Libri i zi
Njehere, para shume kohesh, isha ne gjendje te keqe. E keqja me kishte zene ne formen e ngjyres se zeze. Dhe ajo erdhi ne menyre natyrale, fare pa shqetesuar asnje nerv timin, me hapa te heshtur…
Nga nje gjendje normale qe isha, plot me ngjyra euforike qe karakterizojne natyren time, fillova, cdo gje qe me rrethonte, ta shihja ne nje ngjyre te zeze. Ne fillim here te zbehte, e here te forte. Me pas, sa me shume kohe kalonte, aq me e forte behej e zeza qe shihnin syte e mi. Por, nuk ishte ky shkaku qe une ndihesha keq. Nuk isha aspak I merzitur, as melankolik, as depresiv, as ne lufte me boten, as anarkik. Ndihesha qejfli ne ngjyren e zeze. Gjithcka qe shihja zi me shijonte. Dhe kjo gje, pikerisht ky fakt, ishte shkaku i frikes time. Ne rregull deri te ndjesia e papritur qe nuk me ndahej e se zezes, por edhe qe ta shijoja? Ishte e frikshme si hijet e skutave merrnin te njejten ngjyre duke me ndjekur pas. Syte me ishin nxire, (une kam sy te celet) dhe gjuha me ishte nxire nga vera. Dhembet ishin nxire nga kariesi. Vishesha me rroba te zeza, dhe, nuk e di pse, degjoja vetem kenge te zeza.Kudo qe shihja ne kohe, ne hapesire, ngjyra e zeze me fekste fort fort, ne nje kreshendo qe nuk e dija si do I vente filli. Ndoshta do e bente diellin e zi? Henen e zeze? Sepse parfumin tim e kishte bere te zi nderkohe… Dhe gjaku? Kur u cava dje pa dashje, nga mollza e gishtit kulloi gjaku im, dukej I zi…Po floket e mi bjondë? Dhe ato te zeza? Bah! E tere kjo ishte e frikshme!Dhe nje nga ato dite, ishte nate ne fakt, dyert e dhomave te familiareve te mi ishin zhytur ne errezire te zeze, energjia elektrike mungonte, nata ishte e zeze pa yje, dhe era frynte ne ngjyre te zeze, pashe veten ne pasqyre. U fiksova ne syte e mi dhe pashe aty nje pako, nje pako me tere erresiren e mundshme brenda… lidhur bukur me fjongo te zeza…Atehere, u ula kembekryq mbi tapet, si somnambul, duke teshtire ne fillim, pastaj pa shfaqur asnje shenje gjallimi, pa u ndier fare.Gishtat e mi rrembyen tere nxitim penen e zeze qe fshihja diku poshte kolltukut, dhe, mbi nje fletore me kapake teresisht te zinj pa dyshim, nisen te shkruanin c’fshihej ne pako. Nisen te shkruanin… LIBRIN E ZI !
Gishtat shkruanin e shkruanin… nuk e kuptova dot kurre ne ishte mendja qe urdhetonte gishtat, apo gishtat sugjestiononin mendjen nepermjet levizjeve se tyre valltare mbi fletet…Ne cdo hap qe hidhnin gishtat e mi shkruhej nje shkronje e zeze me bojen tmerrsisht te zeze qe rridhte e frikshme nga maja e penes time…Shkronjat formonin fjale, e kuptimi i tyre ngrihej si hije nga fletet duke u futur ne hundet e mia…
Fjalet, rreshtat, paragrafet, kapitujt shkruheshin me shpejtesi marramendese dhe gishtat e mi nuk ndjenin asnje ngerc, e hunda ime nuk ngopej me ate kuptim te erret, syte nuk lodheshin nga e zeza… per tu shkeputur nga kjo gjendje thithese u perpoqa te mendoja dicka me tronditese se kjo, ndarjen nga dikush I dashur per te mos ta pare me, thyerjen e gjymtyreve, vdekjen e prinderve, te djegurit te gjalle, vdekjen e femijeve, humbjen totale te shqisave, … nje kancer… cdo gje dukej perralle. Ai liber i zi i gjalle, si kthetra maceje, bishta te zjarrte dragoi, sy tigri e mjeker cjapi qe digjej, Ishte nje ngjarje pertej cdo tragjedie njerezore mizerabel.
Nderkohe vazhdoja me nje shpejtesi mbinjerezore te shkruaja e shkruaja Librin E Zi.
Materialin brenda tij nuk do mund kurre ta tregoj. Edhe sikur te mundja, s’do ta ndaja kurre me askend. Cdo shkronje ishte e gjalle, cdo shkronje nje njeri! Libri, aq I forte, aq agresiv! brendia e tij filloi te vibronte e dridhej… shkronjat e fjalet nuk arrinin ta mbanin dot te zezen brenda, dhe nje lloj termeti ndodhi midis paragrafeve e kapitujve. Shkronjat e zeza nisen te vetetinin, te ndizeshin… dhe nje zjarr mbiu, me gjuhe flake gllaberuese midis fleteve.Tere libri nisi te digjej ne vetvete. Permbajta e tij, cdo faqe e shkruar, paragraf, fjale, shkronje merrte flake ne formen e gjuheve te vockla te errta. Zjarri ecte I vendosur, I pandalshem mbi shkronjat e zeza, dhe tere libri dukej sikur po e shijonte… dukej sikur po te kishte goje, Libri i zi do kendonte…
Zjarri I tij ndricoi erresiren e nates, dhe ngrohu qenien time qe merrte fryme diku aty anesh tere asaj qe po ndodhte…Afrova duart ti ngrohja ne zjarrin e librit qe po digjte vetveten nga rendesa e egzistences se tij…Une shkrimtari e arkitekti i tij ngroha gishtat, ti mbaja te zhdervjelleta per te shkruar librin e ardhshem…

16 December 2007 @ 5:18 am
nuk rrjedh, e as pikon… na e ekspliko icik, Loer; kam shprese gje, apo jom i hum`.
16 December 2007 @ 3:20 pm
hmm, losttext, ki kujdes… ben mire te mos behesh kurioz
16 December 2007 @ 4:09 pm
Më erdhi keq vetëm që nuk e kishe shkruar gjëkundi që ishe dhe i gjatë (ishte që je bjond dhe me sy bojqelli
).
Kur qaheni dhe ju që jeni të zgjuar dhe të bukur (njof edhe një tjetër kështu si ti… edhe ai shikon vetëm në nuanca të grisë
)…. po ne të tjerët, pÇduhet të bëjmë?? Të vrasim vehten apo të vazhdojmë e të MOS VRASIM mëndjen??
P.s: Lost, janë gjojna të thella ato
16 December 2007 @ 5:30 pm
Loer, desha me fjale te tjera te them “pse shkruan…”
Po flm per paralajmerimin, e dija dhe vete, por me erdhi mire ta degjoj vete prej teje. (S`e di a m`ke kuptu najcik)
Edrus, po mer po. Ti hiq pizzu-n, se kushedi na zbukurohesh.
16 December 2007 @ 5:32 pm
Eshte e cuditshme ,kete ndjesi , por per te kundren e ngjyres “te bardhen ” e kane njerzit me ngjyre ,afrikanet ,ndoshta ata endreojne per nje cast ,sikur te ishin te bardhe ! Ata e pelqejne te bardhen ,eshte fenomeni i kontrastit ..
Mos autori ,mendon per nje cast ,se deshira e madhe per te zezen ,e ve pikerisht ne ndjesine e nje njeriut me ngjyre ? Por nje gje eshte e vertet ,qe gjaku i tyre nuk eshte i zi ! Mos kij frik ne kete drejtim z, Loer !
Megjithese jane te zinje e shijojne jeten njesoj ,mjafton te kene nje shkalle te caktuar edukimi ,arsimi dhe gjithshka eshte normale panvarsisht se si eshte “ndjenja qeflie” per ngjyren !
16 December 2007 @ 8:59 pm
per loer..
Duke qene se besoj se ke treguar perhere ndaj komenteve te ma nje kulture civile-letrare,pra as nuk me ke injoruar dhe as nuk ke patur qellim ne vetvehte te me kundershtosh,po them 2 fjale rreth kesaj qe ke shkruar ne rradhe te pare,si shenje respekti ndaj teje,por njekohesisht edhe si shenje vleresimi e dashamiresie.
Sipas meje,ne prozen tende ne pergjithesi ti rrotullohesh rreth vehtes,je shume pak i prirur te shohesh se çfare ndodh per-rreth.ne kete rast,per fat te mire,fabula eshte me e gjere se nje person i vetem dhe mbase te”ka shpetuar” nga miti i indidividualizmit,sepse shqetesimi besoj se i perketme shume se njekategorie personash,siç eshte ajo e krijuesit.megjithate,besoj se kjo qe sapo thashe qendron ne plan te dyte.Ajo qe per mua eshte me”preokupuese” ka te beje me menyren teper te drejtperdrejte te shprehjes se emocioneve.jane shume ne siperfaqjeje dhe vijne pa befasi,mungojne detaje anesore ose ndihmese,ilustruese per ta bere fenomenin me te prekshem,nuk po them me te lexueshem ose me te shitshem.Nuk e ve ne dyshim se simbolika qendron te pakten sipas menyres sesi une e interpretova,por besoj se mund te ishe bere ne me pak rrjeshta,sepse nuk me duket se mban gjalle peshen e “subjektit”.Sipas meje dilema e shprehur eshte mese e vlefshme per tu paraqitur sipas kendveshtrimit tend,eshte nje e drejta jote qe vjen qe nga momenti qe ulesh perballe nje letre te bardhe per te ndricuar vehten dhe me deshiren per ta bere te njohur,por per menyren e paraqitjes,kam keto rezerva qe te thashe.Mbase i ngjason nje vitrine jo shume te kendshme ne tu pare,ku ka nje “mall” qe ia vlen te shikohet nga me shume kendveshtrime.
sidoqofte shpresoj te lexoj perseri,gjithmone me kete natyrshmerine tende qe ndonjehere eshte edhe e pakuptueshme per mua.per kete rradhe kam bere permiresime:))
ciao nga doriani
16 December 2007 @ 9:16 pm
Dorian, ta garantoj që që të flasësh që këtej është e lehtë… provo shko pi një kafe me Loer-in kur të jesh në Shqipëri (ashtu siç e provova unë që u takova me disa shokë atje) dhe do ta shikosh që…. KANË TË DREJTË.
Ndoshta ne me mallin dhe me dashurinë që kemi për njerëzit dhe vëndin, arrijmë të mbyllim një sy dhe për qindra “prehistorizma” që shikohen Atje, por, për ato shpirtëra poetësh që rrojnë atje është një botë e mbyllur dhe jashtë çdo konceptimi që ne këtej kemi për nevojat më elementare të të rrojturit si njerëz. Megjithëse dhe unë nga KËTA çuna pres gjithmonë che sparino il botto nuk mundem ti kritikoj për mënyrën e tyre për ta parë botën vetëm në bianco e nero…
Do të të dhembë më shumë shpirti nëse do të të qëllojë që të rrish me njerëz të tillë atje… credimi!
17 December 2007 @ 11:07 am
Just call me lucifer
cause I’m in need of some restraint
So if you meet me
Have some courtesy
Have some sympathy, and some taste
Use all your well-learned politesse
Or I’ll lay your soul to waste, um yeah
Pleased to meet you…
http://www.youtube.com/watch?v=jY6yYAlueUM&feature=related
17 December 2007 @ 1:47 pm
hmm, losttext, shtron pyetjet e gabuara ti. pse shkruaj une? jo, gabim losttext,
PSE LEXON?
dorian, te falenderoj sinqerisht, kisha nevoje per tere sa me the. te mirepres gjithmone per kritika te sinqerta, dashamirese e ndihmuese, me ke dhene shume dore, mbase dhe pa kuptuar…
edrus, o plako, kur te vish here tjeter, me bej nje call, te takohemi e te pike nje kafe te zeeezeee, te lokali i ziiiiii :))
artani gjithmone sjell kendveshtrime te reja te poazbuluara te asaj qe une shkruaj, ndersa 103whispers me ka gjetur zemren e zeze me ate kenge
17 December 2007 @ 2:56 pm
Loer ,ku gjimone se nuk me kujtohet ?
Te uroj te jesh me shume optimist .,dhe jo keshtu ,ne te zeze . jeta eshte e bukur pikerisht se ka shume ngjyra ,qe ja vlen te fokusohesh .
17 December 2007 @ 3:39 pm
Loer, sinqerisht, pse shkruan? Eshte pyetje legjitime…
P. S. - Kete “hmm” e perdor per te marre vrull?
17 December 2007 @ 4:23 pm
Shrkruhet sepse s’mund te mos te shkruash Lost, sepse ke nevoje, sepse duhet…sepse e ben & pike…
Kam kurioz nese Loer e ka lexuar Lovecraft. I ngjan shume…
17 December 2007 @ 4:34 pm
po ja une mendoj se shkruan sps someone lost text
:P
bro nuk ia vlen me e lodh menjen me gjithkto pse…
17 December 2007 @ 4:36 pm
@darien ndonjehere shkruhet edhe per qejfin tend dhe pike-presje:P
17 December 2007 @ 4:58 pm
Mah…& mund te jete 103, por personalisht kam dyshime serioze mbi kete. Besoj se shkruhet sepse diçka ta detyron.
Por ky eshte vetem opinioni im !
17 December 2007 @ 10:45 pm
hej, darien, ti je darien levani? lexova vrasesin e qymyrit, ishte fantastik, por gjithmone duke e konsideruar te paperpunuar. ka detaje qe duhenhequr, e detaje qe duhen shtuar, e pjese qe duhenlimuar. me qejf te madh do ta diskutoja ate liber me ty. sidoqofte, libri ishte shume i bukur.
artan, faleminderit. ky Libri i zi, ishte nje lloj katharsis i shkrimit tim, dhe tani me tere mend shpresoj te kthehem te ngjyrat, tamam tamam pasi te mbaroj dhe ate qe kam ne dore, qe dhe ajo eshte e zeeeze …
losttext, pyetja legjitime e jotja eshte para pasqyres, ‘pse lexoj?’
17 December 2007 @ 10:58 pm
Mire, o Loer, mire. Te kuptoj, vetkenaqesia gje e madhe…
Tregimi m`u duk diletantesk nga niveli; subjekti vete, sado surreal, stream of consciousness, apo risi te kete, ngec ne vend (si ai shuku i thate i bukemisrit kur ne Shqiperi njerezit ‘force-feed’ gjelat e Plakut te Ri) po s`pati njefare stili te natyrshem. Keto sigurisht jane thjesht opinione te miat, e ti s`ke pse e vret shume at` sendin majeshpatullash, sa kohe qe te ka kap kjo vala narcizistike.
Abandon hope, all ye who enter here…
17 December 2007 @ 11:10 pm
Loer, unë do kisha dashtë të lexoja atë librin e zi, se këto historitë :
-”eeee, e di ça bëra unë?”
-”hë, çbëre?”
-”yyyyy… jo s’ta tregoj, plas po deshe!”
sikur nuk ngjitkan. Ai tregimi i rradhës së fundit të shkonte shumë më shumë.
17 December 2007 @ 11:22 pm
more losttext, ty nuk te ka humbur teksti por ndonje gje tjeter.
askush nuk eshte ketu per te bere apo degjuar ofeza, ok?
send majeshpatullave quaj koken tende po deshe, dhe nese nuk do te me lexosh, mos me lexo, ose jam dakord deri te …kjo qe sapo lexova eshte kot… madje kam nevoje per kete lloj reagimi, po pyetjet pse shkruan, dhe aluzionet per koken time leri ne bagazhin e gjerave qe mendon e qe nuk thua.
pershendetje
17 December 2007 @ 11:35 pm
O ç’ësht bo peshku si Shpia e Komplekseve (sorry që të vodha shpikjen, R.:))! Po po të pyeti pse shkrun mor Loer. Pse e merr si fyerje? Unë p.sh. më vret karrikja dhe, që ta harroj, shkruaj. O lost, sikur kishe shkrujt paktin e pajtimit, ku ô or töj?
17 December 2007 @ 11:39 pm
nuk mu duk ashtu akullnaja, megjithate, qofsha i gabuar, miq kritikues duam, jo njerez ofendues.
17 December 2007 @ 11:45 pm
Loer, mos u nxeh. Po qe se je ofenduar me sendin, te kerkoj ndjese qe e emertova kaq materialisht (ashtu ma tha ai sendi im).
Mua m`u duk legjitime pyetja “pse shkruan,” sepse vete nga shkrimi nuk kuptova gje, pervec pakenaqesise qe me la nga ana e stilit, shtjellimit te mendimit, pikave te referimit dhe qartesise ne te shprehur; thashe se duke te pyetur ty drejtperdrejt, edhe mund te me sqaroje ca mbi natyren e vete shkrimit tend.
Meqe zgjodhe vazhdimisht te me tregosh alla-kopsht-me-dreke pasqyren, po te le te qete ne triumfin tend krejt personal.
Suksese te mepastajme!
17 December 2007 @ 11:56 pm
ok. keshtu me mire, keshtu mund te flasim.
atehere, isha nje nate duke ecur rrugeve, kur, me erdhi ne sy nje imazh, imazhi i nje libri te zi, qe permblidhte tere erresiren, negativizmin, tere te keqijat qe une si njeri kisha mundesi ti beja. dhe ky liber, ishte aq i zi ne te keqen e tij, sa digjej ne vetvete. dhe ky imazh me trembi.
nga ana tjeter, gjeta ne te, pasi e shkrova, dhe imazhin e zotit, qe krijon bote, dhe pastaj hedh ne to faren e se keqes e ulet duke i pare se si shkaterrohen keto bote, duke ngrohur duart, per ti bere gati per krijimin e nje bote te re.
tani, ti mund te thuash, lum si ti qe me ate shprehje te varfer qe ke shkruar, sheh tere keto gjera…
boh, kjo eshte tjeter ceshtje… ceshtje shprehjeje, apo ceshtje hermetizmi… mbase duhet te isha me i drejteperdrejte ne rrefimin tim, mbase ashtu do ishte me i prekshem mendimi… mbase…
18 December 2007 @ 12:16 am
…dhe se mos te ngel fiksim kritika qe te bera, ja capak ilustrime, sa per shpjeguar pakenaqesine time totale si lexues. (Besoj se shkruan edhe per lexuesit, apo jo? Nese shkruan vetem per vete, atehere me fal dyfish per nderhyrjen).
Shkrimit tend po i marr vetem fjalite e para; pas cdo fjalie, do shkruaj verejtjet qe kam ne kllapa.
“Njehere, para shume kohesh, isha ne gjendje te keqe.” (Me kete fjali hapese, lexuesi pergatitet per “te keqen.” Si fjali me duket e dobet, por megjithate, arrin te vendose gjendjen e ankthit, ta quajme keshtu, ke lexuesi).
“E keqja me kishte zene ne formen e ngjyres se zeze.” (Si lexues, i rendomte, te themi, une nuk vibroj me kete fjali, sepse nuk arrij te perfytyroj plotesisht si e ze dike e zeza ne forme ngjyre. Por ta zeme nga ana figurative, ne ate moment, instinktivisht, mendoj se, a te ka zene halli, a te kane mbuluar me boje te zeze. Megjithate, vazhdoj me zemer ne fyt, gati i shqetesuar per ty, dmth protagonistin).
“Dhe ajo erdhi ne menyre natyrale, fare pa shqetesuar asnje nerv timin, me hapa te heshtur…” (C`ndodhi? Pas gjith kesaj parapergatitjeje, ti, protagonisti, me tradheton mua, lexuesin? Sepse po t`i besoj fjalise se pare ku thua qe te paska zene nje gjendje e keqe, tani, vetem pas dy fjalish me thua qe e zeza te paska ardhur ne menyre NATYRALE, pa SHQETESUAR asnje nerv tendin. Dhe me hapa te heshtur, figure personifikuese qe nuk perputhet fare me aludimet eterore te para te kesaj gjendjeje te keqe. Dhe, nese s`te ka shqetesuar asnje nerv tendin, dhe qenka natyrale, pse qenka e keqe, e zeze atehere? Kuptohet, jo per ty te pakten… Ama nese i ke vene per lexuesin epitetet e keqe dhe e zeze, kjo nuk merret vesh ne mes te gjithe ketij konfuzioni).
“Nga nje gjendje normale qe isha, plot me ngjyra euforike qe karakterizojne natyren time.” (Ne fjaline tjeter, lexuesi meson qe jo, ne fakt gjendja jote natyrale (normale) na qenkerkesh ‘plot me ngjyra euforike’, ne te njejten kohe qe sapo ke pohuar qe e zeza, e keqja nuk te paska shqetesuar sepse erdhi gjer ke ti ne forme natyrale. Tashti, o njera, o tjetra, zotni, sepse perndryshe nuk ka konflikt, drame, ilaritet, dhe lexuesit, mua te rendomtit, te pakten, i ka humbur interesi ne kete pike).
18 December 2007 @ 7:32 am
S’më duket se nuk ke vahtur deri në fund…
.
.
) është “armiqsore” :).
Bile edhe pasi ke vajtur deri në fund… i je rikthyer.
Bile je rikthyer edhe për ta diskutuar…
Bile edhe vazhdon me diskutimet
Kjo është e bukura ndoshta e shkrimeve, që në mos për gjë tjetër, të vënë në funksionim trurin… sepse diçka duhet të të ketë ngacmuar ai shkrim (sepse as që dua që ta besoj se ke diçka personale me autorin, që ashtu si dhe unë dhe gjithë të tjerët, nuk e njohim personalisht).
Sepse ky shkrim, nuk është as ndonjë fabul (që duhet të kërkojmë të nxjerrim patjetër një moral prej tij) dhe as një tekst shkolle/partie për të na bërë të nxjerrim mësime… është thjeshtë një shkrim i shkruajtur për mendimin tim modest, me nj[ gjuhë që të mban ngjitur deri në fjalën e fundit, në të cilin, ka vetëm fije të holla që lidhin realen me irrealen, ëndërrën me makthin… euforiket(ngjyrat) me të zezën…
Ka diçka “pulpore”… që pamvarsisht kontradiktave, e përçon disi shpirtin dhe pasqyon disi situatën në të cilën jeton shkruesi.
Ka shumë pathos…. dhe ti thuash tjetrit që si ka mundësi që një poet/shkrimtar përdor figura të tilla (mos më bëj që të të kuotoj fjalët e një tjetri tek tema e Laurës
Gjithsesi, më bëhet qejfi që ka dhe shokë dhe shoqe që kanë syrin klinik për të vënë në dukje ndonjë gjë që nuk shkon, gjë që nuk mund ti bëjë VETËM se MIRË autorit.
18 December 2007 @ 7:54 am
Edrus vellami, mire te kam?
Shkrimit te Loerit sigurisht qe i shkova gjer ne fund, edhe e rilexova (me pahir, e pranoj) dhe dy here te tjera sepse, e para, nuk jam “lexues i rendomte” dhe e dyta, tek cdo shkrim i cfaredo cilesie mund te gjesh gjera me vlere, ose e pakta, te perdorshme.
Ato pak fjali jane vetem ca nga verejtjet qe kisha; edhe ato s`do i kisha thene fare se i permbahem parimit qe “nese nuk ke gje te mire ose konstruktive per te thene, me mire hesht.” U detyrova te bej tjetersoj; e fundit per mua, te pakten ne keto lloj forumesh, ose nese vete autori/ja ma kerkon.
Shume gjera jane subjektive ne kete mes, opinionet, pershtypjet, pritshmeria, etj, por gjithsesi mendoj qe nje shkrim, poezi a proze qofte, nuk eshte si Rohrschah test, te cilin sekush e interpreton sipas perceptimit te castit. Dua te them qe ka ca themele kuptimore, te cilat nje numer i konsiderueshem njerezish do i interpretonin njelloj, njefare skeleti te dukshem e te prekshem, ritem a stil ku lexuesi i secolo 21-sh mund te kapet disi. Njerezit mendojne me imazhe, dhe kur fjala s`ua percjell ate gje vetedijshem ose pavetedijshem, njeriu ose hutohet ose humb interes.
18 December 2007 @ 8:10 am
Losttex/adash i dashur , e thshë atë punën e rileximit, sepse po të kishe parë ndonjë shkrim timin, do ta kishe lënë që tek fjalitë e para nëse do gjeje “perla” të tilla, dhe fakti që e ke lexuar, do të thotë që diçka të ka “ngacmuar” nga mënyra e të shkruarit (qoftë edhe vetëm për këtë, pamvarsisht mesazhit që ka dashur të përcjellë autori), dhe në këtë sens që ngulmoja në atë që nuk është krejt “pulpor” autori
(ose dhe në qoftë i tillë… do të vijë ajo ditë që do themi: Ohu, kët e kemi bërë baltë kur ka filluar të shkruajë
)… mua sidomos tani që e mora vesh se është bjond dhe me sy të kaltërt (pale sikur të thotë që është edhe femër
) më PËLQEN 
18 December 2007 @ 8:14 am
qeke cu i frymzum edo, e ke pi kafen e mjesit?
adash, e ke idene cdmth?
18 December 2007 @ 8:16 am
adash, e ke idene cdmth
18 December 2007 @ 8:16 am
E kisha për “Gjozin” që donte të na hynte në pjesë Swedi
.
Sapo mbarova të dytën dhe më duhet të dal… ka dhe njerëz që punojnë
18 December 2007 @ 8:18 am
Shyqyr, se do biem rehat nga ti;PP
Dite te mbare Edrus e naten peshq!
18 December 2007 @ 8:19 am
jemi ne duar te sigurta, atehere. Mbe ta!
18 December 2007 @ 12:08 pm
Po, Loer, jam Darien. Me behet qejfi qe te paska pelqyer libri im. Ideja ishte ajo e nje historije nga e cila te dilte pluhur i Tiranes, faqe mbas faqe. Nuk besoj se ja kam dale mbare, bejme aq sa mundemi dhe ne total, per kohen e paket qe i kam dedikuar jam i kenaqur.
Besoj se ka akoma shume gabime etj, edhe pse nuk e di se çfare jane keto gabime saktesisht. Do me pelqente te degjoja akoma opinionin tend per historine, personazhet dhe mbit e gjithe, - ajo qe ka me shume rendesi per mua - nese ky liber eshte ndopak real apo jo. Dua diçka shqiptare, por kjo eshte e veshtire…
Mund te me pergjigjesh ketu
http://www.peshkupauje.com/libri-vrasesi-i-qymyrit-darien-levani/2007/11/07/
nese deshiron…apo me ndonje vend tjeter…s’ka shume rendesi…
18 December 2007 @ 3:11 pm
edrus? ti me pelqen se jam bjond e me sy bojeqielli? e tmerrshme! mosss!
hahahah, je i madh fare.
nejse, ok per ty qe e di qe une jam bjond e me sy “jeshile” tamam tamam, sepse ke pare foton te blogu, por ideja eshte qe jo te tere i dine karakteristikat e mia fizike, ndaj dhe une i kam vene jo me qellim per te treguar si jam, por per te bere me me theks shnderrimin e nje njeriu te celet ne te zi.
e sa per ate qe te ka lodhur ne rrefim more losttext, dmth qe nuk ka drame aty ku e do ti, boh, difekti qe shoh une ne ate pjese, eshte se une jam zgjatur shume aty, per te treguar si erdhi e zeza. si paragraf eshte i gjate ne raport me shtjellimin e librit te zi qe eshte thelbi i vertete. sa per sqarimin, pse e zza ishte shqetesuese, me duket se e kam treguar qarte ne vazhdim se pse shqetesohesha une nga e zeza. nese ke ndonje kritike me konstruktive, je i mirepritur. faleminderit.
sidoqofte, faleminderit qe je marre me librin e zi. ne fund te fundit, kjo eshte kryesorja…
darien, do te te shkruaj.
18 December 2007 @ 3:38 pm
“nese ke ndonje kritike me konstruktive, je i mirepritur”
Vazhdon te mos me kuptosh, Loer… Ato verejtje qe tregova ishin thjesht nga ana kuptimore, formulimi i fjalise.
Nejse, mirushkrufsh(im)
18 December 2007 @ 3:52 pm
Mua me pelqeu premisa, sido qe e erret, ishte terheqse…imazhet ishin te kapshme, pakoja e erresires mu duk vecanerisht intriguese. Eshte pak problem kur fjala “e zeze” perseritet shpesh, se mund te behet si zhurmues per stilin.
tung loer.
18 December 2007 @ 4:06 pm
Kemi degjuar:
Rrushi i zi ,
Fiku i zi,
Man i zi ,
Guri i zi,
Deti i zi,
Mali i zi,
Uji i zi,
Kal i zi,
Zogu i zi,
Tani edhe “Liberi i zi ” sikur stonon pak ,keshtu me duket mua !
18 December 2007 @ 4:10 pm
Pse jo. Kemi edhe Albumin e zi, shume i famshem…eshte thjesht nje ngjyre si nje tjeter…
18 December 2007 @ 4:21 pm
Loer, The White Album:
http://www.geocities.com/SunsetStrip/Palladium/7821/white.html
Kurse per temen, patjeter kjo:
http://www.youtube.com/watch?v=4aNuyNk8nro
PAINT IT BLACK
(M. Jagger/K. Richards)
I see a red door and I want it painted black
No colors anymore I want them to turn black
I see the girls walk by dressed in their summer clothes
I have to turn my head until my darkness goes
I see a line of cars and they’re all painted black
With flowers and my love both never to come back
I see people turn their heads and quickly look away
Like a new born baby it just happens ev’ry day
I look inside myself and see my heart is black
I see my red door and it has been painted black
Maybe then I’ll fade away and not have to face the facts
It’s not easy facin’ up when your whole world is black
No more will my green sea go turn a deeper blue
I could not foresee this thing happening to you
If I look hard enough into the settin’ sun
My love will laugh with me before the mornin’ comes
I see a red door and I want it painted black
No colors anymore I want them to turn black
I see the girls walk by dressed in their summer clothes
I have to turn my head until my darkness goes
Hmm, hmm, hmm,…
I wanna see it painted, painted black
Black as night, black as coal
I wanna see the sun blotted out from the sky
I wanna see it painted, painted, painted, painted black
Yeah!
18 December 2007 @ 4:24 pm
Loer, te vuna “paint it black” te stonsave ne koment, po s’di pse nuk e mori. Ja ene i her:
PAINT IT BLACK
(M. Jagger/K. Richards)
I see a red door and I want it painted black
No colors anymore I want them to turn black
I see the girls walk by dressed in their summer clothes
I have to turn my head until my darkness goes
I see a line of cars and they’re all painted black
With flowers and my love both never to come back
I see people turn their heads and quickly look away
Like a new born baby it just happens ev’ry day
I look inside myself and see my heart is black
I see my red door and it has been painted black
Maybe then I’ll fade away and not have to face the facts
It’s not easy facin’ up when your whole world is black
No more will my green sea go turn a deeper blue
I could not foresee this thing happening to you
If I look hard enough into the settin’ sun
My love will laugh with me before the mornin’ comes
I see a red door and I want it painted black
No colors anymore I want them to turn black
I see the girls walk by dressed in their summer clothes
I have to turn my head until my darkness goes
Hmm, hmm, hmm,…
I wanna see it painted, painted black
Black as night, black as coal
I wanna see the sun blotted out from the sky
I wanna see it painted, painted, painted, painted black
Yeah!
18 December 2007 @ 4:47 pm
..
Cudi ,pse i pelqen e zeza ,bile edhe diellin e do te zi !Mos ndoshta ne eresire jeta eshte me e bukur,pikerisht se nuk te sheh njeri ,apo si eshte puna ,nuk e mar vesh kete deshire !!
18 December 2007 @ 5:04 pm
Me shume mundesi sepse shkruante nen efektin e drogerave. Besoj se ndodh shpesh kur duhet te shkruash me Keith Richards, piratin…
18 December 2007 @ 8:40 pm
dARIEN, edhe ti ne “klub”, apo gaboj?
http://www.youtube.com/watch?v=D-53d6rbAl0&NR=1
Nqse po, do t’isha shum mirnjohes me dit cer t’bo pershtypje me shum te Keith.
Nqse jo, m’fal per shqetsimin.
18 December 2007 @ 10:25 pm
more artan, po ke te drejte qe stonon more, sepse nuk tingellon mire fjala “liberi” o vedhaaaaa
c’me kujtove the black album more darien, album madheshtor…
emigrant, eshte pikerisht ajo ndjesi, painted black qe me zuri, eshte vertet nej ndjesi e vecante, si nej hije te duket e gjithe bota, here si hicgje, sikur mjafton ti japesh nje penelate te zeze per ta fshire, here sikur kjo e zeze do te te gelltise… kjo e dyta te tremb…
blendo, faleminderit per sugjerimin mbi punen e fjales ‘zeze’ do ta marr parasysh, dhe ke plotesisht te drejte, eshte krijuar inflacion i se zezes,
kur te shkruhet varianti perfundimtar, ashtu si kam bere per cdo tregim, do i marr parasysh tere sugjerimet dhe kritikat qe me zene vend logjikisht…
o emigrant, keta te albumi i bardhe qenkan me zi se metallica te albumi i zi more… haha, helter skelter, kjo kenga ia cau trurin charles mansonit…
dhe kjo cuna, eshte per kujtim te atyre koheve kur rocku ishte tmerrsisht i rende…
http://www.youtube.com/watch?v=EcXk2LlyGiU
18 December 2007 @ 10:28 pm
o emigrant, sa i fiksuar qe je pas stones mor burre…
keith psh, ca te ben pershtypje te keith… hmm, nuk eshte pyetje kjo, duhet te [pyesesh ca nuk te ben pershtypje te keith, por ti i njeh mire, ndaj me sqaro nje gje, keith (nuk po flas per ronnie se aq i cmendur sa eshte, eshte brenda normave, e nuk po flas per mick, se eshte shume BK per te qene i lajthitur fare) pra keith, eshte me tere mend aq i lajthitur, apo eshte dhe nje cshtje stili, nje nuance shfaqjeje, nje lloj attitude e tij per te bere show?
18 December 2007 @ 10:28 pm
Duhet te te them Emigrant, qe nuk jam ndonje fan i madh i Stonesave, dhe nuk e di as se pse. I njoh si grup i madh por nuk me kane thene kurre ndonje gje te jashtezakonshme. E njejta gje edhe me The Velvet underground.
Natyrisht ama, i njoh vlerat e Keith. Nje qe ka edukuar breza kitaristesh, dhe qe ndoshta do meritonte edhe me shume sesa Hendriks, por kur nuk vdes i ri keto gjera nuk te ndodhin.
21 December 2007 @ 8:49 pm
Tregimi me pelqeu, me gjithe kritikat e drejta te kritikut tone Dorian, ishte nje krijim me i bukur apo me i arire se tregimet e tjera te Kumit, dhe do te shtoja se ishte nje art per artin.
22 December 2007 @ 12:47 pm
Sa per Keith Loer, besoj se eshte nje menyre e tij per te shpikur diçka te thjeshte dhe origjinale, menyra se si sillet dhe se si vishet e kam fjalen.