Linden binjake te rracave te ndryshme

Para disa ditesh ne Gjermani kane lindur dy binjake te ngjyrave dhe racave te ndryshme. Shanset qe dy binjake te linden me ngjyra lekure dhe tipare raciale te ndryshme jane simbas doktoreve nje ne nje milion. Ne keto raste mendohet se prinderit qe i perkasin rracave te ndryshme do kene pasur ne historine gjenetike te familjeve te tyre gene nga rraca e partnerit, dhe eshte pikerisht kombimini i ketyre geneve te te njejtes rrace qe ben te mundur dicka te tille.

Edhe pse shanset jane kaq te rralla, gjate tre viteve te fundit ky eshte rasti i katert i dokumentuar. Nje prej ketyre rasteve jane vajzat binjake te paraqitura ne foto, te cilat u linden ne vitin 2006.

Nje rast akoma me i cuditshem ishte ai i vitit 1993 kur nje cift hollandez lindi dy binjake njeri prej tyre i bardhe dhe tjetri i zi. Cifti ishte teper i surprizuar pasi ne kete rast si burri ashtu dhe gruaja ishin te dy te se njejtes rrace, te bardhe. Misteri u zbardh mbas analizave te ADN-se dhe u kuptua qe ne fakt vetem njeri nga binjaket, i bardhi, ishte femija i te dy prinderve. Prinderit kishin arritur shtatzanine me metoden in vitro, ku fekondimi ndodh atificialisht ne laborator dhe me pas embrioni injektohet ne mitren e gruas. Ne kete rast, per shkak te pakujdesise se laburanteve, mbetje spermadozoide te nje burri tjeter ishin perzier me specimenin e ciftit te bardhe dhe femija i zi kishte pra per baba ate burrin tjeter. Cifti u kujtua qe ne nje nga seancat e tyre te trajtimit kishin pare nje cift te zinjsh tek e njejta klinike, dhe pikerisht ai ishte babai i femijes me ngjyre.

Marre nga MSNBC.

Ja dhe nje video qe dokumenton dhe shpjegon nje nga keto rastet e mesiperme.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

33 Komente

  1. edrus thotë:

    26 July 2008 @ 11:27 am

    Në tren.
    Një zotëri shikonte i çuditur pasegjerin që kishte përballë dhe që herë pas here sikur zgjohej nga një përhumbje dhe thoshte: “Hej në pi@h të sëmës”…
    Zotëria e kuptoi që tjetrin e kishte zënë ndonjë hall i madh, por kur për të disatën herë ai tha “Hej në pi@h të sëmës” ju drejtua:
    - Mor zotni, po na jena shqiptarë mor burrë dhe nuk përdorim fjalë t’nyta…
    - Po mor po, ju përgjigj tjetri, por ti nuk e di hallin tim.
    - Po ç’ka t’ka ba vaki mor burrë, m’thuej mue, unë jam doktor :P - Dje më lindi gruaja….
    - Po ti qeke për tu uru mor burrë
    - Më lindi dy binjakë….
    - Po ty të t’rrojnë he burrë
    - po është një i bardhë dhe një i zi…
    - Hej në pi@h të sëmës…. (u shpreh doktori i habitur… ndoshta me fjalorin e tij :P )

  2. Ravintsara thotë:

    26 July 2008 @ 11:43 am

    Ne keto raste mendohet se prinderit qe i perkasin rracave te ndryshme do kene pasur ne historine gjenetike te familjeve te tyre gene nga rraca e partnerit

    Ka njeri të m’a përkthejë në shqip këtë?

    Dhe kujdes pak me këto termat shkencore që përdorni sipas qefit. Nuk ka “raca” të ndryshme njerëzore. Ka vetëm një racë dhe ajo quhet Homo Sapiens (Njeriu i ditur, me një llaf…). Një racë tjetër ka qenë Njeriu i Neandertalit që me sa di unë, mendohet të ketë ekzistuar në të njejtën kohë me racën tonë, por është zhdukur më vonë. Të bardhët apo të zinjtë etj. e shumta janë grupe etnike.

    Për të ardhur tek tema tani, e sigurt që ajo gruaja nuk e ka tradhëtuar burrin me ndonjë xax në atë kohë? :D Se pak si e çuditshme që secili prej të dyve të ketë gjene të fshehura të lëkurës së zezë…

  3. xhibi thotë:

    26 July 2008 @ 4:26 pm

    Ravintsara, une e kam shkruar, dhe nuk e kuptoj ca ka te paqarte aty. Pra ta zeme burri eshte i zi dhe gruaja e bardhe dhe nje prej binjakave te lindur eshte i bardhe. Si u mundesua kjo, pasi genet qe jane pergjegjes per rracen duhet te jene te dy te bardhe ose te zi? Doktoret thone qe ne kete rast, burri qe eshte i zi ka ne kodin e tij gjenetik gene te bardha, dhe eshte pikerisht kombinimi i ketyre geneve te bardha me genet e gruas te bardhe qe ben te mundur te linde femija i bardhe.

    Sa per rracat, keto jane terma qe njihen boterrisht. Tani nese do ti te rishpikim rroten, e bejme dhe themi qe nuk ka rraca te ndryshme njerezore, dhe qe thjesht na duken ne me tipare dhe tone te ndryshme lekure, po ne fakt njesoj jane. :D

  4. përkthysi thotë:

    26 July 2008 @ 6:45 pm

    gabim i madh ravintsara. dhe të drejtohem meqë edhe ti shkruan “Dhe kujdes pak me këto termat shkencore që përdorni sipas qefit”

    rraca përshkruan një popullatë njerëzore që shquhet prej karakteristikave fizike.
    Rraca kemi 5.
    5 si rrathët e flamurit olimpik.

    Homo sapiens, është emri taksonomik i species që përmbledh njerëzit.

    Rendi primatëve, Familja Hominidae, Gjinia Homo, Specia H. Sapiens

    Tani ça nuk kupton ti nga ajo që pyet.

    Se që një çift, të dy të bardhë, të mund të kenë gene paraardhësish shumë breza përpara të një rrace tjetër (psh të zezë, ose njëri prej katragjyshëve ka qenë mulatë, aq më tepër që po u fliska për hollandezë) nuk më duket hiç e vështirë për t’u kuptuar.

  5. gjyshja thotë:

    26 July 2008 @ 6:52 pm

    Rraca kemi 5.
    5 si rrathët e flamurit olimpik.

    nuk jan me simbol i kontinenteve ?

  6. përkthysi thotë:

    26 July 2008 @ 7:02 pm

    janë me ngjyra rrathët.

  7. gjysheja thotë:

    26 July 2008 @ 7:25 pm

    ok
    i ziu te zinjte.
    i verdhi te verdhet (aziatiket)
    ikuqi, te kuqte.( indianet)
    blu rracen mbreterore Ariane ?
    jeshili marsianet ?

  8. përkthysi thotë:

    26 July 2008 @ 8:01 pm

    o gjyshe, po ti këtu e ke lënë arsimimin? kontinentet nuk janë 5 por 7.
    Azia, Afrika, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut, Antarktida, Europa dhe Australia. Mesa di unë.
    Po ti prokupohu meqë je, për ata që i thonë Homosapiens-it rracë, dhe rracës grup etnik.

  9. gjyshja thotë:

    26 July 2008 @ 8:09 pm

    re keqen neneja o nipçe qe më njihke kontinentet.
    take a look please :
    The Olympic movement uses many symbols, most of them representing Coubertin’s ideas and ideals. The Olympic Rings are the most widely used symbol. These five intertwined rings represent the unity of the five inhabited continents (with the Americas regarded as one continent). The five colored rings on a white field form the Olympic Flag. The colors, white, red, blue, green, yellow, and black, were chosen such that each nation has at least one of these colors in its national flag. The flag was adopted in 1914, but the first Games at which it was flown were Antwerp, 1920. It is hoisted at each celebration of the Games.

  10. përkthysi thotë:

    26 July 2008 @ 8:12 pm

    o gjyshe, e jam në korrent edhe të asaj që llafos ti moj, por nuk ësh vetëm ai shpegim, po informou informou se na nxorre kulufruthin…

  11. How many “races” did traditional anthropologists come up with? thotë:

    26 July 2008 @ 8:14 pm

    ” Anthropologists who originally looked at Europeans as a race, or a subspecies, and Africans, and Native Americans, and Asians, were quickly faced with the fact that Europeans don’t all look alike. If you go from northern Europe to southern Europe, we now know of course, what we see as a gradient, what we see is a cline, or many different clines of features. But, if your mindset is that to analyze it scientifically, you must impose discrete barriers and classify it, you’re faced with how do you break up the continuous variation in Europe into discrete groups?

    And so they began to find races within races. So within the European race they found the Nordic, Alpine, and Mediterranean races: three discrete kinds of people that don’t really exist within a larger group, “Caucasians” that doesn’t really exist, in contrast to another group. So the word “race” took on this very nebulous characteristic. There were races within races within sub-races. In a book called The Races of Europe, Carlton Coon found over 20 races in Europe alone.

    Of course this was the imposition of a fundamentally wrong-headed approach on the question of analyzing human variation. What they were trying to do was box it, to classify it, when what they needed to do was to analyze it, and study it in terms of asking what kinds of patterns are there, instead of assuming and imposing the patterns on the variation. ”

    http://www.pbs.org/race/000_About/002_04-background-01-08.htm

    p.s Ne qe jetojme ne shekullin e 21 jemi homo sapiens sapiens e jo vetem homo sapiens (njeriu naendertal (qe nuk ishte shume i mencur :P)) :)

  12. Neritani thotë:

    26 July 2008 @ 8:22 pm

    p.s

    Ne qe jetojme ne shekullin e 21 jemi homo sapiens sapiens e jo vetem homo sapiens (njeriu naendertal (qe nuk ishte shume i mencur :P)) :)

  13. traummädchen thotë:

    26 July 2008 @ 8:29 pm

    Mire ne qe ta came po dhe ti o burr i dheut te shtunen ne darke akoma mendjen te Saliu e ke? :) lol

  14. Neritani thotë:

    26 July 2008 @ 8:43 pm

    #
    traummädchen thotë:

    26 Korrik 2008 @ 8:29 pm

    Mire ne qe ta came po dhe ti o burr i dheut te shtunen ne darke akoma mendjen te Saliu e ke? :) lol

  15. zotrules thotë:

    26 July 2008 @ 8:49 pm

    ravintsara thote: Ka vetëm një racë dhe ajo quhet Homo Sapiens (Njeriu i ditur, me një llaf…). Një racë tjetër ka qenë Njeriu i Neandertalit që me sa di unë
    Cfare di ti mor aman! Te zezen tende! Na e gjete ti neandertalin… Pash zotin, ketu flitet per nje artikull me fakte, dokumenta e fotografi, e ti fillon me perralla!
    Qysh qenka vetem nje race? Nga na i gjen ti keto?

    ravintsara ja keput perseri: Dhe kujdes pak me këto termat shkencore që përdorni sipas qefit. Nuk ka “raca” të ndryshme njerëzore.

    Pra, nuk paska raciste fare ne kete bote; dhe nese citimi i pare eshte i sakte, racisti diskriminoka dhe urreka neandertalasit!
    Zgjohu mer djal prej gjumit se i kaloi mesi vitit 2008!
    Mos na dilni ketu me “zbulime” te tilla!
    Qysh qenkan te bardhet dhe te zinjte “e shumta grupe te ndryshme etnike”? E di ti ca eshte etnia?
    Etni krejt te ndryshme si nata me diten jane dhe greket me shqiptaret, qe jemi komshinj ngjitur fare e ne fakt nuk na ndan asnje barriere!
    Lerini fare me mire gjerat qe nuk i dini…
    Edrus… mer edepsez… :P

  16. zotrules thotë:

    26 July 2008 @ 8:50 pm

    PS: hajde kodim qe i paskam bere komentit, haaaajdeeeee….

  17. zotrules thotë:

    26 July 2008 @ 8:55 pm

    ravintsara thote: “Ka vetëm një racë dhe ajo quhet Homo Sapiens (Njeriu i ditur, me një llaf…). Një racë tjetër ka qenë Njeriu i Neandertalit që me sa di unë”

    zotrules komenton modestisht: “Cfare di ti mor aman! Te zezen tende! Na e gjete ti neandertalin… Pash zotin, ketu flitet per nje artikull me fakte, dokumenta e fotografi, e ti fillon me perralla!
    Qysh qenka vetem nje race? Nga na i gjen ti keto?”

    ravintsara ja keput perseri: “Dhe kujdes pak me këto termat shkencore që përdorni sipas qefit. Nuk ka “raca” të ndryshme njerëzore.”

    zotrules perseri modestisht: “Pra, nuk paska raciste fare ne kete bote; dhe nese citimi i pare eshte i sakte, racisti diskriminoka dhe urreka neandertalasit!
    Zgjohu mer djal prej gjumit se i kaloi mesi vitit 2008!
    Mos na dilni ketu me “zbulime” te tilla!
    Qysh qenkan te bardhet dhe te zinjte “e shumta grupe te ndryshme etnike”? E di ti ca eshte etnia?
    Etni krejt te ndryshme si nata me diten jane dhe greket me shqiptaret, qe jemi komshinj ngjitur fare e ne fakt nuk na ndan asnje barriere!
    Lerini fare me mire gjerat qe nuk i dini…”

    zotrules i thote edrusit: “Edrus… mer edepsez… :P

  18. gjyshja thotë:

    26 July 2008 @ 8:59 pm

    perkthyes do barazimin ?

  19. përkthysi thotë:

    26 July 2008 @ 9:18 pm

    o gjyshe, unë heq dorë t’i them këmbës dorë.

    të njëjtën të ftoj të bësh edhe ti.

    edhe ki parasysh që në ndonjë formular që të sjell prej Zvicre a ku di unë, tek ai seksioni që të pyet për racën, se mos vesh: Homo Sapiens

  20. traummädchen thotë:

    26 July 2008 @ 9:21 pm

    he he he gjahtere eee? Merruni me gjahun pra , une po merrem me racat nderkohe :)
    xoxoxo
    http://www.grenzgaenger-d-ch.de/Kinospot/images/12.jpg

  21. gjahtari thotë:

    26 July 2008 @ 9:28 pm

    he he he gjahtere eee? Merruni me gjahun pra , une po merrem me racat nderkohe :) xoxoxo

  22. Tironsi thotë:

    26 July 2008 @ 9:38 pm

    Ore xhibo, ke zon nanji te dashtme xaxe tu bofsha qe e ke mor me kaq seriozitet kete punen e racave?

  23. J. thotë:

    26 July 2008 @ 9:48 pm

    Paska qejf të futë xixat mer tirons.
    Po e ke të dashmen ashtu si thotë tajronsi ti xhibo, i vetmi problem që do kesh është gjetja e takëmeve. Po t’i gjeja vrimën e qejfit me gishta ne hudhu! :D Shqiptarët janë racista se nuk kanë drita. lol

  24. xhibi thotë:

    26 July 2008 @ 9:59 pm

    Tironsi thotë:

  25. Tironsi thotë:

    26 July 2008 @ 10:04 pm

    Xhibo, mos ma merr per keq mer daje, po qe ashtu ta qaj hallin se e kom heq vete ;)

  26. manjola thotë:

    26 July 2008 @ 10:04 pm

    #
    xhibi Shkruaji mesazh privat thotë:

    26

    Korrik 2008 @ 9:59 pm

    Tironsi thotë:

    he he he

  27. xhibi thotë:

    26 July 2008 @ 10:18 pm

    Manjola :D
    Tironso, jo mer Yahoo as kam pasur as kam ndonje te zeze te dashur. Ti na trego pak meqe ke eksperience, kishte ndonje gje ndryshe nga te bardhat? :lol:

  28. Tironsi thotë:

    26 July 2008 @ 10:44 pm

    Kishte xhibo po muhabet i gjate :D
    Po llafin ta kisha qe eshte bela ne lidhje me te tjeret. Edhe aty ku isha, qe ishim te gjitha racat ne nje konvikt, ishte ishtesiklet. Le kur i thashe plakes ne telefon qe do e sjell per Vit te Ri. I kiu petlla fare. “Te te shohin ty rrugeve te Tiranes me zezaken e te me ngelesh pa martuar” etj etj etj :D

  29. xhibi thotë:

    26 July 2008 @ 10:53 pm

    Tironsi thote:
    Le kur i thashe plakes ne telefon qe do e sjell per Vit te Ri. I kiu petlla fare. “Te te shohin ty rrugeve te Tiranes me zezaken e te me ngelesh pa martuar” etj etj etj :D

    :lol:
    Po nuk ka per te cuditur ketu, se kshu do reagonin gjithe prinderit tane. :P
    Nejse, se kjo nuk eshte tema e rracizmit; mua ky lajm thjesht mu duk interesant nga ana bilologjike, ndaj e solla. Po gjithsesi, nuk eshte e thene qe te lidhesh me nje me ngjyre qe te tregosh qe nuk je rracist, se tek e fundit ato jane preferenca personale dhe ke te drejte te zgjedhesh ca te duash. As shumica e amerikaneve p.sh. qe jane me pak rracista sa ne, dhe qe keta njerez kane jetuar me te zinjte gjithmone, prap shumica e tyre nuk lidhen me rracen tjeter, as shumica e te zinjve nuk lidhen me te bardhet.

  30. Tironsi thotë:

    26 July 2008 @ 11:01 pm

    Ta thashe me te tregu pse te pyta mos kishe zon nanji zezake, se dhe une atehere u bona shume aktiv ne keto ceshtjet racore :D
    Amerikont (te bardhet e kom llafin) jon me racista se ne po te me pysesh mua. Ata jane thjesht politicaly correct. E ambalazhojne bukur racizmin sepse jetojne me ta. Kurse ne jemi me te parrahur, prandaj ta plasim ballit :D

  31. Ravintsara thotë:

    27 July 2008 @ 1:54 am

    p.s.: 4.E di që në Shqipëri, qitapet e biologjisë kanë mbetur me zbulimet e kohës së xhaxhit dhe që n’a kanë mësuar në shkollë 5 racat me ngjyra, por kur erdha këtej m’u desh të betohesha për nënë e për babë që s’ka raca në provim të gjeografisë, që të më lenin me kalu.

  32. Ravintsara thotë:

    27 July 2008 @ 2:03 am

    Admin, pse m’a fshitë komentin shpjegues???

  33. Ravintsara thotë:

    27 July 2008 @ 3:02 am

    Shpresoj t’a keni lexuar para se t’a keni fshirë, se nuk harxhova pak kohë për t’ua mbledhur dhe përkthyer referencat. Po nqs ideja juaj mbi racat u kthye përmbys me shpjegimin tim dhe kjo ju vrau thellësisht, të më ndjeni. Në rast të kundërt, mendoj se do ishte me vlerë për lexuesin e thjeshtë të peshkut që të rivihet postimi im këtu.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com