Lumturia

Nga Arianit Roshi

Nena eshte e lumtur.
Nena betohet qe eshte e lumtur.
Nena duket e lumtur.
Motra ime, mendohet dhe nuk gjen asnje arsye per te mos qene e lumtur, sepse duhet te kesh nje arsye per te mos qene i lumtur.
Gjithesesi, motra nuk jeton me ne.
Ajo ka familjen e saj, nje familje te vogel qe duket kaq padyshueshmerisht e lumtur.
Heyyyyyyyy ne jemi te lumtur.
Femijet i kam te mire, jane shume te degjueshem, punetore, dhe mjaft te bindur, fillon nena deklamimin e lumturise se saj sa here qe miqte vijne te na takojne.
Ata pohojne heshturazi me koke, shikojne nenen ne sy, e cila merr edhe me teper kurajo nga heshtja e tyre per te vazhduar me tej.
Jemi rehat, shyqyr zotit nuk kemi asnje problem.
Se une per dy muaj dal ne pension, dhe me ato para qe do te marr sigurisht qe do te mbyll shume halle, se qe thua ti shtepi pa halle nuk ka, por ne fakt ne jetojme mire.
Se ja, ne kemi nje shtepi te madhe, djali eshte ne pune, dhe …… mysafiret aprovojne me koke, ndersa nena u afron filxhanin e kafese…. dhe perpiqet te vazhdoje aty ku e ka lene, por sdi te vazhdoje.
Nena s’di te vazhdoje.
Nenes i mbesin fjalet ne fyt dhe te mendosh qe i ka thene qindra here keto fjale.
Nuk eshte e lehte te flasesh per lumturine mendoj une, qe jam gati te vazhdoj aty ku e la fjalen nena, por ajo e gjen fjalen shpejte, dhe rifillon nga e para.
Nena eshte e bindur qe eshte e lumtur, madje ajo betohet per kete.
Miqte pyesin, shpesh jane edhe ciniker te medhenje, bile keqedashes, por gruaja eshte stoike, asaj i duhet te mbroje lumturine e saj, i duhet te flasi per te, sepse ne fakt te ben te ndihesh i lumtur kur flet per lumturine.
Se keni provuar???
Nganjehere kur e shikon se ata nuk jane aq te vemendshem ndaj lumturise sone, tregimi i saj fiton nje ritem tmerresisht te frikshem, ajo e kap per krahu biseduesin e saj, dhe kerkon kaq paturpesisht ta degjojne dhe rifillon rrefimin e lumturise.
Pikerisht atehere kur lexon ndonje shenje mosbesimi ne mimikat e tyre, nena kembengul, ngre zerin, imponohet, e nganjehere perlotet nga lumturia.
Ata duhet te binden qe ne jemi te lumtur, mendon nena me vete, dhe nuk mposhtet per asnje cast.
Ne nuk vuajme nga asnje semundje, kemi bollek, ne kemi kaq shume dashuri e dhembshuri per njeri tjetrin, nuk zihemi kurre, nuk bertasim, respektojme mendimet e njeri tjetrit, jetojme me harmoni, numeron nena arsyet e lumturise se vet ndersa miqte bejne sikur kenaqen edhe ata.
Por jemi vetem ne te dy, une dhe nena.
Kur nena shikon habi a mosbesim ne fytyren e degjuesit, mbushet me fryme, dhe behet gati per tja filluar nga e para, pergatitet per te fituar betejen e lumturise, por pikerisht atehere, qellon qe ata te ngrihen gjithe miresjellje, buzeqeshin, dhe thone se ka ardhur koha te ikin.
Nena ndihet ligesht, buzeqesh, pershendet, shtyn deren, mbetet vetem.
E deshperon e gjitha kjo, por ajo nuk jepet.
Tani s’eshte askush qe ajo te bind se jemi te lumtur.
Une e di qe jemi te lumtur, e kam degjuar qindra here rrefimin e nenes, dhe normalisht e kam besuar ate.
Kush me mire se nena e di se kur duhet te jesh i lumtur.
Nuk eshte koha per te qene i trishtuar.
Nena shkon ne dhomen e saj, mbyll deren, dhe mbase mendon arsye te tjera per te bindur ata per lumturine tone, a mbase edhe per tu vetbindur edhe me teper.
Nena perpiqet te fitoje betejen e lumturise.
Ajo del rralle nga dhoma.
Qendron brenda saj, qan shpesh dhe shpesh qesh, e mbase eshte e cmendur.
Po une nuk duhet te guxoj ta dyshoj nje gje te tille e jo me ta mendoj ate.
Nena nuk mund te cmendet.
Ajo eshte e lumtur.

Kishte dite qe nena nuk dilte nga dhoma.
Nuk vinte ne goje pothuajse asgje, madje edhe kafe nuk kerkonte.
Nje mbremje, vendosa ti coja dicka per te ngrene.
Hapa deren dhe pashe se nena kishte varur veten.
Perballja me vdekjen te mpin, dhe pyetja e pare qe te kercen ne koke, eshte po tani, cfare tani, c’duhet te bej.
Marr telefonin, me duart qe me dridhen formoj numrin e motres, ndersa trupi i nenes lukendet nga nje fllad qe ka filluar te fryje nga dritarja e hapur e dhomes.
Nga ana tjeter e telefonit ka zhurma, motra bertet, degjohet nje e qare femije.
Nena vari veten, them me gjysem zeri, por motra nuk arrin te me degjoje, ajo pyet perseri, cfare, cfare po thua, nuk arrij te degjoj, pastaj kerkon qe femija te pushoje, une i flas kesaj here me ze me te larte, nena eshte varur, por ajo e ka te veshtire te me kuptoje, dhe perseri thote cfare, kesaj here edhe me forte me sa kam ne koke uleras, NENA KA VRARE VETEEEEEEN, por nuk eshte nevoja te bertas, zhurma ka mbaruar dhe motra e degjon mire se cfare po them.
Ka vrare veten perserit ajo, pastaj degjohet nje klithme, perseri zhurem dhe e qara e femijes. Mbyll telefonin, ndersa nena ende e varur duket sikur me perqesh.
E urrej nenen per kete qe beri.
Motra vjen, ajo qan, dridhet e tera, ndersa bashkeshorti i saj me ndihmon ta ulim trupin.
Eshte e pamundur ta kepusesh litarin.
Te vdekurit jane shume te rende.
Tani duhet te lajmerojme te afermit.
Eshte vone, eshte mbase 2 e mengjesit, dhe kane ardhur disa gra, kusherirat tona.
Kane shtrire trupin e nenes mbi shtrat, por ende nuk ka filluar vaji.
Grate presin.
E qara ka kohen e vete.
Cdo gje ka kohen e vete ne nje vdekje.
Duket si nje regji e pergatitur mire, ku ty te qellon te jesh personazhi kryesor.
Fjalet, shprehejt gjithcka qe thua, duhet ti mendosh shume mire, sepse cdo gje duhet bere sic e duhet, duhen ndjekur rregullat e zakonet qe te respektohet i vdekuri deri ne fund.
Ne kete show une jam ai qe prefermoj dhimbjen, marr ne telefon kusherinjte e mi te larget, dhe plot dhimbje e solemnitet u them se NENA NA LA.
Ata preken, madje nganjehere edhe me shume se mua qe e kam nene, pyesin per varrimin dhe hollesira te tjera, mbyllin telefonin, dhe pastaj nuk degjoj me asgje.
Trupi eshte ne mes te dhomes, te gjithe jane thirrur dhe pritet vetem ardhja e tyre.
Gjithcka eshte gati.
Tani ato mund te qajne.
Grate fillojne te qajne, shperthen kuja, ulerimat, lot, jarge dhe qurra, shami te shtrydhura, ndersa trupi i nenes ka filluar te vije ere.
Ne dhomen e burrave ka cigare, fytyra serioze, dhe trafik fjalesh.
Njerez qe sjane pare prej kohesh shtrengojne duart, flasin me ze te ulet, ndersa une plotesisht vetem ne vendin tim shtregoj duart, fiksoj fytyrat e panjohura, tregoj pafundesisht se si kishte ndodhur gjithcka.
Ata tundin koken, pshertijne, bejne komente.
Po c’eshte jeta : thote dikush.
Genjeshter eshte, ja pret dikush tjeter.
Shumica aprovojne me koke, aprovoj dhe une.
Pastaj vijne disa te tjeter, zene vend heshtur pasi kane rrokur duart e mua e kane peshperire dicka qe sarrij ta kuptoj, psheretijne dhe ai me plaku thote:
Te past lent uraten, po si ndodhi, dhe mua me duhet te tregoj per te 100 here historine, me te njejtat fjale, duke i qendruar besnik rrefimit.
Ehhhh mos u merzit mor bir se i ka jeta keto te keqija, se ja qe thua ti mua me kane vdekur 2 djem.
Po zoti me mbajti mend e krese, se thashe se u cmenda.
Po ja ku jam.
Mjere ai qe iken thote dikush tjeter- se i gjalli ben derman.
Epo nuk thone kot qe zoti ja dha dhembjen gurit e guri plasi, ja dha pemes e pema u tha, ja dha robit, e robi e mbajti.
Ashtu eshte thote dikush tjeter, te gjithe aprovojne , aprovoj dhe une.
Kafe, tym cigare, zhurem, dhe nuk mundem te mendoj per nenen.
Nuk kam kohe as te mbyll syte.
Duhet te interpretosh ti bindesh zakoneve.
Grate matane pergjojne te vdekuren, here pas here qajne, pastaj fjalosen mes tyresh dhe duket se harrojne per pak qe ne mes te dhomes eshte trupi i nenes.
Ndersa une nuk mund ta kujtoj dot nene.
Ajo duket e larget.
Vdekja i ben njerzit te larget, me te larget se lumturine.
Nena vari veten.
Ne mesdite e varrosem.
Ne mbremje krejt i vetem u ula ne karrigen e saj, dhe u perpoqa ta sillja ndermend.
U perpoqa te gjeja nje arsye per te kuptuar pse e kishte vrare nena veten, por nuk munda sepse ajo me ishte dukur e lumtur.
Po po, me ishte betuar se ishte e lumtur.
Nena kishte qene gjithmone e lumtur.
Atehere nuk kisha pse vazhdoja te dyshoja akoma.
Gjithcka ishte e qarte.
Ajo e kishte bere nga lumturia.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

24 Komente

  1. avocados thotë:

    16 August 2008 @ 2:57 pm

    E shkelqyer!

    Se ja, ne kemi nje shtepi te madhe, djali eshte ne pune, dhe …… mysafiret aprovojne me koke, ndersa nena u afron filxhanin e kafese…. dhe perpiqet te vazhdoje aty ku e ka lene, por sdi te vazhdoje.
    Nena s’di te vazhdoje

    Nenes i mbesin fjalet ne fyt dhe te mendosh qe i ka thene qindra here keto fjale.
    Nuk eshte e lehte te flasesh per lumturine mendoj une, qe jam gati te vazhdoj aty ku e la fjalen nena, por ajo e gjen fjalen shpejte, dhe rifillon nga e para.
    Nena eshte e bindur qe eshte e lumtur, madje ajo betohet per kete.

  2. Moza thotë:

    16 August 2008 @ 4:05 pm

    :-( Nuk du te lexoj keshtu gjerash per weekend !

  3. edrus thotë:

    16 August 2008 @ 4:23 pm

    Pa fjalë!
    Luljan, ç’dreqin e prure?

  4. Idris thotë:

    16 August 2008 @ 4:37 pm

    Gje e mrekullushme…duhet kohe te mbledhesh veten…Po rrime ca .

  5. xixa thotë:

    16 August 2008 @ 4:56 pm

    Ja pra, bën vaki të varësh vehten nga lumturia. Dhe unë që mendoja se zakonisht, e varim vehten kur të pêrmbyt fatkeqsia.
    Të falemnderoj Luljan pêr prurjen. M’a nxorri krejt gjumin e fundjavës dhe më bëri të mendoj pêr tê tjera gjêra, tê ndryshme nga rutina.

  6. edrus thotë:

    16 August 2008 @ 5:18 pm

    “Jena mirë e kena boll!”
    Lumturia, në ktë rast, është të jesh apo të kesh?
    Është përpjekja për të arritur atë objektiv/dëshirë/synim apo arritja e tij?
    Nuk e di se pse, por shkak për “lumturinë që e vrau”, shikoj të birin që ishte i vetmi që mund të mos kishte arritur që të realizonte atë që nëna kishte menduar se do ishte e mira/lumturia e tij…

  7. arifibashkim thotë:

    16 August 2008 @ 6:03 pm

    Eh…..keshtu e paska jeta bijt e mi. Njeriu vdekerka edhe nga lumturia.Epo… i paste lene uraten.

  8. doriani thotë:

    16 August 2008 @ 6:41 pm

    Sipas meje fabula eshte trajtuar perciptas,ka trajtat e nje skice ose boce qe pret te perpunohet per te qene me bindese.

  9. arb thotë:

    16 August 2008 @ 8:31 pm

    …e urrej nènèn pèr kètè qè bèri!!

  10. Vemendje thotë:

    17 August 2008 @ 6:34 am

    Dicka thelbesore qe karakterizon autorin tek personazhi i djalit; E gjithe ngjarja vepron tek ai (personazhi), duke i shtuar dimensionin e c’do gjeje te shkruar ne tregim. Ne fund ngjarja sikur te jet e tija gjithashtu, qe nga ngjarja nenen, apo te tjeret me radhe ne dozen e tyre te vecante. Ndjesia e transparences persiell njohje per ngjarjen e shkruar.
    Mendim stimulues eshte kur mesazhi i perfituar nekuptohet; Lumturia s’vret. por i ardhur nga viktima (nena), qe nuk tentohet artificialisht te jet ndryshe tek i biri, duke e lene te birin nen hije te “lumturise se se emes viktime e “lumturise”" per t’u nenkuptuar nje vazhdimesi e ngjarjes se personazhit djal. Ngjarja e mundeshme qe lexuesi vazhdon te shtjelloj me djalin mund te jete e po aq llojeve qe ka edhe lexues, por me nji emerues te perbashket; faktori i dinamikave te tregimit shoqeron zgjimin e pergjumjeve minore.

    Eshte analitik egzistencializmi i perceptuar.

  11. nje lexues thotë:

    17 August 2008 @ 2:58 pm

    pavaresisht fabules jo origjinale dhe te rrahur aq shume edhe ne letersi ( sidomos ne letersine realiste magjike latinoamerikane dhe neorealiste italiane) dhe kinematografine neorealiste europiane,( sidomos ne neorealizmin italian- kufoma e nenes se vdekur, se vetvrare, te varur apo te helmuar,dhe bashkeshorti, i dashuri, dashnori, djali apo vajza e saj duke medituar ne retrospektive para kufomes se njeriut te dashur, ndersa ca shamizeza vajtojne ne dhomen e te vdekures) krijimi i mesiperm eshte shkruar kendshem dhe arrin te jape te lexuesi idene ate cfare ka dashur autori. pra kete rradhe ideja nuk ka mbetur e kycur ne mendjen e autorit por i eshte dhene lexuesit mes rreshtave.

    mendoj se tregimi do fitonte me shume vlere artistike nese autori do te kish shmangur disa “ujera” te cilat sipas meje jane te teperta.

    edhe ne kete krijim has ne fraza deklarative shpjeguese te cilat kur perseriten bien edhe me shume ne sy si te teperta. pra duket sikur autori nuk eshte i sigurte qe mesazhi i tij percohet te lexuesi dhe prandaj i perforcon keto mesazhe duke e zhveshur idene apo nenidene nga arti dhe duke e deklaruar cope( idene apo nenidene) a thua se po i ben vete ai nje interpretim apo koment krijimit te tij dhe paragrafeve artistike te shtjelluar si psh ne fjalite e meposhtme:

    “Nena perpiqet te fitoje betejen e lumturise.”
    “Duhet te interpretosh ti bindesh zakoneve.”
    “Vdekja i ben njerzit te larget, me te larget se lumturine.”

    Fjalite e mesiperme mendoj se duhet t’i lihen lexuesit t’i artikuloje ne mendjen e tij duke lexuar paragrafet dhe jo t’i serviren nga krijuesi si shabllone. konkretisht ne kete tregim suksesshem percohet te lexuesi ideja artistike, ndaj mendoj se eshte e tepert dhe e demshme “frika” dhe perkujdesja sqaruese e autorit ne tregim.

    perseri konstatoj difektin “e vjeter” te autorit ne finalizimin (stilistik ne kete tregim, dhe ideor ne disa krijime te tjera te tij) e krijimit.

    mbyllja e tregimit:

    Ne mbremje krejt i vetem u ula ne karrigen e saj, dhe u perpoqa ta sillja ndermend.
    U perpoqa te gjeja nje arsye per te kuptuar pse e kishte vrare nena veten, por nuk munda sepse ajo me ishte dukur e lumtur.
    Po po, me ishte betuar se ishte e lumtur.
    Nena kishte qene gjithmone e lumtur.
    Atehere nuk kisha pse vazhdoja te dyshoja akoma.
    Gjithcka ishte e qarte.
    Ajo e kishte bere nga lumturia.

    mendoj se do ishte me bukur pa 3 fjalite e meposhtme sqaruese:

    “Atehere nuk kisha pse vazhdoja te dyshoja akoma.
    Gjithcka ishte e qarte.
    Ajo e kishte bere nga lumturia.”

    pikerisht kur tregim i i afrohet fundit dhe lexuesi emocionalisht do te filloje monologun e brendshem te tij me perjetimet qe ky krijim i ka falur, vjen autori me fjalite sqaruese dhe nuk i le kohe atij (lexuesit) te shijoje, te meditoje, te persiatet, te perqse te vertetat e tij me ato te krijimit, te beje pra pikerisht ate qe nje lexues jo i rendomte ben pasi lexon dicka artistike: te bjere ne mendime.
    Amatorin nga profesionisti, nder shume te tjera, e dallon edhe nje tipar : i pari i shkruan mesazhet artistike deklarativisht ne rreshta, kurse i dyti i jep pa buje mes rreshtave. te ajo pjesa e bardhe ne mes te rreshtave.
    Gjithsesi nje tregim terheqes qe ne teresine e tij me pelqeu, sidomos momenti i telefonates se motres, fjalia elegante ” nena s’di te vazhdoje” dhe te tjera pasazhe te tregimit.

  12. Vemendje thotë:

    17 August 2008 @ 7:17 pm

    “Atehere nuk kisha pse vazhdoja te dyshoja akoma.
    Gjithcka ishte e qarte.
    Ajo e kishte bere nga lumturia.”

    Aq transparent-tejdukshem eshte ngjizja-perceptimi i ngjarjes, sa pothuaj nenkupton nje tjeter po aq te komplikuar ne tre fjalit “konkluzion” te personazhit.

    “nje lexues” amator eshte leximi yt, kur bie viktim e “naivitetit” peshkues te perdorur me senc, ashtu vetem si mund te ket senc vetem ky lloj mendimi i autorit ne mbyllje.
    Ne te kundert mendoj ne te dyja rastet, qe shpreh shqetesim ” nje lexues” per mbyllje te pa nevojshme. Stili i autorit eshte tull, i qart, nuk eshte ne perpelitje eleokuente si mund te jet rasti yt si lexues, per te gjetur veten ne tregim. Autori eshte cdo gje qe ben tregimin-treguar si ne te vertet tregimi eshte, dhe as pak se ngaterron autori veten ne qorrsokakun e moralizimit.

  13. nje lexues thotë:

    17 August 2008 @ 7:55 pm

    vemendje, me fal qe guxova te shpreh pershtypjet e mia amatoreske dhe jo “profesionale” si te tuat, por une e kam theksuar ne komentet e meparshme te miat pikerisht duke patur parasysh ate tufe peshqish injorante nga letersia qe kryesohet nga ty:

    Sidoqofte kjo ishte vetem pershtypja ime te cilen askush nuk eshte i detyruar ta konsideroje si te mireqene. as autori i skices sigurisht.

    ..dhe sigurisht as vemendja dhe tufa gazplote.

  14. Vemendje thotë:

    17 August 2008 @ 9:07 pm

    “Sidoqofte kjo ishte vetem pershtypja ime te cilen askush nuk eshte i detyruar ta konsideroje si te mireqene. as autori i skices sigurisht.
    ..dhe sigurisht as vemendja dhe tufa gazplote.”

    Pra nuk na ndalon te shohim-lexojme. Nuk ke parasysh te kunderten.

    “vemendje, me fal qe guxova te shpreh pershtypjet e mia amatoreske dhe jo “profesionale” si te tuat, por une e kam theksuar ne komentet e meparshme te miat pikerisht duke patur parasysh ate tufe peshqish injorante nga letersia qe kryesohet nga ty:”

    E para, as me shkon ndermend amatorizmi ne shkrime te tilla si keto te A.Roshit.
    E dyta ne se une te ve ne dukje amatorizmin qe ti vet permende, nuk do te thote automatikisht profesionalizem nga ana ime, por ti vulos me amatorizmin tend kur shprehesh: “patur parasysh ate tufe peshqish injorante nga letersia qe kryesohet nga ty”

    Pse je per vdekje perqafuar me veten, shoh te kesh mundesi te jetosh edhe ti, jo si nena e tregimit ” e lumtur”, por si te lexon dikush, duke te redaktuar ate pak fallco qe te jep zgjuarsia.

  15. ajo thotë:

    17 August 2008 @ 9:16 pm

    Po c’eshte jeta : thote dikush.
    Genjeshter eshte, ja pret dikush tjeter……….
    Vdekja i ben njerzit te larget, me te larget se lumturine.
    Nena vari veten……………….
    Gjithcka ishte e qarte.
    Ajo e kishte bere nga lumturia…………………..

    (Pa koment……)

  16. Zana thotë:

    17 August 2008 @ 9:42 pm

    E shkruar mjeshterisht!Komplimente te sinqerta.Nje prurje me nivel artistik nder me te lartit qe kam lexuar te peshku.O Zot sa e rende veç!!

  17. Ar.Ba. thotë:

    19 August 2008 @ 11:48 am

    e lexova me nje fryme. nuk di pse, por ishte shkruar ne nje menyre te tille qe duhet ta lexoje me ritem. komplimenta Roshi.

    nje lexues, respekte.
    nese tre frazat e fundit nuk do te ishin vendosur nga autori mbase do te kisha menduar edhe ndonje tjeter arsye pse e vari veten nena…

  18. bela thotë:

    19 August 2008 @ 11:55 am

    Trishtim qe ne pike te mengjesit

    sme beri mire……

    ne fund te fundit nje realitet dritherues qe e kam frike kur mendoj se te gjithe familjaret i kam ne Shqiperi

    Nena vari veten!

    ky faktor famekeq po merr permasa te medha ne shoqerine shqiptare dhe eshte per te ardhur keq, sa keq per ne…………

  19. nje lexues thotë:

    19 August 2008 @ 12:26 pm

    nje lexues, respekte.
    nese tre frazat e fundit nuk do te ishin vendosur nga autori mbase do te kisha menduar edhe ndonje tjeter arsye pse e vari veten nena…

    …por meqe autori i ka vendosur ato 3 fjalite sqaruese ti nuk mendon aresye tjeter vec lumturise per vetvarjen e nenes se tregimit. pra nena u var nga lumturia. (vazhdimi logjik i aresyetimit te Ar.Ba-s)

    Ar.Ba. meqe m’u drejtove mua (gjithsesi me respekt): ato 3 fjalite e fundit dhe qe te jem akoma me i sakte,fjalia “ajo e kish bere nga lumturia” nga e cila ti dhe te tjere sic shkruani ne komentet tuaja keni mesuar aresyen nga e cila ka varur veten nena eshte perdorur nga autori ne menyre sarkastike si nje ironi ndaj perpjekjeve te nenes per t’u hequr e lumtur ne syte e te tjereve, tregon qe nena e vari veten pikerisht se nuk ishte e lumtur brenda saj, pra vetem nga lumturia nuk e ka varur veten ajo nene.
    dhe pse mendoj qe nuk duhet te ishin ato tre rreshta sqarues ne fund? sepse eshte thene e nenkuptuar (gjithnje ne menyren sarkastike me te cilen eshte shtjelluar i tere tregimi) ne rreshtat me te cilat duhet te mbaronte tregimi sipas mendimit tim:

    U perpoqa te gjeja nje arsye per te kuptuar pse e kishte vrare nena veten, por nuk munda sepse ajo me ishte dukur e lumtur.
    Po po, me ishte betuar se ishte e lumtur.blockquote>

  20. nje lexues thotë:

    19 August 2008 @ 12:30 pm

    nje lexues, respekte.
    nese tre frazat e fundit nuk do te ishin vendosur nga autori mbase do te kisha menduar edhe ndonje tjeter arsye pse e vari veten nena…

    …por meqe autori i ka vendosur ato 3 fjalite sqaruese ti nuk mendon aresye tjeter vec lumturise per vetvarjen e nenes se tregimit. pra nena u var nga lumturia, meqe keshtu e ka shkruar autori te zeze mbi te bardhe. (vazhdimi logjik i aresyetimit te Ar.Ba-s)

    Ar.Ba. meqe m’u drejtove mua (gjithsesi me respekt): ato 3 fjalite e fundit dhe qe te jem akoma me i sakte,fjalia “ajo e kish bere nga lumturia” nga e cila ti dhe te tjere sic shkruani ne komentet tuaja keni mesuar aresyen nga e cila ka varur veten nena eshte perdorur nga autori ne menyre sarkastike si nje ironi ndaj perpjekjeve te nenes per t’u hequr e lumtur ne syte e te tjereve, tregon qe nena e vari veten pikerisht se nuk ishte e lumtur brenda saj, pra vetem nga lumturia nuk e ka varur veten ajo nene.
    dhe pse mendoj qe nuk duhet te ishin ato tre rreshta sqarues ne fund? sepse eshte thene e nenkuptuar (gjithnje ne menyren sarkastike me te cilen eshte shtjelluar i tere tregimi) ne rreshtat me te cilat duhet te mbaronte tregimi sipas mendimit tim:

    U perpoqa te gjeja nje arsye per te kuptuar pse e kishte vrare nena veten, por nuk munda sepse ajo me ishte dukur e lumtur.
    Po po, me ishte betuar se ishte e lumtur.blockquote>

  21. emigrant thotë:

    19 August 2008 @ 12:49 pm

    Pjesa e pare e tregimit, e shkelqyer!
    Pra deri tek “Ajo eshte e lumtur”.

    Vetvrasja e nenes duket si e futur perdhunshem. Vetvrasja, cmenduria, cekuilibrat nervore e te tjera si keto elemente luksoze, mund te abuzohen kollaj fare ne letersi. Ngasja eshte shume e forte.

    Perseris, pjesa e pare eshte e vertete deri eshter!!! Ndaj dhe po aq e bukur.

    Ne total, shkruar shume mire (pra edhe pjesa e dyte). Mosgjetja e motiveve “te dukshme” per vetvrasje dhe pranimi haptaz i kesaj nga treguesi, ndoshta tregon qe thelle edhe autori mund te kete pasur nje problem me pjesen e dyte. Ndoshta.

    Lulian, te falenderoj qe e solle ketu. Per cudi, nuk e kisha pare kete prurje me pare.

  22. Perparim Hysi thotë:

    19 August 2008 @ 1:29 pm

    Nuk kam pare,se paku deri tani,nje shkrim kaq domethenes.E pergezoj si autorin ashtu edhe pruresin apo”sebepciun…”.Pa”lajle e lule”,autori me nje gjakftohtesi qe e gjen tek Kamy apo Kafka,jep ate mesazh aq domethenes dhe alrmues:te vdesesh nga”lumturia”.Arianit! Per mua je
    “Zenit!”.

  23. Ar.Ba. thotë:

    19 August 2008 @ 3:00 pm

    U perpoqa te gjeja nje arsye per te kuptuar pse e kishte vrare nena veten, por nuk munda sepse ajo me ishte dukur e lumtur.
    Po po, me ishte betuar se ishte e lumtur.

    pikerisht kete doja te thoja nje lexues, por mbase nuk jam shprehur sic duhet. Edhe fjalia ime e mesiperme “nese tre frazat e fundit nuk do te ishin vendosur nga autori mbase do te kisha menduar edhe ndonje tjeter arsye pse e vari veten nena…”, ka ate ngjyrimin sarkastik, sepse qe nena nuk ishte e lumtur duket ne gjithe pjesen.
    gjithsesi, kritiken e pranoj. do te jem me i kujdesshem here tjeter.
    ju falenderoj

  24. NYC_USA thotë:

    19 August 2008 @ 4:39 pm

    eh shoke komentatore/pordhatore na lini te lexojme letersi e te na dhemb zemra atje ku na dhemb me shume.

    Niti, na plake o burre me keto shpirtkeputje, na plake para kohe. shume e dhimbsur pjesa, si gjithe te tuat ka ironi te zeze brenda.

    celu robo celu, gezoju nenes, te puthmes e buzeqeshmes se saj kur e ke dhe e mban mend, pa lumturine te gjithe ja injektojme vetes, me zor, jo vetem nenat.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com