.Shko ne Durres….Possibile!!!Je 25vjeç.Sensibiliteti i tepruar klasifikohet si patologji……

  60. edrus thotë:

    4 March 2007 @ 11:12 pm

    Klajdevour,impenjimi yt i perditshem ne ceshtjet sociale,rrit pashmangshmerisht dhe ndjeshmerine tende,por kjo s’do te thote se ne te tjereve s’na behet vone ose se jemi indiferente,mbasi 100% e peshqeve(dhe e dime sh.mire qe te gjithe),jane pro pamvarsise se Kosoves dhe behen ujqer kur degjohen episode serbe o greke ndaj shqiperise…..
    Por dhe insistimi ne keto ceshtje con deri ne apati,dhe ta them sinqerisht qe s’pata fuqi as t’i shkruaja N.Agos,as ne blogun e tij dhe as ne shkrimin qe u soll ketu tek peshku,s’pata me fuqi as te pergjigjesha ne kete shkrim,dhe jo sepse s’kam mendimin tim,por e di se po te shprehja mendimin tim,ai provokimi yt do te dukej si loje kalamajsh…….. sepse u ‘came’ duke ju pergjigjur serberve dhe grekerve dhe tani do te na duhet dhe t’ju pergjigjemi mallkimeve qe Shqiptaret i bejne njeritjetrit……… c’kuptim ka????
    C’kuptim ka,dhe c’lidhje kane fotot me artikullin??
    Ato viktima s’jane as te K.Hyseinit dhe as te atyre te mallkuarve prej tij,ateher perse duhet qe me to te arrijme te strumentalizojme qendrimin e njeres apo tjetres pale???
    A s’do te ishte mire qe asaj letre te Hysejnit t’i ishin pergjigjur ata te cilet ju ishte drejtuar??

  61. areda thotë:

    4 March 2007 @ 11:15 pm

    Eh o Krist c´me bere ti shoh te gjitha fotot…Plakes i kane shteruar lotet e ngurtesuar ndjenjat….Keto foto sa me shume ti shohesh aq me shume te qan shpirti, po mbylli me mire (te paktem per sot per te mos marre mbidoze hidherimi)…
    …hidhi nje sy te lutem ketij komentit te nje parafolesi..Bedriu:”…Une jam kategorisht kunder patriotave me bateria qe duke pas mundesin e nje interneti behen aq trima qe njeriu pyet vehten po ku ishin kta trima gjat luftes qe lejuan keto masakra qe sot permes fotografive na servohen,kujdes nga keta trima sepse detyra e tyre eshte te perqajn klasen politike siq po mundohet ta bej albin kurti me demaqin-KUJDES “

  62. iliriani thotë:

    4 March 2007 @ 11:21 pm

    E pse u dashkan mallkuar parlamentaret kosovare…??? A thua se nje mallkim e zgjidh punen… Kemail eshte i hidheruar por kjo nuk i jep te drejten me sha en block…

  63. Kemail H.Hyseni thotë:

    5 March 2007 @ 12:32 am

    Në më falni të gjithë, por pas këtij komentimi i cili sadopak nëse ka zgjuar kurreshtjen tuaj pro ose kontra më duhet qe disa miqëve dhe mikeshave tu ofroj edhe mendimin tim konkret për reagimet e tyre.
    Zana e nderuar! dikur gjyshet tona kur na rrëfenin tregimet e tyre na rëfenin për zanat shpirtëmira dhe zanat shpirtëliga.nukë munda të klasifikoj cilit tip i takoni juve, por po të pysë vall ne nuk i zgjedhim gjithmon ata ma te mirët, e pse posatëvijn në poste e harrojn premtimin.
    Andaj them unë ose politicientët duhet ndrru këtë popull ose ky popull duhet ti ndrroj këta politicient qe harrojn premtimet e veta.
    Kujtesa- emër i cili duhet ti thot shum gjdo Shqipëtari për të mos ju përseritur e kaluara, por mjerisht ju si kujtes kur prini mrapsht, qfar te kërkojm ne të tjerët qe se kem privilegjin e emrit tuaj.Ta përkujtoj se unë nuk mshifem pas askujt por as pas interrnetit, se sikur edhe e keni lexu kam dhan të dhënat e plota dhe ne qytetin e Prishtinës më njofin me mijra njerz, por edhe shum nga ata te politikës jetoj me nji lagje të vogël ku edhe sot pas 8 vite të ashtuquajtur ”lirie” edhe pse kemi participu materialisht për tnau mundsu asfaltimi i 243 metrave gjatsi rruge, ende jemi me rrugë balte mesjetare, pa infrastruktur edhe pse gjendemi vetum 9 minuta larg Parlamentit të Kosovës, ku jemi vetum 250 banor e ku ka 2 Dëshmor kombi e 6 ushtar lirie, ku të vetmit ne qytetin e prishtinës ju bamë rrezistenc të armatosur policis serbe me aç sa patëm dhe ac sa mundëm, dhe asnjiher nuk menduam se do vij të na shpëtoj dikush, por megjithate miqve gjdo rrespekt, e Parlamentarët duhet të dalin nga helmetat e tyre dhe të bëhen transparent ndaj popullit mos të gënjejn por ta thon realitetin, edhe nëse na dhëmb,nëse e pranojm do ta pranojm por kjo duhet në fund te vendoset me votën e popullit,me referendum jo aklamacione individësh ku ka edhe me të kaluar të dyshimt. Pavarsia shpallet në vendin i cili e do ate e jo askund tjetër jasht, se pastaj askush sdo e kuptoj se cili popull po pavarsohet.
    Xheneta_ks Kosova ësht e ndar e ska se çfar ti ndahet ma. nëse se njeh gjeografin po ta përkujtoj se në tokat e Kosovës tani jan tri shtete sovrane e të pranuara Ndërkombëtarisht. shteti Maqedon.,shteti Malazez.,dhe shteti Serb tani së fundi. edhe ate me votën e popullit të cilin spati kush me udhzu dhe drejtu në të mir as në të keqe.
    Leonë nuk te kuptova sikur përdore shpat me dy teha. në cilat data policia e kreu punën e vet mirë me 10 shkurt apo me 3 mars? të kuptohemi se me tre mars ishte komanda e policis Kosovare jo e disa miqve qe kan ardh me na nimu me vra njerz të pafajshum edhe pse si kan frigu.
    Bedriu.Unë edhe mund ta verifikosh është transparente me gjdo gjë për asnji sekond nuk kam dal nga Kosova që nga nëndori i 97tës kur isha në Tropoj të vjetër te famjlja shum e rrespektuar e Ali Nezës tani të ndier por ka djalin Halilin oficer i kufirit Shqipëtar, me mikun imë tani në Kanada Hamdi Bulliqi dhe Nazmi Karrafeta kur kami bujt një nat dhe në të kthyer kemi marr disa arm për veti dhe famjljet tona. tani Nazmija me gjith Vllan Naimin jan Dëshmor Kombi e ne të dy mallkojm ditën që sjemi me ta por me ju që se kuptoni se dashuria për të huajt është më e madhe se për bashkkombasit. e deri në majin e 2000tës kur isha në Tiran per tu qmall e pi kafe te miku im majorr Nihati i cili ësht ende oficer kufiri në zonat e veriut të Shqipëris gjegjsisht Kukës. nuk u përkas njerzve që kan nevoj për bateria se me far e me fis kemi pas energji mjaft për tok të cilës i kemi pas borgj qe kemi lindur në te.i dham agja Emin deshmorin tjetër Bashkimin, i dha halla në Reçak tre djemt Fatmirin, Salihin, Nexhatin.dhe disa ushtar të cilët tani mirren me hallet e jetës dhe punojn nat e dit ca pun krahu ca zanate që jetimve të mbetur tu mundsojm sado pak jet normale masi institucioni nuk ka mundësi ti sistemoj ata si në tër botën fëmit e të rënve për liri kombi.
    Zotëri ne nuk kemi qen dhe sdo jemi kurr kudër miqve por miqët duhet ta din se smund të bëhen zotë shpie ne shpi të huaj. kur e gjith bota demokratike te kuptoj këtë që e ndjejm ne disa të krisur sipas jush mendoj se do bëhet shum më e mirë dhe ma humane.
    Ndërsa të gjith juve që u bashkëndiet me mua në këtë opinion timin ju falenderoj dhe dëshiroj jet të gjat, dhe Kujtes të pashlyer për të kaluarën që ta qoni përpara të ardhmën,jufalminderit.

  64. alb thotë:

    5 March 2007 @ 1:38 am

    Ne ate periudhe mbaj mend nje femij duke fjetur, brenda kufirit tone. Sapo kishte mbritur… dhe cfare ai rrezatonte nuk mund te pershkruhet.
    Perpara tij te dukej vetja “si morr”. (me falni, nuk doja ta zbusja me).

  65. Blendi thotë:

    5 March 2007 @ 4:49 pm

    Kemail falemindrit per komentin. Pershendetje edhe te tjereve, pjesmarres ne kete teme.
    Kur Kemaili na kontaktoi me Letren e tij te hapur na spjegoi se e kishte derguar ne gazetat e Prishtines por pa sukses, askush nuk kishte dashur ta botoje. Ceshtja per ne te Peshkut ngrihej, “Pse nuk e botuan redaktoret e Prishtines?” dhe mos valle me botimin e kesaj Letre ne po pretendonim se i njohim problemet Kosovare me mire sesa gazetaret prishtinalij?

    Jo, kurrsesi, ne nuk pretendojme se jemi me te mencur, as me te ditur dhe as me teper atdhetare sesa ata. Megjithate ne fund vendosem ta botojme letren sepse besojme se sido qe nuk eshte perfaqsuese e qendrimit te te gjithe popullit Kosovar, eshte perfaqsuese e nje pjese te tij.

    Besojme se vetem me nje debat te hapur dhe ballafaqim te te gjitha mendimeve mund te arrihet nje qendrim i perbashket i plotesuar.

    Me fjale te tjera besojme qe bleta duhet te kete edhe mjalte por edhe thumb.

  66. edrus thotë:

    5 March 2007 @ 7:48 pm

    Blendi s’ke nevoje per pergezimet e mija qe botuat letren e K.Hyseinit,qofte dhe per te na bere te njohur se jo gjithcka po shkon ashtu sic duhet te shkonte.
    Nese te kujtohet ne nje shkrim te para ca kohesh,komentoja:
    “Shpresojme qe kosova te behet nje shtet i VERTETE,dhe problemi i bashkimit te Kosoves me Shqiperine s’ka per te qene nje problem,sepse do te ishim ne qe do te kerkonim t’i bashkoheshim Kosoves”
    Dhe ,edhe se tingellonte si ‘paradoks’,deshiroja qe shteti i ri kosovar,te ndertohej mbi baza me te shendosha(duke u bazuar dhe ne shpirtin e tyre patriotik, qe kane kosoven mbi gjithcka),por duke lexuar letren e K.Hysejnit,konstatoj me shume keqardhje qe ‘krimbi’ i pushtetit paska filluar te breje edhe ata shpirtera te pervuajtur :(

    Por mbi te gjitha,i kerkoj ndjese Kristit,sepse dje ndoshta pa te drejte ju drejtova atij kur duhej t’ju drejtohesha te gjitheve,sepse Kosova,pas kaq kohesh,pervec atyre fotografive,duhet t’i tregoje botes edhe C’KA QENE NE GJENDJE TE BEJE GJATE KESAJ KOHE,c’do gje te mire dhe te bukur qe ka realizuar qeveria e Kosoves dhe kosovaret gjate kesaj kohe…..sepse nese s’kane se c’tregojne……. bashkohem me gjithe shpirt me c’do fjale te K.Hysejnit,sepse nese s’punojne per popullin dhe vendin e tyre dhe presin c’do gje nga ‘bota’,atehere mbeshtesin vetem tezat e serbve qe thone se jane te paafte per te qeverisur.

  67. klajdevour thotë:

    5 March 2007 @ 8:00 pm

    Ky debat ndoshta vetem tek fare pak prej nesh ka marre tashme dimensione qe e tejkalojne kosoven, fotografite ne fjale dhe gjithcka qe rrjedh prej tyre.

    Kuptoj iniciativen e Blendit, e cila besoj nuk ka te beje fare me Kosoven ne vecanti dhe as me fotot. Ka te beje me nje tendence te shtypit sot per t’u orientuar atje ku do ai, e rrjedhimisht per t’i orientuar lexuesit.

    Blend, ketu ama duhet te mendosh seriozisht: vertet jane lexuesit qe orientojne shtypin, apo e kunderta? Apo mos ndoshta nje rruge e mesme…? Dhe ne kete proces te vendosur mbi bazen e rregullave dhe ligjeve te pashkruara, kush fiton dhe kush humbet realisht?

    Eshte nje teme shume e veshtire sepse qendron ne caqet e filozofise ndonjehere. Ama besoj eshte nje teme kyce per shoqerine njerezore te bazuar sot, si asnjehere me pare te ajo qe duket dhe te ajo qe eshte ne te vertete…

    Edrus, shume i sinqerte mendimi jot ne te gjitha anet: ata qe duhet ti ishin pergjigjur asaj letre, nuk u pergjigjen. U pergjigjem ne… dicka mund te jete shume me mire se asgje… si ajo puna e debores qe kur e rrotullon mbi debore behet top me i madh :)

  68. klajdevour thotë:

    5 March 2007 @ 8:02 pm

    KORRIGJIM: “Eshte nje teme shume e veshtire sepse qendron ne caqet e filozofise ndonjehere. Ama besoj eshte nje teme kyce per shoqerine njerezore te bazuar sot, si asnjehere me pare te ajo qe duket dhe JO te ajo qe eshte ne te vertete…”

  69. Blendi thotë:

    5 March 2007 @ 8:29 pm

    Kristi, Edi jam dakord me ju qe kjo eshte nje teme shume e rendesishme, per shkak te ketij besimi edhe e gjejme te botuar shkrimin, sepse besojme se vetem duke i ekspozuar edhe ato qe jane POR NUK DUKEN do mund te krijojme nje kuptim te SË TËRËS.

    Krist une mbi pyetjen se cfare orienton shtypin qendroj ne ate qe shtypi duhet te orientohet nga principet, jo nga lexuesi. Shtypi po ndoqi oreksin e lexuesit ka humbur vleren e vet si institucion.
    Ama une gjithashtu besoj se shtypi ka detyrim t’i paraqese ceshtjet ne menyre te hapur, dhe te plote, duke u lene vend mendimeve te te gjitha shtresava qe perbejne Shoqerine. K.H shkruan si perfaqsues i vegjelise. Ky Shqiptar eshte nder ata qe me 1998 ka rrogur armet, prandaj mendoj se shtypi - sido qe orientohet kah parimet - duhet t’i jape ze popullit.
    Por kjo eshte nje bisede qe mund te zgjaste me jave po ta nisim.

    @ edrus, ti thua:
    “Duhet t’i tregoje botes edhe C’KA QENE NE GJENDJE TE BEJE GJATE KESAJ KOHE,c’do gje te mire dhe te bukur qe ka realizuar qeveria e Kosoves dhe kosovaret gjate kesaj kohe…..sepse nese s’kane se c’tregojne……”

    Jam shume dakord parimisht me ty, por dua te ve ne dukje dicka. Gjate 8 vjeteve te shkuar Kosova ka qene nen administrim te UMNIK. Kosova ka qen ne nje status PEZULL, ku eshte veshtire te investosh e te besh plane afatgjate…Dhe krijohet keshtu nje pyetje e koklavitur:

    Kosova nuk meriton status sepse nuk qeveris dot veten, apo Kosova nuk qeveris dot veten sepse nuk ka status?

    Duhet te jemi shume te kujdesshem kur gjykojme arritjet e qeverise se Kosoves gjate kesaj periudhe pasi atyre u mungon guri i pare i nje Shteti, Pavarsia, ndaj nuk e kane fort te lehte te sillen si shtet, kur jane jo-shtet.

  70. Denis Baxhaku thotë:

    6 March 2007 @ 8:45 pm

    kosova plage e ballkanit po sidomos e gjith shqiptareve qe e ndjejne kete realitet te hidhur prej vitesh .
    kosova ose me mir gjith trualli shqiptar me mir me thone ka qene vater e gjith shteteve te tjra te evropes e sidomos te ballkanit vecanerisht te dy shtetve greqise dhe serbise. koha po tregon se shqiptaret po i detyrojne per tuu futur ne nje lufte tjeter qofte kjo mediatike apo tokesore rendesi ka te jete etnike. kjo do te percaktonte fatin e shqiperise me mir ne luft e me nder se sa kshu sic jemi te coptuar e te shkaterruar duke u tallur gjith ballkani me ne.
    mendoj se ka ardhur koha per tu pergjigjur te gjitheve ashtu sic e meritojne. vetm keshtu do te realizohet endra e cdo shqiptari per shqiperi etnike.

  71. 2+2×2=6 ? thotë:

    9 March 2007 @ 9:50 pm

    Populli yne eshte punetor edhe trim edhe liridashes.

    Ceshtja eshte se e kam degjuar kaq shpesh saqe tashme per veshin tim perben demagogji (dmth fjale per qejf- llogje kavaje)

    Puna eshte se si popull jemi edhe pak dembel, pak pijetar, edhe pak naiv , edhe pak dinak edhe pak te papergjegjshem - po shume shume pak.

    Edhe kujtojme se te tjeret shikojne ate fjaline e pare qe ne e perserisim kaq shpesh

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com