Login



Register

Lotët e botës së qetë…

Ata qe deshironin te zinin vend ne rradhet e para per te mos humbur asgje nga shfaqja makabre kishin mberritur aty qe heret ne mengjes. Nje vinc lartesohej frikshem drejt qiellit nga mesi i sheshit ku ishte mbledhur turma. Ata te gjithe shikonin vincin qe ngjasonte me nje xhirafe gjigande, por asnje nga segmentet e tij nuk po levizte. S’do kishte kuptim qe ata te kishin ardhur per te pare kete pirg hekurishtesh nderkohe qe si banor te Teheranit (kryeqyteti i Iranit) s’mund te mendohej qe po e shihnin ate per here te pare. Ai ishte nje vinc qe mund te rastisej ne cdo qytet te madh te botes!…

Kur vinci filloi te ngrihte lart ngarkesen u permbush edhe deshira e ketyre njerezve. Kishin ardhur vetem per te pare varjen e nje te denuari me vdekje. Vinci e ngriti pa veshtiresi peshen, por si valle do mund ta duronin keta njerez peshen e ketij spektakli makaber ne ndergjegjje per tere jeten?

* * *

Djaloshi 24 vjecar pas aksidentit automobilistik e mbajti fjalen e doktorit dhe filloi te notonte ne ujrat e mesdheut me qellim qe te riperterinte fuqine e vjeter te kraheve. Me syzet e dhuruara nga nje mik per ti mbrojtur syte nga kripa ai njihet per here te pare me boten e qete te thellesive. Pas kesaj dite jeta e Jacques Yves Cousteau do te ndryshonte rrenjesisht. Nderkohe qe kryente sherbimin ushtarak si oficer artilerie ne floten franceze, me qellim qe ti shpaloste njerezve boten e magjishme nenujore vendos te behet zbulues. Qe te realizoje qellimin do ti duhet te prese fundin e luftes se dyte boterore.

Anija minakerkuese “J-826”, e kalon pa te papritura e demtime luften dhe duke iu nderruar emri shfrytezohet si feribot ndermjet Maltes e Gozo-s. Cousteau pasi e bleu me ndihmen e nje pasaniku anglez, qe quajtur Loel Guinness megjithese beri riparimet dhe ndryshimet e duhura per 27 pjestaret e ekuipazhit dhe laboratorin la te paprekur emrin e saj.

Historia e Maltes dhe Gozos ishuj ndermjet te cileve “J-826” sherbente si feribot shkon deri ne mitologji: Pas renies se Trojes Odisea braktis Hellespontosin drejt atdheut te tij ishullit te Itakes per tu bashkuar me te shoqen, te bukuren Penelope por surprizat e padroneve te olimpit e sorrollasin neper aventura per 10 vjet me rradhe. Pasi arrin ti shpetoj perbindeshave te detit Skylla dhe Kharybodis ndalon per te pushuar ne ishullin Trinakroi ku megjithe paralajmerimet per mos ti prekur dashet e diellit s’arrin ti ndaloj shoket e babezitur. Kur anija e tyre largohet nga ishulli sulmohet ne det te hapur nga era e cliruar nga zinxhiret. Mbi nje trar te mbetur nga anija e shkaterruar prej zemerates se diellit mberrin ne ishullin Ogygia.

Ne kete ishull banonte Calypso bija e Atlasit qe mbante boten mbi shpatulla. Perria e detit e fton Odisene dhe shoket e tij ne shpellen e saj me tavanin e mbuluar me guacka deti. Te magjepsur per saj ata kalojne 7 vjet ne kete ishull. Zotave te olimpit fillon tu vij keq per kete njeri te syrgjynosur qe derdh lot perdite per Penelopen e Itaken dhe me ne fund dergojne ne ishull Hermesin si lajmetar. Calypso duke zbatuar urdhrin e Zeusit dergon Odisean ne pyll ku I jep nje sepate e nje sqepar duke I thene: “Odise, prit sa dru te duhen dhe nderto nje barke te forte por te lehte.
Para se te nisesh do te te jap buke, uje dhe vere e do ti lutem zotave te fryejne era te embla qe te mund te arrish ne atdheun tend.”

Ishulli Gozo eshte ai qe ne mitologji permendet si Ogygia ku jetonte Calypso. Prandaj dhe ne ditet kur J-826’a sherbente si feribot i vune emrin “Calypso”. Cousteau nuk ja fshin emrin dhe ne 1950 niset ne udhetimin e pare per ne detin e kuq. Tashme ai eshte kapiten Cousteau-ja!…

Nderkohe qe djali i madh Jean Michel-i siguronte mundesi financiare per udhetimet kerkimore, i vogli Philipe lundronte oqeaneve me te atin. Pas shume arritjeve dhe cmimeve pa fund ai peson nje goditje te rende me 21 qershor 1979: Phillipe humb jeten si pasoje e nje aksidenti ne afersi te portit te Lisbones! Ne 1995 heq dore nga te qenit pjestar i Akademise Franceze si pasoje e deklarates se presidentit Chirac per fillimin e provava nukleare ne Oqeanin Paqesor. I permbledh kerkimet e zbulimet e tij ne gati 100 filma te ndryshem , nder to dhe 3 tematik me metrazh te gjate, “Bota e Qete”, “Bota pa Diell” dhe “Udhetim ne Cepin e Botes”. Me 1996 plani i tij per ekspediten ne Lumin e verdhe prishet sepse ne qershor Calypso fundoset si pasoje e nje aksidenti. Pasi ia kishte hedhur luftes se dyte boterore dhe kishte lundruar ne cdo det te globit Calypso-n se fundos as nje dallge e as nje balene gjigande por nje rimorkiator qe ben nje manovrim te gabuar ne portin e Singaporit!

Dhe nje vit me vone ne muajin qershor nga nje shtepi modeste ne
Paris leshohet nje deklarate: “Kapiten Cousteau nderroi jete si pasoje e nje infarkti ne zemer!”

Ata qe kane qene deshmitare te femijerise se Jacqueas Yves Cousteau e dinin shume mire qe ai do behej shkencetar dhe eksplorues kur te rritej, sepse qe 10 vjec kishte ndertuar me mundesite e veta nje vinc dhe s’kishte menduar kurre te varte nje qenie njerezore ne te!

28.10.2007

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

Komentet janë mbyllur.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.