Magnetofoni
Dino Buzzati
I pat thënë ai, asaj, (me zë fare të ulët), i qe lutur, mos bëj zhurmë, të lutem, magnetofoni po regjistron, po merr nga radioja, mos qit zë, ti e di që unë e kam merak, po regjistroj “Mbretin Artur” të Parselit, një gjë e mrekullueshme, një kryevepër. Po ajo, si për inat, ajo kërmë pa ndjenja, ec e përpiq takat lart e poshtë, vetëm e vetëm që atij t’i hipnin xhindet, pastaj ajo qëronte zërin, më tej kollitej (enkas), më pas i’a shkrepte gazit vetmëvete dhe paf e puf, ndizte bubulak shkrepset, për të bërë sa më shumë zhurmë. E ndërkaq, Parseli, Moxarti, Bahu, Palestrina, - mjeshtrit e muzikës së përkryer e qiellore, shpërdoroheshin. E bënte ajo, maskaresha, grerëza, tartabiqja, ngërçi i jetës?
Kështu nuk shtyhej dot më tej. Tani pas kaq vitesh, ai ka vënë e po dëgjon atë të shkretë shirit. Ka vënë atë bobinën me mjeshtrat, me majat, me Parselin, Moxartin, Bahun, Palestrinën?
Ajo nuk është më aty, ka ikur. Ajo e ka braktisur. Ajo e dha zgjidhjen, e la. Ai nuk e ka tani idenë se ku ka përfunduar ajo. Ja, tani, Parseli, Moxarti, Bahu, Palestrina tingëllojnë shurdhërisht e pakuptim. Të vjen për të vjellë, katrahurë, muzikantë të mallkuar? Ja - ja, ai trokthi lart e poshtë, ja kërcitja e takave, ja të qeshurat, (e dyta, sidomos!), ja krruajtja e fytit, kolla. Kjo po, kësaj i thonë. Kjo është ajo muzika qiellore. Ai ka vënë veshin dhe dëgjon. Nën dritën e abazhurit, është ulur dhe dëgjon. Si i ngurtësuar në atë kulltukun e katandisur keq e më keq, ai dëgjon. Pa lëvizur edhe muskujt më të vegjël të gjymtyrëve, ai rri me veshin ngrehur nga magnetofoni: Ja zhurmat, ja pëshpëshet e saj, ja kolla, e bërë bukur enkas. Këta tinguj të adhuruar, madhështorë. Që nuk i ka më, që nuk do t’i ketë kurrë më….

23 January 2008 @ 11:50 pm
punë e paqme, redhot! falemnderit! s’e kisha lexuar.
23 January 2008 @ 11:57 pm
Vertet se kishe lexu aklli ?
Une e mbaj mend mire ket te Buzzatit.
Se di pse kam madje pershtypjen sikur e kemi diskutu ne peshk ket pjese para sh kohesh. Mbase dhe jo.
Anyway, edhe i hidhur shume D.B. , te shpon pa meshire drejt e ne plage.
Une e kam pas lexu goxha, por tani jo me, me trishtonte pa fund.
23 January 2008 @ 11:59 pm
yes, e dija
http://www.peshkupauje.com/magnetofoni/2007/01/14/#comments
vetem se athere skam qene me Moza 
23 January 2008 @ 11:59 pm
Sic duket, trishtimi i janarit te con direkt ke Buzzati.
14 Janar 2007, 23 Janar 2008. Ca bohet kshu me ?
24 January 2008 @ 12:11 am
E Mozë, vërtet… ndoshta e kam lexuar, por aq kohë më parë sa s’e mbaj më mend…
Tani pashë që dhe e paskeni diskutuar, (dhe dorën në zjarr s’e vë, po s’di pse m’u duk se të gjeta në mes të komentatorëve:)), por unë asikohe nuk isha as peshkatar, le më peshk…
Sidoqoftë, mua më pëlqen ai trishtimi i Buxatit, më përvijohet dhe një buzëqeshje e lehtë madje, ndoshta prej befasisë, ndoshta prej ironisë…
24 January 2008 @ 12:29 am
Per Dino Buzzatin kam afeksion te vecante.Nuk di se ku kam polemizuar
dhe kete polemike e kam trajtuar ne nje poezi timen:Dino Buzzati,ky “Kafka i vogel”.Dhe kam thene:-Jo.Dino Buzzati nuk eshte Kafka i vogel.Po eshte ne te njejten lartesi qe ka Kafka.Dhe perseri i qendroj ketij mendimi.
24 January 2008 @ 12:38 am
Dhe ja çfarë mendon SMR për çka ai mund të ketë bërë kur ajo e la:
(marrë pa leje nga www.selfmaderadio.blogspot.com)
Mbylli deren. Ajo u zhduk mbrapa saj. Gjakun e kishte akoma te nxehte. Mbrapakoken te bllokuar. Nje ngerc ne fytyre. Nje veshtrim te ngurosur ne sy. U kthye, si nje robot, dhe u drejtua per ne dhomen e ndenjes. Me ne fund. Ishte vetem. Mori fryme thelle. E la veten te zhytej ne qetesine e nates.
Diten e pare filloi te pastronte frigoriferin. Ajo e mbushte plot. Ploteperplot. Me gjera qe ajo mendonte se duhej te ishin ne nje frigorifer. Me gjera qe ajo mendonte se do t’i gatuante neser. Ose pasneser. Me gjera qe kalbeshin te paprekura dhe te harruara. Era e kalbesise i provokoi dufin e fjetur. E zbrasi frigoriferin me nje fryme dhe i flaku te gjitha ne koshin e plehrave. Pastaj, ja lau paretet, ja thau. I dha lluster. Dhe u ul pertoke ta shijonte pastertine. I lumtur.
Diten e dyte pastroi dhomen e gjumit. Shallat e saj te panumert. Disa te varur ne dyert e dollapeve. Disa te varur ne dorezat e dritareve. Disa te harruar pas komodines. Disa te hedhur pertoke. Rrobat e saj te panumerta. Ne karrige. Ne tryeze. Te perbrendshmet e saj. Mendafshi e pambuku. Qe nuk e kishin gjetur dot rrugen per tek thesi i rrobave te palara. Floket e saj. Nen jastek. Mbi jastek. Te sajin. Te tijin. Cercafet. Me aromen e saj. Te parfumeve te saj. Dhe ne fund, hapi dritaret dhe nxorri perjashta edhe ate pjese te ajrit te kontaminuar me te. Ne fund te dites u ul pertoke te shijonte kastrimin. I lumtur.
Diten e trete pastroi dhomen e saj te punes. Te mbushur plot. Ploteperplot. Me perpjekjet e saj kreative. Te suksesshme dhe me pak te suksesshme. Me mijera flete. Me qindra libra. Me dhjetera lapsa. Dhe shume pluhur. Sa shume pluhur. I lidhi mijerat e fleteve dhe i coi per riciklim. Mbushi arka me libra dhe i coi ne brockenhouse. Lapsat ua shperndau femijeve te fqinjve dhe studenteve te tij. Pluhurin e hoqi dhe lau cdo gjurme te tij. Pastaj, futi nje krevat. Mbi tavolinen e saj vuri nje vazo me lule. Dhe perbri nje dollap. Midis tyre nje sixhade 100 vjecare. U ul te shijonte rregullin. I kenaqur. I habitur. Sa e madhe paskerka qene dhoma. Nuk e dinte. Nuk e dinte me. I mbylli syte pergjysem dhe filloi te enderronte miqte qe do kalonin naten aty.
Diten e katert rregulloi dhomen e ngrenies. Vuri nje llambe me te forte. Lau xhamat e medhenj. Hoqi perdet e saj 40 vjecare. Qepi te reja, te bardha, dhe i vari gjithe merak. Mblodhi te gjitha librat e saj te shperndare andej-ketej. Bleu nje vazo te madhe qelqi dhe e mbushi plot me lule shumengjyreshe. Ne fund te dites, futi duart ne xhepa dhe shijoi nga mbrapa xhamit te dritares konturet e qarta te qytetit dritandezur qe po pergatitej per te fjetur.
Diten e peste. U ngrit si zakonisht me muziken e Bach-ut. Degjoi lajmet e ores gjashte te mengjesit. Beri kafen dhe e rrufiti ngadale. Hengri mengjesin. Pastroi tavolinen. Hapi perdet e bardha dhe la driten te hynte brenda. Ju mori ere luleve teresisht te celura. Rregulloi krevatin, gjysmen e tij. I hodhi nje sy dhomes. Cdo dhome. Mbizoteronte rregulli. Dhe qetesia. Si kurre ne 40 vjete te jetes bashkeshortore. Aq te deshiruara ne keta 40 vjet bashkeshortore. Mori fryme thelle. I buzeqeshi vetevetes. Per rezultatin. Dhe u nis per ne pune.
Diten e gjashte. E zgjoi dielli. Automatikisht u kthye nga krahu i saj dhe u kujtua qe ajo nuk ishte me aty. Dhe filloi te mendonte. Ishte e shtuna e pare pa te ne 40 vjet. Ju kujtuan perqafimet e saj te pergjumeshme. Peshperitjet e saj ledhatuese. Epshi i saj mengjesor. Rituale 40 vjecare. U ngrit dhe eci neper shtepine bosh. Inati dhe dufi ishin zhdukur. Nostalgjia ishte kthyer. Pa te, hapesira dukej me e madhe. Vetmia me e rende. Trishtimi me trishtues.
Diten e shtate, ne mbremje, ndezi dy qirinj per te thyer bardhesine ftohese te perdeve. Hapi nje shishe vere per te sfiduar trishtimin. Pergatitit nje darke per dy per te mos ndjere vetmine. Pa u keshilluar fare me veteveten, vajti direkt e tek telefoni. Dhe, pastaj. Hapi deren i lehtesuar dhe u ul tek pragu per ta pritur.
.
.
Ja natën!:)
24 January 2008 @ 1:15 am
Ore, kete tregim e kam prure dhe une tek peshku para nje viti, ne janar 2007:
http://www.peshkupauje.com/magnetofoni/2007/01/14/
Eshte nje nga tregimet e mia te preferuara te Dinos, e Dinoja eshte (ishte) nje nga italianet e mi te preferuar.
24 January 2008 @ 1:20 am
po pra po lexo i cike ma lart.
spo dini mo ca po boni dhe ju
24 January 2008 @ 1:25 am
blendi, shoku yne dino keshtu?
24 January 2008 @ 1:34 am
E drejte moza e drejte. Kush e ka aprovu kete here nuk e ka lexu heren e pare. Administrata kerkon falje. apapapa, gjys km fjale kjo administrata, te lodh
tropizma, ndoshta se shpejti rivjen ne mode shoku yne Dino, po une e kam admiruar thellesisht punen e tij eksentrike. “Gruaja me flatra” eshte nje permbledhje e lezecme tregimesh “koti” qe ta ndryshojne botekuptimin.
Kurse “Shkretetira e Tartareve” them eshte nje nga librat me te nenvleftesuar te shekullit XX. Jo se i kam lexuar te gjithe e po jap mend, por mua ai liber me ka tronditur. Dhe gjej se here pas here, si tani, Xhiovani Drogo jam une.
24 January 2008 @ 1:42 am
Jam me Përparimin, madje po shtyhem edhe më tej: Kafka ka nevojë për mjekim, Buzzati jo. Kafka ndoshta i mbivlerësuar, ose sjellës në letërsi i një eksperience shumë margjinale; gjithsesi në veprën e të dytit e kam ndier veten mysafir të paftuar, sic ndihesh kur hyn ndonjëherë gabimisht në një dyqan që as e dije që ekzistonte e që shet, bie fjala, kopsa, grepa për qëndisje, shtiza për triko e “Moulinet”; ose në një agjenci që promovon udhëtime charter për në Lourdes. Buzzati është imi, s’kam nevojë të shkoj gjëkundi për ta gjetur.
24 January 2008 @ 10:47 pm
Ky tregim eshte i bukur por e kemi degjuar ne radio para nja 20 a 30 vjetesh.
Edhe tregimi tjeter nuk qe keq.