Leja per te genjyer e grave Italiane.
Leon
Perkthyer ne shqip nga BBC.
8 Mars 2008
Gjykata e larte italiane ka dale me vendim qe grate italiane te martuara, qe kryejne tradhti martesore kane te drejte te genjejne per te mbrojtur nderin e tyre ne shoqeri.
Trupi gjykues doli me kete vendim pasi degjoi ceshtjen e nje 48 vjecareje, e cila ishte denuar nga policia per shkak te te dhenave false, duke mohur qe i kishte lene celularin e saj te dashurit sekret.
Gjykata e apelit nuk ra dakord qe gruaja ka shkelur ligjin.
Gjykata tha qe te shtremberosh te verteten ne kete rast eshte e justifikueshme, per te mbrojtur marredheniet bashkshortore.
Ne nje vende katolik si Italia do prisnim qe gjykatat te jene te ashpra per tradhti martesore por JO ne kete rast.
Gruaja e quajtur Carla ne kete rast e solli apelin ne gjykate nga Toscana. Ajo i kishte lene celularin te dashurit te saj sekret, i cili e kishte perdorur per te ofenduar dhe kercenuar burrin e Carles.
Giovani i dashuri, u denua per sjellje abuzuese ne gjykaten lokale, ndersa Carla per tradhti martesore.
Por gjykata e apelit vendosi se ne keto rrethana gruaja mund te genjeje pasi ka rrezik qe e verteta mund te demtoje nderin e gruas midis familjes dhe miqeve.
Per kete arsye te genjesh eshte e justifikuar edhe ne hetimet juridike.
Nuk eshte shume e qarte nese kjo praktike mund te jete njesoj edhe per meshkuj te cilet kane te dashura sekrete.
Gjykata e apelit, e cila eshte e perbere nga meshkuj shumica ne moshe te thyer, nuk eshte hera e pare qe del me vendime te cuditshme dhe debatuse.
Nje here doli me nje vendim te tille qe nje femer nuk mund te perdhunohet kur ka veshur xhinse te ngushta, pasi ato nuk mund t’ja heqesh pa miratimin e vete femres.
P.s. Gezuar 8 Marsin grave!!!!
![]()


9 March 2008 @ 12:06 am
Vone u kujtove admin..


Po shkon data 9…
U rregulluan dhe grate italiane..
9 March 2008 @ 12:52 am
I lumtë gjykatës së apelit! Hajt gzur 9 marsin!
9 March 2008 @ 12:59 am
Pak a shume me duket i drejte si vendim. Ne fund te fundit pastaj po flasim per budallalliqe - per kercenim ne telefon, gjera qe edhe gjimnazistet nuk i konsiderojne me cool - por po te ishte ndonje gje me e rendesishme sdo kishin vendosur keshtu.
Vendimi i perdhunimit/xhinseve eshte absurd dhe i turpshem.
9 March 2008 @ 1:06 am
Rroftë gjykata italiane! Po atë punën e përdhunimit me xhinse s’e kuptova. Nuk lejohet t’a përdhunosh femrën me xhinse? Apo, nuk quhet përdhunim kur femra ka veshur xhinse?
9 March 2008 @ 1:17 am
Ky eshte vendimi me idiot qe me kane zene veshtet! Nese ti genjen per nje veper penale ti mban pergjegjesi. Ke dashnor apo jo kjo si hyn ne pune as dreqit! Shkelja e ligjit eshte shkelje e ligjit. Po ajo qe smora vesh ishte, po burrat a kane te drejte te genjejne?
9 March 2008 @ 1:18 am
Per Ravintsara!
Shume thjesht sepse nuk e njoh mire historine :
Nje vajze kishte akuzuar mesues e patentes se e kishte perdhunuar. Kjo vajza kishte veshur xhinse nga ato te gomuarat apo sidoqofte shume shume te ngushta dhe te veshtira per tu hequra. I akuzuri thoshte qe nuk e kishte perdhunuar por kishin bere seks sepse & vajza donte. Nje gjykate tha qe skishte mundesi te ishte perdhunim sepse eshte e veshtire te heqesh ato xhinse me force. Per Z-tin, une e respektoj magjistraturen po se ca kane dasht me thene me kete vendim se marr vesh.
http://www.webjus.it/index.php?option=com_content&task=view&id=854&Itemid=103
Gjykata e larte pas pak kohesh e hodhi poshte kete…si te themi, kete “logjikim” po e quaj.
http://www.studiocataldi.it/news_giuridiche_asp/news_giuridica_3428.asp
9 March 2008 @ 1:19 am
”Gjykata tha qe te shtremberosh te verteten ne kete rast eshte e justifikueshme, per te mbrojtur marredheniet bashkshortore.”
Normal, duke u ber publik nje lajm i tille prishet ’santiteti’ i familjes italiane..
9 March 2008 @ 9:30 am
Në këtë rast (sipas gjykatës) nuk u dënua për dëshmi të rreme, sepse interesat që ajo donte të mbronte (familjen, martesën) ishin shumë të larta.
Ky ishte justifikimi… dhe (për Altinin) s’kishte asnjë vepër penale në këtë rast (ishin thjesht sharjet që dashnori i dërgonte të shoqit të së dashurës nëpërmjet celularit të dashnores).
9 March 2008 @ 10:00 am
Kjo eshte edhe nje deshmi me shume e shprehjes:”la legge é ovale per tutti”,ose si i themi ne ne shqip:”Eshte ligji,por eshte edhe Maliqi”.Po ne qe s’kemi as te dashura e as gra si t’ia bejme se s’mund te genjejme per te mbrojtur nderin,se mesa shoh une nje genjeshter e tille te ben me te devotshem ndaj ndershmerise?!?!?!?!?!
9 March 2008 @ 10:27 am
Dorjan, pse ore shteti duhet t’ju paisë me partnerë juve??
9 March 2008 @ 10:44 am
I dashur Edrus.Doja e te pergjigjesha ne privat,por ve re se nuk e ke me ate zarfin e vogel dhe te kendshem,afer emrit.Megjithate,po marr guximin e po them se edhe nga shteti,shoqeria,lagja,pallati,une e mirpres partneren.Jo me kot mbahem si njeri i hapur dhe liberal:)))Mbase te dukem pak si Sander Mafishja,por cfare me be byrazer,pranoj te verteten:))
ps.s’jam i afte si ty te bej te qesh kukullat,por ama vete di te qesh edhe pa ndihmen e pc.;)))
ciao
9 March 2008 @ 11:29 am
Pse ekziston nje inkriminim (me karakter penal) i tille ne legjislacionin italian?!Mesa di une ne shumicen e legjislacioneve europiane kjo situate perben vetem nje motiv per venien ne fuqi te divorcit. :))
Jam kurioz te di se cilat jane rrethanat qe percaktojne tradhtine martesore (pervec flagrantit).
9 March 2008 @ 11:55 am
akull-naja thotë:


9 Mars 2008 @ 12:52 am
I lumtë gjykatës së apelit! Hajt gzur 9 marsin!
——————————————————–
Po te ishe burre, do mallkoje veten qe s’ke lindur femer…
Mos u gezo shume, se ka gjykate evropiane per te mbrojtur nga diskriminimi feminist…
9 March 2008 @ 6:37 pm
Per Endrus
Problemi eshte se krijohet precedenti dhe neser nje avokat mbrojtes ka te drejte te mbroje klienten e tij ne nje gjyq ku e pandehura akuzohet se ka mashtruar per dashnorin e saj mafioz qe te mos prishte harmonine e familjes!
9 March 2008 @ 6:49 pm
Altin, sinqerisht, mendon vërtet se duke e ndëshkuar apo jo tradhëtaren mund të forcohet më tepër ajo familje??
Ai muhabet ka marrë fund, dhe më tepër se të dënohet apo jo ajo, vlen të diskutohet për arsyet që e shtynë atë që të mos besojë më në ato vlera që familja duhet të ketë.
Pikërisht VDEKJA e atyre vlerave që duhet të kishte dhe duhet të ketë familja është ajo që e bën veprimin e asaj zonjës që të duket “heroizëm” në mishmashin e karagjozlliqeve që na dëgjojnë veshët përditë.
9 March 2008 @ 6:58 pm
Nuk merrem fare me ceshtjen e tradhetise por me ceshtjen e precedentit juridik! Kjo me shqeteson! Eshte nje precedent artificial me te cilin mund te abuzohet ne favor te krimit dhe ne dem te drejtesise. Ceshtja e tradhetise eshte nje ceshtje pa lidhje rendesore per mua ne kete rast.
9 March 2008 @ 8:38 pm
Budedalliqe te ketij lloji -fatkeqesisht- ka plot kendej ne perendim.
Dorian , degjo plakun, pre bileten, shko ne Shqiperi, futi krahun no njones aty qe te pelqen , dhe merre e martohu. Pastaj bej Dorianer te vegjel
Altin, bashkohem me ty ne çeshtjen e demtimit te drejtesise.
10 March 2008 @ 8:26 am
Per Zotin Altin Goxhaj.
Eshte e veshtire qe nje vendim i tille te krijoje precedente. Natyrisht, ndonje avokat mund ta sjelli si shembull neper raste te tjera te afert, por nese behet fjale per krime serioz as qe behet fjale. Sic e kam thene edhe siper gjykata vendosi keshtu sepse interesi i shoqerise ishte ndoshta me i madh sesa kercenime ne telefon, por nese do kishim nje rast mafje as qe behet fjale qe gjykata te vendosi te njejten gje. Nuk besoj se drejtesia demtohet nga ky vendim, perkundrazi.
Por ky eshte vetem opinioni im.
10 March 2008 @ 6:10 pm
altino, sa i shqetsum qenke mo bir per precedentet ligjore ne Itali!!!!!!!!!! Ua ua ua….