Llora

llora.jpg

-I-
Llora
Prape mu kujtove, Llora.
Dashurine tone te shkuar
Prape ripertyp
Si demi qe ripertyp barin e livadheve te larget
Naten
Ne grazhdin e rrethuar nga bora.
Po ripertyp
Ate asfalt e zhavorr te zi kerrcites,
Borite dhe katroret mizeri te taksive,
Tabelat e kafeve plot drite,
Afishe, stacjone metroshe
Ku me ty brodha
Nofullat e zemres
Me dhembin
Llora.

-II-

Tani shiu godet me shkelma xhamave.
Atje qielli si negativi i zi i nje shkretetire.
Llora,
Me ka marre malli,
Mall boje hiri.
Tani nata si nje mbulese vigane
qendisur me drita aneve
Karrfosur me paralele dhe meridiane
Nga lindja ne perendim,
Na mbulon e shqetesuar.
Ne shtrihemi nen te,
Si ne ethe zbulohemi
Te ndare,
Te larget,
Te vetmuar.
Pati nete
I qullur nga stuhia jote
Heshtja prane teje dhe pasjonit te marre
Mberthyer mbi krahet dhe kembet e tua
Si mbi nje kryq te madh
Te bardhe.
Ne fillim e mora kaq lehte.
Madje s’thosha as fjalen “dashuri”.
S’e dija se dhjete vjet me i ri se Krishti
Do te kryqezohesha mbi ty.

-III-
Ja
Vetetimat e bardha ne qiej
Adresen tende shkarravisin.
Sikur keto re
Te perhimta
Te ngarkuara
Te ti dergoja si letra, Larisa.
Letra …
Nga tere letrat qe shkrova
S’di pse te dergova ate me te marren
Pas se ciles si personazh Dostojevski
Te thashe njeqind here “me fal!”
Me pas ate faj per ta shlyer
Doja te te shkruaja por me kot.
Lapsi me ngrinte mbi leter
Dhe une ngrija si robot.
Ti u ngryse kur ta shpjegova,
Veshtrimi t’u err, t’u mpi,
Si syte e falltarit kur pikasin
Midis fallit kumtin e zi.
Dicka qe prishur ne bote
Ne zemrek te saj, ne aks.
Ikje e letrave si e zogjve
S’parandillte vec dimrin plak.

-IV-
Keshtu pra te ti nisja keto re
Gjer ne vilen tende ne rrethine te Moskes.
Ti ne mesnate e hutuar atje
Do te coheshe nga gjumi
Tek xhami t’afroheshe:
C’ndodh keshtu?
C’eshte kjo gjeme,
Ky shi her i merzitur, her i rrepte,
Keto vetetima,
Keto rrufe?
Dhe do te rrije gjithe naten tek dritorja
Rete te deshifroje,
Llora.

-V-
Zor se ne jete do te takohemi.
Adresat humben,
S’ka me letra.
Ti mjegullat,
Une rete
Do ti dergojme njeri-tjetrit
Gjersa dhe vete
Te mjegullohemi.

-VI-
Me kujtohet, gazetat hapa ne mengjes
Si nje terbim, si nje shkulm ere,
Shkronjat vallzonin si ne ethe:
Prerje. Prerje. Prerje.
Prerje mardheniesh diplomatike
Kurre s’do te shoh ty.
Ambasadat u mbyllen.
Pasaportat,
Vizat
Rame ne zi.
Mbi ijet e tua te bardha
Ra pluhur.
Mbi syte e tu.
Larisa diplomaticeskaja
C’ndodhi ne bote keshtu?

-VII-
Qendrova perpara globit.
Ballin e nxehte mbeshteta
Mbi rrudhat e meridjaneve
Do te desha te pija me globin,
T’endeshim te dy te dehur,
Ai mes kozmosit,
Une rrugicave te Tiranes.

-VIII-
Nga erdhi kjo dashuri
Ne kohen kur turp me vinte nga fjale.
Ishte me siguri si ndeshkimi
I atij qe me tempullin tallet.
Njohja ne stacjonin Konsomolskaja
Banale si rrallehere ish
Numri i telefonit
Numri i telefonit shkarravitur shkujdesshem
Me te kuq buzesh
Barbarisht.
Restorant Leningradi
Shampanje
Snobizem i dyanshem.
Kotni.
Perlat, secili, pse valle
Perpiqet ti fshihte ne thellesi?
Nje te kollur si prej prostitute
Ajo nxirrte ore e cast si mburoje,
Ndersa une ngukembe se nga lirat,
Merrja vesh me pak se nga futbolli.
Vec te port e shtepise
Nen ca jargavane
Ajo psheretiu njerezisht
Dhe iku me vrap pas puthjes se pare
E kthyer ne madone serisht.

-IX-
Gjithe naten fluturuam mbi qytetet e Evropes
Naten avjoni u ul n’aeroport.
C’pati mes nesh,
Llora,
Harrese, ftohje, abort?
Tek dera e avjonit era te priste.
Zemra ime me debore u mbush
Si nje vetmi e madhe zbrisja
Po n’aeroport.
Askush.
askush.
Hamej, merrini keto valixhe.
Te renda?
Jane mbushur me pritje.
Gjithe naten fluturuam mbi qytetet e Evropes
Ti s’dija c’kishe, s’me prisje.

-X-
Ne kafe artistike bashke jemi prape.
Jashte debora ruse.
Brenda ti.
Shkrofetin brenda meje geni i rraces:
Prape me sllaven ben dashuri.
Pusho, gen i vjeter i rraces,
Ne thellesi, ne humnere hesht,
Nese jetes sime do ti duhej nje kryq
Kryqi im ajo le te jete.

-XI-
Dhe ja gdhiu mengjesi plot gazeta.
I ngrysur, shpresepak, shteteror,
Kemi flakur te dy mburojat,
Si qelqi te thyeshem jemi prore.
Ku jane ditet e shkudesshme.
Te djelat mendjelehta, te martat,
Kur ti me shthurjen une me njorancen
Vertiteshim si me maska?
Tani qe te tjeret rresht vune maskat
Ne papritur i hoqem ato
Fishkelle, uleri ere e marre,
Oren e ndarjes kendo!

-XII-
Ndarja …
Nje fjale goje
Por ndarja eshte e rende, shpirtin ta qit.
Te ndertosh nje ndarje per te qene
Esht’ m’e zorshme se te ngresh nje piramide.
Si yjet jane vertete dashurite,
Kerkojne hapsira te medha e po aq mund.
por jet e njeriut s’eshte galaktike
Qe te nxeje kaq yje e katastrofa e shkrumb.
Ne jeten e ngushte koha vertet s’mjafton
Per dashuri,
Per ndarje,
Harrese.
Pleksen dashurite dhe ndarjet dhe harrimi
Kengetor i thinjur shetites syqorruari …
Era e nentorit
Librin e trete te vjeshtes
Shfleton dhe mbyll duke uluritur trishtuar.
Te gjitha keto rikujtoj
Ripertyp.
Ne dhembe guret e pendimit me kerrcasin,
Asfalti i zi me varet nofullave te lodhura.
Keshtu pra, Larisa, moskovitja.
Keshtu pra, Llora.

Ismail Kadare, 1961

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

34 Komente

  1. t_red thotë:

    3 July 2008 @ 12:10 am

    “….S’e dija se dhjete vjet me i ri se Krishti
    Do te kryqezohesha mbi ty…”
    :)

    C’do Kadareja me kete nderhyrje ne peshk? C’fare eksperimenti ke nder mend Blend? Do te shohesh sa postime merr i kryqezuari i ruses perballe Ciljetes apo Elises? :D Me shume spec zgjedhja e poezise. Po mire qe nuk ke vene ne foto Sherapoven apo Kurnikoven, se do t’ shihje postimet ti. :D

    Pertej kesaj…shyqyr qe ka prova se shqipja di te mendoje e te flase edhe keshtu, si ne kete nostalgji te zhveshur e te sinqerte.

  2. kevinjon thotë:

    3 July 2008 @ 12:11 am

    Dashuria eshte konceptimi ne mendime i ndryshimeve kimike qe ndjejme ne, ne lidhje me sexin e kundert qe na terheq.
    Duke i frazuar me fjalet me te bukura qe njeh gjuha ne i japim artificialisht ne fakt ngjyren dhe shijen qe ajo i duhet te nenshtrohet ne shoqerine tone njeresore, ndryshe dashuria mbetet po ajo percepetim natyror qe ndjejne edhe kafshet e tjera. Sigurisht qe eshte bukur te lexosh fjale te bukura por nganjehere e mbingarkojme ndjenjen e dashurise me fjale te teperta.
    Dashurine nuk mund ta tregosh apo ta zbukurosh me vjersha e recitime dhe te pretendosh qe ke shkruajtur e treguar ndjenjat, ate duhet ta ndjeshe vete qe ta kuptosh ndryshe per ate qe nuk ka pervojen behet nje truk i vogel qe te izolon dhe menjanon pakez nga e verteta. Kush e ka ndjere dashurine tamam me mish e me kocka ka kuptuar se cfare do te thote ajo, biles biles edhe cfare eshte lumturia e vertete!

  3. emigrant thotë:

    3 July 2008 @ 12:22 am

    Well, Blend, nuk di pse e solle; sidoqofte, per pak atmosfere, invazioni mbi Cekosllovaki i ruseve ne 1968 (Gusht), nga Unbearable Lightness of Being (M. Kundera)

    http://www.youtube.com/watch?v=1wtFIt5PVS4

  4. klodi thotë:

    3 July 2008 @ 12:22 am

    ne fillim (kur po lexoja) mu duk si nje prurje e thjesht e ndonnje njeriu kushdo.
    Kur pashe e ka skruar IK ……..nuk di si ta them me ukur , por …..Nuk me pelqeu ne ate lartesi ku ndodhet IK. ……gjithesesi , spresoj te gabohem.

  5. kolonjar thotë:

    3 July 2008 @ 1:06 am

    Pershkrim mahnites i ndjenjave, ku I.K. ne nje menyre apo tjeter jo vetem e qet shpirtin ne pah, por e lejon lexuesin edhe ti “preke” keto ndjenja.
    Duke e lexuar perfytyroj nje djalosh disi te ndrojtur qe fillimisht mundohet kot te fshehe ndjenjat. Gjithashtu s’mund te injorohet kontradikta e dashurise me nje sllave, nderkohe qe ne sfond mbizoteron acarimi midis shqiptareve dhe sllaveve.
    Por dashuria s’eshte diplomaci apo politike.
    Eshte mese e qarte se sa afer ndjenjave te tij qendron autori, pasi vete shpjegon se jeta eshte shume e shkurter per te dashuruar ashtu sic duhet.

  6. Linda thotë:

    3 July 2008 @ 6:01 am

    dakort, fotoja shume e bukur, ai cuni njehere ngjan si francez.
    poema gjithashtu nga Kadareja, qe une mendoj se kam rene ne dashuri me te. Fatkeqesisht eshte shume here me i madh se mua, dhe nuk jam aq interesante dhe e famshme qe te me afrohej mua kadareja.
    Atehere ka qene shume i ri ai dhe teper idealist dhe naiv ne 1961. ne nje interviste te re nga nje gazetare ruse mu peshtiros sa me kunja dhe me mosperfillje te qellimshem i bente pyetjet gazetarja. Kujt donte t’ia ulte vleren, Kadarese?
    Jam shume e sigurt, qe tani nuk do e shkruante kete per nje sllave kadareja! krijoni aleanca me perendimoret se me sllavet nuk ia vlen, harxhim kohe. Per mua pan sllavizmi jane nje vrime e zeze qe vetem nga halli dhe puna ballafaqohem me ta. Do semurem po pash me flamura rus seriozisht e kam. Pershmebull, une mendoj se nje nga shtysat per pavaresine e Kosoves ka qene gruaja shqiptare e Kushnerit. Ajo femer i ka bere te gjitha. E pse ju mendoni se gruaja shqiptare e nje rusi do e transformonte burrin pro humanizmit dhe shqiptareve? kurre ne bote, sllaveve u pelqen shume vetja. Kemi te bejme me tjeter soj me sllavet, dhe anglezet k’shu thone.
    Plus tani erdhi vera, kaq rini te gatshme qe po digjet, pse te shkruash poezira per eks-et? Hapni zemrat dashurise se re ne jeten tuaj dhe shkruajani nje personi qe s’te merzit por vec te gezon poemen!

  7. shoqata postpesimiste thotë:

    3 July 2008 @ 6:23 am

    shembull mesazh romantik ne sms

    Mirmengjes i dashur.
    Thone se dashuria eshte e verber, por
    une mendoj se eshte
    drite e lehte, si dielli.Ajo perzen erresiren
    nga vete shpirti im, te cilin mendoja
    se nuk do e rifitoja me kurre.
    Mos u pergjigj, shko vrap ne klase tani!

  8. doni thotë:

    3 July 2008 @ 9:54 am

    E bukur, ndoshta nga me te bukurat poezi te shqipes. Dhe te mendosh qe Kadare nuk mbahet per poet por per prozator. Per me teper kjo poezi eshte shkruar kur ai nuk ishte me shume se 20 vjec.

  9. iliri thotë:

    3 July 2008 @ 11:11 am

    Poezi shume e bukur.Sidoqofte peshku ka nevoje per pak atmosfer, pas gjith atyre shkrimeve me permbajtje politike qe gjithsesi krijojne nje atmosfere gri.
    http://iliriada.createmyboard.com/portal.htm (adresa eshte firma ime);
    nuk fyen autorin as komentuesit e tjere,komenti i dhene nga adresuesi nuk eshte jashte teme, nuk eshte shume i gjate. Pse e fshini?

  10. Ll thotë:

    3 July 2008 @ 11:20 am

    Ilir,

    Peshku s’ka firma. Nese deshiron te reklamosh faqen tende atehere mund te vendosim nje lidhje tek faqja kryesore.

    Ll.

  11. edrus thotë:

    3 July 2008 @ 12:31 pm

    Kur fillova ta lexoja dukej menjëherë që nuk qe as e Peshkut Fluturues dhe as e LostTextit, natyrisht që nuk ishte as në stilin e Emigrantit Kapitenit dhe Papit… kujtova se ishte e Loerit dhe arrita deri tek pjesa e parë (deri sa thashë me vehte: Loer, pse nuk shko n’plazh po na mërzit me budallalliqe :) ).
    Në fund pashë firmën, por ndërkohë nuk kisha durim ti rikthehesha (dhe as kam ndërmënd).

  12. Syribukur thotë:

    3 July 2008 @ 12:44 pm

    Dikur nje poet
    nje vajze te bukur pa.
    Ajo i dha buzeqeshje
    dhe puthje i dha.

    Dikur nje poet
    nje vajze te bukur pa.
    U marros pas saj
    dhe zemren ia dha

    Ajo pastaj zemren
    ne gji e shtrengoi
    dhe ca pika gjaku
    Te dashuroj…

    Ajo e mori zemren
    si loder nder duar
    gjak e prush njeheresh
    i kishte dhuruar

    Ajo tani zemren
    e mbante ne gji
    qe neteve mes puthjesh
    ta gjente ai

    Prape u takuan
    ajo dhe ai
    Ajo me dy zemra
    pa zemer ai

    Ajo perhere zemren
    e mbante ne duar
    dhe nje dite diku
    e kishte harruar

    Me s’u takuan
    ajo dhe ai
    Qante poeti
    per zemren e tij

    Me s’u takuan
    perseri, perseri
    Ajo ish pa zemer
    pa zemer ai…

  13. Moza thotë:

    3 July 2008 @ 12:47 pm

    Ju ka ra vapa m’koke m’duket me gjithe kto vjersha dashnie :P

  14. censura thotë:

    3 July 2008 @ 12:58 pm

    Ja ta dramatizojme nje cike me shume:

    Ne oren 6 ai u var
    ne oren 7 u kall ne varr
    ne oren 8 ajo qe e deshte
    pinte vere te kuqe dhe qeshte

  15. Ofelia thotë:

    3 July 2008 @ 1:00 pm

    Llora eshte nje nga shrimet me te bukura te letersise bashkekohore shqiptare… per mendimin tim natyrisht
    bashke me lloren, ne “ftese ne studio” eshte edhe perkthimi i “re me pantallona”… kam lexuar poemen ne italisht, anglisht dhe shqip… versioni i kadarese eshte nje nga “rikrijimet” me te goditura…

  16. aaa thotë:

    3 July 2008 @ 1:11 pm

    Ej po pse doni te gjeni dicka qe nuk shkon edhe ketu…kjo eshte thjesht e mrekullueshme. E kisha lexuar edhe me pare…E mrekullueshme!

  17. xhenius thotë:

    3 July 2008 @ 3:31 pm

    Blendi,prandaj thot Ypi “eja moter” se vetem atje t’hik petlla
    a mor blendi sa djal i mir’ je po s’te kuptojne:-)

  18. ketimacja thotë:

    3 July 2008 @ 3:50 pm

    Censura… te kujt jane ato vargje? A e di valle? Jo per gje, por qe te mos i hyjme ne hak atij qe i ka shkruar e mbi te gjitha te mos marrim neper kembe te drejten e autorit :-) DAAAAAGGGG!!!!

  19. casual thought thotë:

    3 July 2008 @ 4:55 pm

    Jam shume e sigurt, qe tani nuk do e shkruante kete per nje sllave kadareja!

    Mos ji aq e sigurte, Linda! :) Ruset jane shume te mira…

    Kjo eshte nder te paktat poezi te bukura te Ismail Kadarese…

  20. Blendi Salaj thotë:

    3 July 2008 @ 5:08 pm

    xhenius thotë:

    Blendi,prandaj thot Ypi “eja moter” se vetem atje t’hik petlla
    a mor blendi sa djal i mir’ je po s’te kuptojne :-)

    _———————————-_

    ;) S’eshte e thene te me kuptojne te gjithe. As e nevojshme. :D

    Po Llora mua me ka pelqyer gjithmone. E dhimbshme, por eshte mire te kesh nje “Llora” gjithsesi. Te fisnikerojne plaget.

    Dashurine tone te shkuar
    Prape ripertyp
    Si demi qe ripertyp barin e livadheve te larget
    Naten
    Ne grazhdin e rrethuar nga bora.

  21. xhenius thotë:

    3 July 2008 @ 5:28 pm

    gjith’jeten do ta ripertypesh Blend,ta them nga ekseparienca ime,mqs je shum i ri nuk ta uroj,por, si thua ti edhe duhet.

  22. aaa thotë:

    3 July 2008 @ 5:48 pm

    Qendrova perpara globit.
    Ballin e nxehte mbeshteta
    Mbi rrudhat e meridjaneve
    Do te desha te pija me globin,
    T’endeshim te dy te dehur,
    Ai mes kozmosit,
    Une rrugicave te Tiranes.

  23. censura thotë:

    3 July 2008 @ 6:16 pm

    Censura… te kujt jane ato vargje?

    Hajne

  24. siko thotë:

    3 July 2008 @ 7:42 pm

    www.biraci.it

  25. ketimacja thotë:

    3 July 2008 @ 8:03 pm

    bravo! tani qe e morem vesh mund te fleme rehat :-)…
    Hajnen e kam shume per zemer, prandaj pata deshire qe ta citoje.
    DAAAGGGG!!!

  26. INA thotë:

    3 July 2008 @ 8:04 pm

    Meqe jemi tek Llora, ja dhe nje kenge per te nga Steve Martin ;)

  27. blu thotë:

    4 July 2008 @ 3:07 pm

    nuk ripertypet llora, shijohet. ngadale ne heshtje. mendohet per piramidat dhe per ndarjet. te gjitha te deshtuara pa shume pse, por me me shume deshire per te lenduar dhe per tu vetelenduar. pak me pare une u ngrita nga nje kafe rrefimtare me nje mashkulli qe do dy llora, njera e shthurur, e pakujdeshme, e bukur dhe snobe. tjetra e qete, e embel e zonja. djaloshit duhet te zgjedh midis te dyjave. ne fakt dashuron te paren, por ka frike se lendohet, ndersa e dyta e dashuron dhe nuk do ta zhgenjej kurre. e pare eshte nje llore qe i iken dhe i vjen ne jete. i iken sepse dashuria e tij nuk i mjafton e ndonjehere i zvogelohet shume. ama vendos te kthehet, por gjen nje llore tjeter qe edhe ajo do te qendroje. bigamia vazhdon…une ndjek qetesisht nje histori te trazuar dhe me pelqen qe ketu gjej Lloren. eshte e bukur Llora. te gjitha llorat. ska rendesi sesi ikin, apo sesi ndahen. rendesi ka qe Llorat lene gjurme….

  28. emigrant thotë:

    4 July 2008 @ 3:11 pm

    blu, e kom thon edhe here tjeter: i dashka shpYrti te gjitha.

    Zot, boja hallall te gjitha Llorave, kudo si te ndodhen!

  29. blu thotë:

    4 July 2008 @ 3:28 pm

    hemmm sa ka per te pare shpirti akoma… me mire qe se dime…

  30. Hanibal Lector thotë:

    5 July 2008 @ 1:00 pm

    Me qe ra fjala per sllavet po shkruaj dicka pa lidhje.E pate kombetaren kroate dhe ruse sa te shemtut ishin?Leri greket se duhet shkrim me vete.Karagunis si bubuzhel,me qe jam ke greket edhe heronjte e lashte,uliksi sfigato 40vjet per te bere 100km per te takuar gruan,akili supersfigato,e vrane me llastiqe.Me mire po e mbyll se kam frike do shkruaj akoma budalliqe.Paqe.

  31. shefi kuadrit thotë:

    5 July 2008 @ 7:58 pm

    Po lerini keto politikat dhe anti slavizmat se dashuria eshte universale dhe nuk aplikohet kombesia dot ne dashuri. Te shemtuar jane sllavet po aq sa eshte i bukur altin lala.
    Llora eshte kryeveper..kam mendimin se Kadare ka qene teper i ndikuar nga Re ne Pantallona kur ka shkruar Lloren.

  32. INA thotë:

    5 July 2008 @ 10:21 pm

    Seriozisht tani; Llora per mendimin tim futet ne grupin e poemave me te bukura qe i kendojne dashurise. Nuk mund ta krahasoj me ndonje, se te gjitha ato qe kam lexuar une jane te vecanta ne llojin e vet dhe emocionet qe te ngjallin jane te vecanta.

    Shenim: Ilustrimi eshte shume i bukur, perqafim nga ata qe s’do te doje te mbaronte kurre, qe te bejne te ndihesh mmmmm….! :)

  33. emigrant thotë:

    6 July 2008 @ 3:10 am

    nga websajti i R. Elsie:

    His influential “Shekulli im”, Tirana 1961 (My century), helped set the pace for renewal in Albanian verse.

    “Shekulli im” ka patur nje ndikim qe besoj mund te krahasohet vetem me “Gjashta mac” me vone.

    Per nder te gjigandit dhe per kenaqesine time, po sjell dicka nga nje permbledhje me poezi te quajtur “Arkeologji ne la minor”. S’di si ta repektoj me teper IK.

    Codon

    1.
    Autopsikanalizim:

    Programuar për ty
    Qyshse ADN e thjeshtë,
    Qelizë haploide -
    Projekt
    Në një shtrat dashurie -
    Aksident
    Në parkun me shkurre kriptike,
    Pjesëz timide
    Në vendin e gabuar,
    Në kohën ters,
    Tre epshe kaptuar.

    Kodon dashurie kurrë deshifruar.

    Tre gjemba mbi telin e pengut gjongùl.
    Tri vrima çurgu në çatinë e harrimit,
    Me trarë supelodhur,
    Kërrusur,
    Herkulë
    Krahëngrirë-kallkanosur nën llohën e dimrit.

    Dëgjoj si kërcasin rënkimet e drurit.
    Më dhemb trigërmëshi yt,
    Tatuazh i malcuar mbi cipën e trurit.

    SOS i gërvishur mbi rërë të kujtesës.

    2.
    Rrathë koncentrikë.

    Distilohet
    Musht i ndërgjegjes,
    Djegës në asht.

    Si alkool ilegal,
    Pikë, pikë,
    Shpirt-o e një llullaje të lashtë.

    Pse pikë e parë e alkoolit dhe lotit djegin më shumë?
    Faji? Vaj primitiv me “v”-ënë venitur pa zhurmë.

    Harrimi kàlcium nën ujë kohe piks.
    Dhe plagën dot s’fsheh
    Një garzë e përskuqur.

    Le qendrën vanitoze.
    Drejt periferisë,
    Gërmadha gërnjisjesh nën gërma gërmuqur.

    Prohibicion. Nyje mohuese.
    Duasmund.
    Fjalë efemere që vdesin pa lerë.
    Reklama gërmëdjegura - fjalëkryqe
    Të padeshifrueshme
    Si ti
    Nëpër terr.

    3.
    Bie diell flokë-flokë,
    Shkrin nën rreze dëbore.
    Jam blu Ballkani në grinë teutone.

    Kërkoj një park,
    Një liqer, një stol,
    Pjalm në ajër, verdhësi mimoze…

    Shpirti im vërtet metropol
    Por ti jeton, ka kohë,
    Në lagjen luksoze.

    Portier te dera.
    Fletëhyrje.
    Kode të fshehtë.

    S’më lenë të futem.
    Portieri sfinks:
    Keine shaka,
    No ryshfet.

    Vrafsh veten në gjumë, dëgjove, portier!

    Adoleshentët s’i pranuan
    Në party.
    Me mua në cep trotuari,
    Rrinë buzëplasur
    Mbi buzën e gurtë.

    Dritarja jote me avull,
    Torturë hermetike,
    Një “ndoshta” katrore
    Shumë e sigurtë.

    Dashkam të di kush është A-ì…
    (Të ve pikat – dhe seksin thuthuq - mbi i)
    Lus gjithë shenjtorët të jetë i shëmtuar,
    (Impotent!?… dëshira më kot, prandaj Nr. 1)
    Njeri i vogël, njeri minik….

    Për të gjitha këto mundësi
    Djeg alkoolisht
    Një gëzim i lig.

    Shtrembëroj fytyrën nga kënaqësia,
    Si nga akordet BBKing.

  34. bela thotë:

    8 July 2008 @ 12:48 pm

    Llora,…………………………………………………… dikur ka qene poezia idhull e studenteve te gjuhe-letersise

    ne mes tyre dhe une!

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com