Login



Register

Ledina Çelo videoklip të ri në stacionet angleze

Merr pjesë në reality shown britanik të BBC “DanceX”

Nga Londra
Muhamed Veliu

Ledina Çelo nuk heq dorë nga aventura e saj londineze. Disa vite më parë me shumë guxim ju fut botës së modelimit duke bërë modelen. Megjithëse mundi të sigurojë një kontratë për reklaminin e veshjeve të brëndëshme për gra ajo përsëri tentoi diçka ndryshe.
E fokusuar tek kënga,vioklipet hot me ndërthurje erotike temë dite në faqet e gazetave me lajme rozë në Tiranë, Çelo kësaj here përsëri tenton të realizojë diçka ndryshe.
Aventura e saj e re e mbajtur sekret i ka kapur të gjithë në befasi. Në veçanti emigrantët shqiptarë të cilët janë shtangur kur në valët e BBC1 gjatë fundjavës kanë parë këngëtaren në një audicion të konkursit “DanceX”.
Ky është një reality show ku karrin pjësë shumë konkurentë nga ku zgjidhen gjashtë më të mirët të cilët u ipet e drejta të formojnë një grup vallëzimi i quajtur “Dance Super Group”.
Shqiptarja që preku Eurovizionin tre vjet më parë ka mundur të hy në 20 çen më të mirë në këtë konkurim ku morën pjesë 2 mijë vetë.
Që në fillim ajo ka habitur producentët e këtij reality show shumë të ndjekur kur ka thënë se origjina e saj ishte Shqipëria. Vlerësimet kanë qënë nga më maksimalet për zerin si këngëtare madje juria është habitur që ajo vinte nga fusha e muzikës për të provuar vetën si balerinë.
Si gjithmonë konfidente në skenë Ledina në këtë audicion kërceu përpara një jurijë e përbërë nga Arline Philips dhe Bruno Tonioli.
Ky i fundit i ka dhënë pikët maksimale në vallzimin e stilit të lirë. Ndërsa interpretimi i një korografije të përzgjedhur nga ata për të cilën duhet një kërcim tepër strikt ka qënë prova të cilën ajo nuk e ka mundur ta kalojë.
Kur ka mbaruar interpretimin e kësaj korografije me elemëntë të vështirë dhe priste që të kualifikohej për turin tjetër lajmi nuk ka qënë aspak i mire.
Megjithatë Ledina gjatë një interviste eksluzive për Shqip thotë se nga ky konkurim nuk ka dalë aspak e humbur.
“Konkurova pa asnjë lloj ambicje.Ju futa konkurimit thjesht për eksperiencë. Si gjithmonë eksperiencat e reja në skenë apo ato televizive si në këtë rast në Londër, janë të bukura. Nuk është aspakt e lehtë në një konkurs me 2,000 vetë të mbërrish në finalen e 20 më të mirëve.”
Kjo eksperiencë e re në BBC nuk ka kaluar pa u vënë re nga producentët britanik të shfaqjeve muzikale. Ajo thotë se gjatë marrjes pjesë në provat e “DanceX” është takuar me shumë njerëz të intresuar të bashkëpunojnë me të në produksione të ndryshme.
Çelo tregon se ajo ka filmuar një videoklip të ri me muzikë pop.
“Kanë qënë muaj të mbushur me punë intensive duke provuar shumë gjëra në fushën e artit. Kam mbaruar xhirimet e një video klipi me muzikë pop ku unë jam protagoniste. Këndoj sëbashku me një tjetër këngëtare. Është pëlqyer nga ata që e kanë parë. Shpresoj të bëhet hit në Angli. Nuk dua të zbuloj detajet e tij. Së shpejti del në stacionet muzikore angleze.
Çelo e cila ka disa muaj që i është rikthyer së jetuarit në Londër, po bën të gjitha përpjekjet që të jetë pjesë e jetës artistike në një metropol ku ambicjet e miljona artistëve bëhen gjithnjë e më të vështira për tu realizuar. Megjithatë ajo është e bindur të shkëlqejë duke thënë “Kam shumë plane për të cilat po punoj shumë” pa dashur të bëj publike asnjë prej tyre.
Tani këngëtarja ka filluar të marrë leksione private kantoje nga një petagoge e njohur britanike.
Përpara se të vinte në Londër duke marrë një risk të madh mbi vete Çelo që po i afrohet të 30-tave luajti me seksualitetin e saj.
Videoklipi i fundit “Po vij tek ty” ku këngëtarja lëshon klithma eksitimi rezultonti si një përpjekje e sukseshme.
Madje ky video klip është cilësuar si videot me te nxehta te prodhuara ndonjëherë në Shqipëri. Në faqen YouTube kjo video është shikuar nga 22,000 veta.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

10 Komente

  1. ardi thotë:

    19 July 2007 @ 8:35 pm

    ….ne fillim te vitit 1992 e kam pare e degjuar kete ledinen te provoje te kendoje per nje nga grupet e atehershme…mund te ishte ne gjimnaz…la kokrren e nomit, stonature e gjalle….
    ….e mbaj mend qe Alqi Boshnjaku me intuiten e tij tha qe - kjo do behet kengetare e mire….deri tani i ka dale llafi….besoj qe me shume pike fiton se eshte sexi se zerin e ka me se te zakonshem…..te mendosh qe ne moshe 30 vjec merr leksione per canto!!!!
    ….nejse sukses te metejshme…

  2. akksidental Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 July 2007 @ 9:31 pm

    ambicje per tu admiruar, gabimet ortografike mbase insunojne ndonje “foul-play” ne procesin e zgjedhjes se kush esht me i mira :D

  3. Leon Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 July 2007 @ 9:40 pm

    Urime ateher!!
    eksitimi ???? mos do te thuash kenaqsie!!!!

  4. Cheney thotë:

    20 July 2007 @ 9:11 am

    Per mua la nam,

    Une e pash kastile ate edicion se mora vesh qe do ishte edhe Ledina.
    Kishte vesh tanga te zeza e kemishe nate te zeze..Eye candy e asgje me shume; LA NAM.. Fatkeqsisht ne nje moment po kercente anash nje bjondeje qe lehtesisht mund te ishte e bija ne moshe, por shume here me e zonja ne kercim..

    Se kuptoj, a nuk ka noi shoqe kjo qe ti thote shiko mi goce mos dil atje se do lejsh koqen e namit?

  5. Odysseus Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 July 2007 @ 9:28 am

    Sa here lexoj ndonje shkrim nga ti, me dalin djerset nga gabimet ortografike o zoti GAZETAR… Neper rruget e Londres e ke mesuar shqipen? Lum SHQIP-i qe te ka :)

  6. anonim thotë:

    20 July 2007 @ 10:01 am

    Odysseus,

    une sa here qe e lexoj, pyes veten: keshtu shkruajne gazetaret ne Angli? Ky artikulli per Ledinen ishte po nje i tille: letyre. Me fal Muhamet, nuk dua te te ofendoj, por ndoshta eshte thejsht ceshtje shijesh.

    Lily blogistja, ksihte nje koment dje per Ledinen tek BBC. Hidhini nje sy.

  7. lume thotë:

    20 July 2007 @ 11:25 am

    Ledino Celo: Ëndrroj se një ditë do të më vijë princi i kaltër

    “Fantazia”, që e bëri objekt Ledinën

    Nga Ilda Lumani

    Kur isha fëmijë e doja burrin tim të ardhshëm si një princ. Dhe për shumë kohë e kam ëndërruar të tillë. Tani më vjen keq, që ëndrra është shpërbërë. Megjithatë ka mbetur ende diçka nga ajo ëndrra fëminore. Edhe pse kam kuptuar se nuk është më bota e princave, unë gjithmonë jam në kërkim të tij…”
    Ledina Çelo, këngëtarja që sot synon të prekë skenën britanike është në kërkim të princit të saj të kaltër. Është realiste se në kohët e sotme nuk ekzistojnë princat, por përsëri ajo ëndrron për një të tillë. Larg ëndrrës dhe në kërkim të saj, Ledina vjen në një rëfim të sinqertë ekskluzivisht për Gazetën.
    E kemi takuar këto ditë të nxehta fund korriku në një nga baret në dalje të kryeqytetit. Lokalin e ka zgjedhur ajo. Nuk preferon të ketë shumë njerëz. Megjithatë sapo hymë në lokal të gjithë kthyen kokën. “Qenka Ledina…” Thuajse thanë sytë e të gjithëve tërë habi, kur panë bjondinën shtatlartë të afrohej aty. Gjendet në Shqipëri prej një jave dhe ka ardhur për t’u çmallur me familjen e saj. Ka evituar shfaqjet publike, koncertet dhe takimet me gazetarët. Ka preferuar që këtë herë t’i përkushtohet vetëm të afërmve të saj, Xhildës mbesës së saj, që ka ardhur enkas nga Gjermania dhe miqve të saj. Nuk do të bëjë zhurrmë me ardhjen e saj. As të shfaqet në ndonjë koncert veror, ku padyshim nuk i kanë munguar edhe ofertat. “Kam pasur oferta padyshim, sa morrën vesh që erdha këtu, por në këto momente jam e fokusuar në një drejtim tjetër. Kam ardhur në Shqipëri të çmallem me familjen dhe miqtë. Fundjavën, që shkoi isha në Dhërmi, ndërkohë që kam planifikuar të shkoj në shtator në Turqi me miqtë e mi”.
    Ambiciet e Ledinës
    “Po përpiqem të bëj atë që kam synim, që arti shqiptar të dëgjohet edhe në Angli ashtu si edhe në shumë shtete të tjerë, ashtu si shumë artistë të tjerë shqiptarë, që kanë pasur sukses dhe synime, që me talentin e tyre, ambicien dhe profesionizmin e tyre të ecin në botë, siç janë balerinët shqiptarë në Itali e kudo që janë, këngëtarë, artiste, etj. Unë kam gjetur një nga vendet më të mëdha në botë. Unë e dashuroj Londrën, e dashuroj atë jetë atje, dhe jam përshtatur kollaj me të gjithë. Prandaj dëshiroj që atje të ndërtoj tashmë karrierën”, tregon për Gazetën Ledina.
    Klipi i ri në Angli
    Përpara se të vinte në Shqipëri vuri në vijë një nga projektet më të rëndësishme të karrierës së saj. Pikërisht një klip në Angli. “Para një jave mbylla një videoklip, ku unë kam fituar një audicion. Jam pjesëmarrëse në këtë videoklip të muzikës dance, ku zëri im i bashkangjitet një këngëtareje angleze. Aty jo vetëm këndoj, por edhe aktroj. Kënga ka dy zëra. Videoklipi është filmuar në studion prestigjoze “Da Vinci Kod” dhe ka për regjisor John Cerie”, shpjegon ajo. Por realizimi i këtij klipi ka një synim shumë ambicioz. “Synimi im është që kjo këngë të transmetpohet në MTV angleze. Është një këngë komerciale dhe bashkëkohëse, që nëse ja arrin të kthehet në hit këtë verë është fillim i një rruge të mbarë. Ky është klipi im i fundit, por edhe i pari njëkohësisht, sepse është klipi i parë me produksion anglez. Mendoj se ky videoklip do të më hapë shumë rrugë”, rrëfen gjithë entuziazëm për projektin e saj të fundit Ledina.
    Skena shqiptare
    Pas pjesëmarrjes së saj të fundit në skenën shqiptare, në Festivalin e Këngës Magjike, ku Ledina fitoi çmimin e dytë me baladën mjaft të pëlqyer “Jemi të huaj” ka vendosur që të mos shfaqet për pak kohë në konkurset dhe festivalet shqiptare. Jo se nuk i preferon më këto, por sepse ajo vetëm pas një jave do të niset sërish drejt Anglisë, për të ndjekur hap pas hapi rrugën e këngës së saj për në MTV. Dhe në fakt të gjitha projektet e reja të Ledinës tashmë janë të lidhura me shtetin e mjegullt. “Nuk do t’i mungoj kurrë skenës shqiptare, por për momentin kam hequr dorë nga konkurset dhe festivalet, por nuk do të refuzoj spektaklet”, thotë ajo, duke shpjeguar edhe vështirësitë, që ekzistojnë në Angli për të realizuar një këngë. “Në Angli duhet të kesh shumë komponentë që të realizosh një klip, nuk mjafton të kesh vetëm lekë si në Shqipëri”.
    Show ‘DanceX’
    “Njeriu gjithmonë do të provojë gjëra të reja”, shprehet Ledina. Dhe këtë herë ka provuar diçka që nuk e kishte menduar ndoshta ndonjëherë. Ka marrë pjesë në një show të njohur në Angli “Show ‘DanceX’. Show ishte konceptuar si një konkurs, që duhet të këndoje por mbi të gjitha të performoje kërcime. Në 2000 veta, që kanë konkurruar, Ledina Çelo ka mundur të jetë në 20 më të mirët, gjë që e ka surprizuar mjaft atë. “Nuk kisha ndonjë ambicie në këtë konkurs, pasi çdo gjë aty fokusohej tek kërcimi dance dhe hip/hop. Them, që ishte një eksperiencë e mrekullueshme, pasi aty ishin dy koreografët më të njohur në botë, që vlerësonin kandidatët, Arlin Philip dhe Bruno Tolioli. Ishte një llojë prove dhe unë kisha dëshirë ta provoja. Aty primare është kërcimi dhe jo kënga. Nga 2000 veta unë hyra në 20 dhe ishte një kërcim i lirë, improvizim i momentit. Një javë më pas mua më duhet të paraqitesha, sepse kishin interes dhe duhet të isha në audicion. Paçka se nga 20 në 16 kandidatë duhet të zgjdheshin më të mirët, pasi për 20 minuta duhet të improvizoja një kërcim që në këtë pikë unë jam koshiente, që nuk isha e përsosur, sepse ata kanë lindur për balet, madje për mua ishte e paparashikaur që do të isha në 20 më të mirët. Konkursi ishte pak i lodhshëm se niste në mëngjes dhe përfundonte në darkë. Unë spikata në zë më shumë, që hyra edhe në finalen prej 20 vetash. Dhe aty arrita pikërisht se u vlerësua vokali. Kjo ishte një surprizë për mua, që nga gjithë ata profesionistë të zgjidhesha. Po ideja ime kur hyra në garë isha të provoja veten. Por në fund të fundit unë jam këngëtare dhe jo balerinë”, tregon ajo.

    ————————————————————
    O ty te dh j e f sh a princin :-)

  8. zotrules Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 July 2007 @ 11:28 am

    Ajo eshte shaka, o Leon. Mos i merr dhe ti te gjitha siç shkruhen, ja ashtu pa gabime ortografike dhe gramatikore, - si shkrimi im psh.
    Megjithate, te gjithe do biem dakord, zoti Muhamed, qe te shkruash shqip ne ate fare feje, eshte krim.
    Ne Angli do ta kishin varur ne litar nje “gazetar” qe nuk di te shkruaje gjuhen e vet. Fundja, aftesia themelore e gazetarit eshte te dije te shkruaje.
    Muhamedi nuk di.
    Plus, zoti Leon, te gjitheve u duhet me shume pervoje dhe te gjithe kane mundesi te arrijne shume.
    Me nje fjale, na i vini diçituren Muhos.

  9. marina thotë:

    20 September 2007 @ 1:50 am

    Eshte gjynah te shani Ledinen, se nuk ju ka bere ndonje te keqe
    Zerin e ka shume te mire dhe per te tjerat jane pak demode te komentohen.
    “Ai qe nuk ka “difekte “te ma hedhi gurin i pari” ka thene Krishti.
    Shikoni difektet tuaja para atyre te te tjereve.

  10. shefi kuadrit Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 September 2007 @ 4:07 am

    Kte dreq se durojme dot ne shqiperi tani le te fryje anglezet.

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.