Luftë tjetër për Kosovën?
Kryetari i Partisë Radikale të Serbisë (SRS), Tomislav Nikoliç, paralajmëron se Kosova duhet mbrojtur qoftë edhe nga ushtria nëse aprovohet pavarësia e saj. Partia Radikale ka qenë partia e Millosheviçit dhe duket se akoma nuk ka zënë mend. Gjithashtu duket se edhe një pjesë e mirë e shtetasve serb vazhdojnë me mendimet e tyre ekstreme përderisa i kanë dhënë kësaj partie një të tretat e vendeve në parlamnet (82 nga 250).
Artikulli origjinal nga B92
Nga ana tjetër, koalicioni i partive serbe, G17, mblodhi 70.000 firma për përjashtimin e Partisë Radikale si përgjigje ndaj fyerjeve dhe pikëpamjeve raciste që anëtarët e partisë shfaqin në parlament, por duket se s’ia kanë arritur qëllimit.
Arikulli origjinal nga Southeast European Times

28 July 2006 @ 3:06 pm
Hmm, s’ma merr mendja qe Serbet te kene me kellqe per nje lufte tjeter. Sipas nje artikulli ne Washington Post para ca ditesh, vetem 21% e tyre e shikojne Kosoven si nje shqetesim paresor.
Serbia’s Intransigence
Rather than join the Europe of the 21st century, the country’s leaders cling to a failed nationalism.
Monday, July 24, 2006; A18
SEVEN YEARS after a U.S.-led NATO military campaign freed the Balkan province of Kosovo from the oppressive rule of Serbia, a firm Western consensus has formed about its future: It should be granted independence before the end of this year, perhaps under an international trusteeship. Both Kosovo and Serbia, along with adjacent republics of the former Yugoslavia, would then be guided toward full membership in the European Union. That way, the ethnic Albanians who make up 90 percent of Kosovo’s population would never again be ruled from Belgrade, which conducted a campaign of ethnic cleansing against them in 1999; but Serbs who regard Kosovo as part of their national heritage could expect to be reunited with it under a European umbrella, while consolidating a liberal democracy in their own country.
This forward-looking vision seems to have a powerful appeal in the region. Polls show it is supported by an overwhelming majority of Kosovo Albanians. A survey reported by the Belgrade press last week showed that Serbs would vote for E.U. membership by 59 to 12 percent, while a plurality believe independence is the most realistic solution for Kosovo. Only 21 percent of Serbs say Kosovo is their most pressing concern. The problem, as so often during the past 20 years, is Serbia’s political leadership, which remains addicted to the poisonous nationalism that drove the country into a series of disastrous wars during the 1990s.
Deaf to the increasingly blunt messages of Western governments and to his own public opinion, Serbian Prime Minister Vojislav Kostunica continues to stubbornly campaign for continued Serbian sovereignty over Kosovo. “Kosovo is part of Serbia,” he declared during a visit to Washington this month, sounding disturbingly like Slobodan Milosevic, who used that slogan to found his nationalist regime in the late 1980s. Mr. Kostunica has been telling Western leaders that he wants his country to join the European Union and NATO, but he has repeatedly failed to meet a critical condition for moving forward, which is the arrest of Serbian war criminal Ratko Mladic, a former general who is a hero to extreme nationalists.
Boris Tadic, the more liberal-minded president, has taken a somewhat softer line, agreeing last week to participate in face-to-face U.N.-sponsored talks with Kosovo’s leaders in Vienna today. But Mr. Tadic has resorted to repeating veiled threats that independence for Kosovo could cause demands for border changes elsewhere in Europe — beginning in neighboring Bosnia, where ethnic Serbs dream of adding territories they control to Serbia. That gambit has been embraced by Russian President Vladimir Putin, who has threatened to use the example of Kosovo to legitimize Moscow-backed separatist regimes in Georgia and Moldova.
All of this means that the West’s attempt to resolve the legacy of the Balkan wars of the 1990s and position the region inside the liberal Europe of the 21st century is in jeopardy of being defeated by Serbia’s 20th-century-style nationalism and Russia’s 19th-century game of power politics. If so, the main victims will be not the Albanians of Kosovo — who in any case will never again be subject to Serbia — but the Serbs, who could find themselves isolated in Europe and dependent on the patronage of an autocratic and imperialistic Russia. The country remains, at least, a democracy: There remains the hope that, if its leaders cannot adjust, its people will eventually choose better leaders.
28 July 2006 @ 4:58 pm
Serbet pergjithsisht e kane kuptuar them une. Qe Kosova nuk ka per te marre me drejtime nga Beogradi, as sot as kurre.
28 July 2006 @ 5:58 pm
Shikoni, ata e kane ditur me kohe por nuk u leverdis. Mos harroni se Kosova ka miniera ari e te tjera mineralesh te vlefshme. Pastaj, nuk ka me ish Jugosllavi. E sa per statusin, Kosova sot apo neser e ka te marre, se e ka vendosur Amerika ate muhabet dhe mbi te plotfuqishmin s’ka fuqi te dale askush.
28 July 2006 @ 6:11 pm
Kosova po bëhet e pavarur, por tani kanë filluar edhe vojvodinasit (hungarez etnik) të kërkojnë pavarësi.
Bona jeni e zonja, keni bërë shumë në lidhje me artikullin në gazetën britanike, por vetëm desha të pyes se a ke menduar ndonjëherë të reagosh ndaj atyre artikujve racist që janë bërë rutinë nga serbët. Më parë ata atakoni vetëm shqiptarët e Kosovës, kurse para se bisedimet të fillonin kanë startu fushatën kundër “gjithë-shqiptare” për ta minu kredibilitetin e Shqipërisë.
Si duket Serbët kanë fitua PR-luftën për Kosovën, edhe pse ata që vendosin po dinë ta qërojnë propagandën nga faktet.
28 July 2006 @ 6:40 pm
Oliver, faleminderit per mendimin tend. Me thene te drejten nuk e pata menduar kete ane te medaljes, qe te jem e sinqerte. Por ti ke te drejte. Ndarja territoriale e Kosoves ka shkaktuar shume debate ne komunitetin kombetar dhe nderkombetar, dhe ndoshta ia vlen ta diskutojme dhe midis nesh, per te rrahur mendimet tona. Une mendoj se statusi i Kosoves eshte shume i rendesishem, pas konferences se ambasadoreve te Londres se 1913, kur Kosova, Maqedonia, Mali i Zi ju aneksuan Serbise.
Eshte e vertete qe serbet vjellin dhe do te vjellin vrer, per arsyet qe kam permendur me siper, por lexo te lutem dhe artikullin e Kadarese mbi “identiteti europian i shqiptareve” dhe aty ke disa pergjigje ndaj pyetjeve qe mund te kesh. Do mundohem ti pergjigjem pyetjes tende. Nese ne lidhje me artikullin e Gill-it, shumica prej nesh munden ti shkruanin nje email sunday times, per arsyet qe tashme dihen e nuk dua ti perseris, per fat te mire apo te keq (nuk mund te shprehem personalisht, do ta vleresoj vetem nga kendveshtrimi politik i paanshem), ne si qytetare te thjeshte nuk mundemi te nderhyjme ne kete ceshtje. Kjo teme i perket qeverive dhe jo qytetareve. Le te mos harrojme se shume shqiptare e serbe jane te martuar dhe bashkejetojne me njeri tjetrin, por ashtu sikunder dhe politikanet tane, jane pikerisht politikanet serbe ata qe vjellin kaq shume vrer, nuk mund te pergjithesojme gjithe njerezit.
Ne shekullin e 21qe ne jetojme, eshte shekulli i globalizmit, te cilin nga kendveshtrimi im e kuptoj qe ka nje te madh mbi te medhenjte. Amerika ka vendosur tashme per statusin e Kosoves dhe te tjeret, serbet te paret do te bindin. Jam e bindur se shume shpejt Kosova do te shpallet republike. Amerika eshte e ndihmuar nga Gjermania e Anglia, dhe shtete te tjera per ti dhene statusin Kosoves.
Ne kete shekull qe jetojme une mendoj se cdo kush ka te drejte te jete i lire dhe kete e garantojne konventat nderkombetare, para se gjithash Karta e te Drejtave te Njeriut, me Rome, date 4.XI.1950, neni 5 citon si vijon: “E drejta e lirise dhe e sigurise”
1. Cdokush ka te drejten per lirine dhe sigurine e individit. Ne asnje rast nuk do te privohet nga e drejta e tij, me perjashtim te rasteve te meposhtme dhe ne perputhje me nje procedure te paracaktuar me ligj:”…..
Ky nen e sqaron fare qarte domethenien, dhe une nuk po jap te gjitha rastet, pasi i bie gjate, por keto te drejta jane te dhunuara per Kosoven ndaj dhe eshte e drejte qe te respektohen per te gjithe.
Shpresoj te te jem pergjigjur ne nje fare menyre.
Bona
28 July 2006 @ 6:51 pm
Flm për përgjigjen Bona.
Në lidhje me të drejtat e njeriut. Serbëve të Kosovës në 99,99% e rasteve ju respektohen këto të drejta, por ata vazhdojnë të ankohen sikurse grekët e Shqipëris; para disa javëve lexova një statement të organizatave helene në ShBA që akuzonin Shqipërinë për persekutim të grekëve.
Shqiptarët nuk e kanë të lehtë. Të gjitha shtetet që i rrethojnë thonë gjithçka të zezë kura janë jashtë në Evropë apo Amerikë.
Tani kur kanë filluar bisedimet për Kosovën, po bëhet edhe më e qartë se kush na do dhe kush jo. Nuk e di se a ke lexuar se lobit serb në ShBA ju prin një grek që ka lidhje me adm e presidentit të tanishëm?
28 July 2006 @ 7:02 pm
Oliver, kete informacion nuk e kam (per fatin tim te keq). Nese e posedon, te lutem ma co me email ose ketu qe te mundem te flas. Sa per ankesat, e di ti ate: sa me shume te kesh aq me i pangopur je?
Sa per lobing, i kane rrenjet te thella ato, nuk ja vlen te merremi. Fajtore te vetvehtes jemi ne dhe jo te tjeret. Por, nga ana tjeter nuk duhet te nxitohemi te japim deklarata idiote si e ministrit te jashtem Mustafaj ne lidhje me Kosoven. Kosova do te jete me vehte, dhe Shqiperia me vehte. Askush nuk do te bashkohet me tjetren. Secila deshiron te jete me vehte. Se c’mund te ndodhe realisht askush nuk e di dhe nuk mund ta parashikome se nuk jemi fallxhore. E verteta eshte qe NJERIU neser mund te vendoset ne Hene per te jetuar, por se kur nuk dihet. Deklaratat e nxituara japin pershtypje negative per ne tek te huajt, ndaj dhe duhet te jemi te kujdesshem ne ato qe themi, se tematika e Kosoves eshte e thelle, por ata jane shqiptare dhe jane te ndjeshem, ashtu sikunder edhe ne, populli jemi te ndjeshem per ta, se ne venat e tyre rrjedh i njejti gjak, gjaku shqiptare, ndaj duhet bere e mundur perkrahja ndaj tyre dhe jo budallalliqet.
28 July 2006 @ 8:10 pm
Greek American Organizations’ Policy Statement on Albania 2006
Although some improvements have been made lately in the conditions and treatment of the Greek minority, continuing acts of discrimination and persecution tolerated by the government of Albania against the nation’s ethnic Greek minority constitute subtle ethnic cleansing aimed at making ethnic Greeks feel isolated, powerless and vulnerable so that they will abandon their homes and move south to Greece.
The personal safety of ethnic Greeks in Albania is also at risk by reason of direct intimidation by security forces and the burning of schools, churches and businesses by lawless bands that the police allow to operate with impunity. Nowhere are ethnic Greeks given a fair deal or even a fair count. Although Albania successfully sought a census to measure the Albanian minority in neighboring FYROM, its government resists the demand of the European Union to measure its minorities, so it can continue to claim that the Greek minority is small when it constitutes at least 10 percent of the country’s 3.5 million population.
Zonja DioGuardi shkruan:
James Jatras, a Greek American with a long history of pro-Eastern Orthodox and anti-Muslim activism in the Balkans and formerly senior foreign policy analyst for the U.S. Senate Republican Policy Committee (1998-2002), signed the agreement between Venable and the Keshilli Nacional serb on March 22, 2006. Far from being a neutral observer of Balkan affairs, Jatras is a paid lobbyist for the SNV and an Orthodox extremist with deep connections to the SNC.
28 July 2006 @ 8:11 pm
Unë jam kosovar
28 July 2006 @ 8:14 pm
Me behet qejfi Oliver. Sic mund ta kuptosh, une nuk kam asgje kundra pervecse PRO!
28 July 2006 @ 8:23 pm
kanë përdor fjalën ethnic cleansing për Shqipërin lol
Me sa kam lexuar ata po bëjn ethnic cleansing me shqiptaret në jug.
28 July 2006 @ 8:33 pm
Oliver, “peshku ne det e tigani ne zjarr!” Ate pune kane, le te vazhdojne me emra se statusi ka marre fund nga te gjitha drejtimet per Kosoven. Davaja eshte fituar!
28 July 2006 @ 8:55 pm
Zotnia Oliver.
Je plotesisht gabim ose shikon endra ne mes te dites.
Ne shqiptaret kemi mijra vjet,qe jetojme me greket dhe nuk kemi bere “cleasing”-un tend.
Ate na e beri barbarizmi turk dhe vetem per 500 vjet.
Ju po te jeni kosovar,rregullo me pare gjendjen ne Kosove pastaj shiko me gjere.
Per te grire sallate,eshte kollaj,cilido e ben ate pune dhe nje femije apo dhe nje i lojtur mendesh.
Jeni bere me keq se E.Hoxha,(ai nuk u largua nga vendi) per te dhene direktiva deri larg nga Norvegjia.
Ju pohoni faktikisht ato qe shkruan AAGill,pse je larguar nga shtepia jote,pse nuk shkon ne Kosove te rregullosh gjendjen,apo vetem per llogje je i afte.
Nuk keni pune tjeter ju vec te shani greker,serb,italjane,bullgare, hungareze dhe gjith fqinjet tane.
Si ju eshte thare goja te thoni sikur dhe nje fjale te vetme te keqe per turqit apo arabet,qe na kane bastarduar dhe tallet e gjith bota,biles dhe kryeministri iranian,nje Hitler evgjit,qe thote jemi popuj miq.Pse ja fut p. kot o Oliver.
28 July 2006 @ 9:04 pm
O Bujar a e ke problem te me thuash c’te shtyn ty te mbrosh grekerit e te shash nje Shqiptar tjeter? Te kane mbajtur gje me buk? Te kane shpetuar jeten? Jam kurioz ta di sepse me duket nje ndjenje krejtesisht pa vend.
Mos u mundo te me tregosh qe grekerit jane me te mire se Turqit, Arabet apo kushdo tjeter. Mua s’me intereson fare. Dua thjesht te di pse je kaq i gatshem te sulmosh nje Shqiptar per te mbrojtur ata te cilet genjejne mbi vendin tend e perpiqen te gllaberojne Shqiperine e Jugut?
Nga emri s’dukesh as minoritar mer i bekuar
28 July 2006 @ 9:21 pm
Nuk mund tu besoj syve! Jam totalisht pa fjale! More Bujar, po ti ca ke ne vend te atij gjakut e? E njeh historine e Shqiperise ti shqiptari i kulluar dhe urrejtjembushur? Shqiperia ka qene nje me Kosoven, ose Dardanine qe eshte quajtur dikur. Me ty nuk u folkerka more. Po e gjithe bota e perkrah Kosoven e ti grekun, turkun e arabin? Vetem nje i mete nga mendja mund te fale keshtu, te me falesh per perkufizim, te kerkoj ndjese per kete. A ke njerez ne Greqi ti mor zoteri? A i njeh cmimet e tyre? Jo se une isha per festat e fundvitit dhe mu duken skandal. Pastaj i i trajtojne greket shqiptaret? Si qente. Madje bene ene nje skec atehere ku thoshin: “Ne do te gjesh pune thuaj qe je shqiptar!” Me vjen keq qe ti flet keshtu.
Flamuri yt tregon se jeton ne USA, tregon nuk e di se ku jeton ti. Po ti perse ike nga Shqiperia, perse nuk ndenje atje qe ti rregulloje te gjitha e te gjithe, po krise e ike andej nga je? Pse u bere dezertor ti mo? Keto pyetje jane budallaliqe me oke qe i ben ti Oliverit dhe te te vije turp qe i ben, kur ti vete ke ikur nga Shqiperia.
Qe te besh pyetje, duhet te kesh edhe pergjigjet ne xhep, jo vetem pyetjet se ndryshe tregon qe je i paafte. E ty ne te pelqejne serbet shko dhe kthehu ne serb, por Kosova statusin e pavaresise do ta marre do apo s’do ti, duan apo s’duan ata arabet e turqit e tu, ndaj te kunderten harroje!
28 July 2006 @ 9:43 pm
S`jam nga ata që thojnë “miqësia shekullore shqiptaro-turke” por gjynah o Bujar, vërtet gjynah!
29 July 2006 @ 8:35 am
Ende s’na ka kalua kjo kohë?
Rrnoft paqe!
Posht nacionalizmi!
29 July 2006 @ 8:42 am
O Bujar qyqja ti. Nuk po dish të lexosh. Nëse kishe lexua të gjitha përgjigjet ti e kishe parë se unë ato copat në anglisht i kam vendos pasi që bona tha se nuk i kishte parë.
Unë nuk pajtohem aspak me ato copat në anglisht që unë kam sjellë, por vetëm desha të dëshmoj poltikat anti shqiptare.
Shpresoj se askush nga ju nuk ka keqkuptuar përse kam sjellë atë deklaratën greke për të drejtat e grekëve në Shqipëri.
Në asnjë mënyrë nuk kam dashur të them se ajo që shkruan aty është e vërtet, vetëm kam dashur të tregoj se minoritarët grek dhe serb në Ks dhe Sh do të vazhdojnë të ankohen, pa marr parasysh se cfar të drejta kanë.
29 July 2006 @ 1:46 pm
Oliver, mos e vrit mendjen. Le te ankohen se dihet qe sa me mire te jesh, aq me shume do te ankohesh. Ty faleminderit qe e solle ate deklaraten e mesiperme ketu, te tjeret le te thone cfare te duan, jane te lire ashtu sikunder dhe ne jemi te lire, te ndajme apo jo te njejtat mendime.
30 July 2006 @ 3:42 am
Lufta çlirimtare greke kundër Perandorisë Osmane, ne vitin 1821, e përkrahur nga grupime grekofile nga disa vende evropiane nuk pat fare sukses. Ndërhyrja e Rusisë, Francës, dhe Anglisë bëri këthesa në favot te grekëve. Më vonë (1830) grekët fituan pavarsinë.
Teritori shtetror i sajë ishte shumë më i vogël se sot. Tek në shekullin 19 dhe shekullin 20 Greqia u zgjerua (gati 50 %) duke grabitur ishujt Jonik (1846), Selanikun (1881), Epirin, Maqedoninë, Kretën, ishujt jugor në Egjeg, dhe Trakinë (1912-1913) dhe (1914-198) dhe ishujt Dodekan (1947).
Grekët dhe elita politike e tyre nuk u kënaqen me kaq. Qellim kryesor i tyre është bashkimi i të gjitha teritoreve ku ka grek (qoftë edhe një grek apo një varrezë greke).
Ky koncept politik, deri ne vitin 1923, është i njohur me emrin Idea e Madhe (Megali Idea). Kësaj ideje, e cila nuk ishte vetëm irredentiste por edhe ekspansioniste, ja panë sherrin në Kretë, ku ndërhynë me ushtri me 1. shkurt 1897 ( Lufta e Parë Greko-Turke). Pas humbjeve katastrofale në Epir dhe rretinë (Cameri dhe rrethinë) u detyrua të bëj ndryshime (të vogla) të kufirit në dëmë të tyre dhe të paguajnë 4 milion lira turke.
Pas Luftës së Parë Botërore të trimeruar nga marrveshja e Sevres (10.08.1920), ku u vendos qe Bullgaria të dorzoi Trakinë Prendimore dhe Turqia të dorzoi Trakinë Lindore, disa ishuj në Egje dhe zonen e Izmirit, qe isht pushtuar nga grekët.
Nuk ju mjaftonte kjo, bënin plane të reja. Per fat të mirë disa dekada më parë, në Selanik, kishte lindur nje burrë shqiptar, Qemail Pasha (turqit e quanin Ataturk), i cili hudhi poshtë të gjitha vendimet dhe marrveshjet e Sulltanit që kishte pas veti 30-50 gra dhe disa burra të tredhur … kundër këshillave të Anglisë, Francës dhe Italisë Greqia vazhdoi ofensiven në Anadoli gati deri në Ankara. Atje pësoj nje humbje katastrofale. Pas kësaj humbje Greqia u detyrua te heq dorë nga Trakia lindore dhe zona e Izmirit. Gjithashtu u bë marrveshja për këmbim të popullsisë ( pastrim etnik - me falni pastrim fetar si në Cameri, sepse as greket as turqit nuk kanë etnitet. Si greket ashtu edhe turqit jane perzirje racash evropiane, aziatike, afrikane e ku ta di unë).
Nga Azia e Vogël u detyruan të shpërngulen 1,5 milion banor “grek”. Ah sa keq për ta (t´u rritë mendja biro - mallkim malsorjeje )! Pas 2500 vjet civilizimi “helen”. Fund!!!!!!! Kjo katastrof ne Azinë e Vogel i dha fund endrrës teritoriale greke “Megali Idea”.
Pasojat e kësaje humbje të madhe janë:
Puçe ushtarake , vrasje të ministrave, luftë civile (1944-1949), puç ushtarak (1964-1974), puç në Cipro, masakrimi i çamëve, gjendje lufte me Shqipërinë (s´ke çka t`i bësh kalit, bjeri samarit), kundër Amerikës, kundër Kosovës, kundër Maqedonisë, kundër Anglisë kundër Kroacisë, kundër Malit të Zi, kundër Bullgarisë, kundër Angolesë, kundër Izraelit, ndoshta edhe kundër Zotit ..
Ah të tredhurit, ju të tredhurit e Ballkanit ! Shërbtor shërbtoresh!
30 July 2006 @ 2:20 pm
flm z. Janina, i kam me te qarta ca gjera tani
31 July 2006 @ 8:53 am
“Ah të tredhurit, ju të tredhurit e Ballkanit ! Shërbtor shërbtoresh!
Luan Janina, une kete fjali, nuk e kuptoj. A mund te ma sqarosh pak te lutem? Faleminderit per mirekuptimin.
31 July 2006 @ 4:23 pm
Mendoj se nje teme e mire per mendime eshte “Perse Berisha ka ndryshuar kaq shume ne lidhje me ceshtejn kombetare ndaj pretendimeve greke per Vorio Epirin?”
Une mendoj se eshte arsyeja per te ruajtur karigen e tij qe e ka bere te ndryshoj nga nje radical ekstremist ne vitet ‘95-’97, ne nje liberal pa sy dhe veshe ( qorr dhe shurdh) ne lidhje me kete ceshtje.
Gazeta Shqitpare
Kosinë/ 75 martirët e 25 shkurtit 1914 vazhdojnë të jenë në varr të përbashkët
Masakrat greke, autoritetet nuk inagurojnë lapidaret
Hiqet nga pllakati i Hormovës fjala “grekëâ€
Nga i dërguari ynë në Përmet Artan Hoxha
E kanë ndryshuar kastile të paudhët se nuk ka qenë e shkruar ashtu siç është tani. Po ja, medemek donin ta bënin më të mirë lapidarin dhe në pllakatin e ri e kanë hequr fare fjalën grekâ€, na thotë një çoban i vjetër nga Hormova që e hasim në anë të rrugës nacionale, sapo kalon urën e Leklit. Me duart kryq, mbështetur mbi krrabën e gdhendur, çobani hormovitë duket më i sertë nga ç’është në të vërtetë. Kur e pyesim se kush e ka bërë një gjë të tillë, ai mendohet një çast, ngre kokën lartë dhe pa folur asnjë fjalë, bën me shenjë për tej nga i bie të jetë kufiri me Greqinë. Pas pak ndërron mendje dhe thotë:â€Xhanëm e kanë bërë grekët?! E kanë bërë këta tanët që për pesë pare bëhen më grekë se grekëtâ€, thotë çobani dhe u fishkëllen fort dhënëve se kanë marrë sipër brinjën që të nxjerrë në fshatin Kodër. Në të vërtetë lapidari i Hormovës, një nga më të mirëmbajturit në vend, të detyron tia hedhësh sytë nëse kalon në rrugën që lidh Përmetin me pjesën tjetër të vendit. Lapidari përbëhet nga një fasadë prej afro 10 metrash katrorë, veshur me pllaka guri. Pasi hapim derën e rrethimit me kangjella hekuri ngjisim disa shkallë të vogla dhe ndalemi në platformë. Në pllakatin prej mermeri të bardhë që duket fringo i ri, me përmasa jo më shumë se një metër katror, është shkruajtur me kujdes një tekst që shpjegon se kujt i dedikohet lapidari. Me gërma blu dhe të kuqe është skalitur, “Në kujtim të 217 hormovitëve masakruar pabesisht nga bandat shoviniste në mars të vitit 1914â€. Në bën përshtypje ky fakt, madje përpiqemi ta shohim me mosbesim versionin që na dha çobani nga Hormova, por në të vërtetë nuk gjejmë dot diçka më bindëse. Nuk është nevoja të pyesësh shumë në Hormovë për të marrë vesh se si ka qenë teksti përpara se lapidari të rikonstruktohej. Por nuk gjejmë asnjë arsye për të justifikuar ndryshimin e tekstit të mëparshëm të lapidarit dhe heqjen prej tij të fjalës “grekâ€. Dikush që nuk ka kaluar kurrë më parë nga këto anë, qoftë ky shqiptar apo turist i huaj dhe që nuk e njeh historinë e zonës do të mbetej i befasuar. Vallë cilat banda paskan qenë kaq të përbindshme sa kanë masakruar 217 burra nga një fshat që gati u shfaros i tërë nga faqja e dheut? Mos vallë kanë qenë banda shqiptarësh, nga ndonjë fshati apo zonë që ka pasur mëri me hormovitët, apo kanë qenë të huaj që kush e di çfarë halli i ka degdisur në këto skërka, rrëzë malit të thepisur të Golikut?
Kosina
Pasi kalon qëndrën e fshatit Kosinë duhet të ecësh nja 300-400 metra nëpër një rrugicë të ngushtë për të dalë në anë të një përroi të vogël. Në një shesh të vogël ku mezi qëndrojnë disa plugje traktorësh të kohës së socializmit rastësisht takojmë Bajram Jaupin. E pyesim se ku është vendi ku ka ndodhur masakra e 25 shkurtit 1914? “Në fund të asaj arrës së madhe, atje afër përroit është varri i përbashkët i 75 burrave të therur me thikë nga shovinistët grekë. Si ka lëvizur njeri që nga ajo kohë. Ca më keq u kanë prishur dhe lapidarin përkujtimorâ€, na tregon me dorën drejtuar nga pema shekullore Bajrami. Ai është i ardhur në Kosinë prej afro 25-vitesh, por i takoi pikërisht atij si murator që të ndërtonte më 1982 lapidarin përkujtimor për masakrën e 25 shkurtit 1914. “Lapidari ka qenë këtu ku janë plugjet tani, po pas ’90-ës njerëzit i kapi dalldia dhe e prishën atë. Por me ç’kam dëgjuar nga pleqtë e vjetër të fshatit varri i përbashkët duhet të jetë atje tej, nja 100 metra më largâ€, thotë Bajrami. Tek vendi që na kanë treguar se duhet të ndodhet varri masiv i masakrës së 25 shkurtit, nuk ka asnjë shenjë apo objekt të veçantë që ta dëshmojë një gjë të tillë. Ndërsa kthehemi në një kafe të vogël në qëndër të fshatit takojmë një grup pleqsh që gjerbin me nge kafe turke dhe tymosin duhan. “Nëse donte të bënte punën e zotit dhe tu shërbente besimtarëve, ai prifti i Përmetit dhe ca më të mëdhenj sipër tij le të zhvarrosnin martirët e 1914. Atje tej janë, kanë një shekull që u ka kalbur eshtrat përroi. Le ti nxjerrin prej andej se do ti ndihmojë falas dhe pa para fare e ti vendosin në një varrezë për të qenëâ€, na thotë njëri prej pleqëve të Kosinës.
Pacomiti
Për të shkuar në Pacomit duhet të marrësh përpjetë një rrugë të pashtruar, para se të hysh në Piskovë, qëndra e komunës me të njëjtin emër që përshkohet mes për mes nga rruga nacionale Përmet-Këlcyrë. Në atë që mund të quhet qëndra e Pacomitit të bie në sy një lapidar i thjeshtë, i ndërtuar prej betoni, pamja e të cilit as që krahasohet me lapidarin e Hormovës. Në faqen ballore të tij është vendosur një pllakatë mermeri, dhe disa tufa lulesh. Teksti i shkruajtur mbi pllakat është me shumë gabime drejtshkrimore, por ai përmban me saktësi datën e ngjarjes, numrin e viktimave dhe autorët e masakrës. Ata që e kanë ndërtuar këtë lapidar nuk e kanë shmangur autorësinë e masakrës, “shovinistët grekëâ€. Por një gjë e tillë u ka nxjerrë të tjera probleme. Askush nga titullarët e pushtetit vendor në rrethin e Përmetit dhe në Qarkun e Gjirokastrës nuk ka shkuar ta përurojë. “U prish punë fjala ‘grekë’. Na kanë thënë që po ta heqim do të vijnë ta përurojnë thotë Përparim Turabiu, personi që i kërkoi dy vjetë më parë kryetarit të Komunës, Karafil Pasha që të mundësonte ndërtimin e një lapidari në përkujtim të masakrës së Kosinës. “Kjo është historia e vërtetë dhe nuk mund ta ndryshojmë se i mbetet hatri dikujt, qoftë ky pushtetar i yni apo i huaj. Vetëm nga fisi im andartët grekë kanë therur si bagëti 13 burra. Dhe po të heqin të gjitha pllakatet përkujtimore do tua lëmë amanet fëmijëve tanë që të mos e harrojnë se çfarë ka ngjarë atë të hënë të 25 shkurtit 1914â€, thotë me mllëf Turabiu. Lapidari i Hormovës nuk mund ta shtrembërojë dot historinë me pamjen e tij të bukur dhe veshjen me pllaka guri. Vetëm 35 kilometra më tej lapidari modest i Pacomitit, me tekstin e skalitur keq, e shkruar me gabime drejtshkrimore, mbase nuk është aq i bukur sa ai, por dëshmon historinë e vërtetë, kush janë martirët dhe kasapët e saj.
Përparim Turabiu: Si u masakruan në një ditë 75 burra nga Pacomiti
“Pushtetarët s’pranojnë ta përurojnë lapidarinâ€
Kërkuan të hiqen fjalët “shovinistët grekëâ€
Nga i dërguari ynë në Përmet Artan Hoxha
Vetëm nga fisi im janë therur 13 burra nga shovinistët grekë në masakrën e 25 shkurtit 1914. Kështu që nuk kishte si ti linim pa një përkujtimore të paktën, për tu vendosur një tufë me lule që të prehen të qetëâ€, thotë Përparim Turabiu banor i fshatit Pacomit në rrethin e Përmetit. Përparimi është bërë inisiatori që ky lapidar të ndërtohej në fshatin Pacomit, pasi në të vërtetë masakra e ushtrisë greke gjatë Luftës së Parë Botërore ka ndodhur në fshatin Kosinë. Por duke qenë se lapidari i ngritur pranë vendit të masakrës është shkatërruar pa nam e nishan gjatë viteve të demokracisë, Përparimi kërkoi që ai të ngrihej serish, këtë radhë në qëndër të fshatit të tij. Nga 75 burrat e masakruar të hënën e 25 shkurtit 1914, 42 prej tyre kanë qenë nga Pacomiti.
Më poshtë Përparimi tregon pse kërkoi vendosjen e lapidarit në fshatin e tij dhe si ndodhi masakra e Kosinës.
Pse kërkuat që lapidari të ngrihej në fshatin tuaj?
Është e vërtetë që masakra ka ndodhur në fshatin përtej, Kosinë, por pjesa më e madhe e burrave të therur si bagëtitë nga banditët e ushtrisë grekë ishin nga fshati ynë. Lapidari që ishte ngritur në Kosinë në kohën e socializmit u shkatërrua pas viteve ’90, kështu që duhej të bënim diçka për ti kujtuar dhe nderuar. U kemi kërkuar si fshat disa herë drejtuesve të pushtetit në rrethin e Përmetit dhe në Qarkun e Gjirokastrës, por se kanë vënë ujin në zjarr. Përveç kryetarit të komunës së Piskovës Karafil Pasha, askush tjetër nuk është treguar i interesuar për tu ngritur ky lapidar, pse në të do të shkruhej se ata burra janë masakruar nga shovinistët grekë. Edhe kur e ndërtuam vetë lapidarin nuk është kujtuar njeri nga pushteti të vijë këtu për një ceremoni të thjeshtë. E gjitha kjo bëhet pse në pllakat është shënuar se masakra u krye nga shovinistët grekë. Nëse nuk do të ishin ato fjalë të jeni të sigurt se pushtetarët do të kishin ardhur, bile edhe me saze.
Kur e keni ndërtuar lapidarin?
Vitin e kaluar para zgjedhjeve më duket, andej nga fundi i majit a fillimi i qershorit. Deshëm të bënim një ceremoni me drejtuesit në Përmet e Gjirokastër, por nuk u bë për atë punën e “shovinistëve grekëâ€. Pastaj na thanë se ishin në fushatë zgjedhjesh dhe s’kishin kohë të merreshin me ne. Më 25 shkurt të këtij viti unë vendosa privatisht një kurorë dhe disa fshatarë të tjerë vendosën tufa me lule mbi lapidar.
Si ka ndodhur masakra?
Po me ç’më kanë treguar pleqtë dhe nga disa të dhëna që im vëlla i ka gjetur në arkivin qëndror në Tiranë, masakra ka ndodhur më 25 shkurt 1914. Ka qenë ditë e hënë, pasi pleqtë e vjetër nuk e harronin kollaj atë ditë. Ushtria greke hyri në fshat dhe mori ç’i doli përpara burra e gra duke i çuar më pas në Kosinë. Aty grekët kishin mbledhur dhe fshatarë të tjerë nga zona përreth. Burrat i hoqën mënjanë dhe i detyruan të hapin një gropë të madhe afër një përroi. Më pas i merrnin një nga një, gjoja për ti pyetur dhe i thernin me thikë si bagëtitë, duke i hedhur në gropë njëri mbi tjetrin. Kjo ka qenë masakra më e madhe e ndodhur ndonjëherë në rrethin e Përmetit. Por grekët nuk mbetën të kënaqur me kaq, duke i lanë kufomat për tre ditë pa varrosur për të frikësuar ata që kishin mbetur gjallë. Nga 75 burra të masakruar atë ditë dimri, 42 janë nga fshati Pacomit, ndërsa 33 të tjerë janë nga Kuqari dhe Seniçani. Të gjithë janë të varrosur aty në një varr të përbashkët dhe si ka luajtur njeri deri sot
Muratori Bajram Jaupi tregon si e ndërtoi në vitin 1982
Lapidari i Kosinës u shkatërrua
Muratori Bajram Jaupi e mban mend mirë vendin ku 25 vjetë më parë ndërtoi lapidarin në përkujtim të 75 burrave të masakruar nga pushtuesit grekë në Luftën e Parë Botërore. “Po unë e kam ndërtuar lapidarin për masakrën e Kosinësâ€, pohon Bajrami. Këshilli i fshatit kishte vendosur që të ndërtonte një objekt përkujtimor për të nderuar martirët e asaj masakre, pavarsisht faktit se asnjë nga viktimat nuk ishte banor i Kosinës. “Lapidari ka qenë në një nga rrugicat e fshatit, aty afër çezmës, por tani ka vite që e kanë shkatërruar. Nuk e di pse dhe kush e prishi, pasi nuk kishte asnjë arsye pse të ndodhte një gjë e tillëâ€, thotë Bajrami. Tashmë nga ish-lapidari i 75 martirëve të Kosinës nuk ka mbetur as nam e as nishan. Në vendin ku ka qenë bazamenti i përkujtimores tashmë dergjen të hedhura disa plugje të vjetër të mbetura relike nga koha e socializmit. “Në fakt vendi ku janë vrarë dhe varrosur burrat e Pacomitit nuk është saktësisht aty, por është nja 100-150 metra më tej, buzë përroit, afër një arre të vjetërâ€, kujton Bajrami. Banorët e vjetër të Kosinës të thonë se askush nuk i ka zhvarrosur martirët e 1914, dhe se ata janë aty prej afro një shekulli.
31 July 2006 @ 4:27 pm
Tomke, po ce lodhesh bre, nuk ka faj berisha, faj kane njerezit qe i bejne mostrat si berisha nacionaliste apo patriote. Mos shko me larg, shiko reagimin e kosovareve ndaj berishes, e shohin si mbret, ashtu shihinin dikur edhe enver hoxhen, kurse majkon qe i shpetoi ne kohen e sulmeve serber, nuk para e kane qejf se eshte “komunist”, ec e gjeje.
31 July 2006 @ 4:28 pm
Eh po eshte e embel karrikja o Tomi
31 July 2006 @ 4:28 pm
Bona, ja sqarimi:
Tredhja (kastrimi, lat: castrao, castratus = heqje, largim, dobësim …, greqisht: eunuch eune = shtrat echo = ruaj) bëhej të burrat që shërbenin në harem (ruanin gratë e Sulltanit) apo sherbenin në oborre mbretrore ( Bizant ) . Kete punë zakonisht e benin greket (të tredhurit e Ballkanit). Qellimi ishte ruajtja e “nderi të grave” dhe siguria qe ato gra mos të lindin ndoje pasardhes të pa dëshiruar. Këta jan perdorur edhe si këshilltar politik dhe posaqerishtë për spionim.
Kastrimi dhe vetkastrimi me motiv asketik-religjioz kishte një traditë shumë të gatë te grekët qe nga antika. Në Azinë e Vogël festonin diten e prandverës duke bër kastrime masive. Ky kult u perhapë më vonë në Perandorin Bizante.
P.sh Gregorios nga Nazianz, Patriark i Konstatinopolit (379-381), thot në fjalimin e ti të 37. ketë: Kush bën vetkastrimin apo lejon të kastrohët duke këputur rrënjen (burimin) e të gjita të këqiave (th;n rJivzan th`~ kakiva~), këputjen e organeve seksuale, arrit një virtyt aq të lartë dhe s´ka nevojë të mbaj më këtë barrë të keqe. Ky veprim i shëmtuar ka qën shumë i perhapur të kleri grek.
Jo vetëm në qarqe religjioze por edhe ne qarqet sekulare te oborrit mbretror ishte e perhapur kjo dukuri. P.sh Johannes Orphanotrophos (shekulli 11 ), minister në Bizant.. E gjatë është lista e tyre. Kërkoni në google : eunuch
31 July 2006 @ 4:47 pm
Keni te drejte, por nje mendim tjeter mund e jete se meqense Greqia eshte anetare e BE dhe ka voten e saj atje, acarimi i mardhenieve me greqine mund te kete ndikimin e saj ne vendimet e BE per Shqiperine. Turqia eshte nje shembull per kete. Kupthet edhe kjo mund te kete kunderpergjigjet e saj s psh. cfare ndikimi mund te kete pjesmarja e nje qeveritari ne nje lapidar ne perkujtim te masakrave greke ne Shqiperi , kur Greket kane me dhjetra lapidare te tille ne perkujtim te Grekeve te masakruar nga te huajt ne greqi. etj etj.
22 November 2006 @ 11:46 pm
Dajosh mire ke por ne kosovaret jemi te vetedijshem se nano e ka ndihmu kosoven por e them lirisht se nano vetem ska pas qare na ti edhe nga populli pa na marr e me na strehu sepse asgje nuk ka bere per kosoven a a asht ai vet ministri i tij se ka thene se kosova duhet te shpalet e pavarur por me pavarsi te kushtezuar qfar shqiptari asht ai nje e dyta se po te ish saki berisha ne pushtet nuk do te kishte masakru edhe aq shume serbia ne kosove por e ka dit edhe i madhi amerika edhe ka shkarku sali berishen me kohe edhe ka vnu ne pushtet nanon qe e ka dit se ai nuk do te ben asgje per kosoven edhe nje qe the se ka ndihku kosoven nano eka pas per detyr patjeter per arsye se populli e kish mbyt por e dini ju se qfar armatimi ka pasur UCK- ja edhe a e edini se qfar armatimi ka hyr prej shtetve aleta NATO te gjitha armet moderne i ka ndalur nano edhe na ka gjuajtur ka nje mitraloz komunist te kines edhe ata gjuanin shume shtrember ndersa sali berishen kemi ne zemer eshte shqipetar 100% edhe eshte demokrat
ndersa nano eshte grek nuk e di sa e din biografine tij por ai eshte nipi i enver hoxhes edhe sternipi i grekeve a nuk e dini se ne demostratat e vlores ne 1996 apo kur jan kan se pasna harru se popuuli i tij ka ngrit tre gishta sikurse demostratat e beogradit po te aij viti ata kan qen njerezit e fatos nanon me tre gishta
22 November 2006 @ 11:57 pm
edhe sa per greqin kisha thene qe te flejm dath se ajo nuk guxon te leviz sepse edhe ajo ka nje cop tok te huaj qe po mban peng por as turqia nuk do te ndikon ne statusin ton por ato do te shprehen se QFARDI ZGJEDHJE PER KOSOVEN DO TE JET E PRANUESHMEA por me mbrojtjen dhe respektimin e pakicave etj sepse pavarsia ne kosove ka mbrri me luftene uck me hyrjen e natos sepse edhe me dassht se nuk guxon nato me lshu kosoven edhe me hi serbia sepse perndryshe natoja do te shpallej e humbur ne luften me serbin edhe per ata nuk do te dalin nato ketu do te kmei ameriken sikur ne qdo vend tjeter siq e dim te gjith ne gjermani jan qe nga lufta e II botrore edhe pse gjermania nuk ka nevoj per mbrojtjen e amerikes por ne pavarsin e kemi por vetem se nuk e kemi prekur ende edhe nuk kemi shpallur sepse qka ka diqka mangu te ne me pavarsi edhe pa pavarsi tash per tash perveq kinse investitoret nuk guxojkan me qel vende te punes etj por kjo asht politik e politikanave qe te ken shanc te vjedhin edhe naj dite sikur se jan ka vjedhin parat tona edhe per shtyrjen e statusit s mendonise jan merzitur politikanet ton jo perkundrazi ata vetem se jan qliruar edhe e din se edhe sa para kna me mujt me vjedh derisa te shpallet pavarsia edhe te humbin pushtetin qdo nje qe eshte ne pushtet
larguan akademikun dacin kinse paska vhedhur edhe ai ka vjedhur por ata e perzun vetem kinse ne populli me kuptu se hajnat nuk kan vend ne parlament por ajo eshte kurth i kurdisur i te gjithave vetem per me me mujt me naj marr voten edhe njheer por jo votat tona nuk do te shkojn me atje se ske per kend voton ai ka vdekur kush ka pas merit ai me nuk eshte qe te ndal krimi dhe vjedhet ai nuk eshte me qe tja ngre veshin atyre qe haliten por bejne qka dojn edhe naj dite se do te ken posht pushtet