Identifikohu



Regjistrohu

Leter e Gary Kokalarit mbi kontrabanden e armeve - 10/10/2007

Albanian translation of my 10/10/07 letter, forwarded to Sollaku on 10/22/07

Te Nderuarit Theodori Sollaku
Prokuror i Pergjithshem
Republika e Shqiperise
Tirana, Shqiperi

Shkelqesia juaj:

Une kam komunikuar me Z. Kosta Trebicka, President i Xhoi, SHPK, per disa akuza qe lidhen me nje kontrate te qeverise Amerikane per te blere municione qe dergohen ne Afganistan dhe per pjesen e kesaj kontrate qe po plotesohet me municione nga tepricat e municioneve ushtarake te Shqiperise.  Z. Trebicka me ka informuar se ai ka qene nje nenkontraktues ne kete transaksion; si rrjedhim, kjo i ka dhene atij mundesine qe te kontaktoje me pale te ndryshme te perfshira, perfshi Presidentin e AEY, kontraktori Amerikan.  Megjithese nuk jam ne pozicion qe te verifikoj te gjitha akuzat e zotit Trebicka, informacioni qe ai me ka dhene duket mjaftueshem i rendesishem per ta sjelle kete ceshtje ne vemendjen tuaj per hetim te metejshem.  Informacioni dhe akuzat ne lidhje me kete ceshtje jane si me poshte.

AEY Inc., eshte nje kompani e bazuar ne Miami qe merret me biznesin e metalit dhe reciklimit te tij po gjithashtu ka nje license per te bere transaksione ne lidhje me arme qitje dhe municione. Presidenti i AEY eshte Efraim Diveroli, i cili besoj se eshte qytetar amerikan.  Kohet e fundit AEY ftoi nje kontrate $300 milion me qeverine Amerikane per te furnizuar me arme ushtrine Afgane (http://www.defenseindustrydaily.com/298m-to-aey-for-ammo-in-afghanistan-03152/ ).  Bashkangjitur eshte nje kopje e nje pjese te urdherit te blerjes qe kam marre nga zoti Trebicka.

Sa per informacion plotesues, ne saje te perfshirjes Ruse ne Afganistan, ushtria Afgane eshte akoma shume e varur nga armet e prodhuara apo projektuara ne Rusi.  Pershembull, ushtria Afgane  perdor AK-47 qe sigurisht kerkon municion Rus.  Nje pjese e kontrates se AEY eshte duke u permbushur nga municionet e teperta te magazinuara ne Shqiperi. Me c’di une, keto municione jane prodhuar ne Kine sipas specifikimeve Ruse , jane te ambalazhuara me etiketa kineze dhe ju dhane Shqiperise gjate periudhes kur Kina kishte marredhenie te ngushta me Shqiperine komuniste.  Per kete arsye, Ephraim Diveroli, Presidenti i AEY, kontaktoi Meico ( http://www.mod.gov.al/eng/industria/meico.asp ), departamentin e Ministrise se Mbrojtjes qe eshte i pergjegjshem per exportimin e armeve, qe te siguroje nje pjese apo te gjithe sasine e armeve per pjesen e nenkontrates me Shqiperine.

Sipas z. Trebicka, pasi kontaktoi me Ylli Pinarin, drejtorin e Meicos, Diveroli u informua qe municionet duhet te blihen nga agjenti i Meicos, Edvin, nje kompany qipriote qe me c’di une eshte ne pronesi te nje biznesmeni zviceran te cilin z. Trebicka e ka identifikuar si z. Henri Tomei (qe ka mundesi te jete i njohur nga Interpoli-sidoqofte, kete informacion nuk e kam te verifikuar). Me c’kuptoj une, roli i vetem i kompanise Edvin ne kete transaksion ishte qe te faturonte AEY dhe pastaj te paguante Meicon per municionet.  Sipas zotit Trebicka, Edvin nuk u morr me transportin apo me ndonje aspekt tjeter te transaksionit - gjithsesi, faturat e Edvinit ishin 100% me shtrenjte se cmimet e Meicos.  Pinari eshte ne vartesi te Fatmir Meidiut, ministrit te mbrojtjes, dhe mbase raporti midis Edvinit dhe Meicos eshte brenda rregullave dhe i eshte bere transparent qeverise Shqiptare.  Ne se jo,  atehere eshte e mundur qe ky ndermjetes po perdoret si vegel ne menyre qe diferenca e cmimit te perdoret per te kompensuar qeveritare te cilet, bazuar ne diskutimet midis Diverolit dhe Trebickes, mund te perfshijne Mejdiun dhe kryeministrin Sali Berisha.   Duhet permendur qe Trebicka beson qe e gjithe kontrata $300 milionesh mund te permbushet ne Shqiperi, qe do te thote se po te perdorim te njejtat perqindje si me lart, ky transaksion mund te rezultoje ne me shume se $100 milione ne perfitim te paster qe mund te ndahet midis Edvinit dhe paleve te tjera.

Nje artikull nga The Telegraph ( http://www.telegraph.co.uk/news/main.jhtml?xml=/news/2006/05/22/warms22.xml ) shkruante qe Shtetet e Bashkuara po ndihmojne ushtrine Afgane te magazinoje sa me shume arme Ruse ne rast se administrata e re Amerikaneve a pas zgjedhjeve vendos qe Shtetet e Bashkuara duhet te terhiqen nga Afganistani.  Me kane thene qe transaksioni me Rusine nuk u be asnjehere sepse Amerika nuk donte te shihesh sikur po blinte arme nga Ruset.  Sidoqofte, bazuar ne sasine pothuaj identike te kontrates se AEY, duket sikur kjo kontrate sherbeu si zevendesuesja e asaj qe mund te behej ne Rusi.

Duke qene se ambalazhimi ishte ne gjuhen kineze dhe shume i rende (gje qe do te shtonte shume koston e transportit ne Afganistan), AEY kontraktoi me nje kompany qe te bente riambalazhimin.  Per kete arsye AEY beri nje kontrate me Xhoi, SHPK ( kontrata eshte e bashkangjitur), nje kompani shqiptare qe merret me ambalazhime dhe qe eshte prone e Kosta Trebickes.  Pasi Xhoi filloi pune me kete projekt, Trebicka mesoi nga faturat qe ai merrte te Banka Amerikane e Shqiperise, municioni po blihej nga Edvini per $22 per 1000 fisheke dhe pastaj i shtesh AEY per $40 per 1000 fisheke.  Pasi morri vesh kete, Diveroli u shqetesua shume sepse Edvini, nje kompani qe qeveria shqiptare i kishte kerkuar qe te bashkepunonte si ndermjetes, po i shtonte kostot e transaksionit.

Trebicka thote qe Diveroli protestoi te Pinari per ndermjetesimin e detyruar te Edvinit ne transaksion dhe per cmimin e fryre si dhe kerkoi nje takim me Ministrin Meidiu.  Sipas Trebickes, kerkesa e Diverolit u hodh poshte. Me vone Diverolin e cuan ne nje takim me Pinarin, Mihal Delijorgjin dhe nje burre tjeter te paidentifikuar, dhe ne kete takim ju sugjerua qe nese Diveroli nuk do te bashkepunonte me Edvinin, kontrata e tij ishte ne rrezik.  Me c’kuptoj une Delijorgji pershkruhet nga disa si nje biznesmen me lidhje me Meico, po disa te tjere kane thene qe ai ka nje histori kriminale, gje qe ju mund ta verifikoni kollaj.  Me vone, mbase ne nje perpjekje per ta frikesuar, Trebicka me tha qe Pinari i tha Trebickes qe ai duhet ta mbante gojen e mbyllur sepse njeriu i trete i paidentifikuar ishte Shkelzen Berisha, djali i kryeministrit Sali Berisha.

Sipas Trebickes, kjo ngjarje beri qe Diveroli te kontaktoje ambasaden Amerikane ne Tirane, dhe si rezultat, u organizuar nje takim ne Sheraton Tirana qe perfshinte Diverolin, Trebicken, Robert Newsome, nje diplomat ne Ambasade, Mr. Meyer, i cili me duket se eshte attasheu ushtarak, dhe nje grua shqiptare qe eshte punonjese e ambasades.  Kur Diveroli i tha atyre ngjarjen, Newsome i tha Diverolit qe ai nuk ka pse te shqetesohet sepse ambasada ka marredhenie te shkelqyera me qeverine shqiptare dhe premtoi qe do ta diskutonte kete me ministrin e mbrojtjes. Trebicka me tha qe pas ketij takimi, Diveroli dhe Trebicka folen me Newsome ne telefon, dhe Newsome i tha atyre qe ai nuk donte te krijonte ndonje problem me qeverine shqiptare dhe se ambasada nuk do te nderhynte.  Pavaresisht ne se kjo eshte shfaqje indiferentizmi nga ana e ketyre zyrtareve te ambasades, ne se keto akuza jane te verteta, keta zyrtare kane detyrim qe te raportojne kete informacion autoriteteve perkatese amerikane, dhe ne se nuk e kane bere apo ne se jane munduar ta fshehin informacionin mund te kene shkelur ligje te ndryshme te Amerikes.

Une mund t’ju them nga pervoja ime ne marredheniet me Departamentin e Shteti dhe ambasaden amerikane ne Shqiperi (si dhe zyrtare te tjere te shtetit amerikan), se ne saje te bashkepunimit te Shqiperise per ceshtje me te medhaja si lufta kunder terrorizmit apo stabiliteti rajonal, qeveria amerikane ka qene me se e predispozuar te  beje syrin qorr persa I perket korrupsionit te qeveritareve shqiptare.  Nje shembull perfekt per kete eshte rasti I Fatos Nanos i cili gjithashtu bashkepunoi me Ameriken duke derguar trupa ne Irak dhe ne Afganistan.  Pervec informacionit shume specifik qe une i dhashe qeverise amerikane per llogari bankare qe une besoj jane ilegale me Credit Suisse - gje qe mua mu tha nga nje punonjes i Credit Suisse - qeveria amerikane nuk beri gje me kete informacion.  Sidoqofte, situata e tanishme ndryshon ne ate qe, pervec mundesise per korrupsion midis zyrtareve shqiptare ky transaksion mund te shihet gjithashtu si nje skeme per te vjedhur nga taksapaguesit amerikane sepse me sa duket pagesa e nje shume te madhe e te panevojshme - e cila kerkohet si rezultat I perfshirjes se Edvinit si ndermjetes nga Meico - po behet nga qeveria Amerikane.

Me poshte eshte nje kopje e nje e-mail nga Kosta Trebicka qe i pergjigjiet pyetjeve te mia dhe mund te paraqese nje permbledhje te ngjarjeve qe lidhen me kete ceshtje. Gjithashtu ka kopje te emailave ne mes Trebickes dhe Diverolit si dhe ka kopje te nje email datuar 9 Maj nga Pinari per AEU ne lidhje me nje marrjen e nje sasie municioni ne aeroportin e Rinasit, ne te cilen eshte cc- dhe Edvin dhe Trebicka, gje qe verteton lidhjen midis tyre dhe kompanise Edvin. Gjithashtu bashkangjitur ka kopje te dokumentave qe kam marre nga Trebicka, pefshi nje kontrate mids AEY dhe Xhoi. nje urdher blerje nga AEY dhe nje transkript te nje telefonate midis Trebickes dhe Diverolit, sipas Trebickes. Gjithashtu bashkangjitur jane bashkebisedimet ne audio te incizuara nga Trebicka.  Jam I sigurte qe aty eshte zeri I Trebickes, po nuk mund te garantoj qe zeri tjeter eshte I Diverolit sepse nuk kam folur ndonje here me te.  Midis deklaratave te thena nga Diveroli (paramendoj qe ky eshte Diveroli ne baze te asaj qe me thote Trebicka) jane keto:  “Pinari eshte ose mafioz ose punon per mafian”;  “Pinarit I duhet nje njeri si Henri (Tomei/Edvin) si ndermjetes ne menyre qe te rregulloje punet e tij dhe te shokeve te tij”; “kjo ceshtje po shkonte lart e me lart deri te kryeministri dhe djali I tij”.

Ju duhet ta dini qe une e njoh Fatmir Mediun, kemi pasur marredheni te ndryshme ne vite, dhe ne vjeshte te 2006 une e akuzova publishkisht per perfshirje ne afera korruptive.  Kopja e nje letre te hapur qe I dergova Fatmir Mediut ne lidhje me keto akuza mund te shihet ketu: http://www.albca.com/aclis/modules.php?name=News&file=article&sid=1050  .  Ky informacion eshte shperndare gjitashtu me zyrtare te rendesishem amerikan qe merren me Shqiperine, perfshi Departamentin e Shtetit, FBI, CIA dhe disa anetare te Kongresit. Mediu beri nje “show” publik kur doli ne nje televizion shqiptar dhe ne vija te trasha tha “une nuk jam I korruptuar”.  Pavaresisht nga deklaratat e Mediut qe “dhuratat” e permenduar kane vlere te vogel dhe se ai ja dhuroi ato medias, me aq sa di une, ato asnjehere nuk jane vleresuar nga nje profesionist i pavarur.

Me sa di une qe nga ngarkesa e pare qe u plotesua nga AEY me Xhoin si ambalazhues, jane bere dhe disa ngarkesa te tjera.  GJithashtu, me c’di une, pas ngarkeses se pare, Xhoin e kane larguar nga transaksioni dhe Meico e ka zevendesuar ate me nje kompani qe kontrollohet nga Z. Delijorgji.

You gjithashtu duhet te dini se Z. Trebicka me vuri ne dijeni te kesaj ceshtje sepse, pervec qe jemi takuar ne te shkuaren, sic mund ta dini, une kam qene perfshire ne shume perpjekje per te ekspozuar korrupsionin e qeveritareve ne kete qeveri apo te shkuren.  Une gjithashtu kam ekspozuar parregullsi ne sektorin e telekomit ne Shqiperi.

Per mendimin tim, nder pikat qe duhet te hetohen ne lidhje me kete ceshtje jane:

1.  A po paguan qeveria Amerikane shume me teper se sa duhet per municionet e blera ne Shqiperi?  Duke pasur parasysh mbeshtjetjen financiare qe qeveria Amerikane ka dhene per Shqiperine, qeveria Shqiptare e ka per detyre te sigurohet qe nuk po abuzon me taksapaguesit amerikan.   Sipas nje burimi, momentalisht cmimi per municion ne Europen Lindore dhe ne Rusi per AK47 eshte $22 per 1000 fisheke.  Ne se zyra juaj gjen abuzime, me gjetjet duaja duhet te informohen gjithashtu Departamenti I Drejtesise ne Amerike, Inspektori I Pergjithshem I Departamentit te Mbrojtjes ne Amerike, dhe Kryetari I Komisionit te Mbikqyrjes ne Kongres.

2.  A e ka vene Meico kompanine Edvin apo ndonje kompani tjeter si ndermjetese? Ne se po, perse?  A di ndonje nga Presidenti, Kryeministri, Ministri i Mbrojtjes apo parlamentaret per kete marredhenie dhe a e kane approvuar ata ate?  A ka Edvin ndonje lidhje me Fatmir Mediun, Ylli Pinarin, Mihal Delijorgjin, Sali Berishen ose Shkelzen Berishen?  Ne menyre qe te percaktohet nese ka ndonje lidhje mes tyre,  zyra juaj duhet te kontrolloje transfertat elektronike ose transferta te tejra qe kane ndodhur midis Ministrise se Mbrojtjes, Edvin, AEY dhe mbase disa nga individeve qe thuhet se jane perfshire ne kete ceshtje.

3.  A eshte zeri ne incizimet e bear nga Kosta Trebicka I Efraim Devirolit?  Ne se po, akuzat e bear ne kete incizim duhet te hetohen plotesisht dhe Diveroli duhet te thirret per pyetje.

4.  Dikush nga zyra juaj duhet te takohet me Kosta Trebicken per te diskutuar akuzat.

Me duhet t’ju them se ky informacion qe po ju dergoj I eshte derguar gjithashtu dhe Departamentit te Drejtesise, zyres se Inspektorit te Pergjithshem te Departamentit te Mbrojtjes dhe disa anetareve te Kongresit Amerikan.  Gjithashtu duhet te dini se XXXXXXXXX (dhe mbase dhe ndonje kompani mediatike e madhe) eshte duke hetuar shitjen e armeve nga Europa Lindore (perfshi dhe Shqiperine) per ne Lindjen e Mesme.   Artikulli I pare ne lidhje me keto hetime u botua ne XXXXXXXXXXX.  You gjithashtu duhet te dini se pavaresisht nga qellimet e Departamentit te Shtetit, nese akuzat e ketushme jane te bazuara ne fakte,  pa asnje dyshim si publiku shqiptar ashtu dhe ai amerikan desherojne transparence te plote, dhe c’do zyrtar shqiptar apo amerikan qe do merret me hetimin e kesaj ceshtje duhet ta mbaje kete ne mendje.

Ju lutem me kontaktoni nese keni ndonje pyetje apo mund te ofroj ndonje ndihme.

Ju faleminderit,

Mbetem me respekt,

Gary  Q. Kokalari

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

42 Komente »

  1. Genty thotë:

    18 Mars 2008 @ 11:33 pm

    Kjo leter mban daten 10 tetor 2007 dhe hedh aludime se ky Z.Delijorgji ben trafikim armesh ne bashkepunim me pjestare te qeverise!!! Per me teper i eshte derguar prokurorise dhe as qe eshte levizur ndonje karrige.

    Kjo me ben te mendoj se as tani prokuroi nuk ka per te levizur per ate qe ndodhi ne Gerdec. Populli eshte bageti.

  2. california_dreaming thotë:

    19 Mars 2008 @ 2:49 am

    Ndoshta jam pak jasht teme por a sdo ishte me mire qe gjithe keto arme e munizione te teperta qe kemi,ne vend qe ti shkateronim ,tia jepnim shtetit te kosoves dhe pjesen tjeter tua shisnim bingo bongove ne afrik?
    Sdo rrezikonim jeten e femijeve dhe adoleshentve qe cmontojn predhat,jeten e banoreve qe jetojn afer depove ,do ndihmonim kosoven dhe djersa e 50 vjeteve sdo shkonte e gjitha dem?Kam pershtypjen se tregu i armeve eshte relativisht trasparent(22 dollar 1000 cop)dhe ndoshta sdo mund te kishte shum abusime.Mund te me thot njeri perse keto arme shkaterohen dhe nuk shiten apo dhurohen?

  3. Anisa thotë:

    19 Mars 2008 @ 5:07 am

    A mund te me thoni ku eshte gjetur kjo leter? Eshte botuar gjekundi me pare?
    Shume tronditese ajo qe lexoj.

  4. suganuma thotë:

    19 Mars 2008 @ 7:34 am

    Eshte e tmerrshme. Djali i Berishes arkitekt i gjithe kesaj mynxyre!! Berisha nuk duhet lene te iki. Ai duhet te paraqitet familjarisht ne gjykate e te denohet. Eshte biznesi i vdekjes i filluar qysh ne vitin 1994 me armet e shitura ne Afrike e ne Serbi. Lexojeni mess rreshtave Geri Kokalarin dhe do ta kuptoni. Prokuroria duhet te kuptoje se jeta e drejtesise shqiptare duhet te jete me e gjate se ajo e nje kryeministri kriminel. Kur do vije puna per te shpetuar koken e vet Berisha do te veje ne sinine e argjende te gjitha kokat e tjera. E filloi me Mediun. Ai nuk do te kurseje asnjeri tjeter, perfshire edhe ndonje prokuror apo kryeprokuror qe tani mund t’ia fshehe krimet.

  5. Marku thotë:

    19 Mars 2008 @ 8:06 am

    Shtohen perdite faktet e reja qe Berisha eshte kupola e mafies se armeve duke filluar qe nga koha e vrasjes se Azemit.Shikoni tek TCH se si Pandeli Majko ben avokatin e Delijorgjit duke na bere CV shembullore te ketij bisnesmeni qe edhe pse ka vjedhur 1.2milion dollar sipas Pandit qenka djal i mire.Ky Delijorgji i paska futur ne thes te gjithe.Edhe nje lajm tjeter:baxhanaku i Berishes punonte ne kete “fabrike”,por nuk deklarohet profesioni i tij dhe lloji i kontrates me Delijorgjin.Berisha ka thene shume genjeshtra keto dite per te uar ate qe edhe Henriku iTrete paska qene firme shqiptare e regjistruar ne Shqiperi,por qe nuk dijme ku i paguante Taksat.A eshte e mundur qe drejtesia shqiptare sidomos kjo qe ka krijuar Saliu tu shkoje ketyre gjerave gjer ne fund.Natyrisht Prokuroria e Pergjitheshme eshte vetem nje istitucion kozmetik i qeverise.

  6. pedro thotë:

    19 Mars 2008 @ 8:20 am

    Pervec disa hollesive, qe nxjerr disa emra ne afera delikate (sepse tregtia e armeve nuk behet asnjehere nga biznesmene te ndershem dhe te paperlyer), mendoj, qe kjo leter nuk eshte shume interesante per prokurorine shqiptare. Qe nuk eshte ndermarre ndonje veprim nga ana e prokurorise, mendoj qe ajo e ka peshuar me mendjen e vet qe nuk ka shkelje te mjaftueshme te ligjit penal per te ngritur nje akuze. Sepse edhe une mendoj qe sado ta urresh Berishen edhe qeverine e tij, perseri nuk eshte ndonje shkelje e ligjeve shqiptare, qe t´ja shesesh nje kompanie private amerikane 1000 cope fisheke me 40$ ne vend te 22$ qe na qenka tregu.
    Qe i biri i Kryeministrit perzihet ne keto afera te felliqura, kjo eshte tjeter gje. Eshte dicka morale, e cila do te rendoje mbi Berishen dhe PD ne zgjedhjet e ardhshme, ashtu sic ndikuan edhe sjelljet e Fatos Nanos ne humbjen e zgjedhjeve te 2005 nga ana e socialisteve.

  7. Marku thotë:

    19 Mars 2008 @ 8:26 am

    A ka ndonjeri dijeni se ç’fare pune bente baxhanaku i Saliut ne fabrike?
    C’fare tipi kontrate kishte me Delijorgjin e perse ishte i specializuar ky njeri?

  8. ThoughtPolice Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Mars 2008 @ 8:42 am

    O njerez, akoma merreni me kete Kokalarin ju? A ishte ky Kokalari qe beri dhe nje leter te mbushur plot me shpifje per Olldashin, para zgjedhjeve lokale dhe gazeta e Koco Kokodhimes, ja shiti publikut si leter apo te dhena nga CIA amerikane…
    Ne fakt, ajo ishte pacavure e Kokalarit me te dhenat qe i kishte dhene PS-ja…

    Nje dicka qe vlen te theksohet eshte se kjo leter, i eshte drejtuar Sollakut, ne 2007, kur ka qene Prokuror i Pergjithshem, dhe Sollaku qe ishte ne “lufte” me Berishen, as nuk e ka vrare mendjen per “faktet” e Kokalarit, se e ka ditur qe jane thjesht shpifje te pa-vlera…

  9. Leon thotë:

    19 Mars 2008 @ 9:08 am

    thoughtpolice,
    Baxhanaku i Sales ( burri i motres se Liris) ka vdeke aty ne Gradec…
    Ky ka ardh nga Anglia sapo fitoi PD me 2005.. nuk e besoj se punonte aty me 150 mije leke te vjetra ne muaj..
    Tani une nuk kam asnje arsye te mos besoj Kokalarin qe cuni i Sales ka gisht ne kete mesele…
    Sipas VOA-s fakte te tjera po dalin ne drite me kalimin e dites…
    Pyetja eshte a ka shkuar te varrimi i baxhanakut Sala???

  10. ThoughtPolice Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Mars 2008 @ 9:13 am

    Edhe cfare do te thote kjo…?? Ka punuar me kete firme, e pastaj…
    A ka fakte per korrupsion??

    Meqe ra fjala, Gazeta Shqiptare qe ka dhene kete lajm, nuk eshte shume e besueshme, prit te konfirmohet nga burime te tjera…
    Aty thuhej qe nuk kane qene te martuar (motra e Lirise me kete te ndjerin), por kane bashkejetuar

  11. Leon thotë:

    19 Mars 2008 @ 9:20 am

    Thoughpolice,
    Qetesohu se qenka me nerva qe me saba..
    Tani mos u bej dhe qesharak.. N.q.s. ka punuar per firmen ka konflikt interesi ketu… Familjaret e kryeministrit nuk mund te marrin pjese ne tenderat qe jepen me vendim te keshillit te ministrave..
    Tani e martuar,fejuar apo bashkejetese ta le ty ta zgjidhesh..Une di qe Sala i ka permend emrin si i vdekur ne tragjedine e Gernecit..
    Faktet po vazhdojne te dalin… Por se besoj se ndryshojne mendimin tend apo ndonje tjetri..Your mind mind is made up.. Long live the King Berisha!!!!

  12. Marku thotë:

    19 Mars 2008 @ 9:26 am

    Po pse Pandeli Majko thot qe Delijorgji ka qene njeri i ndershem vetem se nje here u fut ne burg per 1.2 milion dollare.C’do te thot ne shqip njeri i ndershem?

  13. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Mars 2008 @ 9:42 am

    O Leon,

    A e kupton se c’po thua? “Nje person qe bashkejeton me motren e gruas se nje pushtetari” s’mund te punoje dot ne nje sipermarrje qe perfiton nga fondet e shtetit. O pike e zeze, nqs s’ka ndonje prove me serioze, kjo eshte me te vertete qesharake!

  14. Leon thotë:

    19 Mars 2008 @ 9:58 am

    C’fare bente llukan hapte fisheke me 150 mije leke te vjetra ne muaj????
    Jetonte ne gradec ky??? Kur shkruaj punuar nenkuptoj rol te larte ne firmen e ngarkuar me shkaterimin e monucionit.
    Nuk po e akuzon njeri per gje mos kerce kot… lexoje mire!!!!!!!!
    As akuza nuk po ngre as media dhe as une.. Fakt eshte qe nje njeri me lidhje te ngushta me kryeministrin ka vdeke aty.. Se c’fare pune ka bere dhe c’fare roli ka pas aty t’ja leme kohes ta vertetoje..
    Por eshte me qesharake te thuash qe nuk perben konflikt interesi!
    Ketu duhen marre me fakte jo me budalleqe bashkejetese apo martese…
    Per sa kohe ky fatkeqi ka pas lidhje familjare me kryeministrin ka konflikt interesi… n.q.s. ka qene punetor me 120 mije leke te vjetra ne muaj dhe pa siguracion si femijet e gradecit, atehere media duhet ti kerkoje falje S.B. dhe familjes se tij.
    Edhe une do ti marre mbrasht cdo gje qe shkruajta..

  15. fenix thotë:

    19 Mars 2008 @ 10:19 am

    Per ndonje ketu qe lexon gropthi: “…municioni po blihej nga Edvini per $22 per 1000 fisheke dhe pastaj i shtesh AEY per $40 per 1000 fisheke.”
    Buxheti i shtetit pra arketon gjithsesi $22 per 1000 fisheke, kur mesa duket bleresi i vertete paska qene i gatshem te paguaje $40 per 1000 fisheke. Hehe, nese kjo eshte for real, MEICO paska fillu me ia fut edhe buxhetit Alb edhe USA at thesame time…. trima te medhenj

  16. ados thotë:

    19 Mars 2008 @ 10:40 am

    Kush eshte Gary kokalari..?? Me ato qe thote, dhe me ato qe po lexojme, po te beni nje lidhje te te gjitha fakteve, del se Bimbashet e qeverise , (kupto Berisha & Berisha Junior Mediu) paskan bere para me grushta…. Or vellezer , keta duhet te perfundojne ne burg nje dite.. Kush do te jete ai qe do ta bej kete gje. Kjo eshte pyetja!!

  17. Marku thotë:

    19 Mars 2008 @ 10:44 am

    Lexo ketu
    http://www.shekulli.com.al/news/44/ARTICLE/22522/2008-03-19.html

  18. Koth thotë:

    19 Mars 2008 @ 10:47 am

    Admin,

    hiqe kete pacavute dhe ver shkrimin e Thanos se Shekullit se cer thote dhe si e thote.

    Ados,

    mos iu refero Gerit. Nuk eshte Geri personi qe zbulon ca behet ne Shqiperi. Geri eshte nje nga ata qe kerkon te behet pjese dhe kur nuk i ecen dergon letra neper zyra.

  19. Anonim thotë:

    19 Mars 2008 @ 10:51 am

    • Vëllai i superbosit, i emëruar si drejtor i ri i objektit më të madh të industrisë ushtarake në vend, asaj ne Polican, është njëkohësisht dhe kreu i PR-se në Berat

    Qysh nga dhjetori i vitit të kaluar në detyrën e drejtorit të Kombinatit Ushtarak të Poliçanit, u emërua Kasëm Mahmutaj, vëllai i Gazmend Mahmutaj, i arrestuar në Itali në nëntor të vitit 1998 ndërsa ishte në shoqërinë e ish-Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Gazmend Mahmutaj është dënuar me 10 vjet burg nga një gjykatë italiane për trafik prostitutash dhe i inkriminuar në Milano si kreu i një organizate ndërkombëtare trafiku heroine. Vëllai i superbosit, i emëruar si drejtor i ri i objektit më të madh të industrisë ushtarake në vend, është njëkohësisht dhe kreu i Partisë Republikane në qytetin e Beratit, madje ka qenë dhe kandidat i kësaj force politike në zgjedhjet për pushtetin vendor në shkurt 2007.
    Tani mund të ndodhë që pas këtij emërimi në krye të një fabrike të rëndësishme ushtarake, vëllai i një trafikanti droge të përfaqësojë Shqipërinë në takimet me përfaqësues të NATO-s në sektorin e armëve.
    Emërimi i një agronomi në drejtimin e Kombinatit Ushtarak shkaktoi reagime të forta në pushtetin vendor të Poliçanit, por ish-Ministri i Mbrojtjes Mediu, as që e vuri ujin në zjarr për shqetësimet e këtyre të fundit. “I jam drejtuar edhe kryeministrit Berisha në lidhje me emërimet e bëra gjatë kohëve të fundit në kombinat’’ deklaron dje kryetari i Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotka (Pbdnj).
    Por njohja e Mediut me Mahmutajn nuk vjen vetëm për faktin se ai ka qenë drejtues i lartë i degës së PR-së në Berat, por dhe për shkak të një miqësie më të hershme me vëllain e tij Gazmendin, e bërë publike nga autoritetet policore italiane në nëntor 1998.
    Incidenti
    Më 18 nëntor 1998, Gazmend Mahmutaj, një personazh i njohur i botës së krimit në Berat, ishte duke kaluar tranzit në aeroportin “Malpensa” në Milano, sëbashku me një grup parlamentarësh shqiptarë. Deputetët nga Shqipëria shkonin në Parlamentin Europian për një mbledhje për krimin e organizuar. Mahmutaj, e dinte që ishte në kërkim nga autoritetet italiane, prandaj duke përfituar nga miqësia me kryetarin e Partisë Republikane Fatmir Mediu, kishte siguruar dokumenta të falsifikuara me emrin Raqi Gjoni. Pavarsisht dokumentave të falsifikuara dhe faktit që ishte pjestarë i një delegacioni parlamentarësh shqiptarë që shkonin në Francë, Mahmutaj nuk mundi ti shpëtonte policisë.
    Mahmutaj
    Gazmend Mahmutaj është një nga personazhet më të njohur në qytetin e Beratit. Në mesin e viteve ’90 ai u skedua si i dyshuar për trafik prostitucioni në vendin fqinj Itali. Gjatë hetimit u siguruan prova që dëshmonin se Mahmutaj ishte fajtor për këtë vepër penale dhe gjykata e Milanos e dënoi atë me 10 vjet e 8 muaj burg. Në tetor të vitit 2000, ndërsa Mahmutaj ishte duke vuajtur dënimin e parë, prokuroria antimafie e Milanos lëshoi një urdhër të dytë arresti për të. Këtë radhë, Mahmutaj akuzohej se ishte kapo i një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës. Gjatë zbardhjes së 60 mijë faqeve me biseda të rregjistruara të anëtarëve të organizatës së Mahmutajt, u siguruan të dhëna që provonin aktivitetin e tij. Nisur nga këto informacione autoritetet italiane organizuan një operacion, duke arrestuar 45 anëtarë të organizatës, një pjesë e mirë e të cilëve ishin shqiptarë nga Berati, si dhe kapi 100 kilogram heroinë e kokainë. Sipas autoriteteve italiane, organizata e drejtuar nga Gaz Mahmutaj kishte lidhje që nisnin nga Turqia ku siguronte heroinën dhe deri në Amerikën Latine ku merrnin kokainën, të cilën më pas e shisnin në qytetet kryesore të Italisë me një rrjet shpërndarësish të përhapur në gjithë territorin e Gadishullit Apenin dhe në disa vende të tjera të Evropës. (GazetaShqiptare)

  20. Anonim thotë:

    19 Mars 2008 @ 10:54 am

    Hiroshima politike
    » Dërguar më: 18/03/2008 - 22:00
    Lajme nga Arkivi
    Mediat botërore, Shqipëria tronditet: “Hiroshima jonë”
    • Datë: Mar 17, 2008
    • Tani që zinxhiri i shpërthimeve të predhave dhe fishekëve mbaroi, dhe familjet të dëshpëruara do të varrosin të afërmit e tyre, nisën të dalin përgjegjësitë e para

    Shpërthimi i depos në Gërdec, që shpartalloi një fshat të tërë duke shkaktuar dhjetëra viktima të pafajshme u quajt si “Hiroshima shqiptare”. Tani që zinxhiri i shpërthimeve të predhave dhe fishekëve mbaroi, dhe familjet të dëshpëruara do të varrosin të afërmit e tyre, nisën të dalin përgjegjësitë e para që paralajmërohen kaq të mëdha e në nivele të larta që të bëjnë të besosh se për shkak të Gërdecit do të ketë dhe një “Hiroshimë politike”. Dje ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu dha dorëheqjen: për arsye etike, shpjegoi, duke bërë të ditur se nuk ka përgjegjësi personale. Dorëheqja e ministrit të Mbrojtjes ndërsa po negocion anëtarësimin në NATO (dhe pak ditë para takimit vendimtar të Bukureshtit), është një ngjarje shumë e rëndë politike, e krahasueshme vetëm me akuzat për korrupsion ndaj ministrit Lulzim Basha, i thirrur në prokurori ndërsa negocion marrëveshjen e asociimit me Bashkimin Europian. Si Mediu, ashtu dhe Basha rrëshkitën tamam mbi respektimin e atyre standardeve (siguria në strukturat ushtarake dhe korrupsioni) që duhet të siguronin partnerët euro-atlantikë, jo vetëm për veten e tyre, por edhe në emër të gjithë Shqipërisë.
    Fat analog i takoi muaj më parë dhe Ilir Rusmajlit, i detyruar të japë dorëheqjen sepse u kap si ministër i Drejtësisë të kryente favore të padrejta për të vëllanë. Për ndërtimin (kulmi i ironisë) së një burgu.
    Rastet e Mediut, Bashës dhe Rusmajlit, për nga niveli politik dhe lidhja e vecantë personale me kryeministrin Sali Berisha, dëshmojnë se nuk bëhet fjalë për incidente të izoluara, por për një sëmundje shumë të rëndë që ka prekur gjithë trupin qeverisës, duke nisur nga lideri i saj. Eshtë virusi shkatërrimtar i korrupsionit që pasi lundroi për tetë vjet nëpër rrjetat e pushtetit socialist, infektoi me shpejtësi të habitshme gjithë strukturën e pushtetit “Demokratik”.
    Tragjedia e Gërdecit, megjithatë, ka një goditje të veçantë, pasi pas prerjes së kokës së ministrit të Mbrojtjes, synon të prekë shumë më lart. Në fakt Mediu është i vetmi aleat politik besnik i Sali Berishës, aq i afërt me Liderin e Madh sa ka fuqinë ta përfshijë dhe atë në rrëzimin e tij. Administrimi i procedurave të tenderimit të bëra nga ministria e Mediut në rastin e Gërdecit po nxjerrin prapaskena të errëta dhe ushqejnë dyshime të rënda për abuzime dhe korrupsion. Emërimi i vëllait të një superbosi në drejtimin e fabrikës së armëve në Poliçan, vendosur nga Mediu, rihedh pikëpyetje shqetësuese mbi lidhjet mes kriminalitetit, biznesit dhe politikës. Kjo ngjarje e fundit është akoma më e rëndë pasi trondit shtyllën mbi të cilën bazohej pafajësia e Fatmir Medium pas incidentit me policët e aeroportit të Milanos ku ishte në shoqëri të bosit në kërkim Gazmend Mahmutaj. Mediu i bindi gjykatësit se nuk e njihte identitetin e vërtetë të bosit që kishte një pasaportë me tjetër emër; por, pasi kandidon të vëllain në radhët e partisë së tij dhe i beson drejtimin e një ndërmarrjeje shtetërore strategjike për sigurinë e vendit, sot është më e vështirë për t’i besuar.
    Nga ministria e Mediut kalonin ose kalojnë, në fund, ato tregëti delikate të armëve që duhet të respektojnë rregulla shumë të rrepta dhe procedura për të mos degjeneruar në trafiqe ilegale. Kreu i ndërmarrjes MEICO, që merrej pikërisht me këtë punë, gjendet që nga mbrëmë në prokurori dhe rrezikon të përfundojë në burg.
    Fatmir Mediu pretendon sot nga Sali Berisha të njëjtën besnikëri (dhe të njëjtën mbrojtje) që ai dhe partia e tij i kanë ofruar në gjithë këto vite. Fati i tyre është i lidhur si i vëllezërve siamezë njëri rrezikon të tërheqë në greminë tjetrin, dhe do të jetë akoma më keq nëse njëri mendon të presë kordonin e të ndahet.

  21. Marku thotë:

    19 Mars 2008 @ 10:58 am

    Ja dhe nje tjeter:
    http://www.shekulli.com.al/news/49/ARTICLE/22519/2008-03-19.html

  22. adriatik thotë:

    19 Mars 2008 @ 11:48 am

    Këto 100000 mijë tonë municone dhe makina e madhe ushtarake e Shqipërisë paskan qënë florinjtë e Enver Hoxhës.
    Enveri nuk i nxorri nga b…. por ato ishin djersa e popullit.
    Pse duhet të pasurohen shërbëtorët e Sërbëve dhe t ë grekëve me djersën e shpiptarëve?
    Përse ky Berisha bëhet kaq i fuqishëm dhe dragua në çdo moment historik të Kosovës?
    Përse e përdhos deri në kuje imazhin e Shqipërisë ky Bajloz i Harambashëve dhe i Krajleviçëve?
    Përse ja sharroi brirët shtetit shqiptar ky Ujk i pabese dhe me mijra pyetje të tjera më vijnë ndër mend!
    Pyetja që një ditë me siguri do të marrë përgjigjen e ndershme, është:
    Vërtet Saliu ka punuar dhe luftuar ne emër te dashuriseë për kombin shqiptar në të gjitha hapësirat dhe në emër të luftës kundër komunizmit, apo ka luftuar dhe punuar në kundërshtim të plotë me interesat e Shqipërisë?

  23. Amazona Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Mars 2008 @ 12:05 pm

    Në ndihmë të të mbijetuarve të tragjedisë së Gërdecit ka ardhur edhe televizioni kombëtar “Top Channel”. Drejtuesit e tij kanë vendosur që të derdhin një shumë prej 10 mijë eurosh në numrin e llogarisë së vënë në dispozicion nga qeveria, duke u solidarizuar me dhimbjen e familjeve që u dëmtuan nga kjo katastrofë.

  24. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Mars 2008 @ 12:17 pm

    O Leon,

    Po ta them edhe njehere, per mua po s’pate ndonje prove me te hajrit te thuash qe ” ngaqe u gjet nje person qe bashkejetonte me motren e gruas se kryeministrit qe punonte ne fabrike dhe ky fakt eshte tregues qe E GJITHE familja e kryeministrit ka lidhje me kete muhabet”, e pra per mua kjo eshte QESHARAKE. Ore kesaj i thone “lengu i lengut te lengut” ose ndryshe “ngrohur nen nje diell”.

    Leon,

    Shiko fakte me te qenesishme se keto se ja heq seriozitetin muhabetit.

  25. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Mars 2008 @ 1:29 pm

    Llukan ke te drejte qe nuk jane “fakte” kto…por gjithsesi ti e kupton vet se si eshte puna qe burri i gruas se Sllobodankes ishte pjestar i ksaj kompanie. Fakte me konkrete mbase do dalin me vone…sikur ata te Fiks Fare dje thane se do nxirrnin emrin e djalit te dikujt qe kishte te bente me kte…besoj e kishin fjalen per djalin me te ndershem ne Shqiperi!

    Ai artikulli per Policanin eshte vertet interesant…i frikshem.

    Po kjo kompania Qipriote…s’kishe emer tjeter po Edvin vajti e gjeti?? Do na bej lemsh fare…

    PS: Sa per ate qe tha california…nuk i shiten dot Kosoves se Kosoves nuk i lejohet kaliber mbi 12.7mm…dhe ata s’kan nevoje per fisheket dhe Kallashet tane si jane mbushur deri ne gryke me kallashe dhe fishek.

  26. genti thotë:

    19 Mars 2008 @ 1:37 pm

    Me sa shoh shume ketu nuk merren me zte cfare shkruhet ne letren e Kokalarit po se kush eshte Kokalari. Ta fillojme me radhe:
    Ka qene ky Kokalari qe u thirr prej Berishes per te hetuar privatizimin e AT dhe te jepte asistencen e tij;
    Ka qene ky Kokalari qe ka akuzuar Nanon per te tera aferat e pista te bera.
    Ka qene ky Kokalari qe edhe pse shume prej jush ju duket banale zbuloi skandalin me Gaz Mahmutajn (te Mediut)
    Eshte po ky Kokalari qe denoncon ekspansionin grek ne Shqiperi.
    Brockullave te tipit se ky ja fut kot, apo do te fitoje ndonje gje per vete une nuk jam i prirur ti besoj se cdo gje qe ai ka thene me rezulton e vertete. Po ka nje gje qe ne nuk e kuptojme mire, nese per Kokalarin perben skandal qe Mediu mbante ora disa mijera Eurosh, ne na duket normale se jemi mesuar me kulturen e abuzimit.
    Ndaj per respekt te kohes qe Kokalari harxhon duke shkruar letra lexojeni se nuk ja fut kot.

  27. Permetari thotë:

    19 Mars 2008 @ 2:46 pm

    Genti, lere ate historine e orave te Mediut se edhe Kokalari e ka pranuar qe me ate ia kishte futur kot, po kot fare ama. Pasi e akuzoi Mediun se mbante ora qe u vinte vlera tek 30000 dollare, Mediu shkon ne studion e TV qe i beri publike ate pune dhe dorezoi oret. Merreni tha jepjani atij qe me ka akuzuar. Ishin replika. Kudo ne tregje tip “gabi” gjen ora te markave shume te mira me 5-10 dollare. Une Kokalarin e kam ndjekur me interes ne fillim se dukej sikur ishte “real deal” por shume here me ka zhgenjyer, ndaj jam skeptik ndaj atyre qe thote.

  28. toko thotë:

    19 Mars 2008 @ 3:02 pm

    E kam thene edhe me pare
    Ky Kokalari ka disa materjale qe po te jene te verteta kane shume vlere. Mirpo fatkeqsia e tij eshte se ai eshte bere pak i pabeushem per faktin se shkruan shume dhe ne nje gjuhe te pabesushme per publikun. Duhet patur parasysh se kur sulmon dike nuk e ben si qellim ne vetvete qe te sulmosh ate dike por qe te demtosh ate person. Demtimi nuk vjen se cfare shkruan por sa te besojne ata qe lexojne ato qe shkruan qe pastaj te meren me kundershtarin dhe ti bejne dem atij. Ne rastin e Kokalrati pavarsisht se ai paraqet fakte me shkrimet e tij :
    se pari nuk ka dokumentuar asnje fakt ( flitet per E maile, biseda telefonike te rregjistruara etj etj) , ku jane perse Kokalari nuk i jep ato te gjalla?
    Se dyti ai shkruan aq shume sa behet i pabesushem. Behet si ato grate llafazane te lagjes qe edhe kur thone se nusja e x apo y tradheton burin se vertet keshtu eshte Burri i nuses nuk e beson se mendon se grate jane llafazane dhe genjejne. Po ta thoshte kete nje zonje e nderuar e lagjes qe kurre me pare nuk eshte mare me thashetheme qofte edhe te verteta atehere buri i nuses do ta besonte. Edhe Kokalari eshte bere si grate e lagjes llafazane ose me sakte per ta mos e ofenduar ate me shume eshte bere si ne. Flet e flet tere diten dhe me nje gjuhe shume vulgare kur i
    drejtohet drejtuesve qofte edhe injorante te institucioneve shtetrore sa askush nuk e beson me. Eshte bere si anear i nje blogu me shume komente. Sa keq se ai duket sikur ka disa vlera dhe impenjim ne luften kunder koruspionit ne shqiperi qofte kjo edhe e drejtuar me synime politke.

  29. AR31 Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Mars 2008 @ 3:04 pm

    Jane vertet tronditese keto qe pohon me siper z. Kokalari. Shpresoj qe drejtesia ti marr ne shqyrtim keto pohime. (para pak ditesh ripash The Godfather, historia e corleoneve eshte qesharake para historive me berisha, nano e medira.
    ps: permetar, ti vertet i beson atij showit te mediut per punen e ores, vertet kujton se mediu, minister i mbrojtjes ne Shqiperi, mban ne dore, ora replika si te ishte ndonje cunak nga ata qe shesin te medreseja??? phhh, kjo eshte mafia)

  30. genti thotë:

    19 Mars 2008 @ 3:22 pm

    Permetar,
    Me vjen keq per kete mosbesimin tend dhe mos u kap te nje detaj i vetem(edhe pse oraet ishin origjinale). Nuk jam avokati i Kokalarit ne forum, thjesht nuk me vjen mire qe te thuhen per te gjera te paverteta duke qene se mua me kane rezultuar “aludimet” e tij shume te verteta. Nuk e di ndoshta kemi njesi te ndryshme matese, po ka me mijera gjera qe ai ka thene dhe dua apo nuk dua une jane te vertetuara katerciperisht. Une psh di qe ai ka paralajmeruar Berishen per rrezikun e piramidave po ai(Berisha) nuk e ka ca koken per kete gje. Une e di mire qe shume media ne Shqiperi e kane perdorur ate per qellimet e tyre, po nuk me vjen fare keq qe te vertetat e tij jane perdirur. Njeri pa interesa ne kete bote nuk ka. Se c’interes ka Kokalari ne kete ceshtje mund te hamendesojme, po asnje nuk mund te thote dot gje perderisa ai eshte nje qytetar amerikan, nuk ka asnje lloj lidhje biznesi me Shqiperine po ashtu edhe politike.
    Ndoshta je “xheloz” qe te vertetat e tij ti i merr vesh disa muaj me vonese, po ky nuk eshte faji i tij qe ka besim ne qarqe patriotike shqiptare e politike te miqve te Shqiperise.
    Mos deviojoni kot me argumenta boshe lexojeni mire cthote se na ben mire te tereve.

  31. Anisa thotë:

    19 Mars 2008 @ 3:52 pm

    Edhe nje here po ju pyes dhe do ju falenderoja shume nese me jepni referencen e kesaj letre, ku eshte gjetur, a eshte e vertete.

    Faleminderit.

  32. toko thotë:

    19 Mars 2008 @ 4:03 pm

    O Anisa te dish ti sa letra te tilla ka bere ky Kokalari jo vetem presidences, prokuroit K/ministrit ministrave te shqiperise por edhe Deprtamentit te shtetit USA ” The Albanian Desk”, sa jam i bindur qe tani letat as qe hapen me. Me te pare return address i hedhin ne koshin e plehrave. AI ka shume te drejte mbase… mbase… por ka humbur reputacion, eshte bere i pa rendesishem keshtu qe une nuk do te isha shume kurioz te shikoj origjinalin pasi e besoj qe ai egziston. Eshte si teoria e propabilitetit po te shkruash shume diku do te kesh te drejte :)

  33. frank thotë:

    19 Mars 2008 @ 4:26 pm

    Per kete arsye u hoq Theodhori Sollaku dhe u vu nje femer e cila eshte dore e Sales dhe e serbit.Te gjitha keto kane nje pike.Mafje e drejtuar nga Sala.Asnje nuk mund te gjykohet sepse jane njerzit e tij ne cdo vend kyc.Prisni kur te hidhemi te gjithe ne ere dhe vetem Sala me tarafin e tij do te jetoje ne shqiperi

  34. Pjer Thomas thotë:

    19 Mars 2008 @ 5:55 pm

    Te dhenat e ketij Kokalarit, ishin interesante, veç nje pyetje me vjen vetvetiu ne mendje; Kur vete fuksionaret e ambasades amerikane, nuk e vune ujet ne zjarr, pse duhej ti drejtohej ky Prokurorit te Pergjithshem, kur fare mire mund ti drejtohej Departamentit Amerikan, sepse po vidhej taksapaguesi amerikan. Aq me teper qe njihet tashme ne bote abuzimi qe bejne shum fuksionare perendimore ne fondet qeveritare, pra fonde qe sigurohen nga taksapaguesit e tyre.

    Kokalari;….Sipas zotit Trebicka, Edvin nuk u morr me transportin apo me ndonje aspekt tjeter te transaksionit - gjithsesi, faturat e Edvinit ishin 100% me shtrenjte se cmimet e Meicos. Pinari eshte ne vartesi te Fatmir Meidiut, ministrit te mbrojtjes, dhe mbase raporti midis Edvinit dhe Meicos eshte brenda rregullave dhe i eshte bere transparent qeverise Shqiptare. Ne se jo, atehere eshte e mundur qe ky ndermjetes po perdoret si vegel ne menyre qe diferenca e cmimit te perdoret per te kompensuar qeveritare te cilet, bazuar ne diskutimet midis Diverolit dhe Trebickes, mund te perfshijne Mejdiun dhe kryeministrin Sali Berisha. Duhet permendur qe Trebicka beson qe e gjithe kontrata $300 milionesh mund te permbushet ne Shqiperi, qe do te thote se po te perdorim te njejtat perqindje si me lart, ky transaksion mund te rezultoje ne me shume se $100 milione ne perfitim te paster qe mund te ndahet midis Edvinit dhe paleve te tjera.

    Kush jane palet e tjera. Pikerisht ketu fle lepuri. Me mend mirret pak a shume, qe; jane zyrtarte te larte shqiptare dhe amerikane. Leku eshte i embel, ka trullosur mbreter , e jo me zyrtare.

  35. bonehead thotë:

    19 Mars 2008 @ 7:04 pm

    Mos kerkoni qe cdo gje te behet publike ose perse nuk eshte bere publike me perpara. Me habit shume perceptimi i disa personave qe thone “ky shkruan shume”, “nuk e merr njeri me seriozitet” etj etj.
    Moskokecarje nga persona te tille nuk do te thote qe fjalet nuk jane te verteta, apo harruat qe “edhe shakaja eshte gjysma e te vertetes”.
    Mos aktivizimi i ambasades amerikane nuk do te thote qe qe te gjithe ne amerike merren me vjedhjen e lekeve te taksapaguesve. U.S. Embassy ne Shqiperi ka nevoje vetem per ndihmen e ushtrise shqiptare ose me qarte forcat paqeruajtese ne Irak dhe Afganistan, hic tjeter derisa ne nje menyre apo tjeter keto biznese behen ceshtje publike ne shtypin amerikan dhe leket arrijne ne duart personave qe nuk jane me ne fuqi per t’i dhene ndihmen e kerkuar Amerikes ose qe rrezikojne shtetasit amerikane qofte ne U.S. qofte ne Shqiperi ose kudo.
    Problemi tani qendron vetem tek hetimi nga Kryeprokurja dhe sistemi i drejtesise ne Shqiperi. A jane keta persona dhe keto institucione ne gjendje qe te hetojne te lire dhe pa nderhyrje politike dhe ne qofte se ka njerez per te cuar perpara gjykates t’i cojne atje dhe t’i denojne ne kuptimin e plote te ligjit??
    Jo nuk ka!!!!
    Arsyet jane ndryshme.
    Kam frike se do haje vetem kryeplaku i fshatit, sepse ishte ai nje fshatar i thjeshte qe merrte ndoshta ndonje qindarke qe u binte nga xhepat e mbushur plot e perplot te ketyre biznesmeneve dhe pushtetareve, qe nuk reagoi ne kohe per te ndaluar kete pergjegjesi.
    Ky eshte arsyetimi im pasi degjova opinionin e dikujt qe thote se zoti Mediu paska dorezuar oren e dores ne televizion per te kontradiktuar zotin Kokalari!
    Te besosh kete banalitet eshte njesoj sikur te kesh sy dhe veshe qe te punojne shume mire dhe te thuash qe je shurdhmemec!

  36. toko thotë:

    19 Mars 2008 @ 7:27 pm

    …Mos kerkoni qe cdo gje te behet publike ose perse nuk eshte bere publike me perpara. Me habit shume perceptimi i disa personave qe thone “ky shkruan shume”, “nuk e merr njeri me seriozitet” etj etj….
    ————-
    Duke analizuar komentin tend bonehead mendoj se eshte pikerisht kjo arsyeja qe atij nuk i kushtojne vemendje Mos pasja interes tjeter ne shqiperi. Duke mos pasur interes tjeter shkrime te tilla qe behen boze nuk u kushtohet vemendje ne SHBA. Calabi ishte njesoj si ky Kokalara mirpo Calabi fliste per irakun dhe jo per Shqiperine keshtu qe atij jo vetem i lexonin letrat por edhe e ftonin ne Shtepine e Bardhe Bile ne baze te “te dhenave” te Calabi dhe “besushmerise” se tij ShBA hyrin e lufte ne Irak Ndersa ne shqiperi interesi eshte “0″ keshtu qe letra te tilla hidhen ne koshin e plehrave. Letra qe lexohen mbase me interes jane letrat qe vine per here te pare apo te dyte pasi kuptohet duhet edhe te dihet cfare behet ne shqiperi, ndersa kur keto behen boze e bajate ato perfundojne ne koshin e plehrave. Prandaj them se Kokalari eshte bere i merzitshem dhe i ka dale boja.
    Por kjo duhet te jete nje mesim edhe per politken shqiptare. Kaq eshte interesi i botes per ne keshtu qe shume gjera duhet ti zgjidhim vete dhe jo duke u qare tek te huajt (Ju kujtohet Mjaft me deklarata derguar tere amabasaddave te huaja). Jam i bindur qe ato ambasada kane fshire ate me ato letra. )
    Per sa kohe ne shqiperi ka qetesi ( Jo 97) per sa kohe qefveria shqiperi eshte aleate e luftes kunder terorizmit ( jo Gazidede), Perendimi eshte dakort me cdo qeveri qe eshte ne shqiperi, e koruptuar apo e ndersheme. Njesoj me ate gjitonin tend atje ku banon Per sa kohe ai nuk te prish qetesine, dhe nuk te ben ndonje dem ne shtepine tende as qe te interesn se kush eshte dhe si i ka madheniet brenda familjes se tij.
    Kjo del edhe tek ajo qe dikush ka thene se Rama e ka mbyllur gojen se duhet te hyjme ne NATO. Zoterinj Nato ka hall vetem qe Rama te mos bej kot ger mer e te prishe qetesine sic beri me Presidentin ndersa nuk i thote njeri as nga Perendimi e as SHBA qe te kthehet nga opozite ne Bashkimin e rinise Komuniste ne kuvendin popullor te vieteve 80.
    Mirpo ne kalojme nga nje ekstrem tek tjetri Nga fanar ndricues ne bote qe na kane zili dhe kerkojne te na pine gjakun tek dore e bu—-the lepires, nga ger mer per cdo gje pa vlere tek kokeulur e sherbetore te fuqise. Barometri yne ndryshon ne baze te presionit te parase qe hyn ne xhepat e politikanve. Kur presioni bie kemi kohe te keqe kur presioni ngrihet kemi kohe te mire. Cti besh ky eshte koncepti i ekonomise se tregut ne shqiperi

  37. bonehead thotë:

    19 Mars 2008 @ 7:50 pm

    Per “toko”!
    Mund te kesh te drejte qe Kokalarit i ka dale boja, se edhe une po te isha ne vendin tend mund te mendoja te njejten gje, por nuk do te thote qe informacionet e tij mund te jene te pavlefshme. Keto informacione rregjistrohen e para nga sherbimet sekrete te shtetit dhe ne qofte se ka rendesi per te pastruar sado pak karriget ne fuqi ose per te nderruar karriget e zena hidhen ne trege ne menyre te fshehte. Problemi im qendron kryesisht me idene se ngaqe ky person shkruan kaq shume tek institucionet perkatese njerezit mendojne se ai eshte bloze.
    Ky person ka interesat e tij!
    Do te influencoje ate ane qe i mbush xhepin atij personalisht, dhe ne ate kohe qe i intereson atij dhe “sponsorit te tij”.
    Sa per U.S., ju edhe une duhet ta kemi parasysh se perderisa te mos jene prekur interesat amerikane ne kete ceshtje atehere departamentit te shtetit nuk i hyne ne pune shume idete dhe letrat e Kokalarit, ose vjedhjet e pushtetareve shqiptare.
    sepse $100 milione dollare mund t’i kete bere vetem Cheney nga kontrata e Air Force me Airbus qe kapte shifren e disa billione dollare.
    Dhe per nje gje je gabim, dhe gabim te madh qe mendon se U.S. u fut ne lufte se kishte nje dissident iraken qe informonte shtetin amerikan???!!!!!

  38. toko thotë:

    19 Mars 2008 @ 8:05 pm

    Bonehead per te funind e kam thene ne thonjza jo pa qellim
    … baze te “te dhenave” te Calabi dhe “besushmerise” se tij ShBA hyrin e lufte …
    Jo se e besoj SHAB Calabi ( ne fakt cia e kishte nxjer prej leckash perjashta) por u perdoren “te dhenat” e tij per te krijuar “besushmeri.” Kete desha te them dhe kam pershtypjen kete do dhe Kokalari, bile ne letrat e para ai ishte shume afer ta realizonte kete ( Adviser for Albanian matters at the State Department -Albanian desk) Mirpo pastaj e humbi kete post ender sepse shkonte atje ( shkruante letra ) edhe kur nuk ja kerkonin.
    Regjistrimi i letrave te Kokalarit nga sherbimet e shtetit shqiptar nuk kane rendesi te behen SHerbimi sekret shqiptar i dio ato qe thote Kokalari para se ai ti hedhe ne leter, sepse ai sherbim eshte vete i implikuar ne ato pune. Mirpo si vete te implikuar ata nuk kane interes ti regjistrojne jo sikur keto ti thote Kokalari por edhe sikur ti thote CIA apo MS5. Keshtu qe ato nuk kane rendesi per sherbimet sekrete shqiptare Rendesia e vetme mbete publikimi i tyre qe Kokalari e ben gjithmon si kofini pas te vjeli.

  39. Genti thotë:

    20 Mars 2008 @ 7:39 am

    Kto qe ka shkruar ky miku me siper dolen te verteta me aq sa degjova ne parlament. Berisha per te ruajtur prapanicen si gjithmone filoje te cjerre ca shpifje te tjera per ta mbulur M… me dhe.

  40. 1TironcNeFloride Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Mars 2008 @ 11:27 am

    Ky, Kokalari [aka..kokelari ] po i nxjerr bojen Koke-palarit [aka…”Plakut Mere ]

    P.S. Jom betu kurre mos tja permend emrin Atij te fandaksurit. lol

  41. Permetari thotë:

    20 Mars 2008 @ 4:04 pm

    Kane shume te drejte ata qe thone se Kokalari (aka kokepalari) shkruan shume dhe pa bereqet. E kishte paraqitur ate kaseten si gurin e proves e korrupsionit te Mediut dhe Saliut. E pame, e lexuam. Pyesni cdo ekspert ne drejtesi, ajo kasete eshte nje vere ne uje. Ndaj nuk merret seriozisht Kokepalari nga departamenti i shtetit apo dhe nga te tjere. Ndaj jam skeptik sa here shoh letra te nenshkruara nga G.Q.Kokalari.
    Departamenti i shtetit nuk eshte kulle e grave te liga, si Kokalari & Co.

  42. 1TironcNeFloride Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Mars 2008 @ 4:10 pm

    …..Po as dhe aq teveqela, qe mos ta dine cfare fsheh GerdecModhi A.K.A, “Plaku Mere”…apo jo Permetari? wink

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.