Login



Register

Lutemi

Ne u lutëm për një botë më të mirë
U lutëm
Për paqe, dashuri, ëmbëlsi e dëshirë
Ne u lutëm
Ne i kënduam diellit, të korrave, pranverës
Ne kënduam
Ne iu lutëm shiut, furtunës dhe erës
Ne u lutëm
Pastaj erdhi vjeshta, e njomë, gri
Ne u lutëm
Vdiqën gjethet, ne u mbyllëm në shtëpi
Dhe u lutëm
Katër muret numëruam disa herë
Dhe u lutëm
U ndjemë të braktisur, të pavlerë
Por u lutëm
Kur papritur erdhi dimri si ngaherë
Ne u lutëm
Kur fryu ngricë, urrejtje e vrerë
Ne u lutëm
Ç’ke në mendje, këtë e di veç Ti
Ne lutemi
Na pret gaz, zvetnim apo zi
Ne lutemi
Ne po lutemi siç janë lutur të tjerë
Ne po lutemi
Duke pritur një tjetër pranverë
Lutemi…

A.K.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

7 Komente

  1. doriani thotë:

    15 June 2007 @ 12:05 pm

    bukur;i permbledhur mire,i qarte,i hapur dhe i sinqerte.kam pershtypjen se “refrenin” edhe op ta kishe perseritur disa here me pak,do te ishte nenkuptuar gjithsesi.Me pelqeyen vecanerisht shkallezimet ne ndertimin e metaaforave.Mbase do te kishte qene me e udhes ta thyeje vargun ne menyre ma asimetrike,por sidoqofte eshte nje ide…keshtu..pas nje leximi te shpejte.urime

  2. akull-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 June 2007 @ 1:32 pm

    Ne i kënduam diellit, të korrave, pranverës
    Ne kënduam

    Sikur te kendonim tere kohes…

  3. Perparim Hysi Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 June 2007 @ 3:22 pm

    Poezia e bukur dhe domethënëse.Boriet bien për ata që kanë veshë.Aluzioni del qartë.Konçize dhe,njëkohësisht,perfekte.Urime!
    Nga Përparim Hysi,15 qershor 2007

  4. Pjer Thomas thotë:

    15 June 2007 @ 8:45 pm

    Mesazhi paqesor (paqtor) qe percillet ne kete poeme eshte i mire , biles deri ne perdellim (perdllim). Jo keq.

  5. edrus thotë:

    15 June 2007 @ 9:21 pm

    më pëlqeu.
    Shumë e bukur.

  6. detijon thotë:

    17 June 2007 @ 8:17 am

    vjersha shume e bukur. Nuk jam e sigurt se per cfare behet fjale, por megjithate e bukur.

  7. Andivlora Shkruaji mesazh privat thotë:

    17 July 2007 @ 1:16 am

    Teknika e kesaj poezie me kujton Findlejin e poetit kombetar te Skocise Bernsin

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.