Login



Register

Ligji, ligji, ligji, po praktika?

Një ish-shok klase që është diplomuar për inxhineri në ShBA po më tregonte një ditë sesi detyra e tij gjatë semestrit të fundit të shkollës (katër-vjeçare) kishte qënë që së bashku me disa nxënës të tjerë të shkruanin kodin bazë të një sateliti. Ai satelit është sot në hapsirë e shërben për komunikacione të përditshme.

Jo më larg se pardje një mik po më tregonte për një shembull që kish dëgjuar për një tjetër student që ish ngarkuar me detyrën e projektimi të një vepre të vogël publike në qytetin e tij si kusht për diplomimin. Studenti e kish marrë detyrën aq seriozisht sa jo vetëm kish projektuar veprën e kërkuar por kish mbuluar edhe pjesë shtesë si psh hedhja e rasatit të peshkut në basenin që do të krijohej në rast ndërtimi, ish lidhur me ndërmarrjet që ofronin shërbimet dhe kur u diplomua ja dha bashkisë së qytetit të gatshëm projektin në dorë. Bashkisë s’i ngelej tjetër veçse ta zbatonte projektin të cilin e mori falas.

**********************

Ka mjaft kohë që në Shqipëri po diskutohet mbi ligjin për arsimin e lartë. Qeveria e trumbeton si një arritje të madhe e cila është në përputhje me standardet europiane të universiteteve (nënkupto gjithshka europiane është e mirë…), ndërsa opozita, zyrtarët e lartë të universiteteve si dhe një pjesë e shoqërisë civile e kundërshtojnë duke argumentuar se ky ligj pakëson, ose eleminon autonominë e universiteteve. Më saktë, kundërshtarët e ligjit duket se janë përqëndruar në nenet 23 dhe 64 të cilat përkatësisht përcaktojnë se një rektor apo dekan që konkuron për herë të dytë duhet të marrim më shumë se 60% të votave (krahasuar me 50% herën e parë) dhe se Ministri i Arsimit ka të drejtë të heqi Rektorin e zgjedhur.

Diskutimi midis këtyre palëve po vazhdon tashmë prej disa javëve e unë s’i jap vetes të drejtë të gjykoj se cila palë ka të drejtë apo jo. Fundja, nuk jam specialist i arsimit dhe për më tepër s’kam ndjekur arsimin universitar në Shqipëri që të mund të di dobësitë apo forcën e tij. Megjithatë, si një vëzhgues i jashtëm, nuk mund të mos çuditem nga zelli për të diskutuar për një çështje që si një ish-nxënës do të më dukej krejtësisht dytësore. Sepse nxënësit, ata të cilëve teorikisht u shërbejnë këto institute dijesh, s’preken domosdoshmërisht nga kush është rektor a dekan dhe kush i emëron apo voton këta drejtues por preken nga politikat e drejtuesve. Politikat, jo njerëzit janë kryesore e megjithatë, në një kohë kur është e vështirë të gjesh njerëz në Shqipëri që të të flasin mirë për arsimin e lartë (ose të çdo niveli), po të gjykosh nga pasqyrimi i ngjarjeve në shtyp, autonomia shfaqet si shqetësimi parësor i sistemit!!!!!

Në ShBA universitet luajnë një sërë rolesh në shoqëri, ndër të cilat besoj se dy janë më të rëndësishmit; 1) pajisja e studentëve me njohuritë teorike dhe pjesërisht praktike mbi fushën e zgjedhur të studimeve dhe 2) ndihma ndaj bashkësisë, qytetit, fshatit, rrethit (sipas mundësive) ku janë vendosur. Kam pasur rastin të vëzhgoj nga afër tre shkolla të larta në ShBA dhe të treja, pa përjashtim luanin një rol parësor në qytetin ku ndodheshin nëpërmjet vullnetarizmit apo përfshirjes së studentëve në ekonominë lokale. Në fakt, vitin e katërt të shkollës më është dashur që së bashku me një grup nxënësish të tjerë të zgjidhnim një sipërmarrje pranë shkollës dhe të përfshiheshim plotësisht në proçesin e planifikimit dhe këshillimit të ndërmarrjes. Në këtë mënyrë ndërmarrja merrte këshillë falas, ndërsa ne nxënësit merrnim njohuri praktike. Kjo përfshirje ishte e detyruar për të gjithë ata nxënës që donin të kishin një diplomë në drejtimin e ndërmarrjeve. Përvoja të ngjashme me këtë janë edhe shembujt e paraqitur në fillim të këtij shkrimi, shembuj të tipeve të ndryshme të pjesmarrjes të nxënësve në nisma të ndryshme të përfshira në edukimin e tyre.

*******************

Debati mbi ligjin për arsimin e lartë do të vazhdojë edhe ca javë derisa të kalojë në Kuvend e ta miratojë apo ta kthejë Presidenti e pastaj s’është çudi që të harrohet. Ndërkohë debati sesi universitet mund ti shërbejnë më mirë nxënësve dhe lagjeve, apo qyteteve ku ndodhen s’ka nisur akoma. Askush nuk duket i interesuar për faktin që universitetet ”zotërojnë” një forcë të madhe e të lirë punëtore e cila mund të përdorej për njëmijë e një qëllime; studime, ndihma për sipërmarrësit, nisma të ndryshme. Askush s’duket i interesuar në përfitimet e përbashkëta. Jo, ”autonomia” është më e ”rëndësishme”……

Llukan Tako
7 Qershor 2007

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

18 Komente

  1. aloire thotë:

    7 June 2007 @ 12:14 am

    shembujt e Llukanit jan vetem disa, por ka kaq shume mundesi per bashkpunime nepermjet universiteteve, studenteve, bashkive, organizatave te ndryshme dhe nderrmarjeve private ne Shqiperi sic ka USA e gjetke. Sistemi i arsimit eshte pertok. Kemi te bejme me profesore qe shpesh here jane te interesuar vetem te mbajne vendin e punes dhe aq. Nuk nderrmarrin rol aktiv ne akademi, hulumtime, publikime, projekte pune me studentet etj ejt. Shume prej tyre punojn neper OJQ dhe keshtu permbushin kerkesat e profesionit dhe fushes tyre, duke lene menjane rolin e tyre si edukues. E kemi diskutuar dhe me pare ktu tek peshku nderthurjen e munguar midis universiteteve dhe instituteve te tjere, por problemi ekziston ne plane te ndryshme dhe s’di nga tja fillosh me perpara. Neper universitet e Shqip (si dhe me gjere) nuk ekziston nocioni i qytetarise dhe shoqerise. Studentet mezi shkojn ne shkolle, kur shkojn mezi u behet mesim, dhe laboratore pune apo mundesi per tu angazhuar me shoqerine te ciles i perkasin. Po flas ktu per Akademine e Arteve qe e kam studiuar disi … Nje student qe u diplomua vjet ka krijuar si pune - harten e autobuzave te Tiranes. Ky artist ne punen e tij merr nje pozicion prej aktivisti, studiues te urbanizimit dhe prodhon nje veper qe ne fakt i perket nje urbanisti tek Bashkia dhe jo nje artisti. Por ndodh qe ky artist eshte me i ndjeshem ndaj qytetit ku jeton (jabanxhi nga Shkodra) dhe reagon. C’do pune e tija eshte nje studim dhe hulumtim mbi temen apo konceptin e punes. Ne kte rast ai merr cdo dite per nje kohe te gjate c’do linje te autobuzave keshtu duke shenuar stacionet, rruget (imagjino qe nuk eshte as Tiranas dhe qe shumica e rrugeve dhe stacioneve jan pa emra dhe ne ndryshim e siper). Kjo si pune u prodhua pa shpenzime dhe fonde. Puna eshte bere. Pa iu dashur Bashkise qe te shpallte tendera e te harxhonte sa para e kohe. Tani mbetet qe Bashkia (mos harroni Edin e kemi artist) ta blej/adaptoj harten e ketij artisti dhe ta ve ne funksion.
    Ka shume artiste te tjere qe prodhojne pune qe iu pergjigjen, plotesojne komentojn shume prej dukurive dhe problemeve te shoqerise dhe qe kane projekte me vlere por qe mbesin te pa realizuara apo te pa financuara per mungese te partnereve dhe komisionereve. Psh fare lehte Co-Plani mund te perfshij artiste dhe aktiviste te urbanizimit ne punen e tyre. Kjo do ti sillte nje dimension tjeter institutit por qe poashtu ben te mundur qe kto artiste dhe te rinj te behen pjese e dickaje. Kjo do te fuqizonte te dya palet. Meqe Co-Plani duhet te konfirmoj dhe autorizoj cdo plan te shteti shqiptar pse mos ket dhe nje projekt per hapsirat publike dhe artin ne to. Keshtu punesohen artistet e vendit dhe skan pse marrin dhene e ikin, dhe behen pjese e shoqerise por ne te njejten kohe rikrijojme dhe rifuqizojme hapsirat publike qe jane zhdukur apo jan uzurpuar nga privati.
    mundesite jan pa fund. duhet po ashtu te kete bahkpunim dhe mundesi shkembimi infoje ndermjet shkollave te ndryshme. Dikush tek sociologjia, filozofia mund bashkpunoj me dike tek muzika, piktura, ekonomia e anasjelltas. Duhet krijuar hapsira (jo vetem fizike) per dialog dhe bashkpunim midis agjenteve te ndryshem te instituteve shqiptare. Keshtu behen qytetaret, qytetet dhe shoqeria.

  2. adriatik thotë:

    7 June 2007 @ 12:34 am

    Me aq sa kam shfletuar dhe me ate imazh qe kam une per sistemin e edukimit ne Shqiperi, ka ardhur me te vertet koha per ndryshime rrenjesore ne cilesine e mesimdhenies dhe programeve. Ve re se nuk mbetet testTOEFL-i pa pasur disa pyetje se si i testurari planifikon per qytetin e tij te lindjes. Perfytyro mandej kerkesat e shkolles amerikane per studentet qe permend Llukani ne vendin e vet.

  3. Luiza thotë:

    7 June 2007 @ 1:07 am

    Mendoj se edhe diskutimi i autonomise nuk eshte pa vend,sepse tek ne zakonisht zoteron dukuria e interferimit ne kompetenca,por jo ne pergjegjesi.Bashkohem me mendimin se perpara aresimit universitar ne Shqiperi eshte me i rendesishem ne radhe te pare kryerja e misionit te tyre qe eshte edukimi dhe paisja e studenteve me njohurite e nevojeshme dhe edukimi praktik.Persa i te pares ndryshimet tani per tani jane me shume ne terminologje dhe menyren e strukturimit te tyre.Ne permbajtje ka ende shume pune per te bere.Ka universitete qe s’mund t’i krahasosh as me shkolla 8 vjecare.Aresime baze tek ne eshte cilesor mendoj une.Kurse ajo qe e shqeteson me te drejte Llukanin,se sa jane keto qendra te dijes dhe formimit ndihmuese per komunitete perkatese eshte ende larg.Dukuri te tilla pozitive kane filluar te duken ne bashkine e Durresit,ne lidhje me mirembajtjen e mjedisit.Ndoshta eshte shuar koha e atavizmit qe krijoi puna vullnetare ne monizem.Mendoj se kalimi i instituteve kerkimore prane universiteteve do te bej te mundur qe Universitete hqiptare te zhvillojne edhe komponentin e te qenit te dobushem per komunitetin.

  4. gene Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 June 2007 @ 11:11 am

    Perseri shume larg shkoni

    Mbase universitetet shqiptare duhet te te fillojne me rolin e tyre BAZE (dmth certifikimin e besueshem te dijeve te studentit).

  5. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 June 2007 @ 6:40 pm

    Ti Llukan jep ca shembuj shume te kufizuar…kode per satelite ne hapsire dhe palinifikime qyteti. Shume mire por ne Amerik ka me miljona njerez qe diplomohen cdo vit. S’besoj se te gjithve u bie rradha te cojne satelita ne hapsire.

    Krahason nje peme me nje shkrepse.

    Edhe une tani perfundova projektin tim final te shkolles per tu diplomuar. Mu deshen 6 muaj. Nuk ishte satelit apo ndonje shembull kaq i madh. DHe shumica e studentve te tjer qe ben projekte si mua, i kishin disi me te “vogla” se anije kozmike. Jo…genjeva…faktikisht kishim nje grup qe po punonte per te krijuar nje satelit…nje grup me te pakten nja 30 student inxhinjerie dhe nja 10 profesor. Nuk funksionoj ;)
    Por nje gje harrove te permendesh Llukan. Kush i financon kto projekte? Si i perballon shkolla keto projekte? Sa para paguajm ne ne Amerik per kte shkollim? Kto nuk jane detaja te vogla.

    Projektet financohen GJITHNJE nga kompani private…te cilave ju intereson qe te ken nje inxhinjer falas per tju ber pune. Projekti im kushtoj $4000, dhe ishte relativisht i lire. Dhe si i perballon shkolla ime kto projekte? Duke patur laburatore, mjedise, kompjutera dhe makineri qe kushtojne me miljona dollare. Dhe sa paguaj une per kte shkolle? Nja 30 mije ne vit.

    Pra c’mungon ne Shqiperi qe i paskan kto shkollat e inxhinjerise apo arkitektures ne Amerik? :)
    Ajo qe mungon eshte gjithnje…dhe kjo eshte pergjigja per te gjitha problemet e Shqiperise…INVESTIMI PRIVAT. Lereni qeverine, lerini politiken dhe burokracine. Ajo qe mungon eshte PRIVATI. Po te kishte kompani ne Shqiperi qe mund te investonin studentet per projekte apo praktike, atehere do ishim si ne Amerik. Cila kompani ne Shqiperi financon leshime satelitesh?? Leshi LLC? Me cfar do te financoj universiteti Shqiptar kto projekte? Ai eshte universitet falas! Chargini $30 mije ne vit studenet…dhe ta shikoni.

    Pra mendimi im ka qen dhe mbetet i njejti…dhe kjo vlen per gati cdo teme qe mund te ngrihet per Shqiperine. Ne Shqiptaret e duam shume Komunizmin dhe Xhaxhin Enver. Edhe 15 vjet me vone…nuk heqim dot dore nga Xhaxhi Enver. Presim si gjithnje gjith te mirat, pa paguar asgje, dhe kur nuk behen dime vetem te kritikojme “qeverine” per fajet tona.

    Harrove te theksoje edhe nje gje tjeter Llukan. Ato universitete qe ke ndjekur ti…ishin private apo shtetrore? Zorr se ishin shtetrore…apo jo?

    Pra eshte investitori privat Shqiptar qe duhet te krijoj kushtet…per universitete te tilla. Universitete te tilla nuk ekzistojne ne vakum…universitete te tilla nuk ekzistojne as ne shumicen e Evropes…lere pastaj Shqiperine. Dhe nuk do tjua krijoj “qeveria”…

    ——-

    Gjithnje me vjen shume inat kur Shqiptaret krahasojne Ameriken me Shqiperine…duke harruar se c’po krahasojne. Amerika u be e pasur duke pushtuar gjysmen e botes zotrinj…ne ishim gjithnje gjysem te pushtuar (dhe mbetemi)

    Krahasojme shkollat Amerikane me ato Shqiptare…duke harruar se c’eshte kostoja e ketyre shkollave. Krahasojme spitalet Amerikane me ato Shqiptare…duke harruar se vetem nje urgjence ne spital Amerikan te kushton nja 10 mije dollar (dhe po s’pate insurance, me mire vrit veten).

    Dhe si gjitnje…s’bejme asnje mundim per te permirsuar Shqiperine…po vetem krahasojme dhe kritikojme…dhe pastaj krisim e hikim “ne emigracion”.

    Nejse une gjithnje mbetem optimist…dhe cdo gje ka kohen e vet. Por nese kam mesuar nje gje nga Amerika…nje gje qe shume Shqiptar ktu ne Amerik nuk e mesojne dot…eshte se cdo gje ka koston e vet.

  6. grizhda zabar Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 June 2007 @ 6:42 pm

    jam dakort me Gene. Po flisja me disa studente te gjuheve te huaja kur isha ne Shqiperi… profesoret harrojne se ne filan date studentet kane provimin…

  7. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 June 2007 @ 6:53 pm

    profesoret harrojne se ne filan date studentet kane provimin…

    ——–

    Edhe ktu mos ki merak.

    Per cilsi profesoret dhe studentet tane jan 10 here me te mire se ne shumicen e Amerikes. S’ka dyshim.

  8. LlTako Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 June 2007 @ 6:56 pm

    Grupi,

    Paske lexuar vetem fillimin :) Ajo sipermarrja qe zgjodhem per te vezhguar/keshilluar ishte nje restorantth qe punonte vetem gjysem dite dhe vetem 4 dite ne jave. Askush s’financoi per kete, ishte thjesht nje marrveshje bashkepunimi midis shkolles dhe sipermarrjes. Paraja nuk eshte gjithshka.

  9. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 June 2007 @ 8:58 pm

    Paraja eshte gjithcka. Ke raste qe i gjen pa nevoje financimi…por nuk ke per te leshuar anije kozmike e satalita ne ate menyre Llukan.

  10. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 June 2007 @ 10:33 pm

    Ne mund te te pyes, per cfar e mbarove shkollen?

  11. Idris thotë:

    7 June 2007 @ 10:48 pm

    Grupi ne mos gaboj dikur na ke prure nje thenie te nuk e kujtoj te kujt Presidenti Amerikan,por thenien e kujtoj
    “Mos kerkoni cfare ben Amerika per Ju ,por cfare beni Ju per ameriken..”
    Nuk po lexoj gje per para ose na e ke fshehur….

  12. Idris thotë:

    7 June 2007 @ 10:49 pm

    Me fal grupi! Ne se eshte nje shprehje e E.H ,se ai i kishte per zemer vullnetarizmat,ose e huazuar prej tij e terheq.

  13. INA thotë:

    7 June 2007 @ 10:49 pm

    Grupi, shurupi jo gjithmone paguan per shkollen ose paguan gjysem (you know what i mean).

    Jam dakort kur thua qe te vjen inat kur krahasojne Ameriken me Shqiperine, s’ka kuptim ky lloj krahasimi, per shume arsye qe ti pak a shume i the. Gjithsesi mua me duket sikur keta studentat shqiptare edhe kaq, shume paguajne (paguaj per te aplikuar, paguaj per konkursin, paguaj per provimet…).
    Le te leme spitalin pastaj, kater penj ne koke me vuri doktoresha (long story), $600, sikur me beri operacion o ju shofte e prape pagova $100 se e kisha me co-pay. Erdhi koha per t’i hequr, si thua ti te paguaja prape une, i hoqa vete.
    Qe duhen ca ndryshime duhen, problemi qendron tek mungesa e kuptimit te realitetit shqiptar.

  14. LlTako Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 June 2007 @ 10:50 pm

    Epo c’te te them une ty Grupi, derisa je i bindur qe “paraja eshte gjithshka” ngelet vetem te presesh sa te te vertetohet gabim :) Shiko shembujt e permendur nga Aloire nqs s’te bindin ato qe kam sjelle une.

    P.S. Ne rastin qe pershkrova po mbaroja studimet per finance.

  15. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 June 2007 @ 3:51 pm

    Ina ke te drejte qe nuk i paguan personalisht te gjitha shpenzimet e shkolles…as une kuptohet s’kam 30 mije ne vit ti jap ktyre. Po dikush i paguan…ajo reflekton koston e edukimit ne nje shkolle te tille. Se nga dalin paret eshte tjeter pune.

    Llukan…mos ki merak se nuk e kam mendimin se “paraja eshte gjithcka” ne jete…por kur vjen puna per sistemin e edukimit…paraja eshte gjithcka. Po pate ato para qe kan institucionet Amerikane…behesh edhe me mire se ato. Bej nje llogari te thjesht…shumzo numrin e studentve ne universitetin tend me tuition (dhe shpenzimet e tjera)…dhe shiko sa do te dali hesapi. Shto mbi to edhe donacionet qe merr shkolla ne vit…plus ndihmen nga shteti. Si te doli hesapi? Per shkollen time eshte rreth 400-500 miljon dollare ne vit! Kjo eshte gati gjysma e buxhetit te shtetit Shqiptar.

    Me mire te mos themi me gje per kte ceshtje…

    Tani…ato qe the ti dhe Aloire jan te vlefshme…por ky “bashkpunim” etj nuk jan faktoret qe do ta bejne universitetin shiptar te krahasushem me ato Amerikane (dhe gjithnje kur flasim per universitete Amerikane…e kemi fjalen per ato me te mirat qe gjithnje jan private!). Faktori per mendimin tim mbetet gjithnje PARAJA…dhe paraja vjen nga investitori privat…jo nga shteti.

    Ti e bere kte projekt ne finance. Shume bukur…por ne finance zakonisht ju kontraktoheni nga dikush per nje projekt…nje projekt qe zakonisht nuk kerkon shpenzime pervec kohes tuaj. Tani nje projekt inxhinjerie…ose i ndonje shkence konkrete…s’eshte i ngjashem me nje projekt finance…apo nje projekt arti.

    Dhe si gjithnje…po te kishte investim privat dhe interes nga privati per te kryer projekte te tilla…do ndodhnin. Po ja qe s’ka. Dhe pse? Sepse sektori privat ne Shqiperi akoma nuk ka arritur ate maturitet qe duhet.

  16. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 June 2007 @ 3:59 pm

    O Idris..ate e ka thene Enver Hoxha…kuptohet. Ai i ka then te gjitha.

  17. Idris thotë:

    8 June 2007 @ 4:18 pm

    Eh mor xhan i vllait ja qe ishim te paditur per te kuptuar perla te tilla si;-…Sektori privat ne Shqiperi nuk ka arritur ate MATURITET??? qe duhet…
    Se Enveri ti e ke lexuar qe e hoqi sektorin privat dhe s’ka lene shenime te tilla ,d.m.th. nuk i ka thene te gjitha.
    …-Babi ne na tha edukatorja e kopshtit qe nje femije nuk eshte burre….
    Besoj e pranon humorin me te “futme” ,se nuk kemi c’ti bejme “te shkruarat mbeten” .Dikush e kish per zemer ne ato kohe ta huazonte shpesh nga latini kete thenie.

  18. olsib Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 June 2007 @ 5:13 pm

    “Ajo qe mungon eshte gjithnje…dhe kjo eshte pergjigja per te gjitha problemet e Shqiperise…INVESTIMI PRIVAT. Lereni qeverine, lerini politiken dhe burokracine.”

    Ah more grupi! Sikur politika dhe privati te ishin kaq te pavarur nga njeri-tjetri, njerezit nuk do shkonin me te votonin.

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.