Ma ka nxirë jetën!
Ja dhe aeroporti i fundit. Vienë. 5 shtator. Është mëngjes këtu. Sa rrugë e gjatë, si gjithmonë! Më duket se sa herë marr këtë rrugë koha e zgjat bishtin e vet e mua më shkurtohen mendimet; ose me mirë, sikur egoja ime e nxjerr gjuhën, e pulldis mbi xhamin e avullt të avionit, nga ku bën se shijon ngjyrat e reve, edhe s’denjon të shqitet nga aty, sikur të kishte harruar se ngjyrat aty ishin gjithmonë, sikur të kishte harruar të dilte nga hapësira e vet…
E di, më duhet të pres këtu plot tre orë e gjysmë. Sa e ngathët jam për këto biletat! Asnjëherë s’i zgjedh si duhet, asnjëherë s’i lexoj detajet. Aeroporti qenka i boshatisur. Jemi apo s’jemi në Evropë! I drejtohem qiftit të vetëm tek stolat, në shqip, se e ndjej instiktivisht që nga larg, se janë tanët.
- Tre orë e gjysëm?
- Po tre orë e gjysëm! –thotë gruaja.
- Ishim bashkë në avion! –thotë burri.
-Nga vjen? – pyet gruaja.
-Amerika. Ju?
- Ne nga Kanadaja!
Fillon muhabeti. Të dy me një frymë më tregojnë detajet e qëndrimit të tyre të parë në Kanada. Përshtypjet e tyre. Vizita tek vajza që s’e kishin parë për dy vjet. Kanë moshën e prindërve të mi. Ajo rreth të 47-ve. Ai rreth të 50-ve. I dëgjoj e magjepsur, jo nga të rejat e bujshme që kanë parë, por nga mënyra e përshkrimit. Gati-gati ndjej zili që
të njëjtat gjëra unë mbase s’mund t’i përjetoja e ti përshkruaja kurrë kaq fuqishëm sa ata.
- O Zot si ishte bari atje! E kam vendosur. Sa të kthehem në Laç, do ta rregulloj vetë pjesën e dyqanit tim, aty përpara. Do mbjell lule. Na mbyti pluhuri tek ne, unë e lag me zorrë përditë, por prapëseprapë ngrihet. Kur kalon një makinë, bëhet tym dynjaja! - thotë gruaja.
Kishin kaluar plot dy orë muhabet. Unë dëgjoja e u përgjigjesha pyetjeve. Ma treguan jetën e vajzës. Lidhjen e saj me të shoqin, “po, po, shqiptar e ka marrë”. Lotët gjithashtu se vajza kishte dy vjet që s’po bënte dot fëmijë.
-Unë i kam thënë, mos bëj kështu si e marrosur. Ajo u çmend. E do o tani o plasi. I duket sikur s’do të bëj kurrë… Moj, i them, gëzo jetën një herë, se unë s’e pata fatin ta gëzoja pa kisha ditur vetë… lindin fëmijët e s’mendon më per veten…
Burri, në pamje aq i dashur e intelektual, lajmëron se po ik në banjo.
Ai zë largohet me hapa të lehtë e për një çast unë dhe gruaja e ndjekim me sy.
Ajo psherëtin… si ato psherëtimat që shkulen nga kraharori…
- Ma ka nxirë jetën, i farkuari!
Mu duk sikur më bënë veshët.
-Urdhëro?!
- Ai, ai! Ma ka nxirë jetën të them! Që vitin e parë që u martova me të, shkuesi për hatër të gjyshes, nuk ia prishën prindërit, e kuptova që kisha rënë në ferr. Pijanec e shkuar pijanecit. Doja ta lija. Në fillim isha e ndrojtur, s’ma mbante. Pastaj kur i thirra mendjes se s’mbante më ujë pilafi, ç’tu bëja fëmijëve?
E ajo fillon e i numëron me një frymë të gjitha “të zezat” që i ka ngrënë prej tij.
-Edhe dru kam ngrënë, po të them! E sheh këtë buzën e ndarë, edhe me thika jemi zënë!
- Po tani?, pyes e hutuar, e lodhur, e shtangur, e revoltuar…. jo jo, asnjëra nga këto, thjesht pyes, pa e menduar, ashtu e lodhur, mbase dhe e habitur nga tërë kjo lukuni fjalësh që më drejtohen me një pasion, që unë s’arrij ta përceptoj nga vjen, çfarë e ndjell?
- Tani, ja. Pasi humbëm shtëpinë, nga basti i këtij idioti, dhe fëmijët ikën në emigrim i kam marrë vetë gjërat në dorë. Mora një dyqan me qera dhe në fillim e pata të vështirë por në sajë të vullnetit tim, gjërat shkuan mbarë, dhe biznesi i mobiljeve më eci shumë mirë, aq sa e kam blerë një shtëpi të mirë dhe po kursej për dasmën e djalit.
Ma shkel syrin. Shoh që burri po afrohet buzagaz. Akoma pa u ulur, si duket e kishte menduar një pyetje atje në banjo dhe ma tha me rrëmbim e si me qortim:
- Po ty si të paskan lënë vetëm, në Amerikë, prindërit e tu?
Gruaja e gjuan me bërryl dhe i urdhëron:
- Prit se po flisja!
Dhe vazhdon.
- Moj, siç po të thoja, kisha pesë vjet pa e parë djalin në Itali se s’kishte dokumenta të vinte. Kërkonte por asnjëra nuk po ia varte. I thashë, të keqen mami, gjej ato të shëndoshat se kshu si i zgjedh ti, s’ke gjë në terezi, vetëm për seks të duan. Se e kam të mirë, se ke idenë sa i mirë është, bukuroshi i mamit. Edhe, ashtu bëri. Kjo bullafiqja ia vari menjëherë. I kam në shtëpi të dy, do të vijnë të na marrin në aeroport…
Na ndërpret një plak.
- Where are you from?
- Albania. You?
- Serbia!
Gruaja i rrudh vetullat:
- E ç’dashka derëziu. Merru vesh ti me të!
Plaku Serb më kap prej krahu e me zë lutës shpjegon:
- I am lost (kam humbur). Look! Here! Gate?
Në sytë e tij nuk duket as edhe një grimcë meraku, se po i kërkon ndihmë një vajze shqiptare për të gjetur portën e avionit të tij. Jo asgjë. Përkundrazi, kur e lë tek porta e tij, ai ma kap dorën e ma shkund fort, duke më falenderuar, sikur unë çfarë kisha bërë. Drejtohem për nga qifti shqiptar të cilët dukeshin të habitur:
- S’qenka si këto prapa nesh. Që kur kemi ardhur, duket që po na shajnë. Ja ktheje kokën. S’marr vesh serbisht, po me ne e kanë.
Na bashkohet në pritje një vajzë franceze e re. Po shkoj në dasëm thotë.
- Po ku do të shkosh?
- Nuk e di se në çfarë qyteti a fshati. Nuk ka problem për mua. Jemi takuar në Spanjë në një shkollë, dhe miqtë e mi shqiptarë, që atëherë janë familja ime. Ata do të më presin në aeroport, kjo ka rëndësi… Shqipëria për mua është bërë më e shtrenjtë se Franca…
Përkthej.
- E paska lënë truri francezen, - thotë burri. – Ku shkon kjo kështu, s’ka idenë ku do të përfundojë! A e din kjo se s’kemi drita as ujë! Qenka trape fare…U nis avioni. Në ajër, s’ngopem me bukurinë e vendit tim. Sa e habitshme, kam parë bukuri sa të duash, por kjo e vendit tim, ma mbush shpirtin me një tjetër energji… Mbërrimë në aeroport, në Tiranë. Një grua e veshur si police, na drejtohet:
- Hajdeni me mua, se unë e di që i keni mbushur valixhet me mallra tregtie, duhet të paguani taksën!
- Moj shoqe! , ia pret gruaja, kam vetëm rrobat e mia, s’kam gjë për tregti…
Gruaja police i rrudh buzët e largohet.
-Dashkan taksa, të pangopurit, të na hapin edhe valixhet për kontroll… Uuu ja djali!
Më përqafojnë të dy e ndahemi. Unë duhet të pres pesë minuta, se avioni erdhi shumë më herët se ç’pritej e s’paskan ardhur akoma ata të mitë. Më pihej një kafe. Ulem.
Përballë shoh një vajzë që duket se sa ka mbërritur si unë e që s’ngopet duke përqafuar një vajzë tjetër të vogël: “Sa qenke rritur! Të keqen motra!”. Ndërsa një djalë i ri, me një fëmijë të kapur për dore e që po pret në radhë nisjen, nuk di pse u nervozua aq shumë, sa ia futi një shpullë të rëndë fëmisë (së vet?) dhe e kërcënoi se do i vinte tjetra. Të gjithë kthyen kokat nga të qarat e djalit që mund të ishte dhjetë dymbëdhjetë vjeç, por nuk thanë asgjë. Unë i kisha fiksuar sytë, dhe djali-baba, ma shkel syrin në shenjë flirtimi dhe fryhet si i burrëruar duke i bërë një tjetër kërcënim djalit të vogël.
Në vesh më ushtuan fjalët e gruas: “Ma ka nxirë jetën! Jetën… jetën…kupton?”… Kuptoj? Çfarë të kuptoj? Çfarë do të ndryshonte nëse unë do të kuptoja diçka..? E nxjerr gjuhën sërish, e thith lëngun e kafesë, pushoj së menduari e i kullos sytë në varavingjen e njerzëve… ikin, vijnë, presin… e koha këtë herë e shkurtoi bishtin në rrëzë për të më dhuruar për një çast të vetëm shijen e vet…
Dikush vrapon në aeroport. Edhe unë kërcej e bëj të njëjtin gjest me bukuroshen më parë, kap, lëshoj, përqafoj mbesën e vogël…


1 April 2008 @ 5:25 am
Bo car shkrimi stereotipik, mi humbi kot 4 minuta nga jeta.
1 April 2008 @ 5:32 am
O Laura a te ka rastisur te takosh nje mashkull te mire?
1 April 2008 @ 5:50 am
Laura:
kam takuar… s’eshte shkrim per mashkull a per femer…
as per te pergjithesuar.
Nxitja per ta shkruar, kete eksperience te vertete, ka ardhur me shume nga kjo:
“Ma ka nxirë jetën! Jetën… jetën…kupton?”… Kuptoj? Çfarë të kuptoj? Çfarë do të ndryshonte nëse unë do të kuptoja diçka..? “.
Domethene, si ka mundesi, qe ndodh (me ka ndodhur shpesh, nuk di a iu ka ndodhur te tjereve) qe tjetri ta zbraz jeten e vet, e pastaj iken i /e qete pa teklif fare ne rrugen e vet… A thua se e panjohura/ i panjohuri kuptoi ate qe ai/ajo s’e kupton dot as vete.
Ka dhe disa grimca te tjera, qe nuk jane me pak interesante,
Po cilat?
1 April 2008 @ 5:56 am
Jo, ta them ngaqe ka shume meshkuj qe thone rregullisht: “ajo ma ka nxire jeten” gerr verr, jo po me ferko kycet, jo po mesin…
PS. nje fjale e urte e popullit vella kinez thote: “mundohu te mos mbash anen tende ne nje debat”
1 April 2008 @ 6:04 am
eh, dakort, as qe e dyshoj… mund te ndodhte edhe e kunderta…
Bile une dyshova, “pijanec ai!!!” , s’do ta merrte mendja … Mbase ajo ia ka futur edhe krejt kot…
mbase…
Po me mua c’kishte?
E kam fjalen ketu, nese asaj vertete i eshte nxire jeta, nuk duhet te mjaftohet me nje shfryrje muhabeti… Me ka bere kete, kete, kete… Ankesa! Ok! Po ti cfare bere? Tere kete kohe?
Ne aeroport, per bese, ai ia futi dacken djalit te vet, sa i dolen xixa, e kercenonte e femia s’pushonte se qari, polici dy hapa me tutje, turma, jam e sigurte do ta kete bere muhabet:
“po ia nxin jeten femise se vet”…
Muhabet… muhabet…
Mbase dhe ne ketu, muhabet…
1 prilli sot,
per bese nuk po genjej…
1 April 2008 @ 6:19 am
Na riktheni ne identitet….se po e ndjeja veten shume te lire te flisja sandrac ne kete teme.
1 April 2008 @ 6:27 am
edhe vazhdoj…Ne cdo shkrim Laura, me duket se ua heq k@qet meshkujve qe pershkruan. Ju na hiqni edhe emrat…protestoj.
Ndihem i abuzuar…
Once was a lesbian from Cacoon.
after night she took a man to her room
they were arguing all night about the right
to do what, how long and to whom.
1 April 2008 @ 7:23 am
po fillojme lojen e identiteteve
1 April 2008 @ 8:25 am
Sa lexova si ishte shkruar fjala “çiftit” nuk mora mundimin ta lexoj.
1 April 2008 @ 8:55 am
“Bo car shkrimi stereotipik, mi humbi kot 4 minuta nga jeta.”
hahahahha Dikujt edhe me shume …..
1 April 2008 @ 9:56 am
Laura pash zotin u ka ik moda ketyre shkrimeve.
1 April 2008 @ 11:17 am
e bukur
1 April 2008 @ 12:17 pm
AR31:
Duket si fragment nga skenari i nje filmi. Teper real. Realitete shqiptare! Bukur Laura!
1 April 2008 @ 12:32 pm
Etrusk:
Shkrim i lezetcem, sinqerisht me krijoi pershtypjen sikur isha edhe une ne terminal.
Faleminderit Larua qe na sjell copeza nga udhetimi per ne Memedhemjen tone. Peshkrimet e udhetimeve jane gjithmone shume te bukura.
1 April 2008 @ 7:17 pm
Lezetshëm shkrimi, më pëlqeu. Viena, ajo puna e biletës së zgjedhur pa u menduar shumë, mesogruaja që ia ka nxirë jetën mesoburri, dackat që t’u plasin sytë kalamajve… më kujtuan kaq shumë veten time gjatë kthimit para disa ditësh, vetëm se serbët kësaj rradhe më zunë tavolinën tek kafja ku kisha lënë plaçkat dhe pallton, dhe me mirësjelljen më të madhe, më thanë që mund të ulesha dhe unë po të doja.
1 April 2008 @ 10:17 pm
Aman moj Laura, sa here te kam lexuar, kam kuptuar vetem nje gje - qe nuk harron te tregosh asnjehere se je ulur diku per te pire kafe…Keto lloj historish nuk me duken shume larg telenovelave qe kane pushtuar ekranet shqiptare dhe mbajne ngujuar njerezit e papune. Per disa sekonda, ashtu me bere te dukem edhe mua…
1 April 2008 @ 10:22 pm
laura,
Sa e pa-fate qe je dhe je ti… Ku vete dhe te bie biseda gjithmone me burra “mostra”..
Seriozisht merre pak me shtruar,se nuk jemi aq te keq sa na bejne…
Namin kemi …
1 April 2008 @ 10:37 pm
njerëzve në aeroporte u duket vetja se janë te psikologu njëfarësoji… ngaqë janë të ngeshëm, s’e kanë parë tjetrin asnjëherë dhe me hesap nuk do e shohin më… a është ajo atmosfera e zonës neutrale që s’i përket asnjeriu dhe ku njeriu s’ka më shumë identitet se ai i pashaportës dhe valixheve…të tregojnë jetën me themeli… dhe kafja nëpër aeroporte është gjithmonë shumë e mirë, për çudi…
dhe…unë s’pashë ndonjë stereotip të kastruar… ai rasti i atij çiftit mund të ishte shtjelluar shumë mirë dhe më vete, pa detajet e tjera.
përshëndetje, Laura.
1 April 2008 @ 11:02 pm
Degjo mua te ka genjyer! Ai, qe e lajmeronte edhe kur vinte ne “halet” i kish nxirre jeten? Mos ia ka nxirre ajo “ger-ver, ger-ver e hengri xhaxhin”?
Medmek dhe ajo “engjellorja” nuk ngelej mbrapa.
Martesa me shkusi keto ka; e urrente burrin dhe pastaj s’dinte si ti nxirrte inatin, ger-verizmi ishte i vetmi mjet per te shfryre dufin.
E vertete shqiptaro-anglez, nuk jini aq te keqij sa ju bejne!
INA
1 April 2008 @ 11:08 pm
http://www.youtube.com/watch?v=gLWvc0DedtU
3 April 2008 @ 9:17 pm
Mua me pelqejne shkrimet e Laures…jane shume konkrete dhe me ngjyra reale.
4 April 2008 @ 10:54 pm
Laura,
Kot te te pyes, sa vjece ke ardhur ne Amerike? Stili i te shkruarit dhe ndertimi i fjalive duket shume amerikan. Puna eshte se ne anglisht ky lloj stili funksionon por ne shqip duket si nje pune e bere ne nxitim e siper.