Identifikohu



Regjistrohu

Legjenda shqiptare e «Rotshildëve»

Edhe shqiptarët kanë legjendat e tyre, kanë «Rotshildët» e tyre. Legjendat më të shumta janë të përhapura në Veri të Shqipërisë, në Kosovë. Ja një prej tyre:

-Sa Vjosa ka në Shqipëri baba -, e pyet vajza babain në Kodrën e Trimave, në Prishtinë.
Dhe ai i pergjigjet :
-Dy moj bijë dhe mos e harro këtë, një në Jug dhe 200 në Veri. (Imagjinoni sikur legjenda të kthehet në realitet, me 200 Vjosa, Liqeni i Fierzës, i cili e ka kapacitetin ujëmbledhës 14 mijë kilometra kub, nuk do të shterojë kurrë dhe nuk do të ketë kurrë krizë dritash për shqiptarët.)

-Sa Berat ka në Shqipëri- e pyet djali babain në Mitrovicë.
Dhe ai i përgjigjet : -Dy more bir, një në Jug të Shqipërisë dhe mbi pesëqind në Veri të saj. («Beratin», shqiptarët në Kosovë e kanë çuar deri në Kuvënd, në drejtimin e gazetave të Kosovës, në biznesin e Kosovës. (Eshtë i lashtë Berati, më shumë se 2400 vjeçar)

-Sa Vlora ka në Shqipëri moj nënë- e pyeti vajza nënën në Drenicë ?
-Dy moj bijë dhe mos e harro, një ne Jug dhe qindra në Drenicë të kuqe dhe Drenicë të Pashës, në Pashtrik dhe Nerodime, në Llap dhe në Shal-Bajgorë-.
(«Vlora» është edhe në këngën e Kosovës, edhe në zëdhënien e partive të Kosoves, është në gjithë Kosovën).

-Sa Saranda ka në Shqipëri ? e pyet vajza nënën diku në Preshevë.
Dhe ajo i përgjigjet : -Dy moj bijë dhe mos e harro këtë ; një në Jug dhe njëqind e një në Veri, në Luginë, në Prishtinë. Deri edhe në biznes. (Saalbatring është emri i nje firme shqiptare diku në Veri të saj, e formuar nga shkurtimi i emrave Sarandë, Albani, Tringë)

Mund të vazhdonim akoma, janë me mijra «Berat, Vlora, Saranda, Delvina, Labinot, Shkumbin, Vjosa etj» që ndodhen në Kosovë në emra burrash dhe grash, djemsh dhe vajzash.
Cfarë është kjo dukuri ? Nuk është shënjë paganizmi, as afetarizmi, është thjesht Shqiptariadë. Ata që nuk kishin mundësi ta kishin Jugun real në vëndin e tyre, e morën atë në shtëpitë e tyre. Dhe kësisoj Jugu i Shqipërisë ndodhet i tëri në Kosovë, në Veriun e Shqipërisë. Vështirë se mund të gjesh në historinë, mitet apo legjendat e kombeve, të atyre që janë në BE dhe atyre që nuk janë, të atyre që janë në Europë dhe të atyre që nuk janë, ndonjë histori të ngjashme me këtë shqiptariadë. Vështirë se mund të gjëndet ndonjë legjendë që të përgjasojë me legjendën e sapothënë. E madhe, stërmadhe ka qënë përpjekja për të shbërë kombin shqiptar, por shumë herë më e madhe ka qënë rezistenca për të mos u shbërë, për të mbijetuar, për të jetuar. Vetëm hebrenjtë e kanë një të tillë. Ata kanë historinë e Natan Rotshildit dhe djalit të tij :
-Sa Kombe ka në botë baba- e pyeti djali Natanin. Dhe ai u përgjigj :
-Dy more bir dhe mos e harro këtë; hebrenjtë dhe të tjerët.
Po hebrenjtë u bënë shtet dhe komb. Shqiptarët janë akoma të pabërë. Atyre u thonë që është më mirë të shtetërohen edhe në shtete të huaj dhe të mos kombëtarizohen në shtetin e tyre. Atyre u thonë që të mos bashkohen, që jugun ta kenë në tjetër shtet dhe Veriun në tjetër shtet, që lindjen ta kenë në tjetër shtet dhe Perëndimin në tjetër shtet.
Prandaj edhe Legjenda shqiptare e «Rotshildëve» vazhdon. Dhe aty ku vazhdon legjenda, mungon realiteti. (Vlora do të zgjidhet deputete e Kuvëndit të Kosovës, Berati do të zgjidhet deputet I Kuvëndit të Kosovës.)
Prandaj edhe ky komb sa i pabërë, aq dhe i pavdekur po kërkon rrugë të tjera për tu bërë.
Dhe një nga ato rrugë është çka do të trajtojmë në këtë libër.

Koç Danaj
lajme.net

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

9 Komente »

  1. adriatik thotë:

    22 Janar 2008 @ 10:33 am

    Koço Danaj - E urrej kete Njeri, do te me duheshin 1000 vjet per te arritur Patriotizmin e tij! Dhe larg qofte qe ti injorant fëndyell te me quash mua nje zero patriot!

  2. leo thotë:

    22 Janar 2008 @ 10:49 am

    kemi shume pune per te bere qe legjenda te shnderrohet ne realitet.
    nuk mund te kete kurre nje shqiperi te madhe pa nje te tille ekonomikisht te forte.
    megjithate shkrimi i mesiperm eshte vertet reflektues. Reflektues mbi te gjitha ideja se sa i dashur eshte memedheu per Veriun tone(Kosoven) dhe sa realisht ne e duam ilirine(ku 2/3 e popullsise nuk do te rrije ne atdhe).

  3. olti thotë:

    22 Janar 2008 @ 1:06 pm

    Danaj eshte nacionalit romantik dhe deri ketu nuk ka asgje te keqe, pervec faktit se keta romantiket jane pak te shkeputur nga realiteti. Sidoqofte respekt per te dhe ata si ai, se me mire patriote romantike se njerez pa brum e shpirt sic jane shume prej nesh.

  4. nentori i trete Shkruaji mesazh privat thotë:

    22 Janar 2008 @ 3:11 pm

    me pelqen shkrimi si ide, sot kemi me shume kohe te jemi edhe romantike. pa thene ate me kryesoren se ata qe nuk integrohen me njeri tjetrin nuk mund te integrohen tek te tjeret.

    per danielin
    nuk ka nevoje per urrejtje
    peshku ne shqiperi eshte nje forum qe vec te tjerash rrezaton edhe vlera debati me etiken e tij.

  5. Anonim thotë:

    22 Janar 2008 @ 3:22 pm

    perpjekja per ta krahasuar fenomenin e emrave me legjenden me duket shume e sforcuar. Venia e emrave eshte nje fenomen real dhe nuk ka te beje me legjenden por me enderrat. Legjendat jane te destinuara per te ngelur legjenda sepse jane pjelle e fantazise, apo e realiteteve te shnderruara ne fantastike. Ndersa ceshtja e kombit shqiptar nuk eshte legjende, sepse nuk ka qene ndonjehere e tille. Eshte nje ceshtje e shtruar per zgjidhje. Eshte nje realitet qe i perket se ardhmes dhe jo se shkuares.

  6. GENTI-7 Shkruaji mesazh privat thotë:

    22 Janar 2008 @ 6:30 pm

    O “shoku”
    behu me i qarte, c’fare do te thuash se s’te mora vesh..?

  7. shoku thotë:

    22 Janar 2008 @ 7:25 pm

    Kush eshte Bektesh e merr vesh!Dy here flitet ne mulli!

  8. GENTI-t thotë:

    22 Janar 2008 @ 7:35 pm

    Mire o Bektesh e mora vesh, ke ikur per lesh !!!!

  9. Pjer Thomas thotë:

    22 Janar 2008 @ 8:09 pm

    Qe kosovaret vejne emrat e qyteteve tona kjo dihet dhe kuptohet qe eshte nga malli per ta pasur nje pjese te shqiptarizmes brenda , mirpo ne kohen qe sapo dukej se Koçoja do fliste per me tej, artikulli mbyllet. Megjithse mendimet e Koços njihen tashme nga artikujt paraardhes, mendime qe eshte heret per tu shprehur publikisht.

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.