Login



Register

Lule, dashuri, dhimbje dhe mësime manaxhimi

lule.jpgPunoj ne nje dyqan lulesh afer varrezave te qytetit. Ka pak kohe qe jam aty dhe mundohem te bej sa me mire punen duke mesuar ndonje te fshehte. Gjeja e pare dhe kryesore eshte te trajtuarit e klientit. Me thane se eshte shume e rendesishme. Akoma me e rendesishme eshte trajtimi i klienteve te zakonshem, te perhershem. Me ata duhet te jemi shume afer.

Duhej te arrija te kuptoja shkallen e dhimbjes se personit qe do te blinte lulet sepse vetem keshut mund ti beja buqeteen ” e duhur”. Pa dashur te mburrem mund te them se kam intuite. Çmimi qe une i ve buqetes eshte thuajse i njejte me ate qe eshte i gatshem per te paguar klienti, dhe kur ke para teje 2-3 plaka qe nuk kane asgje per te bere, por qe gjithsesi u duket nje humbje kohe e mjerueshme pritja ne rradhe, keto cilesi jane te vleresuara nga punedhenesi. Keshtu deri diten qe hyri nje klient i paetiketueshem. Dhe ishte pikerisht ajo periudhe kur mendoja se ia kisha marre te githa te fshehtat zanatit. Po pastroja ate tabelen qe kemi ne nje cep te dyqanit “nuk bejme dhurata per shen-valentin” qe e mbajme aty vetem per 14 shkurt. Afer me ne eshte eshe nje park i madh e i bukur, plot me skuta , peme te ulta e te larta dhe ndonjehere, sidomos per Shen Valentin, ndonje dashnor i harruar vjen e na kerkon buqeten e pervitshme, por ne nuk jemi te gatshem te kenaqim kerkesen e tij. Per kete kemi edhe tabelen dhe me kane thene qe ne vend ti pergjitjem pyetjes, mjaft ta shoqeroj me veshtrim te dahuruarin e rradhes per tek tabela jone qe qendron aty nje vit rrjesht vetem e vetem per kete rast. pra une po stervisja veshtrimin tim me tabelen dhe mendoja se do te beja figuren e profesionistit ne pergjigje-veshtrimin tim te pare, duke qene se festa po afronte ndersa hyri ajo, i pari klient i paetiketueshem”me duhet nje tufe lule per nje te vdekur”zakonisht te tilla kerkesa nuk ishin kaq te drejtperdrejta. ne pjesen me te madhe te rsteve fjala” i vdekur” nuk permenddej. ishte nje marrveshje e heshtur mes te dy paleve.

 

Ne ndonje rast te rrale flitej per ndonje vdekje tragjike ose njeriu te famshem por pa bere asnje koment mbi te vdekurin qe do te kishte lulet si dhurate. nuk dija sesi te pergjigjesha dhe nuk e dija nese ajo deshironte nje pergjigje. kisha ca fraza te gatshme per kliente qe i shihja per here te pare ose qe me duhej t’iu kuptoja shkallen e dhimbjes, por ne kete rast nuk me dukej se asnje prej tyre nuk do te ishte me vend s’mund te thosha psh me ate buzeqeshjen time te drunjte” duhet gjetur koha edhe per ne varreza ndonjehere, apo jo” ose ajo tjetra qe une e mbaja si perlen time “te gjithe per atje jemi nisur, keshtuqe, cfare mjell do te korresh”. Me kete besoj se kam prekur bujarine e shume klienteve, por me kete vajze veshur me te erreta me syze dielli te gjera dhe keppuce me taka qe i kerkellitnin siper turtuarit cdo moment nuk mund te beja te tilla batuta. gjithe qenia e saj thoshte “nxitim” dhe zakonisht kush vinte ne dyqanin tim nxitohej pak. Kalova menjehere ne ane profesionale te dialogut”si mund t’ju ndihmoj, zonje?” dhe pastaj me nje buzeqeshje si te pafaj”ose zonjushe” Ta thashe nje here, me nje tufe me lule, . . per nje te vdekur” dhe leshoi nje psheretime te brendeshme si te thoshte”edhe kjo me duhej tani, te perseris nga 2 here ate qe dua”une me ngadalesine dhe qetesine time prej proofesionisti i sqarova se buqetat jane te llojeve te ndryshme dhe varen nga lidhja qe ka patur me te ndjerin ose te ndjeren, sesa ka qene gjate jetes besimtare ose jo e ndjera ose i ndjeri, se ka te beje mosha seksi, dhe ndonjehere edhe shkalla e afrimitetit ose lidhja familjare. ndersa flisja ajo me veshtronte me syzet e saj dhe thate fare me pyeti:e pse duhen gjithe keto te dhena?une gjithmone me ate qetesine time, qe tanime kishte pak prej qetesise se nje profesionisti i thashe se keshtu mund te benim nje buqete me lule sipas kerkesave te saj dhe ne varesi te kerkesave ndryshonte edhe cmimi. kisha thene pa e ditur as vete fjalen magjike. nuk e di se cfare force e detyroi te hiqte syzet dhe te buzeqeshte, e kam fjalen per nje buzeqeshje te vertete, thuajse te sinqerte, jo si ato qe beja une per te qene shitesi me i mire i varrezave. mund te thm se me kete gjest ajo me zhveshi nga gjjthe ato qe me kishin mesuar me aq mund, me zhveshi edhe nga egoja ime profesionale qe nuk e di se ku perfundoi aq shpejt dhe u shnderruam ne 2 bashkebiuisedues dhe mua nuk me vinte aspak keq sepse ishte vertete nje vajze e kendeshme ne tu pare. “ja pra cmimi me tha, tani po qe e justifikon gjishcka, me pelqeu menyra sesi e ngaterroje me fene, lidhjet shpirterore e te tjera. mund te them se keni krijuar nje perzjerje egzakte. urime”me thene te drejten nuk i sha i gatshem per nje bisede kaq te hapur dhe ndersa ajo fliste une shikoja me ndruajtje nga dera semos ndonje nga vejushat e mia te cmuara hynte dhe. . . po behesha gati ti thoja se ne ishim njerez te ndershem dhe punetore qe nuk donim te mashtronim askend me menyrat dhe metodt tona, dhe ajo me tha”mua me ka vdekur gjyshja, ka qene nja 90 vjec dhe jam ketu per ate, -dhe pastaj “Ouuu nuk po ti them keto per te me bere buqeten e duhur hahaha. ” U dorezova dhe i thashe se mund te zgjidhte ajo vete cfare lulesh donte pa rekomandimin tim. Nderkohe krruaja here pas here vrimen e mjekres, gje qe e beja kur ndjehesha ne dis-harmoni me ate qe me ndodhte

“Buqeta me e lire, sa kushton?”, me tha.

4 euro.

“Me e shtrenjta?”

“Edhe 12…”

“Ok me bej je prej 8 eurosh.” - E mesmja e perpjesshme eshte jo vetem leksion manazhimi, ekonomie por edhe ekuilibri dhe ai qe do te jete me mua, e vlereson ekuilinrin, maturine, si me thene”. U binda dhe per here te pare ne kaq kohe po pergatisja buqeten me lule me pak te rekomanduar nga ana ime dhe nuk po ndjeja as kenaqesine qe te jep” te keshilluarit” e klientit. Me pershkoi nje ngathtesi e pergjithshme, mungese e theksuar deshire dhe thuajse po e beja enkas qe ta vonoja me shume. . ndersa ajo nisi persri te flase. une merrem me manaxhim. “Punoj ne Milano prej kohesh, por kam lindur ketu. E dija se do te largohesha shpejt edhe sikur te mos ishte per punen. Asnjehere s’me kane pelqyer provincat. Pak rremuje, pak njerez qe levizin, njihen te gjithe, do te pershendetesh me te gjithe, duan te dine se me cfare e ha dreken, sesi eshte. . lere lere.” Per te mos qene i pasjellshem e shoqeroja tregimin e saj me ate buzeqeshjen time te drunjte por qe tanime ishte me e drunjte se kurre. nga menyra sesi hyri nuk do ta besoja kurre se do te kishte nxjerre aq shume fjale nga goja. e kuptoi qe nuk po merrja pjese ne degjimin e asaj qe po thoshte dhe si me thike preu narracionin dhe jo vetem kaq por rivuri edhe syzet. mori lulet dhe u largua. me pershendeti thate. me largimin e saj mori fund nje pike e vecante ne karrieren time prej luleshitesi. egoja ime profesionale kishte veshtiresi te rikthehej . kishte marre nje goditje te rende dhe jo vetem kaq. . ” ah paskeni gjetur nje perzjerje perfekta, besim, lidhje afektive. . . “me mire te strevisja veshtrimin me ate tabelen e shen-valentinit. ja , pas pak do te me vinte ndonje kliente e zakonshme, nga ato qe dine se cfare eshte respekti per te vdekurit ose te vdekurat dhe une do te kisha rast te treegoja gjithe bagazhin tim teknik. mjaft te beja2-3 buqeta dhe do te isha me mire, do te rifitoja besimin te vetja dhe do merrja ate pamjen e gjysem te pikelluarit perballe ndonjerit qe per here te pare vizitonte te ndjerin. sepse ne nje fare menyre ne duhet te ishim ne harmoni me situaten. cili ishte mjeti me i demshem per biznesin tone?nje radio qe trasmetonte muzike por edhe nje radio qe jepte emisionin e lajmeve, per vete faktin se pas lajmeve do te kishte pattjeter nje interval muzikor. ishte nje ide e punedhenesit tim te provonim ca kohe me “radio vatikanin” por nuk patem guxim ta vinim ne praktike. le te ecnim para me menyrat klasike te respektit. deri tani kishin qene frytdhenese dhe une per here te pare kisha nje pune qe nuk ishte part-time. po mendoja te gjitha keto ndersa zonjusha me veshjen e erret syzet e errta qe i mbante ne dore kete rradhe por mua me dukej sikur ti kishte vene, dhe nje hap teper entuziast u rikthye perseri, pa tufen e luleve. e pashe qe pertej xhamave dhe mora mire pozicion ne banak. dukesha si nje ushtar qe po shtrengonte fort armen e tij ne vendroje. u percolla nje here, mbase kam qene edhe pak ne siklet dhe ndersa hyri me tha pereri me nje buzeqeshje te vertete, thuajse te sinqerte qe mua perseri me habiti. nuk mendoja se do te ishte e afte te buzeqeshte 2 here me aq ciltersi. “une te njoh ty, kemi qene ne shkolle bashke, ne gjimnaz, ne vit te dyte”mu desh pak kohe te lija ushtarin me armen e tij ne banak dhe te vihesha ne linje me situaten e re. “si quhesh?” melisa. dhe ti arjan. une u habita. me dinte emrin. nje nga habite me te habitshme qe kam patur sepse nuk kishte arsye te. . . megjithese nje arsye kishte. nje vajze e bukur qe me tronditi parimet profesionale me aq djerse te fituara per 2 muaj rrjesht me dinte edhe emrin. por edhe une e mbaja mand, po melisa, me kujtohet. me duket se ishim puthur nje here ose 2. ja kete s’duhet t’ia kujtoja kurrsesi dhe ajo;e di qejemi puthur bashke e kemi qene te dashur per nje jave?!ah vertete u habita perseri une, si ka mundesi qe s’me kujtohet?!ka kaluar shume kohe. si ke qene . . . . . . nuk kujtuam kohet e shkuara se nuk kishte ndonje gje te madhe per te kujtuar por shkembyem me qejf pershendetjet e rastit. ne kete pike une guxova dhe i thashe”atehere gjyshja jote eshte zhozefina, ka vdekur pardje, sot i behet varrimi . ceremonia ne kishen e san antonios, e di”oh ditke edhe kishen, nuk dija ke te pyesja se mamaja ime nuk eshte ketu. me kupton besoj, vdekja e gjyshes erdhi kaq papritur saqe. . . s’mund te nderronte programet. jam vetem dhe nuk kisha as numrin e zyres se funeralit per te ditur keto hollesira. me “keto hollesira” ajo me mposhti prseri ne piken ku une doja ti beja qendrese. ishte nje nder rastete e rralla qe jepja aq shume informacion funeber dhe me aq pak pasion sa mendova per nje moment se mos po tregohesha i pasjellshem, por ajo shkoi edhe me tej. “keto hollesira” shpeshhere ishin shenja perkujdesi per te ndjerin ne oret e fundit te qendrimit te tij fizik ne toke, ndersa ajo i shperfillte shume lehte. mbase ka te drejte, ne ne province. . . “e di qe te kam menduar edhe me pas?, -me tha duhet te kishe qene me i eger me mua. ti ke patur i pari mundesine te me zhvirgjeroje dhe(duke qeshur)nuk e bere. per kete te kam marre pak inat”. qesha edhe une dhe me vrap shkova te ushtari nen banak qe shtrengonte armen e tij. qeshem e dhe pak pa thene asgje dhe erdhi edhe momenti qe ajo duhej te largohej”do ta kem problem sesi ta kaloj kohen gjithe mbasditen. -deri sa te vije i fejuari im. po te jesh i lire pasdreke, -takohemi. ok po te jem i lire do te vij edhe ne kishe. mbase nuk e mban mend por une dhe gjyshja jote kemi qene komshinj. kete rradhe per fat te mire nuk qeshi se do me detyronte edhe mua te qeshja pas saj edhe pse tanmnime e kisha gati ate t e qeshuren e drunjte qe mund te them se ishte bere nje copez e kalit te trojes. Sapo u largua, ndjeva nje lloj clirimi te pashpjegueshem dhe nuk me erdhi mire qe vihesha ne situata te veshtira per kaq pak gje e megjithate vazhdoja te mendoja per te dhe per kete figuren e re qe na paraqiti”te fejuarin”. nejse, hapa librin e porosive per te pare se mos me duhej te dorezoja ndonje tufe lule ose kurore gjekundi ne qytet ose ne nje nga fshatrat perreth dhe . . . kisha e san antonios ora 16 nje kurore per ne funeral, nga mikeshat dhe komshijet e pallatit”poshte e shkruar me me kujdes”takohemi se shpejti zhozafina” qe ishte gjyshja e klientes time me te fundit . pra une do te dorezoja lulet dhe keshtuqe do te me duhej te perballesha perseri me rrenuesen e egos time profesionale dhe jo vetem kaq, do te me duhej edhe ta perballoja ne rrafshin human, meqe me kishte thene te dukesha per nje kafe. sikur te jete edhe i fejuari i saj, imagjino ndonje nga ata qe kane arritur gjithcka ne jete, plot ambicje dhe zotesi, qe vinin nga metropoli dhe ne mes , une, me qytetarine time te vogel prej provinciali qe isha shitesi i luleve dhe per me teper lule varrezash. sidoqe te ishte me duhej te shkoja te coja kuroren e porositur dhe vec te tjerash ishte edhe e mirepaguar. ne te tilla raste une e beja me qejf keto dergesa sepse nderroja ajrin dhe kisha rast qe rruges te harrohesha diku, sa per ti dhene ndonje varacion me shume dites se punes, por. . meqe mund te takoja edhe ate, dalja nuk po me entuziasmonte. qortova perseri vehten per menyren pak burrerore me te cilen po perballoja kete situate te paparashikuar dhe nuk mendova me per kete. per fatin tim te mire me hyri nje kliente nga kategoria ime e preferuar, vejushe e dashuruar ende me ish-burrin e saj dhe pata rast te beja me krijmtari te larte punen time per shume minuta. Dreka ishte thuajse e parashikuar deri ne detaje. haja buke shpejt, merrja nje liber ne dore dhe me te shtrire ne divan, me zinte gjumi. nuk kisha me nevojen e ziles per tu zgjuar, mjaftonin kritikat e mamase dhe orari i perditshem. beja gjithcka me qetesine e nje pensionisti. pikerisht kete nuk pelqente mamaja ime, keto menyrat qe nuk ishin tipike te miqve te mi, por qe nga ajo mbasdite atipikja po me terhiqte se brendeshmi ndaj dhe e pyeta”ti, ke njohur ndonje manaxhere te sukseshme te moshes time?e sheh qe ka edhe ca gjera atipike qe jane pozitive, mbase edhe puna ime qe ty s’te pelqen, mbase edhe ky avashlleku im qe ty te ngre nervat”me mire qe nuk pata pergjigje se zakonisht pas gjumit te drekes nuk jam i afte te ndertoj rrjedhshem diskutime me teh filozofik por ishte hera e pare qe une kisha argumanta per t’iu pergjigjur mamase. Mund te them se pergjumja me doli vetem kur isha ne dyqan dhe pashe se duhej te nisesha per ne kishen ku behj funerali. Cuditerisht nuk po perjetoja ate ankthin e paradites, thuajse ndjehesha i gezuar qe do te takoja nje ish te dashuren time platonike qe mbi te gjitha ishte edhe nje manazhere e sukseshme. isha te kisha rreth gjysem ore perpara orarit. pozicionova lulet prane altarit, vura mire ne dukje ate cfare ishte shkruar ne shiritat e kuq dhe dola jashte. e dija qe mikesha ime nuk do te ishte aty brenda. ishte mese e natyrshme qe ajo te mos e kalonte kohen ne pritje kaq te ngathet. ndoshta une mund edhe te isha sjelle ashtu, por ajo, jo. te ishte darke mbase do ta kisha imagjinuar ne ndonje pub aty afer, me nje pije alkolike perpara qe ne te vertete i jepte ngjyra teper moderne kesaj situate mortore. Kisha nje pyetje ne koke”si ka mundesi qe ke ardhur ketu per funeralin e gjyshes, cfare te ka detyruar?” por nuk kisha gjetur menyren sesi t’a pyesja dhe nuk e dija se a ishte e drejte qe ta pyesja. mund te ishte nje nga menyrat per te qene edhe une ne “lartesine” e saj por sidoqofte nje menyre e rezikshme ose me mire te themi e pakeshillueshme. E rendesishme ishte qe ndjehesha me i lirshem dhe pa nevojen per te qene afer ushtarit te vendrojes-banak qe shtrengonte armen e tij. Zbertheva edhe 2 butonat e siperm te kemishes, qe nuk ishte as ajo klasikia e qe perdorja ne te tilla raste dhe me sy po kerkoja” ate” ne sheshin e madh perballe kishes. ishte ulur ne nje stol, ne parkun e imrpovizuar me 2 bradha perballe njeri. -tjetrit. ndersa iu afrova, e kisha perballe dhe ajo priti deri ne momentin e duhur(kra kur une isha mjaft afer )per te me shfaqur shenjat e miqesise, qe ishte nje buzeqeshje e kujdesshme fshehur nen syzet e madha qe merrnin nuanca te ndryshme, sipas reflekseve te rrezeve te diellit. pak me e ftohte, me pak entuziaste, jo shume egezuar qe me pa, por as e bezbisur”bere mire qe erdhe, -me tha se doja te flisja pak me ty. “ne fakt isha i detyruar, se solla nje kurore nga mikeshat e se . . ndjeres/e di se pashe listen e personave qe na kishin ngushelluar. prandaj edhe po te prisja. e di qe dyqani me i afert i luleve dhe me i mire(ketu nje buzeqeshje) eshte ai ku punon ti. edhe une bezeqesha pak dhe i thashe flm ne mermenritje e siper. pra po te thosha se une jam ketu kete moment si te thuash. . . aksidentalisht, -dhe rrudhi buzet per te thene se per fat te keq ishte keshtu, -se mos me keqkupton, nuk dua te themse nuk e doja gjyshen, perkundrazi, por ti e kupton gjithe keto vite larg, puna me ritem te larte, pak kohe per tu marre me vehten. dua te them qe do ta kisha te veshtire te shkeputesha e te vija”po te kuptoj thashe une dhe nuk e dija se pse nuk arrija ta shikoja tek syzet ose syte. vura re qe dhe ajo ndersa fliste, shihte njerin prej bredhave dhe mbase anashkalonte qellimshem veshtrimin tim. “mbase bej gabim qe te bej nje te tille diskutim se thuajse nuk te njoh edhe pse prej teje mbaj mend qe kur je ne siklet kerruan mjekren:e di qe je i vetmi njeri qe kruan mjekren kur je ne turbullire, nuk kam njohur asnje tjeter dhe me duket e cuditshme qe e ke ruajtur kete zakon qe nga adoleshenca. perseri qeshem dhe une i thashe, ja pra arsyeja se pse me njohe ne dyqan. ajo pohoi me koke dhe u be perseri serioze. pra po te thoja se jam ketu per hir te te fejuarit tim. kur e mori vesh se me kishte vdekur gjyshja po shqetesohej per mua se ai eshte shume i lidhur e familjen. une per te mos u treguar e pandjeshme ne nje fare menyre e stimulova qe te ishte i kujdeshsem , pastaj ledhat e nje mashkulli nuk te bejne asnjehere keq(kete rrradhe bezeqeshja ishte e shkurter dhe e pazeshme)dhe gjithcka arriti deri ne piken qe. . . po te mos vija ne funeral do te dukej sikur isha talluar me te ose isha sjelle ne nemenyre prej njeriu meskin dhe me 2 fytyra. nuk mund te rrezikoja qe stefani te mendonte keshtu per mua se ai eshte teper i vlefshem per mua. “ah vertete, me behet qejfi per ty, “ishte hera e pare qe nje te fejuar e quanin te”vlefshem”por mbase ishte edhe e modes ato kohe. “Stefani ka nje te ardhme te shkelqyer perpara, eshte nje njeri i sukseshem. “p per kete nuk kam asnje dyshim” dhe buzeqesha nen ze dhe kujdesshem. me thene te drejten, -po methoshte jam ne siklet per te kerkuar ate qe dua te te kerkoj, por . . si te them besoj se eshte e nevojshme”. per mua ishte mese e veshtire te besoja se e vura ne siklet qofte edhe ne menyre te terthorte. mu be pak qejfi dhe me veshtrim te paduruar por prisja. “si te them. . kam nevoje qe ti te flassesh me stefanin dhe ne nje fare menyre te tregosh sesa e lidhur kam qene une me gjyshen, dhe ti tregosh sesa e dhimbur kam qene une sot, kur rashe ne kontakt me qytetin ku kisha kaluar kaq e kaq caste te bukuar me te. nje heshtje e gjate dhe perseri. . e tj tj tj dmth gjera te tilla. fjalet e fundit ishin me tons’dramatizues e pak te ashper si per te me thene ” e di se cfare po te kerkoj dhe kujdes se mos me ben moral”ajo nukpo fliste me, por po shihte bredhin ne ane te stolit. edhe un nisa te shihja te njejtin bredh qe po shihte edhe ajo. nuk po flisnim, e as nuk po buzeqeshnim. degjonim zhurmen e lehte te puhise qe trazonte ajrin e qe e bente me te kendshem qendrimin nen hije. “se une praktikisht, jam ne orar te punes, -thashe dikur, -dhe nuk mund te vonohem me shume” e di, por edhe une po ta kerkoj ta besh si pune. mund te porosos me vone nje kurore ne dyqanin tuaj dhe ti qe nga ky moment je i paguar. une mund te bej edhe fature nqs doni. nuk ka asnje problem”si te them. . . eshte hera e pare qe na kerkojne te bejme nje gje te tille, me duhet ta flas edhe me punedhenesin tim” do te jete dakort, ke per te pare, ti i rrit xhiron ditore. degjo se une te flas nga pozitat e nje manaxhereje. po te kerkoj te me kryesh nje sherbim perkundrejt pageses perkatese. nqs ju nuk jeni akoma ne gjendje te ofroni gjithe sa duhet per nje sherbim te plote, ka mundesi qe fajin ta keni vete. e di qeka njerez qe me paguajne per ti keshilluar per aktivitetin e tyre?! mendoj se duhet te jesh me fat qe po te jap ca pika nisjeje gratis aq me teper, qe heren e pare me pagese. “Sikur te mendohesha pak?”s’ka kohe. kur te paraqitet rasti, ti e di mire qe koha per tu menduar eshte e shkurter. po ta pereris, eshte nje sherbim qe ju mund ta kryeni shume mire, eshte brenda situates se pergjithshme, si i thone, te merrni pjese ne dhimbjen e klinnteve dhe ta percillni ate. perseri nje heshtje e gjate dhe te dy po shihnim perseri bredhin. dikur foli ajo”tani vjen dhe stefani, eshte nje tip shume korrekt dhe i thjeshte. mendoj se keni per te qene mire bashke per nja 1 ore. do ta kesh me te thjeshte ngase e mendon”une nuk fola me. e quajta me te udhes te vazhdoja te shihja bredhin anes stolit deri ne momentin kur stefani erdhi. ishte e vertete. mu duk edhe mua tip i thjeshte dhe i komunikueshem dhe ishtei dashuruar me klienten time. u prezantuam. i tha se une kisha qene nje shok i femijesrise se saj. shkonim shpeshhere ne shtepite e njeri-tjetrit dhe patem rast te shkembenim ca kujtime te se ndjeres(ajo the ta gjyshes)Ne oren 4 hyme ne kishe. gjate ceremonise klientja ime nuk ishte dukshem e hidheruar, por nje tis i holle dhimbjeje i mbante peng fytyren, ndersa stefani me pyeste ndonjehere per ndonje kujtim te hershem nga femijenia e larget . me bagazhin tim krijues me duhet te pranoj se bera figure te mire. mbase e kam tepruar pak ne ndonje rast por . . ndonjehere kur te rremben pasioni i tregimit nuk e ke te qarte idene e mases. I tregova se cfare mbante mend klientia ime ishin perkedheljet e gjata te gjyshes ndersa ajo pergjumej, dukej sikur gjyshja kishte ne dispozicion gjithe kohen e botes per ta perkedhelur me aq durim dhe dashuri. Ne te vertete ky ishte nje kujtim i imi dhe ndersa e thashe kisha perballe imazhin e gjyshes time dhe per kete arsye mbase kam qene edhe me i besueshem. perfundimisht ceremonia shkoi shume mire. nuk mund te them se ngelem te gjithe te kenaqur, por klientia ime padyshim. u percollem ne menyre miqesore dhe ajo pak para se te lagohej erdhi perseri tek une sikur te kishte harruar dicka me teper vlere, “ah se per pak harrova te bej pagesen per kuroren qe kisha porositur, s’te vjen keq sikur te te bej nje cek, se kam pak te holla me vehte. “Natyrisht qe jo”. Ne dyqan u ktheva vone dhe duhej ti shpjegoja gjithcka pronarit. per pak kohe iu duka sureal, i zbritur nga nje planet tjeter, sikur s’po me njihte deri sa me ne fund tha:mire qe s’te mora ne pune qe ne fillim, kur hapa dyqanin se do te kisha bere ortak me 50% . pastaj i tregova edhe cekun. Aty ai nuk u permbajt dhe me perqafoi. Ishte hera e pare qe me perqafonte dikush qe nuk bente pjese ne familje. edhe ata te familjes me duket se e benin rralle e me rralle. Heren e fundit qe dikush me ka perqafuar nuk e mbaj mend, mbase kam qene femije. sidoqofte, cekun e ruajta akoma per disa dite. me vinte keq ta thyeja se me dukej se i zverdhej shija ketij sherbimi te ri qe kemi futur ne dyqanin tone. Tabelen e Shen Valentinit e kemi akoma po ngjitur me te eshte edhe nje tjeter, vene ditet e fundit: bejme buqeta te c’do lloj tipi. Me poshte”bejme dorezime lulesh ose kurorash ne ceremonite mortore (kishe ose jo) dhe akoma me poshte me shkronja te medha”marrim pjese dhe percjellim dhimbjen tuaj” . mbase nuk iu besohet por qe prej asaj dite kemi qene me shume te zene.

DORJAN ISAI

genova 29 maj 2007

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

8 Komente

  1. Pjer Thomas thotë:

    4 June 2007 @ 6:59 pm

    Ndonse tregim i gjate, pata durimin dhe e lexova. Qe i bukur, me shije te holle te shkruari, veç dialogjet ishin te ngjeshura dhe pakez si te perziera me mendimet, e kuptohet kjo vinte dhe ngaqe tregimi ishte ne veten e pare, dhe duhet shume kujdes ne ndarjen e tyre nga mendimi qe paraqitet aty, paçka se autori ishte perpjekur t’u bente nje ndarje dialogjeve me thojza (”). Tregimin tjeter , autori , duhet ta beje me te shkurter dhe me pak te ngjeshur. Urime.

  2. The_Burrel thotë:

    4 June 2007 @ 10:07 pm

    dhe une dergova nje tufe lule te varri i mbretit zog l dhe u betova se do luftoj per nje shqiperi etnike.
    me dore ne zemer dhe pershendetje Zogiste i lashe lamtumiren Naltmadhnise Zogu l qe beri kaq shume per Shqiptaret dhe nuk lane gje pa i thene per 50 vite derisa e etikuan si tradhtar kolosin shtatlart te diplomacise shqiptare.

  3. Capri Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 June 2007 @ 10:38 pm

    Manaxhimin tek bisnesi e mesove, por ke shume akoma per te bere manaxhim ne te shkruar. Eshte shekulli i shpejtesise…..mos harro.

    THJESHT, SHPEJT, KUPTIM, ORGANIZIM NE TE SHKROJTUR DHE DO TE SHOHESH SE TE GJITHE DO TE TE LEXOJNE.

  4. doriani thotë:

    5 June 2007 @ 10:20 am

    flm per kohen e kushtuar dhe komentet;thomas,the burrel,capri.Jam dakort qe nuk jane ndare ne menyre te kujdesshme dialogjet,persa i perket thomas.gjithashtu,persa i perket gjatesise,mendoj se cfare kam thene ka qene e nevojshme per te mbajtur gjalle krijimin dhe per mos ta lene “te cunguar”.e pashe perseri me kete sy(ne kete rast i pergjigjem edhe capri)dhe mu duk se nuk kam patur zgjatje ose sterhollime,pervecse ngjeshje detajesh dhe situatash qe kene rol ne percimin e mesazhit.sidoqofte nuk jam akoma i bindur per kete.gjithashtu,persa i percek capri,nuk arrij te kuptoj teresisht kete frazen”organizim ne te shkruajtur”?!do te thote qe kam qene i shperndare ne tregimin e subjektit?po te jete keshtu me duhet te mos te jap te drejte ne menyre kategorike.Sa per burrel,me vjen mire per bindjet e tij politike por ndonje gje per krijimin nuk me tha.edhe nje here flm dhe mireulexofshim

  5. klajdevour thotë:

    5 June 2007 @ 3:13 pm

    i kendshem, urime Dor

  6. edrus thotë:

    6 June 2007 @ 12:01 pm

    bukur belin :) Dhe te besh tregeti ne genova… ci vuole un pò :P

  7. fati54 Shkruaji mesazh privat thotë:

    6 June 2007 @ 6:45 pm

    Dori nuk elexova tregimin per arsye kohe dhe mungese interneti,por e kalova ne word,sapo ta lexoj do te jap mendimin tim,rendesi ka qe u ktheve ne letersi.

  8. Valona thotë:

    27 November 2007 @ 7:56 pm

    Pershendetje!Shume rastesisht hasa ne ket web dhe e lexova me vemendje shkrimin e Dorit.Me pelqeu shum dhe dua te te pyes diqka ty Capri…-Ne momentin kur ti ndien nevojen te shprehesh ndjenjat tua ose ti refehesh dikujt…a do ta besh ashtu shpejt e shpejt per te iu pershtatur shekullit? Sigurisht qe jo.Kete e ka edhe te shkruarit e plote me nje fjal i kompletuar!

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.