Llotaria si burim të ardhurash për pushtetin vendor dhe shkollat

Llotaria-Illinois.gifFotografia në të djathtë të këtyre rrjeshtave (trokit mbi të për ta zmadhuar) tregon shpërndarjen e 1.8 miliard dollarë të ardhura nga llotaria e shtetit të Illinois në ShBA për vitin 2005. 56.3% e të gjithë të ardhurave u shpërndanë si çmime për fituesit. 7% u shpenzuan për të paguar shitësit e 3% u harxhuan për shpenzimet e llotaritsë. Ajo që është më e rëndësishmja ama është që 33.4%, plot 619 milion Dollarë, u përdorën nga shteti si shpenzime shtesë për sistemin arsimor. Këto 619 milion Dollarë nuk u siguruan nëpërmjet taksave mbi individët dhe ndërmarrjet por përkundrazi me “dëshirën” e lirë të atyre që morën pjesë në lojë.

Sipas Wikipedia-s, shenjat e para të llotarisë në histori vijnë nga Kina ku llotaritë përdoreshin nga shteti për të thithur burime financiare për nisma të ndryshme; njëra prej të cilave ishte edhe Muri i Madh i Kinës. Roli i llotarive si burim të ardhurash për shtetin vazhdon edhe sot në shumë vende të botës; në ShBA për shembull llotaritë përdoren gjërësisht jo vetëm për të financuar shkollat por edhe për të financuar organet vendore e nisma bamirëse.

Parë në këtë këndvështrim, llotaritë mund të shërbenin si një burim i mirë të ardhurash edhe për sistemin arsimor dhe për pushtetin vendor në Shqipëri. Kjo sidomos kur merret parasysh etja që na ka pushtuar këto vitet e fundit për tu pasuruar shpejt e lehtë; një mundësi që afrohet nga llotaritë e ndryshme. Mund të kishim një llotari kombëtare ose një numër llotarish vendore në bazë të aftësive të organeve vendore për të mos lejuar mashtrimet dhe keqpërdorimet. Në këtë mënyrë mbase shkollat do të përfitonin ca miliona lek më tepër, ndërsa shteti do të mund të shmangte rritjen e taksave mbi individët dhe ndërmarrjet. Ide tërheqëse, apo jo?

Llukan Tako
4 Shtator 2006

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

8 Komente

  1. shqipo thotë:

    4 September 2006 @ 2:54 pm

    Me kujtohet kur isha i vogel qe prinderit e mi merrnin pjese ne nje lloj llotari shume modeste qe organizohej, me duket, nga Banka e Kursimeve.

  2. Blendi thotë:

    4 September 2006 @ 3:21 pm

    Parimisht une jam kunder Llotarise, si takse shtese mbi shtresat e varfra, duke vleresuar se te pasurit nuk para luajne llotarine se jane teper te zene te shtojne miljonat qe kane… (koncept i vjeter, nuk e shpika une)

    Por ne rastin e Shqiperise, ku mijra njerez lene breket perdite ne poker elektronik e bingo, se paku marrja persiper e llotarive nga shteti do siguronte qe nje perqindje e ketyre te ardhurave do zinte nje vrime diku.

  3. zeus thotë:

    4 September 2006 @ 5:20 pm

    stergjyshi im (ndjese paste) kishte nje shprehje: llotaria eshte taksa e budallenjve. nese mendoni qe eshte e drejte qe budallenjte te paguajne kete takse per te miren e te gjitheve, ok le ta bejme :)

  4. LlTako thotë:

    4 September 2006 @ 5:42 pm

    Mos harroni qe pjesmarrja ne llotari eshte e vullnetshme keshtu qe s’mund te quhet si takse se deri me sot s’kam ndeshur ndonje takse qe varet nga vullneti i personit.

  5. Kotherja thotë:

    4 September 2006 @ 6:00 pm

    Ll.Tako,

    dakort qe llotaria eshte vullneteshme.

    Po kush do i shese biletat ? Ta them une do krijohet psh ndonje kompani qe do plotesoje ca kushte qe nuk do mund t`i plotesoje askush tjeter dhe ajo 3 % qe thua ti do jete 12 % sepse keta as kane per ta rrujt fare per ato shkollat po per ate 12 %.

    Pastaj do behet e detyruar si vullnetarisht. Institucionet buxhetorere nen shembullin e drejtorit do blejne nga nje bilete se po kontribuojne per shkollat dhe kalamaqet. :)

    Tani qe ta mbyllim a e di sa fonde grumbulloheshin per llotarine e Kryqit te Kuq ? As per te blere 1000 batanije.

  6. LlTako thotë:

    4 September 2006 @ 6:46 pm

    Kothere, ke te drejte, gjithnje do te kete ca probleme. Por kjo s’do te thote qe s’behet. Edhe nese harxhohen 12% per shpenzimet kjo s’eshte gje e keqe ne vetvete sepse fundja ato para do te harxhohen per te punesuar njerez. Sa per llotarine e Kryqit te Kuq dhe mosperseritjen e mossuksesit te saj, ka nje zgjidhje te thjesht per kete. Llotaria Kombetare/Vendore do te jete e vetmja qe lejohet nga shteti. Ne kete rast njerzit s’do te kene rruge tjeter…….
    Besoj qe s’e ke harruar sesi njerzit paguanin cdo fundjave nja 5,000 lek (te vjetra) per Telebingon, pse do ta humbnin interesin tani?

  7. A.. thotë:

    4 September 2006 @ 7:41 pm

    “Ide tërheqëse, apo jo?”
    “Llotaria Kombetare/Vendore do te jete e vetmja qe lejohet nga shteti. Ne kete rast njerzit s’do te kene rruge tjeter…….”

    Shume interesante dhe packa veshtiresive edhe une mendoj se ka per te funksionuar ne Shqiperi.
    Nese situata menaxhohet ne menyren te duhur (mbi te gjitha me transparence dhe kontroll te larte) do te kemi nje nga burim te madh te ardhurash dhe njekohesisht te pastra.

  8. Pjer Thomas thotë:

    4 September 2006 @ 7:44 pm

    Llotari nacionale, djema, ka ç’do shtet e ne mos gaboj dhe Shqipria ka pasur nje , por tani nuk e di se ç’eshte bere me ate llotari. Flitej se ka pasur miliona te mbledhura , si dhe fitues, por se ç’eshte bere me pjesen tjeter te llotarise , kjo nuk dihet se ne Shq. fatkeqesisht s’ka patur transparence . Se ku jane investuar apo se ne ç’ xhep kan perfunduar , kete s’e di. Ajo qe dihet eshte se nje pjese e llotarise nacionale (ne vende te ndryshme) shkon o per te varferit, o per arsimin , o per infrastrukturen, o per kerkime shkencore. Pjero.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com